TAKIM I SHOKUT RAMIZ ALIA ME INTELIGJENCEN KRIJUESE NË KRYEQYTET
Dje në Pallatin e Kongreseve Sekretari i Parë i KQ të PPSH dhe Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, shoku Ramiz Alia pati një takim me një grup përfaqësuesish të inteligjencës së kryeqytetit.
Mes tyre kishte shkrimtarë, gazetarë, artistë të skenës, të sektorit të muzikës, punonjës të shkencës, pedagogë të Universitetit «Enver Hoxha» të Tiranës etj. Në takim, ku merrte pjesë edhe sekretari i KQ të Partisë dhe sekretar i parë i Komitetit të Partisë të rrethit të Tiranës, shoku Xhelil Gjoni, u zhvillua një bisedë e shtruar dhe sqaruese lidhur me problemet që dalin nga zbatimi i vendimeve të Plenumeve të fundit të KQ të Partisë. Një vend të rëndësishëm në këtë bisedë zunë problemet që kanë të bëjnë me shqyrtimin e situatës ndërkombëtare. Shoku Ramiz Alia … [teksti i prerë në fund të figurës] … turuar, për zgjidhjen e problemeve që i dalin vendit në situatën e sotme të komplikuar ndërkombëtare. Të pranishmit në takim shfaqën shumë mendime e sugjerime të freskëta e konstruktive për vënien në jetë më shpejt e më me efektivitet të vendimeve të plenumeve të fundit të KQ të Partisë. Ata theksuan se është e nevojshme të bëhet një zbërthim i thellë e i gjithanshëm i vendimeve me qëllim që ato të përvetësohen e të zbatohen drejt dhe shfaqën gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në këtë proces. Për ta bërë sa më mirë këtë, theksuan ata, organet e Partisë e të pushtetit, institucionet shkencore, kulturore dhe të gjitha organizmat shoqërore duhet të japin një përqafim më të gjerë e më kualitativ mbi veprimtarinë e tyre. U vu në dukje se është e nevojshme të gjenden forma e metoda të reja për zgjerimin e bashkëpunimit të mëtejshëm të krijuesve me institucionet shtetërore e shoqërore. Në ndërhyrjet e tij shoku Ramiz Alia përsëriti edhe një herë se procesi i demokratizimit në vendin tonë është i pakthyeshëm. Ai shpjegoi kuptimin politik, ideologjik e praktik të masave të shumta që ka marrë kohët e fundit Partia dhe pushteti popullor në fushat politike, ekonomike, kulturore, sociale etj. Ai u ndal gjithashtu në shpjegimin e disa momenteve kyçe të mekanizmit të ri ekonomik, vënia në jetë me konsekuencë e të cilit do të sjellë me siguri një transformim e përparim të ndjeshëm e të shpejtë të vendit tonë. Për këtë duhet punuar, theksoi shoku Ramiz, jo vetëm me mobilizim e përkushtim të madh, por edhe me dije e imagjinatë për të kapërcyer vështirësitë që do të dalin e që janë të natyrshme. Rëndësi kanë, tha ai, sidomos përsosjet … [teksti i prerë në fund të figurës] në sistemin politik duke rritur rolin e organeve të zgjedhura; forcimi i rolit të pavarur të organizatave të masave; përcaktimi më mirë i marrëdhënieve parti-shtet; përsosja e sistemit të zgjedhjeve në Kuvendin Popullor e në këshillat popullorë; vendosja demokratike e kuadrove drejtuese në aparatet shtetërore e ekonomike, etj. Biseda, e cila zgjati disa orë e që u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë e të çiltër, u karakterizua nga një frymë e lartë gatishmërie e anëtarësisë adhuruese, nga një përkushtim serioz e vendosmërie për të vënë të gjitha forcat krijuese në shërbim të popullit e të atdheut socialist. (ATSH)
nes bisedë e shtruar dhe skuaroese Plenumëve sqarimin e situatës ndërkombëtare. Shoku Ramiz Alia foli gjatë për zhvillimet e kohëve të fundit në botë, veçanërisht për ngjarjet në Evropën Lindore, për drejtimet e politikës së jashtme të vendit tonë dhe qëndrimet e Partisë së Punës e të shtetit shqiptar për aspektet konkrete të këtij situate. Ai theksoi se në çdo veprim Partia e shteti ynë janë udhëhequr e do të udhëhiqen nga qëllimi i shenjtë për të ruajtur lirinë dhe pavarësinë e atdheut, pushtetin popullor dhe socializmin në Shqipëri.
