24/07/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

24 korrik 1990

NGA VENDIMET NË ZBATIM

- Plenumet e kohëve të fundit të KQ të Partisë – hapa të mëdha përpara për revolucionarizimin e demokratizimin e gjithë jetës së vendit – Për këtë, pa dyshim, një efekt parësor ka cilësia e kontingjenteve që pranohen në këto shkolla, d.m.th. mënyra e përzgjedhjes së tyre. Pra, gjetja e rrugëve sa më të drejta, e procedurave sa më të përshtatshme për pranime është një problem i rëndësishëm jo vetëm shoqëror, por edhe ekonomik, pedagogjik e shkencor. Për vetë nevojat e mëdha që ka pasur vendi ynë në këtë fushë...

SHTOHEN QË KËTË VIT PRANIMET NË SHKOLLAT E LARTA

- Intervistë e ministrit të Arsimit, Skënder Gjinushi, dhënë redaktorit Avdul Dule - - Shoku Skënder, në Plenumin e 11-të u shtrua një detyrë për organet e arsimit, që të kërkojnë e të gjejnë mundësi për të shtuar pranimet në shkollën e lartë. Me sa dimë, që këtë vit shkollor po bëhen shtesa në pranime. Si është ritmi i pranimeve dhe i përgatitjes në shkollën e lartë, parë kjo me nevojat e vendit, krahasuar edhe me vendet e tjera? - Plenumi i 11-të shqyrtoi dhe miratoi drejtime themelore të zhvillimit për të ardhmen e arsimit tonë të konceptuara këto në kuadrin e një reforme të vërtetë arsimore. Vetëkuptohet se realizimi me sukses i këtyre detyrave të mëdha varet mjaft nga roli që do të luajë shkolla e lartë si një nga qendrat më të fuqishme intelektuale të vendit dhe si vatra e vetme e përgatitjes së kuadrit në përgjithësi e të mësuesve në veçanti. - Rritja e cilësisë së punës së saj është e lidhur drejtpërdrejt me zhvillimin e shpejtë të arsimit tonë dhe të parësor ka cilësia e kontigjenteve që hyjnë në shkollën e lartë të përgatitim kuadro e specialistë me ritme të shpejtuara, duke i paraprirë edhe shtrirjes së hallkave të ndërmjetme të arsimit, siç është ai i mesëm. Ritmet e larta të të parit dhe prapambetja relative e të dytit kanë bërë që për shumë kohë gjithë nxënësit që kryenin arsimin e mesëm të kishin mundësinë e vazhdimit të një shkolle të lartë. Kështu në një farë mënyre përzgjedhja e kontigjenteve, mënyra e pranimit ishte e «paracaktuar». Me tëj arsimi i mesëm u shtri me ritme tepër të larta sidomos gjatë viteve 1980-90, ku numri i maturantëve është rritur më se 2.5 herë. Ndërkohë që përgatitja në shkollat e larta ka pasur ritme rritje më të kontrolluara, të kushtëzuara këto nga kërkesat për cilësi më të lartë, nga nevojat e vendit, si dhe nga vetë mundësitë reale të studentëve, për të kryer me sukses e në mënyrë dinjitoze arsimin e lartë (kujtojmë se edhe në shumë vende të zhvilluara, pavarësisht nga mënyra e pranimit të studentëve që zbatojnë, luhatet një specialist për 700- ka rritur fiktivitetin në arsimin e mesëm e ka vështirësuar përzgjedhjen e drejtë të kandidatëve. Zgjermi i mëtejshëm i arsimit të mesëm, që në vitin 2000 parashikohet të kthehet në një arsim për të gjithë, do t’i theksojë më tepër të dyja këto aspekte. Për të gjitha këto, si dhe për vetë karakterin demokratik të shkollës sonë, shtrohet me forcë zgjerimi i mundësive që rinia të provojë aftësitë e saj në përballimin me sukses të studimeve të larta. - Si mendohet të zgjidhet në të ardhmen ky problem? Më konkretisht, ç’do të bëhet për këtë vit shkollor? - Tri janë rrugët e pranimit në shkollat e larta: pranime e lira, pranime në bazë kriteresh dhe me konkurs. Për të realizuar të parën, kuptohet që duhet të merren masa më afatgjata si për zgjerimin e auditorëve, konvikteve, personelit pedagogjik etj. Mjaft masa për këtë janë marrë që këtë vit. P.sh., në shtator do të përurohen 3000 vende vetonë me konvikte e universitetit duke rritur kapacitetin e tyre 50 për qind. Tani për tani do të shfrytëzohen dy format e tjera. Konkretisht, pranime e disa do të rriten me 500-600 studentë, duke shfrytëzuar mundësitë ekzistuese dhe zgjerimin e ko- përpunohen 3000 vende vetëm në konviktet e unipara ca ditësh: - A keni ndonjërin që ka hallë në lagjen tuaj? - e pyse. - Edhe kemi - përgjigjet Frani. - Kemi dëgjuar se shembulli i Iballës është përgjithësuar në të rrethin për zbatimin e vendimit të plenumi të 10-të të KQ të Partisë për plotësimin e oborrit kooperativist. - Si komunistë kemi qenë të gatshëm të punojmë për hapjen e tokës së re që kërkohet, pasi nga plenumi i Komitetit të Partisë të rrethit është vendosur që, e gjithë toka që duhet për të plotësuar oborret, të hapet e re. Por lagjia jonë është mbi ujë dhe nuk u pruna kjo. Kërkuam të hapim kaq tokë në fshat, në ujë, e përsëri nuk u prana. Kështu, ka mbetur... - sqaron ai. Sikurse del nga kjo bisedë, plo- ...të vendit, nga nevojat dhe për 700-800 banorë, aq sa edhe tek ne). Të dyja këto dukuri bëjnë që për pranime në shkollën e lartë të rriten kërkesat e për rrjedhojë të vendosen disa kritere, ku ndër kryesoret është ai për mesataren e notave. Këto kritere nga orientuese në shumë rrathë të vendit dalngadalë erdhën duke u imtësuar e u kthyen në selektiv, gjë që

