03/07/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

3 korrik 1990

FRUT I PUNËS ME PËRGJEGJESI DHE DREJTIMIT ME KOMPETENCË

– Rrethi i Krujës tejkaloi planin e prodhimit të grurit – SHOKUT RAMIZ ALIA SEKRETAR I PARË I KOMITETIT QENDROR TË PPSH TIRANË SHOKUT RAMIZ ALIA SEKRETAR I PARË I KOMITETIT QENDROR TË PPSH TIRANË I dashur shoku Ramiz, Në atmosferën revolucionare që ka përfshirë mbarë vendin në zbatimin të vendimeve të plenumëve të fundit të KQ të Partisë, të këshillave e porosive tuaja të vazhdueshme, ju njoftojmë me gëzim se punonjësit e rrethit tonë arritën një sukses të rëndësishëm: tejkaluam planin e prodhimit të grurit me 14 mijë kv, duke plotësuar edhe detyrimin e tij. Në 1 500 ha të zonës, fushore, u arrit një rendiment prej 45-60 kv/ha, ose 7-10 kv/ha mbi planifikimin. E veçantë është se në të katër vjetët e fundit rrethi ynë e realizon dhe tejkalon planin e prodhimit dhe të dorëzimit të grurit gjë që ka forcuar bindjen se nuk janë kushtet e motit, por puna investuar, ajo që përcakton prodhimin në këtë bimë. Se u punua me teknologji bashkëkohore, se ju kryen shërbimet në kohë e me cilësi e u përdorën me efektivitet forma të shumta të shpërblimit, që nga mbjellja e deri në magazinimin e tij, u bë e mundur që në të gjitha ekonomitë bujqësore të zonës fushore të realizohen dhe të tejkalohen detyrat e planit. Veçanërisht me gëzim të madh, ju njoftojmë se të katër NB-të e rrethit, për vite me radhë të parapambetura sivjet realizuan dhe tejkaluan planin e prodhimit të grurit, plenumeve të 7-të dhe të 8-të të KQ dhe kërkesës së Partisë për të bërë kthesë në NB-të. Ndarja e tyre, shkruarja vullnetarisht në këto ndërmarrje e kuadrove drejtuese nga Komiteti i Partisë, si dhe forcimi i punës së organizatave – bazë të Partisë dhe rritja e nivelit të punës nga organet shtetërore e ekonomike, ku kuadrot e specialistët po e japin frytshmërinë e tyre. Ju raportojmë se me rezultatet e deritanishme ka filluar dhe po konsolidohet kthesa për t’u radhitur me NB-të e përparuara të vendit. Suksesi i arritur në grurë për mban mundin dhe djersën e mbarë punonjësve të bujqësisë, por dallohen si flamurtarë kooperativa bujqësore e Fushë - Milotit që në gjisë së sipërfaqen mori 45 kv/ha, ose 5 kv/ha mbi planin, e Fushë - Krujës me 44 kv/ha, e Gurzit me 43 kv për ha, e Borzanës që dha 3 800 kv mbi planin etj. Së bashku me punonjësit e bujqësisë gëzojnë suksese e të tjerë edhe mekanizatorët e SMT-së dhe të NB-ve, të cilët me një bazë të mirë materiale-teknike në zbatim të vendimeve të Plenumit të 7-të të KQ të Partisë, me ndjenjë të lartë përgjegjësie përballuan vështirësitë dhe përfunduan fushatën e korrje - shirjes së grurit brenda objektivave të caktuara prej 15 ditësh. Krahas tejkalimit të planit të verës është e mirë dhe premtuese për plotësimin e tejkalimin e detyrave të planit. Njekohësisht me aksionin e korrjes, shirjes dhe grumbullimit të grurit, ka vazhduar dhe po vazhdon kryerja e shërbimeve në misër, sojë e luledielli, përfundon mbjellja e sojës hamullore e vazhdon puna për të mbjellë në kohë dhe bimët e tjera. I dashur shoku Ramiz, Realizimi ballor i detyrave vitin e kaluar, ngritja e vlerës së ditës së punës në kooperativat bujqësore me 2,2 lekë, si dhe arritjet e deritanishme na e forcojnë optimizmin se nën udhëheqjen e Partisë tonë të lavdishme me ju në krye, do t’i shtojmë sukseset që me punë e mobilizim të përgjithshëm të realizojmë detyrat e planit të këtij viti dhe të hedhim baza të shëndosha për pesëvjeçarin e ri. Entuziazmin që kanë ndezur vendimet e Plenumit të 10-të të KQ të Partisë për futjen e mekanizmit të ri ekonomik dhe demokratizimin e mëtejshëm të jetës si rruga më e drejtë për të vazhduar me sukses ndërtimin e socializmit, ju premtojmë se do ta kthejmë në forcë shtytëse për të çuar punën e arritjet gjithmonë përpara, për të forcuar unitetin e popullit me Partinë, linë e pavarësinë e atdheut tonë. socialist. Rroftë PPSH, Komiteti i saj Qendror me ju në krye, i dashur shoku Ramiz! KOMITETI I PARTISË KOMITETI EKZEKUTIV I KP TË RRETHIT KRUJË Krujë, më 2.7.1990 në magazinën të pambetura sivjet realizuan dhe tejkaluan planin e prodhimit të grurit. Dallohen në mënyrë të veçantë NB Mamurasi që e drejtojnë anëtarët e plenumit, shokët Agron Prrecaj dhe Xhemal Shepa. Këtu u morën 3 700 kv grurë dhe NB Gjormi që drejtohet nga shokët Haxhi Tafa e Nezir Gjoni me 3 400 kv mbi planin. Këto arritje janë rrjedhojë e zbatimit në jetë të vendimeve të plenumit të 10-të ... ... dhe të NB-ve, të cilët me një bazë më të mirë materialo-teknike të Partisë, me ndjesi - Krahas tejkalimit të prodhimit të grurit ekonomitë e rrethit tonë realizojnë prodhimin e mishit, vezëve dhe dërrasëzim të qumështit, etj., të cilat kanë ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e furnizimit të popullit të rrethit, por dhe për të përfituar porosinë tuaj që të mbështetim furnizimin e kryeqytetit. Gjendja në bimët e mbjella të pranverës ...

