12/08/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

12 gusht 1990

MEKANIZMI I RI EKONOMIK KËRKON DOKUMENTACION TË RI

Në uzinën e Instrumentave dhe Ndërmarrjen e Prodhimit të Veshjeve në rrethin e Korçës vendosja dhe ndjekja e dokumentacionit ndëroperacional deri në nxjerrjen e produktit të gatshëm ka bërë që të rritet niveli cilësor i drejtimit operativ dhe atij kontabël, të para ndalohen shpenzimet e tepërta të mënjanohen rastet e dëmtimit e shpërdorimit të pronës. Të gjithë këto kanë dhënë efektin e vet në plotësimin dhe tejkalimin e të ardhurës neto të ndërmarrjes nga një periudhë në tjetrën. Edhe përvoja e tyre tregon se ç’vlerë ka kur prodhimi apo gjysmë produkti ndiqet e analizohet në formë bilanci, sidomos në procese të tilla si: prerjet e ndryshme sipërfaqësore të stofit, të llamarinës, të suprinave të këpucëve, të shollit e gomës, në thurjen e stofit, të trikotazheve apo corapeve etj. Kjo punë sot bëhet me mangësi në mjaft ndërmarrje dhe diferencat rëndojnë si pa gjë të keq në rezultatin financiar të tyre. Ka raste kur ndonjë financier apo drejtues ju ngarkon diferencat për dëmtim grup punëtorëve të linjës apo vendit të punës ku ato kanë rezultuar por ndeshin në vendimin e gjykatës; «ndal, rrugë e shtrembër kjo!» Po cila është e drejta? Të ligjërojmë abuzimet, shpërdorimet, të cilat në ndonjë ndërmarrje të veçantë sa vijnë e shtohen? Nuk është i lidhur vetem me mosplotësimin e detyrave të planit si 6-mujor tejkalimi i ndjeshëm i shpenzimeve të prodhimit në kombinatin e Trikotazhit, dhe akoma më keq, në ndërmarrjen Ushqimore ku, ndonëse plani për këtë periudhë u tejkalua 4 për qind, shpenzimet u realizuan për 2.5 milionë lekë mbi ato të planifikuara. Sigurisht në këto mbi shpenzime ka dhe arsye objektive, siç ka dhe tejkalime pa kriter të normativave të materialeve, pagave të punës, diferenca që rrjedhin nga shpërdorimet deri në përvetësime. Por a dëmtojnë njeri? Askush. Mekanizmi i ri ekonomik nuk i duron këto mbishpenzime. Ato bien ndesh me të. Përmirësimet që do t’i bëhen dokumentacionit dhe parandalojnë ato, aty ku shfaqen, e të mos rëndojnë të ardhurat neto të ndërmarrjes sepse kështu bëhen «barrë» për shpërdorimin e gjithë punonjësve, kur për ato duhet të përgjigjen individë apo grup punëtorësh të veçantë. Përse veprohet kështu nga ndërmarrjet dhe çfarë i pengon ato? Nga një anë liberalizimi në zbatimin dhe ndjekjen e detyrave, por edhe ndonjë mangësi e legjislacionit, i cili ndonjëse në të drejtë ngarkon me përgjegjësi punonjësit e magazinave e të njësive të shitjes për humbjet, për dëmtimet e shpërdorimet në procesin e prodhimit të cilat janë shumë më të mëdha, nuk ngarkon me përgjegjësit materialisht asnjë. Çfarë përmirësime lipset të bëhen? Nga ndërmarrjet të përcaktohen hallkat e prodhimit e të kthehen ato në vende pune me përgjegjësi materiale individuale apo kolektive dhe kjo edhe me miratimin të punëtorëve. Numuri i këtyre hallkave mund të rritet, krahas përsojsjes së procesit teknologjik të prodhimit e të drejtimit ekonomik. Përsa i dokumentacionit teknik, ekonomik e financiar në çdo ndërmarrje, në funksion të zbatimit të detyrave të mekanizmit të ri ekonomik, përbën një proces pune studimore që do menduar thellë por që dhe as duhet vonuar, aq më tepër që një numur ndërmarrjesh kanë filluar me mekanizmin e ri. Një janari i vitit të ardhshëm duhet t’i gjejë ndërmarrjet në zbatim të dokumentacionit të përmirësuar. Dokumentacioni i ri të jetë i tillë që të evidencojë për çdo produkt, sak të e mirë, cili është kursimi e cili mbishpenzimi, kush kursen e kush harxhon më tepër. Asnjë hallkë e dobët ku zbehet kontrolli e i lihet rrugë e lirë dëmtimit e shpërdorimit të materialeve e produkteve të gatshme, nuk duhet lejuar. Rezultatet e kësaj periudhe në mjaft ndërmarrje, si në atë të prodhimit të qilimave, në minierën e bakrit, uzinën e mekanikës bujqësore, etj. tregojnë se kur ndiqet dokumentacioni dhe rritet forca kontrolluese e tij, kur problemet e kursimit merren në dorë nga gjithë punonjësit, sigurohen kursime mbi plan. Puna duhet të organizohet në mënyrë të tillë që të krijohen kushte e mundësi konkrete për të ndjekur e analizuar çdo ditë jo vetëm detyrat e programit por edhe shpenzimet në zgjat kryesore duke i prerë rrugën asaj praktike të gabuar që është vënë re kur ato analizohen në fund të muajit apo tremujorit, kur çdo gjë ka marrë fund e nuk mund të parandalosh tejkalimin e tyre. NIKO RAPI në seksionin c’ Planit të Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Korçë sionit. Këtu është i final vetën nde... dhe u tejkalua 4 për ... punëtorëve. Numuri i këtyre haplukave mund të rritet, krahas përsosjes së procesit teknologjik të prodhimit e të drejtimit ekonomik. Përsosja e të zbatimit të ... mund të parandalosh tejkalimin e tyre.

