KONTROLLI E KURSIMI PER ENERGJINE FILLON NGA KUOTA DITORE
(Sipas bisedës me kryetarin e Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit të Shkodrës, Bashkim Syku)
Thatësira e tejzgjatur në mënyrë të veçantë për rrethin tonë, i cili bën pjesë në ato rrethe që kanë tejkalimin më të madh të energjisë elektrike, ka shtruar detyra të ngutshme për të marrë masa të jashtëzakonshme, që të pakësohet përdorimi i saj, duke synuar në arritjen e kuotave të përcaktuara, mundësisht edhe në kursim.
\nMenjëherë pas analizës që i bëri këtij problemi Këshilli i Ministrave, nga dolën detyra të rëndësishme për përdorimin me më të shtrënguar të energjisë elektrike, në Shkodër filloi një veprimtari e gjerë dhe intensive, e ngutshme e me detyra konkrete, së pari për të kuptuar më mirë gjendjen e krijuar dhe, së dyti, për të gjetur rrugët që i bëjnë më të frytshme masat për përdorimin më kursim të kësaj pasurie.\nVeç shtabit të rrethit, i cili do të mblidhet çdo ditë, dje u ngritën edhe grupet e punës të Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, të cilat do të ndjekin respektimin e kuotës ditore në ndërmarrje, institucione e kooperativa bujqësore. Këto kuota janë 10 për qind më të ulëta se më parë. Do të ushtrojmë kontroll më të rreptë për punën në boshe të makinave e pajisjeve, për regjimin e tyre të punës, fuqinë instaluese në lidhje me nevojat e prodhimit e deri të përdorimi i furrnelave e sistemi i ndriçimit.\nNë një akt të zgjeruar që u organizua dje me kryetarët e këshillave popullore të fshatrave të bashkuara, të lagjeve të qytetit, drejtorëve të ndërmarrjeve e të institucioneve, kryetarëve të kooperativave etj., u diskutua me ndjenjë përgjegjësie problemi i përdorimit të energjisë elektrike dhe u vendos që në drejtimin e titullarëve të analizohen çdo ditë gjendja e përdorimi i energjisë elektrike dhe të merren masa, të gjenden rrugë e mundësi për plotësimin e planit të prodhimit, shërbimit e të ndërtimit me kuotat e caktuara ditore të energjisë elektrike.\nNdërmarrja e elektro-ujësjellësit, në bashkëpunim me kooperativat bujqësore, e filluan punën me marrjen e masave tekniko-organizative më të studiuara dhe të frytshme për të parandaluar shpërdorimin e energjisë elektrike nga përdoruesit individë. Ndërkaq u përcaktuan edhe masat e kufizimit të saj.\nSeksioni komunal pranë komitetit ekzekutiv të KP të rrethit gjatë ndjekjes operative të përdorimit të energjisë elektrike në ndërmarrje, kooperativa bujqësore e institucione, në mbështetje të vendimeve në fuqi po përcakton masa zhdëmtimi për ata që tejkalojnë kuotat e përdorimit dhe ato ia propozon për zbatim shtabit të rrethit.\nEkonomitë bujqësore filluan të marrin masa për të ujitur bimët nëpërmjet përdorimit më mirë të kanaleve e burimeve të tjera me vetërrjedhje, me qëllim të kursehet sa më shumë energjia elektrike. At’ ku kjo gjë është e pamundur, po përdoren motopompa e mjete të tjera me karburant.\nMe futjen në prodhim të sistemit ujitës para kohe për përballimin e thatësirës, nga ana e drejtuesisë së ujërave kuota ditore e përdorimit të energjisë elektrike në ditët e fundit u rrit dhe më shumë, duke arritur shifrën 100 mijë kilovat-orë tejkalim. Tani u morën masa që kjo sasi energjie që ka nevojë drejtoria e ujërave për të ushqyer me ujë bimët, t’u hiqet ndërmarrjeve të sistemit të industrisë dhe me krijimin e kushteve të tjera t’u plotësohet atyre sipas mundësive.\nShumë nga këto masa mendohet të kenë karakter të përhershëm, me qëllim që Shkodra të jetë midis atyre rretheve që dalin me kursim të energjisë elektrike.\nVlerat e kësaj pune po duken që tani. Vetëm në këto 2 ditë u harxhuan 55000 kilovat-orë energji elektrike më pak se në ditët e mëparshme.\nRIFAT DAJTI mëparshme. Objektivi është të ujiten 400 ha me grurë brenda muajit mars. Ndërsa për kulturën e patates deri këto ditë janë mbjellë 120 ha nga 153 ha që është sasia e planifikuar. Me këtë detyrë janë mirë kooperativat bujqësore të Geghysenit, NB «Përparimi». Por ka prapambetje të theksuar në kooperativën e Dragobisë, e cila ka peshën kryesore me këtë bimë në rreth. Megjithatë, siç na thonë, janë marrë masa dhe po organizohet puna për t’i përshpejtuar më shumë për të nxjerrë perime shumë më shumë në këto ditë. Sivjet do të nxjerrë perime shumë më herët se vitet e tjera për koperativën, por edhe për tregun e qytetit. Edhe në shkallë rrethi për perimet sivjet po bëhet punë më e mirë. Gruri në këtë rreth paraqitet i mbarë. organizohet puna për t’i përshpejtuar më shumë Gjithashtu, në këtë rreth ka mbarë e mirë punën në serrat diellore. Sivjet do të nxjerrë perime shumë më shumë po bëhet punë më e mirë. Vërehen optimiste në rrethin e Tropojës janë blegtorët dhe ata që merren me këtë sektor të vështirë, sidomos tani në fazën përfundimtare të fushatës së pjelljeve të imëta, nga të cilat kanë pjellë 75 për qind.