Duke vlerësuar rolin e inteligjencës sonë, e cila vazhdimisht ka qenë e lidhur ngushtë me fatet e popullit, të atdheut e të socializmit, shoku Ramiz Alia kërkoi prej saj që, ashtu siç ka vepruar gjer më sot, të japë kontributin e vet të domosdoshëm për sqarimin e masave në mënyrë bindëse e të kull…
e nevojshme të bëhen të gjitha organizmat shoqërore duhet të japin një informacion më të gjerë e më kuptimplotë mbi veprimtarinë e tyre. U vu në dukje gjithashtu roli i veçantë i shtypit e i propagandës në tërësi për të revolucionarizuar rrënjësisht informacionet e veta. Të gjitha këto do t’i shërbejnë më mirë punës shkencore, bindëse e edukative me komunistët e masat dhe të mobilizimit të tyre për përballimin e situatave dhe realizimin e detyrave.
Diskutime të shumta u bënë edhe për disa probleme që kanë të bëjnë me aspektet e demokratizimit të jetës së vendit, si janë ato të raporteve kuadër-masë, të luftës kundër burokratizmit e liberalizmit, të zbatimit e mbrojtjes së ligjshmërisë socialiste etj. Për këto fusha u bënë mjaft vërejtje të drejta dhe u konkludua se, me një punë më të shkathët, të menduar e të organizuar mirë, janë të gjitha mundësitë që të metat e dobësitë të ndreqen.
(Foto: ATSH)
1 SHTATORI PO TROKET. SA JEMI TË PËRGATITUR?
Me iniciativë e bashkërendim të punëve
Para disa kohësh në zyrën e sekretarit të parë të Komitetit të Partisë të rrethit të Patosit, Engjëll Beshaj, u zhvillua një mbledhje e shkurtër me pjesëmarrjen e disa punonjësve të seksionit të arsimit të rrethit të Fierit, drejtorët e dy shkollave në Patos e punonjës të Partisë në rajon.
Qëllimi i saj ishte se si, brenda këtij viti në Patos dhe rrethinat e tij të bëhej e mundur të tërhiqen në shkollat e mesme, 100 për qind të nxënësve që mbarojnë shkollën tetëvjeçare. Përgjegjësi i seksionit të arsimit në Komitetin ekzekutiv të KP të rrethit Agim Bufi, na thotë se është menduar që kjo të mos bëhet vetëm në Patos por edhe në Fier, Ballsh, Levan dhe Roskovec.
Duhet theksuar se rrethi i Fierit ka patur një përqindje tërheqjeje të ulët të nxënësve që mbarojnë 8-vjeçaret për në të mesme. Kjo shifër vërtitet rreth 65 për qind dhe në raportet e relacionet justifikohej me mungesën e lokaleve të përshtatshme. Sigurisht që lokalet shkollore kanë rolin e tyre të madh në rritjen e kontin gjenteve të nxënësve, por në Fier bëjnë pyetjen: a i kemi shfrytëzuar plotësisht mundë- [vazhdon në faqen 3]
(Vijon në faqen 3)
Kualifikimi - detyrë përherë parësore
Klasa e tretë fillore që do të fillojë sivjet, mbart në vetvete përgjegjësinë e madhe, komplekse, arsimore e sociale të «startit» të zbatimit gradual të reformës arsimore, që miratoi Plenumi i 11-të i KQ të Partisë.
