EDHE GJASHTË MUAJ PUNË E PËRPIEKJE PËR TË HYRË NË 5-VJEÇARIN E RI
Viti 1990 hyri në gjysmën e dytë të tij. Është mbyllur një gjashtëmujor duke i hapur rrugën të dytit. Analiza dhe bërja e bilancit të tij në këto momente janë më se të domosdoshme. Ky 6 mujor që kemi nisur ka peshë disa të veçantë. Ai mbyll jo thjeshtë një vit por krejt një pesëvjeçar. Themelin mbi të cilin mbështetet e përbëjnë edhe realizimet e këtyre muajve që kaluan. Po sa i fortë është ky themel e ç’përfaqësojnë këto arritje? Fjala nuk është për të bërë një bilanc të thjeshtë shifrash e statistikash brenda mureve të zyrave të planit e financës. Çështja shtrohet për analiza të thelluara, me frymë kritike militante e ndjenjë përgjegjësie me moton: «Ç’kemi bërë, ç’nuk kemi bërë e ç’duhet të bëjmë?». E kanë më të lehtë ta bëjnë këtë analizë ata që u rëndon bilanci i punës, të përparuarit. Këta nuk janë të pakët. Përkundrazi, mijat ndërmarrje e kooperativa bujqësore, rrethe, sektorë e degë të ekonomisë i plotësuan detyrat e gjashtëmujorit dhe garantojnë edhe mbërritjen me rezultate të mira të vitit. Padyshim këto arritje, janë reflektim në praktikë, me fjalë e me vepra, pra me punë i organizatave të Partisë e levave të tyre, i komunistëve e punonjësve ndaj vendimeve të plenumeve të 10-të, Ligjeve që miratoi Kuvendi Popullor dhe fjalimeve programatike të shokut Ramiz Alia. Këtu e kanë bazën realizimet në prodhimin e produkteve të tilla të rëndësishëm, si a syvmet, hekur nikeli, të karbonatit bazik të nikelit, te ne? [teksti vijon jashtë kornizës] ersë, makinerive e pajisjeve, pjesëve të ndërrimit, në material metalik e të gjëllt për përdorim të gjerë, në yndyrna ushqimore etj. Por bilanci nuk është kudo i kënaqshëm e ai që pritet. Në mjaft tregues plani nuk u plotësua. Ka prej tyre në degë e sektorë të veçantë të nivelet janë poshtë atyre të vitit të kaluar. Me këtë gjendje deficitesh e mosrealizimesh nuk duhet të pajtohen organet dhe organizatat e partisë, organet e pushtetit e ato të ekonomisë në rrethe e dikasteret. Aq më tepër kur masat që janë marrë për demokratizimin e tërësisë së vendit, për mekanizmin e ri ekonomik kanë gjallëruar forcat lëvizëse të prodhimit, kanë nxitur interesat e punonjësve e mendimin e tyre krijues. Pra, i kanë krijuar mundësi e qellur perspektiva të reja zhvillimit të prodhimit dhe efektivitetit të ekonomisë, plotësimit më mirë të nevojave të popullit. Këto përparësi nuk janë përdorur me tërë efektin e tyre. Përveç vështirësisë ka patur, veçanërisht nga kushtet e krijuara nga tërësira. Por jo çdo deficit e mosrealizim duhet kërkuar te mungesa e energjisë elektrike. Ajo vërtet ka prekur bilancin e eksportit e importit e nivelin e prodhimit në disa sektorë që lidhën ngushtë me të. Veçse do të ishte e dëshmoshme e trenuese në qoftë se pas kësaj të mos shiheshin mangësitë në organizimin e drejtim, qetësia dhe rehatllëku, fryma e shfajësimit dhe përmirësisë të disa administratave e aparateve drejtuese. Nuk përgjigjet niveli i pakënq-
këto janë triat të miliona lekë. Ose, në fabrikat e pasurimit në Bulqizë nga gjendja e paqenqashme e gatishmërisë teknike, në kuadrin e së 10 për qind më i ulët se plani, ndersa në atë të Krastës, shumë më i përkeqësuar. A nuk janë këto rezerva që duhet të shfrytëzohen shpejt e pa humbur kohë?
