DEMOKRATIZIM I MËTEJSHËM I MEKANIZMIT TË ZGJEDHJEVE
Drejtimi kryesor për demokratizimin e mekanizmit të zgjedhjeve në vendimet e plenumeve të fundit të Partisë u vlerësua shoshitja më masive e kandidaturave për një vend zgjedhje, e cila të mos kufizohet vetëm në fazën e diskutimit, por të shkojë më tej deri në atë të votimit. Shprehje e demokratizimit është edhe nxitja e frymës së debatit, si një kusht i domosdoshëm për mbarëvajtjen e punëve. Nëse diskutimi e debati duhet të paraprijë çdo problem që shtron koha për zgjidhje, aq më shumë është e domosdoshme kjo për zgjedhjet e përfaqësuesve apo kuadrove drejtues e specialistëve të ndryshëm. Kjo arrihet vetëm kur masave u paraqiten për të zgjedhur jo një, por disa kandidatë, për të cilët do të vendoset në mënyrë përfundimtare në kutinë e votimit. Zgjedhja e kandidatëve nëpërmjet kutisë së votimit është një hap me karakter të theksuar demokratik, që do të ndikojë fuqimisht edhe në përsosjen e mekanizmit të zgjedhjeve. Në këtë mënyrë do të rritet frytshmëria e zgjedhjeve, duke shmangur disa formalizma që kishin krijuar deri diku një të çarë midis të zgjedhurve dhe zgjedhësve. Përmbushja e kërkesave të parimeve të së drejtës së zgjedhjes dhe zbatimi me përpikëri i procedurës janë kushte të rëndësishme nëpërmjet të cilave realizohet një nga drejtimet kryesore të pjesëmarrjes së masave në qeverisjen e vendit. Për një çast supozojmë se masat e zgjedhësve do të vendosin që në disa zona elektorale të shkojnë në votime me nga një kandidat për një vend. Në mënyrë të tillë shoshitja e kandidaturave do të kufizohej në fazën e diskutimit. Rrjedhimisht faza e votimit u shndërrua në një lloj miratimi të asaj që u vendos me votim të hapët në fazën e diskutimit. Për këto arsye paraqitja e disa kandidaturave duhet të shtrihet deri në votimet, nga do të dalë i zgjedhuri ai kandidat që do të fitojë shumicën e votave. Një aspekt tjetër i rëndësishëm i institutit të zgjedhjeve është e drejta e çdo zgjedhje të përgjithshme. Të drejtën për t’u zgjedhur ose për të zgjedhur në çdo kohë pa asnjë kufizim ose privilegj, shtetasit ia siguron Kushtetuta. Megjithatë përcaktimi maksimal i kohës së zgjedhjeve të deputetëve e këshilltarëve në dy deri tri legjislatura, si dhe përcaktimi në çdo legjislaturë e 1 të 3-tës së përbërjes së organeve përfaqësuese, është një kufizim me karakter demokratik, sepse synon, siç thekson shoku Ramiz Alia në Plenumin e 9-të, që t’i hapet rrugë ardhjes në vend me përgjegjësi e në organe të zgjedhura njerëzve mosha të re, energjike e të ditur. Zgjedhja ose rizgjedhja e një personi do të përcaktohet si nga puna e veprimtaria e tij, ashtu edhe nga fakti se sa kjo veprimtari u shërben interesave të shoqërisë në përgjithësi ose edhe masës së individëve që e kanë zgjedhur në veçanti. Mirëpo në qoftë se përzgjedhja e kandidaturave bëhet nëpër organe dhe organizma paralektoralë dhe masa e zgjedhësve nuk i mbetet veçse të votojë për kandidatin e vetëm që i paraqitet, atëherë vetë votimi roli i tyre gjatë zgjedhjeve është tjetër komisioni i zgjedhjeve për të mbrojtur sa më shpejt punë, nuk kërkonte të respektohej fshehtësia e zgjedhjeve. Në kohë që fshehtësia e zgjedhjeve nuk është e drejtë, por parim. Në këtë kuptim nuk është në dorën e zgjedhësve, ta zbatojnë atë ose jo. Përkundrazi, zgjedhësi është i detyruar ta përmbushë këtë parim dhe rolin kryesor në këtë rast duhet ta luajnë komisionet e zgjedhjeve. Megjithatë paraqitja e disa kandidaturave në njësitë e votimit e bën vetvetiu të zbatueshëm edhe këtë parim të rëndësishëm. Është e vërtetë që masat e thonë hapur mendimin që kanë për çdo problem, ashtu si dhe për