SHPËRBLIMET PËR TEJKALIMET – NXITJE PËR PUNONJËSIT E BUJQËSISË
– Mbi zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për formën e re të shpërblimit në ekonomitë bujqësore të rrethit të Vlorës –
Një fakt i ditëve të fundit: siç është bërë e njohur, rrethi i Vlorës këtë vit e tejkaloi planin e prodhimit të grurit me 3 mijë kv.
Të bëjnë përshtypje se e gjithë fusha e korrje shirjes së mbi 10 mijë ha përfundoi 10 ditë më herët se afati i parashikuar në aktin e rrethit dhe 20 ditë më shpejt nga viti i kaluar. Lind pyetja: çfarë i nxiti punonjësit e bujqësisë të këtij rrethi që e përballuan fushatën në kohë dhe i mbushën hambarët plot?
– Janë të shumta faktorët që sollën një qëndrim të ri ndaj punës e pronës, – thotë Zigur Sula, përgjegjës i seksionit të bujqësisë pranë komitetit ekzekutiv të KP të rrethit. Por do të veçoja në radhë të parë, zbatimin me korrektësi nga ana e shokëve të ekonomive bujqësore të vendimit të Këshillit të Ministrave mbi formën e re të shpërblimit. Gjatë fushatës së korrje shirjeve punonjësit e bujqësisë deri tani kanë përfituar mbi pagën edhe 600 mijë lekë të tjera. Një praktikë e tillë ka kohë që ndiqet. Me këtë të dua them se forma e re e shpërblimit nuk bëhet vetëm në periudha piku, për punët e ditës, por vazhdimisht, gjatë proceseve që kryhen.
A ka patur vështirësi në zbatimin e afatit të këtij vendimi? – Natyrisht. Fillimisht u punua për të krijuar bindje të thella më parë tek drejtuesit dhe specialistët e prodhimit, më tej, sidomos te financierët e ekonomistët dhe të punonjësit e thjeshtë. Doemos, edhe mbledhje e seminare janë bërë, por ato janë përshkuar nga debati i shëndoshë për problemet e paqartësitë që kanë dalë. Ato ishin të frytshme dhe jo të njëanshme. U bë e qartë se për punë me sasi e cilësi të lartë nuk do të ketë shpërblime vetëm për brigadat e drithërave, por edhe në blektorí, foragjere, pemtari, perime, ullinj etj. P.sh., në sektorin e serrave në NB «Vlora» në prodhimin e domates për eksport u shpërblyen në vazhdimësi 80 punëtorë e specialistë. Përfundimi: u realizua brenda muajit maj plani vjetor i të ardhurave në valutë.
Përvojë në zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shpërblimin e punonjësve gjen edhe në NB-në «Lufta e Vlorës» të Lakatundit, e cila këtë vit dha shtetit 2500 kv grurë mbi planin. U shpërblyen punonjësit e drithërave, 60 prej të cilëve morën nga 650-900 lekë, por edhe brigadat e perimeve përfituan mijëra lekë të ardhura mbi planin.
Vjet e më tutje nuk kishte analizë ku të mos kritikoheshin mekanizatorët, kombajnerët dhe drejtuesit e SMT-së për vonesa në mbjelljet e pranverës apo korrjen e shirjen e grurit, kurse sivjet SMT-ja u thotë ndërmarrjeve të tjera: «ejani të merrni nga përvoja jonë». Fushatat nuk u përballuan vetëm, as vëtem me urdhëra e mbledhje të panumërta, që u hanin kohën e punës njerëzve. Jo. Sivjet gjithkush e pati lekun në xhep, sepse çdo mekanizator e kombajneri u shpërblya qartë forma e re e shpërblimit. Në se vitin e kaluar zbatimi i saj «çaloi», sivjet nuk ndodhi kështu. Ja si e shpjegon me pak fjalë këshillën ekonomisti i planit në SMT, Ali Fejzullahu:
– Njerëzit, me thënë të drejtën, nuk duan premtime e llafe, nuk ngopen si i thonë me «lugë të zbrazur». Mbi punën e bërë secili u shpërblye për dersën që dërhdi. Në fushatën e pranverës dhe në përfundimin e korrjes e shirjes së grurit, përfituan shpërblim 76 punonjës më të dalluar, ata që i dhanë punëve krahë. Nga fondi i veçantë i SMT-së janë shpërndarë 23 mijë lekë. Vasil Bena, e Zoto Kopa, fiala ven, morën nga 800 lekë shpërblim.