Detyrat që shtrohen për t’u zgjidhur duhet të njihen e përcaktohen nga vet kuadrot drejtuese në çdo ndërmarrje, rreth e dikaster. Por disa probleme marrin përparësi e kërkojnë angazhim më të madh të mendimit shkencor e të kualifikuar, rrugëzgjidhje më të plota e të shpejta. Kështu në naftë, duke përdorur më frytshëm më të lartë se deri tani investimet në vendburimet ekzistuese, i duhet prerë rruga rënies së kuotës ditore të naftënxjerrjes. Në industrinë e kromit para shërbimit gjeologjik shtrohet detyra e kërkimit më mirë të situatave gjeologjike e garantimi i rezervave, ndërsa para punonjësve të minierave: rritja e efektivitetit të punimeve, zgjidhja e problemeve të transportit nëntokësor te arit. Për të normalizuar gjendjen në nxjerrjen e bakrit punime po orientohen me përparësi në trupat e pasur, por në disa prej vendburimeve këtej orientimi nuk po i përgjigjet angazhimit i rretheve përkatëse për sigurimin e fuqisë punëtore, të nevojshme. Ritmet e ndërtimit duhet t’i përgjigjen më me shpejtësi objektivave të mëdha që ka ky sektor duke përqendruar më mirë forcat e përcaktuara, rradhën e përfundimit të tyre. Përparësi duan objektet që vihen në punë këtë vit.
Arritje të mira gjatë këtij 6-mujori janë shënuar në sektorin e bujqësisë, si në treguesit e prodhimit ashtu dhe në ata financiarë. Nga shumë rrethe dhe ekonomi bujqësore janë plotësuar detyrat në furnizimin e frutave, por edhe për eksport. Kështu
tre mungojnë disa gjëra të vogla e të domosdoshme për faj të prodhuesve apo për mosbashkërendim të punës e të masave midis tyre e organeve të tregtisë së brendshme e atyre të jashtme për sigurimin e lëndëve të para apo ridhimëse, kur prodhime dëmtohen. se nuk përdoren kompetencat për çmimet etj. Kërkohet më tepër shkathtësi e zhdërvjelltësi duke gjykuar e vepruar me logjikë ekonomike, me logjikën dhe përgjegjësinë që i ka trajtuar e trajton Partia problemet e furnizimit të popullit. Me këtë logjikë kërkohet të punojnë sido-mos tani, përpara pikët të prodhimeve bujqësore edhe punonjësit dhe organet e industrisë ushqimore për thithjen e tyre, për shtimin e llojshmërisë e të cilësisë së tyre.
Gjashtëmujori i dytë i këtij viti ka një të veçantë. Rreth 100 ndërmarrje u bënë flamurtare të drejtimit me llogari më vete duke e eksperimentuar atë që më 1 korrik. Ndërkohë ndërmarrjet e tjera përgatiten për janarin e 1991-shit, kur mekanizmi i ri do të vihet tërësisht në veprim. Detyrat janë të mëdha e të shumanshme. Plotësimi i planeve krijon bazën materiale e financiare për zbatimin e këtij mekanizmi. Por ai s’është gjithshka. Mbi të gjitha rëndi kaqartësimi i bindjeve e koncepteve, i rrugëve të pashkelura, por dhe krijimi i bazave organizative, e menjanimi i mangësive, të trashëguara nga mekanizmi i vjetër.
Të tëra këto duan mobilizim e punë nga të gjithë punonjësit, duke patur në ballë kuadrot e specialistët e të gjitha hallkave e niveleve në bazë e në dikastere për të vënë në jetë sa më mirë orientimet dhe direktivat e Partisë. Kështu, duke mbyllur realizime këtë 6 mujor e tërë vitin hidhen një hap të mbarë për vitin e pesëvjeçarit që presim.
Zemërim dhe dënim i njëzëshëm i opinionit tonë shoqëror
Do të ecim të vendosur në rrugën që kemi zgjedhur vetë
— NGA TELEGRAMET DËRGUAR SHOKUT RAMIZ ALIA —
Mbarë populli ynë vazhdon të shprehë zemërimin e madh për veprimet e disa huliganëve natën e 2 korrikut në Tiranë. Sekretarit të Parë të KQ të Partisë shokut Ramiz Alia i kanë ardhur telegrame të shumtë, nëpërmjet të cilëve komunistët dhe punonjësit nga mbarë vendi dënojnë ashpër këto veprime të shëmtuara e në të njëjtën kohë shprehin gadishmërinë për të vënë në jetë detyrat që ju dalin nga vendimet e Plenumve të fundit të KQ të Partisë.
