VIJA E MASAVE ZBATOHET NËPËRMJET ORGANIZATAVE TË MASAVE
Në zbatim të vendimeve të Plenumit të 9-të të KQ të Partisë për thellimin e mëtejshëm të vijës së masave, është rritur më shumë edhe roli i organizatave shoqërore.
Organizatat e bashkimeve profesionale po i zbatojnë më mirë detyrat për të forcuar kontrollin e klasës në luftën kundër burokratizmit, për mirëadministrimin e pronës, përmirësimin e kushteve të punës, përsosjen e drejtimit etj. Kontrollet punëtore të organizuara nga këshillat e BP të rretheve të Tiranës, Korçës, Elbasanit, Shkodrës etj., jo vetëm ndikuan për përmirësimin e punëve në drejtim, organizim apo furnizim, por kryesorja, ndikuan edhe për gjallërimin e mëtejshëm të kontrollit punëtor në ndërmarrje e institucione. Po kështu organizatat e BRPSH këto kohë kanë vepruar më me shkathëtësi për t’i ndërgjegjësuar të rinjtë në përpjekjet për të punuar, për t’u shkolluar e për t’u argëtuar, duke shmangur çdo shfaqje zyrtarizmi që topit dëshirat për veprimtari e aksione. Organizatat e frontit po veprojnë si organizata politike aktive dhe kërkojnë të dinë si zbatohet vijës e masave pa rënë në vëgëllësira. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për organizatat e gruas, të cilat po e gjallërojnë veprimtarinë e tyre për emancipimin e shoqëve në përputhje me kërkesat e sotme.
Tani në zbatim të vendimeve të Plenumit të 9-të masa, kolektivi, ka të drejta më të mëdha. Flitet për demokratizim të mëtejshëm të jetës, për lëvizje të vijës së masave, por këto masa bëjnë pjesë në organizatat shoqërore. Atëherë cili duhet të jetë roli i tyre, ç’duhet të bëjnë për të qenë gjithnjë e më shumë nxitës të rritjes së rolit të masave dhe të luftojë që të mos cenohen aspak këto interesa. Sa më hollësisht t’i shohë kërkesat e antarëve, aq më shumë është “brengë” linjës së vet secila prej këtyre organizatave. Interesat e masave i mbron shteti. Kur organizatat shoqërore mbrojnë interesat e anëtarëve të tyre, nuk ngrihen kundër ligjit, por kundër elementëve burokratë, kundër zyrtarëve të veçantë që vonojnë e zvarritin zgjidhjet, që tregohen të ngurtë e të ngushtë me interpretimin e ligjeve. Duke rritur frymën mobilizuese në luftë me çdo pengesë burokratike, organizatat shoqërore afirmojnë veten dhe rritin më tepër autoritetin e tyre.
