19/07/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

19 korrik 1990

RRUGËZGJIDHJET JANË NË GJIRIN E KOLEKTIVIT

Përditë, secili, në vendin e tij të punës mendon e punon se çfarë mund të bëjë për shtimin e prodhimit, për perspektivën e repartit, të ndërmarrjes apo të institucionit. Ky preokupim i nxitur më tej edhe nga detyrat që u shtruan në Plenumin e 11-të, i shtyn përmasat e veta në çdo qelizë të prodhimit e të jetës në përgjithësi. Kjo është e natyrshme, sepse çdo detyrë e re, çdo objektiv i ri, kërkon preokupim e veprim të ri, rrugëzgjidhje të njohura e të panjohura deri më sot. Duke biseduar me punëtorët të NPV-së së Elbasanit ato të thonë se vetëm nga rritja e pagave të ulëta me 10-20 për qind me llogaritje të përafërta përfitojnë 50 mijë lekë në muaj. Por kjo rritje a nuk kërkon shtim të prodhimit e sidomos të cilësisë së tij? Doemos. Po të mos arrihet kjo e fundit, nuk arrihet as harmonizimi i interesave vetjake me ato të shoqërisë. Ose, rritja e rendimentit të punës dhe të ardhurave të ndërmarrjes, veç të tjerash, a nuk kërkojnë edhe shkallë të lartë kualifikimi për çdo punonjës? Në repartin e qilimave nga 336 punëtore, vetëm rreth 20 prej tyre janë me kualifikim të lartë, ndërsa pjesa tjetër janë me nivel të ulët profesional e arsimor gjithashtu. Ja ku del një mospërputhje në mes kategorisë së vendit të punës, që është më e lartë, dhe asaj personale të punëtorëve. Ndërkohë, në bazë të vendimeve të fundit punëtorët do të paguhen sipas kategorisë së vendit të punës. - Pasi ekspozohet ky realitet, me të drejtë një punonjëse pyet: - A mos në këtë rast humbet interes për kualifikim të mëtejshëm? Del këtu një problem, të cilit i duhen marrëveshje, - Punëtorët kanë të drejtë jo vetëm të ankohen për mungesë e dobësitë tona, por dhe të vendosin shkarkimin tonë! Natyrisht është gjë e mirë që përgjegjësia kuptohet deri në këtë shkallë, por më parë duhet menduar edhe ç'do të bëhet me burimet e furnizimit. Kur punëtorët të marrin vetëm 80 për qind të pagës për mungesë të lëndëve të para, më shumë se të gjithëve kjo gjendje do të rëndojë pikërisht në punën e kësaj dege. Deri më sot dhënia e pagës edhe pa punuar është përballuar nga shteti. Tani e tutje atë do ta përballojë vetë ndërmarrja. Veçse sa më shumë ditë të mos punohet për mungesë furnizimi, aq më shumë mungesë do të marrin 80 për qind të pagës pa punuar, rezultati ekonomik i ndërmarrjes do të pësojë tronditje. E kjo do të bëhet e ndjeshme si për punëtorët edhe për drejtuesit. Ndonjë drejtues shkak për të do ta quajë mungesën e bazës materiale. Madje ky është ndoshta tagri ligjor i ngarkuar në besim e disa drejtuesve, por edhe në mbledhje me punëtorët. Por pyesim: Pse të bëhet objekt bisede vetëm «mungesa» e bazës materiale dhe jo rrugët për gjetjen e