18/07/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

18 korrik 1990

ATDHEU MBROHET ME PUNË E DIJE

Të ne, ndërtimi socialist dhe mbrojtja e vendit janë një çështje e vetme. Zhvillimi ekonomik është i lidhur pazgjidhshmërisht me mbrojtjen dhe anasjelltas. Kurrësesi nuk mund të flitet për një mbrojtje të fortë pa pasur edhe një ekonomi të mirë bashkëkohore. Kështu logjaroja e çdo qytetari atdhetar e të ndershëm është fronti i tij i përditshëm i punës, punëtori qofillë apo shkencëtar, ministër apo fshatar, i ri apo veteran. Mbrojtja e Atdheut nuk kërkon vetëm heroizmin e një qasje si në luftë, apo gjakët, por heroizmin e përditshëm të të gjitha masave punonjëse. “Përparimi i vendit e siguron lirinë së popullit kërkon sot që të gjithë të qëndrojmë në këmbë e syhapur,” theksoi shoku Ramiz Alia në Plenumin e 11-të të KQ të Partisë. Vlera e atdhedashurisë së secilit nuk matet me fjalët e sloganeve, me spekulimet e kafeneve, por me ç’vë në dispozicion të Atdheut, të zgjerimit të demokracisë së jetës, të përparimit tonë ekonomik. Vlera e atdhedashurisë së të secilit matet me punën që bën, me djersën e dijet që derdh në shërbim të popullit. Klasa punëtore dhe organizata e saj e Bashkimeve Profesionale, rinia dhe gratë, kooperativistët dhe nxënësit në letrat e shumta që i kanë dërguar këto ditë shokut Ramiz Alia, pasi shprehin indinjatën e thellë kundër gjuhës atyre që kërkojnë të turbullojnë jetën paqësore të vendit tonë e të teksaion së jan ngritur të gjithë në këmbë, të gatshëm për të mbrojtur Atdheun, lirinë kombëtare, çetësinë e demokracinë, me bindje përfundon: “Ecjen përpara nuk e presim nga të huajt, as nga parazitët, por nga duart tona, nga djersa jonë.” Ky është një zotim dhe bindje mbarëpopullore. Të gjithë e duam atdheun, lirinë, pavarësinë. Të gjithë jemi të gatshëm t’i mbrojmë. Po kur, ku dhe si? Me punë e dije, kudo e kudoherë. Partia me të drejtë e në mënyrë krejt logjike po i jep përparësi zbatimit të masave ekonomike, të cilat nuk çojnë vetëm në përparimin e saj, por do të ndikojnë drejtpërdrejt në ngritjen e mirëqenies së masave punonjëse, në demokratizimin e jetës së vendit dhe në forcimin e mbrojtjes. Mbrojtja shoqërua jonë është në një çast kërkimi për të ardhmen e qëllimet. Mba- jtet asaj me vendimet e plenumëve të fundit të KQ të Partisë. Themelo- lore është që këto vendime për revolucionarizimin e jetës nëpërmjet rritjes së rolit të masave e demokratizimit të gjithanshëm, po kuptohen drejt nga populli dhe gëzojnë përkrahjen e plotë të klasës punëtore, të fshatarësisë kooperativiste, të inteligjencës. Ndodh kështu sepse ato kuptohen jo thjesht si probleme ekonomike, por si probleme që kanë të bëjnë me fatet e socializmit në vendin tonë. Si të tilla, edhe duhen trajtuar në propagandën e punën e Partisë e të organizatave të masave me njerëzit. U ka hije të quash atdhetarë të mirë të gjithë ata që po na japin njëmijë e arritjeve dhe të tejkalimit të të grurit, të prodhimeve industriale, të ndërtimit e shërbimeve për popullin. Nuk është koha të dëgjojmë si rrahin gjoksin disa e