Zëri i Popullit
13 korrik 1990
PËRKRAH PARTISË, TË GATSHËM PËR TË MARRË MBI SUPE DETYRA TË REJA
Sekretariati të Parë të KQ të Partisë, shokut Ramiz Alia dhe Komitetit Qendror të Partisë vazhdojnë t’u vijnë letra dhe telegrame nga dhjetëra kolektiva punonjës, organizata masash, komunistë e kuadro, të rinj e veteranë, punëtorë e kooperativistë, intelektualë e ushtarakë, në të cilat shprehet solidarizimi i njëshem me vendimet e Plenumit të 11-të të KQ të Partisë, si dhe besimi se duke punuar me forca të shumëfishuara do t’i bëjmë ato realitet. Në letrat e tyre ata premtojnë se do të vënë në shërbim të Atdheut e të popullit të gjitha forcat e tyre fizike e mendore për të çuar përpara procesin e demokratizimit e revolucionarizimit të jetës së vendit, për të ngritur më lart mirëqenien e popullit dhe forcuar lirinë dhe pavarësinë e Atdheut. Në telegramin e tyre komunistët, pedagogët dhe punonjësit e Universitetit «Enver Hoxha» të Tiranës, shkruajnë: «Në këto momente, kur alternativa e zhvillimit të shoqërisë sonë e në provë formimin, dinjitetin dhe karakterin e çdo shqiptari, inteligjencia e Universitetit është besa-besë me Partinë. Besimi ynë është i patundur se ato perspektiva që i hapen Shqipërisë me vendimet e Plenumeve të kohëve të fundit janë dhe rruga e zhvillimit tonë...». - Rinia e shkollës sonë, - shkruan kolektivi mësues - nxënës i shkollës së mesme të përgjithshme «Ali Demi» në Vlorë, - është e lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me Partinë, me socializmin. Ne do të luftojmë të jemi përherë në ballë të rinisë së atdheut, të gatshëm për të bërë çdo gjë për përparimin e mbarëvajtjen e tokës mëmë. Materialet e plenumit të fundit të KQ të PPSH, sidomos vendimet e Plenumit të 11-të, na kanë frymëzuar dhe po punojmë me mobilizim për të vënë në jetë detyrat e mëdha që na dalin për ngritjen e nivelit cilësor të shkollës dhe për edukimin atdhetar dhe patriotik. Të varfër kemi qenë, ndoshta më shumë se kushdo tjetër në pukjanët shkruajnë gjeologët e ekspeditës gjeologjike me qendër në Pukë, por edhe atëherë kur ishin në fuqi regjimet antipullore mbijetuam, e jo më tani kur i kemi të garantuara të gjitha të mirat, e mbi të gjitha lirinë e demokracinë. Jemi shumë të zemëruar nga ata njerëz që hyjnë nëpër ambasadat e huaja në Tiranë dhe kërkojnë të largohen jashtë atdheut në kundërshtim me ligjet, në një kohë që shteti ynë ka përcaktuar rregullat përkatëse për këdo. Me gëzim ju njoftojmë se jemi vënë në ballë të kolektivave të rrethit dhe detyrat e 6 mujorit i realizuam mbi 115 për qind. Po punojmë për të ko-
të e njësisë «Vojo Kushi» në Laç solidarizohen plotësisht të gjitha organizatat e rinisë së njësisë sonë u mobilizuan e diskutuan për detyrat që na dalin për forcimin e mëtejshëm të vigjilencës e gatishmërisë luftarake. Proceset revolucionarizuese për demokratizimin e tërë jetës së vendit kanë ngritur peshë zemrat tona, ato na kanë hapur horizonte të reja, na kanë rritur iniciativën për të mbrojtur e begatuar atdheun tonë socialist.
tur. Ne aty po përcaktojmë rrugët për edukimin e vazhdueshëm të brezit të ri me ndjenjë kombëtare. Ata të rinj që kanë hyrë në ambasadat e huaja s’kanë asgjë të përbashkët me rininë tonë. Kemi qenë e do të jemi gjithnjë të gatshëm e në unitet të pathyeshëm me Partinë për të dhënë maksimumin e energjive tona rinore për realizimin e detyrave që na takojnë.
