03/08/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

3 gusht 1990

Përballimi i thatësirës – çështje e të gjithëve

Bisedë me tre kryetarë komitetesh ekzekutive të kp të rretheve: Lushnjë Thatësira e zgjatur na bën thirrje për të qenë përherë kërkues në përdorimin me kursim të rezervave ujore që na kanë mbetur. Në ditë duhet të ujitim 1 800 ha me të mbjella, ndërsa në fakt grafiku nuk shkon më shumë se 700-800 ha. Kemi rezerva edhe për një ujitje në të gjitha bimët e mbjella për muajin gusht. Përparësi në këtë shërbim po i kushtojmë perimeve dhe foragjereve. Prurjet e Banjës dhe rezervat e Thanës janë shumë të kufizuara. Kërkesat e bimëve bujqësore për lagështi qëndrojnë deri në vjeljen e prodhimit. Përballë kësaj situate organet e Partisë e pushtetit në rreth e në bazë kanë marrë të gjitha masat për ta përdorur me kursim çdo rezervë uji. Jo vetëm që nuk kemi shpërdorime, por uji po përdoret si me pikatore në bimët e mbjella. Po këmbëngulim në ruajtjen e bilancit për të përballuar thatësirën dhe kërkesat e bimëve. Atje ku lejojnë mundësitë ujitet edhe me kova. Janë bërë bllokimet e kanaleve, duke shfrytëzuar rrjedhjet e lira. Të gjithë elektromotopmat janë në funksionim. Asnjë pikë uji nuk ikën kot. Në krye të punëve janë kuadrot e specialistët që bëjnë çdo ditë llogaritë për ujë në bimët e ujitura. Situatës së jashtëzakonshme të thatësirës punonjësit tanë po i përgjigjen me punë të jashtëzakonshme. Dhimitër Çili Gjirokastër Situata është e vështirë, por njerëzit janë në këmbë. Kemi ekonomizuar rezervat ujore (në ujëmbledhësa gjenden vetëm 8 milion metër kub ujë), që deri më 15 gusht të kemi ujitje normale, duke bërë bilancin e tyre çdo përfundim të muajit, për perimet e tanishme e ato dimërore për misrat e vona e veçanërisht ato për farë, foragjeret dhe ujitjen për të prira blegtor[a?]. Kolektorët kullues i kemi bllokuar për të mbledhur rezervat ujore dhe po grumbullojmë me gërmime e filtrime ujërat fre[a?]tike të shtretërve të lumenjve si në Picar, Sukë e Kardhiq. Po kryesorja mbetet puna e gjallë e njerëzve. Shtabi i rrethit dhe ekonomive ndjekin dhe kontrollojnë çdo ditë zbatimin e detyrave të konkretizuara. Të njëjtat vepra ujore shfrytëzohen sot nga më shumë se një ekonomi që kanë mungesa në ujë, si ato të Policanit nga Zagoria, Glina nga Dolfi[a?], «Muzo Asqeriut» nga Dhoksati e Lunxhëria nga Odria. Kemi shtuar numrin e ujitjes e kufizuar orarin, dhe grafiku ditur tejkalohet çdo ditë pa patur shpërdorime. Ndërmarrja e ujërave, e bonifikimit dhe SMT-ja po përgjigjen mirë me gatishmërinë e mjeteve. Kemi dy probleme: në UEM-in e Durrësit vonon shumë riparimi i elektromotorëve dhe realizohet dobët cilësia e tyre; dhe e dyta, nuk marrim normën ditore në furnizimin me naftë. Me një punë të jashtëzakonshme kemi bindje se do ta përballojmë situatën e vështirë. Flamur Çani Elbasan Thatësira e tejzgjatur ka krijuar një situatë shumë të vështirë, sepse rezervat ujore janë pakësuar në minimum. Veçanërisht kjo ndihet në zonën e Dumresë, ku liqenet prej nga merret uji për ujitjen e bimëve, janë në prag të tharjes. Pakësimi i rezervave ujore këto ditë është ndjerë mjaft. Madje nga dita në ditë, edhe në zonën e Cërrikut, Peqinit e gjëtkë. Por me kursime të jashtëzakonshme, duke ujitur në kohën kur nuk ka temperatura të larta, pra, në mëngjes e natën, duke shtuar numrin e kooperativistëve në ujitje, me qëllim të shfrytëzohet çdo pikë uji, do të bëhet e mundur të mënjanohen efektet negative. Në të gjitha ekonomitë bujqësore të rrethit kujdes i veçantë po tregohet për misrin, perimet dhe foragjeret, të cilat lidhen drejtpërsëdrejti me furnizimin e popullit. Pranë komitetit ekzekutiv është ngritur një shtab për të marrë të gjitha masat e nevojshme për përballimin e thatësirës. Kryetari, i cili mbledh çdo dy-tri net, raporton për rezervat e ujit dhe vendos njëkohësisht për mënyrën e shpërndarjes e destinacionin e ujit për ditët e ardhshme. Edhe pse gjendja e tanishme është shumë më e rëndë se ajo e vitit të kaluar, me masat që po merren në çdo kooperativë, sektor e brigadë, po punojmë që thatësirën ta përballojmë me sa më pak humbje. Fatmir Gjergji

