Historia na ka mësuar të rrojmë me djersën tonë, ta mbrojmë lirinë me gjakun tonë
Komitetit Qendror të Partisë dhe shokut Ramiz Alia vazhdojnë t’i vijnë letra e telegrame të shumta nga të gjithë vendi, nga kolektiva punonjësish në qytet e në fshat, nga kooperativistë, të rinj, veteranë, ushtarakë etj. Në to shprehet gatishmëria e mbarë popullit dhe mbështetja e fuqishme për vijën politike të Partisë, për vendimet e Plenumit të 11-të, për rrugën tonë të lirisë e të pavarësisë dhe zëmërimi i thellë ndaj ngjarjeve të fundit në disa ambasada në Tiranë. Njerëzit ashta njotojnë për arritjet dhe zotimet për t’i çuar edhe më përpara fitoret e arritura, për të forcuar edhe më tepër ekonominë, për të çelësuar edhe më shumë unitetin e popullit rreth Partisë dhe shokut Ramiz Alia. - Si mbarë rinia e vendit tonë, edhe ajo e Kalisë së Dodës këtu në malin e Korabit, - shkruajnë të rinjtë e kësaj kooperative të rrethit të Dibrës, - pritëm me entuziazëm vendimet e Plenumit të 11-të që janë vazhdim i Plenumit të 10-të për përsosjen e mëtejshme të demokracisë. Ne i dënojmë veprimet e pahijshme të disa huliganëve dhe vagabondëve, të cilët kanë indinjuar mbarë popullin tonë. Rinia e Kalisë së Dodës do të punojë e do të ngrejë më lart frymën luftarake, do të rritë vendosmërinë dhe entuziazmin këtu në portat e Korabit, do të jetë grusht çeliku rreth Partisë dhe shokut Ramiz Alia. Anëtarët e komitetit të veteranëve të Luftës të rrethit të Vlorës shkruajnë ndër të tjera se si gjithnjë janë pranë Partisë dhe mbështetjet të gjithë procesin e revolucionarizimit të jetës së vendit. Megjithëse me flokë të thinjura e rudhura sakrifica, ta mbrojmë me dinjitet. Punonjësit e ndërmarrjes us- [teksti vazhdon jashtë kuadrit] shoku Ramiz. Pedagogët e komunistët e Institutit të Lartë Pedagogjik «Aleksandër Xhuvani» në Elbasan, midis të tjerash, shkruajnë: «Mbështesim me mendje e zemër dhe me tërë qëndrimet tona vijën politike e masat e marra nga Partia për demokratizimin e mëtejshëm të jetës së vendit. Ata që me veprimet e tyre të ulëta bëjnë lojën e armiqve të jetës e të brendshëm, janë njerëz që shohin ëndrra me sy hapur, njerëz pa dinjitet, të kulturës kombëtare, pa personalitet e pa asnjë vlerë për këdo. Punonjësit e ndërmarrjes ushqimore në Sarandë shkruajnë se rreth 95 për qind e tyre janë të rinj e të reja. Me poshtë ata theksojnë se prodhojnë 100 për qind për eksport, dhe se deri tani detyrat i kanë realizuar 125 për qind dhe po rrisin kulturën e cilësinë e prodhimeve. Teksa ju flisnit në Plenumin e 11-të, i dashuri shoku Ramiz, e ndjemë veten krenarë më shumë se kurrë, që jemi brez i ri i Shqipërisë, e ardhmja e saj, që jemi bij e bija të prindërve që bënë e fituan luftën, që ja ndërruan faqen atdheut tonë ta ... [teksti i prerë] re. Dashurinë për atdheun ne e kuptojmë sot të lidhur ngushtë me djersën që derdhim në tr... se, me mesazhin e fuqishëm që na kanë lënë brezat për ta mbrojtur, për ta dashur e çuar përpara atdheun tonë të shtrenjtë. - Në