EDHE KORRIKU ME MOSREALIZIME, SA DO TË ECIM KËSHTU?
Korriku u mbyll përsëri me mosrealizime. Në vend të ngritjes siç pritej me plot të drejtë, prodhimi industrial mbeti 6-7 për qind nën realizimet e muajit qershor, madje në një nëntëmujor të periudhës së vitit të kaluar. Problemi theksohet aq më tepër që bëhet fjalë për degë e produkte të dorës së parë, si të industrisë minerare e energjetike, ndërtimit, industrisë mekanike, industrisë së lehtë, perimeve në rastin e bujqësisë, etj. Deficite vijhen e edhe në eksport.
Kjo situatë ndodh pikërisht pas analizave për arritjet e gjashtëmujorit të parë që u kryen nga njerëzia bazë, në ndërmarrje, rrethin e në dikastere. Problemi u rrah në organizatat - bazë, në komitetet e Partisë të rretheve. Në këto takime u fol shumë, u bënë kritika e autokritika, duke sugjeruar mundësi e rrugë për të mbyllur sa më shpejt deficit. U kërkua nga të gjithë t'u rrinë punëve në kokë, t'i detajojnë mirë ato, duke patur në dorë disa variante për të mos u ndodhur para të papriturave. Detyrat u panë të mundshme e zotimet nuk munguan.
Por ç'doli? Ritmet bëjnë tatëpjetë duke shtruar mosrealizime të reja. Disa zotime s' qenë veçse premtime sipas variantit të mirënjohur «për të hedhur lumin». Mjaft të tjera dëshira të papjekura. Gjithandej vërshojnë ankesat për ta gjetur përgjegjësinë jashtë vetes, te mungesat materiale, te vështirësitë e motit. Por as në naftë, në minerat e qymyrgurit apo të kromit, as në eksport apo në degë të tjera nuk janë këto shkaqet kryesore të mosrealizimit që kërkojnë Plenumet e kohëve të fundit të Komitetit Qendror të Partisë. Nuk mund të jetë ky shpjegimi përballë kërkesave të ngutshme që ka ekonomia jonë, as reflektimi ndaj transformimeve kulturore të saj.
S'ka ç'na duhen premtimet e mëdha që bien ndesh me frymën e kohës. Vetëvëprim, dinamizëm, shpirt praktik, ja çfarë duhet të mbizotërojë në metodën e punës të gjithsecilit. Që në nisjen bazë të prodhimit, që të punohet i thjeshtë e të drejtohet, të seksioni në komitet, drejtoria në dikaster duhet të kultivohet e të ndizet fantazia e prodhuesit praktik e ekonomist, shpirti i shkathtë afarist. Çdo pikë djersë e derdhur, çdo lek i investuar, çdo kilovat/orë energji a material i harxhuar, çdo formë organizimi e drejtimi të llogaritet nga secili që jo vetëm të mbulohet vetën, por edhe të japin atë çmim, atë fitim, prej të cilit tani pritet shumë. Pa fitim nuk mund të flitet për drejtim me llogari më vete, për shpërblimin mbi pagë të punëtorit, për ripërtëritjen e zgjerimin e prodhimit në ndërmarrje e plotësimin e detyrimeve ndaj shtetit. Fitimi është ai që përputh realist interesat e çon përpara prodhimin.
Duhet të mësohemi të jemi më praktikë, duhet të mësohemi që për çdo ditë e javë të pyesim veten dhe shokun, brigadën dhe ndërmarrjen: sa e ritëm prodhimin, sa i përmbushëm interesat tona të drejtpërdrejta dhe të shtetit. Askush nuk duhet ta shohë veten jashtë këtyre detyrave, por dhe përgjegjësisë kulturore të saj.
Për që përputh realist interesat e çon përpara prodhimin.