Detyrat nuk zgjidhen me ankesa

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor Përgjegjësi i seksionit të arsimit në komitetin ekzekutiv të KP të rrethit të Tepelenës na foli me shqetësim për gjendjen e lokaleve të disa shkollave dhe kopshteve. Duket se për to ka raportuar shpesh meqenëse punët e mirëmbajtjes edhe pse 1 shtatori është fare pranë. Pra, në çdo mbledhje, ai do të përmendë shkollën 8-vjeçare të qytetit të Tepelenës, atë të mesme në Maricajt, shkollën e Mamajt. Dhe në çdo mbledhje do të marrë ose premtime të njëjta, ose justifikime të njëjta: «Do ta bëjmë por na ka munguar kjo e ajo, është zonë e thellë etj». Edhe në bisedë me sekretarin e komitetit ekzekutiv të këtij rrethi pranohet gjendja, por pastaj kalohet menjëherë në fuqinë e pakët të ndërmarrjes së ndërtimit, në mungesën e këtij apo atij materiali dhe kërkohet ndihma nga Ministria e Ndërtimit që këto detyra t’i marrin përsipër rrethet e Gjirokastrës e të Përmetit. Me një fjalë, lihet të nënkuptohet se po nuk u veprua kështu, ato nuk do të mbarojnë dot jo më për këtë vit, por edhe për më vonë. Punët kanë vështirësi, por ato nuk përballohen pa ngulm uar për rrugëzgjidhje, duke shfrytëzuar çdo mundësi. Psh: objektet që janë marrë nga qendra ekonomike e arsimit dhe kur është bashkëpunuar mirë me ekonomitë bujqësore përkatëse, puna ka ecur mirë. Por kjo përvojë harrohet. Në drejtorinë e planit të Ministrisë së Arsimit, t’i përmendin shkollat në fjalë të këtij rrethi, por këtu e shtrijnë vështrimin edhe më tej: në disa fenomene të tilla të ngjashme edhe në rrethe të tjera. Nëpunësi i kësaj drejtorie që përgjigjet për investimet të përmend një varg shkollash siç janë ato të mesme të Hekalit në Fier, të Prrenjasit në Gramsh, në Divjakë, apo ato tetëvjeçare në Vajkan të Fierit, Rasivë të Krujës, Ostren i Vogël në Dibër, Xhaferrraj në Kukës, në Vlorë, në Dhërmi etj. Janë afro 35 objekte shkollore që rrezikohen të mos dorëzohen në afatin e duhur dhe gati në të gjitha rastet arsyet që nxirren janë të njëjta, «Mungesa në furnizim» apo «janë zona të thella». A janë të vlefshme konstatimet e fundit apo duhen veprime konkrete e aksione që në ... Berati, Durrësi, Elbasani, Librazhdi e Tropoja të cilat kanë mundur të gjejnë forca brenda vetes dhe të ecin mirë. Ngulmimi nga ana e këtij dikasteri ka bërë të mundur që në shkallë vendi të përfundojnë rreth 90 objekte të reja shkollore. Por për disa rrethe si Tepelena problemi i kanë me ndërmarrjet e ndërtimit, të cilat vonesat e mosrespektimin e afateve, justifikimet dhe ankesat, i kanë bërë majë të gjuhës, të tjerë si Tirana, Erseka e Skrapari i kanë edhe me vete. Pra me qendrat e tyre ekonomike. Sipas rastit njëra palë fajëson tjetrën. Kështu ta herë që bëhet fjalë për ndërtime të tilla në Ersekë do të bëhet fjalë edhe për vonesa. Për vite me radhë u fol për shkollën e Gështishtit e sa mbaroi ajo, vendin e saj e ka zënë tani shkolla e Qafzezit. Historia është e njëjtë: qendra ekonomike kërkon ta marrë ndërmarrja e ndërtimit ndërsa ndërmarrja e ndërtimit «ta mbarojë ekonomia bujqësore». Stafetë burokratike! Dhe pritën rrugëzgjidhjet tani në prag të 1 shtatorit se nuk ka mjaftuar një vit i tërë?! Në të gjitha rrethet që përmendëm, po edhe në të tjera, ka edhe një përvojë të mirë të grumbulluar, por që nuk po shfrytëzohet siç duhet. Psh, para disa vjetësh, në rrethin e Tiranës vetëm gjatë një sezoni u meremetuan afro 80 objekte shkollore me ndihmën e ndërmarrjeve ekonomike të qytetit. E gjitha kjo ndodhi për një kohë shumë të shkurtër. Kurse këtë vit përmenden shpesh në mbledhje e relacionet emrat e dy shkollave të këtij rrethi: ato të fshatrave Domje e Varosh. Si kudo edhe këtu dëgjon fjalët: «mungon furnizimi dhe janë zonë e thellë». Por fakti është se kur janë planifikuar të ndërtohen këto objekte, diheshin edhe vështirësitë, edhe distancat. Atëherë nga kush priten të zgjidhen? Sigurisht që kemi të bëjmë me tepër me justifikime se në rrethet ku përmendëm ka edhe shkolla që nuk po ndërtohen megjithëse janë në mes të qytetit si në Tepelenë, apo që i kanë materialet në mes të rrugës si në Qafzez të Kolonjës. Fakte të tilla tregojnë atë që në disa raste këto detyra ... kërkohet që të largohen telashet nga vetja. Por kështu nuk ndodh gjë tjetër veçse grumbullohen dhe mbarten probleme të cilat bëhen më të vështira për t’u zgjidhur më pas. Në raste të tilla është e domosdoshme ndihma e kontrolli i organeve të Partisë të pushtetit në rreth dhe ato të jenë efektive kur me 1 shtator çdo gjë që duhet do të jetë gati. THOMA GJELÇI Xhallerrat veprime konkrete e aksione që në një periudhë të shkurtër të përballohen detyrat e zvarritura? Kuptohet se atje ku s’ka vërtet mundësi dhe ku është e mundur ndihma e bashkëpunimi, brenda ose jashtë rrethit, le të bëhet. Asgjë s’pengon. Ministria e Arsimit ka ndërhyrë shpesh për këtë qëllim, dhe duke vënë në veprim mundësi të pashfrytëzuara nga qendrat ekonomike të arsimit apo ndërmarrjet e ndërtimit dikur ka lëvizur. Në disa rrethe si