kandidaturat që propozohen në fazën e diskutimit të zgjedhjeve. Dhe këtë e treguan sidomos zgjedhjet për këshilltarët popullorë. Por kjo nuk do të thotë se çdo individ mund ta thotë hapur mendimin e tij. Prandaj parimi i fshehtësisë u krijon shtetasve të gjitha mundësitë për shprehjen e lirë të vullnetit të tyre. Mekanizmi i zgjedhjeve u shtri jo vetëm për formimin e organeve përfaqësuese, por dhe për zgjedhjen e kuadrove drejtues e specialistëve të ndryshëm të organeve dhe organizatave shtetërore e shoqërore. Natyrisht, pjesëmarrja me e gjerë aktive e masave, kolektivave në zgjedhjet e kuadrove drejtues, specialistëve e forumëve kërkon që në të gjitha zgjedhjet ku do të bëhen, të hartohen procedura përkatëse të studiuara juridikisht, në themel të të cilave të qëndrojnë parimet organizohen zgjedhjet është e domosdoshme, sepse në kundërtën krijohen premisa për uljen e rolit të masave, dhe u lihet shteg veprimeve që bëhen nga pozita të interesit vetjak, subjektiv e burokratik. Prandaj përsosja e mekanizmit të zgjedhjeve në përgjithësi, si dhe e procedurave përkatëse për kryerjen e zgjedhjeve të kuadrove e të specialistëve, ka një rëndësi të veçantë, se lidhet sa me rolin aktiv të masave, aq edhe me veprimtarinë e organeve të zgjedhura. KRENAR LOLOÇI pedagog në Fakultetin e Shkencave Politike - Juridike të UT «Enver Hoxha»
jes dhe zbatimin me përpikëri i procedurës janë kushtë çast supozim se masat e zgjedhjes në votime me nga një kandidat për një vend, kurse në zonat e tjera me dy ose më shumë. Në plan të parë nuk ka asgjë të keqe. Vetë masat e vendosin një gjë të tillë. Por në të vërtetë janë cenuar parimet e së drejtës elektorale: ai i barazisë dhe ai i zgjedhjeve të drejtpërdrejta, pasi nuk janë zbatuar fazat e procedurës së zgjedhjes. Mospasiguria e dy ose më shumë kandidatëve në të gjitha zonat elektorale, jo vetëm do t’i diferencojë ato, por nga ana tjetër, faza e votimit në zonat me një kandidat do të merrte karakter formal. Në këtë mënyrë u veprua p.sh. për zgjedhjen e kandidatëve për këshilltarë. Në këto zgjedhje u arrit një përgjigje e mirë për paraqitjen dhe shqyrtimin e disa kandidatëve, por përzgjedhja përfundimtare e tyre u bë jo në fazën e votimit siç e kërkon procedura (kërkesë e domosdoshme).
qerisë për në veçanti. Mirëpo në qoftë se përgjegjshja e kandidatëve bëhet nëpër organe dhe organizma paralektoralë dhe masa së zgjedhjeve që i paraqitet, atëherë veprimi roli i tyre gjatë zgjedhjeve ulet, ndërsa procedura e zgjedhjeve bashkë me parimet e saj marrin karakter formal. Pikërisht për të shmangur këto prirje vendimet e plenumëve të fundit e zhvendosin problemin e zgjedhjeve nga këto organe dhe organizma në vetë masat punonjëse, nëpërmjet paraqitjes së dy ose më shumë kandidatëve, jo vetëm në fazën e diskutimit, por dhe në atë të votimit.
Mekanizmi i ri i zgjedhjeve ndikon edhe për realizimin e plotë të parimit të fshehtësisë së zgjedhjeve. Deri sot në fazën e votimit paraqitet vetëm një kandidat. Kjo e bënte pothuaj të pabazueshëm nga zgjedhësit hyrjen në dhomën e fshehtë, për të mos përmendur që në ndonjë rast nuk përgatitej fare dhoma e fshehtë ose në ndonjë
VENDI YNË ORGANIZON SHËRBIMIN E PËRSPËJTËUAR POSTAR
INTERVISTA JONË
— Intervistë me shokun Fadil Smajli, drejtor i postave në drejtorinë e përgjithshme të PTT-ve, nga redaktorit Musa Ulqini —
— Duke filluar nga data 1 korrik 1990, në Tiranë do të organizohet për herë të parë shërbimi i përshpejtuar postar (EMS), fillimisht me shtetet Francë, Turqi e RFGJ. Objektet EMS pranohen në zyrën e PTT-së në qendër, Tiranë.
(Nga njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të PTT-ve).