Duhen të plotësojmë e tejkalojmë medoemos planet për të mbyllur edhe deficitet e krijuara. Fjalët e shumta, thotë populli janë fukarallëk. Mbledhjet e tepërta i lënë njerëzit pa punë, e shterpezojnë iniciativën, shtojnë burokracinë. Nga vendimi në zbatim, nga fjala në vepër. Kjo duhet të jetë motoja e punës kudo. Pranë punës, sa më pranë bazës ku janë problemet gjenden edhe zgjidhjet konkrete. Nga zyrat vështirësitë bëhen mal e duken të pakapërcyeshme. Ekonomia ka halle për zgjidhjen e të cilave Partia ka hartuar programe të mëdha që u hapin punë të gjithëve, veç atyre që nuk duan të punojnë. Ato janë për t'u zbatuar sot, jo me prit të presim. Në këto pozicione duhet të gjenden organizatat bazë të Partisë, komitetet e Partisë në rrethe, dikasteret, institucionet e levat e tyre, çdo komunist. Militantizmi nuk është një formulë e thatë, por diçka që vishet me mish e gjak nëpërmjet realizimit të planeve. Ndodhemi në mes të muajit gusht, edhe pak ditë na ndajnë, nga raportimet. Veçse detyrat
NGA VENDIMET NË ZBATIM
Kur diskutojmë për oborrin vetjak
Për ndarjen e tokës familjeve kooperativiste ka javashkël. Madje në disa rrethe edhe dynymshi që përcaktonte vendimi i mëparshëm u shpërnda me vonesë. Pengesë për këtë janë bërë vetë drejtuesit e kooperativave, por edhe seksionet e bujqësisë e zyrat e kadastrave në komitetet ekzekutive të KP të rretheve. Ka prej tyre që thonë: «E vendosëm si kooperativë; gjithë sipërfaqja e tokës që do t'u jepet të hapet e re» ose «e miratuam si rreth: të gjitha familjet në kodër p.sh., të kenë 2500 metër katror» etj., etj.
Kooperativa e Frakullës, bie fjala, përbëhet nga tre fshatra. Kafaraj dhe vetë Frakulla me 620 familje shtrihen në fushë, ndërsa Peshtani me 600 familje në kodër. Atëherë është e qartë se në dy të parat familjeve u takon të marrin deri në 2 dynym tokë duke përfshirë edhe kopshtin rreth shtëpisë. Ndërsa në fshatin Peshtan, edhe pse kooperativa konsiderohet fushore, familjeve u takonte të merrnin deri në dy dynym përveç kopshtit përreth. Kështu gjykuan dhe vendosën ata fshatarë e pastaj vepruan konkretisht. Për analogji do të thoshim se ka edhe kooperativa të klasifikuara kodrinore. Mirëpo ndonjë fshat i saj shtrihet në fushë. Për shembull në kooperativën tonë, thotë Astrit Gjika, kryetar i këshillit të bashkuar në Peshkëpi të Vlorës, tre fshatra shtrihen në kodër dhe atyra u takon t'u japim deri në dy dynym, veç kopshtit. Ndërsa familjet e fshatit Peshkëpi, që shtrihen në fushë, do të marrin deri në 2 dynym, duke përfshirë edhe kopshtin.
Në kooperativën e Frakullës dikush pyeti: Kush quhet ku kopështë dhe sa është madhësia e tij, sa tokë do të jepet në ujë e sa mbi ujë, çdo të bëhet me familjet e reja etj., etj. Çdo njëres prej tyre iu dha përgjigje. Ja p.sh., nga ndarjet e familjeve dikush madhësia e këtij kopshti është 300 apo 500 metra katrorë, diku tjetër 700 apo 800 metra katrorë. Atëherë dikush nga këto familje, siç u vendos në Peshtan, do të ketë në përdorim gjithsej 2300 metra katrorë, një tjetër 2 dynym e gjysmë etj. Por ka edhe raste, ndonëse të rralla që madhësia e këtij kopshti në kundërshtim me statutin ekzistues ka qenë më shumë se një dynym. Është e qartë se me zbatimin e vendimit të ri familjet në zonën kodrinore nuk do të përdorojnë më shumë se 3 dynym tokë, ndërsa në fushë jo më shumë se 2 dynym.
