10/07/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

10 korrik 1990

ATDHEDASHURIA E DEMOKRATIZIMI I JETËS – NJË E TE PANDARË

«Të bashkuar më shumë se kurrë me Partinë, ecjen përpara e presim nga duart tona» Sekretarit të Parë të KQ të Partisë, shokut Ramiz Alia, dhe Komitetit Qendror të Partisë u kanë ardhur dhe vazhdojnë t’u vijnë me dhjetra letra e telegrame prej kolektivave punonjëse, fshatarësisë kooperativiste, nga i gjithë vendi. Ato janë telegrame e letra nga organizatat e Frontit, të Rinisë dhe grave, nga efektiva ushtarake, intelektualë e pensionistë. Në mesazhet e tyre shprehet indinjata e thellë kundër gjithë atyre që kërkojnë të turbulllojnë jetën paqësore të vendit tonë dhe theksojnë se janë ngritur të gjithë në këmbë, të gatshëm për të mbrojtur Atdheun, lirinë e pavarësinë kombëtare, rrugën e demokracisë. Në to shprehet gatishmëria për ecjen përpara të punëve, dëshira e fuqishme për të forcuar unitetin kombëtar rreth Partisë me shokun Ramiz Alia në krye. Kolektivi punonjës i uzinës «Dinamo» në Tiranë midis të tjerash shkruan: «Synimet e armiqve për prishjen e atmosferës së gëzueshme të jetës sonë në procesin e pandalshëm të demokratizimit të vendit nuk do të arrihen kurrë. Jemi të bashkuar më shumë se kurrë me Partinë, me Ju në krye, shoku Ramiz, të gatshëm për të kapërcyer çdo vështirësi e pengesë që do të dalë përpara. Ecjen përpara nuk e presim nga të huajt dhe as nga parazitët, por nga duart tona, nga djersa jonë». Në letrën e dërguar nga punonjësit e Institutit të Fizikës Bërthamore, midis të tjerash shkruhet: Me tërë qenien tonë, ju sigurojmë, i dashur shoku Ramiz, se jo vetëm solidarizohemi me Ju dhe Partinë, por edhe se këtë solidaritet e kuptojmë si angazhim tonë qytetar, aktiv e të palëkundur për të vënë në jetë me çdo kusht vendimet e Plenumeve të kohëve të fundit të KQ të Partisë. Për ne punonjës të shkencës dhe intelektualë, si bij të Shqipërisë socialiste dhe të popullit të saj, është një aksiomë e padiskutueshme se vetëm puna, një punë e vërtetë, e palodhur dhe krijuese do të rritë më tej mirëqenien e qytetarit patriot. Veprimi i këtyre rrugëve është një përgjegjësi e hapur për të penguar procesin e demokratizimit, për të krijuar kaos, për të njollosur emrin e Shqipërisë dhe të drejtën e saj për të qenë e lirë e sovrane. Këto orvatje do të dështojnë. Ne jemi me Ju, me Partinë. Premtimi se do të punojmë pa u lodhur është minimumi i asaj që kërkon vendi dhe koha. Ju premtojmë se do të jemi syçelur, se do luftojmë për ta afirmuar programin e zhvillimit të vendit dhe, po të jetë nevoja, do të bëjmë edhe sakrificën sublime për të ruajtur nderin Shqipërisë dhe fitoret e popullit tonë. Veprimet e armiqve të jashtëm e të brendshëm janë një sulm i organizuar kundër pushtetit, Partisë, atdheut, shkruhet ndër të tjera në letrën e njësisë «Hysni Kapo» në Fier. Me besim të patundur në drejtimin e vijës së Partisë, grushtbashkuar rreth saj dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave tona të Armatosura, shokut Ramiz Alia, do të qëndrojmë vazhdimisht në këmbë dhe gati për të mbrojtur edhe me gjak fitoret e arritura, lirinë e pavarësinë e atdheut tonë të shtrenjtë. nuk kemi dhe nuk do të kemi shfaqje të asaj psikologjie që demokracia e kupton së prapthi. Synimi ynë është rritja e mirëqenies me punë të ndershme, me djersën e ballit, duke vënë në jetë vendimet e Partisë. Veprimet armiqësore na indinjojnë, por nuk na turbullojnë mendjet e bindjet tona. Përkundra-zi, na rrisin vigjilencën për të mbrojtur fitoret e arritura. 