Biseda private nga telefonu zyrtarë

— Për çdo ditë gjatë korrikut janë shpenzuar 15 mijë dollarë. — Dollarët e shpenzuar nga 20 marsi deri ditën e djeshme do të mjaftonin për të automatizuar edhe dy rrethet e tjera të vendit — Lexuesi ynë është njohur me investimet e mëdha që ka bërë shoqëria jonë për të përmirësuar shërbimin telefonik për komunikimet e ndërkombëtarëve. Është shprehje kulture, po edhe nevojë e sektorëve të ekonomisë sonë që të komunikojnë shpejt me njëri tjetrin e për të zgjidhur problemet e prodhimit. Është kjo arsyeja pse ndërlidhjes ndërkombëtare i është dhënë përparësi ku ne aktualisht komunikojmë pothuaj me tërë vendet e botës. Pas 4 muaj e gjysëm nga koha kur janë krijuar këto mundësi, ne erdhëm në Drejtorinë e Përgjithshme të PTT-vë, për t’u njohur me efektivitetin e kësaj mase e me mundësitë për ta zgjeruar edhe më tej ndërlidhjen automatike brenda vendit. Pranohen si të padiskutueshme lehtësirat që u ka sjellë ky shërbim organizmave shtetërore e ekonomike dhe personave private në komunikimin me qytetet Tiranë, Durrës, Korçë, Elbasan si dhe me abonentët në gjithë shtetet e botës. Kësaj i ka shërbyer edhe futja e shërbimeve të reja të telekomunikacioneve si ai i telefaksit e transmetimit të të dhënave kryesisht me jashtë. Por krahas këtyre përmirësimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të PTT-ve na vënë në dijeni për një shqetësim shumë serioz që ka dalë gjatë kësaj periudhe në ndërlidhjen automatike ndërkombëtare. Ky problem është analizuar herë pas here në këtë Drejtori. Jo në një rast janë sinjalizuar drejtues të kastereve, institucioneve e ndërmarrjeve të ndryshme, për abuzime në bisedat telefonike. Ta themi shqip: ka zotëruar hovardallëku, ka munguar kontrolli! Ja ç’tregojnë të dhënat: Për vitin 1988 PTT-ja jonë u paguar administrative të vendeve të tjera një shumë prej 260490 dollarë që është diferencë midis shpenzimeve për bisedat e dala me të ardhurat nga bisedat e hyra. Për vitin 1989 kjo diferencë ka qenë 373076 dollarë. Ndërsa këta vit në se deri më 20 mars shpenzimi është 90514 dollarë, pra po në atë niveli shpenzimesh 3-mujore e viteve të mëparëshme, nga 20 marsi deri më 10 gusht diferenca rezulton të jetë 1 824 000 dollarë ose 405333 dollarë për çdo muaj. Për tre ditë gjatë korrikut janë shpenzuar 15 mijë dollarë. Më 20 mars edhe dy rrethet e tjera të vendit. Me tej: Si është e mundur që mesatarja e impulseve për çdo telefon të RTV-së të dalë më e lartë se ajo e disa Ndërmarrjeve të Tregtisë së Jashtme, apo e Drejtorisë së Përgjithshme të Bankës së Shtetit, të cilat kanë shumë më tepër