PËRBALLE DETYRAVE, PËRBALLE ZOTIMEVE
Edhe 5 muaj na ndajnë nga mbyllja e planit të këtij viti, që është njëherësh edhe vit i fundit i pesëvjeçarit. Me gjithë vështirësitë e shumta, janë jo të pakta rrethet, degë të veçanta të ekonomisë, ndërmarrje ekonomike dhe kooperativa bujqësore që prijmë me arritjet e treguesve të planit. Ndërkohë në jo pak raste vështirësitë përdoren si jorgan për të mbuluar të meta e mangësi në punë, gjë që pasqyrohet me mosrealizime të ndryshme. Është e nevojshme që kudo të punohet me disiplinë, të rritet kërkesa e llogarisë, të bëhet gjithçka për ta mbyllur mbarë planin e këtij viti, si vit i veçantë, e për t’u përgatitur për vitin e parë të pesëvjeçarit të ri që po afron. Ja ç’na shkruajnë korrespondentët tanë dhe të ATSH-së:
Arritje të blektorëve tropojanë
Detyrat e shtruara nga Partia për zhvillimin e blegtorisë dhe sidomos vendimi i fundit i Byrosë Politike për fuqizimin e oborrit kooperativist i kanë nxitur blegtorët e rrethit të Tropojës për të arritur më përpara arritjet. Prodhimi i qumështit për këtë periudhë plotësua 106 për qind, duke dhënë 1 mijë e 1 kg më shumë se detyra, dhe dorëzimi në shtet 123 për qind. Prodhimi e dorëzimi i mishit u realizuan përkatësisht 104 dhe 127 për qind, i vezëve 119 për qind etj. Punë e mirë është bërë edhe për shtimin numerik të bagëtive, uljen e dëmtimeve dhe rritjen e pjellorisë. Në arritjet e rezultateve të larta, flamurtarë janë bërë blegtorët e kooperativës bujqësore të Dragobisë, që brenda muajit gusht mbyllën detyrën vjetore të prodhimit të qumështit. Sipas shembullit të tyre po ecin edhe blegtorët e Shipshanit. Pacit, Curraj të Epërm, etj. Numri i blegtorëve të dalluar për arritje të lartë, në shembullin e heroit të Punës Socialiste, Islam Vatoci, që për 6 … mujorin e parë në 310 krerë dele që ka brigada e tij, ka marrë 73 litra për kokë, është shumëfishuar. Futja e mekanizimit të ri ekonomik, duke zbatuar forma të reja shpërblimi, marrja në kujdestari e tufave për trajtimin, bashkërendimi e sigurimin e bazës ushqimore të tyre etj. po i shërben ngritjes së rendimenteve të prodhimeve blegtorale edhe pagës së barinjve, du...
…ke bërë llogari ndaj bazës e të ardhurave neto. Vetëm në dy muajt e fundit në mjaft ekonomi blegtorët e specialistët kanë pasur rreth 40 për qind rritje të pagës krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Duke ballafaquar punën e tyre me vendimet e plenumit të 10-të e të 11-të të KQ të Partisë dhe me porositë e shokut Ramiz Alia, blegtorët e këtij rrethi po gjejnë rezerva të reja. Ata kanë arritur në përfundimin se për vetë kushtet natyrore të rrethit organizimi i tanishëm me numër të madh krerësh i tufave nuk është praktik dhe efektiv. Prandaj për t’i bërë ato më të manovrueshme, duke shfrytëzuar më mirë të gjitha burimet kullosore, tufat e imtave do t’i organizojnë me një numër më të vogël 40-50 krerë, ndërsa lopët 5-8 krerë. Kjo do të angazhojë me blegtorinë mbi 30 për qind të forcave të punës, nga 10-12 për qind që janë tani. Gjithashtu do të përhapin njësi herë të marrë tufat në kujdestari dhe me akord për t’u bërë shërbime gjithvjetore, si dhe për t’i siguruar bazën ushqimore… Vëmendje e veçantë po i kushtohet shtimit të numrit të krerëve, sidomos në të imta, të cilat këtë vit do të rriten mbi 10 për qind. Blegtorët janë zotuar që planin vjetor të prodhimit të qumështit ta realizojnë më 29 Nëntor dhe deri në fund të vitit të japin 3 mijë kv qumësht më shumë. (ATSH)