thonë me mendjemadhësi: «Le të bëjë thirrje Atdheu, pa të më shihni!». Atdheu çdo ditë e çdo orë na bën thirrje. Punove mirë? Për Atdheun punove. Prodhoheve me cilësi e rendiment të lartë? Për popullin prodhove. Në këtë fushë kanë detyrat të mëdha organizatat e Partisë, por edhe organizatat profesionale dhe ato të rinisë, për të forcuar edhe më tej bindjet e shëndosha se sot më shumë se kurrë kërkohet ndihmesa e secilit për të mirën e shoqërisë sonë socialiste. Është një fitore e madhe e kohës së edukimi dhe arsimi i njerëzve. Sot në vendin tonë një në çdo 38 banorë është me shkollë të lartë dhe një në çdo 7-8 banorë me shkollë të mesme. Fuqi e madhe njerëzore dhe intelektuale. E tër kjo duhet vënë në shërbim të plotë të përparimit tonë të gjithanshëm. Vendimet që ka marrë e po mban Partia shërbejnë si mbështetje të fuqishme për veprimet krijuese për zgjidhje konkrete e kapërcim të vështirësive që hasen në ndërtim, në sektorë e institucione të ndryshme. Pa pjesëmarrjen veprare të punëtorëve, të ekonomistëve e drejtuesve; pa mendimin konkret e dijet e tyre nuk mund të arrihet as kthesa as rezultati i pritur. Shumë gjëra kanë qenë përpara. Por ende një pjesëzit e ndonjë nevojën për një punë më të madhe në zbatim të porosisë së Partisë që administrimi i ekonomisë të çlirohet nga ngatërresat totale me mospërputhje të cilat mbështeten në kritere e praktika që u ka kaluar koha, që dëmtojnë ekonomike e të bazuar në ligjin e kanë zëvendësuar me drejtimin administrativ ose drejtime urdhëruese. Ky lloj drejtimi pengon ekonomikën, pengon pjesëmarrjen, frenon nismën e masave. Prandaj konceptet e praktikat që u shqyençhë e mbajnë në këmbë, duhen luftuar me të gjithë forcat organizuese, mobilizuese e sqaruese të Partisë; me gjithë forcën e kontrollit të klasës punëtore, me gjithë forcën e mendimit me të përparuar të kohës. Të mos harrojmë se këtu, në suksesin apo mossuksesin e masave që po ndërmerr Partia, varen fatet e përparimit tonë të mëtejshëm e të pavarësisë. Realizimi i tyre kërkon punë, bile shumë punë, kërkon vërejtje të madhe, kërkon shumë dije. Detrat e rënda i kërkojnë nga të gjithë, por përparë, nga organizatat drejtuese të Partisë e të shtetit më shumë se dinamizëm, më shumë këmbëngulje në punë, më shumë forcë zbatuese. Çështja shtrohet që ato të përmirësojnë pareshtur metodat e stilin e punës, të mos prekin, por të veprojnë me energji, por të veprojnë me energji në zbatimin e detyrave, me atë energji e interesim, me atë militantizëm e frymë atdhetare siç i kërkojnë detyrat më të larta ndaj Atdheut dhe popullit. Për mbrojtjen e Atdheut populli është i gatshëm të bëjë çdo sakrificë. Për mbrojtjen e Atdheut. Po për ta punuar e shfrytëzuar të ngritur në këmbë. Kjo frymë të të na karakterizojë në çdo punë e për çdo detyrë. Për Mbrojtjen e Atdheut e di ai apo intelektual do të rrembë në armën. Le të vëre në shërbim të socializmit dijet e tyre, kulturën, pasionin, mendimin krijues. Kjo është thirrja e ditës për të gjithë. Kështu shprehet atdhedashuria e çdo shqiptari, që e ka për herë ta mbajë këtë emër.