vendimet e Plenumit të 11-të, pamë edhe njëherë kujdesin e madh që tregon Partia për rritjen e vazhdueshme të mirëqenies materiale e kulturore të popullit tonë. Kjo na shton entuziazmin dhe e bën tërë punën tonë më të frytshme, - shkruajnë punonjësit e NB «Enver Hoxha» të Plasës në Korçë. Detyrat e 6-mujorit në prodhimin e qumështit i kemi realizuar. Po ashtu prodhimin e qumështit të kënaqshëm në prodhimin e grurit. Veprimet e disa fundërrinave na indinjojnë, por themi se ata njollosin veten, jo popullin, se populli jemi ne, punëtorët e fshatarët e ndershëm, me mbi të gjitha kemi interesat e atdheut. - U mblodhëm në një lëndinë rrëzë mali, - thonë kooperativistët e Berishës në rrethin e Pukës, ku ende ruhen istikamet dhe gjurmët e luftërave të kaluara, për të kuvenduar për hallet e detyrat tona. Vendimet e Plenumit të 11-të [teksti vazhdon jashtë kuadrit] na e bëjnë zemrën mal, na shtojnë forcat për të rritur rendimentet e për të shtuar prodhimin, për të pasur boll bukë e zemër për mikun e barut për armikun. Edhe në letra të tjera, si në ato të kolektivit punonjës të ndërmarrjes energjetike në Ballsh, të ndërmarrjes gjeologjike në Korçë, të kolektivit të uzinës së nikel-kobaltit në Elbasan, të efektivit të shkollës së përgatitjes së kuadrove rezerviste në Ballsh, të brigadës së dritëhareve në ndërmarrjen bujqësore të Pukës, etj. shprehen ndjenjat e thella të dashurisë për Partinë tonë të dashur, për Sekretarin e Parë të Komitetit Qendror të Partisë, shokun Ramiz Alia, shprehet gatishmëria e lartë për t’i cuar më tej fitoret e arritura, për t’i mbrojtur me çdo kusht lirinë e pavarësinë e Atdheut.
rrisim faqen atdheut tonë të dashur», dikur të papërmbatur, me kënetë e moçale, me malarje e pa dije; por gjithmonë faqebardhë e të nderuar para historisë. Ne e ndjemë se Shqipëria e re, me tepër se e kujtdo, është e jona, e rinisë. Gjendja e re, qëndrim arsimore të atyre që marrin rrugën e botës në mënyrë të turpshme, na indinjojnë e na shtojnë përgjegjësinë në punë. Jemi dhe bashkëqytetarë të qytetit turistik e kufitar, propaganda e armikut vepron, po ne jemi bllok e syhapur.
Vullnetarët dhe punëtorët e hekurudhës Rrëshen - Klos, ndër të tjera, theksojnë e mbështeten me të gjitha forcat vendimet e Plenumit të 11-të të KQ të Partisë dhe njoftojnë se këto ditë si asnjëherë tjetër i kemi shpallur disa siumi, po tejkalojmë normat mbi 120 për qind, po organizojmë veprimtari të bukura në kohën e li-
Pamje nga qendra e Tiranës.
(Foto: N. Xhufka)
Pamje nga qendra e Tiranës. (Foto: N. Xhufka)
Disiplina - temë e ditës
Kalon menjëherë e repartëve të uzinës «Gogo Nushi» në Fier, dhe tërheq vëmendjen rregulli e disiplina shembullore. Një përmirësim i admirueshëm i secilit në punën e tij. Ja, në repartin e ofiçinës, frezatorja Miranda Furrari ato pak fjalë për çka e pyetëm i thotë pa e ndërprerë për asnjë çast punën. Prej 15 vjetësh është punëtore këtu, e re po me shkallë.
(Vijon në faqen 2)
PËRTEJ MENDIMIT TË NJË NJERIU ...
1.
