– Plenumet e kohëve të fundit të KQ të Partisë – hapa të mëdha përpara për revolucionarizimin e demokratizimin e gjithë jetës së vendit –
REFLEKTIM I SHPEJTË PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE KONKRETE
– Nga mbledhja e plenumit të Komitetit të Partisë të rrethit të Tiranës –
Partia vazhdimisht ka qenë e interesuar për të çuar përpara procesin e revolucionarizimit e demokratizimit të jetës së vendit, për të jetuar me hallet e shqetësimet e njerëzve e për t'i zgjidhur ato. Jo me fjalë por me vepra po punohet për ndërgjegjësimin e komunisteve e të masave se procesi i demokratizimit duhet të shkojë çdo ditë paralelisht me shtimin e prodhimit, me rritjen e mobilizimit në punë, me forcimin kudo dhe në çdo gjë të disiplinës. Por, përballë suksesit e situatave, zbatimi i vendimeve të Plenumit të 11-të të KQ të Partisë kërkojnë sa mobilizim e disiplinë aq edhe dinamizëm, shkathtësi e iniciativë. Është koha e veprimeve konkrete. Mbi bazën e disa analizave dhe gatishmërisë së komunistëve e të punonjësve u mblodh këto ditë plenumi i Komitetit të partisë të rrethit të Tiranës për të ndërmarrë disa aksione në ato drejtime që e diktojnë interesat e popullit. Fjala është për të përballuar vëllume të mëdha pune në disa fusha tepër të rëndësishme që janë të bëjnë drejtpërdrejt me nivelin e jetesës së njerëzve, siç janë zënia në punë e forcave të lira, ndërtimi i 3200 apartamenteve për të mos e kapërcyer ndonjë vështirësi me urdhër administrativ «ta bëni se kështu vendosi plenumi», por mbi bazën e studimeve e të përvojës që kanë mjaft nga ndërmarrjet ekonomike të kryeqytetit. Përvoja është një rrugë e gatshme, e cila kërkon impenjimin e interesimin maksimal të administratës e të personelit inxhiniero-teknik, për të punuar me fantazi, për të hapur fronte të reja pune, për të bërë organizime e riorganizime më të leverdishme nga ana ekonomike. Për këtë arsye, në plenum u soll si shembull praktika e shokëve drejtues të fabrikës së këpucëve. Çfarë bëhet në këtë fabrikë, me ç'interesa po shikohet problemi i rritjes së fuqisë punëtore dhe përdorimi i punës së gjallë më efektivitet? Nëse brenda dy vjetëve të fundit, fabrika ka zënë më shumë se 350 punëtorë, tani, pra këto ditët e fundit u sistemuan 200 të tjerë. U hapën dy reparte të rinj, u sistemuan punëtorë brenda përbrenda fabrikës, me synimin që në punët më të kualifikuara të vënë punëtorët me ngritje të lartë profesionale, ndërsa në ato me më pak probleme të zihen me punë punëtorët e rinj. Po sa ndërmarrje ka Tirana, që ... mund dhe duhet të shtojnë numrin e vendeve të punës si në këtë fabrikë që relativisht nuk është pa probleme e preokupime për rritjen e të ardhurave? Janë shumë. Këtë pyetën parasysh shokët e plenumi në vendimin që morën, vendim cili po shoqërohet edhe me veprime të shpejta në çdo rajon e ndërmarrje. Me tej akoma, ky shqetësim po bëhet problem i organizatave të masave në lagje e blloqe. Përse? Që vetë organizata e frontit, në bashkëpunim me organet e pushtetit, me këshillin popullor të vendosin ku do të sistemohen njerëzit e ku tjetër, për të mënjanuar kthëthën e ndërrhyrjet dhe zvarritjet.