PËRKRAH PARTISË, TË GATSHËM PËR TË MARRË MBI SUPE DETYRA TË REJA
në perspektivë. mëdha që na dalin për ngritjen e perspektivës. - Si vendim i ri i kolektivit të punonjësve të 9 mujorit të parë afatit të vitit ndërsa atë vitet 20 ditë më shpejt. Kjo është fjala jonë, fjala e gjegjologëve. - Gratë naftëtare të ndërmarrjes së shpim - kërkimit të naftës në rajonin e Vlorës ndër të tjera shkruajnë: në themel të jetës së çdo njeriu janë dashuria për Atdheun dhe sakrifica për të, dhe vetëm kështu të bëjnë të lumtur. Prandaj të 400 gratë që ishim në këtë mbledhje i japim fjalën Partisë se me punë do ta kapërcejmë çdo vështirësi dhe do të mobilizohemi për ta bërë jetën tonë gjithmonë e më të lumtur e më të begatë. - Si mbarë populli dhe forcat e tij të armatosura, edhe ne të rinjtë e njësisë «Vojo Kushi» në Laç solidarizohemi plotësisht i cili është shprehje tjetër e thellimit të procesit të demokratizimit të të gjithë jetës së vendit. Me këtë rast të gjitha organizatat e rinisë të njësisë sonë u mblodhën e diskutuan për njoftojnë se për periudhën e 6-mujorit të parë realizuan frontalisht detyrat si në fushën eksperimentale shkencore e dhe në prodhimet blegtorale e bujqësore. Duke u dhënë përparësi racave autoktone gjatë kësaj periudhe ata realizuan 120 për qind prodhimin e qumështit, 100 për qind të mishit, nga lopët e racës Valbona u mor një rendiment prej 1560 litra për krerë dhe nga delet e racës Bardhoke 40 litra për krerë, ç’ka garanton tejkalimin e detyrave vjetore. - Minatorët e sektorit Homesh të minierës së qytermgurtit në Mokrër të Poshtme ndër të tjera në letrën e tyre shkruajnë: Përkra-him njëzëri vendimet e Plenumit të fundit të KQ të Partisë si dhe fjalimet Tuaja shumë të rëndësishme, shoku Ramiz. Ne ju sigurojmë se jo vetëm se do të japim qymyrgur më shumë dhe me cilësi më të mirë, me mbi 3000 kilokalori, por do të rrisim vigjilencën, do i edukojmë fëmijët tanë me ndjenjën e atdhedashurisë dhe do të bëjmë çdo gjë për përparimin e mbrojtjen e tokës mëmë. Materialet dhe për edukimin atdhetar dhe patriotik. -
Le të punojmë me vendosmëri e iniciativë pa kursyer djersën e forcat tona
- Komunikatë e Komisionit Qendror të Garave Socialiste për arritjet e 3-mujorit të dytë 1990 -
Edhe gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, klasa punëtore dhe masat e gjera punonjëse në mbarë vendin punuan me mobilizim për të zbatuar vendimet e planeve të kohëve të fundit të Komitetit Qendror të Partisë dhe porositë e shokut Ramiz Alia, për realizimin frontal të detyrave të planit. Komisioni Qendror i Garave Socialiste, i mbështetur në arritjet e tremujorit të dytë të këtij viti, vendosi: Të dallojë rrethet: 1. Për realizimin deri tani të dë-rëzimit të planit të grurit: Sarandë, Vlorë, Krujë, Gjirokastër, Lushnjë, Fier. 2. Për plotësimin e planit të për-gjithshëm industrial: Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Librazhd, Gramsh, Kolonjë, Përmet, Skrapar dhe Dibër. 3. Për plotësimin e planit të eksportit: Tiranë, Durrës, Fier, Korçë, Elbasan, Berat, Shkodër, Lushnjë, Gjirokastër, Librazhd, Lezhë, Gramsh, Kolonjë, Përmet dhe Skrapar. 4. Për arritje në plotësimin e të ardhu-rave neto: Tiranë, Shkodër, Lushnjë, Gjirokastër, Sarandë, Gramsh, Kolonjë, Përmet, Skrapar dhe Mirditë. 5. Për plotësimin e planit të dërgimit të qumështit: Dibër, Gjirokastër, Kolonjë, Kukës, Berat, Lushnjë, Mirditë, Përmet, Pogradec, Skrapar dhe Tropojë. 6. Për plotësimin e planit të dërgimit të vezëve: Tiranë, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Kolonjë, Krujë, Kukës, Librazhd, Mirditë, Përmet, (Vijon në faqen 2)