KUVENDI I KOSOVËS E SHPALL KRAHINËN NJËSI TË PAVARUR E TË BARABARTË NË KUADRIN E FEDERATËS JUGOSLLAVE

– 114 delegatë miratojnë njëzëri dhe me duartrokitje Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën – PRISHTINË, 2 korrik. – Agjencia jugosllave e lajmeve, TANJUG, bën të ditur se sot në mëngjes para Kuvendit të Kosovës u mblodhën delegatët e kombësisë shqiptare, të cilët kërkuan që po sot të vazhdonte mbledhja e Kuvendit, e cila para dhjetë ditësh u ndërpre në mënyrë arbitrare nga kryetari serb i tij. TANJUG-u bën të ditur se delegatët shqiptarë nuk u lejuan të hynin në ndërtesën e Kuvendit, dyert e të cilit u mbajtën të mbyllura në pretekstin se kryetari i tij ka urdhëruar për vazhdimin e mbledhjes së Kuvendit më 5 korrik. Grupi i delegatëve shqiptarë të Kuvendit të Kosovës, thuhet më poshtë në njoftimet e TANJUG-ut, të grumbulluar para ndërtesës së tij, vazhdon të këmbëngulë për të hyrë në sallë dhe për të zhvilluar mbledhjen në kushte normale, siç ishte vendosur prej tyre. Përballë qëndrimit arbitrar të kryetarit serb të Kuvendit, të 114 delegatët shqiptarë të Kuvendit vendosën dhe e zhvilluan mbledhjen jashtë ndërtesës së tij. Radio-Prishtina bën të ditur se shumica dërrmuese e delegatëve të Kuvendit të Kosovës miratuan njëzëri rendin e ditës dhe shqyrtuan çështjen prej pikave të tij. Ata kundërshtuan njëzëri propozimin e Kryesisë së Serbisë për miratimin e Kushtetutës së re serbe, në bazë të mendimit të dhënë paraprakisht të Komisioni Kushtetues i Kosovës. Radio Prishtina thekson se të 114 delegatët shqiptarë të pranishëm në mbledhjen e sotme miratuan njëzëri nismën për nxjerrjen e Kushtetutës së re të Kosovës. Po kështu delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës miratuan njëzëri Deklaratën Kushtetuese të Kosovës «Duke u nisur nga vullneti, i shprehur vullnetarisht anembanë Kosovës nga shumica e popullsisë së saj, Deklaratën Kushtetuese e shpallën njësi federative të barabartë me njësitë e tjera të Federatës Jugosllave. Deklarata Kushtetuese mbi Kosovën si njësi e pavarur dhe e barabartë në kuadër të Federatës, Konfederatës së Jugosllavisë, si subjekt i barabartë me njësitë e tjera në federatë, konfederatë: 1 - Me këtë deklaratë shpallet dhe shpallet qëllimi kryesor kushtetues i popullsisë së Kosovës dhe i këtij Kuvendi si akt i vetëvendosjes politike në kuadrin e Jugosllavisë. 2 - Ky Kuvend, duke e shpallur nga ana e tij dhe në nivel të tij Kosovën si njësi të barabartë në Jugosllavi, në bazë të principeve të demokracisë autentike mbi respektimin e vullnetit të njerëzve dhe kolektivave njerëzore e punëtore, pret konfirmimin e këtij akti konstituiv të tij në Kushtetutën e Jugosllavisë me mbështetje të plotë të opinionit demokratik në Jugosllavi dhe të opinionit ndërkombëtar. 