saj, zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, zgjerimin e veprimtarisë së ndërmarrjes edhe në sektorët e tjerë që dalin rentabël? Po mendimit të novatorëve a i drejtohen administratorët? Ne se ndërmarrja del me bilanc negativ dhe në fund të vitit drejtuesit u thonë punëtorëve «nuk patëm bazë materiale», kjo nuk i pëlqen ata. Përkundrazi është paaftësia e tyre, të cilën ata duan ta mbulojnë me arsyet e tilla. Ne të tregojmë e du të këtij viti ... të punës. - - A mos në këtë rast humbet interesi i duhet dhënë përgjigje menjëherë, pasi ai mund të bëhet frenues për prodhimin e sidomos për cilësinë e tij. Ndërkohë kjo është një temë bisede e debati, ku, doemos, veç punëtorëve përfshihen dhe ekonomistët e administratorët. A ka rrugëzgjidhje? Sigurisht. Dhe njëra prej tyre, siç del nga diskutimet, është forcimi i kontrollit për cilësinë më shumë se deri tani, deri te ligjësia e thjeshtë: ai që prodhon me cilësi të dobët jo vetëm që mos marrë pagë, por edhe të zhdëmtojë për aq sa i ka humbur ekonomisë. - Në repartin e konfeksioneve ne tani mund t’i shikojmë edhe normat, - thotë një shoqe tjetër. - Kemi këtu punëtorë me kualifikim të lartë, që kryejnë procese të vështira pune, të cilat s’mund t’i kryejnë shoqet e tjera. Këto të fundit kryejnë vetëm një proces pune e nuk kanë nivel profesional për t’u futur në operacione të tjera. Kështu na thërrasin edhe me pagë ato të diferencohen e jo të barazohen, pikërisht me rishikimin e disa normave. Po administrata ç’pozicion ka? - Ne s’kemi kujt t’i ankohemi, - të thonë në degën e furnizimit të ndërmarrjes. Po mendim të novatorëve a i drejtohen administratorët? Nëse i përligj ata. Përkundrazi është pafajësia e tyre, të cilën ata duan ta mbulojnë me arësye të tilla. Në tremujorin e dytë të këtij viti NPV-ja ka dalë me tejkalim kostoj; madje duke «ngrënë» edhe uljen që u shënua në tremujorin e parë. Për tremujorin që ka filluar kërkohet pa tjetër përmirësimi i treguesve financiarë që të kompensohen edhe deficitet e mëparshme. Për gjendjen e krijuar ky objektiv është i drejtë, por kryesorja është që askund e në asnjë rast të mos lejohen dobësi me mendimin se i mbulojmë me pjesën e mbetur të vitit. Java të mos i lerë mangësi javës, tremujori-tremujorit, etj, kjo devizë të bëhet normë, edukatë për të gjithë, për t’u përgatitur sidomos për vitin e ardhshëm kur ndërmarrja do të futet në mekanizmin e ri ekonomik. Biseda të tilla ne i nxitim më tej me ndihmën dhe përgjegjësinë e punonjësve. E përbashkëta e këtyre bisedave është se problemet e atyre u dalin nga kush t’u zgjidhë tjetër, përveç se vetë ata, ndaj edhe s’ka pse të pritet e të bëhen ankesa apo debate pas e debatesh. Çdo debat ka dhe një rrugëzgjidhje. E këto gjenden në gjirin e vetë kolektivit, në mundësitë e rezervat që ka çdo ndërmarrje. SEJDIN CEKANI

