18/08/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

18 gusht 1990

NGA VENDIMET NË ZBATIM

Sipas kushteve të çdo zone — Në zonën kodrinore e malore, përveç kopshtit, rreth shtëpisë familja kooperativiste të ketë edhe deri 2 dynymë; ndërsa në zonën fushore, me gjithë kopshtin, deri 2 dynymë tokë — Para tri ditësh në gazetën tonë botohej shkrimi «Kur diskutojmë për oborrin vetjak». Në të, duke u mbështetur në përvojën e ekonomive bujqësore, u jepeshin përgjigje disa pyetjeve që kanë lindur për zbatimin e vendimit të Byrosë Politike «Për shtimin e fuqizimin e oborrit kooperativist». Megjithatë, në ndonjë kooperativë bujqësore, por edhe në rrethe të veçanta përsëri ka paqartësi, keqkuptime e interpretime të gabuara të tij. PAS NJË BISEDE TELEFONIKE Shkak për t’iu rikthyer kësaj ideje së këtij shkrimi u bë biseda telefonike me Komitetin e Partisë të Rrethit të Skraparit. Thelbi i bisedës ishte: shkrimi për oborrin vetjak do të na hapë probleme, në kopësht kemi quajtur sipërfaqen prej 300 m2. Për t’u informuar më hollësisht si është vepruar në Skrapar për shpërndarjen e tokës sipas vendimit, u lidhëm përsëri me telefon. Ja biseda e zhvilluar: - Si keni vepruar konkretisht për zbatimin e vendimit? - Rrethi ynë është kodrinor e malor. Familjeve, përveç kopshtit përreth, po u jepen deri 2 dynymë tokë. - Sa është madhësia e këtij kopshti? - Kopsht për të gjitha familjet kemi quajtur sipërfaqen rreth e qark shtëpisë që është mbjellë me pjergulla, pemë e perime; por jo më shumë se 300 m2. Në zonën kodrinore e malore, përveç kopshtit, rreth shtëpisë familja kooperativiste të ketë edhe deri 2 dynymë; ndërsa në zonën fushore, me gjithë kopshtin, deri 2 dynymë tokë — specifikën e vet. Atëherë kuptohet që fshati do të vendosë për sa do të jetë shtesa e sipërfaqes deri në dy dynymë mbi kopshtin. Në fshat mund të vendoset që shtesa e sipërfaqes sipas kushteve konkrete, të jetë një dynym, një dynym e gjysmë apo edhe dy. Kur toka e kooperativës është e kufizuar, mund të jepet më pak nga kjo sipërfaqe dhe, për ta plotësuar atë hapet edhe tokë e re ose mund të jepen për përdorim të përbashkët kullota e livadhe. Gjithmonë për këto do të vendoset fshatçe. NE MINISTRINË E BUJQËSISË Për të sqaruar disa probleme që lindën për zbatimin e vendimit, më 4 gusht 1990 në aparatin e Këshillit të Ministrave u organizua një mbledhje me kryetarët e komiteteve ekzekutive të KP të rretheve dhe me përgjegjës të seksioneve të bujqësisë. Në këtë takim iu tërhoq vëmendja atyre rretheve që po veprojnë me ngadalësi. Në të njëjtën kohë iu dhanë përgjigje edhe disa pyetjeve. Psh., sa është madhësia e kopshtit? Kopshti mund të jetë 200, 400 apo deri një dynym. Toka në oborrin vetjak nuk jepet sipas frymëve por sipas familjeve. Edhe në rastet e veçanta, gjithmonë madhësia e oborrit në zonën kodrinore malore do të jetë më e vogël se tre dynymë dhe asnjëherë nuk do kalojë tre dynymë. U takuam dhe me drejtorin e kooperativës bujqësore të Ballabanit. U shayrtua problemi në kryesinë e kooperativës për një 370 familjet u vunë në dispozicion 80 ha tokë. Këshillat popullore të çdo fshati e diskutuan fshatçe dhe vendosën që toka të jepet pranë oborrit kooperativist të përbashkëm. Vendimet e marra u zbatuan menjëherë dhe tani i janë përveshur punës për detyrat e kohës që ka kooperativa dhe përgatitjen e oborrit për ta mbjellë sipas nevojës të çdo familjeje. Kështu është vepruar edhe në kooperativat bujqësore të Ogrenit, Micanit, Kajcës, Mertit [?]. dynymë tokë. - Sa është madhësia e këtij kopshti? - qark shtëpisë që është mbjellë me perime, pemë e perime; por jo më shumë se 300 m². Në qoftë se madhësia e tij është më e madhe, ajo do t’u zbritet dhe do t’u llogaritet në atë që do t’u jepet familjeve deri në 2 dynymë. Më shumë se 2 dynymë e 300 m² tokë, familja nuk do të ketë në përdorim. Të shprehim ndonjë mendim këtu. Në vendim thuhet: «Në zonën kondrinore e malore, përveç kopshtit rreth shtëpisë, familja kooperativiste do të ketë deri 2 dynymë tokë për prodhimin e foragjereve për bagëtitë e oborrit vetjak dhe perime. Kopshti është standard për çdo familje, për çdo fshat e kooperativë. Secila ka apo deri në dynymë. U takuam dje me drejtorin e drejtorisë së kooperativave të Ministrisë së Bujqësisë, Hysen Xhamallati, i cili na tha: «Këqinterpretime ka pasur, ato janë sqaruar në vazhdimësi nga ne, nga vetë rrethet, por edhe shtypi ka ndihmuar. Më mirë po punohet në tërë zonën fushore. Por në ndonjë kooperativë të rretheve Pukë, Mirditë etj. ka dhe vonesa, edhe probleme kanë lindur. Në fund të fundit, ato i zgjidh vetë fshati së bashku me drejtuesit dhe kuadrot në ekonomi. Zgjidhjeje të njëllojta e standarde s’duhet të ketë. SELIM HOXHA