Mobilizim në rritje, rezultate konkrete

Vendimet e Plenumit të 11-të të KQ të Partisë kanë krijuar një mobilizim të ri tek klasa punëtore e rrethit të Librazhdit. Shprehet konkrete e tij është realizimi i tejkalimit i detyrave të periudhës janar - 15 korrik në prodhimin e përgjithshëm industrial, qarkullimin e mallrave, volumin e punimeve të mekanizuara, transportin hekurudhor të mallrave etj. Duke ndjekur me përparësi detyrat e eksportit u plotësua 20 ditë para kohe plani i eksportit të 7 mujorit nga të gjitha ndërmarrjet që lidhen me të. Si kurdoherë në pararojë qëndrojnë minatorët. Kolektivi i minierës së hekur-nikelit në Pishkash, Herojnë e Punës Socialiste, e çila më 1 korrik kaloi me logari më vete, tejkaloi detyrat e periudhës në 8 mijë tonë hekur-nikel. Vetëm gjatë dy javëve të fundit të këtij muaji detyrat u tejkaluam me 2500 tonë hekur-nikel, duke kursyer dhe 200 mijë kilovat-orë energji elektrike. Sektori i Skroskës i kësaj miniere, me përgjegjës Shaban Ozunin, realizoi detyrat e pesëvjeçarit të tetë dhe deri në fund të vitit lufon të japë 70 mijë tonë hekur-nikel të kuotave të pesëvjeçarit. Përvoja pozitive e këtij kolektivi në treguesit ekonomikë e financiarë po përgjithësohet edhe në sektorë e tjerë. Kolektivi i minierës së kromit realizoi 15 ditë para afatit detyrat e 7 mujorit në prodhimin e eksportin të kromit dhe punon për tejkalimin e tyre. Edhe punonjësit e grumbullim-përpunimit realizuan prodhimin industrial të 7 mujorit dhe luftojnë të japin 1 milion e 800 mijë lekë prodhime më shumë. Për rritmikë në plotësimin e detyrave gjatë këtij muaji dallohet edhe kolektivi i kantierit të ndërtimit të minierave në Për- renjas, i ndërmarrjes së kullotave, të pyjores, të rajonit hekurudhor dhe të sektorit të tregtisë. Gati në të gjitha ndërmarrjet ka sektorë që kaluan me llogari më vete, që kanë rritur ndjeshëm e përgjegjësinë në realizimin e detyrave dhe forcimin e regjimit të kursimit. Për të mbyllur deficitet e krijuara nga mungesa e goma-ve dhe karburantit, periudha deri në fund të korrikut është shpejtuar e bërë me kolektivin e përpunimit të drurit e të pargut të mallrave në Për rrenjas për evadimin e lëndës drusore nga thellësitë e pyjeve. Si nga sharrëtarët - shtu dhe nga shoferët po puno-het me orar të zgjatur. Në kushtet e motit me thatësirë me përgjegjësi e çdo ditë po ndiqet përdorimi i energjisë elektrike. Edhe pse për 15 ditorin e parë të korrikut u punua me norma të reja, me punë të kujdesshme është arritur që detyrat e çdo dite të përballohen duke kursyer disa mijëra kilovat-orë energji elektrike.

PËRBALLË THATËSIRËS TË SHFRYTËZOJMË ÇDO REZERVË NË UJITJE

- KORÇË - Shtabet e ngitura në ndjekjen me kujdes grafikët e ujitjes ditën dhe natën. Rezervat e ujit këtë vit janë më të pakta. Kjo është arsyeja që nëpër ekonomitë bujqësore janë marrë masa dhe po punohen me shqetësim që do pikë uji të përdoret me efektivitet. Për lushnjën e Korçës, veç ujëmbëltorëve dhe kanaleve ujitjes, si 1 Gjanic, kanali i Ventro-rikut, etj. u shfrytëzohen gjërësisht edhe burimet e lira të për nërrjeve, të lumenjve e deri te cez-mave të fshatit. Me efektivitet është ngritja e kaskadave në lumin Dunavec dhe në Devoll si dhe stacionëve të pompave që janë vënë kudo në punë. Ujitet p.ma me të gjitha mënyrat, me shihehdës e rrjedhje të lirë. Çdo ditë mesatarisht po ujiten 300 ha. - BERAT - 28 milionë metër kub ujë janë mbarë deri tani ujitësit e kulturave të ndryshme bujqësore kundrejt 1 milion metër kub ujë që u përdorën në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 30 për qind të kapacitete të tyre janë mbushur me ujë rezervuarët, kundrejt 60 për qind që i shënon po në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe afro 50 për qind më mirë në ekspertia e kanalit kryesor ujitës për zonën e ulët. Duke siguruar një ritëm ujitjeje prej 830 ha në ditë, deri tani ja ujitë rreth 10 mijë ha më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Deri tani në shkallë rrethi ka përfunduar ujitja e parë në gjithë sipërfaqen e mbjellë, për mirë kërk-ker dhe ajo e dyta është kryer në afro 30 për qind të sipërfaqes. Ndërkohë ka përfunduar ujitja e parë në hektarët e mbjella me pambuk, me misër kalli dhe me aksion kooperativist po përqëndrojnë forcat për të siguruar përfundimin e mbjelljes të misrit hamullor kulturë e dytë. Si thahë gjendja, për ujë është vështirësuar mjaft. Prandaj kërkohet ta ujitim duke kursyer. Kështu punohen në Lapardha, Përrenjas, Kozare, etj., ku skuadrat e ujitjes po praktikojnë më mirë ujitjen natën, racionalisht e normës së ujit etj.