Pas 1 korrikut...

- Mekanizmi i ri ekonomik nuk jep zgjidhje të gatshme, por kërkon angazhim serioz të secilit – Ndërmarrja e riparim shërbimeve në Durrës më 1 korrik filloi punën me vetëfinancim. Plani 6-mujor kjo ndërmarrje e realizoi. Shqetësimi ishte që në 6-mujorin e dytë të kishte përmirësime të ndjeshme si në realizimin e indeksimeve, në shërbimin më me cilësi e në kohë, si dhe në rritjen e të ardhurave të punonjësve. Disa ditë më parë 27 njesi të kësaj ndërmarrjeje kaluan me llogari më vete, kurse tani të gjitha njësitë e saj kanë filluar punën në këtë formë. Po ç’ndryshime ka në këto 20 e ca ditë të para, ç’përvojë, ç’probleme ka dalë? Këtu po vlerësohet se mekanizmi i ri ekonomik nuk është çelës që i zgjidh vetvetiu problemet. Ai krijon, së pari, kushte dhe mundësi të shumta, mjaft të favorshme për t’i çuar punët përpara, por këto punë do t’i kryejnë njerëzit. Pra nga gjithësecili do kërkuar që të vra-së mendjen më shumë, të punojë më me këmbëngulje, të lëvizë më tepër, ta kryejë plotësisht detyrën e tij pa i mbetur borxh tjetër, as vetes, as të tjerëve. Kjo frymë më duket se është futur tek punonjësit. Biseduam me punëtorë dhe ata e ndjejnë veten më të interesuar, po luftojnë të lidhen sa më shumë me punën, për uljen e shpenzimeve dhe rritjen e fitimit. Sepse e kanë të qartë se nga këto varen edhe të ardhurat e tyre. Një entuziazëm të veçantë ka ngjallur sidomos vendimi i Këshillit të Ministrave për pagat. Por, shtojnë ata, këtë vendim do t’i përgjigjemi me mobilizim, duke punuar me cilësi (Vijon në faqen 2)

Vendimi është i qartë. Atëherë ç’pritet?