Partia kërkon nga bashkimet profesionale të ndikojnë që të rritet roli i klasës për përmirësimin e kushteve të punës, për sigurimin teknik, për luftën kundër burokratizmit e liberalizmit, për të ushtruar kontroll e të tjera. Kjo do të thotë që jo në përgjithësi, por secila organizatë në ndërmarrje dhe në institucione të gjejë vetën në zbatimin e këtyre detyrave. Fjala vjen, organizata e bashkimeve profesionale në kombinatin «Josif Pashko» apo në atë Metalurgjik «Çeliku i Partisë», nuk ka për detyrë të «arsyetojë» për vështirësitë në plotësimin e kushteve të punës, por të kërkojë të zbatohen çdo një kërkesat, ashtu siç bëri me të drejtë para disa kohësh. Po kështu, organizata e bashkimeve profesionale nuk ka për detyrë «të verë dorën në zemër» të të falë disa kuadro e specialistë që kontrolli punëtor i ndëshkon me të drejtë; përkundrazi, të këmbëngulë me forcë që propozimet të zbatohen. Nga organizatat e BRPSH-së kërkohet që të bëhen gjithnjë e më të interesuar të detyrave shtëpitë e rinisë në qytet, si funksionojnë ato që janë ngritur? Çështja është të merren konkretisht kuadrot dhe drejtuesit e organizatave shoqërore e nën shembullin e tyre edhe krejt organizata do të materializojë detyrat. Puna politike me masat nuk ka dufuar asnjëherë formalizmin, shabllonizmin, por veçanërisht përsëritja e dobësive të tilla për një kohë të gjatë të bën ato të padurueshme. Detyrat e rëndësishme kanë organizatat e frontit si organizata më e madhe politike, në të cilën përfshihet veprimtaria e të gjithëve. Krahas problemeve themelore të edukimit me ndjenjat e ruajtjes së lirisë e të pavarësisë kombëtare, janë rritur interesat për shkëmbim mendimesh për çështje të prodhimit, të cilësisë së punës, prodhimit së pronës, pasurimit të traditave etj. Ka ikur koha që të mblidhet organizata e frontit e të dëgjojë një leksion të përgjithshëm për unitetin apo për shfaqjet e huaja. Në radhë të parë, nën drejtën e vendimeve të Plenumit kjo organizatë shtron pyetjen: ç’duhet të bëjë praktikisht në secilën periudhë që t’u përgjigjet interesave të anëtarëve, për shembull, si japin llogari organet e zgjedhura para masës, si mbahet fjala e dhënë para popullit? Edhe organizata e gruas ka detyra të rëndësishme për edukimin dhe mirërritjen e fëmijëve për higjienën e pastërtinë, krahas atyre që kanë këshillat e grave në ndërmarrje për të rritur mobilizimin në punë. Edhe këto detyra kanë të veçantën e tyre në fshat e lagje dhe s’mund të mbulohen pas një pune në përgjithësi. Bashkëpunimi e bashkëveprimi krijojnë atë front të nevojshëm për realizimin e detyrave mëdha që shtron Partia.
… mëdha. Fletet për demokratizim të mëtejshëm të jetës, për hellim në nixitës të rritjes së rolit të masave? Jeta e përditshme dëshmon — kudo ka një shpërthim të mendimit të emancipuar shoqëror dhe është detyrë e këtyre organizatave e kryesive të tyre, nga baza në rreth e në qendër, që t’u përgjigjen këtyre interesave jo me punë përgjithësisht edukuese, me forma standarde e të vjetëruara, por me punë të shkathët, të afërt, të ndjerë e të kulturuar, të natyrshme dhe të frytshme, siç e dëshirojnë njerëzit.
Problemet që shtron koha para organizatave të masave janë të shumta e të mëdha. Çështja është që vetë këto organizata të diskutojnë, të ballafaqojnë dhe, kryesorja, të veprojnë e të realizojnë, që secila sipas specifikës së vet t’i mbrojë interesat e anëtarëve të zjgjedhur, veçantën e tyre. Në fshat a lagje dhe s’mund të mbulohen pas një pune të përgjithshme. e detyrave të mëdha që shtron Partia.
Organizatat e masave nuk janë vetëm për të përsëritur direktivat, vetëm për të transmetuar porosi; ato janë përcuese të orientimeve të Partisë për të realizuar çdo ditë e më mirë rolin e tyre në mobilizimin e masave. Në këtë kuptim, ato edukojnë anëtarët që të shohin të drejtat, po edhe të bëhen sa më të ndërgjegjshëm për detyrat. Të dyja këto anë të zbllatimit të demokracisë janë në interes të vetë masave. Prandaj veprimtaria e organizatave shoqërore kërkohet jo vetëm të shtohet e të zgjerohet, por edhe të ngrihet cilësisht që t’u përgjigjet nivelit dhe dëshirave të masave, kërkesave e detyrave që shtron Plenumi i 9-të i Komitetit Qendror të Partisë.