84 shoqe, veprimtare të organizatës të Gruas në qytetin e Burrelit, shkruajnë se shprehin shqetësimin e tyre për veprimet e disa huliganëve në kryeqytet, edhe si nëna premtojnë se si gjithnjë do të mëkojnë fëmijët me dashurinë për mëmëdhenë e të madhe, për Atdheun. Njerëzit jemi plotësisht dakord me mendimet që shfaqni Ju, i dashur shoku Ramiz, për demokratizimin e mëtejshëm të vendit, për zhvillimin e tij të pandërprerë dhe për mbrojtjen me çdo kusht të lirisë e të pavarësisë së atdheut tonë të shtrenjtë, shkruajnë në telegramin e pensionistëve e bllokut 4 të Lagjes 1, të Rajonit Nr. 1 të Tiranës. Ne e dënojmë veprimtarinë e atyre elementeve jo patriotë dhe të papërdergjegjshëm që mohojnë në mënyrë të paturpshme që atdheun dhe vihen në shërbim të atyre në këtë ditë që është sot, të nderuar e të përparuar si asnjëherë në të kaluarën. Pavarësisht nga vështirësitë e mungesat në kurrë nuk i vëmë ato mbi përparimet që kemi arritur, mbi lirinë dhe pavarësinë e vendit, mbi perspektivat e zhvillimit të tij të sigurt. Do të forcojmë unitetin dhe do të bëjmë që të dështojnë të gjitha planet djallëzore të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm që kanë për qëllim të përmbysin pushtetin popullor. Kemi kaluar shumë dallgë e reshje gjatë këtyre 46-vjetëve çlirim dhe kurdoherë kemi dalë fitimtarë. Edhe tani do t’u japim grushtin dërrmues armiqve të popullit dhe të atdheut tonë. Të bashkuar si gjithnjë rreth Partisë me Ju në krye, shoku Ramiz, forcat që kemi, me ato të fëmijëve tanë e të të gjithë popullit do të jemi gjithmonë të gatshëm, vigjilentë për idealet e shenjta të popullit dhe atdheut tonë të dashur. Letra e telegrame ku shprehen ndjenja të tilla i kanë ardhur Komitetit Qendror të Partisë dhe edhe nga një maft kolektiva të tjera punonjëse si ai i Uzines Elektromjekësore dhe i Ndërmarrjes së Transportit të Tregtisë në Tiranë, Kolektivi i parkut të mallrave të Peshkopisë, nga maft reparte ushtarake, nga kolektivi i uzinës «Partizani» në Tiranë, nga NB «29 Nëntori» në Lushnjë nga një grup punonjësish nga Vërri-Arnë të Kukësit, nga kooperativistët e Goresë, nga populli i lagjes ...fler. Me besim të palëkundur në drejtimin e vijës së Partisë, grushtahë të shkuar dhe zgjuar për të mbrojtur edhe më të shtrenjtë. Të rinjtë e Kruftës në Lushnjë në telegramin e tyre theksojnë: Ju bëjmë të ditur, i dashur shoku Ramiz, se në gjirin e rinisë sonë shkruajnë në telegramin e tyre pensionistët të Tiranës. Ne e dënojmë veprimtarinë e atyre elementëve jo patriote dhe të pandershëm që mohojnë në mënyrë të poshtër atdheun dhe vihen në shërbim të të huajve për interesa e tyre meskine. Ne kemi derdhur gjakun e djersën tonë për lirinë dhe pavarësinë e atdheut, për ta sjellë marrjes mallrave të Peshkopisë, nga mjaft Verria-Arnë «18 Tetori»-Gjirokastër, nga organizata e Frontit të Lagjes «Brigada e 22 Sulmuese» në Durrës e mjaft të tjerë.