Mosrealizime brenda globalit
Plotësimi i detyrave të kësaj periudhe që ka mbetur lidhet dhe me mbylljen me sukses të vitit dhe të krejt pesëvjeçarit. Për tu njohur se si po punohet dhe cilat janë rezultatet konkrete të deritanishme, shkuam dje në Ministrinë e Industrisë Ushqimore. U interesuam për këtë në disa nga drejtoritë operative të këtij dikasteri. Në drejtorinë e grumbullim-përpunimit të drithërave dhe në atë të vaj-pjek-konservave ka disa muaj që kanë marrë për «ndihmë» nga një punëtore nga fabrika e miellit dhe kombinatit ushqimor në Tiranë. Pra rrjedha e marrin në ndërmarrjet përkatëse dhe «punën» e bëjnë në Ministri. Nuk e kemi fjalën këtu. Por edhe pse njerëzit janë shtuar, në këto drejtori specialistët përkatës, nuk të japin shifra të sakta për realizimin e detyrave të 7-mujorit. Ka kaluar një javë nga muaji gusht dhe me mendimin se diçka do të … mësojmë për ecurinë e punëve të këtyre ditëve, me vështirësi njihemi edhe me muajin e kaluar. Vetëm në drejtorinë e mish-qumështit dhe në atë të eksportit u informuam më saktë për realizimin e detyrave të kësaj periudhe. Në drejtorinë e vaj-pije-kon- (Vijon në faqen 2)
Të njihen mirë ligjet e reja, që të zbatohen drejt
TËRHEQIM VËMENDJEN
Në vargun e masave të rëndësishme që kanë të bëjnë me demokratizimin e mëtejshëm të jetës së vendit tonë, një vend të rëndësishëm zënë ato që u morën në Plenumin e 11-të të Komitetit Qendror të Partisë lidhur me riorganizimin e shërbimeve dhe të artizanatit e me organizimin e tregut fshatar.
Në zbatim të këtyre orientimeve të Partisë kohët e fundit, Këshilli i Ministrave i RPSSH mori dy vendime të rëndësishme: «Për riorganizimin e shërbimeve dhe të artizanatit» dhe «Për organizimin e tregut fshatar».
Qëllimi kryesor i këtyre vendimeve ka të bëjë me përsosjen e punës lidhur me plotësimin më mirë në sasi e në cilësi të kërkesave e nevojave që ka populli, duke u zgjeruar për këtë qëllim rrjeti i shërbimeve nëpërmjet hapjes së shumë dyqaneve e punishteve për të gjitha llojet e shërbimeve. Për arritjen e këtyre qëllimeve në vendimin «Për riorganizimin e shërbimeve dhe të artizanatit» janë caktuar detyra për ndërmarrjet shtetërore dhe kooperativat e artizanatit, si janë p.sh. problemet e marrëdhënieve të tyre me shtetin, që ndërtohen mbi bazën e detyrimeve financiare e që përcaktohen periodikisht në shumë absolute. Këto detyrime përfshijnë pjesën e produktit për shoqërinë, fondin e amortizimit, primin e sigurimit për fondet kryesore dhe kuotën e sigurimeve shoqërore. Po kështu, në vendimin «Mbi organizimin e tregut fshatar» u vihet detyrë komiteteve ekzekutive të këshillave popullore të rretheve që të marrin masat përkatëse për organizimin dhe administrimin e tregut fshatar si për ushtrimin e kontrollit higjeniko - shëndetësor, veterinar e për zbatimin e rregullave të shitjes të produkteve të ndryshme. Në këtë vendim vihen detyra të veçanta për inspektoriatin sanitar shtetëror, inspektoriatin e shërbimit veterinar dhe për organet e tjera të specializuara për të ushtruar kontroll sistematik mbi tregun fshatar që ai të funksionojë sipas dispozitave në fuqi. Pra, çdo shtetas, por në mënyrë të veçantë këta punonjës, duhet ta kuptojnë drejt detyrimin e tyre ligjor për të ushtruar kontrolle sistematike, të planifikuara dhe të rastit, që kjo lloj veprimtarie të vihet në rregullë të mbarë e të funksionojë njëlloj e në bazë të rregullave të caktuara.