E gëzofshi shtesën e pagës!

- Sot në fabrikën e porcelanit në Tiranë rreth 50 për qind e punëtorëve, vetëm nga paga sipas kategorisë së vendit të punës, marrin mesatarisht 70 lekë më shumë në muaj - Është e zakonë data 19, si ditë rrogash për punonjësit e fabrikës së porcelanit. Gjithkush e ka një ditë të tillë. Por kjo e sotmja ka një të pazakontë: rreth 360 punëtorë që punojnë në vendet e punës me kategori më të lartë, por që deri tani janë paguar sipas kategorisë vetjake, përfitojnë për të njëjtën sasi pune shtesë në pagë. Dhe nuk është një shtesë e vogël. Si fabrikë përfaqëson rreth 9059 mijë lekë më shumë, që janë tërhequr nga banka. Për çdo punëtor do të thotë rreth 70 lekë shtesë pagë në muaj. Është një përfitim që ua dha Partia në Plenumin e 11-të, është një përfitim që çmon e nxit punën e njeriun e punës, që çmon e nxit djersën e derdhur e prodhimin real, jo kategoritë vetjake «teorike», herë-herë të përfituara në rrugë të padrejta, nga barazimi komisionesh e rregullash të vjetëruara. U ndodhëm dje në këtë fabrikë. U takuam me punëtorë e drejtues. Kudo flitej me optimizëm për detyrat e Plenumit të 11-të, për vendimin e Qeverisë. Flitej me mirënjohje e dashuri për Partinë tonë të Punës. U ndodhëm atje kur po bëheshin listë-pagesat. Zyrat e normistëve e të degëve të drejtorisë kishin shumë hyrje-dalje. Si rastësisht vinte ndonjëri e shkonte edhe një herë në pagën e tij. A i ishte shtuar vërtet aq sa i kishin thënë? - Mirë, u tha, po a do të bëhet kjo? - Ishte një pyetje që edhe e dëgjoje ditë më parë aty-këtu, na shpjegon Maqo Bleta, drejtor i fabrikës. Duhet thënë se para ca ditësh ramë në prodhim. Qershorin e plotësuam, korrikun nuk e filluam mirë. Vështirësi kemi pasur në furnizimin material-teknik, por ç'të bëjmë? Të kryqëzo- - Partisë i jemi borxhlinj për gjithçka. E kjo gjithçka nuk përmbledh thjesht në një pagë, sado e vogël apo e madhe qoftë, po ta themi troç, - në pushtetin që ne punëtorët e kemi tonin e do ta kemi tonin. Biseduam me Feride Begteshin, punëtore në mbushjen e vagonëve. Ka 19 vjet punë, më disa fëmijë, me pak rroga në shtëpi, por me shumë mirënjohje për Partinë. - 180 lekë që më shtohen, ma mbushin zemrën me gëzim, se nuk i thonë pak po 6 lekë në ditë shtesë. Kryesorja, po punuam më tepër, s'ka kufij që të më thonë: «Ndalu se s'të japim mbi 700 lekë, sepse arrin përgjegjësin, teknologun». - Motra ime në kombinatin e autotraktorëve «Enver Hoxha», megjithëse më e vogël, sillet në shtëpi rreth 700 lekë në muaj. Tani mund t'i them dhe unë: «Pa dale moj, se paga m'u rrit edhe mua, pa e mbaruar ende shkollën e mesme», - këto na thotë Valentinë Ademi, që s'i ndahet, pa bërë mëse 1000 pjatë në ditë të tornieria. Për çdo 100 për qind plotësim norme, ajo merr tani rreth dy herë më shumë pagë në ditë. - E vërteta është se kam qenë ca i pastruar në punë, - thotë Berti Dyrmishi. - Ndërsa tani unë do të jem ai që s'do të luaj nga roleja pa marrë 22.7 lekë në ditë. Si thënë pak - deri dje merrja 6 lekë në ditë, më pak se c'mund të marr tani. Sot në fabrikën e porcelanit ndahen pagat. Dimë vetëm kaq: ka mbetur pas mosbesimi, ka mbetur tej pyetja «vërtet do të bëhet kjo?». U vërtetua edhe një herë aksioma: kur ndërgjegjëson njerëzit, kur mobilizohen krahët e mendjes, ajo që thuhet bëhet. Ne nuk i dëgjuam dot të 360 punëtorët që sot firmosin në bordero për shtesat në pagat. Po kemi parasysh që punëtorët e fronteve të vështira, të furrave, të barabanit, të tornierisë etj., ata që punën e bëjnë shpejt, «akanë marrë pak edhe deri para këtij vendimi. Gjer 1000 e më shumë lekë në muaj kanë marrë. I meritojnë. Kush mendon se si, pra, u shtohen atyre edhe më shumë të ardhura, si u jepet edhe 5 për qind shtesë page nga vështirësitë, le të shkojë në këtë vepë e të shohë në ç'temperaturë punohet brenda! Ne nuk do të jemi sot atje, po besojmë në fjalët që na tha kryetarja e degës së planit, Suzane Xhemali: «Tani problem administrata s'do të ketë mungesat, kërkesat për t'u larguar nga frontet e vështira, por rritjen në furnizimin materialo-teknik. Që tani ndihehet presion, «urll» për më shumë brumë, për më shumë prodhime për eksport. Që këto ditë ndihehet tejkalimi i ndjeshëm i normave, mbi 110 për qind. Vetëm gjatë qershorit, ku u eksperimentua në repartin e tornierisë pagësa sipas vendit të punës, u prodhuan nga 30 mijë pjata 70 mijë. Po kështu në repartet e tjera, ku do të shpërblehet më realisht ndihmesa e secilit. Ne nuk jemi sot atje, po me siguri gjithkush në shtëpi, në familje, në një bisedë a qerasje shokësh do të thotë: «Kjo është shtesa e pagës së parë. Nesër, në ardhmen, paga më e lartë shprehje e punës më të madhe, do të jetë një gjë e zakonë, e natyrshme». Po s'do të harrohet aq shpejt e lehtë e pazakonta e datës 19, e ditës së parë, kur vetëm 7-8 ditë pas daljes u konkretizua Vendimi i Këshillit të Ministrave, në zbatim të vendimeve të Plenumit të 11-të të KQ të Partisë! AVDUL DULE

