Dekrete për zhvillimin e mëtejshëm të jetës ekonomike dhe shoqërore të vendit
DJE NË PRESIDIUMIN E KUVENDIT POPULLOR
Presidiumi i Kuvendit Popullor, i mbledhur nën kryesinë e shokut Ramiz Alia, në datën 31. 7. 1990, midis të tjerave, miratoi dy dekrete të rëndësishme, që i shërbejnë zgjerimit dhe konkretizimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të bashkëpunimit ekonomik të vendit tonë me jashtë, duke aplikuar forma të tjera më të avancuara të bashkëpunimit dhe duke u dhënë garancitë ligjore të nevojshme pjesëmarrësve të huaj në këtë bashkëpunim.
Në dekretin «Për mbrojtjen e investimeve të huaja në RPSSH» thuhet se në territorin e RPSSH mund të kryhen investime dhe veprimtari ekonomike që lidhen me to nga ndërmarrjet, firmat ose personat fizikë të huaj ose shqiptarë me banim jashtë vendit, në përputhje me legjislacionin që rregullon këto veprimtari.
Investimet e huaja në territorin e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, thëksohet në dekret, gëzojnë mbrojtje dhe sigurim të plotë. Këto investime nuk shpronësohen, nuk shtetëzohen dhe nuk do të jenë objekt i ndonjë mase tjetër të njëjtë me shpronësimin ose shtetëzimin me përjashtim të rasteve të veçanta për qëllime publike dhe gjithmonë kundrejt pagesës së shpërblimit përkatës.
Në këtë dekret theksohet se ndërmarrjeve, firmave ose personave fizikë të huaj, investimet e të cilave pësojnë humbje në territorin e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë për shkak të luftës, të gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe forcave të tilla natyrore si tërmetet, përmbytjet etj., do t’u bëhet i njëjti trajtim si edhe ndërmarrjeve të saj lidhur me dëmshpërblimet, shpërblimet etj. Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, thuhet më poshtë, do t’i bëjë të njohura publikisht të gjitha ligjet, rregullat dhe procedurat që kanë të bëjnë ose ndikojnë mbi investimet.
Në dekretin «Për veprimtarinë ekonomike të ndërmarrjeve me pjesëmarrjen e kapitalit të huaj në RPS të Shqipërisë» vihet në dukje se në RPS të Shqipërisë mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre ekonomike ndërmarrje me pjesëmarrjen e kapitalit të huaj në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, në përputhje me objektivat e përcaktuara në planet e zhvillimit aktual e perspektivë të ekonomisë së vendit.
Këto ndërmarrje, thuhet në dekret, kanë për qëllim modernizimin e objekteve ekzistuese ose ngritjen e objekteve të reja me teknologji të përparuar, që kanë për bazë nxjerrjen dhe përpunimin e lëndëve të para të vendit, rritjen e eksportit ose pakësimin e importit, rritjen e llojshmërisë së mallrave të konsumit, krijimin e vendeve të reja të punës; futjen e metodave moderne të organizimit e të drejtimit të prodhimit dhe shërbimeve etj. Veprimtaria ekonomike e ndërmarrjes dhe investimet e personave të huaj në të mbrohen nga shteti, i cili u siguron atyre kushte të njëjta me personat juridikë shqiptarë.
Në dekret thuhet se ndërmarrja vetëfinancohet në lekë dhe në valutë dhe hap llogari në valutë të huaj në Bankën e Shtetit Shqiptar, e cila mund të hapet edhe në një bankë të huaj në marrëveshje me Bankën e Shtetit Shqiptar. Personi i huaj ka të drejtë të transferojë jashtë shtetit pjesën e tij të fitimit.
