LUSHNJE
Të vetkënaqur me planin në tërësi
— 5,8 milionë lekë prodhime më shumë dhe 58 për qind plotësimi i zërave. —
Si 7-mujor prodhimi i përgjithshëm industrial u realizua 102.3 për qind, ose u dhanë më shumë se detyra 5.8 milionë lekë. Ndërmarrja e grumbullimit, mish-qumështi, peshkimi, ushqimorja etj. i mbyllën detyrat e kësaj periudhe para kohe, duke hedhur bazë të mirë për perspektivën. Kur i shikon treguesit mendon se çdo gjë është në rregull dhe nuk ka problem. Në fakt probleme ka. Zërat në shkallë rrethi për periudhën në fjalë janë realizuar 53 për qind. Në krahasim me gjashtëmujorin ka rritje. Por me këto ritme që po ecet nuk pritet ndonjë ndryshim i dukshëm.
Drejtuesit e ndërmarrjeve të thënë se «detyrat i kemi realizuar frontalsht, duke i kapërcyer me forcat tona vështirësitë». Bukur. Pse nuk kapërcehet mosrealizimi i zërave? Dukët që të vetëkënaqurit i ka bërë ata të mos hedhin shikimin më tej. Nga 17 zëra që ka ndërmarrja ushqimore 7 nuk i ka realizuar, plast-
cila edhe në ndonjë rast ka krijuar shqetësime. Mur i papërshkueshëm është bërë më tepër logjika dhe mendimi burokratik i ndonjë drejtuesi apo specialisti që i jep më tepër rëndësi realizimit në tërësi të detyrave, duke mos i analizuar ato në çdo sektor të veprimtarisë së ndërmarrjes. Harronë se zërat janë detyra plani dhe se ata kanë rëndësinë e tyre ekonomike. Populli ka nevojë për gjithfarëlloj prodhimesh dhe tregu e ndjen boshllëkun e tyre.
Vështirësitë nuk kapërcehen lehtë dhe vetëm me qarje. Praktika ka treguar se kur ngulët këmbë në realizimin frontal të zërave, ka përmirësime të dukshme. Në të kundërtën globali ha miliona. Seksionet operative në komitetin ekzekutiv të KP të rrethit duhet të ndjekin çdo ditë fatin e grafikeve, duke u marrë me zgjidhjen e halleve.
Zgjidhja në kohë e problemeve garanton të ardhurën e prodhimit dhe furnizimit më mirë të popullit. Llogaritë për këtë duhen
uar frontalisht, duke i kapëcyer me forcat tona vështirësitë. Bukur. Pse nuk kapërcehet m-rezalizimi i zërave? Duket shikimin më tej. Nga 17 zëra që ka ndërmarrja ushtjmore 7 nuk i ka realizuar, plasti-masi nga 11 në plan, 5 i ka me mosrealizim. Edhe fabrika e tullave paraqitet keq. Nuk ka realizuar 6 zëra, nga 12 gjithsejt. Nuk pengon vetëm baza materiale,
Punë ritmike
LIBRAZHD
Punë ritmike
Shkuam këto ditë dhe takuam drejtorin e minierës së hekur-nikelit inxhinierin Hamit Çota. Ai të njeh me arritjet e çdo dite jo vetëm të korrikut, por dhe të çdo muaji e viti të 5-vjeçarit për sektorët Skroskë, Përrenjas, Bushtricë e Xixillas. Njëherë dhe me arritjet e korrikut, kur u kalua me llogari më vetë. Në qershor, detyrat e muajit në hekur-nikel nuk u plotësuan. Si 7 mujor u tejkaluan në 8500 tonë hekur-nikel me një kursim prej 1 milion e 200 mijë kw orë energji elektrike. Për korrikun u dhanë tej detyrave rreth 5 mijë tonë hekur-nikel duke kursyer rreth 400 mijë kw orë energji elektrike. Eksporti për muajin u plotësua 150 për qind. Asnjë reklamim për sasinë e cilësinë, si nga kombinati metalurgjik në Elbasan ashtu dhe nga eksporti.
Efektet e korrikut për tejkalimet në prodhim e në kursime më parë se kushdo tjetër i ndiejnë punëtorët. Vëcohet sektori i Skroskës, i cili ka ditë që punon për llogari të 5-vjeçarit të ardhshëm. Përgjegjësi i këtij sektori Shaqo Ozuni, na thotë se deri në fund të vitit llogarit të japin mbi 70 mijë ton hekur-nikel tej kuotave të pesëvjeçarit. Për 4 vjet e 6
Në Dibër mineralet jometalore maten me kromin
Industria nxjerrëse e kromit e në ndihmë të saj kërkim – zbulimi i këtij mineral ka bërë që numri i «Bulqizave» në Dibër të rritet.
