REZULTATET NA NXITIN E FRYMËZOJNË PËR ARRITJE TË REJA
Në ndërmarrjen bujqësore «Enver Hoxha» të Plasës Heroine e Punës Socialiste, në 841 hektarë të mbjellë me grurë u morën 68 kv për ha
SHOKUT RAMIZ ALIA
SEKRETAR I PARË I KOMITETIT QENDROR TË PPSH
TIRANË
I dashur shoku Ramiz!
Ne komunistët, kuadrot, specialistët dhe gjithë punonjësit e ndërmarrjes bujqësore «Enver Hoxha» të Plasës, Heroine e Punës Socialiste, të frymëzuar nga vendimet e Plenumit të 10-të, të 11-të të KQ të Partisë bëmë bilancin e arritjeve që shënuam në kulturën e grurit dhe të elbit.
Të mbledhur punonjës e kuadro për të gëzuar përfundimin e fushatës së korrje-shirjes së lashtave, ju njoftojmë se në 841 hektarë të mbjellë me grurë për bukë dhe koncentrat, muajër në ndërmarrje prej 68 kuintalë për hektar, rendimenti ky më i larti i realizuar në historinë e kësaj ndërmarrjeje. Nga 64 kuintalë për hektar që e kishim planifikuar, realizuam 100 për qind dorëzimin në shtet. Në kulturën e elbit detyrën e plotësuam 103 për qind, për qumështin deri tani planin e kemi realizuar 102 për qind.
Duke thelluar më tej punën shkencore, u arrit që në 422 hektarë të marrim 73 kuintalë për hektarë, në 50 hektarë të marrim mbi 85 kuintalë për hektar. Të gjithë brigadat që kultivojnë grurin e realizuan dhe e tejkaluan planin. Në 4 sektorë u morën mbi 70 kuintalë për hektar. Veç punës dhe mobilizimit të madh të punonjësve tanë, punë të lavdërueshme bënë mekanizatorët dhe punonjësit e transportit.
Të frymëzuar nga vendimet e Byrosë Politike për furnizimin e fshatarësisë, jemi hedhur në aksion për të shënuar arritje të tjera në kulturën e patates, panxhar sheqerit dhe bimët foragjere. Me vigjilencë e arritje të reja, me vëllimin e gjashtëmari të lartë, më të bashkuar si një trup rreth Partisë, me ju në krye shoku Ramiz, do të shkatërrojmë dhe planet e mbrapshta të armiqve të brendshëm e të jashtëm. Historia na ka mësuar të rrrojmë me djersën tonë, të ushqehemi me bukën tonë e situatat na bëjnë thirrje për të qenë në vijën e parë të punës e të luftës.
Rroftë Komiteti Qendror i PPSH, me ju në krye, shoku Ramiz!
NGA KOLEKTIVI I PUNONJËSVE I NB «ENVER HOXHA», PLASË
Plasë, 27.7.1990.
SHPREHJE E RE E KUJDESIT PËR TË RRITUR MIRËQENIEN E POPULLIT
Si u prit vendimi i Byrosë Politike për shtrirjen e fuqizimin e oborrit kooperativist
PUKË
Malësorët pukjanë e kanë dashur dhe e duan sa rrallëkush tokën. Betohen për tokë e për qiell, ia marrin tokën gurit, ia gjëjnë ujën, ia bëjnë murin për ta mbajtur, e punojnë, e pasurojnë. Dhe në këto krep[a], në këto faqe malesh, me ara një pëllëmbë, rritin bereqet, mbajnë jetën prej shekujsh. Në fshatin Micol, 70-vjeçari Seit Meti nuk gjen fjalë të shprehë gjithë atë kënaqësi që ndjen nga vendimi i Byrosë Politike të KQ të Partisë për shtimin e fuqizimin e oborrit kooperativist, veç thotë «sa toka rroftë kjo Parti!». Ai çonit në kooperativë bujqësore ka bërë (dhe bën) mbi 200 ditë pune. Se kështu më duket se më don toka më shumë, - thotë - Edhe unë e dua më shumë atë kur e punoj. Prandaj vendimi na rrit më shumë interesin edhe për arën e kooperativës, edhe për oborrin. Biseda të lira që vë në mëngjesin e ditës së sotme vërtetën rreth vendit ku mund të hapet tokë e re e si do të organizohet hapja e saj, si mund të përdoren më mirë livadhet e kullotat për të arritur që fshatarësia të sigurojë më