Në fillim të vitit, siç dihet, një Tiranë është ndërmarrë një aksion për të përfunduar brenda vitit 3200 apartamente banimi. Gjendja deri tani nuk është e mirë. Kjo bëri që plenumi i Komitetit të Partisë të analizojë edhe këtë prapambetje të pajustifikueshme e ndërkohë të programojë ritme të tjera pune. Apartamentet e planifikuara, medoemos duhet të përfundojnë, u tha në plen[?]um dhe popullit deri në janar duhet t'i ndahen apartamentet. Mos kjo është një deklaratë formale? Jo. Vendimi i plenumit është i argumentuar, i mbështetur mbi një bazë reale. Deri tani, për shembull, është bërë pengesë për mbarëvajtjen e punëve mungesa e bazës materiale. Ajo tani është gjetur, është gati. Hekuri, xhami, çimentoja, tulla, lënda e drurit, gjithçka është siguruar për punët në proces dhe ndërkohë po punohet edhe për muajt në vazhdim. Ku u gjendën, si u siguruan? – mund të pyetet. Kur problemet merren në dorë me seriozitetin më të madh nga Partia dhe punohet me atë devotshmëri që e kërkon interesi i popullit, çdo gjë kapërcehet. Fjala vjen, ditët e fundit po bëhen riorganizime për të përqendruar prodhimin e disa materialeve që nevojiten këtij sektori disa materialeve që i nevojiten këtij sektori. Duhet theksuar gjithashtu konstatimi i drejtë i plenumit që shumë gjëra janë këtu, brenda Tiranës, por që herë-herë nuk janë «gjetur», sepse në krye të punëve në rajone e në ndërmarrje, ka disa kuadro që nuk duan telashe, që nuk u dalin për zot punëve. Shumë materiale janë në proces, diku në katin e pestë, diku në të tretin e diku në themele. Janë të gjitha mundësitë të realizohet zotimi i punëtorëve në ndërmarrje të ndryshme, që u mbështet fort nga shokët e plenumit se brenda dhjetë ditëve do të përfundojë një kat, mjafton të mos pengohen për furnizimin materialo-
diktojnë interesat e popullit. Fjala është për të përballuar volume kanë 3200 apartamenteve të banimit etj. Në planin kjo u vlerësua jo vetëm si detyrë e organizmave shtetërore e ekonomike, por në radhë të parë e organeve dhe organizatave bazë të Partisë.
Të flasim më konkretisht. Në një periudhë të shkurtër (brenda muajit gusht) në Tiranë do të sistemohen të gjitha forcat e lira në punë. Sigurisht kjo nuk është zgjidhje e lehtë. Është një numër i konsiderueshëm njerëzish që duhen sistemuar jo për të marrë një rrogë, siç i thonë fjalës, por që edhe të japin kontribut në përparimin ekonomik e rritjen e prodhimit. Kjo u vlerësua si detyrë esenciale me shumë rëndësi. Ndërkohë, ishte një shqetësim i drejtë i shokëve të plenumi për
Të gjithë reparte të rinj, u sistemuan punëtorë brenda ndërmarrjes, më pak probleme të ziheshin ndërrhyrjet dhe zvarritjet.
(Vijon në faqen 2)
muajt në vazhdim. Ku u gjendën, si u siguruan? - mund të pyetet. Kur morën parapuktonet Ç’thuhet tani për faset e moçalizimeve? Bëri thasërisë. Thatasër e bëri edhe në Shi-
Pas katër muajve: vendimet mbeten në letër
Më 14 mars të këtij viti aktivë i Partisë i rrethit të Durrësit, duke analizuar problemet e furnizimit të popullit në zbatim të vendimeve të Plenumit të 9-të të KQ të Partisë, përcaktoi disa detyra. Ndër to, lexohej: «Brenda 25 marsit të këtij viti të gjitha ekonomitë bujqësore të plotësojnë 100 për qind racionin ditore të nevojshëm (për blegtorinë) për të arritur grafikun e qumështit brenda muajit mars. E dyta: Të plotësohet menjëherë numri i krerëve të shpendëve në mikrokooperativë e kooperativave bujqësore të Manzës, Rrogozhinës, qytetit të Kavajës, Kryevidhit, Çipajlat, NB-së Spitalës». Mirëpo ja që gjendja e vjetër përsëritet: vendime merren shumë, por mjaft nga ato mbeten në letër. Shkuam në seksionin e bujqësisë dhe biseduam me