Elbasan: Zgjidhje aspak e drejtë; ujin e pijshëm për industrinë
TËRHEQIM VËMENDJEN
Rezervat e ujit të pijshëm tani në mars janë të barabarta me sasinë e ujit të muajit korrik të vitit të kaluar.
Ky fakt flet qartë, flet shumë. Ndërkohë po të mbahet parasysh fuqia pompuese dhe transportuese e ujit, investimet që janë bërë për këtë qëllim, me të mund të furnizohet ndoshta edhe një qytet tjetër po aq sa Elbasani. Atëherë, pse mungon uji?
Përgjigjja ishte kjo: uji i pijshëm i qytetit i shkon industrisë, kombinatit metalurgjik, atij të drurit, fabrikës së çimentos e disa ndërmarrjeve të tjera.
Të ndjekim më tej shpjegimin që japin specialistët e sektorit të ujësjellësit. Ato thonë se për furnizimin e qytetit dhe të industrisë së tij janë ndërtuar tri stacione. Dy prej tyre janë vënë në shërbim të industrisë. Por të ndërtuar, këtu e 20 vjet më parë, atyre nuk u është bërë asnjë lloj përmirësimi, për të shtuar sasinë e prurjes së projektuar të ujit, edhe pse janë shtuar objektet industriale që kërkojnë ujë teknologjik. Tani këto stacione nuk i plotësojnë kërkesat e industrisë dhe, muajt e verës, për të plotësuar mungesën e ujit në uzinën e fabrikën, gjendet «zgjidhja» më e lehtë: merren uji i pijshëm i qytetit. Dhe merren jo pak, por 130-150 litra ujë në sekondë.
A mund të gjendet një rrugë-zgjidhje për furnizimin normal të qytetit? Po. Specialistët e ndërmarrjes së elektroujësjellësit kanë mendimin se Elbasani, ndryshe nga mjaft qytete të tjerë, është i pasur me burime hidrike, veç se deri tani është punuar pa kujdesin e duhur. Bie fjala, kombinati metalurgjik merr për ujë teknologjik 150-170 litra ujë të pijshëm në sekondë nga qyteti, kombinati i drurit gjithë sasinë e ujit teknologjik, rreth 60-70 litra në sekondë e merr po nga uji i pijshëm. Po kështu edhe fabrika e çimentos dhe mjaft ndërmarrje të tjera. E gjithë kjo sasi që përdorin këta konsumatorë mund të sigurohet nga stacionet ekzistuese të ujit industrial. Po pse nuk sigurohen atëherë? Ja arsyeja: stacioni që siguron ujin për kombinatin metalurgjik dhe fabrikën e çimentos ka aftësi të instaluar për 350 litra ujë në sekondë, në të vërtetë, prej tij merren vetëm 150 litra. Ndodh kështu sepse nuk janë shpuar puse të vazhdueshëm nga ndërmarrja hidro-gjeologjike për të siguruar këtë sasi. Thuhet se kjo ndërmarrje, pas katër vjetësh, më në fund do t’i sjellë shpejtuan për shpime. Veçse duhet shpejtuar.
Siç dihet, deri tani vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili nuk lejon të preket uji i pijshëm i popullsisë, nuk është zbatuar. Më përjashtim të fabrikës së çimentos, që ka nisur të ndërtojë ujësjellësin e ujit teknologjik, ndërmarrjet e tjera asgjë nuk po bëjnë për këtë.
SEJDIN CEKANI
Durrës: Rrjedh sipas dëshirës...
Në zonën industriale të rrethit të Durrësit, në Shkozet, shumica dërrmuese e ndërmarrjeve për nevojat teknologjike përdorin ujë të pijshëm.