3 - Ky Kuvend, Kosovën dhe pozitën e re kushtetuese të saj e konfirmon si bashkësi politiko-kushtetuese me pozitë politiko-kushtetuese të përbashkët të qytetarëve dhe nacionaliteteve të barabarta të krahinës, ku shqiptarët si shumicë e popullsisë së Kosovës dhe një nga popujt më të shumtë në numër të Jugosllavisë si edhe serbët e të tjerët në Kosovë konsiderohen popull, komb e jo kombësi apo pakicë kombëtare. 4 - Ndërkohë, deri në aplikimin definitiv juridik të kësaj Deklarate Kushtetuese, Kuvendi dhe organet e pushtetit të Kosovës, marrëdhëniet e tyre në rendin kushtetues të Jugosllavisë i mbështetin në Kushtetutën në fuqi të Jugosllavisë e jo në amendamentet e Kushtetutës së Serbisë së vitit 1989. Me këtë rast bëhet edhe anulimi i vendimit të Kuvendit të Kosovës të datës 23 mars të vitit 1989 mbi dhënien e pëlqimit për këto amendamente. Kuvendi i Kosovës deri në nxjerrjen e Kushtetutës së Re të Kosovës, tash e tutje do të komunikojë publikisht me këtë emërtim duke emërtuar njëkohësisht bashkësinë shoqërore – politike organ nga e cila është, vetëm si Kosovë. Prishtinë, 2 korrik 1990. Më poshtë vazhdojnë nënshkrimet e 114 delegatëve shqiptarë të Kuvendit të Kosovës. Radio Prishtina i cilëson vendimet e tyre si të rëndësishme. Porosia e delegatëve dhe qeverisë krahinore është që populli të jetë i qetë dhe dinjitoz, i urtë dhe të ruajë gjakftohtësinë dhe të shmangë çfarëdolloj provokimesh. Lidhur me mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës dhe vendimet e tij të rëndësishme për shpalljen e krahinës si njësi e pavarur dhe e barabartë e Jugosllavisë kanë dhënë njoftime agjencitë e lajmeve Rojter, IRNA, etj. Sipas IRNA-s, Deklarata Kushtetuese mbi Kosovën u miratua dje në mëngjes nga Forumi Demokratik i Kosovës, i përbërë nga udhëheqësit e alternativave demokratike kosovare. Forumi Demokratik theksoi se në qoftë se kërkesat që përmban Deklarata Kushtetuese mbi Kosovën nuk pranohen ai do të kërkojë ndërhyrje ndërkombëtare në frymën e dokumentit të Vjenës së Konferencës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë. Riza Sapunxhiu përkrah nismën e Kuvendit të Kosovës PRISHTINË. 2 korrik. — Anëtari i Presidencës së Jugosllavisë, Riza Sapunxhiu i deklaroi gazetës së Prishtinës «Rilindja», se ai është plotësisht dakord me delegatët e Kuvendit të Kosovës dhe përkrah nismën e tyre që kjo krahinë të bëhet në këtë kushtetutë e saj, bëhën të ditur agjencia jugosllave e lajmeve, TANJUG. Riza Sapunxhiu theksoi se ai është kundër asaj që Kosovës t’i jepet vetëm autonomia territoriale në vend të autonomisë shtetërore, siç synon projektkushtetuta e re e Serbisë. (ATSH)