që të instalojë 8 dyte për evë per- entit illo-
të vendimeve në fuqi po përcaktohen masa zhdëmtimi për ata që tejkalojnë kuotat e përdorimit e mëparshme.
Sic na thotë Hamdi Shpendi, agronom në seksionin e bujqësisë të komitetit ekzekutiv të KP të rrethit, këto ditë në ekonomi bujqësore punohen me ritme të larta. Koha e mirë po shfrytëzohet me vlerë për mbjelljen e misrit. Esh-të mbjellë rreth 15 për qind e sipërfaqes së planifikuar.
Serrat janë mbjellë me kulturën e misrit. këtë bimë në rreth.
Në këtë rreth gjithashtu janë mbjellë perime. imëta, nga të cilat kanë pjellë 75 për qind.
ZERI I ARSYES PERBALLE GENOCIDIT ANTISHQIPTAR
- Doli në qarkullim vëllimi i dytë i librit “Ç’thonë dhe ç’kërkojnë kosovarët” -
\nKëto ditë doli nga shtypi, në gjuhën shqipe dhe anglisht, vëllimi i dytë i librit “Ç’thonë dhe ç’kërkojnë kosovarët”. Në këtë libër përmbledhen materiale më të fundit të botuara në shtypin jugosllav dhe atë të huaj, në të cilat përfaqësuesit më në zë të opinionit shqiptar të Kosovës zbërthejnë dhe argumentojnë realitetin e rëndë të kësaj krahine duke sugjeruar dhe rrugët e zgjidhjes së krizës.\nMegjithëse libri nuk është një kronikë e ngjarjeve në Kosovë, nga faqja në faqe ai zbulon gjërësinë e seriozitetin e këtij problemi, dramën e shqiptarëve që rrihen, burgosen, vriten, u mohohen traditat dhe kultura kombëtare, madje edhe e drejta bazë për të jetuar. Ky libër tregon se si po shuhen hap pas hapi autonomimi e Kosovës, se si jetën politike në krahinë e ka zëvendësuar një aparat kolosal shtypës, i cili ka zhdukur çdo element demokratik dhe ka shkatërruar të gjithë jetën kulturore e arsimore të shqiptarëve në Jugosllavi. Dhe të gjitha këto zhvillohen në një realitet të zymtë ekonomik, që po rëndohet nga dita në ditë, nga vënia në jetë e planit kolonizues të Serbisë e ndjekja e politikës së segregacionit e diskriminimit ndaj shqiptarëve.\nLibri është ndarë në katër kapituj tematikë. Në të parin, të titulluar “Për demokracinë, kundër dhunës”, përfshihen pikëpamjet dhe kërkesat e sotme kryesore të shqiptarëve në Jugosllavi për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Këto kërkesa shprehen më së miri në deklaratën e nënshkruar nga të paktën 400 mijë vetë si dhe në deklaratat, intervistat, artikujt e intelektualëve e personaliteteve të shquara si Ibrahim Rugova, Veton Surroi, Zekeria Cana, Idriz Ajeti, Jusuf Buxhovic, Shkëlzen Malqi, Isuf Berisha, etj., ku kërkohet demokraci e zgjidhje të lira, heqja e gjendjes së jashtëzakonshme, ndërprerja e proces-eve gjyqësore politike dhe lirimi i të burgosurve politikë. Nga materialet e botuara në këtë vëllim del qartë se lëvizja e popullit shqiptar në Kosovë, nuk është as separatiste e as terroriste, siç e pagëzon zyrtarisht Serbia, por një lëvizje thellësisht paqësore, që me anë të dialogut përpiqet që edhe shqiptarët, që banojnë në trejot e tyre në Jugosllavi, të gëzojnë po ato të drejta kombëtare e shoqërore, po atë liri demokratike që kushtetuta jugosllave ua garanton gjithë qytetarëve të tjerë të këtij vendi.