shumë ushqime për blegtorinë e oborrit. Qamile Collaku, nënë e 6 fëmijëve në Kabash, thotë se «kujdesin për grurin, për misrin, për gjithçka mbillet në tokë e kemi pas gjithmonë e do ta kemi. Kallmi i bagëtive të tufëzave në oborrin vetjak dhe tani plotësimi i nevojshëm me tokën për ushqimin e tyre, është kujdesi i Partisë për ushqimin tonë e të fëmijëve tanë. Prandaj ne do t’ia shpërblejmë me punë të palodhura». Punëtori i Partisë prej vendimit të Byrosë Politike ka marrë më njëherë detyrën për të biseduar me njerëzit, për të gjetur rrugëzgjidhjet, që të shtohet prodhimi bujqësor e blegtoral. Prej Celanaj, sekretari i byrosë së Partisë të kooperativës bujqësore të Qafëmalit, është mësues. Por edhe pse është me pushime verore, siç thotë ai, «ndjej se për punëtorin e Partisë nuk ka pushim». Vendimi i ri i Byrosë Politike na thërret që të shtohemi me njerëzit, të zgjidhim fshatçe e sa më shpejt plotësimin e oborrit vetjak. Gjithçka që prodhohet aty nuk është thjesht produkt vetjak, por është pasuri kombëtare që shkon në të mirë të mirëqenies e të shëndetit të njerëzve». HALIL BUÇPAPAJ Korresp. i «Zërit të popullit» të Komitetit Qendror të Partisë u prit me gëzim nga punonjësit e bujqësisë të rrethit tonë - thotë kryespecialisti i blegtorisë në Komitetin Ekzekutiv të kp të rrethit të Gjirokastrës, Pandeli Çinga, - Ky vendim është një tjetër mbështetje e fuqishme për përmirësime akoma më të mëdha në furnizimin e fshatarësisë por edhe të tregut të qytetit. Menjëherë, qysh sot, ne bëmë evidentimin e numrit të familjeve kooperativiste për çdo ekonomi si dhe të sasisë së tokës që ato do të përfitojnë. Përcaktuam gjithashtu masat për shpërndarjen sa më shpejt të tokës në mënyrë që ajo të mbillet me kultura foragjere dhe perime. Nga dega e farërave do të vihen në dispozicion të ekonomive sasia e nevojshme e farërave foragjere dhe e perimeve të kohës që anëtarëve të mos u krijohen asnjë vështirësi për mbjelljen e tyre. Ndërkohë do të luftojmë që vetë ekonomitë të mbështesin edhe jetën kooperativiste me bazë materiale. Një objektiv i afërt është që mbjelljen e kësaj periudhe të sigurohen për 3 muaj e dimrit 50 kv masë e njomë ushqimore nga çdo familje kooperativiste, krahas bazës tjetër ushqimore, si barit të thatë që është grumbulluar, kashtës së grurit, të misrit etj. Me masat që do të zbatojmë jemi të bindur se jo vetëm do të plotësohen në sasi të bollshme prodhimet e bulmetit dhe perimet nga çdo familje kooperativiste por ato do të japin teprica për ekonominë dhe tregun në qytet». - Me zbatimin e vendimit, thotë kryeagronomi i kooperativës kodrinore malore të Kolonjës, Memo Duhahu - familjet kooperativiste mbjellin 30 ha tokë. Këtë sipërfaqe ne do ta shpërndajmë brenda 5 ditësh të parë të muajit gusht. Fshatarëve po u themi: ku e do tokën s’ka rëndësi, ne të duhen që ta mbjellësh sa më parë, sa ujë të nevojitet, ç’ndihmë tjetër kërkon nga kooperativa? Kështu do të veprojmë në mënyrë që toka e oborrit të mbillet shpejt me kultura foragjere dhe perime të kohës si presh, spinaq, lakër etj. Edhe farërat e nevojshme i kemi siguruar. Specialistët do të ndihmojnë gjithashtu që në këto ngastra të zbatohen kërkesat e agroteknikës së lartë, që toka të japë kapacitetin më të lartë prodhues». (Sipas ATSH-së)
Vlerësim për blegtorinë
Janë mbjellë 3500 ha misër hamullor, 1200 ha lakër etj.