komunikime me jashtë?! Vetëm një nga telefonat e Institutit të Higjienës dhe Epidemiologjisë ka bërë 42.775 impulse për muajin korrik ose 1425 impulse në ditë! Përveç kësaj nga disa kontrolle që ka bërë Drejtoria PTT të Tiranës në shumë telefona zyrtarë duke lexuar kontatorët mbas orës 15.00 deri 6.00 të mëngjesit, ka rezultuar se janë bërë më shumë biseda «zyrtare» se sa gjatë orarit zyrtar. Të tilla mund të përmendim NTU me Nr. telefoni 220-39, që ka realizuar 3061 impulse vetëm në një turn të tretë, Kombinati Ushqimor me Nr. telefoni 248-66 vetëm në një turn të tretë ka realizuar 4714 impulse; NT Perime, me Nr. telefoni 258-23 ka realizuar në turnin e dytë 4894 impulse dhe në turnin e tretë 5115 impulse; NFP Nr. 2, me Nr. telefoni 233-66, në një turn të parë ka realizuar 1033 impulse, në turnin e dytë 27 dhe në turnin e tretë 3359 impulse. Kjo listë mund të zgjatet edhe me mjaft të tjerë. Kjo sasi e madhe komunikimi ka krijuar një situatë mjaft të vështirë për lidhjet automatike me jashtë. Siç mund të kenë vënë re vetë pajtimtarët në shumë raste është tepër e vështirë të lidhesh me jashtë, mbasi të gjitha linjat dalin të zoku përara. Nuk morëm përsipër të bëjmë një analizë të të gjithë abonentëve se pse kjo është e pamundur. Por atë që nuk e bëjmë dot ne është e domosdoshme ta bëjë çdo dikaster, institucion e ndërmarrje, që nga titullarët. Ankesat nga persona privatë për shpenzimet e bëra nga ana e tyre ka patur, por janë fare pak raste të ankesa nga persona zyrtarë për shpenzimet që u ngarkohen atyre. Si shpjegohet kjo kur hovardallëk me djersën e popullit ky pasivitet e konformizëm, kjo mënyrë kontrolli e kërkesë llogarie? Ku janë financierët e organet kontrollit? Ç’mbetet nga fjalët kontroll men anë të leku e mekanizmit të ri ekonomik? Është e nevojshme që secili ta analizojë seriozisht në qendrën e punës këtë problem. Siç mësuam në Drejtorinë e Përgjithshme të PTT-së do të merren masa teknike që të kufizohen abuzimet. Ndërkohë në se nga përdoruesit nuk do të vihet disiplinë atëherë PTT-ja do të jetë e detyruar që deri në ballancimin e valutës të ndërpresë ndërlidhjen automatike ndërkombëtare vetëm për komunikimet dalëse me jashtë, duke e kaluar atë në ndërlidhje manuale përmes centralistëve. Do të shtonim se një masë e tillë, sado e padëshirueshme të duket në pamjen e parë, do të mirëpritej nga opinioni i shëndoshë po të bëhej edhe këtë plotësim: tjera. Gjithkush e dëshiron dhe e kërkon këtë por para se të kërkojmë, të mendojë gjthkush mirë për shpenzimet që bën kur krijon shifra «00». Korrespondenti i «Zërit të popullit» shifër «00».