\nNë kundërshtim me truket propagandistike të serbomëdhenjve, në vëllim del qartë se shqiptarët e Kosovës janë bashkëjetesën e mirë-rëkuptimin midis kombeve e kombësive, ata janë për zhvillimin e Jugosllavisë në rrugën e demokracisë e përparimit, të barazisë e drejtësisë për të gjithë. Në këtë kontekst, bile si paraushtin themelor, se shohin ata përballimin e krizës, sepse është fakt, siç theksohet në libër, që në momentet vendimtare të luftës për pushtet në Jugosllavi gjithmonë në plan të parë del Kosova.\nKjo ndodh nga ato forca, që shprehen Jusuf Ferizi, Ali Alaj, Muhamed Mjeku, kundërshtojnë procesin e demokratizimit dhe krijimin e alternativave kosovare, duke shfrytëzuar sintagmën stereotipe për separatizmin dhe nacionalizmin, me synim paralizimin, madje dhe diskualifikimin e kombësisë shqiptare, përjashtimin e saj nga këto procese.\nNdërsa kosovarët kërkojnë që edhe Kosova të ketë vendin e vet të barabartë në Federatën demokratike të kombeve dhe të kombësive të Jugosllavisë, serbomëdhenjtë shkelin në mënyrë flagrante të drejtat njerëzore dhe e kanë vënë gjithë krahinën nën pushtimin e tyre të drejtpërdrejtë. Kjo, si shprehet prof. Sali Kabashi, “është një anomali e shekullit, ku çdo rezistencë apo kërkesë legjitime e shqiptarëve shuhe[t] me forcë, me lotsjellës, me armë dhe me kërbaç. Irracionalizëm në çështjet fort të ligjshme, në kërkesat e drejta dhe që në asnjë aspekt nuk preferojnë dhunën”.\nKosova ka hyrë në një fazë të re të krizës, me pasoja më tragjike për banorët e saj dhe jo vetëm për ta, por edhe më gjërë. Këtë gjëndje e përshkruajnë në mënyrë më të plotë shkrimet e Hysni Bytyçit, Rustem Berishës, dr. Lush Gjergjit, Bajram Kabashit, Sebahate Manxukës, Jeton Lumës, Xhemail Mustafës, Ymer Avdiut, etj., të\n(Vijon në faqen 4)
Pranvera e hershme na ka shtuar punët
Pranvera e hershme, me sa duket, na parakohshëm, edhe në rrethin e Tropojës po dikton një rrjedhë të re të organizimit të punës.
Nga njëra anë moti i mirë po shfrytëzohet për të shpejtuar punët e misrit, perimeve etj., për të pasur mbarësi në blegtori; në anën tjetër, thatësira e zgjatur, mungesa e reshjeve kërkon ujitje të menjëhershme të grurit në të gjelë e rrallë në këtë zonë për këto
Zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave dhe ministër i Bujqësisë Pali Miska i dha fund vizitës në Egjipt
Dje zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave dhe ministër i Bujqësisë të Shqipërisë, Pali Miska, i dha fund vizitës zyrtare e miqësore në Egjipt dhe u nis për në Atdhe.
Ai u përcoll nga zëvendësministri i parë i Bujqësisë dr. Abdel El Baltagy dhe funksionarë të tjerë.
Gjatë qëndrimit në Egjipt, ai bëri vizita në qendra të ndryshme shkencore të bujqësisë dhe blegtorisë, arit e kulturës si dhe një vizitë në qytetin e Ismailisë, ku u prit nga guvernatori i qytetit dr. Abdel Moneim Emara.