Në dekret thuhet se ndërmarrja ka të drejtë të marrë kredi në valutë të huaj nga Banka e Shtetit Shqiptar. Ajo mund të marrë një kredi të tillë edhe nga një bankë e huaj, në marrëveshje me Bankën e Shtetit Shqiptar. Gjithashtu në dekret theksohet se ndërmarrja detyrohet të mbajë kontabilitetin sipas rregullave të përcaktuara nga organet shtetërore kompetente shqiptare. Ajo jep çdo vit, me kërkesën e organeve kompetente të taksave, informacione për veprimtarinë kontabël dhe ekonomike të ushtruar prej saj.
Në këtë mbledhje të Presidiumit u miratua edhe dekreti «Për mbledhjet, grumbullimet dhe manifestimet e shtetasve në vendet publike». Ky dekret del në zbatim të nenit 53 të Kushtetutës, ku parashikohet e drejta e shtetasve për mbledhje, grumbullime dhe manifestime publike.
Dekreti përcakton gjithashtu se ndalohen grumbullime, mbledhje ose manifestime kur në to bëhen thirrje rebeluese kundër rendit kushtetues, kur bëhen thirrje për kryerje veprash penale dhe shkelje të ligjit, kur synohet të prishen marrëdhëniet me shtetet e tjera. Dekreti thekson se pjesëmarrësve në këto veprimtari u ndalohet të mbajnë armë si dhe parulla, emblema, simbole e mjete të tjera figurative me përmbajtje antipopolullore, fashiste ose raciste, që ngjallin urrejtje kombëtare. Përcaktohen gjithashtu edhe rregullat për shpërndarjen e këtyre veprimtarive në vendet publike, kur ato zhvillohen në kundërshtim me këtë dekret ose me legjislacionin në fuqi.
Dispozitat që parashikohen në këtë dekret, kanë për qëllim zhvillimin në përputhje me ligjet, të mbledhjeve, të grumbullimeve e të manifestimeve në vendet publike.
Dekreti parashikon mundësinë e zhvillimit të veprimtarive të mësipërme, vetëm pasi t’i bëhet njoftimi paraprak nga organizatorët e tyre organit kompetent shtetëror. Ky njoftim duhet të përmbajë qëllimin e veprimtarisë, numrin e pjesëmarrësve, kohën, vendin ku do të zhvillohet etj.
Dekreti parashikon edhe sanksionet që jepen ndaj personave që shkelin rregullat e caktuara në të.
Dekretet e mësipërme do të botohen në numrin e ardhshëm të «Gazetës Zyrtare».
Gjithashtu në të njëjtën mbledhje Presidiumi i
njëjta me personat juridikë shqiptarë.
Gjithashtu në dekret thuhet se autorizimi për lidhjen e kontratës ose për ndryshimin e saj jepet nga Këshilli i Ministrave i RPS të Shqipërisë, me kërkesën e personit juridik shqiptar, nëpërmjet ministrisë që ka në vartësi sektorin ku do ta shtrijë veprimtarinë ndërmarrja. Në fushën e veprimtarisë bankare autorizimi jepet nga Banka e Shtetit Shqiptar. Kërkesa për autorizimin, thuhet në dekret, duhet të përmbajë emrin e ndërmarrjes, qëllimin e veprimtarisë dhe të dhënat lidhur me personat e huaj, qëllimin e veprimtarisë së ndërmarrjes, subjektet dhe format e ndërmarrjes, studimin e plotë, ku të përfshihet edhe analiza teknike dhe ekonomike e veprimtarisë së ndërmarrjes etj. Autorizimi lëshohet për një periudhë kohe deri në 10 vjet dhe kërkesa për zgjatjen e veprimtarisë, numrin e punëtorëve, Presidiumi i Kuvendit Popullor të RPSSH vendosi t’i paraqesë Se[s]ionit të 8-të të Legjislaturës së 11-të të Kuvendit Popullor propozimin për krijimin e një Komisioni të Posaçëm për të shqyrtuar nevojën e ndryshimeve në Kushtetutën ekzistuese, si dhe për të përcaktuar mënyrën dhe kohën e realizimit të korrigjimeve ose plotësimeve që i duhen bërë asaj, në përputhje me zhvillimet që kanë ndodhur në vendin tonë që nga viti 1976 kur u aprovua Kushtetuta e deri më sot.