Me «grushta» ia çojnë ujin bimës...

Ka ditë që ujëmbledhësi i Kurjanit, në rrethin e Fierit, nga furnizohen me ujë disa ekonomi bujqësore, është mbyllur. Po punonjësit e bujqësisë të kësaj zone nuk rrinë asnjë çast duarkryq. Veprohet ditë e natë për të mbaruar thatësirën. - Me grushta ia çojmë ujin bimës. Janë mbyllur të gjithë kanalet kullues e prej tyre ujitim, thotë Vasil Leçka, kryetar i Kumanit. Çdo pikë ujë është jetë për bimët. Ujitim kështu, me nikoqirllëk të madh, afro 50 ha në ditë: misër, perime, pambuk... S’bëhet fjalë për garje, për shfajësime. Lufta bëhet për zótimet. Ja, në sektorin e Vidhishtës luftohet për të marrë 100 kv misër për ha. Ndërsa brigada e Bego Kananit, lufton për 120 kv misër për ha. Natyrën s’e kemi në dorë, thonë, po nga ne varet shumë t’i japim bimës që i duhet, për t’i marrë prodhimin që synojmë. Jo vetëm në misër. Dhe në pambuk, ka brigada, si në Drizë, që luftojnë të tejkalojnë rendimentin, të marrin 20 kv për ha. Më e vështirë është gjendja në Strum. Të gjithë kuadrot dhe specialistët janë në brigada. Ndihmojnë në organizimin e punëve e punojnë bashkë me kooperativistët. Uji është shumë i pakët. Disa bimëve etja u shuhet me shumë prashitje. Dy prashitje vlejnë sa një ujitje, thonë. Kryesisht ujë përdoret për misrin. Misrin e kanë heteroz e luftojnë që në gjithë sipërfaqen të marrin mesatarisht 50 për qind prodhim më shumë se desatyrat. Ndërsa brigada që drejtohet nga Idriz Bomja, lufton të marrë 25 kv më shumë se rendimenti për çdo hektar. Dhe pambukut në përgjithësi, ku është përgjegjës Faik Tomorri, i qëndrojnë në këmbë. Gjen-djen e ka mjaft të mirë. Disi më ndryshe të paraqitet gjendja në Levan. Ka ujë më shumë. Dhe ujitet më shumë misër, perime, foragjere etj. Ujitet me kujdes të madh, për të mos shpërdoruar ujin aq të nevojshëm. Në drejtorinë e ujrave thonë se në disa pika janë vendosur në punë pompa për marrjen e ujit nga Vjosa. Kështu ujitet tani në Kutë, në Hekal e Romës, në Gorishovë, në Frakull etj. Dhe Semanit, nëpërmjet një tubacioni vendosur ditët e fundit, i çohet ujë nga Vjosa. VANGJEL STEFA korresp. i «Zërit të popullit»

Më se 4 milionë lekë prodhime për eksport më shumë

Në rrethin e Berat janë detyrat ndaj eksportit, për 7 mujorin u tejkaluan më se 4 milionë lekë. Në rrethin e Beratit detyrat ndaj eksportit, për 7 mujorin u tejkaluan më se 4 milionë lekë. Me përjashtim të dy ndërmarrjeve bujqësore, të tjerët i plotësuan ose tejkaluan objektivat. «Më moto “pa eksport nuk ka import” ka punuar kolektivi i ndërmarrjes industriale ushqimore “Koli Myzyqari”, që detyrat në këtë front i ka tejkaluar me afro 3 milionë lekë. E dalluar është ndërmarrja pyjore, ku bëhet kujdes për marrjen e më shumë prodhimeve të dyta nga pyjet. Këmbëngulje tregun e jashtëm u dhanë më tepër se plani 20 kv gështenjë dafine, lulebliri, telë ulliri etj. Në ngastra, ku kultivohen rozmarinë, borzilok u intensifikuan shërbimet e nga këto toka janë marrë më shumë prodhime. Për këtë periudhë plani u tejkalua 20 për qind. Për të shtuar prodhimet për eksport është menduar të tërhiqen edhe 40 punëtorë të rinj. Me tejkalim i mbvllën detyrat punëtorët e uzinës së përpunimit të naftës, të kombinatit të tekstileve, ndërsa nga sektori kooperativist, si rrjedhim i daljes në tregjet e shitjes më herët u arrit të përfitohen 1.5 milionë lekë më tepër se plani. Të dalluar janë gjithashtu punëtorët e ndërmarrjes së mish-qumështit, ndërmarrjes së grumbullimit etj. (Sipas ATSH-së)