Nga vetë kjo kopshtaje burojnë dhe mbajt detyra të shkollës, mësuesve, nxënësve e prindërve, që kanë të bëjnë me drejtimin e kualifikimin në të gjitha nivelet. Ndaj dhe për shkollën 8-vjeçare kjo klasë përfaqëson për vitin 1990-1991 preokupacionin bazë: të sigurojë gjithanshmërisht rendiment të lartë në procesin arsimor-edukativ për një formim sa më të plotë e të shëndoshë të atij kontigjenti, i cili shkallë-shkallë do të futet e do të realizojë i pari arsimimin e detyruar 10-vjeçar. Është më se e qartë, sa dhe e natyrshme që përkujdesja e drejtorive të shkollave, seksioneve të arsimit të kabineteve pedagogjike në rrethe, të jetë sa më frymëzuese: për pajisjen në kohë të nxënësve me tekste, fletore, lapsa, uniformë etj. Dhe shkolla 8-vjeçare ka në fondin e saj përvojën e pasur disa vjeçare për klasën e I, kur zbatum kalimin e nxënësve pa mbetje në klasën e dytë dhe vlerësimin pa notë. Dhe patëm suksese. Por më përcaktuese në cilësi qëndron tek faktori bazë: - mësuesi, veprimtaria e tij aktive, pasionante e kualifikuese. Diskutimi e debati i lirë e konstruktiv, për rrugë të reja, e metoda krijuese në mësim, kërkojnë angazhim maksimal të mësuesve të klasave të treta. Madje, do të veçojmë sidomos klasat kolektive, me të cilat punojnë rreth 2600 mësues. Këtë për më tepër e dikton vetë specifika e punës me to, me vështirësi e ngarkesa objektive, të cilave deri më sot nuk u janë përgjigjur sa duhet. [vazhdon në faqen 3]
(Vijon në faqen 3)
A kanë përfunduar objektet shkollore?
Megjithëse po afro ditët kur në të gjithë shkollat do të nisin mësimet, në disa fshatra të veçantë në rrethe të ndryshme të vendit, nuk kanë përfunduar së ndërtuari godinat shkollore.
Megjithëse po afro dita kur në të gjitha shkollat do të nisin mësimet, në disa fshatra të veçantë në rrethe të ndryshme të vendit, nuk kanë përfunduar së ndërtuari godinat shkollore. Ç’është më e keqja ritmi i ulët i ndërtimeve, edhe këto ditë, edhe pas kritikave të përsëritura, nuk premton për mirë. Inspektori i drejtorisë ekonomike në Ministrinë e Arsimit, që përgjigjet për investimet, Fatmir Hoxha, na informon se më keq paraqitet gjendja në rrethin e Gramshit për shkollën e mesme të Prenjasit; në Hekal e Vajkan të Fierit, në Q’nëcma, Xhaferraj dhe shkollat e mesme e tetëvjeçare të qytetit në rrethin e Kukësit, në Qeshnicë e Vërzhezhë të Skraparit e në disa vende të tjera. Përveç të mirën e ndërtim ka grumbulluar këtë vit rrethi i Elbasanit që në këtë 1 shtator ka përfunduar 12 objekte shkollore.
Gjendja jo e mirë në disa shkolla të rretheve të vendit tregon interesimin e pakët që ka nga organet e pushtetit në lidhje me funksionimin me materiale dhe fuqinë punëtore. Përgjegjësi i qendrës ekonomike të arsimit në rrethin e Skraparit për shembull, Bektash Hasani na thotë se janë, krijuar
(Vijon në faqen 3)
Ku shkuan premtimet e janarit
– Në fillim; mbillni e prodhoni sa më shumë për eksport, tani perimet po dëmtohen në fusha –
RETROSPEKTIVË
6 janar 1990. Në Durrës mbahet një aktiv i rëndësishëm kombëtar për të mbështetur detyrat e rritura për eksportet bujqësore.
U lot aty për shtimin me aksion e mjeteve të mbrojtjes në mbjelljeve në fushë, për bashkërendimin e detyrave në të gjitha hallkat. Premtimet ishin lumë nga të gjithë: nga prodhuesit, që do të bënin ç’ishte e mundur për të përmbushur planet, për hershmërinë e cilësisë. Nga Ministria e Transporteve, nga ajo e Industrisë së Minierave dhe Energjetikës, për t’ju përgjigjur më mirë e në kohë kërkesave të veçanta që ka bujqësia për transport e ambalazhim. Nga industria e lehtë e ajo ushqimore. Shokët e ndërmarrjes EKSIMAGRO, që sapo ishte krijuar, aq sa tregojnë pjesëmarrësit e asaj aktive, u bënë të të alimin për zot premtime të tregut.
Ç’PËRGJIGJE TU JAPIM PRODHUESVE!