Qyteti i «ndëshkueshëm» dhe «mbidheshëm» të zgjohet, që Tërnova, Livadhi i Dashit, Selishta, Qafa e Lame, Ramna, Traverban-ket e Klosit dhe të Bulqizës të hyjnë në fjalorin e gjeografisë së kromit. Gjeologët flasin sot për një «Bulqizë të re», për «krom» të një lloji tjetër që ka po aq vlera ekonomike sa edhe kromi i vjetër, madje më shumë se ai, është fjala për mineralet jometalo-re.
Pa qenë gjeolog e kupton se ai masiv gipsi që shtrihet nga Bellova në Vranjet e deri në Radomirë të Kalisë së Dodës, në rreth 40 km rrugë, përbën një pasuri të madhe. Afro dy dekada më parë një dentist, me kulturë e me shpirt novator, mori përsipër që me një mulli të thjeshtë t’i prodhojë allçinë. Cilësia e saj plotësonte kushtet teknike për përdorim jo vetëm në ndërtim e art, por edhe në stomatologji. Ndërmarrja e ndërtimit me këtë allçi prodhoi pllaka me të cilat veshi pjesët e brendshme të një pallati duke zëvendësuar suvaturat. Eksperimenti u shoqërua me një studim dhe me propozime konkrete për ngritjen e një linje përpunimi. Studimi humbi diku në sirtarët e dikasterit ashtu si humbi gradualisht edhe interesi për prodhimin e këtij materiali me rëndësi në ndërtim. Sot allçia në Dibër është vështirë të gjesh edhe «një dorë» për një stuko gjaty lyerjes. Kjo ndodh se ajo kushton pak dhe s’ka të sjellësh nga Vlora e «ha» plotësisht kuota e transportit (mos edhe i mbetesh borxh). Gjeologët e mbështesin këtë veprimtari me rezerva shekullore. Përdoruesit e mirëpresin cilësinë e saj të lartë. Specialistët e rinj argumentojnë se mund të prodhojnë edhe çimento të bardhë dhe çimento me ngjyra. Ekonomia ka nevojë për to.
Gjeologët i vlerësojnë një me
kromin (nën zë thonë edhe më shumë) gjipset e vargmalëve lindore të Dibrës: «Shpenzime të pakta, investime të vogla, të ardhura më shumë se me kromin» – konkludojnë ata në studimet e bëra. Vështirëmi i tyre nuk ndalet vetëm tek allçia, por veçanërisht tek alabastrа, tek gipsi anhidrit kompakt, mjaft i fortë e mjaft i lehtë në prerje, që tek «Ura e Drue» e Radomirës është e cilësisë më të lartë. Ministria e Tregtisë së Jashtme e vlen t’i dëgjojë faktet e specialistëve, të shohë se sa janë kërkesat në tregjet botërore dhe t’i japë rrugë zhvillimit kësaj kahu të pasurive tona. Rrugët e eksportove në terren e pasur të Dibrës nuk ndalen tek kromi, në Bulqizë.
Mërmeri i kuq i Dibrës po bën tre dekada që ka hyrë në qarkullimin ekonomik si bllok për eksport. Për zgjerimin e kësaj ve-
(Vijon në faqen 2)
Fabrikë pllakash që dyfishon prodhimin
NE PRAG TE PERURIMIT
Këto ditë në kombinatin e material ndërtimit «Josif Pashko» në kryeqytet është duke përfunduar së montuari një fabrikë e re pllakash.
Siç na tha në Ministrinë e Ndërtimit specialisti i drejtorisë së investimeve Genc Ajazi, kjo fabrikë e porositur në import ka kushtuar rreth 200 mijë dollarë dhe është e aftë të prodhojë rreth 150 mijë metra katrorë pllaka në vit, duke dyfishuar në këtë mënyrë prodhimin e tyre në vendin tonë. Fabrika do të fillojë pjesërisht nga prodhimi në fillim të shtatorit dhe do të plotësojë në një masë të konsiderueshme kërkesat që ka sot ekonomia dhe qytetarët për to. Ajo do të prodhojë pllaka me tre-katër lloj dimensionesh prej granili dhe çimentoje. «Kjo nuk do të jetë fabrika e vetme e këtij lloji, - na thotë Vukë Zaloshnja, drejtorë e drejtorive të specializuar në këtë ministri. Është menduar që të ndërtohet edhe një linjë tjetër e re e cila do të prodhojë pllaka gresi 6-këndëshe me dimensjone e ngjyra të ndryshme që do të zbukurojnë edhe mjediset e ambientet tona shtëpijake.