NGA VENDIMI NË ZBATIM
Zgjerohet rrjeti artizanal — MAT —
Zgjerohet rrjeti artizanal
- MAT -
Shërbimi tregtar ka shumë punë këto ditë, edhe për faktin se ndërmarrja përkatëse mbulon tre qytete dhe gjithë fshatrat e këtij rrethi. Prandaj fillimi i veprimtarisë tregtare mbi bazën e vendimit të ri të Këshillit të Ministrave, këto ditë u prit shumë mirë. Ndërkohë që filluan ambulantët e ëmbëlsirave e të pijeve të ftohta, banorët e lagjes kanë kërkuar një shpërndarje më të mirë të disa shërbimeve nga ndërmarrja përkatëse, e cila do të ketë përparësi në treg për pjesën e përvojën që
Ndermarrja e ndërtimit mori përsipër ngritjen e disa lokaleve, veçmas dy të tilla për shitjen e mishit. Në repartin e jorganpunuesve kanë kërkuar që të punojë një kuadër i një kan... robeqepëse kanë kërkuar që të punojnë në kuadrin e një kooperative artizanati, duke bërë punë edhe në shtëpi. Ndërmarrja të tilla për shitjen e mishit.
Ma sa konkrete
- LEZHË -
Dje me gazetën në duar mjaft punonjës lezhjanë diskutonin për vendimin e ri të Këshillit të Ministrave që bën fjalë për hapjen e njësive vetjake dhe kooperativave të artizanatit. Nga ora 10 në zyrën e kryetarit të komitetit ekzekutiv të KP të rrethit u organizua një takim me ata persona që kanë shfaqur dëshirën për të filluar nga puna që sot. Lezha ashtu është e pasur dhe e larmishme në llojet e gatimeve, pijeve freskuese, ëmbëlsirave, punimeve artistike etj. Ndaj kur dëgjoje të diskutonte Adem Kërçini për hapjen e një pike afër stacio- stacionit të autobusëve të Lezhës, vetvetiu vështrimi na shkoi te drejtori i ndërmarrjes tregtare që ndodhej në takim, i cili tha se po punojnë në mënyrë që nesër të fillojë nga puna një pikë tjetër në Shëngjin dhe së afërmi edhe pika e dyqane të tjera në lagjet «Besëlidhja», «Gurra», «Skënderbeg» etj. Të bien në sy se i gjithë interesimi për të gjetur vende ku ka më tepër njerëz dhe ku i bëhet më mirë popullit. Edhe diçka ma bëri përshtypje nga ky njoftim: nga ndërmarrja komunale, tregtia etj. u gjetën forma të ndryshme për t’i ndihmuar personat privatë me pajisje në formën e kredisë, në gjetjen e lokaleve, si të njësive për qëpabatore, piteve, aq të dëshiruarat e të pëlqyeshme nga njerëzit, e bojaxhinjve, llustraxhinjve, e shërbimit hidraulik. Nga disa zanatçinj e specialistë të triciklove e këpucëve më porosi u kërkua të punojnë në kooperativë artizanati. Po diskutohet për të hapur dhe pika të tjera nëpër fshatra.
Tradita që përtërihen
— Tri biseda dhe në Tiranë —
Vendimi i Këshillit të Ministrave për riorganizimin e shërbimeve dhe të artizanatit i jep një shtytje të mëtejshme punës së filluar për të rinovuar tradita të shërbimeve, për të zgjeruar aktivitete e njësi shërbimi, për të rritur cilësinë e nëpërmjet «zgjerimit» të mjeshtërive të ndryshme, të trashëguara, ose të krijuara rishtaz.