Intervista të ditës

Mehmet Elezi, publicist: Edhe popujt e Evropës, me të cilët, si bashkëkontinentas, duam të rrojmë në paqe e të bashkëpunojmë, kanë ndëruar në radhë të parë bijtë e vet, që mbi çdo gjë deshën Atdheun, kombin e tyre. Në historinë e revolucionit francez, për shembull, ka mbetur proverbial qëndrimi i Maratit, kur e këshilluan të largohej nga Franca, jo për të veshur një këmishë më shumë, po për të shpëtuar kokën nga gijotina e sigurtë: «Mirë, unë mund të iki, tha ai, po a mund ta marr Atdheun në takat e këpucëve?» Ndaj mbetet e pakuptueshme dhe disi e dyshimtë se si disa qarqe, që vetëdeklarohen për demokracinë, për bashkëpunimin me vendet e tjera, në praktikë nuk u shërbejnë lidhjeve me përfaqësuesit e vërtetë të popullit shqiptar, të punëtorëve e të fshatarëve, me intelektualë e njerëz me reputacion, siç ndodh kudo në botë, por mbështesin pjesën më të pakulturuar, të mënjanuar, pa nivel e ideal. Se është fakt, që prapa gardheve në oborret e ambasadave nuk gjendet asnjë njeri i shquar ose personalitet publik. Vështirë të pranojë arsyeja se ky qëndrim përbuhet sadopak me aspiratat dhe traditat e njohura demokratike të vetë popujve evropianë. Asnjë nga këta popuj nuk do të ishte për t’i hedhur gurë në trota popullit shqiptar, kaq të përkushtuar e të vendosur në rrugën e një përparimi e demokratizimi të pandërprerë paqësor. «Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria», pati thënë Isa Boletini. Populli shqiptar, ne intelektualët e tij dhe brezi i ri, kemi nëpër inde gjakun e martirëve të kombit. Dhe tjetër gjak e nerv nuk mund të kishim. Na frymëzon një alternativë e vetme: të mbrojmë me çdo kusht e t’i pasurojmë vlerat kombëtare e socialiste, lirinë e pavarësinë, qetësinë e fëmijëve dhe të pleqve, të sotmen e të nesërmen. Në jetë njeriu mund të bëjë gabime, ndoshta dhe faje, mund të gjykohet rëndë, por prapë në mënyrë të riparueshme. I vetmi mallkim i pandreqshëm është ai që del nga zemra e Nënës, nga zemra e kombit. Jashtë dashurisë për këtë nuk mund të ketë kurrfarë ideali demokratik. Diana Çuli, shkrimtare: Plenumi i 11-të i KQ të Partisë dhe fjala e shokut Ramiz Alia i nxit shkrimtarët të gjejnë pika të tjera mbështetëse për një shkrimtar me fizionomi kombëtare. Nuk ka shkrimtar që mund të kuptohet ose të quhet si i tillë pa këtë fizionomi në veprën e tij. Ai është i destinuar që në çastin që pandeh se mund të bëjë e dhe pa të. Shkrimtarët e mëdhenj të të gjithë botës dhe shkrimtarët tanë më të mirë, të kaluar e të sotëm, janë të tillë pikërisht sepse vepra e tyre është endur në Indin e pafund të jetës së popullit të vet, së cilës i janë kushtuar përjetësisht, sapo kanë kuptuar që kësa rruge, vendosur t’i hyjnë vetë kësaj rruge. Nga shtrëngitarët e vjetër kjo është kuptuar dhehasur si një nocion euforik, asgjëherë si një nocion euforik, abstraktesi një nocion angazhim i zyrtues, por si një angazhim historik-ndërgjegjshëm e aktiv në historinë, në problemet dhe të ardhmen e vendit. Robert Koli, ekonomist: Ai që e do jetën, që e do familjen, Atdheun e shoqërinë, të cilëve u kërkon borxhe mëdha, zhvillimin dhe lumturinë e sheh dhe i kërkon në tokën e vet, midis njerëzve, midis shokëve e miqve të tij, mes familjeve e të gjithë të dashurve. Ekonomia jonë vërtet mund të jetë pa nivele bashkëkohore të teknologjisë, pa aftësitë përparimtare që kërkon ekonomia botërore, sidomos vende të zhvilluara. Kjo është e natyrshme dhe e kuptueshme, po të kemi parasysh rrugën që ndoqëm e pengesat e mëdha që na u desh të kapërcenim. Megjithatë, këto vështirësi e mungesa asnjëherë nuk na kanë çuar e nuk na çojnë në humbjen e gjakftohtësisë e guximit për të gjetur zgjidhjet e duhura e për të ecur përpara. Ne kemi pasuri minerale që i kanë pak vende në Evropë, kemi një natyrë ku janë harmonizuar më së miri begatia me bukuritë e rralla, natyrore. Mbi të gjitha, na kemi njerëz të fortë dhe të gatshëm për çdo lloj pune. Mekanizmi i ri i drejtimit me llogari me vete e gjallëron dhe e emancipon më shumë atë për punë e krijuese, për rendiment, kursim e cilësi në të vetat. Kudo ku kam punuar, referuar ose botuar, brenda dhe jashtë shtetit, kam ndjerë përgjegjësinë intelektuale shqiptare për vendin tim, për kulturën dhe shkencën e tij. Gjithnjë i pushtuar nga thirrja shkollore për çdo shqiptar: nderi i Shqipërisë është nderi i secilit. Nderi i punës sonë është nderi i vendit, i popullit që na arsimoi, na edukoi dhe na la tërësi nivele të tilla të ndërgjegjes kombëtare për të përballuar me dijesë, me përpjekje dhe krenari çdo sfidë të kohës. Fjala e shokut Ramiz Alia në Plenumin e 11-të të KQ të PPSH më mbush me një frymëzim të ri, për një punë me mobilizim se plot dashuri të ligjshme në shërbim të vendit tim, të popullit tim liridashës, të emancipimit të vrullshëm të shoqërisë sonë socialiste. Me këtë rast ftoj të gjithë intelektualët e fushës së arsimit dhe të shkencës që me frymë të partishme kombëtare, me ndjenjën e fortë të shqiptarizmit t’u përvishemi me vrull, me mobilizim të madh me vetëmohim e shpirt sakrifice të gjitha detyrave të ngarkuara në të mirë të Atdheut e shoqërisë sonë, në të mirë të të gjithë popullit shqiptar e të familjeve tona.