specialistë të blegtorisë. Ata na thanë se racioni ushqimor për blegtorinë në shkallë rrethi është plotësuar 60-70 për qind. Janë shumë keq sidomos Jubë-Sukthi, kooperativa e qytetit të Kavajës, Qerreti, Synej etj. Pse ndodhi kështu? Vendimi që i mor paraprakisht se u hartua mbi baza reale, jo sa për të thënë se ja, po u përgjigjemi flakë për flakë detyrave. Ç'thuhet tani për arës[y?]et e mosrealizimeve? Bëri thasët? Thatasëri bëri edhe në Shi-jak, Mam[n]as, Luz i Vogël, etj. por këto ekonomi janë mirë me racionin ushqimor të blegtorisë. Tjetër: nuk u plotësua plani i silazhit pranveror. Natyrisht, nuk zbatohet detyra po të kënaqesh vetëm me marrjen e një vendimi. Vendimi i dytë: menjëherë të plotësohet numri i krerëve të shpendëve. Tani, në fund të korrikut, kemi këtë gjendje: në Gjepalaj nuk ka fare pula në mikro-bateritë; në kooperativën bujqësore të Kavajës nuk ka, në Kryevidh nga 2 mijë krerë në plan janë 1 mijë, në Rrogozhinë nga 5 mijë -3 mijë krerë. Pra, jo vetëm menjëherë, por pas afro katër muajsh ky vendim s'është zbatuar. Pastaj japin shifra në përgjithësi në shkallë rrethi, si: «jemi mirë me dorëzimin e qumështit, të mishit, të vezëve». Harrohet se e përgjithshmja mbulon mangësitë e të tjerëve, u ha hakën të përparuarve. Kur vallë do të heqin dorë nga kjo rrugë? Vendimet që merren nuk durojnë pas formulën: «bëjmë autokritikë, do të bëjmë kthesë», nuk durojmë zotime të përsëritura se do të «realizojmë detyrat në ç'drejtim kaq dhe aq», dhe, kur vjen ajo datë, përsëri detyrat s'janë përmbushur. SOTIRAO GJORDENI Korresp. i «Zërit të popullit» (Vijon në faqen 2)
Plani i eksportit në Shkodër realizohet. Po zotimet?
Më 11 qershor plenumi i komitetit të Partisë të rrethit, në mbështetje të Plenumit të 10-të të KQ të Partisë për të rritur eksportin, zotimin që kishte marrë rrethi për të dhënë 8 milionë lekë prodhime për eksport, e përshpejtoi duke e rritur në 13 milionë lekë. Si po ecin punët për zbatimin e kësaj detyre të re? P[?]mja është shumë e mirë. Deri tani janë dhënë 8 milionë lekë për eksport tej planit. Pra, është plotësuar vendimi i parë. Autorë të tejkalimit të detyrave në këtë tregues të rëndësishëm janë kolektivi i fabrikës së duhan-cigareve dhe ai i uzinës së telave elektrike, të cilat deri tani jo vetëm kanë përmbushur planin e prodhimit për eksportin, por kanë tejkaluar edhe zotimin vjetor. Tani lufta e përpjekjet bëhen që këto dy kolektiva të ruajnë këtë ritme prodhimi, se ato mbajnë edhe peshën kryesore të zotimit vjetor të rrethit. Arritje në prodhimin për eksport kanë shënuar edhe kolektiva të tjera, si i lëkurë-këpucës, i cili me 20 korrik kishte tejkaluar... (Vijon në faqen 2) tejka-
Tregtia kooperativiste në qytet
KETO DITE NE KRUJE
Pas mbledhjes së plenumit të Kë- mitetit të Partisë të Rrethit të Kru- jës në muajin shkurt, ku u shtruan detyra të veçanta për përmirësimin e furnizimit të popullit filloi të shtrihet më gjerë tregtia kooperative nëpër qytetet e rrethit. Hapi i parë ishte ndërtimi i njësive të tregtimit. Menjëherë ndërmarrjet ekonomike të rrethit, sipas zotimeve që morën, filluan nga puna. Nga 11 njësi janë ndërtuar 8 prej tyre, se kooperativa e urzit dhe e Borizanës të lidhura përkatësisht me NB-Nekurudhen dhe kombinatin e drurit, si dhe NB-ja e Gjormit, ende nuk i kanë përfunduar ato.
Ngritja e njësive nëpër qytete përfaqëson vetëm një hallkë në zinxhirin e tregtisë kooperativiste, e cila mund të mbetet e shkëputur nëse furnizimi i tyre mbetet anemik. Në të kundërt, mund të luajë rol mjaft të ndjeshëm në përmirësimin e furnizimit të popullit, kur vlerësohet drejt nga kryesitë e kooperativave dhe drejtoritë e NB-ve.