NE PËRMET: Me veprime të shkahëta

Në seksionin e bujqësisë së rrethit të Përmetit zyra e kadastrës ka evidentuar numrin e familjeve për 23 kooperativat bujqësore dhe sasinë e tokës që përfitojnë ato për çdo ekonomi. Ishte bërë i njohur vendimi dhe udhëzimet përkatëse dhe janë përcaktuar masat për shpërndarjen e tokës sa më shpejt, me qëllim që ajo të mbillet me kultura foragjere dhe perime. Drejt u veprua në kooperativën bujqësore të Ballabanit. U shqyrtua në kooperativat bujqësore të Ogrenit, Micanit, Kajcës, Mertit [?]. met Kështu është vepruar edhe në kooperativat bujqësore të Ogrenit, Miçanit, Kajçës, Mertinit. Por në shkallë rrethi nga 1200 ha që do t’u shpërndahen familjeve kooperativiste, janë shpërndarë 300 ha. Në 7 kooperativa bujqësore nuk është filluar nga shpërndarja. Për të mos e zvarritur këtë problem, kërkohet shkakftësi dhe aksion konkret se duke pritur vetëm evidentat që dërgohen nga fshati, vendimi nuk zbatohet në kohë. Kjo bëhet pengesë edhe për strukturën e mbjelljeve të vjeshtës. PËRPARIM MUSTAFAJ korresp. vullnetar i «Zërit të popullit»