Në vendimin «Për organizimin e tregut fshatar», theksohet se ndalohet shitja e produkteve bujqësore e blegtorale jashtë tregut fshatar të organizuar. Kjo është një detyrë për çdo shtetas që shet produkte bujqësore e blegtorale nga oborri vetjak. Për rastet kur shtetasit e veçantë shkelin rregullat e organizimit e të funksionimit të tregut fshatar, personeli i shërbimit që caktohet nga komiteti ekzekutiv ka të drejtë t’i gjobitë në vend si kundravajtje dhe të mos e lejojë të tregtojë ashtu produktet bujqësore e blegtorale. Në vendimin «Për riorganizimin e shërbimeve dhe të artizanatit», theksohet se shtetasit mund të punojnë privatisht vetëm pasi të kenë siguruar lejen e ushtrimit të profesionit. Pa atë, asnjë shtetas nuk ka të drejtë të merret me këtë lloj shërbimi. Për rastet kur ushtrimi i zejës ose i profesionit bëhet pa lejen e organeve përkatëse, shtetasi dënohet si kundravajtës administrativ me gjobë dhe deri në marrjen e mjeteve të punës nga përgjegjësi i seksionit të financës dhe të kontroll-revizionit të komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit.
Vendimet e miratuara nxisin iniciativën në ndërmarrje e të kooperativa të artizanatit, sepse këto do të kenë të drejtë, që veç investimeve e furnizimeve me plan, të vetëveprojnë për sigurimin e lëndëve të para, për caktimin e çmimeve etj., mjafton që ato të jenë në përputhje me kriteret e caktuara në dispozita të veçanta për këtë qëllim.
Të gjithë qytetarët që do të merren me veprimtari tregtare ose artizanati private, pra, që do të çelin dyqane e tyre ku do të kryej shërbime të ndryshme, si këpucarë, rrobaqepësi, fotografi etj., ose ku do të tregtojnë produkte të ndryshme prej mishi, sheqeri etj., janë të detyruar që të derdhin në shtet një sasi të hollash nga të ardhurat që realizojnë për llogari të sigurimeve shoqërore. Këto të ardhura do të përdoren për të siguruar veten për pension ose për trajtimin e tyre nga sigurimet shoqërore në rast invaliditeti nga sëmundshmëria ose aksidenti. Tarifat mbi të ardhurat e tyre në këtë rast caktohen nga Ministria e Financës.
Kur shtetasit shesin në tregun fshatar produkte bujqësore ose blegtorale duhet të paguajnë një tarifë shërbimi që caktohet nga byroja e çmimeve pranë komitetit ekzekutiv të KP të rrethit. Ç’është kjo tarifë? Kooperativisti që të shesë diçka, shkon në tregun fshatar, i cili është ndërtuar me fondet e shtetit, dhe aty i vihen në dispozicion gjërat e nevojshme për të realizuar shitjen si peshore, etj. Për këtë shërbim që i bëhen nga shteti ai paguan një tarifë të caktuar, e cila nuk duhet të kalojë kufijtë maksimalë të miratuar nga Ministria e Tregtisë së Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Financës. Nga këto ardhura përballohen shpenzimet për mirëmbajtur tregun fshatar. Diferenca e të ardhurave derdhet në buxhetin e shtetit.
Paga e punonjësve që do të merren me shërbime artizanati apo tregtie në çdo njësi, në ndërmarrje apo kooperativa të artizanatit, formohet nga të ardhurat që mbeten pas shlyerjes së shpenzimeve të prodhimit dhe të detyrimeve financiare. Kurse ata që do të lejohen të shesin në tregun fshatar do të caktojnë çmimet e tyre sipas kërkesës dhe ofertës së tregut.
Me rëndësi janë dhe masat për riorganizimin e shërbimit të artizanatit në tre forma: shtetëror, kooperativist dhe privat, të cilët sipas vendimit të Këshillit të Ministrave shkëputen nga sistemi i ekonomisë komunale dhe kalojnë në sistemin e industrisë së lehtë. Ndërsa njësitë tregtare private si ato të shitjes së mishit, të pijeve freskuese, të artikujve prej sheqeri etj., kalojnë në sistemin e tregtisë së brendshme.