- LUSHNJE -
Vështirësitë e mëdha të «dimrit të vogël» blegtorët e rrethit të Lushnjës po përpiqen t’i kapërcejnë me sa më pak humbje prodhimi. Ndërkohë në çdo ekonomi bujqësore janë me tejkalim edhe këto ditë. Në çdo e- disa ekonomi, si Golemi, Divjaka, Bubullima, Çerma, etj. e tejkalojnë grafikën e prodhimit të qumështit, tregon për masat e jashtëzakonshme me të cilat po përballohet thatësira e madhe, temperaturat e larta etj. Detyra e 7-mujorit në drejtim të ekonomisë blegtorale është tejkaluar dhe përsëri 10 ekono- shtuar përgatitjet për sigurimin e bazës ushqimore, si kusht për një dimërim sa më normal të bagëtive. Shumë më me shpejt se çdo herë tjetër u grumbullua kashta e grurit, kuleçët e luledillit etj. Tani puna është përqëndruar tek mbjellja e kulturave të dyta, misrit, lakrës e tërfili. Në disa ekonomi puna
- është organizuar më mirë. Psh. në mjaft brigada të Golemit, Krutjes etj. qindra ha misër të mbjellë shpejt po u bëhen shërbimet e para. Mbjellja e misrit hamullor ka përfunduar në disa ekonomi, ndërsa në të gjithë rrethin janë mbjellë më shumë se 3500 ha.
Ritmet po rriten atje ku prapambetja ishte më e madhe. Me mbjelljen e lakrës po merrren mijëra forca si dhe plot mjete. Më shumë se 110 ha janë mbjellë vetëm në koo-
110 ha janë mbjellë vetëm në koo-
perativën e Këmishtajt. Edhe në shkallë rrethi tani mbillen mbi 100 ha çdo ditë. Këto ditë kudo ka ritme më të larta dhe deri tani në të gjithë rrethin janë mbjellë mbi 1200 ha. Po ngulet këmbë që si në Këmishtaj, NB e Dushkut e NB e Cermës të punojnë edhe ekonomitë e prapambetura. Më seriozisht këtu vë është parë edhe tërfili. Deri tani janë mbjellë afro 500 ha ose mbi 18 për qind e sipërfaqes së planifikuar.
ANDREA LIKO
VLORË
Ishte një dëshirë e kooperativistëve, thotë kryetari i këshillit popullor të fshatit të bashkuar të Poros, në rrethin e Vlorës, Nonda Mata, të cilën Partia e bëri realitet. Me dhënien e bagëtive oborrit vetjak dhe të tokës për ushqimin e tyre, u krijuan baza për një prodhim e furnizim të zakonshëm të kooperativistit, e më tej, edhe të qytetarit. Vendimi i ri i Byrosë Politike të KQ të Partisë për zgjerimin e sipërfaqes së saj deri në dy dynymë, jo vetëm që i zgjoi pa masë kooperativistët tanë por edhe ne, drejtuesit e pushtetit e të ekonomisë, na vuri para detyrash të reja për të vepruar menjëherë. Që dje, në mëngjes u mblodhëm, përcaktuam detyrat e ndamë grupet e punës për çdo fshat për të përcaktuar sipërfaqet e mundshme. Pavarësisht se ne zbatojmë këtë vendim ekonomikësonë i zvogëlohen sipërfaqe të tjera për afro 1000 familje optimizmi që ka krijuar kjo masë e re, është i tillë që tërhiqen objektivat e caktuara.
I madh është gëzimi i kooperativistëve të Armenit. «Këto ditë, thotë kooperativisti veteran Pandi Golloshi, në ekonominë tonë u vendos për uljen e moshës së pensionit nga 65 në 60 vjeç, ku për-
Shfrytëzojnë me nikoqirllëk burimet ujore
Në rrethin e Skraparit deri tani në shkallë rrethi ujitja është bërë në më shumë se 3500 ha të mbjella me perime, misër, foragjere etj.