Lumturi Harizi, mbështet dorën mbi ballë dhe thotë se ka patur një jetë të vështirë. Mundohem ta kuptoj këtë në vështrimin disi kryeng, në sy, në zë, në gjeste, por s’ka mbetur asgjë e tillë. Me sa duket ky mendim i bën një jetë më fund të shpirtit, si kujtim i kohës që shkoi, atëherë kur së bashku me nënën, rrinte të 4 vëllezërit e vegjël. Në Lekaj të Kavajës, duke mbajtur duhan nga të pushimeve verore të shkollës e duke u amuar robat. Se si e rrëfen këta, duke u bërë njëra drejtore, tjetri oficer, mashinist, shofer... zor të kuptohet, se disa gjëra duhet t’i provoje vetë njeriu pa i besuar. Me gjithëse, në atë që thotë ka diçka të qartë dhe krejt të besueshme. Ajo që solli Lumturin dhe vëllezërit e saj deri këtu, ishte dëshira dhe synimi i vendosur për t’u bërë njerëz të aftë dhe bashkëkohorë, për t’ia dalë vetë çdo situate pa ndihma miqësore dhe lëvde. Rruga për të cilën kanë ecur ata sigurisht ka qenë e mundimshme dhe me peripeci që s’mund të tregohen në çdo kohë. Por ja, tani Lumturia u bë një shoqe e nderuar, komuniste, dhe drejtuese e zonja e fabrikës së këpucëve këtu në Tiranë. Tani duke kthyer kokën mbrapa qesh me vete dhe thotë se jeta e saj i kujton romanin e një autori të huaj. Kështu thotë. Ndërsa unë kam përpara jo një personazh letrar po një jetë të gjallë njeriu, krejt të veçantë, dhe njëkohësisht të përbashkët me atë e disa njerëzve të tjerë dhe pjesë vetën se sa janë këta, që çajnë përpara me një ngulm të heshtur, dhe deri ku mund të arrijë njeriu me këto fuqi?
2.
Një muaj më parë në një fabrikën e këpucëve në Tiranë u lidh një kontratë me një firmë të huaj. Brenda kohës më të shkurtër u instalua linja, u morën në punë 150 punëtorë të rinj dhe filloi prodhimi. Veprimet u kryen me shpejtësi, si nga një dorë e vetme. Dhe tani prodhohen çdo ditë 1500 palë këpucë duke synuar deri në fund të vitit dyfishin. Njerëzit ja mund të duket e zakonshme, por ama në ndërmarrje të tjera të industrisë, ngurojnë ta bëjnë këtë. Diku pengon në mekanizmin e zhdërvjellët të kooperimit ndërsa kohë
(Vijon në faqen 3)
Për dyfishimin e prodhimit të mishit të derrit
Ka disa muaj që në kooperativën bujqësore të Trushit dhe në ndërmarrjen bujqësore të Bushatit në rrethin e Shkodrës, në zbatim të vendimeve të plenumëve të kohëve të fundit të KQ të Partisë për përmirësimin e furnizimit të popullit me mish, po përdoret akordi familjar për rritjen e një pjese të ekonomisë pranë shtëpive të tyre. Është kjo një rrugë efektive për shtimin e mishit të derrit, duke e prodhuar atë edhe me kosto më të ulët. Kooperativa e Trushit ka shpërndarë qysh nga fillimi i vitit 1000 gica, nga të cilët 500 për t’i rritur gicat të anëtarët për vete dhe 500 për t’i dorëzuar në kooperativë, ndërsa në ndërmarrjen bujqësore të Bushatit deri tani u janë shpërndarë familjeve të punëtorëve 1500 krerë gica, nga të cilët 300 për t’i rritur për
(Vijon në faqen 2)
Intervista të ditës
Pandi Raidhi, Artist i Popullit:
Që në moshë të re kam qenë partizan e kam luftuar për vendin tim. Populli më bëri artist. Kam luajtur në shumë drama e filma. Ndërsa po shkruaj këtë radhë më kujtohet kur përgatitnim filmin «Tokë e përgjakuar», ku luaja rolin e xha Vasilit. Të them të drejtën, kur mora more në dorë atë plis toke, dola nga roli, u emocionova, ndoshta dhe nga vështrimet e qindra fshatarëve që jetonin bashkë me mua në zemrën e tokës. Unë i përmbajta lotët, ata jo.
Brezat kanë bërë shumë për këtë tokë të shtrenjtë. Bashkoj edhe unë zërin me këtë popullin e intelektualët për veprimet e shumtuara të disa vagabondëve dhe pyet: kush u ndjell me djallëzi, more djema? Djalli e balozi nuk janë përpallë, sol ata janë armiqtë tanë. Si artist, si gjithë kolegët e mi militantë, do të përpiqem t’i shërbej popullit e të mbaj lart emrin e nderuar të artistit shqiptar.