FEHMI ABDIU
nënkryetar i Gjykatës së Lartë të RPSSH
etj., ose ku do të tregtojnë produktet të ndryshme prej mishit, sheqeri etj, janë të detyruar që të ndërtojnë një shtet një sasi të hollash nga të ardhurat që reali-
Mbi «shina» tashmë të fuqishme
- Durrës -
- Detyrat e 7-mujorit në eksport në shkallë rrethi plotësohen 101.4 për qind. Tonin vazhdojnë ta japin ndërmarrjet e përparuara -
Është krijuar tashmë një traditë e mirë në realizimin e detyrave të eksportit. Për këtë flasin vetë treguesit. Për do muaj, për çdo tremujor detyrat janë realizuar
(Vijon në faqen 2)
Që të mos «treten» tejkalimet
- Korçë -
- Bisedë me sekretarin e Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit, Anesti Guri. -
Porsa mbyllëm 7 mujorin nga një shikim me sy kritik i treguesve të kësaj periudhe mëson se
përpjekjet e kolektivave punonjëse të rrethit për plotësimin e detyrave kanë qenë në rritje. Megjithatë përballë kërkesave të kohës, pretendimeve të këtij viti, që është viti i fundit i pesëvjeçarit të tetë, padyshim që përpjekjet duhet të jenë edhe më të mëdha. Gjatë kësaj kohe në shkallë rrethi plani i prodhimit të përgjithshëm industrial u plotësua në masën 101 për qind, ose u dhanë mbi detyrën 6.2 milionë lekë prodhime industriale. Realizimi i këtij 7 mujori, krahasuar me
(Vijon në faqen 2)
Përkujtohen ngjarje të Luftës
- GJIROKASTËR -
Populli i krahinës së Kardhiqit, festoi 47 vjetorin e formimit të batalionit partizan «Asim Zeneli».
Pranë lapidarit kushtuar dëshmorëve të këtij batalioni u vendosën kurora.
Tek reparti, u organizua një miting ku ndodheshin edhe anëtarë i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë dhe ministri i Industrisë, Minerave dhe Energjitikës, shoku Besnik Bekteshi, sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, Manxhar Binaj, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Flamur Canaj, dhe shokë të tjerë.
Në emër të Komitetit Qendror të Partisë, të Këshillit të Ministrave, të Këshillit të Përgjithshëm të FDPSH-së dhe personalisht të udhëheqësit tonë të dashur, shokut Ramiz Alia, të pranishmit i përshëndeti anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë dhe ministër i Industrisë, minerave dhe Energjitikës, shoku Besnik Bekteshi i cili foli për rrugën luftarake të këtij formacioni për traditat atdhetare të popullit të kësaj krahine dhe ndihmësën e saj në luftë e sot për të vënë në jetë vendimet e Partisë për demokratizimin e jetës së vendit.
Nga mitingu iu dërgua një telegram Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të Partisë, shokut Ramiz Alia.
- KORÇË -
Në zonën e Devollit të rrethit të Korçës u festua 48-vjetori i formimit të çetës partizane «Morava» dhe 47-vjetori i formimit të batalionit part- (Vijon në faqen 3)
izani i Industrisë, minerave dhe Energjitikës, shoku Besnik Bekteshi të Partisë, shokut Ramiz Alia.
U nis për në Francë ansambli folklorik i rrethit të Gjirokastrës
Gjirokastrës, i cili do të marrë pjesë në festivalin folklorik ndërkombëtar të Konfolonit.
(ATSH)
KUFIJTË E PUNËS SË NJERIUT ...
Reportazh
Historia shtiret në thellësi, në shpellën e pestë, kur përmendet për herë të parë kështiella.
Diçka thuhet dhe në analet e një kronisti turk, po prapë e kaluar mbetet përsëri një truaII që s’mund ta pushtosh, ndërsa njeriu vështron përpara. Si ngjanë të tre shkatërrimet dhe pastaj rindërtimet e mrekullueshme të kalasë, deri tek sasrjet e Ali Pashës? Këtë pyetje e ka zgjidhë dhe një herë e përgjithmonë koha, sipas ligjeve të saj. Po prej andej, Tepelena mbeti, ndonëse e ndërtuar disi pamjen sipas viteve më të reja, por thelbi, shpirti i vendosave e ruajt i paprekur. Këtë na thotë dita sot. Lart në kala fryn erë e Mezhgoranit, ajo nga gryka e Bënçës dhe Drinos, ndërsa u dhëra përserit me vargjet e Lordit lisnik anglez, Bajronit, kur kaloi këndej më parë. «Si meteor në qiell ahamëte e Tepelenës, dhe muret e kalasë përmbi lumë sa të qeshësh ndjen zhurmën luftrash...» Historia, lufta, e tashmja, u bashkuan këtu në një pikë dhe prej këndej të vjen si një mendim për dheun mendim se ky vend i ka qëndruar gjithnjë kohës, duke besuar në fuqitë e veta drejt rrugës më të mirë.