Në zonën industriale të rrethit të Durrësit, në Shkozet, shumica dërrmuese e ndërmarrjeve për nevojat teknologjike përdorin ujë të pijshëm; deri 65 për qind të të gjithë sasisë. Me gjithë punën e bërë, nuk janë gjetur rezerva për ujë teknologjik. Tani janë siguruar 30 litra në sekondë. Kjo sasi që përballon vetëm nevojat e kombinatit kimik, ku po përdoren 15 litra ujë në sekondë. Në këtë kohë mbetet që të nevoja që uji të përdoret me kujdesin më të madh. Një rrugë për të kursyer do të ishte qarkullimi i ujit, ftohja dhe zbutja e tij pas përdorimit, gjë që tani nuk bëhet si duhet. Për rrjedhojë, uji shkon dëm. Ka impiante të pijshme, por kërkohen që këto të kthehen në impiante të plota, që rikthimi i ujit në procesin teknologjik të bëhet sa më i mirë, duke mos e lënë të shkojë dëm asnjë pikë. Nga ana tjetër, në mjaft ndërmarrje mungojnë pajisje hidraulike, si guzhante, rubineta. Kupohet, edhe nga kjo ujë rrjedh sipas dëshirës.
Humbje uji ka edhe në vende të tjera. p.sh. është planifikuar 22 për qind humbje në rrjetet e ujit. Specialistët e quajnë normale, kurse në vlera duket e madhe kjo sasi. Ç’bën ndërmarrja e elektroujësjellësit? Kontrolli është i dobët. Ja një fakt: Një rubinet, po të rrjedhë hapur, shpenson 0,52 litra ujë në sekondë. Kjo dihet por s’kontrollohet. Përse? 54 për qind e familjeve në Durrës nuk kanë mates uji. Kuptohet që nuk mund të flitet për kontroll. Nga ana tjetër di-sa matësa nuk janë me cilësi të mirë dhe në disa raste ata kontrollohen në mënyrë të sipërfaqshme ose edhe nuk kontrollohen fare. Dje në komitetin ekzekutiv të KP të rrethit u bë një mbledhje e ngutshme me drejtues të ndërmarrjeve, përgjegjës të seksioneve, specialistë etj. për të parë rrugët e kursimit të energjisë elektrike, edhe të ujit të pijshëm. Atje u diskutuan rrugët që duhet të ndiqen dhe masat që do të merren për këtë qëllim.
SOTIRAQ GJORDENI
Pranë cilës shkollë do të kryhet klasa e nëntë dhe e dhjetë?
Në ndjekje të diskutimit mbarëshoqëror për shkollën
Në të gjitha shkollat është në vazhdim diskutimi masiv për përsosjen e sistemit arsimor dhe revolucionarizimin e mëtejshëm cilësor të shkollës. Në gjithë këtë diskutim të rëndësishëm për të ardhmen e zhvillimit të shkollës sonë, në çdo organizatë rinie, këshill pedagogjik, kolektiva prindërish etj., gjendet mbështetja dhe miratimi i platformës për të përsosur sistemin arsimor, nxjerrë nga Ministria e Arsimit.
Por kudo shprehen edhe mendime, bëhen debate e diskutime për këtë problem.
Të ndalemi konkretisht në diskutimet e shkollave të Rajonit nr. 3 të Tiranës. Po citojmë thënie të shkurtura të disa mësuesve e të rinjve në shkollën e mesme të përgjithshme «Sami Frashëri» mesuesi i matematikës, V. Çami, thotë: «Jam i mendimit që dy vitet e para (klasa e nëntë dhe e dhjetë) të jenë të përbashkëta dhe të kryhen pranë shkollave të mesme të përgjithshme (gjimnazeve) dhe shkollave të mesme bujqësore. Kurse dy vitet e fundit të jenë pranë shkollave të mesme sipas profilit ku do të vejë nxënësi. Kështu është më mirë, se ndryshimet që do të duhen të bëhen, do të mbështeten në përmbajtjen dhe përvojën e shkollës sonë më të fuqizuar, që është arsimi i mesëm i përgjithshëm».