Vetë punëtori t’i kërkojë llogari punëtorit

— Është fjala për mungesat pa arsye në punë e me leje administrative, që në Durrës arrijnë dhjetra mijë ditë-njerëz — Në rrethin e Durrësit ka majft mungesa pa arsye në punë. Problemi është majft i rëndësishëm, i dukshëm, konkret. Por qëndrimi ndaj kësaj dukurie nuk është kudo konkret, veprues, parandaluës. Po e fillojmë me një rast për mirë: në impiantin e rrërave [?] ishin bërë problem mungesat pa arsye në punë. A mund të lejohej më të vazhdonte kjo gjendje? Ku ishte shqetësimi i organizatës profesionale, i tërë punëtorëve? Çështja u diskutua seriozisht dhe gjerë. Kujt i bëjmë dëm? Prodhimit, shoqërisë, vetes sonë. Pse ndodh kështu? Se vetë e lejojmë. A flet për pjekuri politike, ideologjike, ndërgjegjeje të lartë për veten tonë kjo mangësi? Nuk flet. A kemi mundësi dhe forca ta përmirësojmë gjendjen? Vetë ne e kemi në dorë, shokët këtu i kemi në krah të njëri-tjetrit, të mos bëjmë lëshime për askënd, të mos biem në sentimentalizëm, në indiferentizëm. Dhe u bë e qartë: lejet administrative të mos jepen nga brigadierët, përgjegjësit etj., si të ishin biletat sporti, por u vendos: gjatë një viti do të jepen leje të tilla deri 12 ditë, siç e ka Kodi i Punës, sepse arsye të forta mund të ketë, por jo lumë, siç ka ndodhur. Për mungesat pa arsye të mbajtë qëndrime të rrepta ndaj njëri-tjetrit. Kjo veç në të mirën tonë është. Duke e mbajtur në duart e veta problemin, duke e ndjekur rregullisht si nga organizata profesionale ashtu dhe nga drejtoria, në impiantin e rrërave mungesat pa arsye tani pothuaj janë zero dhe lejet administrative jepen për raste të veçanta, kur është plotësisht e arsyeshme dhe asnjëherë mbi 12 ditë në vit. A ndodh kudo kështu? Nga kontrollet e bëra del se ka largime nga puna, ardhje me vonesë, mungesa me një ose disa ditë në punë etj. Është një çështje shqetësuese ndaj së cilës, shqetësimi i vetë punëtorëve nuk është në lartësinë e duhur. Kemi folur e do të flasim për kontrollin e administratave të ndërmarrjeve. Është detyrë e tyre që ta bëjnë edhe më mirë këtë kontroll, sepse ndodh që disa administrata kanë dobësi për vete në gjirin e tyre, kanë mungesa dhe laringe nga orari i punës. Ky është një problem më vete që kërkon vëmendje më tepër. Po vetë punëtorët ç’bëjnë? Organizatat profesionale në disa ndërmarrje pse heshtin, kur e dimë mirë se të mos e zësh kohën me punë të gjallë, por ta kalosh me sorollatje, me largim nga ndërmarrja pa arsye; dëmtohet prodhimi, dëmtohet cilësia, rendimenti, dëmtohen në fund të fundit të ardhurat e secilit? E dinë mirë ata se sa më tepër të rriten të ardhurat shoqërore, aq më tepër rritet edhe mirëqenia vetjake. Por kjo mirëqenie nuk zbret nga qielli, ajo do punën e të gjithëve, do djersë dhe jo lëvadhisje. Mirëpo disa organizata profesionale e reduktojnë majft këtë problem: «Hë mo, nuk u bë qameti për mungesat e disa punëtorëve, shokët tanë i kemi», duke harruar thelbin politik, ideologjik dhe ekonomik të disiplinës proletare në punë. Dhe që këtë, lëshohu këtu e lëshuo atje, mungesat e «pakta» që u dukën disave, zenë njëra-tjetrën, bashkohen e bëhen një mal. Konkretisht, për 6-mujorin e parë të këtij viti në Durrës ka pasur 30 mijë e 553 ditë-njerëz të munguar pa arsye. Nuk është shifër e vogël. I tho-në mesatarisht 218 punëtorë që nuk punojnë çdo ditë. I thonë miliona lekë prodhime të humbura. Në krahasim me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar kjo shifër është në rritje. Në ndërmarrjen kimike, vjet, gjatë kësaj periudhe kishte 650 ditë-njerëz-mungesa pa arsye, tani 1371; në ndërmarrjen e plastikës nga 791-1932; në portin detar nga 2476-3460; në uzinën e gozhdë-bulonave nga 550-1536 ditë-njerëz mungesa pa arsye në punë. Pra, pothuaj dy herë më tepër. A flet për frymë militanti [?] të vetë punëtorëve kjo tablo a flet për rol aktiv të organizatave profesionale? A i nderon kjo këta punëtorë që janë zotër të ndërmarrjes, por që me veprime të tilla rrënojnë, por që me veprime të tilla rrënojnë, por që me veprime të tilla rrënojnë [?], organizatat profesionale, veprime të tilla rrënojnë [?]. Ndodh edhe dukuria tjetër: lëshohen si lumë lejet administrative. Ato në rrethin e Durrësit kanë arritur në 6-mujorin e parë të këtij viti 21 mijë e 936 ditë-njerëz. Tregohen zemërgjerë kujdestarët disa drejtues, tregohen edhe indiferentë, duke harruar se në kurriz të kujt bie kjo kohë e humbur, pa dhënë asnjë rendiment e prodhim. Konkretisht, në NPV janë dhënë 2924 ditë-njerëz me leje administrative, afro 800 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Në fabrikën e qelqit 1225 ose 400 më shumë se vjet; në ORMN 849 ose 300 më shumë; në NN-Porti 957 ose 400 etj. Me ç’të drejtë abuzojnë disa drejtues, duke nisur nga brigadieri e deri tek drejtori, që japin leje të tilla dhe pastaj kur nuk realizojnë planin, se nuk është realizuar plani në disa nga këto ndërmarrje, kërkojnë edhe më tepër dhe kapen vetëm pas vështirësive jashtë ndërmarrjeve? Vete ata pse i krijojnë këto vështirësi brenda ndërmarrjeve të tyre? Edhe ndaj kësaj «shpirtmadhësie», të keqe, në dëm të prodhimit, shoqërisë, por dhe individit që ia shikon «hairin» më vonë në xhepin e tij, organizatat profesionale duhet të bëhen barrikadë. Duke kërkuar më shumë llogari për vete, ndaj njëri-tjetrit, nga forcimin e disiplinës nga çdo punëtor, organizatat profesionale këtë llogari, më të drejtën e klasës që përfaqësojnë, t’ua kërkojnë më fort edhe drejtuesve. Të gjithë, që nga punëtori më i thjeshtë dhe deri tek drejtuesi më kryesor, kanë detyrime për forcimin e disiplinës proletare në punë. Socializmi, shoqëria dhe populli kanë nevojë për mendjen dhe punën e të gjithëve.