Zemër në Lushnje, në pikën e grumbullimit të produkteve për eksport të EKSIMAGRO-s, duke mbushur makinat e ngrakuara me mallin e dhjetën e unifikuar për eksport. Drejtues ekonomik të ndërmarrjes. Nga 2500 kv shalqinj që ishtë grafiku ditë i eksportit, në 900 jo 600-700 kv. Kjo gjendje, ndërkohë që në korrik mbeten pa tërhequr 10-15 mijë kv prodhim. Ç’thoni për këtë?
Vasil Nushi – përgjegjës i grupit të eksportit në Komitetin Ekzekutiv të KP të rrethit:
– Në 25 pikat të mbjella me shalqi aktualisht ka jo më pak se 1000 kv produkt i pjekur që pret. Ka 10 ditë që është kjo gjendje. Prodhimin e tejkalojmë, por ç’e do, kur eksporti nuk na përgjigjet. Shokët e EKSIMAGRO-s na tregojnë telashe që kanë me tregjet e huaja. Ajo është punë e tyre, ne kontratën e kemi me EKSIMAGRO-n. Kush do të përgjigjet për humbjet tona?
Haxhi Blliku, specialist në grupin e eksportit:
– Ç’nuk kemi bërë për eksportin. Mbollëm herët, perimoret i trajtuam me përparësi. Kemi kërkuar e dhënë aq herë llogari. Siguruam hershmërinë e cilësi. Si t’i përgjigjemi tani ekonomike? Janë 80 brigada që punojnë për eksport, me të drejtë ato kërkojnë hakun e tyre. Duam shpërblimin, jo premtimet. Nuk shkojmë dot në këtë ekonomi!
Me këtë shqetësim u kthyen në redaksi. Në përmendës për të shkruar në të gjitha rrthet, u ramë telefonave. Shqetësime në Lezhë, në Sarandë, në Durrës. Alo fili… me domaten, vazhdojnë me shalqinjtë, me specin. Të ardhurat e 7-
Nushi – të rrethit:
– specialist në grupin e eksportit:
– Në përmendës për të shkruar në të gjitha rrethet, ardhurat e 7-
Ç’THONE NE EKSMAGRO
Përfaqësuesi i ndërmarrjes në Lushnje, Prendi Veliu.
– Planet e korrikut pothuajse plotësuam por prodhimi erdhi shumë shpejt pati dyfish. Këto ditë është, nuk po tërheqim as 50 për qind të këtij produkt. Ndërmarrja ka nxjerrë të deleguar në çdo rreth. Plani i eksportit nuk u mbështet me mjete.
Drejtori i ndërmarrjes, në Tiranë, Viktor Nushi.
– Janë krijuar vështirësi në tregun e jashtëm. Po përpiqemi të gjejmë tregje të reja. Këto ditë grafikët nuk po plotësohen por kemi shpresë që deri në fund të gushtit gjendja të përmirësohet. Një pjesë e prodhimit mund ta tërheqim edhe për tregun e brendshëm. Kërkesat ndoshta për…
NË EKSMAGRO, ankohemi, premtojnë. Por prodhimi nuk pret. Duhet ta nxjerrim e përshpejtojmë pikërisht e prodhimit. Ekonomikë nxitojnë e nuk ngopen me lugë bosh. Aq më tepër kanë krijuar edhe mosbesim ndaj organeve të tregtisë së jashtme. Ç’të thonë brigadat për mbjelljet e dyta të karrotës apo trangullit për eksport? Ç’tu
(Vijon në faqen 2)
Veprimtaria e një trupe amatore
Në institucionet artistiko-kulturore të kryeqytetit
Trupa artistike amatore e pallatit të bashkimeve profesionale «Ali Kelmendi» është bërë e njohur në të gjithë vendin për veprimtaritë e saj artistike.
Veprimtaritë kryesore kjo trupë e ka shtrirë sidomos në qytetet punëtore, në vepra të mëdha, në ndërmarrjet dhe fabrikat. Paraqitjet nga puna e saj amatore, dhe periudha relativisht e shkurtër (rreth 2-3 vjet) që kjo trupë funksionon e konsoliduar, ajo ka bërë emër të mirë për nivelin e lartë artistik dhe dëshirën e pasionin e pjesëtarëve të saj për artin.