Në fund Presidiumi i Kuvendit Popullor vendosi krijimin e një komisioni të veçantë që të përgatitë ligjin «Mbi zgjedhjet e Kuvendit Popullor», për t’ia paraqitur për shqyrtim e miratim që do të mblidhet në fillim të muajit tetor 1990.
(ATSH)
Çfarë e bën të sigurt kthesën në prodhimin e mishit?
NË KORÇË:
Në Plenumin e 3-të të KQ të Partisë u vendos: «Organet e organizatat e Partisë, organet shtetërore dhe të ekonomisë të kenë si detyrë të rëndësishme ekonomike e rendi...
rrjedhojë e uljes ndjeshëm të numrit të krerëve dhe e punës së dobët në të ushqyer. Pas plenumit detyrat e prodhimit të mishit janë ndjekur hap pas hapi dhe përmirësime...tu u shënuar një rritje peshe prej 5520 kv nga 4140 që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Po ashtu është rritur edhe interesimi për derrin, duke e rritur atë ndërmarrjet bujqësore. Mirë po plotësojnë detyrat në prodhimin e mishit nga cilësi e parë. Puna e bërë në ekonomitë... punën një sektor i ri majmëri me kapacitet 600-700 krerë. Pikësynimi është që nga ky sektor të përftohen gjithsejt 700 kv mish cilësi e parë. Puna e bërë në ekonomitë derri në NB-ja e Vre-
[... le pluralizmin e mushit?]
të kenë si detyrë të rëndësishme ekonomike e politike plotësimin gjithnjë e më mirë të popullsisë fshatare e qytetare me qumësht, mish, vezë e produkte të tjera blegtorale».
Tre vitet që kanë kaluar që nga vendimi i Plenumit të 3-të, thotë Fori Palloci, specialist në seksionin e bujqësisë të Komitetit ekzekutiv të KP të rrethit të Korçës, dëshmojnë për ecuri pozitive. Kjo vijohet së pari, në prodhimin e qumështit duke plotësuar e tejkaluar detyrat nga tufa e përcaktuar. Po kështu në disa vite rresht plotësojmë dhe tejkalojmë planin e prodhimit të vezëve. Hallka më e dobët pra edhe më e vështirë për t’u kapërcyer ka qenë në prodhimin e mishit. Vendimi i Plenumit të 3-të na gjeti me nivele të pakënaqshme, prodhimit të mishit janë ndjekur hap pas hapi dhe përmirësime janë dukur. Por thellim serioz patëm veçanërisht këtë vit pas analizës së hollësishme që i bëri këtij problemi në muajin shkurt byroja e Partisë së rrethit. Edhe pse ka kaluar vetëm pak më shumë se gjysma e parë e vitit, mund të themi se do të shënohet kthesë në prodhimin e mishit, duke materializuar, atë ç’ka kërkonte Plenumi i 3-të.
Ku mbështetet kthesa pas kaq vite mosrealizimesh? Në të gjitha ekonomitë bujqësore, veç të tjerash, pranë çdo sektori janë ngritur skuadra majmërie. Në proces majmërie për tre muaj rresht para dorëzimit kalojnë të gjitha kafshët lopë, qetë etj.