Ende pak konkretizime

NE KORÇË: Fillimisht në rrethin e Korçës u punua mirë për propagandimin e vendimit të Këshillit të Ministrave, për disa masa për plotësimin më mirë të nevojave për banim, nëpërmjet seminarëve me kryetarët e këshillave popullore të lagjeve e veprimtarët që merren me problemet e strehimit. Në të gjitha lagjet shpirt e puna edhe udhëzimi i përbashkët i ministrisë së Ndërtimit dhe asaj Komunale ku sqaro- hen rrugët e mënyrat e ndërtimit të banesave vetjake. Pas kësaj pune sqaruese me masat, të interesuarit nuk vonuan të regjistrojnë emrat dhe të paraqitkin kërkesat për ndërtime. Sot numri i tyre ka shkuar në 250 dhe po rritet. Po më tej? U kryen studime përkatëse projektuese për ndërtime banesash në lagjet «Koci Bako», «Mitingu i Shkronjave» dhe në lagjen «Miha Lako». Që nga muaji prill dhe deri më sot në komitetin ekzekutiv të KP të qytetit janë miratuar kërkesat e 54 qytetarëve për ndërtimin e banesash vetjake. Shqetësimi për propagandimin e vendimit nuk mungoi. Nuk munguan edhe kërkesat. Por në fakt konkretizimet janë ende të pakta. Pavarësisht janë bërë 54 miratime kërkesash, puna ndërtuese ka filluar vetëm për 13 banesa. Nga këto banesa, 11 po ndërtohen nga ndërmarrja komunale dhe dy banesa nga vetë qytetarët. Ndërmarrja e ndërtimit ende nuk po e ... (Vijon në faqen 2)

Kujdes për ujitjen

Përballë thatësirës Punonjësit e bujqësisë në rrethin e Librazhdit po shfrytëzojnë me kujdes çdo burim për ujitjen e bimëve. Sipërfaqe të mëdha marrin ujë nëpërmjet 20 stacioneve pompimi, kryesisht përgjatë lumit Shkumbin. Deri tani janë ujitur rreth 10 500 hektarë me bimë të ndryshme, si misër, foragjere, perime etj. Grafiku ditor arrin 170 hektarë. Përvojë të mirë po japin kooperativistët e Përrenjasit e punonjësit e ndërmarrjes bujqësore, të cilët kanë kryer ujitje përkatësisht në 1800 e 1300 hektarë. Grafika të lartë ka edhe në ekonomitë bujqësore Bërzhashte, Qukës, Zdrajsh. (Sipas ATSH-së)

Shërbime në pambuk

Në rrethin e Lushnjës po kryhen në 1 000 ha, ajo po shoqërohet me shërbime intensive në pambuk për të marrë rendimentet e caktuara në këtë bimë. Fryt i kësaj është gjendja përgjithësisht e mirë në fushat e Këmishtajt, Toshkëz, ekonomi. K. Kashtabare, Toshkëz, Ngurrëz, Këmishtaj etj. Për të rritur efektivitetin e ujitjes, që është ... ... het me shkrifërime dhe largimin e barishteve të këqija. Në ngastrat me zhvillim normal e të hershme ka ditë që vazhdon trajtimi me çikë, që për herë të parë është kryer në mbi 3 500 ha. (Sipas ATSH-së)

T’I KESH NË ÇDO FSHAT ATO QË KA PASINKA...