NË POGRADEC:

Mënyra të frytshme edhe kur ...

NË SKRAPAR:

Përdorim me kujdes i atij uji që kemi

Mënyra të frytshme edhe kur janë rezervat të pakta

NË POGRADEC: Kryeinxhinieri i ndërmarrjes së ujrave në rrethin e Pogradecit Genci Starova, na jep këto të dhëna për gjendjen e ujrave në ujëmbledhësat. Gjithsej në të gjithë ujëmbledhësat e këtij rrethi sot ka një sasi uji prej 1 milion e 800 mijë metër kub, ç’ka është e barabartë me 21 për qind të kapacitetit ujëmbajtës të tyre. Në këtë sasi në kushtet e mungesës së plotë të reshjeve, ujitja në kooperativat e zonës së Mokrës së poshtme dhe atë të sipërme, me norma të reduktuara mund të vazhdojë vetëm përreth 21 ditë. Po nevojat e bimëve? Shqetësimin më të madh e kemi për ngastrat e misrit, na shpjegon kryeagronomi i seksionit të bujqësisë, (Vijon në faqen 2)

Përdorim me kujdes i atij uji që kemi

NË SKRAPAR: Në drejtorinë e ujrave në rrethin e Skraparit mësoham se 12 rezervuarët e rrethit kanë rënë në 10-15 për qind të kapacitetit të tyre për periudhën raportuese. Si pasojë e fillimit disa muaj më herët të procesit të ujitjes, ekonomive bujqësore u janë dhënë mbi 500 mijë metër kub ujë tej detyrës. Në shkallë rrethi deri tani janë ujitur afro 3700 ha me bimë të ndryshme si misër, peri- me, foragjere etj. Nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike, prandaj të gjitha elektropompat janë në gatishmëri dhe funksionim të plotë. Po si po ujitet? Thathësira është e madhe. Rezervuarët pothuajse janë në fund. Mbetet vetëm ujitja me stacione pompimi. Siç mësoam, në biseda në disa ekonomi bujqësore, po punohet me (Vijon në faqen 2)

Punë konkrete për organizimin e shërbimeve dhe të artizanatit

Pas evidentimit të nevojave dhe mendimeve të tërhequra nga banorët e lagjeve e punonjës të kolektivëve të lagjeve e punonjës të kolektivëve të tyre të ndryshme në rrethin e Vlorës për zgjerimin e shërbimeve darët për nivelit cilësor të tyre, jepen e njerëzve e shërbimet u bëne edhe me hapur në këtë veçanta nga qytetarët. Nga 70 kërkesa bëra deri tani, ka nisur aktiviteti nga 25 qytetarë për shërbime të ndryshme si bufë - rosticeri, pastiçeri, tavapjekës, kasapë etj. Janë marrë gjithashtu masat e duhura, dhe brenda gushtit të krijohen edhe kooperativat e artizanatit. Gjallëri të veçantë ka tregu i shtatar, Janë hapur 20 pika për shitjen e mishit, 30 pika për shitjen e shpendëve, 90 pika për shitjen e perimeve e punonhet për hapjen edhe të 20 pikave për shitjen e në produkteve të qumështit. Krahas shumë tregtarëve në qytet, veprojnë edhe 11 njësitë të ekonomive bujqësore për shitjen e tepricave, si dhe tregu i shtatar. Masa të mira po merren nga organet e pushtetit edhe për plotësimin e disa kërkesave të bëra nga qytetarët për ngritjen e banesave vetjake. Janë dhënë deri tani 80 she she nëndërtimi, për qytetarët që e përballojnë vetë ndërtimin e shtëpive. (Sipas ATSH-së)