Duke biseduar me brigadierin e brigadës së montimeve në kombinatin e materialeve të ndërtimit «Josif Pashko», Mihallaq Goga, na shpjegoi se kjo fabrikë është pothuajse krejtësisht e automatizuar. Ajo, duke u bazuar tërësisht në lëndët e para të vendit, do të prodhojë pllaka çimentoje dhe granili, këto të fundit me ngjyra e konfiguracione të ndryshme. Deri tani, që të tilla, kanë dalë me sukses provat e ajrit dhe të ujit teknologjik dhe kemi besim se në ditët e para të shtatorit do të jemi në gjendje të bëjmë provat e para me ngarkesë. Nga sa kemi parë deri tani, kjo pllakë dallon me një cilësi të lartë, janë rezistente, kanë një shkelqim të pëlyqyeshëm dhe sipas e teknologjisë që disponon kjo fabrikë, puna e punëtorit lehtësohet në mënyrë të dukshme.
VIRON GJYMSHANA
Pranë «mikëpritjes» së madhe të detit
Dita në këtë pikë vere në Durrës i ka përmasat jo të zakonshme.
Të shumëfishuara janë gjithçka. Sirenat e trenave, buritë e autobuzëve, makinat e furnizimit etj. Duket sikur janë në garë. Trena nga Vlora, Pogradeci, rresi në këto ditë është sa tre qytete të mëdha së bashku. Kalon mjediset e bukura e të kulturuara nga ndërmarrja komunale e plazhit dhe del në rërë. Njërës e lëvizje pa fund. Zinxhirat plot ngjyra të çadrave s’kanë të sosur. Të gjesh cadrën e mi- çadrën e mirëve të tu, sado të saktë ta kesh adresën, është e pamundur. Kjo lëvizje e madhe e plazhit është gjithëditore. Vjen pasditja. Janë dhjetëra aktivitete, janë mysafirë këtu nga estrada profesioniste nga shumë rrethe të vendit, cirku i Tiranës. Gati të gjitha pallatet e kulturës me në krye estradën profesioniste të rrethit që s’rreshtin së dhëni shfaqje. Janë të gjitha këto që njerëzit vijnë të gëzuar e largohen akoma më të gëzuar e me mbresa nga më të bukurat, nga mikpritja e detit. Por a ka mundësi për më mirë? Sigurisht që po. E për këtë janë të ndërgjegjshëm edhe në Durrës. A s’kërkojnë pushuesit sa më shumë barka për t’u marrë me sportin e bukur të kanozazhit, për të mos zënë radhën se kush do t’i marrë më parë ato? A duhet që ende hotelet të vazhdojnë akoma riparime tani në pikë? Tani a u krijuan mundësitë, thotë dikush. A të justifikon kjo? A duhet që të ngresh nga tërë e të bësh goxha rrugë për të blerë një arançatë dhe në shumë raste të mungojë akulli? Këto e mangësi të tjera, natyrisht nuk i zbehin ngjyrat e bukura që Durrësi e durrësakët i kanë dhënë plazhit. Megjithatë mundësitë për ta bërë këtë pejzash sa më joshe e mbresëlënëse, janë për më shumë. Eshte detyrë e ndërmarrjes së plazhit dhe e shokëve të tregtisë që të jenë më operative në zgjidhjen e mijajt problemeve, për t’i zgjidhur sa më mirë dëshirat e pushuesve, për të bërë një pushim sa më aktiv e për të mbetur plazhi i Durrësit i pa harruar në kujtesën e tyre. FATOS KULLA
«Plazhet» buzë Vjosës
Kush hyn për herë të parë në qytetin e Përmetit befasohet: pas ka plazh edhe këtu!