Po a ka ngurrime në zbatimin e këtij vendimi? Edhe ka në disa ekonomi, ku përgjithësisht arritjet nuk janë në nivelin e plotësimit të detyrave. Për ekonomi të tilla si Gumenica, Sevasteri, Peshkëpia e ndonjë tjetër, qëndrimi i specialistëve të planit e të financës është i pajustifikueshëm. Këtu nuk bëhet fjalë të shpërblehen të parapambeturit, por më të dalluarit, ata që e meritojnë. Në këtë mënyrë shembulli i tyre do të jetë një nxitës edhe për të tjerët.
JANI PAÇO
Si u përgëjysmuan mungesat në ndërmarrjen e ndërtimit në Burrel
PAS ZBATIMIT TË MEKANIZMIT TË RI EKONOMIK
Qytetarëve të Burrelit, ndoshta u ka rënë në sy fakti se ndërmarrja e këtij rrethi, krahas dorëzimit në një pas një të objekteve në qytet, në hekurudhë e në qytetet minerare, janë «qëkur» nga shërbëtori ku janë zakonisht mbrëmjeve.
Ndërmarrja e ndërtimit të këtij rrethi, me emër të mirë në të gjithë vendin, është e vetmja midis simotrave që e filloi këtë 6 mujor me vetëfinancim. Dhe ky fillim ka një tregues mjaft domethënës: këto dy javë e ca ditë të korrikut mungesat në punë në krahasim me muajt e mëparshëm pothuajse u përgjysmuan. Cilat janë arsyet?
– Vetë ky mekanizëm që është konkret për të gjithë ata që përfshihen në të, përgëjgjësit kryetar i degës së planit Hysen Doda. Çdo të thotë kjo? – vazhdon ai. Çdo punëtor e di vëllimin e punës që do të bëjë. Çdo brigadë e di objektin që do të dorëzojë, afatin, bazën materiale që i duhet, dhe ç’është më rëndësishëm, edhe shpërblimin që do të marrë dhe sa mund të përfitojë si nga përshpejtimi ashtu edhe nga kursimet. Bie fjala, për njërin nga objektet që është në ndërtim, për një ditë dorëzim para afatit, përfitohej 150 lekë, ku 70 për qind e këtij shpërblimi e merr brigada, të tjerat pjesën tjetër ndërtuesit. Dhe kur përshpejtimi i kapin javë e muaj, përfitimet janë në shumë të mëdha për ekonominë dhe për vetë punëtorët.
– Brigadieri më përpara i kërkonte – shton kryeorganizatori i kantierit të Krastës, Aqif Leshi – disa herë duke mos e detajuar mirë furnizimin e objekteve, sorollatje në kërkim të bazës materiale, pra mbetnin pas furnizimit. tani, merret vetëm me organizimin e punës në objekt, me harmonizimin e punimeve.