NËN «HARKUN», E NJË DITË KONISPOLATE

Përshkrim Ende nuk ka zbardhur, megjithatë Konispoli është zgjuar. Vazhdon të fryjë puhiza e qafës së Cjepurit, si për të gjallëruar bisedat e lëna përgjysmë mbrëmjen e kaluar, si për të zgjuar debate të reja. Të duket se je në pragun e një kuvendi që do të çelë ditën e re, kur sheh kooperativistë e grumbulluar pranë mrapit të Pazarit, trap shekullar në mes të qytetit. Ora 4 e mëngjesit. Njerëzit presin më gjatë. Hipin në makinat e sapo ndezura që zbresin tutje gjysëm terrin me dritën e fenerëve. Në timon si përherë shoferët Fatri Kaso, Astrit Rexha dhe Myfit Basriu që i prijnë autokolonës. Kur sheh makinat që dredhojnë ullishtave të krijohet përshtypja se po shpërngulet Konispoli. Mirëpo kjo lloj shpërnguljeje s’është tjetër veçse një shtegtim i përditshëm i banorëve të këtij trualli gjysmë malor, drejt fushës që shtrihet në luginën e lumit Pavell, rreth dhjetë km në perëndim të qytetit. Është diçka e këndshme të udhëtosh përkrah konispolatëve. Nga natyra janë njerëz të tërhequr. Diskutojnë lirshëm për çka u sheh syri e u dëgjon veshi. Dhe për këtë u mjaftojnë lajmet e shtypit, radios, e televizionit. Sa kureshtarë janë aq edhe të shkueshëm, njëherësh karakteristike kjo e njerëzve pa halle. Bujku Haxhiu Haxhiu është thinjur duke e bërë çdo ditë rrugën Konispol-fushë e kthim, megjithatë s’e kuptosh se është i bezdisur. Ka një pamje të qetë, të patrazuar. Donjëherë nga vështirësitë e punës, jeta e shtetë mesuar me të si me një gjë aq të veçantë, që e orienton me jetën. E zotëron veten edhe shmë: Pasi udhëtojnë një copëherë përbri lumit, midis blloqeve të portokalleve e të mbjellave të stinës, makinat ndalen pranë një grumbulli deposh. Ky pyll quhet fusha e Rrahut. Rrahun! Cili është ai konispolat që s’di ç’është Rrahu? Në këtë truall është derdhur djersa e disa brezave të bujqve derisa e shndërruan në tokë pjellore për bukën e fëmijëve, në hambar të misrit e të grurit. Edhe mbi 60 ku grurë për ha kanë dhënë parcela të veçanta apo mbi 105 kv misër. Rrahu ky sheshmadh i rendimenteve të larta ka vënë sa herë në provë burrërinë e konispolatëve. S’ka pëllëmbë tokë në Rrah që të mos jetë njomur me djersën e të rinjve, për të mbajtur fjalën e dhënë. Rrahu është një copëz jete që gjithësilcit. Dimër e verë në lehtësitë e Rrahut s’ka të reshtur puna. Makinat sjellin lloj-lloj plehrash e kimikate e marrin prodhimet bujqësore për nevojat e tregut. Këtu punohet ditë e natë me tri ndërresa, sidomos në periudha fushatash e aksionesh. Burrërohen këtu