Ku do të jepet toka? Në kooperativën e Frakullës pensionisti Resmi Memushaj tha: U mbollëm, diskutuam e vendosëm fshatçe. Këtu në Frakull jemi në fushë dhe morëm së bashku me kopshtin nga 2 dynym në ngastrën më të afërt. Ndërsa kryetari i kooperativës Nasibi Zyka na tha: Interesi i përbashkët është që toka të mos copëtohet. Përndryshe pengohet mekanizmi: lindin probleme të organizimit të brigadave, por edhe dëmtime do të kishte. Prandaj dhe u vendos që ato, sipas lagjeve, të jepen sa më pranë banesave dhe të grupuara.
Disa nga këto ngastra janë të mbjella me misër e pambuk. Nëse e kemi ndarë tokën, po do të pritet deri sa prodhimi të villet.
Megjithatë në ndonjë kooperativë të rrethit të Fierit, por edhe gjetkë ka probleme të tjera. Për shembull, disa kooperativistë nga Krapsi tokën e kërkojnë në fshatin Plug. Mirëpo në qoftë se do të veprohej kështu, ekonomisë nuk i mbetej asnjë hektar nën ujë. Asaj i kërkohet të prodhojë edhe misër e grurë për nevojat e veta për bukë, edhe perime që ka detyrime ndaj shtetit. Ndonëse në raste të veçanta, është detyrë e organizatave-bazë të Partisë, e organizatës së Frontit dhe e këshillave popullorë, të fshatrave që të sqarojnë e të bindin të gjitha ata që kërkojnë të veçohen nga të tjerët, të përfitojnë më shumë nga kjo i ofron shoqëria.
Si deri më sot edhe në të ardhmen, baza e sigurimit të të ardhurave do të jetë prona e përbashkët kooperativiste. E themi këtë, sepse krahas rasteve që përmendëm janë vërejtur prirje e kërkesa për ndërtimin e banesave jashtë vijave të verdha, për të zbritur nga kodra në fushë, në mes të ngastrave të sistemuara. Është folur e shkruar shpesh herë sa të shtrenjtë e kemi tokën. Qëllimi është që ta ruajmë e pasurojmë atë, për të marrë prodhime gjithnjë e më të bollshme. Planet rregulluese të fshatrave dhe të zbatohen në përputhje me projektet dhe zhvillimin demografik.
SELIM HOXHA
Më shumë realizëm e kërkesë llogarie
Kaluan tre vjet nga koha kur Plenumi i tretë i KQ të Partisë përcaktoi një varg vendimesh të rëndësishme për përmirësimin e furnizimit të popullit. Gjatë kësaj periudhe zbatimi i këtyre vendimeve ka qenë në objektet kryesore të punës së organeve të Partisë dhe të pushtetit në rrethin e Tepelenës.
Kryesorja është se janë marrë njëherësh edhe një varg masash organizative e teknike. Të gjitha këto bënë të mundur që në shtatëmujin e këtij viti në krahasim me shtatëmujorin e vitit 1987 popullsia e qytetit të Tepelenës dhe Memaliajt të furnizohej me shumë djathë, 27 për qind më shumë perime të freskëta, 3,5 herë më shumë vezë dhe 10 për qind më shumë qumësht. Kjo shtesë, gati në të gjithë treguesit është rritur që në fund të vitit 1989. Por problem vazhdon të mbetet për periudhën shtatë-gjyshtë të këtij viti furnizimi i popullatës me qumësht të freskët të bollshëm. Kjo, për faktin se ekonomitë bujqësore të lagunës së Vjosës, siç domosht ndërmarrja bujqësore e rrethit, nuk u përgjigjen as kon- - TEPELENË - ... rritur që në fund të vitit 1989. - TEPELENË - ... dhe 7 mujore, me përjashtim të kooperativës së Dukajt, ku drejton Xhevat Allkaj, që realizoi planin e prodhimit të qumështit nga lopët 112 për qind, ekonomitë e tjera, si Krahesi, Dragoti, Damesi Qesarati e NB-ja nuk e kanë realizuar. Ndërmarrja Bujqësore, ku drejton Abaz Bardhi, planin e dorezimit të qumështit nga lopë për këtë periudhë e ka realizuar vetëm 64 për qind. Drejtuesit e këtyre ekonomive sjellin plot justifikime, e në radhë të parë mungesën e bazës ushqimore, por duam të theksojmë se Dukaj nuk i ka kushtet më të mira se Qar për qind. Drejtuesit e këtij organi duhet të kenë parasysh edhe një radhë e Dukaj nuk i ka kushtet më të mira se Qe- (Vijon në faqen 2)