Kësaj stine, si çdo fshat edhe Pasinka pret e përcjell mysafirë. Fshatari jo më kot i ka lënë gëzimet e mëdha të vitit në këtë kohë fund vere. Me dëshirën për t’i prekur këto veçori të fshatit, ke hyrë në Pasinkën e vogël me 27 shtëpi, në derë të Gollobordës, fare pranë kufirit. Rruga zbret në lëzjanin masive të Rramnagorës. Lëndinat edhe pse mes pyllit, e kanë ndjerë vapën e kësaj vere. Megjithatë këtu, pylli mbetet pyll, me lisa të gjatë e të drejtë, me kjorojet e ullit të ftohta, me luajt e tufat e lopëve që kullotin barin jeshil. Që këtu, te kujdesi për pyllin, fillon Pasinka, thotë Bahri Rus, sekretari i parë i Komitetit të Rinisë të Rrethit, me të cilin bëmë udhën. Ndërkaq dora e bashkëudhëtarit të tij të bie me përkëdhelje mbi një trung të vjetër qershie anës rrugës. Mitro Tane, kryetari i kooperativës së Otrënit, djalë Pasinke, tregon edhe për mollët, dardhët apo ndonjë pemë tjetër, që prodhon në mes të pyllit. «Është bërë si rregull në fshat: kushdo që gjen një pemë të egër në pyll, do ta shartojë me të butë. Le të jetë e për brona, do të kalimtarin për-bariun, apo druvarin. Askush nuk e mbledh», thotë ai. NJE SHTESE NE STATUTIN E KOOPERATIVIZMIT Ndanë magazinave të sektorit, një djalë i imët rreth të tridhjetave, brigadieri Hajredin Jashari, tregon se në shtëpi bëhen 7 vëllezër, se të gjithë punojnë në kooperativë, se jetesën e kanë rregulluar për bukuri. Por nga të gjitha ato që thotë Dinja, në mënyrë të mbetet ai konceptimi i tij për kooperativën, të cilën e quan një marrëveshje të bashkëfshatarëve për të rritur prodhimet, furnizimin e familjeve, mirëqenien, harmoninë, bukurinë e vendlindjes. Më pas, po aty në qendër të fshatit, disa të rinj tregojnë një pyll thanash dhe dherinën pranë tij. Ç’do të thotë kjo? Kishte ardhur para disa vitesh një kryetar në kooperativë, tregojnë të rinjtë. I shte nga Pelgu i Drinit dhe pëshpërinte se e kishin vënë në atë fshat t’i rregullonte e miqve. Sa pa thahatin në atë rëpirë dhe urdhër që të shkuleshin, dhe shpatin të kthehej në të t’ke bukë. Këtë e kërkonin edhe disa të mbante në duar. Urdhë- rra si sëpata mbi thanat dhe një brez u shkul. Pleqtë e fshatit u zemëruan. «Mosni bre!, nxituan ata. Aq misër sa bën ajo rëpirë, ta sjellim nga oborret tona, or herëvetar. Thanat «mos na i preni se na prishët traditën», iu drejtuan pleqtë kryetarit. Dhe tradita nuk u prish, sapas së burokracisë u ... pranë çdo familje tani ka rreth 100 drurë thana. As i shkul, as i prek kush. Thana u mbahen tokën, u mbron shtëpiat, u jap atë rrakinë e rralle që mbahët për miqim; ndërsa amvisat e fshatit, me prodhimin e tyre të bollshëm, përgatitin reçel shurup e pije të tjera. Tradita, pasioni, marrjevshja e fshatarëve, shumifashioi pemët e Pasinkës. Shtëpitë, nga sipër, e shte të vështirë të dallohen nga gjelbërimi i pjergullave. Rrugët e fshatit, vende-vende, ngjajnë si tunële gjelbërimt. Kumbulla, qershi, geshtenja, dardha, mana e zes, rrush Izmiri që nuk e prek askush, sidomos, molle të shijshme të Tetovës. Ndërsa brigjet e lumit dhe të prrenjve janë të mbushura me arra, rreth 50 pemë për çdo familje. Shtëpi, oborre, shpate e brigje të zhytyra në gjelbërimin e pemëve, që këtë vit vetëm kanë ... (Vijon në faqen 3)

Duke diskutuar për një projekt të ri në byronë teknologjike të ndërmarrjes elektromjekësore. (Foto: N. Xhufka) Duke diskutuar për një projekt të ri në byronë teknologjike të ndërmarrjes elektromjekësore. (Foto: N. Xhufka)