Mekanizmi i ri ekonomik dhe shkolla

NË ZBATIM TË DETYRAVE TË PLENUMIT TË 10-të Është mirë, që ekonomia «më në fund» pas aq e aq vitesh të drejten e qytetarisë nga pena intelektualësh jkonomonistë. Shkencëtari e intelektuali ka tipar personalitetin shkencor e kurajën, jo kompromisin, heshtjen e mendimin koniunktural. Po bëhen përsosje dialektike, nxitëse, vepruese, rregulluese në shumë koncepte, leva e lëvizje të ndryshme të prodhimit, kryesisht në ndërmarrje, por edhe më lart. Ç’forca intelektuale janë në pararoje të kësaj pune? A mund të pranohet lehtë nga subjektet që u rritën në shkencë nën një konceptim të caktuar të proceseve të zhvillimit, të pohojnë tashmë bindshëm, natyrshëm, me nivel shkencor e shtrirje jetësore në të gjitha qelizat e ekonomisë një të vërtetë? Pra, s’ka përse të mbetemi gjithnjë të njëjtit presidium mendimi! E kuptojmë dialektikën e zhvillimit, mund të thuhet. Po dialektika a i kupton? Koncepte të reja, njerëz të rinj, mendim të ri. Diskutimi e njohja e bazës me mekanizmin e ri ka nxjerrë e do të nxjerrë bollkë problemesh që kërkojnë zgjidhje, thellime, përsosje të mëtejshme. Rëndësi ka tehu i ndryshimeve. Por këtu duhet nënvizuar: vende të tjera kanë eksperimetuar e provuar gjatë për mjaft kategori e koncepte për të cilat ja kemi në kërkim e sinkronizim, ku kanë pasur arritje e dështime. A nuk mund t’i marrim të dyja kahet e kësaj përvoje e ta hedhim hapin nga një pikë më e lartë? Nuk qëllohet me predhën e parë, por edhe shumë predha nuk ka pse të harxhojmë. Përsosje do të diktojë zhvillimi, veçoritë e ndërmarrjeve apo degëve të caktuara, por sa më pak kohë për eksperimentime në ekonomi, sa më e shkurtër periudha e transplantimit. Janë mijëra ekonomistë e kuadro të bazës e deri tek punëtorët subjektet e objektet i të rejave në ekonomi. Kur është fjala për interesat, për rritjen e prodhimit e të mirëqenies, mendimi i gjerë është burim i pashtershëm. Çdo pikëtim të ri i duhet shtuar arsyetimi deri në fund, nga mund të dalin pse-ra, vështirësi. Ekonomia është një sistem ingranazhesh. Psh, menjëherë se kërkon diskutim përafrimi i mundësive të riprodhimit, sigurimi i rentabilitetit optimal, shkalla e rishikimit të çmimeve për ndërmarrjet. Nuk mund të bazohen në interesa, në mundësi, ecurje përpara ndërmarrje me dallime të ndjeshme në teknologji, kushte natyrore e terreni. Ato në aftësi ripërtëritëse të ndryshme. Njëra mund të mos ketë nevojë aktuale për investime e tjetra i ka të ngutshme. Mbase, (Vijon në faqen 2)