Le të shohim njësinë e kooperativës «Albulena», në qytetin e La-
(Vijon në faqen 2)
Strukturat e lehtësuara organizative janë më të frytshme
Ekonomitë bujqësore që janë ndarë në Korçë, kanë tregues më të mirë se para ndarjes
Në Plenumin e 9-të të Komitetit Qendror të Partisë, ndër të tjera, u tha: «Atje ku është e arsyeshme dhe e leverdishme mund të bëhen ndarje të mëtejshme të ndërmarrjeve e të kooperativave dhe organizmave të sektorëve të tyre. Kjo është një kërkesë për të gjetur zgjidhjet më të mira.»
Deri në Plenumin e 9-të, - thotë Vangjush Zguro, ekonomist në seksionin e bujqësisë në Komitetin Ekzekutiv të KP të Rrethit të Korçës, - në një rreth të shtrirë grumbulluar në një mënyrë të mirë në ndarjen e ekonomive të mëdha. Fas Blishti, Pirgut dhe
Verë e ngarkuar turistike
Vera e sivjetme është nga stinët më turistike më të ngarkuara në Shqipëri.
Rreth dy mijë turistë ndodhen çdo ditë në vendin tonë. Ata janë nga Spanja, Greqia, Zvicra, Hungaria, Çekosllovakia, Italia, RFGJ, Franca, SHBA, Belgjika, Hollanda e veçanërisht nga vendi fqinj Jugosllavia. Firmave jugosllave si Atlas, Kompas, Interimpeks, Intours, të vitit 1989 këtë vit u janë shtuar edhe firma turistike si General Tourist, Palas Turist, Putnik, Kosova Trans dhe Arkobus, pra nga 4 janë gjithsej 9 firma jugosllave me të cilat bashkëpunon albturizmi ynë.
Përballë këtyre fakteve tingëllojnë të çuditshme lajmet e përhapura nga ndonjë gazetë jugosllave se gjoja këto ditë në Shqipëri nuk u pranuan turistë nga Jugosllavia. Siç mësuam në bisedë me drejtorin e përgjithshëm të Albturizmit Ruhi Sheqi, vetëm gjatë stinës së sivjetme turistike kanë ardhur në vendin tonë afro 7 mijë jugosllavë, nga të cilët vetëm gjatë korrikut mbi 2000 qytetarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia, Kroacia, Kosova etj. Nga data 16 gjer më 24 korrik kanë qenë në Shqipëri 800 turistë jugosllavë, nga të cilët rreth 300 ndodhen ende sot këtu.
Ndërkohë albturizmi ynë ka marrëritur dhe është përgjigjur pozitivisht ftesave të bëra nga disa firma turistike jugosllave për të dërguar grupe pune për zhvillimin e bisedimeve me to për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe u ka parashtruar kërkesën këtyre firmave për të dërguar në Jugosllavi grupe turistike shqiptare.
Janë qetësia dhe mikpritja shqiptare, kushtet e mira jetësore, natyra e bukur dhe mjedisi i pastër, tërë kujdesi që tregojnë për t’ua bërë pushimet sa më të këndshme, ato që i tërheqin përditë e më shumë turistët e huaj të vijnë në vendin tonë. Por janë edhe lehtësitë më të mëdha të krijuara gjatë këtij viti, pasi janë jo të pakta turistët individualë që vijnë me mjetet e tyre, qofshin këto tokësore ose detare, indidividuale ose familjare, me grupe ose të veçantë. Ndërkohë është rritur numri i turistëve tranzit nga Korfuzi në Sarandë, nga Brindizi në Vlorë, nga Dubrovniku në Durrës dhe së afërmi edhe nga Ohri në Pogradec.
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Albturizmit mësuam gjithashtu se në krahasim me vitin e kaluar numri i turistëve të ardhur nga shumë vende të botës është dy herë më i madh. Ndërkohë ka kërkesa për të zgjeruar edhe më tepër bashkëpunimin turistik, për ta bërë atë gjithnjë e më tërheqës.