rënjohur Gjithandej vërshojnë ankesat për të gjetur përgjegjësinë jashtë vetes, te mungesat materiale, të veshmërisë e motit. Por as në naftë, në minerarit e qymyrgurit apo në janë këto shkaqet kryesore. Aqik mbahen qëndrime që s’të japin bukë. Kjo nuk i përgjigjet
Tepelenës. Kryesorja është, se janë marrë njerëzish edhe në mundur që në shtatëmujorin popullsia e qytetit të Tepelenës dhe Memaliajt të furnizohet me 50 për qind më shumë mish për frymë, 38 për qind më shumë
Gjeologët tropojanë plotësuan planin pesëvjeçar të punimeve gjeologjike dhe të rezervave të mineraleve
Kolektivi punonjës i ndërmarrjes gjeologjike në rrethin e Tropojës, që më 7 gusht, plotësoi planin pesëvjeçar të punimeve gjeologjike dhe të rezervave të mineraleve.
Kjo u arrit me më pak shpenzime, duke ulur koston me 1 milion e 920 mijë lekë tej planifikimit. E ardhura neto e ndërmarrjes u tejkalua me 843 mijë lekë. Arritjet e kanë bazën te puna dhe përpjekjet e secilit, që nga minatorët, sondistët, drejtuesit e brigadave e deri te grupet e studimit e të përgjithësimit. Në krye të çdo pune, në përballimin e çdo vështirësie dhe në zgjidhjen e çdo problemi kanë qenë e janë komunistët.
Për masivin e kromit të Kamit u punua me kujdes dhe aftësi nga specialistët dhe u mbrojtën dy raporte gjeologjike që dhanë frytet në zbatimin praktik. U konkretizuan dy vendburime me krom të pasura në Lajthizë dhe T’pla. Kështu, plani pesëvjeçar i rezervave të kromit, me pasura e plotësua që tani 115 për qind. Krahas kromit të pasura janë kërkuar edhe ato metalare dhe të vërteta, duke konkretizuar një nga vendburimet më të fuqishme të gjithë masivit, atë të Qafë Perollit.
Ecja frontalisht në kërkim edhe të pasurive të tjera të nëntokës për këtë kolektiv ka qenë dhe mbetet detyrë e rëndësishme, që është plotësuar vazhdimisht. Gjatë këtyre viteve të pesëvjeçarit u mbrojtën raportet gjeologjike për boksidet, polimetalet, azbestet dhe mineralet e çmuara që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të veprimtarisë dhe të sukseseve të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje, për të cilat ata nuk kanë kursyer asgjë. Janë dalluar ekspeditat e Zogajt, T’planit, Kepenikut.
Vendimet e plenumeve të 9-të, 10-të e të 11-të të Komitetit Qendror të Partisë dhe porositë e shokut Ramiz Alia i kanë nxitur dhe frymëzuar ata për të realizuar të gjitha zotimet që kanë marrë. Tani, kur reformat demokratike i japin frymëmarrje më të gjerë gjithë mendimit e veprimit ekonomik, ky kolektiv ka shtuar përpjekjet që detyrat e planifikuara t’i plotësojë më shpejt.
(ATSH)
Është koha kur përgatitet silazhi me kalli
— Janë 1 milion tonë për t’u silazhuar në shkallë vendi —
Silazhi i misrit, në mënyrë të veçantë silazhi i misrit me kalli, përbën bazën e të ushqyerit të gjedheve veçanërisht për stinën e dimrit.