Qyteti i luleve dhe trëndafilëve është në lëvizje gjithë ditën. Gëzimin e arrivjeve në punë e shton edhe pushimi dhe shlodhja e kulturuar. Dy anët e lumit Vjosa, nga Këlcyr Kazani deri te Guri Ados mbushen plot e përplot. Kalojnë këto ditë të nxehta pushimet e zakonshme dhe ato ditore prindër e fëmijë, studentë e shkollarë. Vaskë Logo, mësues, gjatë pushimeve verore të shkollës e gjen çdo ditë aty me shokë dhe shoqe. Në bisedë me ta, kanë edhe ndonjë vërejtje për shërbimin tregtar, që nuk tregon një freskuese dhe fruta çdo ditë, që kërkohen nga pushuesit. Pika që pëlqehet dhe frekuentohet më shumë është Bënja, që shërben dhe si qendër kurative. Para komitetit ekzekutiv gjejmë Pano Janin, pensionist, me shokë të tjerë, që ankohet se plazhi nuk është në rregull me linjën e autobuzit për qarkullimin dhe marrjen e pushuesve. Këto ditë numri i frekuentuesve është rritur me studentë dhe shkollarë të ardhur edhe nga rrethe të tjera, që përgatiten për ta filluar me energji të reja vitin e ri shkollor. Pra edhe në një vend si Përmeti ku mungon deti nuk mungojnë mundësitë për të ngritur «plazhe» buzë Vjosës së kaltër. Nuk mungojnë kushtet për të organizuar kampinge nën pyjet e Hotovës, në Frashër, pranë ujrave termale të Banjës, te pika turistike në Kelcyrë etj. Duhet vetëm të investohet diçka në shërbimin tregtar e automobilistik, apo në organizimin e grupeve turistike «Rinia». PERPARIM MUSTAFAJ
Punën e secilit e çmojnë treguesit konkretë
VLORE
Punën e secilit e çmojnë treguesit konkretë
- Më shumë se 30 kolektiva në rrethin e Vlorës i plotësojnë detyrat e 7-mujorit para afatit. -
Me përjashtim të ndërmarrjes së peshkimit detar, të gjitha kolektivat e sistemit të industrisë ushqimore dhanë afro 7 milionë lekë prodhime më shumë nga plani 7-mujor. Këtu ka një shqetësim: është domosdoshmëri harmonizimi i faktorëve të «brendshëm», me ata të «jashtëm», sepse sa herë janë gati anijet, mungon karburanti, kur vjen karburanti, prishet koha e gjuetisë etj. Shpesh flitet për mosrealizim të planit nga kjo ndërmarrje. A nuk kërkon kjo edhe mbështetje më të drejtpërdrejtë nga organet ekonomike e seksioni përkatës? Vendimtare janë masat tekniko-organizative të vetë të «zotërve» të anijeve, për edhe mbështetja nga drejtoria e peshkimit në dikaster, nga kantieri detar në Durrës nuk ka qenë kurdoherë e plotë dhe në kohën e duhur. Nuk ka kufi i duhen arbitrazhet, kur prodhimi nuk realizohet.
Masat e marra nga drejtuesit e kësaj ndërmarrjeje, mbi pagesën e punëtorëve sipas kategorisë së vendit të punës, ku kanë përfituar 54 punëtorë, me 20 mijë e 600 lekë, e kanë rritur së tepërmi mobilizimin në punë. Por në se do të vazhdohet që furnizimi me naftë do të bëhet me hope, thotë drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Lulëzim Xhelo, ndërmarrja do të rëndohet shumë nga ana financiare. Ndaj seksioni përkatës në komitetin ekzekutiv në KP të rrethit, duhet të sigurojë një shpërndarje më proporcionale të karburantit. Në fund të fundit ndërmarrjes së peshkimit, t’i sigurojnë planin me karburant, pastaj t’i kërkojnë gjithashtu edhe planin e zënies së peshkut.