Zgjerhet shërbimi farmaceutik në fshat

Në fshatrat e rrethit të Kukësit po zgjerohet edhe shërbimi farmaceutik. Në të gjithë rrethin funksionojnë 30 farmaci dhe agjenci farmaceutike, ku shërbejnë 17 farmacistë të lartë. Në 9 fshatra të thella si në Shemri, Arrën, Bushtricë janë hapur 7 apoteka. Në gjendje janë hapur në Zapod, Borje e gjëkjo apoteka farmaci. Edhe në qendrën e punëtorëve në Golaj, Gjinaj, shkollën e bakërit në Rexhepaj e gjëtkë, janë hapur agjenci farmaceutike. Një e tillë u hap kohët e fundit edhe në minierën e kromit në Kalimash. Farmacistët e lartë Karafil Hajru-lahi dhe Daut Ahmeti, që shërbejnë në farmacinë e qytetit të Kukësit dhe Krumës, krahas shërbimit të shpejtë e të kulturuar, dallohen edhe për studimin e bimëve që përdoren në mjekësinë popullore. (Sipas ATSH-së)

Një udhë drejt një shkrimi

– Nga blloku i shkrimtarit – Udhëton për të bërë një shkrim disi të lirë. Ke një lloj kënaqësie për ato që do takosh. Ke edhe një farë mundimi kur akoma s’e di, a do të dalë aty të tërë brumi që të duhet. Sa më shumë i afrohesh vendit, aq më shumë ke dëshirë të shohësh rrotull nga të dy anët e udhës e të meditosh. Ke hyrë në luginën e Vjosës. Ndëhesh si pari me Krk hristin e Qesaratin. (Nga vini njeri pus i tretit, ngulur këtu këta dy emra të kujtuar dyjallorët romakë - Qesarin e Krasinin?) Më tej - fshati buzë udhës që të ngacmon aq ëmbël me atë emrin aq të dashur - liras. vihen në dyshim koincidencat. Ashtu si nuk mund t’ua mbyllësh dhern humultimeve të thella historike mbi to, për sa të jesh koka, kur dihet që po në brigjet tona të perëndimit Qesari me Pompeun ndeshen njëri tjetrin. Tutje lirasit zbuluar dhe statuja e lashtë e Demetrës (Dheu Ninë). Karshi - supet e malit Këndrevicë, që i mban sutat tuje nga fuli arbëreshë Këndreva në Kalabri, shkëputur me kohë prej tij. Nën të - fshati Sinanaj, vendlindja siç përmendet, e të famshmit arlitektit Sinani që në Turqi u ngrit si Mikelanxhelo i Orientit. Të bëhet të ndalësh sodopale edhe një herë të kalosh a u Aliut. Në çdo gur të asaj, në tërë ajrin që e rrethon, të zhurmojnë ngjarjet e pavdekshme të Bajronit për të. Gëzohesh që në mur të kalasë përballë, udhës kryesore të qytetit i është vënë, në menderim e mëncuri, emri Ali Pashë Tepelena. Po aq trishtohesh kur dallon që dhe një bazoreliev vënë dikur të porta kalasë me fytyrën e poetit të madh, të cilit i jemi aq borxhli si shqiptarë, është çdukur me kohë dhe s’po kujtohet njeri ta vërë. Hyn brënda në kala. Ke dëshirë të shohësh e të rrjetosësh sodopale në përfytyrim atë botë të madhërishme shqiptare që përshkruan poema. Më tepër se pamja e rëndomtë e ndërtesave sipër ngulur brënda në kala, të pikëllon ajo që është fshehur poshtë prej tyre e denuar me «varrosje»! Ç’mendje të ngushta u bëjnë sërish këtyre veprimeve?! Ecën drejt Gjirokastrës. Të një urël e hollë me fije druri mbi lumë që të çon sipër në Hormovë, kalojnë