Kolektivi punonjës i kombinatit poligrafik në Tiranë në telegramin e tij thekson ndër të tjera se me indinjatë të thellë mësoam për aktet e rrugaçërisë të një grupi vagabondësh, të cilët shkaktuan shqetësime në kryeqytet. Kolektivat punonjëse të kombinatit tonë shprehin zemërimin e tyre të thellë dhe revoltën nga këto veprime të shëmtuara. Proceset e demokratizimit të jetës së vendit, vënë në duje ata më poshtë, kanë gjetur përkrahjen dhe mbështetjen e të gjitha masave punonjëse, prandaj sado që të mundohen armiqtë e jashtëm apo të brendshëm për t’i penguar, nuk do të kenë sukses. Ne që me punën tonë përhapim anë e kënd vendit dhe jashtë tij zërin e Partisë dhe tuajin shoku Ramiz, jemi përkrah vendimeve të plenumeve të 9-të dhe të 10-të të Partisë dhe do të luftojmë me të gjitha forcat që ato të gjejnë sa më mirë zbatim në jetë.
Me këtë rast angazhohemi se do t’i përgjigjemi këtyre veprimeve të shëmtuara me punë të gjithanshme për realizimin e të gjitha detyrave dhe do të jemi gjithmonë gati në çdo situatë për të mbrojtur rendin tonë socialist.
Punonjësit e kombinatit të tekstileve në Berat në telegramin e tyre ndër të tjera theksojnë: Të indinjuar nga veprimi i disa vagabondëve të sheshve nga ndjenjat e atdhetarit, që kërkojnë të pengojnë proceset tona demokratike, i premtojmë Partisë dhe Juve i shtrenjti shoku Ramiz, se do të mprehim vigjilencën, do të jemi gjithmonë në radhët e para për zbatimin e vijës së Partisë, të porosive të plenumeve të fundit të KQ të Partisë. Për çdo punonjës të ndershëm të vendit tonë më e shtrenjta se çdo gjë tjetër është mbrojtja e vijës së Partisë, sepse tek ajo vijo, në shohim jetën, gëzimin, fisnikërinë dhe qytetërimin tonë.
Për ne punonjësit dhe komunistët e kombinatit është e qartë si drita e diellit se çdo gjë e ndërtuar me gjak e me djersë mbrohet me jetën tonë e të fëmijëve tanë. Ne nuk na trembin e as na përçajnë veprime të tilla vagabondazhi, përkundrazi ato na bëjnë të’i shtrëngojmë më fort radhët, të bashkojmë më fort duart dhe zemrat, për të ecur në rrugën që kemi zgjedhur vetë.
Si gjithë vendi jemi mobilizuar si kurrë ndonjëherë më parë për të zbatuar vendimet e plenumeve të fundit të KQ të Partisë, ligjet që miratoi Kuvendi Popullor dhe porositë Tuaja, shoku Ramiz, shkruajnë në telegramin e tyre efektivat e repartit ushtarak «Abdyl Frashëri» në Përmet. Në këto vendime historike, ne shikojmë kujdesin e paprerë të Partisë për popullin, për forcimin dhe garantimin e lirisë, të pavarësisë e socializmit.
U indinjuam thellë kur mësuam se një grup huliganësh dhe vagabondësh duan të na prishin jetën tonë të qetë e të lumtur, si dhe të na atakojnë në marrëdhëniet e mira që ne kemi me shtetet miq.
Për të ruajtur gjendjen e shëndoshë që kemi kudo në vendin tonë, pajtohemi plotësisht me masat e shpejta që mori populli i Tiranës dhe organet tona të ruajtjes së rendit publik.
Ju premtojmë shoku Komandant, se efektivi i njësisë së bashkuar «Abdyl Frashëri» së bashku me gjithë popullin e zonës ku jemi dislokuar, do të rrimë gjithmonë vigjilencën dhe gatishmërinë luftarake, do të stërvitemi me intensitet mbi bazën e kërkesave të kohës dhe do ta demokratizojmë jetën në njësitë tona.