të rinjtë e të rejat e Konispolit, ja njohin më mirë vyrtytet shkollës. Këtu lindin edhe simpatitë e dashuritë. Ja, Fatmir Plaku e Shpëtim Taka apo Rait Selmani e Mbabiré Buçku u njohën dhe u deshën pikërisht këtu, nëpër parcelat e Rrahut, nëpër mbrëmjet e vallëzimit që organizohen netëve. Prej Rrahut janë rëmbyer të rinjtë që s’kanë marrë dot pjesën e parë për bashkim. Pra, Rrahu është trualli i punës dhe i këngës së tyre - sinonim i jetës konispolate. Në krye të parcelës së Rezhanit kryetari i kooperativës Nexhmi Hoxha debaton me kryeagronomin Vangjel Hito. Në zërat, në lëvizjet e tyre rritet meraku për misrin. Ka të bëjnë me mirëmbajtjen e kësaj kulture të ndryshme në parcelën e Rezhanit. U vendoset në 1 milion 200 mijë rrënjë misri të larta deri 3 metra. Kur ishin mbjellë rrallë, bimët rrezikoheshin të mos zhvilloheshin, por tani ato janë të fuqishme. Plehërimi, ujitja dhe punët e tjera janë bërë në kohë. Ndaj pritet për të marrë rendimente të larta. Kujdesi i veçantë i drejtuar asaj është ndërmarrë për të arritur prodhim rekord. Një tjetër parcelë, ajo e Zgurit, pranë së cilës punon brigadieri Muço Lame apo vëllëzërit barinj Zaim e Pajtım Ademi. «U hathet» muhabbeti jo thjesht si kooperativistë të rendimenteve të larta, por si prindër e familjarë të lidhur me shtëpinë, me mirëqënien e familjes. S’lodhet së foluri për dy axhentë Haxhiu. Ylli jeta mishët e inxhinier ndërtimi dhe sec i shkicon në ato projekte të veta për të ardhmen e Konispolit. Më e vogël, Sitiu, që e dëgjon babën kryegulur nga një qoshe e makinës, është student, vazhdon shkollën «për doktor dhemësh». Zaim dhe Pajtimi sikur nxisin sedrën e shoku-shokut, kur rrëfejnë për rezultatet e tufave që mbarështojnë. Mbi 60 litra qumësht për dele merr Zaimi, por i duket pak tek dëgjon të vëllanë që merr 170 litra për dhi. - Hajde njëherë edhe nga stani tona, o Haxhi, mbote të jetë jetën fushës. Të bën mirë era e stani, të ripërtërin - e ftojnë vëllezërit. - Ashtu, ashtu po dukuni edhe ju - njerët fushës, - i përgjigjet Haxhiu, - kemi sebep jo shaka. Nuk i thonë pak të marrësh 2000 ku grurë mbi planin... - Si shumë po na mburresh, sot, o aha Haxhi? - e ngacmojnë vajzat plakun dhe e qeshura e tyre nxit zbavitje kurëshare të djemve e të grave. Djemtë qëndrojnë mes vajzave portretin e shoqeve të jetës, ndërsa gratë e përfytyrojnë veten ujëhura të këtyre nuseve të ardhshme. (Vijon në faqen 3)

Punëtorët Stavri Kaporari dhe Xhevahir Janzenxhiu duke prodhuar gota të ndryshme në fabrikën e qelqit në Korçë. (Foto: N. Xhufka)