Çast nga puna në ndërmarrjen e prodhimeve të ndryshme në Përmet. (Foto: N. Xhufka) Çast nga puna në ndërmarrjen e prodhimeve të ndryshme në Përmet. (Foto: N. Xhufka)

Njësitë me llogari më vete kanë vlerë të dyfishtë – për prodhuesin e konsumatorin

- Përvojë nga Saranda - Ndërmarrjet e shërbimeve në Sarandë, si ajo e NRSH-së, komuna-

Njesi me llogari më vete kanë vlerë të dyfishtë - për prodhuesin e konsumatorin

- Përvojë nga Saranda - Ndërmarrjet e shërbimeve në Sarandë, si ajo e NRSH-së, komunales dhe e tregtisë e kanë shtrirë punën me llogari më vete në qelizat e tyre, në njësi e reparte. Kjo formë organizimi po vë në dukje disa përparësi. Për t’i parë konkretisht ato, le të flasim vetë artizanët e bojaxhinjtë, rogbapësit, bakërpunuesit apo shitës, drejtues e specialistë të këtyre ndërmarrjeve. Ç’përvojë jep kjo formë organizimi? Të hyjmë më disa njësi. - Para këtij organizimi, - thotë këpucari Ladi Sulo, në njësinë e këpucërëve të tregtuar, - pritej që edhe për mungesën më të vogël të vinte brigadierin, për lëndën e parë të mendonte dega e furnizimit, tekniku ose përgjegjësi. A i kanë llogaritur, Ndërsa sot në njësitë me llogari në vete veprohet ndryshe, se këpucëri a bojaxhiu është vetë edhe brigadier, ndërsa rogbapësii - llogaritar e ekonomist, ashtu siç është shitësi furnitor. - Nuk them se s’kishim interesin për lëndën e parë, po të flas hapur, dikur edhe lëshoja punën për diçka tjetër. Po, ja, vinte një qytetar e më thoshte «qepe pak këpucën, ver i thumb», E unë s’ia prishja. Sot edhe punën ia bëj, por edhe faturën ia pres. Përse dështhej ankarka, do të thoni ju, por ato shkojnë në arkën e shtetit. Kështu përfitoj unë, por edhe me qytetarët jam në rregull. Të ardhurat shtohen dhe shpenzimet kursehen. Sa njësi shërbimi me llogari më vete janë krijuar në NRSH? Kryeinxhinieri Thanas Voda, sqaron: - Deri tani janë krijuar 30 njësi. Megjithëse ka pak ditë që është filluar me këtë formë organizimi, ecuria është e dukshme. Ku shprehen ato? Bedrie Marjani, përgjegjëse e degës së financës thotë se njësitë me llogari më vete i kanë me në punë financiarët. Ndërsa më parë shpenzimet mbaheshin si sektor, e nuk dallohej kush kursente e kush mbiharxhonte, tani llogariten për repartet e individ. Edhe regjistra të rinj janë në futur në përdorim. Kështu, veç të ardhurave, llogariten shpenzimet, fitimet dhe paga e specialistëve, e cila nuk është e njëjtë dhe as fikse. Pasi hyn në disa nga njësitë e organizuara me llogari më vete, në sektorin e shërbimeve në Delvinë, mëson të rejat e kësaj forme: Në fillim në repartin e bakërpunuesve, Bakërpunues është Rasim Çepa, me kategori të 6-të. Por ka ditë që shpenzimet i kalon në «sitë» të imët. Energjia e energjinë elektrike, edhe qymyrin, ujin; por edhe materialet e tjera i arsyetoj me dorë të shtrënguar. Përfitimet e një pune të tillë janë të dukshme. Është nxitur fantazia dhe zgjeruar llojmëria e shërbimeve. Nëse deri tani enët e bakrit nuk i zinte njeri me dorë dhe kjo traditë kishte mbetur në harrësë, tani po punohet mjaft mirë me to. Po kështu edhe me bronzin, me zilet, këmborët e disa artikuj të nevojshëm për qytetarët. Ç’pëngonte? Një herë çmimi që duhej të vendosej nga lart, nën rastin tjetër mungesa e bazës materiale, por mbi të gjitha interesimi i pakët. Ç’përparësi sjell mekanizmi i ri në këtë njësi? Në shërbime ka rritje çi- (Vijon në faqen 2)