Gjatë javës së fundit grafikët janë rritur e tashmë ujiten 120-160 ha në ditë. Më mirë përdoren rezervat ujore në ndërmarrjen bujqësore «5 Shtatori», në Therepel, Vëndreshë, Turbovë etj., ku janë bërë kontrolle për shpërndarjen e ujit dhe shfrytëzimin e burimeve gjatë gjithë ditës. Në përputhje me gjendjen e bimëve po përdoren 350-500 metër kub ujë për ha.
Në ngastrat e perimeve të ndërmarrjes bujqësore dhe të mjalt ekonomive të tjera ka përfunduar ujitja e tretë e në sipërfaqe të tjera është bërë kjo punë për të katërtën herë. Ndërsa në misër për të dytën herë janë ujitur afro 400 ha.
(Sipas ATSH-së)
GJIROKASTER
«Vendimi i ri i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë u prit me gëzim nga punonjësit e bujqësisë të rrethit tonë»
«Vendimi i ri i Byrosë Politike punonjësit e bujqësisë të rrethit tonë - rrethit të Gjirokastrës, Pandeli Çinga, - objektiv i afërt është që me japin teprica për ekonominë dhe tregun në qytet».
- të Kolonjës, Memo Duhahu - kapacitetin më të lartë prodhues».
(ATSH)
U mblodh Këshilli Popullor i rrethit të Shkodrës
U mblodh Këshilli Popullor i rrethit të Shkodrës, ku mernin pjesë të ftuar deputetë, kryetarë të këshillave popullore, drejtues të ndërmarrjeve ekonomike e kooperativave bujqësore etj.
, ku mernin pjesë të ftuar deputetë, kryetarë të këshillave popullore, drejtues të ndërmarrjeve ekonomike e kooperativave bujqësore etj.
Këshilli Popullor i rrethit zgjodhi kryetarë të Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, shoqen Terezina Marubi, në vend të Bashkim Syjkes i cili është ngarkuar me detyrën e ministrit të Industrisë së Lehtë. Terezina Marubi është deputete, anëtare e Presidiumit të Kuvendit Popullor, Heroinë e Punës Socialiste, ish-drejtorë e uzinës së lëvave e kabllove elektrikë, me profesion inxhinjere.
Në këtë mbledhje u analizua gjithashtu veprimtaria e Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit në periudhën midis dy mbledhjeve të Këshillit Popullor, dhe u paraqit një informacion për realizimin e planit në 6-mujorin të parë dhe detyrat që dalin për plotësimin e planit në 6-mujorin e dytë e të krejt vitit. Këshilltarët diskutuan e bënë debat rreth masave që duhen marrë për zbatimin e mekanizimit të ekonomisë në ndërmarrje, sidomos në drejtim të furnizimit materialoteknik, për çuarjen më përpara të arritjeve të mira në fushën e eksportit. Gjithashtu, për bujqësinë theksi vu në rënien më të madhe e më me përgjegjësi që duhet bërë për sigurimin e bazës ushqimore blegtorisë, për kapërcimin e vështirësive të krijuara nga thatësira duke u hedhur me të gjitha forcat në ujitjen e bimëve etj. Në mbledhje u nënvizua domosdoshmëria e një pune më të madhe dhe të organizuar mirë nga ana e organeve të pushtetit e të ekonomisë e komisioneve të këshillit popullor të rrethit, si dhe çdo këshilltari për duke rritur rolin aktiv të tij, për zbatimin e vendimeve të Plenumeve të kohëve të fundit të KQ të Partisë dhe të porosive të shokut Ramiz Alia për të plotësuar frontalisht detyrat më të ngjeshura të 6-mujorit të dytë të vitit të këtij viti për secilin sektor.
Në mbledhje mori pjesë dhe foli edhe kandidati i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë dhe sekretar i parë i Komitetit Partiak të rrethit, shoku Xhemal Dymyla.
(ATSH)
(Foto: N. Xhufka)
Këto ditë të nxehta vere del mi në pah vlere e parqeve të kryeqytetit