Sigurimi i tij vitin e kaluar në shumicën e ekonomive bujqësore dhe në qendrat e grumbullimit të kafshëve dhe të merrjes në prodhim më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Rezultatet e mira në prodhimin e qumështit si 8-mujor në rreth të Fierit dhe të Korçës e kanë bazën edhe në punën e mirë që u bë për sigurimin e sasive së nevojshme të silazhit të misrit.
Duhet mbajtur parasysh tani kjo përvojë. Aq më tepër kur është çenuar jo pak baza ushqimore nga thatësira. Jemi para faktit që përbërësit e rëndësishëm të bazës ushqimore për dimërim, grumbullimi i barit dhe mbjellja e lakrës foragjere janë realizuar deri tani përkatësisht 30 dhe 50 për qind ndaj planit, ose dy herë më pak se viti i kaluar. Ndërkohë ka disa rrethe, si ai i Beratit që është rreth 15 për qind më dhe detyrën e grumbullimit të barit, ndaj veç punës plotësuese për grumbullimin e barit të thatë, lakrës foragjere dhe mbjelljen e kulturave të dyta detyrë tepër e rëndësishme është përgatitja e silazhit të misrit me sasinë dhe cilësinë e duhur.
Nuk duhen përsëritur disa nga të metat të vërejtura vitin e kaluar. Pati mendime e veprime se është më e interesë që misri i caktuar për silazh të lihet për kokërr dhe degët e tij të silazhohen kur është provuar katërpërqind se merren 30 për qind prodhim më i madh lëndësh ushqyese për hektar kur misri korret në fazën e dyllit i krahasuar me pjekjen për kokërr. Veprimet e kundërta shoqërohen me humbje të mëdha të vlerave. Po kaq humbje kemi edhe në rastin kur silazhimi bëhet në fazën e qumështit, pasi megjithëse kemi rreth 10 për qind masë të gjelbër më tepër kemi rreth 40 për qind më tepër lëndë ushqyese për hektar më pak. Ja pse është me interesin e ekonomive ta shikojnë në këtë kënd vështrimi tërë punën e të heqin dorë nga praktika e vërejtur që disa brigada foragjere pjesë të misrit për blegtorinë e kalojnë në drith për bukë. Është kjo arsyeja pse rrethet që kanë lejuar një praktikë të tillë janë keq me detyrat e planit të ushqimit dhe kanë krijuar deficite të mëdha si pasojë e dimërimit të keq të kafshëve. Korrja në pjekjen e dyllit është e lidhur ngushtë dhe me ngjeshmërinë, e cila është më e lartë në këtë fazë.
Por përgatitja e silazhit është edhe një problem i mprehtë organizativ. Me numrin e kombajnave dhe makinave grirëse që disponohen janë krijuar mundësitë për të përmirësuar këtë tregues. Në kaluadimin dhe gatishmërinë e kombajnave dhe makinave grirëse të silazhit duhet të kontrollohet dhe cilësia e grirjes. Nga përvoja e viteve të kaluara është vërejtur se pak vëmendje i tregohet këtij treguesi dhe si pasojë, merret silazh i cilësisë së keqe dhe nga kjo rezultojnë mbi 15-20 për qind firo si mbeturinë gjatë konsumit. Po kështu përmirësime duhen bërë për sa i takon ngjeshjes dhe kohës së mbushjes e mbyllimit të depove.
Një moment tjetër i rëndësishëm në përgatitjen e silazhit është përdorimi i shtesave në mënyrë të veçantë i uresë. Përdorimi i saj në masën 0.5 për qind është i domosdoshëm pasi rrit në mënyrë të ndjeshme nivelin proteinik duke e dyfishuar atë dhe si pasojë edhe vlerën ushqyese të silazhit. Në ndryshim nga teknologjia e mëparshme porositet që përdorimi i uresë të rritet nga 5 kg për ton në 16 kg për ton silazh dhe përgatitja e tretësirës të bëhet e tillë që në silazh të krijohet një lagështirë rreth 70 për qind, duke përdorur 200 kg tretësirë uji e ure për ton silazh. Nëpërmjet këtij përpunimi rritet vlera ushqimore për çdo kg silazh gati dyfish, duke patur parasysh dhe rritjen e vlerës së tij proteinike.