Në ndërmarrjen e mish-qumështit punën një sektor i ri majmërie me kapacitet 600-700 krerë. Piksynimi mish cilësi e parë. Puna e bërë në këtë ekonomi bujqësore nga skuadrat e majmërisë së duhë na e kryer në sektorin e ri të ndërmarrjes së mish-qumështit, do të sjellë ndjeshëm jo vetëm rritjen e prodhimit të mishit, por edhe përmirësimin e cilësisë. Vite më parë dorëzoheshin deri 2500 kv mish cilësi e tretë. Një faktor që do të ndikojë për rezultate pozitive në prodhimin e mishit në shkallë rrethi është puna e mirë që po kryet në ndërmarrjen e rritjes në gjedhit. Në se vitin e kaluar kjo ndërmarrje me detyra tepër të veçanta për prodhim shi punonte me 65 për qind të kapacitetit të saj, këtë vit është e kompletuar në masën 100 për qind me numrin e nevojshëm të viçave. Vetëm për periudhën 6 mujore kë... [teksti ndërpritet]
Po ashtu është rritur edhe interesi për derrin, duke e kthyer atë në ndërmarrje bujqësore. Mirë po i plotësojnë detyrat në prodhimin e mishit nga derri si NB-ja e Vreshtasit ashtu dhe ndërmarrja e mish-qumështit. Parashikimi vjetor është që të prodhohen deri 40 për qind më shumë mish derri në krahasim me një vit më parë. Po këtë vit filloi veprimtaria prodhuese pularia për mish. Para pak kohësh u dorëzuan në rrjetin e tregtisë së qytetit 500 kuintalë të parë, Mend[o]het që gjithsejt sivjet të prodhohen 1000 kv mish pule. Për vitin e ardhshëm kjo sasi do të shkojë deri në 2500 kv, ç’ka do të ndikojë në përmirësimin e furnizimit të banorëve të qytetit. Dhënia e kafshëve në përdorim të oborrit vetjak do të sjellë plotësimin më mirë të nevojave të fshatarëve për mish.
KOSTAQ DUKA
Korresp. i «Zërit popullit»
Kur i mban dhe kur s’i mban sytë vetëm nga qyteti
NË SHKODËR:
Në zbatim të vendimeve të Plenumit të 7-të të KQ të Partisë dhe porosive të shokut Ramiz Alia gjatë vizitave në rrethet Tropojë, Pukë e Pogradec, Komiteti ekzekutiv i KP të rrethit të Shkodrës në mbledhjen e tij të 30 janarit 1990, hartoi një program të gjerë pune dhe përcaktoi detyra konkrete për zgjërimin e prodhimit industrial në fshat.
Për të parë sesi po zbatohen këto detyra dhe ...
(Vijon në faqen 2)
Për eksportin do punuar përditë.
NË MAT:
Dy vjet më parë, në tetor të 1988-tës, detyrat që shtroi Plenumi i 6-të i KQ të Partisë për eksportin, në rrethin e Matit u studjuan, u diskutuan e u zbërthyen në çdo kolektiv pune, pastaj edhe në një ple...
(Vijon në faqen 2)
SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM URIMI PRESIDENTIT TË ZVICRËS
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi telegram urimi Presidentit të Konfederatës Zvicerane Arnold Koller:
«Ashtu kënaqësi për mua që në rastin e festës kombëtare të Zvicrës, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim, t’Ju dërgoj Juve përshëndetjet e ngrohta dhe urimet më të ... mira që formuloj për lumturinë dhe begatinë e popullit tuaj zviceran. Duke përfituar nga ky rast uroj që marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi ynë në fusha të ndryshme midis Shqipërisë dhe Zvicrës, të marrin zhvillime të mëtejshme në të ardhmen, në interesin e përbashkët të të dy popujve tanë.»
(ATSH)
Mbërriti në vendin tonë një delegacion sindikalist egjiptian
Me ftesë të Këshillit të Përgjithshëm të BSPSh-së mbërriti në vendin tonë për një vizitë miqësore një delegacion i Sindikatës së Përgjithshme të Punonjësve të Industrisë së Durrësit dhe Ndërtimit të Egjiptit, kryesuar nga zëvendëspresidenti i kësaj, Sindikata, Mohamed Naser ...
(ATSH)
Zëvendësministri i Jashtëm sovjetik u largua nga vendi ynë
Dje u largua nga Shqipëria zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, Julli A. Kivcinski, i cili nënshkroi për palën sovjetike protokollin për normalizimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, si dhe mori kontakte dhe zhvilloi bisedime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë për zhvillimin e bashkëpunimit në mes midis dy vendeve.