Para largimit nga ky qytet, shoku Pali Miska u dha një intervistë gazetarëve të shtypit dhe radiotelevizionit të Italisë, Port Saidit dhe të Suezit, në të cilën tha: Për delegacionin shqiptar ishte një kënaqësi e veçantë vizita që bëri në Egjipt. Kudo ndjemë miqësinë dhe ndjenjat e respektit që ushqen për popullin shqiptar populli egjiptian. Në takimet që zhvilluam me presidentin Hosni Mubarak, me kryetarin e Asamble-së Popullore dr. Refat El Magoub, ministrin e Punëve të Jashtme dr. Ahmed Esmad Abdel Meguid, ministrin e Bujqësisë dr. Jusuf Vali dhe personalitete të tjera të Egjiptit u evidentua edhe një herë se lidhjet tradicionale midis Shqipërisë dhe Egjiptit forcohen gjithnjë e më shumë dhe midis dy vendeve po hapen rrugë të reja të bashkëpunimit dhe të zhvillimit të marrëdhënieve në të mirën e përbashkët, në dobi të interesave të popujve tanë, të paqes e mirëkuptimit. Janë të gjitha mundësitë që të ecet akoma më përpara drejt një bashkëpunimi më intensiv në fushat politike, ekonomike, të shkencës e kulturës. Në bashkëbisedimet tona me miqtë egjiptianë u shkëmbyen mendime të vlefshme dhe u hapën perspektiva për bashkëpunimin bujqësor e blegtoral ndërmjet Shqipërisë dhe Egjiptit, për shtimin e kontakteve midis parlamenteve, etj. (ATSH)
Përfundoi me sukses punimet seminari kombëtar për luftën kundër kancerit
Dje paradite në Tiranë përfundoi me sukses punimet seminari Kombëtar mbi luftën kundër kancerit që u organizua nga Instituti i Onkologjisë në bashkëpunim me Byronë Rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën.
Në mbledhjet e punës që u zhvilluan nga data 27 mars deri sot u mbajtën tema dhe u diskutua mbi organizimin dhe drejtimin e Programave të Kontrollit të kancerit dhe përfshirë planifikimin, monitorimin dhe vlerësimin në shkallë vendi dhe rreth, mbi kërkesat e informimit të popullit për këtë sëmundje, mbi kualifikimin në të mirë të mjekut onkolog, dhe ati të përgjithshëm vëzhgimin e rrezikut përfshirë kancerin e të gjitha llojeve, për zbulimin e hershëm, organizimin dhe drejtimin e programeve të depistimit, duke u mbështetur në sistemin e ndihmës parësore të shërbimit ambulant e të spitaleve, për trajtimin, ndjekjen e kujdesin e veçantë ndaj të sëmurëve etj.
Në referimet dhe konkluzionet që paraqitën ekspertët, e Byrosë Rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën dhe specialistët tanë, u vunë në dukje vlerat e këtij seminari, i cili do të shërbejë për të ngritur në një nivel më të lartë kontrollin dhe luftën kundër kancerit në vendin tonë. Krahas anëve praktike në u trajtuan edhe probleme shkencore me vlera përgjithësuese për të çuar përpara punën e bërë deri tani për luftimin e kësaj sëmundjeje. Ekspertët e huaj vlerësuan gjithashtu arritjet e shënuara në vendin tonë për sigurimin e ndihmës mjekësore onkologjike, bazë për diagnozën, trajtimin, ndjekjen e kujdesin terminal të të sëmurëve dhe bollën përvojën e tyre të punës e të luftës që zhvillon kundër kësaj sëmundje Organizata Botërore e Shëndetësisë për Evropën dhe Institucionet mjekësore të vendeve të tyre. (ATSH)
U hap spartakiada e 27-të kombëtare e pionierëve të Enverit
Dje në shtëpinë e pushimit të pionierëve të Enverit «Qemal Stafa» në plazhin e Durrësit u hap Spartakiada e 27-të kombëtare e pionierëve të Enverit.
Mbi 1800 pionierë të Enverit nga të gjitha rrethet e vendit do të matin forcat në disa lloje sporti si futboll, basketboll, volejboll, pingpong, shah, atletikë, etj. Ata vijojnë në finalet e kësaj spartakiade pas kon-
(Vijon në faqen 3)
BUKURITË E PRESPES
Në vijën e thyer të bregut të Prespës janë vënë në radhë 9 fshatra: Cerja, Zaroshka, Leshkovë, Pusteci, Shulini, Gollomboçi, Gorica e Vogël, Gorica e Madhë, Bezmishti.