Silazhi i degëve të misrit përbën një burim të rëndësishëm për sigurimin e bazës ushqimore për gjedhët në periudhën e dimrit. Janë rreth 1 milion tonë silazh për t’u bërë. Koha për përgatitjen e tij ka ardhur. Kudo duhet të ecet me llogari të saktë, duke mbajtur parasysh edhe faktin që një pjesë e sipërfaqes është konsumuar e njomë. Korrja në periudhën maksimale të rritjes dhe cilësia rigoroze janë dy kërkesa që duhen vlerësuar seriozisht.
NEZIR MEMSURI
drejtor i Institutit të Kërkimeve Zooteknike
SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM URIMI PRESIDENTIT TË RP TË KONGOS
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi presidentit të Republikës Popullore të Kongos, Denis Sassu Nguesso:
“Me rastin e festës suaj kombëtare, përvjetorit të ditës së Revolucionit, kam kënaqësinë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim, t’ju dërgoj Juve dhe përmes Jush popullit mik kongolez përshëndetjet dhe urimet më të ngrohta për mirëqenien e tij dhe përparimin e vazhdueshëm të vendit.”
Duke përfituar nga ky rast, shpreh bindjen se marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë midis dy popujve e vendeve tona do të zhvillohen paprerë.
(ATSH)
Qumësht mbi planin
Blegtorët e rrethit të Dibrës po punojnë me aksion për sigurimin e bazës ushqimore të blegtorisë që të rritet ritmika e tejkalimeve në prodhimin e qumështit.
Prej fillimit të vitit plani i prodhimit të qumështit është tejkaluar me 300 kv ndërsa dorëzimi me 400 kv. Dallohen blegtorët e kooperativave bujqësore të Shupenzës dhe Kalisë së Dodes, që planin e prodhimit të qumështit e tejkaluan përkatësisht me 305 kv dhe 360 kv. Rezultate të kënaqshme kanë arritur edhe blegtorët e Maqellarës, Kastriotit etj.
(Sipas ATSH-së)
Mbi bisedimet që bëhen me firmat e huaja për kërkimin dhe nxjerrjen e naftës e të gazit në det
Dje korrespondenti i ATSH-së mësoi në Ministrinë e Industrisë, Minierave dhe Energjetikës se koha u bë e fundit Drejtoria e Përgjithshme e Naftës dhe e Gazit në Patos është futur në bisedime me mjaft firma të huaja të specializuara për kërkimin dhe nxjerrjen e naftës e të gazit në det, që të arrihet në një marrëveshje bashkëpunimi për shfrytëzimin e kësaj pasurie.
Me firmën DEMINEX nga RF e Gjermanisë bisedimet janë mjaft të avancuara. Me këtë firmë është hartuar teksti i marrëveshjes paraprake, e cila përmban kriteret themelore të bashkëpunimit të naftës në një zonë të pjesës tonë të detit Adriatik. Pasi të bihet dakord për këtë, do të fillojë puna për hartimin e marrëveshjes përfundimtare, duke përcaktuar në mënyrë hollësishme të drejtat dhe detyrimet e secilës palë.
Sipas praktikave të njohura firma do të kryejë me shpenzimet e saj studimet dhe punimet për zbulimin dhe nxjerrjen e naftës nga zona e përcaktuar në detin Adriatik. Shpenzimet që do të bëhen do të shlyhen firmës me një pjesë të naftës që do të nxirret. Pjesa tjetër e naftës që mbetet, mbasi i janë paguar shtetit tonë taksat përkatëse, ndahet ndërmjet dy palëve në përqindje siç do të bihet dakord.
Në rast se nuk do të zbulohen naftë, firma do të largohet dhe pala jonë nuk do të ketë asnjë detyrim për shpenzimet e kryera.
Me këtë formë do të vazhdohet të punohet me firma të tjera për kërkimin dhe nxjerrjen e naftës në pjesën tjetër të zonës sonë detare,