Dje zhvilluam disa biseda me qytetarë e kuadro të ndryshme:
Niko Naska, përgjegjës i seksionit komunal në Komitetin Ekzekutiv të KP të rrethit të Tiranës: Ky është një aksion e detyrim i madh për ne. E vërteta është se në emër të përgjegjësimeve kanë mbetur edhe në sasi e llojmëshmë disa zona e lagje pa shërbimet e duhura. Po përmend disa: lagja Nr. 4 me 4600 banorë s’ka asnjë lokal shërbimi. Tërë lagja 19 ka vetëm 1 tavapjekës, lagja 24 me 3200 banorë asnjë aktivitet. Kështu mund të përmend dhe shumë fshatra.
Plenumi i 11-të dhe vendimi i Qeverisë, krijon mundësira që të ndryshojë gjendja jo vetëm në sasi, po dhe në cilësi rrënjësisht, madje duke përshpejtuar me javë e ditë. Bazë edhe në të ardhmen do të jenë shërbimet shtetërore, ndërsa aktivizimi i zanatçinjve private mbush boshllëqet, plotëson nevojat për zeje të veçanta, ku kërkohet më shumë mjeshtëri e traditë individuale.
Konkretisht vetëm NRSH-1 ka organizuar 7 sektorë me vetfinancim. Tani punohet që çdo lokal brenda sektorit të kalojë me vetfinancim. Janë hapur 45 lokale private që janë me 1 deri 3 vetë, si tavapjekës, fotograf, sahatçinj, hekurlthyes, llustraxhinj, mbushës me gaz etj. Nëpër lagje po evidentohen tërë zanatçinjtë që deri tani punojnë edhe në ndërmarrje shtetërore, po edhe si privatë.
(Vijon në faqen 2)
Rrethi i Fierit realizoi planin e prodhimit dhe të dorëzimit të grurit
Fshatarësia kooperativiste, punonjësit e NB-ve dhe mekanizatorët e rrethit të Fierit realizuan planin e prodhimit e të dorëzimit të grurit 100 për qind.
Në të gjithë sipërfaqen prej 20 mijë hektarësh u morën mbi rendimenti i planifikuar prej 41.3 kv/ha. Në 12500 hektarë të zonës fushore u arrit mesatarisht një rendiment prej 46.2 kv/ha. Në 5000 hektarë të kësaj zone u morën mbi 50 kv/ha. Të tetë ndërmarrjet bujqësore tejkaluan planin e prodhimit.
(Vijon në faqen 2)
FJALIMI I SHOKUT RAMIZ ALIA SHPER NDAHET SI DOKUMENT I OKB-së
Në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork u shpërnda si dokument i Asamblesë së Përgjithshme, i Komisionit Ekonomik dhe Shoqëror, si dhe i Komisionit të Drejtave të Njeriut përmbledhja e fjalimit të shokut Ramiz Alia mbajtur në Plenumin e 11-të të KQ të PPSH.
(ATSH)
Fjala e artistëve tanë
Ndrekë Luca.
Artist i popullit:
Vendimet e rëndësishme të Plenumit të 11-të të KQ të Partisë janë detyrim i madh për çdo njeri të ndershëm, që nga ai më pozitiv shtetëror e shoqëror, e deri tek punëtori i thjeshtë. Patriotizmi provohet me punë e jo me fjalë. Patriotizmi kërkon që gjithë energjitë tona t’i vëmë në shërbim të atdheut për t’i rritur më tej mirëqenien e gjithë popullit, e cila përbën bazën e rendit tonë socialist. Kohët e fundit disa të rinj të mashtruar nga propaganda e huaj, në rrugën e arratisë nëpër botë, pa ditur se ku shkojnë. Por shpejt atyre do t’u kujtohen fjalët e popullit: «Shtëpitë e heqja, me t’i lëvdueshin, me i provue, mos i provofsh».