Sipas shembullit të përparuar

Në kuadrin e lëvizjes revolucionare, «Si është rinia sot, do të jetë edhe nesër», organizatat e rinisë në ndërmarrjet ekonomike të rrethit të Kukësit, po përgjithësojnë shembullin e të rinjve minatorë, gjeologë, ndërtues, sharrëtarë, të dalluar në plotësimin dhe tejkalimin e detyrave të planit të zotimeve që kanë marrë. Në minierën «Sali Vata» të kromit në Kalimash, të rinjtë duke shfrytëzuar me efektivitet kohën e punës e zbatuar një sërë masash për mekanizimin, uljen e normativave, kryerjen e punimeve me akord dhe me plan detyrë etj., tejkalojnë çdo ditë normën në nxjerrjen e mineralit të kromit 5 deri në 7 për qind. Shquhen të rinjtë e brigadave pararojë «16 Tetori», «29 Nëntori», etj., që punojnë për llogari të ditëve të fundit të muajit korrik. (Sipas ATSH-së)

Ndryshime të sekretarëve të parë të Komiteteve të Partisë në Tiranë e Durrës

Dje u mblodh Plenumi i Komitetit të Partisë të Rrethit të Tiranës për të shqyrtuar detyrat që dalin nga Plenumi i 11-të i KQ të PPSH-së. Dje u mblodh Plenumi i Komitetit të Partisë të Rrethit të Tiranës për të shqyrtuar detyrat që dalin nga Plenumi i 11-të i KQ të PPSH-së, nga Plenumi i 11-të i KQ të PPSH-së. Ai shqyrtoi gjendjen dhe detyrat për problemet e kuadrit, dhe bëri disa ndryshime në përbërjen e sekretariatit të Komitetit të Partisë të rrethit, si sekretar të parë zgjodhi shokun Xhelil Gjoni, anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i KQ, emitetit Qendror të Partisë, në vend të Pyrr Kundi, i cili mbetet sekretar i Komitetit të Partisë të Rrethit të Tiranës. Gjithashtu këto ditë u mbledh edhe Plenumi i Komitetit të Partisë të Rrethit të Durrësit, i cili analizoi disa probleme të gjendjes në rreth. Për të përmirësuar punën ai zgjodhi sekretar të parë shokun N. A. Skuka në vend të shokut Muho Asllani, cili u emërua drejtor i Ndërmarrjes Bujqësore Sukth. (ATSH)

TË SHFRYTËZOJMË ÇDO REZERVË NË UJITJE

Për sot, por edhe për nesër - POGRADEC - Edhe rrethi i Pogradecit në pjesën më të madhe të sipërfaqes së punueshme të tij është i mbërthyer nga një thatësirë e zgjatur në kohë dhe temperatura të larta. Përballë kësaj gjendjeje drejtoria e ndërmarrjes së ujrave ka marrë masa të menjëhershme, të cilat janë sinkronizuar me një bashkëpunim të ngushtë me kryesitë e kooperativave për të përcaktuar saktësisht nevojat e bimëve për ujë. Kjo ka bërë të mundur që sot si rrethi të jenë ujitur rreth 5312 ha, nga të cilat rreth 600 e ca hektarë janë ujitur me mundësitë e vetë ekonomive bujqësore. Drejtori Pirro Deti na thotë se është krijuar një grafik, i cili të zbatohet në dy drejtime kryesore: ndarja që tregojnë sesa hektarë në ditë ujiten, një njëkohësisht dhe kursimin e sasisë së ujit, pasi thatësira mund të vazhdojë. Gjithashtu janë bërë konsultime me agronomët për nevojat e bimëve. Për këto arësye në ujitje ka një ecje paralelë thuajse në të gjitha ekonomitë bujqësore të rrethit. Megjithatë shquhet Buçimasi, i cili më 18 korrik regjistron mbi 1 mijë ha të ujitur. Një punë të mirë bëjnë dhe kooperativat e Slabinjës, Leshnicës, Hudënishtit. Në krye të punëve janë veçanërisht mjeshtrat e ujitjes, si Seit Çinari, Izja Alliu në Krickovë të Mokrës dhe Adelina Ndo në qendër të NB-së. Për përballimin e këtij aksioni tërë aparati i ndërmarrjes dhe kolektivi i saj në këto ditë është në gjendje aksioni. Edhe Komiteti i Partisë ka ngritur grupe pune, të cilët ndjekin nga afër këtë situatë jo të lehtë. Ndërkohë me shfrytëzimin e mirë të përvojës janë shmangur harxhimet e kota të ujit dhe nga kontrolli e bëra nuk ka proceseve- bala zhdëmtimi, gjë që flet për vlerësim të gjendjes. XHEZAR MOKRRA