Që të jenë të gjithë në punë, dorëzdo që duhet edhe furnizimi. Si e ka zgjidhur kjo ndërmarrje këtë problem? Punëtori është i gatshëm të punojë, ai vjen në orar dhe do të jetë i disiplinuar, por po s’pat furnizim, gjendja siç dihet, fillojnë justifikimet, «o s’e ka pengesa objektivë», «o nuk është në rregull transporti», mungon hekuri, mungon çimentoja, etj. Për një rast punëtori edhe e shfajëson administratën, por kur kjo bilet rrugë, ai këtë nuk e pranon. Në kuadrin e zbatimit të mekanizmit të ri ekonomik, kur edhe administrata lidhet më mirë në shpërblim me fatet e prodhimit, e cila i zgjidhjes u gjet kështu: mobilizimi i administratës. Ky mobilizim nuk shpreh një gatishmëri përgjithësish, por detyrën konkrete për secilin, të kontrollueshme e në afat. Normimi i ri i punës, që u diskutua dhe u programua para disa muajsh, po jep rezultatet e veta. Në ndihmë të furnizimit me lëndë ndërtimi janë edhe shumë degë e tjera të administratës duke i ndjekur kontratat nëpër entet prodhuese, me çdo mjet, me çdo kusht për të krijuar furnizim zinxhir në ndërmarrje. Edhe «presioni» i brigadave është i përditshëm, sepse furnizimi i saktë i secilës brigadë lidhet me vëllimin e punës dhe ky vëllim lidhet me shpërblimin e çdo punëtori.
Në fakt, mungesat në furnizim, sido që administrata shkon deri në Tiranë e në Elbasan, prapë ndjehen. Herë mungojnë tullat, herë mungon çimentoja e materialet e tjera. Ibrahimi Meta, Zeqiri Tola me shokët e tyre, sa kthehen nga një ent, nisen tek një tjetër. «Sikur të na jepet jo aq sa kemi në kontratë, sepse kjo u duket e vështirë, por minimumi i saj, do të krijonim një rezervë të vogël, ndërsa po të arrinim furnizimi i rregullt sipas kontratave, «të vlerë efikasiteti është i ndjeshëm, fitimi është shumë i madh, sepse askujt nuk i leverdis të rrijë pa punë, ta kalojë kohën me diskutime, kur ka bazë materiale për të punuar» – thonë këta shokë.
Kjo është e vërtetë. Vetë organizimi i punës me mekanizmin e ri bën që mungesat të ulen tek shifra të pa arritura ndonjëherë. Edhe vëllimi i ndërtim-montimit, megjithë disa mungesa në furnizim, këtë 7-mujor është mjaft i lartë. Ndërsa në kantieret që drejtojnë Llesh Deda e Skënder Osmani, fitimi është më i madh. Veç kësaj 177 punonjës përfituan nga vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave për rritjen e pagave të ulëta. Edhe këto kanë pjesën e tyre në mobilizim. Mbetet pra, problem për t’u zgjidhur furnizimi rritmik i ndërmarrjes, por edhe angazhimi i forcave novatore për të gjetur zgjidhje që rrisin fitimet e interesat e secilit për mbarëvajtjen e ndërmarrjes.
FRANCO ÇAKA
Punojnë për detyrat e gushtit
— KOLONJË —
Puna e mirë për plotësimin e detyrave gjatë 6 mujorit të parë bëri që punonjësit e rrethit të Kolonjës të nderohen nga Komisioni Qendror i Garave Socialiste për plotësimin e planit të prodhimit të përgjithshëm industrial, të planit të eksportit, të dëzimit të qumështit dhe të vezëve.
Vendosja në radhët e të dalluarve ishte një gjë e kënaqshme, të sedrën për të ecur më tej, për të ruajtur edhe në vazhdim e deri në fund të vitit tiparet e të dalluarit. E shohim këtë edhe në këtë ditët e muajit korrik. Në shkallë rrethi prej fillimit të vitit deri deri më 15 korrik janë dhënë 3 milionë e 600 mijë lekë prodhime më shumë nga detyra.
Të ndjeshëm janë sukseset edhe në plotësimin e detyrave të eksportit. Më shumë nga plani janë dërguar 520 mijë lekë prodhime çka ka bërë të mundur që më 15 korrik të realizoheshin detyrat e periudhës 7-mujore.
Si për detyrat e planit të prodhimit industrial, ashtu edhe për ato të eksportit, tërheq vëmendjen sado mospuna e mirë në ndërmarrjet e grumbullim-përpunimit. Me tejkalimin e detyrave u kontribuua edhe në këtë drejtim. Më shumë se llotari(?), te kësht... Në ndërmarrjet e tjera të mallrave po punohet me llogari të muajit gusht. Më shumë nga detyra janë prodhuar 1 mijë kv drithë, 320 kg gjalpë dhe 100 kg djathë. Po nga ky kolektiv mbi detyrën janë dhënë 160 mijë lekë prodhime për eksport, bimë läk...