Është ende kulmi i stinës turistike. Priten edhe më shumë turistë të tjerë. Natyrisht ata vijnë, rrinë disa ditë, ikin dhe vijnë të tjerë. Ata ndërrohen, po këtu nuk ndryshon deti blu i Adriatikut, kthjelltësia e pasqyrtë e Jonit, nuk ndryshon riviera jonë e bukur, rrugët malore përmes pyjeve të blertë, nuk ndryshojnë Butrinti, Apollonia, Berati, Gjirokastra, Kruja e lashtë, nuk ndryshojnë gastronomia, kujdesi dhe korrektësia për t’i pritur siç duhet ata.
Korresp. i «Zërit të popullit»
Simpozium për probleme të marketingut
Dhoma e Tregtisë e RPS të Shqipërisë, në bashkëpunim me Institutin Evropian të Danubit - Austri dhe me disa firma konsulente audituese, organizuan më 23 dhe 24 korrik, në një nga hotelet e Mërkurës, «Enver Hoxha» në kryeqytet, simpoziumin për probleme të marketingut bashkëkohor.
Merrnin pjesë specialistë të ndërmarrjeve të prodhimit, të tregtisë së jashtme, punonjës të ministrive, të institucioneve kërkimore shkencore, pedagogë të fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës «Enver Hoxha» dhe të huar të tjerë.
Merrnin pjesë gjithashtu sekretari i Përgjithshëm i Institutit Evropian të Danubit - Austri, Telsher.
(Vijon në faqen 4)
Pushime të gëzuara të punonjësve e fëmijëve
Këto ditë shumë punonjës, të rinj e të reja, pionierë të Enverit korçarë kanë mbushur pikat turistike në malin e Moravës, në Bozdovec, Dardhë, Voskopojë e gjëkët. Në këto rreth ka edhe 4 shtëpi pushimi, një për fëmijët në Voskopojë dhe 3 për punëtorët në Dardhë, Korçë e Voskopojë, ku në çdo ndërmarrje punësohen 050 punonjës e pionierë të Enverit. Në to janë marrë masa të mira si për ushqimin e deri tek shërbimet dhe veprimtaritë e larmishme kulturore. Organizohen edhe veprimtari sportive, basketbolli e volejbolli, ping-pong, bilardo, shah, shëtitje midis pishave dhe burimeve të ftohta.
Qindra fëmijë të punonjësve të qytetit të Korçës frekuentojnë çdo ditë kampin veror me drejtkëndë të ngritur në pikën turistike në Shtërro, në Moravë, ndërsa qindra të tjerë kalojnë pushimet verore pranë shtëpive të ngritura në çdo shkollë.
Në shtëpitë e pushimit, she-shte verore dhe qendrat sportive janë ngritur bufe deti Adriatik, në Durrës, në plazhin e Golemit, pyllin e Rrushkullit e gjetkë po kalojnë gëzueshëm pushimet verore mjaft fëmijë. Një gjallëri të veçantë ka sidomos në shtëpitë e pushimit të pionierëve të Enverit «Qemal Stafa»,
Në shtëpitë e pushimit, she-shtet Enverit «Qemal Stafa», ku nga të gjithë rrethet e vendit kanë ardhur rreth 1500 fëmijë. Fëmijët ndjekin me kënaqësi veprimtaritë edukuse e argëtuese, banjot e detit e të rërës, ekskursionet e marshimet në pikat turistike të vendet historike. Plot gëzim shkojnë atje në shëtitjet me anijen «Puntorino», bëjnë vizita në kantjerin detar, uzinën e radiotelevizorëve, etj., në qendrat e tyre kanë ndjekur ata shfaqjet e estradave, të filmave artistikë, të teatrit të kukullave, etj.
(Spas ATSH-së)
Mjeshtri i frutikulturës Qazim Çaka në sektorin e Munushtirit të NB «5 Shtatori» në Skrapar vazhdimisht ndodhet pranë të rinjve për t’u mësuar çdo proces në punën e bukur të pemëtarit.
(Foto: N. Xhulka)
Mjeshtri i frutikulturës Qazim Çaka në sektorin e Munushtirit të NB «5 Shtatori» në Skrapar vazhdimisht ndodhet pranë të rinjve për t’u mësuar çdo proces në punën e bukur të pemëtarit. (Foto: N. Xhulka)
Për çështjen e popullit, për çështjen e lirisë e të pavarësisë së Atdheut, për çështjen e socializmit, le të ngremë gjithnjë më lart frymën luftarake, le të punojmë me vendosmëri e guxim, pa i kursyer punën, mendjen e forcat.
RAMIZ ALIA