Me merak ç’e bë për pikën e ujit

- BERAT - 28 milionë metër kub ujë janë mbarë deri tani ujitësit e kulturave të ndryshme bujqësore kundrejt 1 milion metër kub ujë që u përdorën në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 30 për qind të kapacitete të tyre janë mbushur me ujë rezervuarët, kundrejt 60 për qind që i shënon po në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe afro 50 për qind më mirë në ekspertia e kanalit kryesor ujitës për zonën e ulët. Duke siguruar një ritëm ujitjeje prej 830 ha në ditë, deri tani ja ujitë rreth 10 mijë ha më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Deri tani në shkallë rrethi ka përfunduar ujitja e parë në gjithë sipërfaqen e mbjellë, për mirë kërk-ker dhe ajo e dyta është kryer në afro 30 për qind të sipërfaqes. Ndërkohë ka përfunduar ujitja e parë në hektarët e mbjella me pambuk, me misër kalli dhe me aksion kooperativist po përqëndrojnë forcat për të siguruar përfundimin e mbjelljes të misrit hamullor kulturë e dytë. Si thahë gjendja, për ujë është vështirësuar mjaft. Prandaj kërkohet ta ujitim duke kursyer. Kështu punohen në Lapardha, Përrenjas, Kozare, etj., ku skuadrat e ujitjes po praktikojnë më mirë ujitjen natën, racionalisht e normës së ujit etj.

U përkujtua 75-vjetori i rënies së Heroit të Popullit Çerçiz Topulli

Me rastin e 75-vjetorit të rënies së Heroit të Popullit Çerçiz Topulli, atdhetarit të shquar i Rilindjes, udhëheqës i luftës së armatosur të çetave kundër sunduesve osmanë për çlirimin kombëtar: të vendit, dje pasdite, në muzeun e Rilindjes në lagjen “Dunavat” të qytetit të Gjirokastrës, u zhvillua një veprimtari përkujtimore. Merrnin pjesë banorë të kësaj lagjeje e të lagjeve të tjera të qytetit e përfaqësues dhe veteranë, deputetë e këshilltarë, pjesëtarë dhe të afërm të familjes së heroit, të rinj dhe të reja etj. Ndodheshin edhe sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, M[a?] Xhomara Bini dhe shokë të tjerë. Për jetën dhe veprimtarinë e Heroit të Popullit, Çerçiz Topulli, në shërbim të çështjes së lirisë dhe të pavarsisë së atdheut, i cili u vra nga forcat e pushtuesve malazezë në Fushën e Shitojt, në Shkodër foli drejtori i muzeumeve të rrethit, Sela Kalo. (ATSN)

Veprimtari artistike

Në galërrimin e jetës kulturore e artistike në rrethin e Krujës rol të rëndësishëm po luajnë grupet dhe artistët amatorë. Për disa ditë me radhë artistët e lagjane po ndjekin me interes k-në recitin recital të këngëtares së re Rozarta Pergjegjaj, e cila debutoi në koncertin “Pranvera 90”. Krahas këngës së saj të lehtë udhëtare, lanë të reja të lehtëza amatore, si këngëtarët Bujar Dervishi, violinisti Skerdian Kera, dhe instrumenta-listët Alton Toma e Edmond Papa-dhopulli. Shtëpia e kulturës e kooperativës bujqësore të Neosjës përgatiti dhe shfaq i këtö ditë për kooperativistët koncertin e ri të grupit të saj artistik të titulluar “Gëzimi i bukës”, gjëkimi i jetës, kushtuar të dallu-arve në fushat e korrjes dhe shirjes së grurit. Krahas këngëve e interpretuara nga amatorë, Dhurata Kara e The-llënza Verra-pati edhe intervista nga kooperativistë e kombajnerë të dalluar, si dhe u shpërndanë stimuj të ndryshëm morale e materiale. (Bipas ATSH-së)