Përvoja e Kaçinarit «ofron» ekonomizimin e ujit

- MIRDITË- - Vetë kushtet e terrenit me reliev të thyer kanë diktuar tek kanalin çinarasi që t’i punojë mendja e të jetë dorështrënguar në përdorim e ujit, - thotë Ndue Beqiri, kryespecialist i kësaj kooperative. Përvoja tashmë ka marrë formën e teknologjisë. - Vetë kushtet e terrenit me reliev të thyer kanë diktuar tek ka- çinarasi që t’i punojë mendja e të jetë dorështrënguar në përdorim e ujit, - thotë Ndue Beqiri, kryespecialist i kësaj kooperative. Përvoja tashmë ka marrë formën e teknologjisë. Ku konsiston ajo me pak fjalë? Uljës së përhersisë së terrenit, për të evituar shplarjen e dëmshme, duke shtruar fier, byk gruri apo humus pylli të pakalbur, praktikë që jo vetëm ruan tokën, e rrënjët e bimëve nga gërryerja, por krahas shkuarjes së ujit të ruhet poroziteti i tokës, ajo shton dhe lagështinë e saj. Pa patur thjesht qëllimin e përgjithësimit të kësaj përvoje na erdhi në shtegt të themi pikërisht për një ekonomi bujqësore të dytë në plan të parë, thuajse në të gjitha tokat e rrethit. Si është gjendja? Temperaturat e larta dhe erërat e kanë rritur mungesën e lagështisë së bimëve. Ndaj ujitja është bërë më e mprehtë. Këtë e «mat» dhe me rritjen 30 për qind këtë javë të niveleve ditore të ujitjes në shkallë rrethi, të cilat më të larta janë në Ndërfushaz, Fang etj. (rreth 2 mijë ha janë ujitur me misër, perime, foragjere etj). Në Kaçinar dhe në disa ekonomi të tjera ka nisur ujitja dhe e dytë. - Është koha ta përdorim ujin si të thuash, me pikatore, thotë kryeinxhinieri i ndërmarrjes së ujrave Agim Molla. - Këtë e them nga që pamë parasysh gjendjen e rezervuarëve. Duke kaluar ekonomitë me ekonomi, ditën e natën, ai e ka gjendjen në dorë si për ekonomitë më e tyre dhe për «vete» si ndërmarrje. Ndërsa në Kaçinar, Spac, Klos, Zajz, ka kujdes në Bardhaj normal që është më nevojtare për ujë, gjë gjen shpërndorime. Po për një ndërlidhje dhe në Perlat, Prsec e Ndërfushazh edhe në Ndërfushazh e ndonjë sektor i NB-së. Se ndodh? E ngjashme? Nëse s’ka ujitjen në mengjes, pastaj nga ora

- Pasi ekspozohet ky realitet, me të drejtë një punonjëse pyet:

Njoftim pas njoftimi

● Puna me rendiment e norma më të larta e kolektivave të sistemit të industrisë në rrethin e Fierit bëri që ato së bashku të tejkalojnë detyrat me shumë se 10 milionë lekë prodhime për periudhën janar-10 korrik. ● Kolektivat e sistemit të transportit të rajonit 2 në kryeqytet i kanë arritur dhe tejkaluar objektivat e caktuara. Prej fillimit të vitit, janë transportuar 29 milionë tonë mallra, duke kryer një vëllim pune prej 20 mijë -ton-km, mbi planin. Arritjet e kanë bazën te puna me rendiment e normë më të lartë. plotësisht objektivat e caktuara. Janë siguruar edhe afro 2 milionë lekë më shumë, 30-35 për qind e të cilave janë përfitime të vetë ndërmarrjeve e që do të përdoren për interesat e tyre. Minatorët e bitumit në Selenicë i kanë dhënë tregut të jashtëm bitum të pastruar mbi planin, me një vlerë prej mbi 300 mijë lekë. ● Në rrethin e Korçës është korrur gruri në mbi 6 500 hektarë, baraz me 36 për qind të sipërfaqes. Çdo ditë ky proces si në zonën fushore, kodrinore kryhet në 700-800 hektarë. Po kështu janë korrur dhe 1 500 hektarë me elb distik. (Sipas ATSH-së)