një grup të rinjsh. M’u kujtuan ato vajza të largëta që takoj këtu udhës dikur. Bajroni tek shkonte në Tepelenë. Siç ia përshkruan nga larg «nëndës në letër», që kanë parë femra më të bukura në botë; ecën kokulur me punën duar pas kalëve të tyre (se burrat kapardiseshin me veshje luftët). Ato vajza në ecin të tilla në kujtimet e poèmes, siç i pa Bajroni. Ç’mendoni të shkruajmë, shoku Flamur? - i them mes të tjerash Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv në Gjirokastër, tek pimë shoqërisht një kafe me të. Ai këtu mboldhi buzët me modestí dhe thjeshtësi, aq sa gjykuar nga jashtë, mund ta merrje dhe indiferencë për shkrimin. Ku të duash mund të shkruhet shtoi pas-taj. Po gjete mirë, na jep krahë për të mirë. Po gjete diçka keq, prapë vihenë të sër, ta rregullojmë shpejt! E vërteta është që kudo janë në lëvizje, për t’i kthyer në arritjo konkrete dhe gëzime të tyre vendimet e fundit të Partisë. Në kooperativën «Asim Zeneli» mbi kodrat karshi qytetit shohëmka bujkun e përhershëm të fshatit të ri mal. Sheh të njohur e të panjohur. Ndjek me sy lëvizjen e njerëzve, të mjeteve dhe bagëtive. Si mbajtura tokë të një bote e vetëm qi mban lidhur në një fijë jetë të përbashkët, ato hyjnë e dalin të fshatit të trjetra. Drejt qendrës apo shtepi-së, në të lire, ato herë lëvizin shpejt me inerci e punës së gjallë të ditës, herë tani në mbërmje e mbyllin ngadalë lëvizjen e fundit të mbrëmjes, si ta dinë se shkojmë të pushojnë në ngeshëm natën. Në kuptimin e një gjallëri të veçantë qëndresë së fshatit. Mesoburrat (si Muhameti e Bejkushi me shokë që s’pajtohen se janë larguar në moshe nga rinia), tërë djersë e humor në krye të të rinjve po merren poshtë e lart me organizimin e një mbrehjeje të gëzueshme (të cilës i kishin gjetur një «sebep» sa për tu bërë!) Pasta djarka ecën vetë bukuri. Gratë labe te oborri a shtegu u tyre lëvizin me vetëdijen e përjetshme të punëve të shtëpisë. Shelegët apo kecërit motakë duke kaptuar në oborret e u përkëshëmin të këmbët dhe tundnin gëzueshëm bishtin, e shprehnin ashtu gëzimin që kishin lindur. Sa ke hyrë në këtë tablo që të thërret nga çdo anë, mundohesh të gjesh dhe diçka nga ajo pamje e re që lëvizjet e ndryshimet që po merr fshati. Ulemi në një breg të hapur e bisedojmë shtruar së pari me Belul Hilën, sekretarin e byrosë së koop-erativës. (Nuk mund të rri pa përmendur një rast karakteri të njerëz-va të tillë para ca kohe). E takoi në Tiranë, tek shëhëshja me një shok pedagog të shkollës së Partisë. Ashtu dha kooperativë, Beluli po mbaronte muajin e fundit të Shkollës së Partisë. Ke ndonjë hall? - pyeta në udhë, me sy nga pedagogu që. Jo - ma kthye prerë. Si në shoh që ashtu, pedagogut i habit me aq kënaqësi, që s’i kish dhënë të një-hur as si bashkëfshatarët, duke qenë aq kohë student i tij. Ky ishte burri më i mirë i shoqërisë sonë vazh... (Vijon në faqen 3)

Në Llogara. (Foto: N. Xhufka)