Sekretarja e organizatës së rinisë e klasës së katërt e po kësaj shkolle, Dorelë Haxhiademi, thotë: «Jemi plotësisht të mendimit që të zgjatet afati i arsimit të mesëm e të përgjithshëm bazë me dy vjet dhe që këto dy vite të bëhen pranë shkollës së mesme, se këtu niveli i kërkesave të mësuesve dhe niveli i punës mësimore edukative në shkollën e mesme është më i lartë se ai i tetëvjeçares». Më pas i vjen radha se si nxënës i peri Iro Gjinari thotë: «Dy vitet e para të bëhen pranë gjimnazeve e kështu do të rritet një mënyrë e ndjeshme numri i orëve të njohuri 600 orë). Gjithashtu, lëndët e kulturës e përgjithshme do të mbështeten dhe të paraprijnë shumë më mirë zhvillimin e lëndëve teknike». Sekretari i organizatës së rinisë i klasës III në 7, Maki Çi-çiku, thotë: «Dy vitet e para du-het, të bëhen pranë shkollës së mesme, se këto janë të pajisura me kabinete e laboratore më të mirë se shkollat tetëvjeçare». Drejtori i shkollës së mesme elektrike, inxhinier Nazmi Ramaliu, shpreh: «Kryerja e dy viteve të para pranë gjimnazeve do ishte një gjë shumë e mirë për shkollat tona profesionale, se do të korrigjonte mjaft ndryshimet në përgatitjen dhe formimin e nxënësve që vijnë nga shkollat e ndryshme tetëvjeçare, duke ngritur mjaft nivelin e përgatitjes së tyre».
Afërsisht të njëjtat mendime janë shprehur nga shumica e diskutantëve, nxënës e mësues, si në shkollat profesionale ashtu dhe ato të përgjithshme. Natyrisht, ka pasur edhe mendime të tjera, por shumë më të pakta, si p.sh., të mos zgjatet afati dy vjet, por më një, ose janë shprehur se janë të mendimit të zgjatet dy vjet, por të jenë pranë shkollës tetëvjeçare me skemen 1-5 dhe 6-10 pastaj të vejë në shkollën e mesme. Argumentimi i tyre është se shkollën tetëvjeçare fëmijët e kanë më afër dhe se aty ata janë mësuar me atë kolektiv shoqëror dhe mësuesish. Por në të gjitha këto diskutime, mendimet dhe argumentimet më të shumta janë që shkollat të zgjaten dy vjet dhe këto të bëhen pranë shkollës së mesme e të konsoliduar. Pra, në shumicën e diskutimeve është theksuar se kjo do të ndikonte për mirë në formimin e përgjithshëm e të detyruar. Po kështu, vijimësia midis shkollës tetëvjeçare e të mesme do të ishte më e mirë, do të shmangeshin mbingarkesat, paralelizmat e përsëritjet e panevojshme, zgjidhja e profilit të arsimit të mesëm do të bëhet në një moshë më të pjekur (nga 14-16 vjeç). Ngritja e shkollave profesionale me një nivel më të lartë shkollimi e të detyruar do të shkurtonte kohëzgjatjen e tyre duke lehtësuar kështu planifikimin e kontingjenteve dhe do të bënte ato më të aftë ndaj zhvillimit të teknikës e teknologjisë së re të prodhimit, duke u përgjigjur më mirë atyre.
IVAN KOKA
Mësues i merituar
Një orë mësimi në kabinetin e biologjisë të shkollës 8-vjeçare «Avni Rustemi» në Kukës. (Foto: A. Bodinaku - ATSH)
Përkujtohet 65-vjetori i rënies së Heroit të Popullit Bajram Curri
Me rastin e 65-vjetorit të rënies së atdhetarit e demokratit të shquar-revolucionar, udhëheqësit të lëvizjes për çlirimin e bashkimin kombëtar të vendit, Heroit të Popullit, Bajram Curri, në rrethin e Tropojës u zhvilluan veprimtari, përkujtime.