Prof. Hysen Laçe:
Hapat për demokratizimin e jetës sonë shprehin vullnetin e popullit. Nuk është e para herë që populli thotë i pari mendimin se si mund të zgjidhen problemet. Partia dëgjon popullin, prandaj tha të zgjedhohet oborri vetjak e t’i jepen bagëtitë kooperativistit. Në këtë frymë janë edhe vendimet e Plenumit të 11-të për përmirësimin e shërbimeve, për rritjen e pagave të ulëta, që çojnë në forcimin e mëtejshëm të demokracisë, ruajtjen e lirisë, pavarësisë e dinjitetit tonë kombëtar. Në zbatim të këtyre vendimeve, shpreh bindjen se punonjësit e bujqësisë, qofshin të shkencës apo të prodhimit, do të shumëfishojnë forcat për të plotësuar si më mirë nevojat e vendit e të popullit me prodhime bujqësore e blegtorale.
Ilir Kërni, Artist i merituar:
Vendimet e Plenumit të 11-të na gjejnë në valë pune në të gjithë sektorët e jetës. Ne si artistë synojmë t’i japim popullit vepra artistike sa më dinjitoze. Trupa jonë e baletit tani përgatitet për një turne shfaqjesh në Itali me baletin «Halili dhe Hajria». Atje do të përfaqësojmë artin tonë të madh që ka si mesazh kryesor patriotizmin. Ky mesazh i artit tonë është përbëndetur gjithmonë nga artdashësit e huaj. Ngjarjet e ditëve të fundit të disa huliganëve dhe amplifikimi që u kanë bërë atyre disa mjete të propagandës së huaj, nuk na e turbullojnë vizionin tonë për mbështetjen miqësore midis popujve, të cilët artin e kanë konsideruar si mjet afrimi. Modestë për atë që kemi arritur dhe optimistë për horizontet që na hap Partia, do të jemi gjithmonë përkrah saj.
Intervista të ditës
Neritan Ceka, arkeolog,
Vendimet e Plenumit të 11-të mbushin me frymëzim çdo njeri të ndershëm, çdo atdhetar, sepse këto detyra krijojnë kushte të mira për zhvillimin shoqëror, e dhe për zhvillimin e përpunim e mendimit intelektual. Në këtë kuadër, edhe shkencat tona kulturore, ku bën pjesë edhe arkeologjia, fitojnë koncepte të gjëra për zhvillimin e tyre. Në se arkeologë, vëme se janë të shumtë ata të rinj dhe të reja, që kanë interesa të gjera për arkeologjinë. Unë vë re se ata këtë e bëjnë jo thjesht për kuriozitet apo për kulturë të kulluar. Jo! Ata edhe nëpërmjet kësaj «dritareje», shikojnë cilësitë dhe virtytet e paraardhësve tanë, si: trimërinë, zotësinë, ndershmërinë, dashurinë për vatanin, këmbënguljen për të mos e braktisur atë. Në këtë pikëpamje, arkeologjia atyre u ka shërbyer jo vetëm si mjet kulture, por edhe si arenë e edukimit atdhetar: Nga kjo anë, ne, arkeologët, ndjejmë detyrën që jo vetëm ta afrojnë më shumë brezin e ri në këtë fushë, por edhe t’i tregojmë atij më shumë përfundime e mësime nga e kaluara e lavdishme e paraardhësve tanë. Një nga këto arritje është edhe ajo se kulmet historike të kombit tonë janë përpjekur gjithmonë me kulmet kulturore, në arritjen e të cilave ai nuk ka kursyer kurrë forcat materiale dhe njerëzore.