Gjithçka e kemi me djersën tonë
- DIBËR -
Këto dy-tri ditë janë bërë shumë biseda edhe në shtëpitë dibërane, të qytetit të të fshatit për veprimet e disa huliganëve në rrugët e Tiranës. Me këtë mllef e zemërim kërkuan edhe shoferët e PAM-it në Peshkopi të mbërridhën disa minuta, të mbajnë qëndrimin e tyre e të shprehin revoltën për këto veprime. «De- [teksti vijon jashtë kornizës] «Dëshin të na turpërojnë në sy të botës një grup vagabondësh, faqezez, duan të bëjnë rrëmujë, të na prishin qetësinë, të na cenojnë këtë demokraci që e ngritëm me duart tona. Të na marrin të keqen. Më shumë do t’i shtrëngojmë radhët rreth Partisë» — thotë punëtori Isak Plaku. Pas tij ngritëshin të tjerët. Secili thoshte me zemërim atë që mendonte për këto akte rrugaçërie. «Ne s’jetojmë në bollëk, por gjithçka e kemi me djersën tonë dhe tani përgatitemi që të arrijmë shkallë të reja të demokracisë e të mirëqenies», — thoshte dis-kush tjetër. Përkisht, kjo nuk u pëlqen atyre që u janë errur sytë nga reklama e huaj. Cilët janë kë-
tyre në për ne, ata që i njohin do të thonë: «Ama këtën këngë? Funderrinat... Edhe rrë të tjerëve, po të na thuhet sa e si kanë punuar, po të na flitet për sjelljet e tyre, me siguri dotë na dalin po ata që i kanë sjellë vazhdimisht shqetësime qytetit, lagjes, shkollës, ku kanë mësuar apo kolektiv, ku kanë punuar, nëse kanë punuar ndonjëherë. Sepse janë po ata që duan të fitojnë pa punë, pa djersë, me të vjedhur e me hile. Ata s’kanë asgjë të përbashkët me popullin, i kundërvihen së ardhmes së tij.
- Disa prej tyre janë të rinj, - shton një punëtor. Të rinj në këtë kolektiv janë edhe Mendush Miftari, Agron Kumbace, Astrit Ceka, Ajet Deva, Met Saliu e dhjetëra të tjerë në park. Por për të rinjtë, dinjitetin, pastrtërinë e moralit të tyre e shprehin tek puna, tek sjelljet e tyre të mrekullueshme. Pra ka të rinj e të rinj siç thotë populli, Rininë tonë e mi të mrekullueshme.
FRANO CAKA
Guri i rëndë në vend të vet
Jam nga Tropoja. Rasti e solli të jem në Tiranë e të ndjek një moment nga trazirat e huliganëve më datën 2 korrik. «Pacin faqen e zezë, haram buka» — themi ne malësorët. Studimet e mesme e të larta i kam kryer në Tiranë, ndaj kam mjaft shokë këtu. Mirëpo edhe një që [teksti vijon jashtë kornizës] mund të rastiste për herë të parë në Tiranë, s’do ta kishte të vështirë të kuptonte se kush i bëri kësi veprimesh: hajdutët, të papunët, ngatërrestarët. Më kujtohet thënia e një gazetari të huaj: «Ju keni gjëra që bota i kërkon dhe me asnjë çmim s’do t’i gjejë: qetësinë lirine, sigurinë e qytetarit kudo që ndodhet». Ç’injorancë, ç’varfëri shpirtërore e mendore është të rrëzosh idealin tënd në jetë. Atëduhen ta ndërtosh me disa placka. Kush të dojë le të ikë, por s’do të jetë vonë dita kur do të zënë dyer e ambasadave tona në botë për tu kthyer në vendlindje. GUXIM KOJELI
Traditat tona s’lejojmë të na i shkelë askush
- GJIROKASTER -
- Në qoftë se ka diçka për të cilën nuk ka «traditë» Shqipëria, kjo është pikërisht huliganizmi dhe terrorizmi, - na thanë dje në mëngjes në Gjirokastër të rinjtë Arti Ismaili e Visalalj Zaro.
- Ne nuk i njohim ata 300 e 400 të rinj, por dimë me siguri se janë njerëzit me plot të këqija. Jemi indinjuar nga veprimet e tyre prej rrugaçësh.
