19/08/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

19 gusht 1990

MASA NË DOBI TË FSHATIT E TË BUJQËSISË

Intervistë me Mynyr Maskën, drejtor në Komisionin e Planit të Shtetit – Në zbatim të plenumeve të fundit të Komitetit Qendror të Partisë, Këshilli i Ministrave ka marrë disa vendime të rëndësishme në dobi të fshatarësisë. Konkretisht, në vendimet nr. 201 e 232 që u morën para pak kohësh, ç’mëmasa përcaktohen e ç’detyrat dalin? – Në këto vendime, për rritjen e çmimeve të grumbullimit të disa produkteve bujqësore e blegtorale, synohet të arrihen njerëzish disa objektiva: të nxitet shtimi i prodhimit bujqësor dhe tejkalimi i detyrimeve në shtet, të rriten të ardhurat e kooperativave bujqësore duke u dhënë përparësi zonave malore, verili ndore dhe kooperativave të rretheve Gramsh e Librazhd, që janë në kushte të pafavorshme ekonomike me to, të mbështetet më mirë mekanizmi i ri ekonomik. Me çmimet e reja të blerjes përshosen më tej marrëdhëniet në prodhim dhe ato të këmbimit midis shtetit dhe kooperativave, sigurohet një shpërndarje më e mirë e të ardhurave kombëtare dhe brenda për brenda kooperativave bujqësore. – Me masat e reja, cili është përfitimi i kooperativave bujqësore? – Ato do të kenë një përfitim ekonomik neto rreth 50-60 milionë lekë në vit, që do të arrihet nëpërmjet rritjes së çmimeve të blerjes: mishi i gjedhit e i të imtave rritet rreth 350 lekë për kv dhe shkon në rritje sipas zonave. P.sh. mishi i gjedhit në rritje për be- 30 lekë për kv për të gjitha zonat, ndërsa zonës verillindore, Gramshit e Librazhdit qumështi do t’i blihet 50 lekë për kv, shtesë mbi çmimet e sotme. Ndërkohë, qumështi i lopës do të ketë edhe një rritje të tërthortë, me një efekt mbi 10 milionë lekë nëpërmjet uljes së yndyrës bazë nga 4 në 3,8 për qind. Gjithashtu, qumështi i deles do të rritet 40 lekë për kv për të trija zonat dhe 60 lekë për kv për zonën verillindore etj. – Po në prodhime të tjera, ç’ndryshime çmimesh do të ketë? – Përmirësime të ndjeshme bëhen në çmimet e blerjes të drithërave dhe të disa produkteve të tjera të arave. Për zonën malore, gruri do të blihet me 20 lekë shtesë për kv dhe për zonën verillindore 50 lekë për kv. Në këtë masë rritet edhe çmimi i blerjes së thekrës, kurse për misrin shtesa është 40 lekë për kv për zonën malore dhe 80 lekë për kv për zonën verillindore etj. Fasulja, si ushqim i rëndësishëm e tradicional i popullit, do të blihet me çmime shumë të dobishme dhe sipas zonave: 700-720 dhe 750 lekë për kv për cilësinë I, nga 550 lekë për kv që është çmimi i shtijes me pakicë në popull. – Nga këto përfitime mund të na konkretizoni sa rritet vlera për ditë pune? – Zona verillindore, me dorëzimet faktike të vitit 1989 do të përfitonte neto rreth 28-30 milionë lekë, ndërkohë që rrethet Di- tiera. Vlera e ditëpunës sipas planit të të dorëzimeve të vitit 1990, për rrethin e Dibrës rritet 1,9 lekë, ndërsa për kooperativat e rrethit të Matit 1,5 lekë. Veç përfitimeve të drejtpërdrejta nga rritja e çmimeve të blerjes, dukë filluar nga ky vit, ekonomitë bujqësore mund të realizojnë të ardhura plotësuese nga tejkalimi i planit të dorëzimeve në shtet: 50 për qind për misrin cilësi e parë dhe 40 për qind për cilësinë e dytë dhe 30 për qind për cilësinë e tretë; nga drithërat 30 për qind, nga fasulët 25 për qind, nga qumështi 25 për qind të kështu me radhë për pambukun, duhanin, ullirin perimet e frutat për eksport etj. – Çmimet e grumbullimit u rritën, a do të ketë ndryshim në çmimet e shitjes në treg? – Të gjitha këto rritje të çmimeve të blerjes nuk prekin çmimet e shitjes me pakicë në fuqi të këtyre produkteve, ndonëse për mishin, qumështin, djathin, gjalpin e gjizën ato blihen me çmime më të larta se sa i shet shteti me pakicë në treg. Këto shpenzime do të përballohen nga shteti. – Po shteti, nga do t’i sigurojë këto fonde? – Në kushtet kur këto përmirësime do të sigurojnë shtimin e prodhimit, ato krijojnë vetë burimet financiare të përballimit të tyre. P.sh. shtimi i prodhimit të mishit, të qumështit, do të rritin akumulimet e shtetit, do të ulin shpenzimet për njësi prodhimi. Nga ana tjetër, pakësimi i importove për disa produkte bujqësore e blegtorale dhe zëvendësimi i kësaj vlere me sjelljen e mallrave të konsumit të gjerë, krijon burime të reja financiare. Gjithashtu, kjo do të arrihet nga rishpërndarja më e drejtë e të ardhurave, duke i kaluar ato nga industria në bujqësi. - për ditë pune? - Zona verilindore, rreth 28-30 milionë lekë, ndërkohë që rrethet Dibër e Kukës, si prodhues kryesorë të patateve, patën një përfitim vetëm nga këto, përkatësisht 8 dhe 5 milionë lekë. Me çmimet e reja ato do të shtojnë të ardhurat për rreth 6 milionë lekë të