Ajo është e ndarë në dy grupe: në atë të estrada-s së muzikës së lehtë dhe në trupën artistike popullore «Dajti». Janë rreth 40 amatorë, këngëtarë, aktorë, instrumentistë, valltarë, që vijnë në pallatin e bashkimeve profesionale në kryeqytet për të zhvilluar më tej pasionin dhe talentin e tyre artistik. Nuk janë të pakët ata që duke nisur rrugën e artit si amatorë në këtë trupë, kanë kaluar më vonë me trupat artistike profesioniste. Për të mësuar më shumë rreth kësaj veprimtarie artistike të kësaj trupe të kryeqytetit, biseduam me drejtorin e pallatit «Ali Kelmendi», Kico Fotiadhi. «I tillë na tha:
– Që kur është krijuar veprimtaria e kësaj trupe ka ardhur gjithnjë në rritje. Në qoftë se në vitin 1988 ne realizuam 20 shfaqje me rreth 21 mijë shikues, në 1989 realizuam 148 shfaqje me 48.500 artdashës. Kemi dhënë koncerte për punëtorët jo vetëm në Tiranë, por edhe në Rubik, Reps, Kraste, Bulqizë, Memaliaj, Zall-Dardhë, Ballsh etj.
Por për përmirësimin e mëtejshëm të punës sonë kemi dhe disa mangësi, që nuk varen nga ne, siç është për shembull mungesa e një salle të përshtatshme shfaqjesh, instrumentesh dhe sidomos e një mjeti transporti që t’i shërbejë këtij institucioni për lëvizjet jashtë rrethit. Mundësitë tona janë që të japim deri 250 shfaqje në vit, në qoftë se do të na plotësohen kushtet dhe të përballojmë edhe gjithë shpenzimet. Por veç mjetet mungesë vlerësimi për trupat amatore në përgjithësi, sa dhe diferencimi material midis tyre dhe atyre profesioniste është shumë më herë i madh se dallimi në fushën artistike.
Sot trupa artistike e këtij institucioni po përdor forma më të larmishme artistike. P.sh. pasditet tematike, që kanë qenë një formë rëndë e përdorur më përpara, po kthehen në shfaqje artistike, ku u bëhet jehonë ndërmarrjeve dhe individëve më të përparuar. Pra, nuk kemi më thjesht mbledhje shpërndarje distinktivash për pionierët e dalluar, por një shfaqje të gëzuar me këngë, humor, valle e tëj.
Kështu kjo trupë, duke rritur nivelin, shton e njëkohësisht edhe shikuesit e saj.
VIRON GYMSHIANA
Në Tiranë do të tregëtohen mallra nga firma të huaja
Së mësuam në Ndërmarrjen e Tregtisë së Jashtme «Agroeksport» në bazë të një marrëveshjeje midis «Agroeksportit» të Tiranës dhe firmës private të import-eksportit të Shkupit «Makimport», në Tiranë do të hapen së shpejti disa njësi tregëtare me mallra jugosllave.
Nëpërmjet këtyre dyqaneve do të shiten me lekë mallra me vlerë prej rreth 20 milionë dollarësh në vit. Në këto mallra përfshihen pajisje shtypjake, pajisje elektronike, pajisje të ndryshme elektrike, pajisje prodhime qelqi, roba gjysëm të gatshme, bizhuteri, artikuj kozmetikë, këpucë, biçikleta dhe materiale të ndryshme të para, si dhe prodhime gjysëm të gatshme për disa degë të industrisë shqiptare.
«Agroeksporti» si shkëmbim, do të eksportojë në ndërmarrjet «Makimporti» në Jugosllavi prodhime argjendi, druri dhe bakri, duhan cigare, reçelna, komposto, konserva mishi dhe peshku, bimë mjekësore dhe eterovajore, fruta të thata, kripëra, perime të konservuara, pije alkoolike, tela bakri dhe produkte të tjera. Në qoftë se tregtia ecën mirë është rënë dakord që shpejt të firmosura me mallra jugosllave të hapen në një të ardhme të afërt edhe në disa qytete të tjera shqiptare.
Korresp. i «Zërit të popullit»
Viti 1 48-të i botimit
E shtunë,
11 gusht 1990
Nr. 191 (13 135)
Çmimi 30 qindarka