— Shoku Fadil, lexuesit besoj janë të interesuar të dinë diçka më gjërë për shërbimin e përshpejtuar postar (EMS) në botë. Ç’përfaqëson ky shërbim sot?
— Sivjet shërbimet postare në botë festojnë 600-vjetorin e lindjes së tyre. Si vit i lindjes së këture shërbimeve njihet viti 1490. Shërbimi postar vlerësohet si një nga reformat më në zë të Rilindjes Evropiane dhe përfaqëson shërbimet më të vjetra të PTT-ve. Gjatë kësaj periudhe shërbimet postare kanë njohur një zhvillim të shpejtë në të gjithë botën. Krahas shërbimeve tradicionale të postave, nevojat e zhvillimit diktuan lindjet e shërbimeve të shpejta postare, për t’u ardhur sa më shpejt në ndihmë përdoruesve. Krahas shtrimit të llojeshmërisë së shërbimeve postare, u morën masa edhe për mekanizimin e automatizimin e tyre. Gjithnjë e më shumë po shkurtohet koha nga pranimi në dorëzim të objekteve postare.
Shërbimi EMS lindi në luftë me shoqëritë ajrore private, të cilat rreth viteve 1970-75 filluan të marrin përsipër dërgimin e objekteve postare nga marrësi tek dërguesi, duke e kryer këtë punë në një kohë shumë të shkurtër. Ky shërbim fillimisht lindi në Angli. Më pas ai u përhap shumë shpejt në të gjithë botën dhe u fuqizua e u modernizua së tepërmi nga administratat postare. Shërbimi EMS është organizuar në shumë vende të botës. Në dispozicion të këtij shërbimi administratat postare në bashkëpunim me shoqëritë ajrore shtetërore kanë përdorur mjetet më të shpejta të transportit, ku një vend të rëndësishëm zënë avionët special. P.sh.: në sajë të këtij shërbimi në një objekt EMS shkon nga dërguesi tek marrësi brenda 48 orëve, pavarësisht nga largësia. Kjo është koha maksimale.
Shërbimi EMS ka bërë të mundur dërgimin e mallrave e dokumenteve të ndryshme të domosdoshme në një kohë shumë më të shkurtër se shërbimet e zakonshme postare. Ky shërbim special, edhe pse me kosto më të lartë se shërbimi i zakonshëm postar, po e rrit gjithnjë e më shumë numrin e përdoruesve kudo në botë.
Edhe në vendin tonë, shërbimi postar shtetëror është ndër shërbimet më të vjetra të PTT-së. Ato sivjet mbushin 78 vjet nga krijimi i tyre. Gjatë këtyre viteve, sidomos pas Çlirimit e këtëj, shërbimet postare u zhvilluan dhe u zgjeruan së tepërmi.
(Vijon në faqen 2)
Me tejkalime frontale
- TROPOJË -
Kolektivi punonjës i ndërmarrjes pyjore Tropojë realizoi e tejkaloi në kohë detyrat e 6-mujorit; pyllëzimet 210 për qind, përmirësime pyjore dhe sistemime malore 101 e 105 për qind, eksporton 217 për qind si grumbullim, 116 për qind si dorëzim. Ndër bimët mjekësore vetëm me mbledhjen e lule Alicës nga një ton në plan u realizuan 2 tonë. Në aktivitetet ndihmëse pa pasur plan nga tufat e të imtave kjo ndërmarrje dorëzoi 25 kv mish. Në veçanti janë dalluar sektori qendër, Tropojë, Pac dhe Dragobi. Përveç këtyre treguesve na thotë Zef Imeri, drejtor i kësaj ndërmarrje, kemi bërë kujdes edhe për shërbimin e bletës. Shoku Ramiz Alia gjatë vizitës që bëri në rrethin e Tropojës në tetor të vitit të kaluar dhe në takime me kooperativistët e zonës së Pacit, ndër të tjera la porosi që të shto- shtohej bleta. Kështu vitin e kaluar kishim mbi 250 zgjoi bletësh, arritëm në fund të vitit në 520. I vumë vetes detyrë që ta shohim me përparësi këtë problem. Kështu për këtë 6 mujor shtuam edhe 420 zgjoi bletësh. Me merakun për këtë punë bletërritësit Hamit Madani e Zeq Dauti, kemi sot 960 zgjoi bletësh. Këtë e bëjmë për t’i ardhur në ndihmë kooperativave bujqësore të rrethit. Por le për të dëshiruar se jo sa duhet po bëhet kujdes për shtimin e bletës nga kooperativat bujqësore e në veçanti zona e Bytyçit. Deri tani këto ekonomi nuk kanë tërhequr asnjë zgjua bletësh pranë ndërmarrjes tonë. Dihen të ardhurat që sjell ajo pa shumë mundime dhe me fare pak orë pune. HYSNI PRENGZI
Vlerësim i merituar
— Piktorit vlonjat, Petrit Ceno, i jepet kupa e argjendtë nga liga italiane në Kampanjarino të krahinës së Molizës —
Pa u shuar ende entuziazmi i artdashësve vlonjatë e tiranas për një ekspozitë vetjake të piktorit Petrit, Ceno, ajo u kërkua nga arbëreshët e Italisë. Kjo ndodhi disa vite më parë. Një arsye e fortë e pashuar i atdhedashurisë. Pastaj, në Romë vizitorët e njerëzit e artit çmuan teknikën e veçantë të pikturimit. «Dicka e magjishme, e ëndërr...», u tha. Po ishte ëndrra e shqiptarët të mërguar, një ëndërr
nxiti këtë kërkesë. Ekspozita përbëhej tërësisht nga cikli me piktura të frymëzuara nga poema e famshme «Këngët e Milosaos» e arbëreshit të madh, Jeronim De Rada.