Tani në prag të 1 shtatorit

Në mjediset e Universitetit Gjithçka për të filluar mbarë vitin e ri shkollor Këtë vit do të vijnë në Universitet rreth 3 000 studentë të rinj me shpresë nga puna. Rritje të ndjeshme ka dhe në sistemin pa shkëputje nga puna. Këtë vit do të vijnë në Universitet rreth 3 000 studentë të rinj me shkëputje nga puna. Rritje të ndjeshme ka dhe në sistemin pa shkëputje nga puna. Që para 1 shtatorit do të jenë gati për studentët, veç mjediseve ekzistuese të konvikteve dhe të fakulteteve, edhe 11 godina të reja fjetjeje me 3 000 vende. Kjo do t’i përmirësojë ndjeshëm kushtet e banimit të tyre. Vetë sistemi i tyre, me nga 3 veta në dhomë, duke pasur atje dhe gjithë pajisjet e nevojshme: ujë brenda, dushe në çdo kat etj., flet qartë për këtë. Në shërbim të banorëve të qytetit “Studenti” do të jetë gati në 1 shtator dhe një kompleks i ri shërbimesh, ku do të ketë reparte të veçanta për shërbime komunale, pika tregtimi, librari, farmaci, shërbim postar, salla lojërash etj. Në ditën e parë të shkollës do të vihet në funksion edhe një mensë e re me 1 300 vende. Kësisoj në të gjitha mjediset e Qytetit të Studentëve do të gjëjnë kushte të mira jetese mbi 9 000 studentë që do të sistemohen në konvikte. Për këtë vit shkollor janë bërë ndryshime dhe përmirësime edhe në auditoret e mësimit, duke pasuruar kabinetet e laboratorët me bazë të re materiale e didaktike. Për studentët e Fakultetit të Ekonomisë do të funksionojë një godinë krejtësisht e re. ARBEN MUKA