Për jetën dhe veprimtarinë atdhetare e revolucionare të Heroit të Popullit, Bajram Curri, foli sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, Rakip Balla. Një grup fatosash e pionierësh u pranuan në organizatën «Pionierët e Enverit» dhe atë të BRPSH-së. Amatorët e shtëpisë së kulturës të kooperativës bujqësore të Margajt dhe nxënës të shkollave të zonës së Dragobisë dhanë një program artistik. Në bashkëpunim me muzeun historik e shoqatën e historianëve të rrethit shtylla e kulturës dhe e krijimtarisë popullore organizoi në një nga sallat e saj një pasdite tematiko-kulturore. Gjatë saj veteranë, studiues e historianë folën për figurën e Heroit të Shqiponjës së Maleve, Bacë Bajramit, ky tribun i vegjëlisë, si dhe u dhanë pjesë artistike të kushtuara atij.
Në këtë kuadër, dje pasdite Muzeu Historik Kombëtar dhe Parku i Kryesisë së Këshillit të Frontit Demokratik të rrethit të Tiranës, organizuan një veprimtari kulturore në sallën e leksioneve të këtij muzeu. Merrnin pjesë patriotë e veteranë, historianë e studiues, pedagogë e studentë të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Tiranës — Enver Hoxha, të afërm të familjes së heroit, të rinj e të reja, etj.
Për jetën e foli kandidati i shkencave, Marenglen Verli. Gjithashtu piktori, skulptori e studiuesi folën për trajtimin e figurës së Bajram Currit, në artet tona figurative, për lidhjet e tij me personalitete politike e shoqërore të kohës.
Nxënës të shkollës 8-vjeçare «Bajram Curri» dhanë një program me këngë e recitime. Gjithashtu u shfaq filmi dokumentar «Shqiponja e maleve» kushtuar Heroit të Popullit Bajram Curri.
(Sipas ATSH-së)
U nis për në Tunis një delegacion i Këshillit të Përgjithshëm të BPSH-së
Me ftesë të Federatës së Sindikatave të Palestinës, u nis për në Tunis një delegacion i Këshillit të Përgjithshëm të BPSH-së.
Me ftesë të Federatës së Sindikatave të Palestinës, u nis për në Tunis një delegacion i Këshillit të Përgjithshëm të BPSH-së, i kryesuar nga sekretarja e këtij Këshilli, Vjollca Kallajxhi.
(ATSH)
Mbledhin fjalën e rrallë
Në vazhdim të aksionit për pastrimin dhe pasurimin e mëtejshëm të gjuhës shqipe, seksioni i arsimit dhe kabineti pedagogjik i rrethit të Vlorës, në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e Letërsisë dhe me kolektivët pedagogjikë të zonës së Dukatit në Vlorë kryjuan bërthamën shkencore të kësaj zone.
Me këtë rast në Dukat u mbajt edhe një sesion shkencor ku morën pjesë mësues, prindër, e nxënës. Punimet që u paraqitën në të hodhën dritë mbi pasurinë e madhe leksikore që përdorin banorët e këtyre anëve për fsha të ndryshme të veprimtarisë jetësore si dhe për rrugët dhe format e shmangies të fjalëve të huaja që vazhdojnë të përdoren akoma nga njerëz të veçantë.
Krijimi i bërthamave të tilla shkencore, si ajo e Varnesë, Zvernecit, Bishanit etj., dhe organizimi i sesioneve shkencore po i shërben me mirë pasurimit të gjuhës letrare kombëtare.
Grumbullimi i fjalëve dhe shprehjeve popullore deri tani nga arsimtarët e rrethit të Vlorës ka arritur numrin 31 mijë. Kjo punë po i shërben më mirë pastrimit dhe pasurimit të gjuhës sonë letrare kombëtare. Edhe në procesin mësimor kjo punë po i shërben forcimit të frontit të njësuar gjuhësor, sepse puna me fjalën shqipe po bëhet përherë e më tepër objekt studimi i masës së mësuesve.
ROMEO DURROLLI