Se fundi në Tepelenë ngjani disa ndryshime: u shkurtuan vendet e 11 instruktorëve në Komitetin e Partisë sipas nismës së Beratit, dhe po kaq në komitetin ekzekutiv. Tani s’ka më punonjës aparati që bredhin pas kombajnes në fushë, që merren me vogëlsira. Por ka grup instruktorësh në bazë. Pas tyre vjen dhe sekretari. U shkrinë dhe disa seksione në komitetin ekzekutiv, ndryshe disa përgjegjësve u vunë detyra të drejtpërdrejta në prodhim. Ndryshimet organizative u shoqëruan edhe me masa ekonomike, për ndryrje ke mbetur siç gori në mes të rrugës. U dyfishuan ndërmarrjet që ka rrethit duke bërë ndarje aty ku duhet dhe duke formuar të reja. Koha tregoi se s’mund të mburren rrethin me globalin, ndërsa populli kërkon dhe «artikullin e imët». Ekonomia e vogël kryen punë dhe kështu po i vihen. Rrethi dorëzonte në shtet 3000 kuintalë djathë, ndërsa s’kish ndërmarrje ushqimore. Pat humbur dhe ndonjë traditë tjetër, si përpunimi i leshit, ndërsa gratë e këtejane, vazhdonin të endnin në vegjë. U çel ushqimorja dhe nga ndërrmarrja e grumbullimit dolën tre të tjerë. Tani shtypëtja shtetare do të ketë në karikë e divanë të punuara nga ndërmarrja e tyre, ndërsa puna mund të vlejë për eksport. Nga këto ndarje të reja u sistemuan në punë afro 260 forca të reja dhe e gjithë kjo u bë pa shpenzime, por dergën e robqarepisë në ndërmarrjen e prodhimeve të ndryshme u deshën vetëm 20 makina qepse nga Tiranë dhe palc lëndë e para së për fillim. Burimet e tjera ishin brenda, po ndonjë specialist nuk i shihte, sikur i qenë zënë udhët. Tani me të parë me të bërë, duke gjuar dhe pa hezitim. Për atë që janë në ndryshje u drejtohen ideve konkrete të planimeve të fundit, jo thjeshtë si... por në radhë të parë si masë për zbatim. Kështu thotë përgjegjësi i seksionit të industrisë në rreth, me një buzëqeshje të lehtë, shton se tani është koha për punë. Jo të rrish duarkryq, të presësh ç’urdhëra të reja do të japësh ide të reja, që do të thotë ngasje gazeta, po të shohësh «mundi të japësh konkretisht dhe më tepër ti vetë me iniciativë.
Zhegu i stinës sikur e ka tharë dhe zhurën bimën, por prapë kryetari i kooperativës së Turanit, Begë Muça e bën hapin të lehtë, si njeri kur i ecën puna mbarë. Shkon t’ua japë të 36 grave të një brigade shpërblimin për tejkalimin e planit në grurë, i falenderojë për punën e bërë dhe t’i kujtojë stinën e ardhshme. I qeshin sytë, po prapë mendon ku i shflet, i rri brenda, dhe tani mund të dëgjosh të përsërisë fjalët që i thotë shpesh një kryetare së kësaj të shkrete i thënë bujqësi, në qiell të hapur dhe si dihet... Dy vjet më parë kooperativave e Dukatit ku Benë ishte kryetar, u nda në disa të tjera më të vogla. Secila ekonomi merr tokën, bazën materiale me inventar dhe masa territoriale dhe investimet e saj, ndërsa Turanit i mbeti rrezja. «S’kish as tokë të mirë, as mjete e as gurë, fuqia e re in e si nga Met-etrina e ri Begën, që me iniciativë kërkoi ta drejtojë kooperativën në të shpallur. Në këto kushte do të duhej të shfrytëzohej toka dhe Turani s’bën. Në këtë kohë duke punuar fshatarët tek të gjithë bashkëpunojnë në të mbarën r...»
(Vijon në faqen 3)
Në pultin e komandimit: ndërmarrja ushqimore në Sarandë ka rritur vazhdimisht shkallën e mekanizimit. (Foto: N. Xhufka)