Fjala u drejthet në buzë nga zemërata, po syrin e zemrën e kanë të fortë këta të rinj. Si krejt rinia e populli. Nga të parët që takuam kur hymë në ndërmarrjen e prodhimit të veshjeve janë të rinjtë. Ata me këto fjalë të thëna nga thellësia e shpirtit na deshën se përfaqësojnë bukur gjithë rininë punëtore në këtë kolektiv.
Vasillaqi është minoritar, po tho- (Vijon në faqen 2)
Shoku Rita Marko priti senatorin italian Franko Salvi
Këto ditë mbërriti për një vizitë zyrtare e miqësore në vendin tonë zëvendësitari italian, Franko Salvi, zëvendëskryetar i Komisionit të Jashtëm të Senatit.
Dje paradite në kryeqytet i priti Rita Marko, kryetari i Kuvendit Popullor. Rita Marko, pritli në selinë e Presidiumit të Kuvendit Popullor, senatorin italian Franko Salvi, me të cilin zhvilloi një bisedë të ngrohtë e miqësore. Gjatë pritjes u fol për miqësinë që lidh popullin shqiptar me atë italian, për marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis të dy vendeve, si dhe për rolin që luajnë parlamentarët, si përfaqësues të drejtpërdrejtë të popujve për forcimin e lidhjeve e të bashkëpunimit në fusha të ndryshme midis të dy vendeve.
(ATSH)
U nis për në Francë grupi artistik i Pallatit të Kulturës të Tiranës
, i cili do të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Nantës dhe do të japë edhe disa shfaqje të tjera.
(ATSH)
DEKLARATË E ZËDHËNËSIT TË MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME
Zëdhënësi i MPJ deklaroi korespondentit të ATSH se procedimi i disa agjencive të shtypit të huaja të informacionit, që gjatë ngjarjes së datës 2 korrik 1990, kur një grup elementësh të hulllues kërkuan të hyjnë me forcë në një ambasadë të huaj në Tiranë, ka pasur të vrarë, është fund e krye një trillim.
Duke folur për lëshimin e pasaportave e vizave zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme tha se në bazë të Dekretit të ri mbi këtë problem, shtetasit kanë të drejtë të pajisen me pasaportë për të udhëtuar jashtë shtetit. Veprjme me keqardhje se në shtypin e huaj po bëhet zhurmë e spekulohet sikur gjyqë autoritetet shqiptare kompetente nuk japin pasaporta atyre që duan të udhëtojnë. Një gjë e tillë nuk i përgjigjet aspak të vërtetës. Vetë fakti që këto 10 ditët e fundit janë lëshuar më shumë se 1400 pasaporta provon të kundërtën. Këto pasaporta janë lëshuar për udhëtimin në këto shtete: Itali, Greqi, Turqi, Jugosllavi, Poloni, SHBA, Francë, Bashkimi Sovjetik, Belgjikë, RF Gjermane, Çekosllovaki, Hungari, Zvicër, Izrael, Australi etj.
Për të lehtësuar marrjen e vizave, duke filluar nga data 2 korrik 1990, u është bërë e njohur gjithë përfaqësive diplomatike të shteteve të ndryshme në Tiranë dhe shtetasve tanë se këto të fundit do ta marrin vizen drejtpërdrejt në përfaqësitë diplomatike përkatëse.
Aktualisht në disa përfaqësi diplomatike gjenden një numër i madh pasaportash të shtetasve shqiptarë, të cilët janë në pritje të marrjes së vizave prej tyre.
Në një kohë kur shtetases shqiptarë, sipas Dekretit të ri u jepen pasaporta për të udhëtuar jashtë shtetit është krejtësisht e pajustifikueshme, që gazetaret tanë të qëndrojnë në ambasada të huaja dhe vazhdojnë të mbahen aty prej tyre.
Një numër jo i vogël personash që ndodheshin në disa ambasada të huaja në Tiranë, me dëshirën e tyre kanë dalë. Disa prej tyre janë kthyer pranë familjeve dhe vazhdojnë jetën normalisht, disa të tjerë kanë kërkuar të pajisen me pasaportë sipas rregullave, e kanë marrë atë dhe vizën e janë larguar. Të tjerë janë të pritje për t’u udhëtuar jashtë shtetit. Autoritetet shqiptare janë të gatshme t’i pajisin me pasaporta, duke respektuar dekretin dhe të qytetarë që ende ndodhen në ambasada “të huaja e që do të kërkojnë një gjë të tillë.