Fjala e artistëve tanë
Pirro Mani.
Artist i popullit:
Fjala e krijuesve të artit skenik, ashtu si e të gjithë artistëve dhe e popullit tonë për vendimet e Plenumit të 11-të të Komitetit Qendror të Partisë është: Solidarizim i plotë me to.
Në themel të artit tonë dramatik kanë qenë dhe janë veprat që frymëzojnë dashurinë e paepur për atdheun. Që nga filmimet e tij teatri ynë kombëtar këtë mesazh ka përcjellë dhe këtë do të përcjellë edhe në të ardhmen. Përgjigjja jonë në ndërmarrjet e artit për ata që i mbajnë sytë jashtë atdheut ka qenë dhe do të jetë: «Guri i rëndë në vend të vet», se në vend të tjera, siç i thotë Jonuz Bruga të birit në dramën “Familja e peshkatarit” «çdo gjë mund të gjesh, por Shqipërinë, kurrë!».
Fjala e artistëve tanë
Ermir Krantja.
Artist i Merituar:
Partisë për zhvillimin e vendit dhe thellimin e demokracisë në shoqërinë tonë, janë frymëzim dhe nxitje për çdo qytetar të ndershëm dhe patriot që mendon e punon me frymën përparimtare të atdheut. Koha që jetojmë kërkon mbi gjithçka përkushtimin maksimal të secilit ndaj idealeve e aspiratave tona më të larta: lirisë, pavarësisë së atdheut e socializmit. Secili në frontin e vet të punës, me aftësi e përkushtim, t’i dalë zot punës e detyrës. Kështu, e gjithë shoqëria e çdo individ i del zot vendit. Thirrja e ditës për çdo shqiptar është: dashuri e pakufishme për Shqipërinë, për sotmen dhe të ardhmen e saj! Detyra jonë si krijues militantë, si bij të këtij populli, është që këto ndjenja të zjarrta atdhedashurie t’i pasqyrojmë fuqishëm në veprat tona.
të e njësisë «Vojo Kushi» në Laç solidarizohen plotësisht me vendimet e Plenumit të 11-të të KQ të Partisë, i cili është shprehje tjetër e thellimit të procesit të demokratizimit të të gjithë jetës së vendit.
tur. Ne aty po përcaktojmë rrugët për edukimin e vazhdueshëm të brezit të ri me ndjenjë kombëtare.
Ndermarrja e ndërtimit mori përsipër ngritjen e disa lokaleve, veçmas dy të tilla për shitjen e mishit.
Populli ynë gjithnjë ka parë përpara dhe ka marrë fuqi nga perspektivat e qarta.
RAMIZ ALIA
Në rrugën e zgjidhjes
— Njoftim i Byrosë së Informacionit Publik të OKB-së —
Në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Zyra e Informacionit Publik në një deklaratë për shtypin njofton përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm në Tiranë, ka raportuar Perez de Kuelar se problemi i gjyqtarëve shqiptarë në për-
Jork, Zyra e Informacionit Publik në një deklaratë për shtypin njofton përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm në Tiranë, ka raportuar Perez de Kuelar se problemi i gjyqtarëve shqiptarë në përfaqësi është i rëndë për zhvillimin e zgjidhjes. Sipas tij përfaqësuesi diplomatik dhe qeveritar kërkojnë paqe si po bisedojnë qeverinë shqiptare për zgjidhjen, ku edhe OKB-ja, po jep kontributin e vet.
Zyra e Informacionit Publik të OKB-së vuri në dukje gjithashtu se Sekretari i Përgjithshëm, Perez de Kuelar, gjatë vizitës së tij në Shqipëri u sigurua nga autoritetet shqiptare se procesi i demokratizimit të jetës do të vazhdojë dhe nuk do të ketë kthim mbrapa në reformat që presidenti i Shqipërisë Ramiz Alia, paraqiti në maj të këtij viti dhe që përfshijnë ndryshime ekonomike, lejimin e qytetarëve shqiptarë për të udhëtuar jashtë shtetit, etj.
(ATSH)