PUSHIME TË GËZUARA TË PUNONJËSVE

Pogradeci pret e përcjell mysafirë Stina e verës arriti në pikun e saj. Mijëra ende një shtatë në Pogradec për të kaluar së verës në plazh. Shëtitorja buzë liqenit e plotë. Shëtitorja buzë liqenit tani ka pikun e dendësisë, se atje venë mijëra pushues. Dhe Pogradeci i ka hapur dyert, - na thotë ai. - Në 10-15-ditor prenë e përcjellim 400 pushues, punonjës nga qindra vende, madje edhe nga qytetet bregdetare që kanë kënaqësinë e plazhit buzë liqenit. Nuk mund të kuptohet shtëpia jonë e pushimit pa mjetet e këndshme të gjithë qytetit. Ata fillojnë që nga kjo shëtitore gjithë lulë, në anë të së cilës janë dy godinat e bukura të shtëpisë së pushimit të punëtorëve e zgjaten gjer në Drilon, (Vijon në faqen 2) Në Drilon (Foto: N. Xhuka) Në Drilon, nuk mund të kuptohet shtëpia jonë e pushimit pa mjetet e këndshme të gjithë qytetit. Ata fillojnë që nga kjo shëtitore gjithë lulë, në anë të së cilës janë dy godinat e bukura të shtëpisë së pushimit të punëtorëve e zgjaten gjer në Drilon.

- SHKODËR - Këto ditë qindra e mijëra punonjës, të rinj e të reja, kanë mbushur pikat klimatike që i ka të shumta rrethi i Shkodrës, duke filluar nga bregdeti i Velipojës, e vazhdojnë buzë lumenjve të Bunës e Drinit, në Shirokë e bukur të liqenit, në Razmë e Theth, pika të njohura këto turistike në zonën e Alpeve. Familjarët kanë zënë bregdetin dhe bregun e liqenit. Ziej në këto brigje nga gjallëria e njerëzve. Sapo kanë filluar pushimet e dyjavorit të dytë të korrikut dhe sikush ka menduar t’i organizojë sa më mirë ato. Disa kanë marrë me vete topa për të luajtur në ujë, disa raketat e tenisit, disa shkojnë në Vilu, ku siç dihet, është një vend shumë i pëlqyer për amatorët e gjuetisë së peshkut. Ndërkaq lojërat e tjera tavolinës e të rrjesa janë të parashikuara thuajse në çdo çadër. Tregtia ka marrë masa për të plotësuar sa më mirë nevojat e pushuesve. Të njëjtën pamje e ndesh edhe në bregun e liqenit, në Dajlan e Bahçallëk. Mijëra e mijëra punonjës që kanë pushimet, vijnë kë-

Mijëra veta në vendet klimatike

Këto ditë qindra e mijëra punonjës, të rinj e të reja, kanë mbushur pikat klimatike që i ka të shumta rrethi i Shkodrës, duke filluar nga bregdeti i Velipojës, e vazhdojnë buzë lumenjve të Bunës e Drinit, në Shirokë e bukur të liqenit, në Razmë e Theth, pika të njohura këto turistike në zonën e Alpeve. Familjarët kanë zënë bregdetin dhe bregun e liqenit. Ziej në këto brigje nga gjallëria e njerëzve. Sapo kanë filluar pushimet e dyjavorit të dytë të korrikut dhe sikush ka menduar t’i organizojë sa më mirë ato. Disa kanë marrë me vete topa për të luajtur në ujë, disa raketat e tenisit, disa shkojnë në Vilu, ku siç dihet, është një vend shumë i pëlqyer për amatorët e gjuetisë së peshkut. Ndërkaq lojërat e tjera tavolinës e të rrjesa janë të parashikuara thuajse në çdo çadër. Tregtia ka marrë masa për të plotësuar sa më mirë nevojat e pushuesve. Të njëjtën pamje e ndesh edhe në bregun e liqenit, në Dajlan e Bahçallëk. Mijëra e mijëra punonjës që kanë pushimet, vijnë këtu. Shumë të tjerë vijnë edhe pas punës.