Në aeroportin e Rinasit kishin dalë për ta përcjellë prof. Sotok[l]i Lazu, zëvendësministri i Punëve të Jashtme Sokrat Plaka dhe funksionarë të tjerë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Gjatë qëndrimit në vendin tonë, zëvendësministri i Jashtëm sovjetik dhe personat që e shoqëruan bënë vizita në qendra të ndryshme social-kulturore në rrethet Tiranë, Durrës dhe Krujë, ku u njohën me arritjet në zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit dhe traditat historike e kulturore të popullit tonë.
(ATSH)
Në kombinatin e autotraktorëve «Enver Hoxha» dallohen për rendiment e cilësi punëtorët Shianika Qose dhe Sherie Sejati. (Foto: N. Xhufka)
Në kombinatin e autotraktorëve «Enver Hoxha» dallohen për rendiment e cilësi punëtorët Shianika Qose dhe Sherie Sejati.
(Foto: N. Xhufka)
Në kombinatin e autotraktorëve «Enver Hoxha» dallohen për rendiment e cilësi punëtorët Shianika Qose dhe Sherie Sejati. (Foto: N. Xhufka)
Nga vendimet në zbatim
SHËNIM I REDAKSISË
Prej disa ditësh redaksia jonë ka hapur rubrikën «Nga vendimet në zbatim». Në shkrimet e saj kryesisht jemi përpjekur t’i bëjmë jehonë punës që është bërë për zbatimin e vendimeve të plenumeve të 9-të, të 10-të e të 11-të të Komitetit Qendror të Partisë. Duke pasur në themel të tyre problemin jetik të revolucionarizimit e demokratizimit të mëtejshëm të gjithë jetës së vendit, herë pas here ne do t’u kthehemi detyrave shumë të rëndësishme të këtyre plenumeve, duke botuar edhe letra, vëzhgime e shkrime të ndryshme, për përvojën që ka dhe mangësitë që vihen re në punën e organizatave të Partisë, të organeve shtetërore e të ekonomisë, në ndërmarrje e kooperativa bujqësore. Fjala është që kudo, çdo detyrë të programohet e të kontrollohet në procesin e zbatimit, që njerëzit të mobilizohen, që drejtuesit të vihen më mirë në lëvizje dhe çdo vendim të vihet në jetë.
Në këtë shënim dëshëm të tërheqim vëmendjen se vendimet e direktivat e Partisë, si gjithnjë janë një unitet me njëra-tjetrën. Detyra shumë të rëndësishme kanë shtruar edhe plenumet e mëparshëm të Komitetit Qendror të Partisë. Mjafton të kujtojmë Plenumin e 3-të me vendimet e masat e rëndësishme për përmirësimin rrënjësor të furnizimit të popullit, Plenumin e 5-të ku kërkohet të ngrihet në një nivel cilësor të ri gjithë kultura jonë etj. Të një rëndësie të veçantë janë e do të jenë detyrat e shtruara për të shtuar eksportin, për rolin e transportit në mbarëvajtjen e punëve në të gjitha degët e ekonomisë etj. Ndaj në këtë rubrikë ne kërkojmë që t’u kthehemi herë pas here edhe vendimeve të këtyre plenumeve, të shkruajmë për punën që kanë bërë komitetet e Partisë e ato ekzekutive në rrethe, dikasteret, drejtoritë e ndërmarrjeve e kryesitë e kooperativave, duke theksuar përvojat që janë thelluar, reflektimi ndaj mangësive të vena në shënjestër të kritikës e për të fshikulluar mangësinë e punën formale, shfaqjet e burokratizmit e të punës me shkresa; për të nxitur më tej tërheqjen e mendimit të masave për ta thënë fort edhe nëpërmjet «Zërit të popullit» fjalën e tyre për çdo problem.