Fillimisht ajo u ekspozua në San Demetre Korona. U pëlqye majft. Në biseda me piktorin e në shtyp u shpreh me tone të fortë krenaria e arbëreshëve për historinë e lavdishme të kombit të vet e malli i luftarakë, një thirrje për bashkimin e shqiptarëve si në motet zulmëdhënësi të Skënderbeut, për t’u çliruar përfundimisht nga pushtuesit turq. «Këtë dëshirë të Deradës, idenë e sakrificës më të lartë për lirinë e atdheut, ndjeva që kisha arritur ta bëja konkrete e aktuale për njerëzit», — thotë autori. Pej-
Mbledhje e zgjeruar e Asamblesë së Akademisë së Shkencave
Dje paradite në Tiranë zhvilloi punimet mbledhja e zgjeruar e Asamblesë së Shkencave për të përcaktuar drejtimet kryesore të punës shkencore në institucionet e këtij sistemi gjatë pesëvjeçarit të ardhshëm.
Përveç anëtarëve të Akademisë ishin të pranishëm edhe pjesëtarë të seksioneve, drejtues të instituteve të Akademisë, të shkollave të larta, të instituteve të tjera studimore e projektuese, përgjegjës të sektorëve shkencorë të dikastereve, të aparateve të KQ të Partisë e të Këshillit të Ministrave, të organeve të Partisë të rrethit e të rajonit numër 1.
Mbledhjen e hapi sekretari shkencor i Akademisë së Shkencave, prof. Luan Omari.
Raportin «Drejtimet kryesore të zhvillimit të punës shkencore në institucionet e Akademisë së Shkencave gjatë pesëvjeçarit 1991-1996» e mbajti zëvendësekretari i Akademisë së Shkencave, prof. Hekuran Mara.
Problemet që do të shtrohen në mbledhjen e sotme, tha ndër të tjera ai, marrin një rëndësi të veçantë, sepse ato trajtohen në frymën e vendimeve të plenumëve të 9-të e të 10-të të Komitetit Qendror të Partisë dhe të porosive të shokut Ramiz Alia. Është detyrim moral, e shoqëror, detyrë nderi e shtetërore e dorës së parë, vazhdoi oratori, që shkenca të japë kontributin e vet të rëndësishëm për të vënë në jetë detyrat e reja që ka shtruar Partia për thellimin e mëtejshëm të demokratizimit të jetës së vendit.
Fusha e shkencës nuk mund të pajtohet me frymën e autoritarizmit, të burokratizmit, të teknokratizmit, me diktimin e mendimeve, theksosi ai, prandaj shqyrtimi dhe riskikimi kritik i fakteve dhe i koncepteve me të cilat ballafaqohet shkenca jonë, brenda e jashtë vendit, zhvillimi pa ndrojtje i debatit dhe i kritikës, lufta kundër mediokritetit janë kushte të domosdoshme që ajo të përmbushë si duhet misionin e vet.
Duke kaluar në veprimtarinë kërkimore në përgjithësi, si dhe e masës së individëve që e kanë zgjedhur në veçanti, ai tha se: (Vijon në faqen 2)
zgjedhur në veçanti, ai tha se:
Kënaqësinë e gjen në punë, mes shokëve
Edhe duke shetitur në të vetmen shëtitore që qyteti i vogël punëtor i Fushë-Arrëzit, për pak kohë ka mundësi të bëhesh «i njohur».