Veprimtari me rastin e 60-vjetorit të vdekjes së shkrimtarit Andon Zako Çajupi

Me rastin e 60-vjetorit të vdekjes së Andon Zako Çajupit, shkrimtar i shquar, patriot e demokrat, revolucionar, Instituti i Lartë Pedagogjik «Eqerem Çabej», në Gjirokastër, në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë të Akademisë së Shkencave organizuan dje paradite në vendlindjen e tij në Sheper të Zagorisë një sesion shkencor. Ndodheshin edhe sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, Manxhar Binaj, etj. Në referatin «A.Z.Çajupi dhe letërsia shqiptare», mbajtur nga prof. dr. Jorgo Bulo vihej në dukje vendi dhe roli i madh i krijimtarisë së Çajupit në letërsinë shqipe, vlerat historike dhe të rejat që i solli asaj, mbështetur në traditën e krijuar. Në kumtesat që mbajtën kryeredaktori i gazetës «Bashkimi», Hamit Borici, shkrimtari Bekim Haxhiu, si dhe studiues, kritikë e mësues të letërsisë, u pasqyrua figura e shquar e A.Z. Çajupit në letërsinë shqiptare, si dhe veprimtaria e tij në periudhën e rilindjes kombëtare e më pas. Të pranishmit vizituan dhomën muze të ngritur në shkollën tetëvjeçare të fshatit, që mban emrin e këtij shkrimtari të shquar. (ATSH)

SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM URIMI PRESIDENTIT TË BURUNDIT

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi presidentit të Republikës së Burundit Pierre Buyoya: «Kremtimi i festës suaj kombëtare më jep rastin që, në emër të popullit shqiptar, të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe në emrin tim, t’Ju dërgoj Juve përshëndetjet e ngrohta dhe urimet më të mira për lumturinë e popullit mik të Burundit. Përfitoj nga rasti për të shprehur besimin se marrëdhëniet e miqësisë midis Shqipërisë dhe Burundit do të zhvillohen më tej në të ardhmen.» (ATSH)

Përkujtohen ngjarje të Luftës

- TEPELENË - Populli i rrethit të Tepelenës përkujtoi pardje 47-vjetorin e ndeshjes së tij të parë frontale me pushtuesit e huaj dhe të betimit solemn për t’i qëndruar besnik Partisë e për të vazhduar luftën deri në fund për çlirimin e plotë të Atdheut. Pranë lapidarit (Vijon në faqen 2)

Shoku Adil Çarçani priti zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të OKB-së

Dje paradite Kryetari i Këshillit të Ministrave të RPS të Shqipërisë shoku Adil Çarçani priti në selinë e Kryeministrisë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, sekretar ekzekutiv i Komisionit Ekonomik të OKB-së për Evropën (KEE) Gerard Hinteregger. Në pritje merrnin pjesë zëvendësministri i Punëve të Jashtme Muhamet Kallapani dhe i ngarkuari me punë a.i. i RPS të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë Alfred Papuçiu. Gjatë këtij takimi shoku Adil Çarçani vuri në dukje bashkëpunimin e Shqipërisë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe me organizmat e tjera të sistemit të saj, duke përmendur me këtë rast edhe vizitat e frytshme që kanë bërë në vendin tonë sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Javier Perez de Cuellar si dhe zëvendëssekretari i Përgjithshëm i saj, Administratori i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (PNUD) William H. Draper. Në këtë kuadër ai vlerësoi rolin e Komisionit Ekonomik për Evropën dhe shprehu dëshirën e qeverisë shqiptare për forcimin e lidhjeve me të dhe me organizmat e tjera të OKB-së, për zgjerimin e më tej të bashkëpunimit dhe konkretizimin e programeve të parashikuara në fusha të ndryshme të ekonomisë. Pastaj shoku Adil Çarçani u njoh me disa aspekte thelbësore të politikës ekonomike e sociale të shtetit tonë, duke u ndalur veçanërisht në punën që po bëhet për përsosjen e mekanizmit ekonomik, i cili krijon edhe kushte për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të bashkëpunimit ekonomik e tregtar me shtetet dhe firmat e huaja. Gerald Hinteregger, shprehu falënderimet për mikpritjen, shpërtheu kënaqësinë për vizitën në Shqipëri, ku, siç (Vijon në faqen 4) ... në faqen 2)

Çast nga puna në linjën e pasterizimit të qumështit në ndërmarrjen e përpunimit të qumështit në Korçë. (Foto: N. Xhufka) Çast nga puna në linjën e pasterizimit të qumështit në ndërmarrjen e përpunimit të qumështit në Korçë. (Foto: N. Xhufka)