Çdo gjë gati

— VLORË — Në seksionin e arsimit të rrethit të Vlorës mëson se në këtë vit shkollor do të vazhdojnë shkollat e kategorive të ndryshme mbi 45 mijë nxënës e studentë. Shkollave të mesme, u shtohet edhe një shkollë e re që hapet në Vranisht, të tjera do të shtohen si në Qeparo e Dhërmi dhe në qytetin e Vlorës e shkollave tetëvjeçare si dhe kopshte. Është intensifikuar puna për plotësimin e të gjitha shkollave me bazën e nevojshme materiale. Ka nisur dhe shpërndarja e teksteve. Paralelisht me këto vazhdon të punohet për kualifikimin e drejtuesve të shkollave. VANGJEL STEFA korresp. i «Zërit të popullit»

Specializime jashtë shtetit

Në Ministrinë e Arsimit , shoku Niko Mitrushi na thotë se vendi ynë ka rreth 200 studentë që studiojnë, kualifikohen apo specializohen jashtë shtetit. Ndërkohë që sivjet janë planizuar të shkojnë për specializime afatgjatë 20 vetë kryesisht në RFGJ, Itali, Francë, Zvicër, Egjypt, Greqi, Turqi. Ndërsa Ilir Paluka, inspektor në Drejtorinë e kuadrit të kësaj ministrie na jep dhe këtë informacion: Mendojmë të realizojmë dhe 12 të drejta studimi pasuniversitare në Francë në kuadrin e UNESCO-s me PNUD-in dhe 3 me organizatën e FAO-s. D.m.th gjatë këtij viti e në vazhdim do shkojnë për studime pasuniversitare rreth 51 vetë vetëm nga sistemi i Ministrisë së Arsimit. Po në shkallë vendi, pra dhe të varësisë së dikastereve të tjera? Shokët këtu, na japin këto të dhëna plotësuese: Në kuadrin e bashkëpunimit të vendit tonë me shtetet e tjera janë planifikuar për studime pasuniversitare afatgjata 75 vetë, në kuadrin e bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare 65, ndërsa në kuadrin e shkëmbimeve kulturore 8 vetë. Përveç këtyre shifrave, në proces, ky numur do të pasurohet. Ndërsa për pyetjen tonë në se do të ketë studentë direkt nga bankat e shkollës, na u dha kjo përgjigje: Sot shkolla jonë është drejt konsolidimit të plotë. Në këto kushte, me me efektivitet është që specializimet të bëhen pas kryerjes së saj, madje dhe një stazhi pune. Kjo nuk përjashton mundësinë që, për talente të veçantë, në fusha të ndryshme të praktikohët mundësia e dërgimit direkt nga shkollat e mesme. Korresp. i «Zërit të popullit»

Një vërejtje për tregëtinë

— DIBËR — Po ndodh gati çdo vit që, me afrimin e vitit të ri shkollor, ndërmarrjet e sistemit të tregtisë ta quajnë veten jashtë detyrimeve që kanë për 1 shtatorin. Për këtë flet fakti që deri tani, nga 26 zona që ka rrethi i Dibrës, vetëm në 7 prej tyre janë dërguar mjetet mësimore dhe tekstet e reja shkollore. NTSH-ja e Peshkopisë dhe sidomos ajo e Shupenzës po e zvarritin shpërndarjen e tyre. Po bëhet praktikë që në disa zona të thella, sidomos në Lurë, Gollobordë e Kala këtë mjete mësimore shpërndahen ditët e fundit të gushtit, ose edhe pas fillimit të vitit shkollor. Nga ana tjetër, për moshskuIat që flenë edhe fakti që tani kur është shumë afër 1 shtatori, në magazinat e tregtisë mungojnë fare disa mjete, si: stilolapsa, vizore, rezerva etj. Shumë pak mendohen edhe për veshjet shkollore të fëmijëve, për të cilat prindërit bredhin nga një dyqan në tjetrin edhe jashtë zonës e rrethit. FRANO CAKA