Çast nga puna në URT-në e Durrësit.
(Foto: P. Omeri - ATSH)
Çast nga puna në URT-në e Durrësit. (Foto: P. Omeri - ATSH)
Veprimtari kulturore të rinjve të qytetit në Ishalla
– Dhjetëra e dhjetëra të rinj të përfshirë në brigada kulturore e në grupe artistike gjenden këto ditë në fshatrat e rrethit të Shkodrës, deri në zonat më të thella malore.
Traditën më të bukur e më të hershme e kanë brigadat kulturore të shkollave të mesme të qytetit, të cilat përveç grupit artistik kanë përbërjen e tyre të rinj veprimtarë të dalluar, fitues të olimpiadave të ndryshme, të konkurseve letrare e artistike, pjesëmarrës të «sorfes» së poezisë si dhe pikatore të rinj. Brigada kulturore e shkollës «Jordan Misja» po zhvillon veprimtarinë e saj në zonën e Kelmendit, brigada e shkollës së mesme «Oso Kuka» në zonën e Dukagjinit, ajo e shkollës së mesme industriale në zonën e Pultit, e shkollës veterinare në zonën e Shllakut, e «29 Nëntorit» në zonën e Zagorës.
Qëllimi i këtyre brigadave është shkëmbimi i përvojës më të mirë me organizatat e rinisë të këtyre zonave të thella, po edhe gjallërimi i jetës kulturore e artistike në fshatra. Ato po japin shfaqje të ndryshme, po organizojnë së bashku me rininë e fshatit mbrëmje tematiko-debative, biseda me tema nga fusha e gjëra të jetës, po hapin ekspozita të pikturës, po edhe ekspozita të tjera, si ajo me qëndismat e vajzave nga brigada e rinisë e shkollës së mesme «Jordan Misja» në Vermosh. Ndërkaq po organizohen edhe veprimtaritë të përbashkëta me rininë e fshatit, ekskursione në vende historike, në pyje, majëmalësh, etj.
Në qendër të tërë veprimtarisë së (Vijon në faqen 3)
SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM URIMI PRESIDENTIT TË KOLUMBISË
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi presidentit të Republikës së Kolumbisë, Virgilio Barco - Vargas:
«Me rastin e kremtimit të përvjetorit të festës kombëtare të Kolumbisë, në emër të popullit shqiptar, të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe në emrin tim, Ju dërgoj përshëndetjet e sinqerta së bashku me urimet më të mira për mirëqenien e popullit kolumbian dhe begatinë e vendit».
(ATSH)
SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM PRESIDENTES SË FILIPINEVE
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram presidentes së Republikës së Filipineve, Korazon Akino:
«Me keqardhje mësuam lajmin për viktimat që shkaktoi tërmeti në qytetin Manilën dhe pjesën veriore të Filipineve.
Në emër të popullit shqiptar, të Presidiumit të Kuvendit Popullor si dhe në emrin tim, Ju dërgoj Juve, popullit filipinas dhe familjeve të viktimave ngushëllime të sinqerta».
(ATSH)
NJË DITË NGA KOHA E SOTME
Në Malin e Thatë, përkundër vëshjes së tij nga thasët e përhershme, shtrihen kodrina me gurë të korrur, sektori i frutikulturës, ku rrushi, pjeshkët dhe mollët e hershme janë të mbara.
Në Malin e Thatë, përkundër veshjes së tij nga thasët e përhershme, shtrihen kodrina me gurë të korrur, sektori i frutikulturës, ku rrushi, pjeshkët dhe mollët e hershme janë të mbara. Rezervuari i Potgores aty pranë pasqyron në këtë ditë korriku një diel të nxehtë, ndërsa në një mal e në pemë krijohen hijezura të këndshme e shlodhëse. Kjo është një pamje e shëtitjes në fotografi, se po të kthesh syte nga njeriu i parë që lëviz në këto mjedise, peizazhi ka lëvizshmërinë e ditëve të fushatës.