Atje njihen shpejt raposdet, këngëtarët, novatorët, lexuesit e rregullt por edhe ata që e pijnë kafenë e të tjerët që nuk e pijnë pa «mirkonxion». Njerëzit janë të ndryshëm por kanë edhe të përbashkëtat e tyre. Të duket befasuese që një prej banorëve të këtij qyteti, inxhinier elektrik i pasionuar pas profesionit, librave, punës, përgjegjës i instalacionit elektrik e ke njohur vonë. Por më befasuese mund të dukej kur për të të thonë se nuk e di derën e kafenesë, nuk vë asnjë lloj pije në buzë. «E po çenka njeri i mbyllur, njeri librash», — do të thuosh.
Por ja, si për ironi të asaj që ke menduar për Haki Mustafën, në atë çast kur po flisje për të, ai të afrohet me një grumbull shokësh. Të përshëndet, të buzëqesh e të flet me maturi e çiltërsi duke të ftuar me dinjitet: «Jemi bashkuar sonte dhe do të gëzojmë së bashku pasi kemi ngrëmë një punë të vështirë në zonën e Tuçit». Është shtruar në darkë bashkë me shokët. E ka shtruar muhabetin me atë të folur të qetë, por edhe të prerë. Dëgjon. Bën humor. Takon gotën. Të thotë mendimi se Hakiu është «njëri i librave». Po gota e tij hiç nuk ulet: «As ujë, po nuk e shijove, nuk të pihet», — thotë ai, duke i dhënë zjarr mbresës së zgjuar me shokët. Duke ndjekur këtë mbremje ndjen sa lirshëm është i shlirë ai me shokët edhe pse nuk pi një gotë me ta. Ca para që mbahen si tëhënie popullore nuk janë gjithnjë të vërteta. Njerëzit, muhabetin nuk i lidh as cigarja, as pija. Të tjera gjëra i lidhin. Ke hyrë në dhomat e punëtorëve të stacionit elektrik të Fushë-Arrëzit. S’ke parë rregull të tillë askund. As rehati të tillë jo. Pa numëruar të gjitha mund të mbyllësh listën me telefonin që ka çdo dhomë. Dhe asgjë nuk lë është hequr nga asnjeri, veç çfarë është shtuar. Mjediset dhe instalimet hidro-sanitarë ua kalojnë farmacive. Rregulli i plotë.
— Kemi edhe televizorin, këtu. Kur shkojmë në zona për të ndrequr linjat apo punë të tjera e marrim me vete. Ndjekim lajmet, —
(Vijon në faqen 2)
SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM URIMI GUVERNATORES SË PËRGJITHSHME TË KANADASE
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgon këtë telegram urimi Guvernatores së Përgjithshme të Kanadasë, Zhane Sové:
«... shpresa juaj kombëtare më jep rastin që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim, t’ju dërgoj Juve përshëndetjet e përzemërta dhe urimet më të mira për mirëqenien e begatinë e popullit kanadez».
(ATSH)
Reis Malile priti Gerald Hinteregger
Dje ministri i Punëve të Jashtme, Reis Malile, priti zëvendëssekretarin e përgjithshëm të OKB-së, dhe sekretar-ekzekutiv i Komisionit Ekonomik të OKB-së, për Evropën (KEE), Gerald Hinteregger.
Gjatë takimit, u fol për disa zhvillime të situatës së sotme ndërkombëtare, duke u ndalur në problemet ekonomike, dhe për rolin në rritje të OKB-së. Shoku Reis Malile shprehu interesimin për një pjesëmarrje aktive të Shqipërisë në veprimtaritë e Komisionit Ekonomik për Evropën dhe në organizmat e tjera të sistemit të OKB-së. Ishte i pranishëm edhe i ngarkuari me punë i RPS të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Alfred Papuçiu.
(ATSH)
U përurua kanali ujitës Vjosë-Selenicë-Llakatund
Në rrethin e Vlorës u vu në shfrytëzim kanali i ri ujitës Vjosë-Selenicë-Llakatund, faza e parë e një vepre përparave të mëdha bujqësore që po ngrihet në këtë rreth.
Me këtë rast në fshatin Picar të ndërmarrjes bujqësore të Llakatundit dje u zhvillua ceremonia e përurimit të këtij kanali, ku merrnin pjesë kooperativistë e punonjës të NB-ve të zonës së Topalltisë, punonjës nga qyteti minator i Selenicës e ai i Vlorës, deputetë e këshilltarë, ndërtues, specialistë të Institutit të Projektimit të veprave hidroteknike, të rinj e të reja dhe pionierë të Enverit.
Ndodheshin edhe anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë, zëvendëskryetari i Kë- (Vijon në faqen 2)