Ndërmjet tyre Pusteci për shembull, është shkëmb është një kishë. Nga më të hershmet, e shekullit të 14-të. Pikturat e saj murale përbëjnë vlera të vërteta arti. Nuk është veçse pak milje nga bregu. Thua të ketë qenë kështu që herët, që kur është ndërtuar kisha? Kohë më parë dikush kishte vërejtur që «muret në ujërat pasqyrohen» një si rrugë këmbësore. Pastaj kishte ardhur dikush, sigurisht nga ama, ...[?]
Jeta në këto fshatra vazhdon. Gjejmë dhe kujtojmë problem e vjetër, kaq po ndodh në liqen, ...[?]
fjalët majat i hershëm, të tjerë më të vonshëm e deri fare të rinj, fjala vjen Gorica e Vogël, e cila të shfaqet tepër befasuese nga bukuria. Megjithatë edhe vetë Pusteci mbahet nuk ka qenë këtu kaq ishte sot. Përballë tij është një ishull i vogël, Maligradi. Në
jashtë disa rrënjoja, fragmente muresh. Drejtorja e shkollës, Lefteri Male, thotë se këtu është Staro Selo. Thua ky të ketë qenë Pusteci i sotëm? Ndoshita. Një gjë është më e saktë: ujërat kanë përfshirë pjesë të banuara. Dikur at-kën kanë marrë një fshat të tërë (mbase edhe disa fshatra) dhe ta-mit këtu ndicka prej tij që është me vlerë, edhe pse rrënoje. Ashtu si po kthejnë aty-këtu edhe ledhishtë anës bregut e ku tri brigada të Shulinit i gjetën tek përgatitin tokë të tërë për fasule.
Bukuri e Prespës. Ca vite më parë një vizitor i huaj kishte shkruar se ajo është një xhevahir i rrallë në Ballkan. Na vjen mirë për këtë pohim, po s’është i pari ai udhëtar i huaj që e thotë këtë. Atë e lanë ndjerë jetë e mot vëtë-paspreart. Dhe kanë jetuar me të. Na thonë në Zaroshkë diçka për Sterjo Spassen. (Sa shumë e mbajnë në gojë birin e tyre! Do të ishte fatlum cilido të linte pas kaq mirësi). E zënë një ditë shkri-mtari nga barinjtë e flasin se u pëlqente shemuk kur e prisnin lindjen e diellit jo poshtë në fshat, po lart në mal. Atëherë ai kishte udhëtuar natën dhe mëngjesi e kishte zënë mbi 2 mijë metra lartësi, në majën e Malit të Thatë. Qe befasuar. Kupa e liqenit ngjante e tëra me një diell. Një bukuri e tronditëse. Shkrimtari kishte thënë më pas se s’ka letërsi ta shprehë atë.
Se mos vetëm kjo. Jeta është tepër e gjerë, sa nuk e përfshinë dot artet e të gjitha kohërave së bashku. Ndoshita mbi gjithçka ngrihet ai vullnet për t’i bërë ballë jetës. Se me bukurinë ka bashkë-
një, çka po krijon problem. Këtë gjë e ndiejmë deri burimet e Zve-dës në anën tjetër të malit, në fushën e Devollit, që ka ndërruar shumë e ndonjë ka shteruar fare. Kjo që po ndodh me liqenin, në këto përmasa nuk mbahet mend. Po tërheqja e ujërave ka nxjerrë përgatitin tokë të tërë për fasule.
(Vijon në faqen 3)
(Foto: Meksi Xhufka)
NGA NJE LETER NE TJETREN
\nQytetari Lefter Kostëdhima nga Durrësi, në një letër dërguar redaksisë, shpreh dëshirën që parku i Lacit të vendosë dy herë në ditë një autobus nga stacioni i trenit në Lac në qendër e qytetit, se ka shumë udhëtarë që janë të moshuar, të sëmurë apo gra me fëmijë dhe nuk e përballojnë dot largësinë.\nEdhe Dilaver Kapllani, nga Gramshi, mendon se linjat e autobusëve duhet t’i bashkërenditin lëvizjet e tyre. P.sh., autobusët që nisen nga Përmeti për në Berat dhe Ballsh është mirë të presin ata që vijnë nga fshatrat, si Pe-trani etj. Po të njëjtin shqetësim ngrë në letër e tij edhe banori i Bilishtit, Idriz Isaku. • Brigadier R. Kora në NB-në e Lukovës mendon se, në qoftë se sheqeri që përdoret në ushqimin e bletëve, do të jetë nga ai që përdor edhe industria ushqimore, pra 2,2 lekë kilogrami, nga kjo do të fitojë ekonomia në shkallë vendi, duke kursyer edhe valutë, por edhe kooperativa dhe brigadat që merren me këtë punë.