Procesin e demokratizimit të jetës së vendit as e kemi importuar, as na e ka imponuar njeri. Atë e kemi filluar vetë duke u nisur nga kushtet dhe nevojat e shoqërisë sonë socialiste, nga etapa e re e rritjes dhe e zhvillimit të saj. RAMIZ ALIA Megjithëse me flokë të thinjura dhe brudha balli, nuk do t’i kursejmë forcat dhe energjitë përkrah brezave të rinj të Atdheut tonë të dashur, do të bëjmë të pamundurën që atë që kemi ngritur me gjak e sakrifica, ta mbrojmë me dinjitet. Punonjësit e ndërmarrjes bujqësore «Partizani» në rrethin e Beratit, midis të tjerash, shkruajnë: «Të mbledhur për të gëzuar përfundimin e fushatës së korrjeve - shirjes së grurit, ju njoftojmë se tejkaluam planin e prodhimit të grurit 1000 kv, të qumështit si 6 mijë kurorë 520 kv. Ndërkohë jemi hedhur në aksion për të shënuar arritje të tjera në të gjitha kulturat. Vendimet e Plenumit të 11-të na kanë rritur mobilizimin për punë, gatishmërinë e vigjilencën për t’u bërë ballë presioneve e ndërhyrjeve të armiqve të jashtëm e të brendshëm. Historia na ka mësuar të ruajmë me djersën tonë, të ushqehemi me bukën tonë, ta mbrojmë lirinë me gjakun tonë. Situatat na bëjnë thirrje për të qenë në vijën e parë të punës e të luftës. Ne kështu do të jemi, radhë shtrënguar rreth Partisë, me ju në krye
VENDIM
Nr. 228 datë 11.7.1990
Për riorganizimin e shërbimeve dhe të artizanatit
Këshilli i Ministrave, duke patur parasysh konkluzionet e Plenumit të 11-të të Komitetit Qendror të Partisë për nevojë të përmirësimit të rrjetit të punës në sektorët e shërbimeve dhe të artizanatit,
VENDOSI:
1. Të riorganizohet në tërësi fusha e gjerë e shërbimeve (komunale, jetësore, tregtare) dhe të artizanatit. Për këtë të punohet paralelisht në tri drejtime:
a) Të përmirësohet puna në ndërmarrjet shtetërore të shërbimeve e të artizanatit, duke zbatuar sipas specifikës së tyre kërkesat e mekanizmit të drejtimit me llogari më vete, e cila të funksionojë në çdo njësi e dyqan.
b) Me iniciativë, sipas kushteve, të krijohen edhe kooperativa të artizanatit. Në këtë rast mjetet kryesore dhe veglat e punës kalojnë në pronë grupi, kundrejt pagesës.
c) Zanatinçinjte, duke përfshirë edhe ata të tregtisë së vogël, të lejohen për të kryer shërbime individualisht si privatë, në shtëpi, në rrugë, në dyqane e në pika ambulante.
2. Në ndërmarrjet dhe në kooperativat e artizanatit, krahas investimeve e furnizimeve me plan, çdo njësi vetëvepron për sigurimin e lëndëve të para dhe po kështu edhe për caktimin e çmimeve, për modelet etj., në përputhje me kriteret e përcaktuara me dispozita të veçanta.
kooperativat e artizanatit, formohet nga të ardhurat që mbeten pas shlyerjes së shpenzimeve të prodhimit dhe të detyrimeve financiare.
5. Artizani ose tregtari që punon privatisht, vetëm apo me një ortak, mund të angazhojë në shërbim edhe pjesëtarë të familjes, por jo të punësojë të tjerë. Ata duhet të kenë lejen e ushtrimit të profesionit dhe librezën shëndetësore, të përballojnë në detyrimin financiar taksë për të ardhurat që realizojnë dhe të sigurojnë veten për pensionin dhe sëmundshmërinë. Tarifat mbi të ardhurat e individëve që ushtrojnë privatisht zej e profesione të ndryshme, caktohen nga Ministria e Financave.
6. Ushtrimi i zejes apo i profesionit pa leje dënohet si kundërvajtje administrative me gjobë qytetare ose me gjobë gjer në 1000 lekë dhe deri në marrjen e mjeteve të punës nga përgjegjësi i seksionit të financës dhe të kontroll-revizionit të komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit.
Kundër vendimit të dënimit mund të bëhen ankimi brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit ose e njoftimit të tij, te kryetari i komitetit ekzekutiv të Këshillit Popullor të rrethit, akti i të cilit është i formës së prerë.
7. Artizanati dhe shërbimet të shkëputen nga sistemi i ekonomisë komunale dhe të kalojnë në sistemin e industrisë së lehtë, ndërsa shërbimet tregtare private të kalojnë në sistemin e tregtisë, si në qendër [teksti vazhdon jashtë kuadrit]
ratav e artizantit, krahas investimeve e furnizimeve me plan, çdo njësi vetëveron për caktimin e çmimeve, për ... [?] dhe veçanta.
3. Marrëdhëniet e njësive me ndërmarrjet ose kooperativën e artizanatit dhe të këtyre të fundit me shtetin ndërtohen mbi bazën e detyrimeve financiare që përcaktohen periodikisht në shumë absolute. Ato përfshijnë: pjesën e prodhimit për shoqërinë (tatim-fitim), fondin e amortizimit, një prim sigurimi për fondet kryesore, si dhe kuotën e sigurimeve shoqërore.
4. Paga e punonjësve, në çdo njësi e dyqan, në ndërmarrjet ...