Veprimtari me rastin e 10 Korrikut

— TIRANË — Me rastin e festës së 10 Korrikut, 47-vjetorit të krijimit të Ushtrisë Popullore, dhe mbasditën Ministria e Mbrojtjes Popullore organizoi në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë në Tiranë një takim festiv. Merrnin pjesë ushtarakë, kuadro të njësive të vendit e të veteranëve. Këtu mekanizmi Plenumi i 11-të i KQ të Partisë i dha vlera të reja, ia zgjeroi këndvështrimet e punës së vet që këto pasuri të marrin vlera shumë më të mëdha cilësore. Me to ne do të ndërtojmë më shumë fabrika e uzina, do të hapim më shumë vende pune e do të rritim më shpejt pagat dhe shpërblimet. Të gjitha këto, si deri më sot, do të realizohen me mundin dhe djersën tonë, për pa u larguar, bile duke i forcuar më tej lidhjet me të gjitha fushat me vendet e tjera, ku interesat janë të përbashkët. (Vijon në faqen 3)

U largua një grup qytetarësh shqiptarë që ndodheshin në ambasadën çekosllovake

TIRANË, 9 korrik. - Korrespondenti i Agjencisë Telegrafike Shqiptare mësoi se sot u larguan me dokumente të rregullta për në Pragë një grup qytetarësh shqiptarë, që ndodheshin në ambasadën çekosllovake. Largimi i tyre u bë në përputhje me Dekretin e Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPS të Shqipërisë për pajisjen nga procedimi penal të shtetasve shqiptarë që ndodheshin tani në përfaqësitë diplomatike të huaja në Tiranë dhe pajisjen e tyre me pasaporta, në rast se e kërkojnë.