Si në ndërmarrjet e këtij sistemi, edhe në të tjerat kërkesa e llogarisë nga drejtuesit, kuadrot dhe specialistët në prodhim si dhe ndjekja ditore e detyrave nga seksionet përkatëse, të komitetit ekzekutiv i ka treguar frytet e veta. Në katër ndërmarrjet që kanë nisur të zbatojnë mekanizmin e ri ekonomik, marrja e masave më të plota tekniko-organizative, përmirësimet teknologjike dhe shtitja në kohë e prodhimit mall, i ka renditur kolektivat në pararojë të rrethit. Kolektivi i ndërmarrjes së grumbullimit-përpunim qumështit ka tejkaluar me tejkaluar me tejkalimet më të mëdha brenda sistemit ushqimor. Po ku u gjetën mundësitë dhe rezervat? Së pari, afrimi pranë në qendrave të përpunimit, pranë lëndëve të para, si dhe shfrytëzimi i plotë i aftësive ekzistuese përpunuese, thotë kryeinxhinieri Petraq Karaj, na siguroan afro 5 milionë lekë prodhime më shumë. Zbatimi i mekanizmit të ri ekonomik po jep frytet edhe në rritjen e përgjegjësisë në çdo njësi prodhimi. Arritje ka edhe në fabrikën e taninit, në ndërmarrjen e prodhimit të kripës, fabrikën e llampave, kombinatin e konservave si dhe ndërmarrjet e sistemit komunal, ku dallohen për realizim ritmik ata të riparim shërbimeve. Por nuk ngel kështу në sodë-PVC, në ndërmarrjen e përpunimit drurit, fabrikën e çimentos, ndërmarrjen e ndërtimit e atë të nxjerrjes së naftës, ku ka mosrealizime dhe tejkalim të normativave. Treguesit e ulët rëndojnë edhe të tjerët. Dëgjojmë shpesh se në këto kolektiva po merren këto e ato masa, po bëhen rishpërndarje dhe organizime të reja në prodhim, se këtë e atë muaj do të plotësohen detyrat, por masat e mara nuk po japin efektivitetin e duhur. Treguesit janë ata që flasin më qartë, sidomos këto ditë kur edhe pesë muaj janë nga mbyllja e pesëvjeçarit. E ndërsа ngjet kështu, është i domosdoshëm mobilizimi e kontrolli, forcimi i disiplinës e ngarkesa me punë të kontrolluar nga secili.
VL L A SI COMO
U nis për në Itali grupi artistik «Na bashkoi kënga popullore»
i cili do të japë një turne ballkanik në kuadër të festivalit të Jugut. (ATSH)
U largua nga vendi ynë delegacioni i Sindikalistëve të Egjiptit
U largua nga vendi ynë delegacioni i Sindikatës së Përgjithshme të Industrisë së Drurit dhe të Ndërtimit të Egjiptit, i kryesuar nga zv/kryetari i kësaj sindikate, Mohamed Naser, i cili me ftesë të Këshillit të Përgjithshëm të BPSH-së bëri një vizitë miqësore në Shqipëri. (ATSH)
Velipoja e pyllëzuar
Velipoja është bërë një qendër mjaft e preferuar për pushues e shumë nga Shkodra e të ardhur nga rrethe të tjera të vendit.
Është bregdet i freskët dhe klima shumë e mirë e kësaj zone, e pyllëzuar prej vitesh nga dora e njeriut që i fton. Pyjet kanë drurë nga më të ndryshmit të bredh, pishë, vidhi, shelg, akacie, plep etj., të cilët në mbrëmje e bëjnë mjedisin shumë të freskët. Pushuesit gjatë ditës i kënaqnin hije e dendura. Amatorë të ndryshëm shkojnë e gjuajnë peshk në Vilu, e cila është grykëderdhja e kënetës në det. Aty ka peshk të shijshëm dhe të llojeve të ndryshme.
Tregtia ka marrë të gjitha masat për t’i furnizuar sa më mirë njësitë e veta ushqimore, ato të frutave perimeve e të artikujve të tjerë të nevojshëm për pushuesit. Ka edhe ndonjë gjë për t’u organizuar më mirë, si p.sh. aty këtu vihet re dhe duhet hequr dorë nga format e vjetra, ku për pakujdesi mungojnë pikat freskuese; ose krijohet radhë për borsalinë. Megjithëse ka furnizim të bollshëm, përseri duhet bërë më shumë.
Krahas këtyre këtu zhvillohen edhe lojra të ndryshme për fëmijë, madje edhe për të rritur, të cilët shërbejnë për kalitjen fizike të pushuesve. Për fëmijët funksionon kënd lojrash mjaft i mirë. Çdo mbrëmje aty grumbullohen mjaft njerëz si pranë këndit të lojërave, të rriturve, e grupe të ndryshme të estradës e qi-ylohen edhe aktivitete artistike ku grupe të ndryshme si estrada e qytetit etj. ka dhënë disa shfaqje për pushuesit. Po ashtu shfaqen edhe filma të ndryshme.
RIFAT DAJTI
korresp. i „Zërit të popullit”
Pushues të shumtë tërheq edhe plazhi i Dhërmiut. (Foto: N. Xhufka)