Shkolla të reja në fshatra

— ELBASAN — nësit e 5 fshatrave në rrethin e Elbasanit, si në Dushk të NB «Dumreja», Çengelaj, Polis i Vogël, Topojan e Idrizaj do të fillojnë mësimet në godinat e reja të shkollave tetëvjeçare. Edhe në Shushicë këto ditë përfundon godina e re e shkollës së mesme. Në fund të shtatorit edhe në Mengël e Shkozë nxënësit do të kenë shkollën e re tetëvjeçare, ndërsa në Gostimë do të përfundojë shkolla e mesme. Në shkollën tetëvjeçare «Bardhyl Popa» të qytetit të Elbasanit dhe në Qafë - Shkallë këtë vit u kryen shtesat e mundur që numri i nxënësve në to të shtohet më tej. Për ndërtimin e shkollave të reja dhe rregullimin e godinave të tjera, këtë vit u investuan nga shteti 3.9 milionë lekë. SEJDIN CEKANI korresp. i «Zërit të popullit»

Disa kuadro ende s’janë paraqitur

— LIBRAZHD — Në seksionin e arsimit mësojmë se është plotësuar kuadri i nevojshëm për problem shqetësues mbetet sigurimi i kuadrit me kualifikim përkatës për shkencat e natyrës, veçanërisht për matematikën, gjë që ndikon në cilësinë e përgatitjes. Edhe për këtë vit në matematikë ka 40 kuadro pa arsim përkatës, kryesisht në zona të thella, si në Kostenjë, Neshtë, Gurakuq, Rrinas, Vilan, Sopot, Farrat etj. Për këtë vit në Librazhd janë emëruar nga dikasteri 48 kuadro të lartë dhe 11 të mesëm nga rrethe të tjera. Në seksionin e arsimit nuk ka siguri për ardhjen e tyre. Janë paraqitur vetëm 3 shoqe, dhe ato thonë se janë të martuara... XHEVDET ALMETA korresp. vullnetar i «Zërit të popullit»

Rritet numri i nxënësve

— PËRMET — Rreth 12 mijë nxënës do të ulen në bangat e shkollës në rrethin e Përmetit për vitin e ri arsimor ose 2.5 për qind më shumë se viti i kaluar. Duke llogaritur edhe studentët e shkollave të larta, që në çdo tre vjet, njëra vazhdon shkollën. Nga shkollat tetëvjeçare tërhiqen në arsimin e mesëm dhe kurset profesionale mbi 90 për qind e nxënësve, ndërsa numri i studentëve që do të fillojnë vitin e parë në shkollat e larta rritet 23.3 për qind në krahasim me atë të vitit të kaluar. Nxënësit e fshatit Pagrí për ciklin e ulët dhe ata të fshatit Matlas për tetëvjeçaren, e fillojnë mësimin në godinat e reja që mbaruan këtë vit dhe janë pajisur me bazën e nevojshme materiale si dhe kabinetet përkatëse. Në shkollat e tjera ka përfunduar rregullimi dhe paisja e tyre me mjete mësimore dhe janë bërë gati për të filluar procesin mësimor sipas detyrave që shtroi Plenumi i 11-të i KQ të Partisë. PREPARIM MUSTAFAJ korresp. vullnetar i «Zërit të popullit»

Përmirësohet më tej furnizimi i popullit

Në rrethin e Kukësit gjatë kësaj kohe popullata është furnizuar me 2.500 kvintalë perime, 7.500 vë, 170 kvintalë qumësht, 150 kvintalë djathë etj., më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjithashtu në qytet është hapur edhe një rrjet aktivitetesh tregtare private të kohës e fundit. Në 8 fshatra të zonave të thella po punohet për të ndërtuar drej nën fund të vitit 8 njësi të reja tregtare. Në disa sektorë si të Kalmashit e Gjalicës që kanë kaluar me mallra më vete, ky tregues u tejkalua mbi 10 për qind. (Sipas ATSH-së)