Ç’gjë të veçantë, ç’gjë të jashtëzakonshme ka kjo ditë që po përpiqemi ta përshkruajmë. Mali i Thatë, siç kuptohet, me këtë ditë korriku, një ditë e zakonshme e të tjerave në këtë fushatë ku njerëzit po arat e gurët, të dy këta njëherë duke të mbledhur. E këtu ata mund të përmendin se në tejkalimin dyfish të prodhimit të frutave, mbase dhe në tejkalimin të ndjeshme të eksportit e mollës, ka vendin e vet ndërrgë... Reportazh
Nën rrugë, ose pranë krojeve, sepse ashtu u ikën njerëzve biseda. Çdo fshat ka pemët e tij të gjelbëta. Është dhe si një mikpritje për udhëtarin.
– Po mirë, o Maliq, nga kush e rritan atëherë të pemëtorën? – e pyesim.
– Nga zjarri, – përgjigjet ai. Fejziu, shoku i tij, tund kokën dhe e shtyn më tutje bisedën, tamam dhe atje asaj jemi e ideja që zgjodhihem për këto shënime.
– Ditët dhe koha kanë patur e kanë shume ngjarje tani. Ku qëndron e besim, ku punë e djersë. E kuher u ngarkua kaq koha, puna e shtatë shtare këtu në fshat. E është koha e fortë. Midis njerëzve ka hyrë më shumë dashuri.
Fejziu i ka ardhur, ka qenë e anësh të temës sonë. Ose më saktë, është ai që po na e frymëzon idenë për më tutje, kur thotë:
– Kemi nga fshati një familje që ka një dhjetëvjeçar shtatëdhjetë, te ikur shtatë vite më parë. Dhe i ikuri i bënte thirrje për telefon.
(Vijon në faqen 3)
KOSTAQ DUKA
Njoftim pas njoftimi
• Për periudhën janar-15 korrik, në rrethin e Beratit u plotësuan ose u tejkaluan qarkullimi i mallrave në lekë në dorë, punimet e mekanizuar, shërbimet komunale në popull, plani i eksportit. Rendimenti dhe e ardhhura neto u plotësuan 101 për qind. Afro 8 mijë punëtorë të sistemit të industrisë, nga vendimi për rritjen 10-20 për qind të pagës përfitojnë në çdo muaj 2 milionë lekë, ndërsa shumë të tjerë përfitojnë nga pagesa sipas kategorisë së vendit të punës.
• Në ekonomitë bujqësore të rrethit të Tiranës, me veprat administrative drejtoría e uzrave dhe sistemimeve, janë ujitur deri tani rreth 30 mijë ha të mbjellë me bimë të ndryshme. Kjo sipërfaqe është 2 herë më e madhe se ajo në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
• Deri tani në rrethin e Sarandës është marrë mbi 95 për qind e prodhimit të qumështit të planifikuar për 7-mujorin. Me rritmin ditor prej afro 330 kv që realizohet në shkallë rrethi, vetëm nga tufat e përqëndruara të ekonomive parashtokëte të jepen mbi planin e 7 muajve 1 000 kv qumësht mbi planin.
• Të gjitha ekonomitë realizojnë grafikën editor të prodhimit.
• Në rrethin e Dibrës deri tani janë korrur rreth 4 800 ha nga 7021 ha gjithsej dhe është marrë prodhimi në 3 350 ha. Rritmet janë në rritje edhe në ekonomitë e zonës së lartë. Duke organizuar mirë punën dhe bashkëpunimin me mekanizatorët e SMT-së, kooperativistët e Kastriotit, Muhurrit, Gjocirës, Shupenzës dhe Fushë-Çidhënës e përfunduam të parët korrjen dhe janë në përfundim të marrjes së prodhimit.
(Sipas ATSH-së)