Diana Çuli, shkrimtare:

Robert Koli, ekonomist:

Prof. dr. Rexhep Mejdani

Përparimi i vendit e sigurimi i lirisë së popullit kërkon sot që të gjithë të qëndrojmë në këmbë e sy-hapur. RAMIZ ALIA

DEKRET

Për disa ndryshime në përbërjen e Këshillit të Ministrave Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, Me propozimin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave; PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË V E N D O S I: 1. — Hekuran Isai emërohet zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të Brendshme. 2. — Simon Stefani lirohet nga funksionet e zëvendëskryetarit të Këshillit të Ministrave e të ministrit të Punëve të Brendshme, dhe emërohet Kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit. 3. — Manus Myftiu lirohet nga funksionet e zëvendëskryetarit të Këshillit të Ministrave dhe të Kryetarit të Komisionit të Kontrollit të Shtetit, meqenëse del në pension. 4. — Prokop Murra lirohet nga funksioni i ministrit të Mbrojtjes Popullore, meqenëse del në pension. 5. — Kiço Mustaqi emërohet ministër i Mbrojtjes Popullore. 6. — Vito Kapo lirohet nga funksioni i ministres së Industrisë së Lehtë, meqenëse del në pension. 7. — Bashkim Sykaj emërohet ministër i Industrisë së Lehtë. 8. — Jovan Bardhi lirohet nga funksioni i ministrit të Industrisë Ushqimore, meqenëse del në pension. 9. — Ylli Bufi emërohet ministër i Industrisë Ushqimore. 10. — Xhemal Tafaj lirohet nga funksioni i ministrit të Ekonomisë Komunale, meqenëse kalon në një detyrë tjetër. 11. — Osman Murati lirohet nga funksioni i ministrit të Tregtisë së Brendshme, meqenëse kalon në një detyrë tjetër. 12. — Pajtim Ajazi emërohet ministër i Tregtisë së Brendshme. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Tiranë, më 8.7.1990 Nr. 1 dekretit: 7398 PËR PRESIDIUMIN E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË SEKRETARI KRYETARI S I H A T TOZAJ RAMIZ ALIA DEKRET Për një ndryshim në kodin e punës të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë

DEKRET

Për një ndryshim në kodin e punës të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, Me propozimin e Këshillit të Ministrave; SEKRETARI SIHAT TOZAJ KRYETARI të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë Këshillit të Ministrave; PRESIDUMI I KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË VENDOSI: Neni 1 Në nenin 53 të Kodit të Punës të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, paragrafi i dytë ndryshohet si vijon: «Kur ndërprerja ndodh jo për faj të punëtorit dhe administrata e ndërmarrjes, e institucionit ose e organizatës shoqërore nuk i siguron një punë tjetër, për kohën e ndërprerjes punëtori merr 80 për qind të pagës, kurse personeli drejtues administrativ, inxhinierio-teknik dhe ekonomik, për faj të cilit është shkaktuar ndërprerja e punës ose mossigurimi i një pune tjetër, merr gjysmën e pagës.» Neni 2 i dekretit: 7399 PËR PRESIDENTIN SIHAT TOZAJ KRYETARI RAMIZ ALIA

VENDIM

Nr. 227, datë 9.7.1990 PËR PAGESËN E PUNËTORËVE SIPAS KATEGORISË SE PROCESIT DHE TË VENDIT TË PUNËS Këshilli i ministrave VENDOSI: 1. - Pagesa e punëtorëve të bëhet sipas kategorisë së procesit e të vendit të punës. 2. - Pika 1 e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 40, datë 24.5.1978 dhe paragrafi i dytë i shkronjës «a» të pikës 2 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 169, datë 14.12.1972 «Për disa probleme të punës e të pagave», shfuqizohen. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE ADIL ÇARÇANI