Lëkundje tërmeti në bregdetin e Jonit

Dje, më datë 18 gusht 1990, ora 16 e 48 minuta (ora lokale), rrjeti ynë sizmologjik regjistroi një goditje sizmologjike me magnitudë 4.2, drejtë Rihter, dhe intensitet në shkallën Rihter, MSK-64. Epiqendra e këtij tërmeti ndodhet në detin Jon. Ky tërmet është ndjerë në rreth 6 ballë në Dhërmi, Himarë, Qeparo, Borsh etj., dhe 3 ballë në Sarandë e në Gjirokastër. Dëme materiale nuk ka. (ATSH)

«QYTETI» I KATËRT I BERATIT

Reportazh - Sa qytete ka rrethi juaj? - pyeti një vizitor punonjësin e muzeve të Beratit, Myllim Hoxho. - Tri qytete: Beratin, Qytetin Stalin dhe Urën Vajgurore. - Po pse nuk mund të quhet qytet edhe kombinati i tekstileve? Ky krahasim, kjo gjetje ishte e papritur për Myllimin. Nda ai buzëqeshi dhe duke i rrahur lehtë vizitorit, i tha se ishte plotësisht i një mendimi me të. Rreth 10 mijë punëtorë ka sot kombinati i tekstileve në Berat. Afro 7500 janë gra e vajza të reja. Në këtë ndërmarrje gjigande bujqësie e dalin çdo ditë rrugëve të katërta e popullit në qyteti e kjo do të thotë se pranë makinave të tezgjahut apo operatoret mund të gjesh ... . Duke punuar nënën me të bijën, atën me të birin e jo rrallë mund të gjesh edhe gjysmën e një familjeje, e pse jo, edhe krejt familjen beratare. Në këtë kuptim, do të thoshim se kombinati është i pranishëm kudo: në rrugë, shtëpi, në parqe e shëtitore; kudo ku lëviz e gjallon jeta e këtij qyteti, jeta e këtyre njerëzve. Jo vetëm kaq, kombinati «është» edhe në qytetet të tjera, në krejt Shqipërinë, kudo ku njerëzit veshin të kaltër e bukurën. Në këtë dinamikë të përhershme prindi, nëna e babai i për-gjellin brezit të ri botën e madhe të tekstilistit. Të rinjtë e të rejat shkojnë në kombinatin pa mendësi e konceptë për punën e ndërmarrë, se guramenti bindës ata nuk kanë fjalët apo parullat, por vetë prin-dërit. Këtë vit në kombinatin tonë lindën martesën afro 100 vajza të reja, - na thotë Dhespinia Naqellari, kryetare e komitetit profesional. - Emadën dhe priten të lindin gjatë këtij viti afro 400 fëmijë, u shpërndanë 57 apartamente banimi. Po këtë vit futet në shfrytëzim fabrika e re e lëngjeve, ndërkohë është gati një fabrikë e re tezgjahu. Këtu vitet u prodhuan qindra uzjina e kombinime të reja ose nga 15 studime të realizuara, 7 kanë për autorë gratë dhe vajzat tekstiliste. Mbi 78 për qind e drejtimit shëtitëtor dhe administrativ në kombinati kryhet nga shoqet. Tek ne do të gjesh edhe Hero të Punës Socialiste, edhe deputet të Kuvendit Popullor e deri anëtar të Komitetit Qendror të Partisë. Edhe përmes këtyre të dhënave njeriu e ka të lehtë të krijojë një përfytyrim të saktë të jetës së këtij kombinati industrial, nga më të mëdhenjtë e vendit tonë. Kur bëhen përllogaritjet e maki-nave të tezgjahut shpeshherë specialistët u vend në shifruare ... (vijimi i tekstit në faqen 2) Ja, ç’thotë kjo grua 45-vjeçare: - Jam minoritare, nga Dropulli,

Në uzinën e superfosfatit, Laç. (Foto: N. Xhufka) Në uzinën e superfosfatit, Laç. (Foto: N. Xhufka)