Po i sjellim lexuesit një copëz bisede me anëtarin e Partisë Fran Bala në Iballë të Pukës, zhvilluar para ca ditësh: - A keni ndonjërin që ka halle në lagjen tuaj? – e pyet. - Edhe kemi – përgjigjet Frani. - rrethin për zbatimin e vendimit të pleniumit të 10-të të KQ të kësaj zgjidhjeje, është vendosur por nuk është zbatuar. Me sa duket, edhe në Iballë e cila vlerësohet si më e mirë se ekonomitë e tjera, kjo detyrë është parë si dëshirë, pra që edhe mund të bëhet edhe të mos bëhet. Kjo është mungesë serioziteti. A nuk ka mundësi që ekonomistët e çdo fshati me bashkëfshatarët të diskutojnë konkretisht, ... [teksti vazhdon jashtë kornizës] të përcaktojnë vendin dhe me aksion të zbatojnë vendimin? Po. A thëhere çfarë pengon? Vetëm neglizhenca. Për zbatimin e detyrave shumë mirë po punohet në brigadën e dytë në Gjegjjan, ku drejton komunisti Prend Kola, këtu i gjithë gruri u korr dhe u magazinua për 3 ditë. Plani u tejkalua. Tani punohet që në të gjithë sipërfaqen e mbjellë me misër të merret 100 kv për hektar. “Të gjitha ngas- (Vijon në faqen 2)

Me këtë cilësi nesër nuk do të shisni dot

Letër në REDAKSI Me këtë cilësi nesër nuk do të shisni dot - Shokëve të kimikas në Durrës - Jemi një grup punonjësish, të NB «Perlat Rexhepi» në Shkodër. Të shqetësuar për prodhimin, sidomos nga vreshtaria, vendosëm t’ju shkruajmë. Fati i vreshtarisë varet edhe nga puna që bëhet për ta mbrojtur nga dëmtuesit. Konkretisht, fjalën e kemi për sulfatin me cilësi të dobët. Ja kemi bërë të njohur këtë fakt prodhuesve të tij, ndërmarrjes kimike në Durrës, nga erdhi edhe një specialist, i cili mori përsipër të bënte analizat përkatëse. Por për çudi na vjen përgjigja se ai është i cilësisë së mirë! Kjo ndodhi vijet kur patëm rënie në prodhim për këtë shkak. Sivat nga ndërmarrja kimike e Durrësit kemi marrë 160 kv squfur me cilësi të njëjtë me atë të vitit të kaluar? U diskutua ky problem dhe duke parë se squfuri nuk bënte asnjë efekt në prodhim, u vendos që të mos e përdorim. U ankua në dikaster. Në Ministrinë e Industrisë-Ministrave dhe Energjetikës na pritën mirë, ngarkuan njerëz të veçantë për të bërë analizat në laboratorin e institutit që varej nga ky dikaster, si përfundim, na erdhën e analizat. Sipas tyre, dolën se squfuri me të cilin jemi furnizuar nuk përmbante as minimumin e standartit. Nga mesi i qershorit u bë edhe ballafaqimi me ndërmarrjen kimike. Për përfundimi i dy shoqeve që erdhën nga ajo ndërmarrje, ishte se ne të bujqësisë nuk mjaftohemi veç nga punët e kimi-së! Analizat thonë ndryshe, prodhimi gjithashtu. Me këtë cilësi të dobët a munden vallë ata të futen në mekanizmin e ri ekonomik dhe të thesin prodhimin e tyre? BRANKO SIMONI, AGIM MUSTALI, MENDU MUSHANI, ANGJELIN KOLA punonjës në NB «Perlat Rexhepi», Shkodër

Me krijimtari e përgjegjësi për çeljen e fronteve të reja të punës

Pogradeci është një qytet që ka shqetësime të mëdha për sistemimin në punë të forcave të reja. Megjithatë mes ndërmarrjeve të këtij rrethi disa japin përvoja të dukshme për hapjen e fronteve të reja të punës. Në seksionin e punës në komitetin ekzekutiv mëson se ndërmarrja e re që ka veprimtari prodhimet e trikotazhit dhe të xhunkht po ecën drejt shtimit të vëllimit dhe të asortimenteve. Drejtuesit, specialistët dhe punonjësit e saj në një kohë të shpejtë u përgjigjën detyrës së re për të realizuar trikotazhe të shtëpërme me material porositesi. Një pjesë e prodhimit do të merret nga porositësi dhe një sasi do të tregtohet për blerësit brenda rrethit. Këto ditë në tregun e Pogradecit u shitën disa mijëra bluza të porsaprodhuara. Në këtë linjë të re punojnë 62 shoqe. Janë kryesisht vajza të reja me shkollë të mesme. Kualifikimi i tyre profesional u krye brenda ndërmarrjes. Tani janë dhënë edhe 60 fletë pune të tjera po për fabrikën e trikotazhit. (Vijon në faqen 2)

SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGOI TELEGRAM URIMI PRESIDENTIT TË EGJIPTIT

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi presidentit të Republikës Arabe të Egjiptit, Mohamed Hosni Mubarak: «Zoti kënaqësi e veçantë për mua që, me rastin e kremtimit të festës kombëtare të vendit Tuaj, në emër të popullit shqiptar, të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe në emrin tim, Ju dërgoj...» ...jet e përzemërta dhe popullit vëlla egjiptian urimet më të mira për mirëqenien e tij dhe për begatinë e përparimin e vazhdueshëm të Atdheut. Uroj që marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi në fushë të ndryshme midis RPS të Shqipërisë dhe RA të Egjiptit të zhvillohen e forcohen gjithmonë e më tepër, në interesin e përbashkët të dy popujve tanë.» (ATSH)

Për edukimin dhe shlodhjen e kulturuar të të rinjve

Të përfshirë në lëvizjen «Si është rinia sot, do të jetë Atdheu nesër» organizatat e BR në rrethin e Matit kanë ndëdësuar veprimtaritë e tyre në shërbim të edukimit dhe shlodhjes së kulturuar të të rinjve. Në takimet e bisedat e organizuara këto ditë në qytetet e Burrelit, Klosit, në fshatrat e kooperativës bujqësore të Bazit, Bushkashit, Kurdarisë, Shoshaj-Llisit etj., theksi është vënë tek ngritja në një shkallë më të lartë e veprimtarive edukative me të rinjtë, për të kultivuar tek ata dashurinë për atdheun etj. Një traditë e bukur është bërë tashmë organizimi i marshimeve dhe ekskursioneve në vende historike e pika turistike si Qafështamë, Balzgaj, Ulëz, Lis etj., ku të rinjtë zhvillojnë lira sportive bashkëkarakteristike etj. Këto ditë 6 grupe turistike me të rinj nisin marshimin ture drejt pikave të ndryshme turistike të rrethit. (Sipas ATSH-së)

Veprimtari që u pëlqyen nga ardhësit

Kooperativistë e banorë të këtij qyteti të Himarës, si dhe qindra pushues nga rrethe të ndryshme të vendit që kanë ardhur këtu, ndoqën me interes ditët e fundit dramën «Ditë të shqetësuara» të autorit himariot Odise Goro, vënë në skenë nga trupa amatore e shtepisë së kulturës «Nasho Bodini» të këtij qyteti. Drama trajton probleme e ditës në ekonominë bujqësore, në zbatim të vendimeve të plenum eve të kohëve të fundit të KQ të Partisë, si dhe optimizmin e vendosmërinë e kooperativistëve për të arritur objektivat e caktuar, shtuar prodhimin e rritur të ardhurat, përballë paaftësisë e mediokritetit të disa drejtuesve e specialistëve. I bukur e i pëlqyeshëm ishte edhe koncerti recital i këngëtarit amator Viktor Tahiraj para kolektiv it të uzinës së Sodë-PVC-së, ku ai punon, me 12 këngë të interpretuara me nivel e ngrohtësi. (ATSH)

Pamje e ndërtesave të reja që po ngrihen në Qytetin e Studentëve. (Foto: N. Xhufka) Pamje e ndërtesave të reja që po ngrihen në Qytetin e Studentëve. (Foto: N. Xhufka)

Unitet, vigjilencë dhe punë, punë të palodhur - këto kërkon sot koha, këto kërkon Atdheu nga të gjithë. RAMIZ ALIA

KETO DITE NE POGRADEC

SHENIM I REDAKSISE

«Zëri i popullit» me rubrikën «Nga vendimet në zbatim», synon të evidentojë punën që është bërë e po bëhet nga komunistët e mbajtësit e punonjësit, nën udhëheqjen e Partisë, për zbatimin e vendimeve historike të Plenumeve të 9-të, të 10-të e të 11-të të KQ. Ftijmë lexuesit, punëtorë, kooperativistë, intelektualë etj. të sjellin mendimet e tyre, përvojat pozitive e kritikat për mangësitë që vihen re. Qëllimi është që edhe nëpërmjet ballafaqimit e debatit të gjerë shoqëror nëpër faqet e gazetës, t’i hapet më mirë rruga mundësive e veprimit të masave, të gjenden zgjidhje më të frytshme, të përmirësohet veprimi e të përparuarave e të kritikohen praktikat burokratike që pengojnë. Kërkohen ritme të reja, forcë krijuese e mobilizim i gjithanshëm. S’ka kohë për avashllëkë e zvarritje. Kërkesë e ditës për secilin është: të kalohet nga fjalët në vepra.