23/08/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

23 gusht 1990

ÇORGANIZIMI NË PUNË NUK E PËRJASHTON PËRGJEGJËSINË E ORGANIZATËS-BAZË

Të punosh si zakonisht në thatësirë të tejzgjatur, është fare pak. Vërtet nevojat e mbjelljeve bujqësore për shërbime në NB-të e në kooperativat bujqësore po përballohen me përpjekje të jashtëzakonshme, duke punuar ditën e natën. Janë aq të shumtë shembujt që mund të silleshin nga i gjithë vendi, sa do të ishte e pamundur të numërohen në pak radhë. Nuk e tropo[?]jmë po të themi se njerëzit, me komunizmin në ballë po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar prodhimet, madje për të hedhur hap të sigurt edhe për detyrat e vitit të ardhshëm. Por përballë kësaj situate, e cila me të vërtetë kërkon të ngrihen të gjithë në këmbë për të ndihmuar sadopak në mposhtjen e thatësirës, jo rrallë edhe në bujqësi ndësho[?]n edhe me shembuj të papëlqyeshëm, të dëmshëm e të dënueshëm. Aty-këtu vihen në njerëz organizimi, një lloj shkrehjeje, e cila me dashje apo pa dashje po bën të humbasin të ardhurat, të shkojë dëm puna e një viti të tërë. Ishim këto ditët e fundit në kooperativën bujqësore të Himarës në rrethin e Vlorës. Himara është kooperativë relativisht e madhe që merret kryesisht me pemëtari, me prodhimin e ullinjve, rrushit e frutave të tjera. Atje punët janë të shumta aq sa, siç na thanë drejtuesit në kooperativë, është diçka e vështirë të përballohen me krahët e punës që kanë. Mirëpo përballë këtyre nevojave të ditës, atje bie në sy që shumë kooperativistë nuk shkojnë në punë pa asnjë arsye! Themi «pa asnjë arsye», duke pasur parasysh edhe nivelin e të ardhurave, sepse Himara e ka vlerën e ditës së punës 15 lekë, pra relativisht të lartë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë regjistruar 15 mijë ditë pune kalendarike më pak! Janë shumë. Po të bëhen në këtë që janë objekt i punës së Partisë? Mundet që dikujt t’i ka «gjumin» gunga dhe nuk paraqitet në punë. Dikush tjetër, ndoshta e ka xhepin «plot» dhe s’ka nevojë për të ardhura. Po kjo nuk do të thotë të bësh si të duash, të braktisësh punën, ta lësh e ta zësh atë kur të dojë qejfi. Ça më shumë, kur për këtë gjëra ka rregulla e ligje. Ka edhe një statut të kooperativës bujqësore. Për këto duhet të luftojnë organizatat - bazë të Partisë, të venë përpara përgjegjësisë ata që nuk duan e që nuk u pëlqejnë normat e rregullat që i kanë miratuar vetë. «S’ka ç’bën organizata, vetë kooperativistët janë në krye të punëve», thotë sekretari i byrosë së Partisë të kooperativës, Koço Bala. E vëcuam këtë mendim, sepse në rastin konkret ai merr përmasat e një koncepti të dëmshëm. Organizata - bazë dhe komunistët që e përbëjnë atë, nuk janë vetëm për të qenë vetë në «rregull» e më tej «le të bëhet ç’të bëhet». Si mund të jenë në ballë të punëve e të problemeve shoqërore komunistët e Himarës, kur nuk sigurohet as 40 për qind e forcave të afta për punë? Si mund të mos japin alarmin, kur nuk po vihet prodhimi i fiqve (nga 100-120 kv, vilen vetëm 70-80 kv në të ditë), kur argumente duan mënjëherë ujë, kur ullishtet e vreshtat po rezikohen e kërkojnë shërbime të diferencuara, kur...? Ndër ata që mungojnë, ndoshta nuk ka komunistë, por janë bijtë, janë të afërmit, janë pjesëtarët e kolektivit që punojnë e drejtojnë. Në këtë këndvështrim nuk mund ta nxjerrësh «të larë» organizatën e komitetit, komunistët e veçantë, që gjithçka ka ndodhur e po ndodh përpara syve të tyre. Puna bindëse e sqaruese nuk bëhet me formula dhe me mbledhje të zakonshme të rinisë e të organizatave të tjera të masave. Natyrisht kjo nuk përjashton dhe nuk është normale. Ndërkohë ngarkohet me përgjegjësi edhe komitetin e Partisë të rrethit. «Kanë ardhur, bile sekretarët mbeten këtu», - na thanë. Ne nuk e vëmë në dyshim këtë, por na duket se praktikat që ndiqen janë disa të vjetëruara. Puna me njerëzit nga koha në kohë ndryshon. S’mund të jetë e frytshme më ajo që dje quhej e «gialle». Venë e vijnë sekretarët e instruktorët, por çfarë ndreqën? Ndryshoi gjendja? Mund të mbidhen jo vetëm të rinjtë, por edhe organizatat e tjera të masave ku t’u flitet me fjalë mobilizuese. A nuk do të ishte e drejtë që ashtu thjesht t’u thoshin kooperativistëve: «More, ky mall është yni. Këta ullinj e këto agrume na mbajnë e na sigurojnë të ardhurat. T’i lëmë të digjen, të thahen? A e mendoni në moskryerja e disa punëve sot do të na «ndjekin» të ardhurat nesër?». Aty të kërkohet edhe llogari ku shkon njëri e ç’bën tjetri, ç’përgjegjësi mban prindi, komunisti e më tej organizata e masave ku bën pjesë. Aty do të dalin pastaj mendimet e paragjykimet, njerëzit e molespur pa dashje dhe ndonjë tjetër që ka ngritur «veshët» për të dëmtuar pronën e përbashkët. Kështu organizata - bazë e ka në më të lehtë për të ngritur mobilizimin, për të mënjanuar atë që e ka krijuar ndonjë boshllëk i përkohshëm i punës së saj. Thonë se organizata - bazë punon, se nuk ka bërë ndonjë gjë më pak sivjet nga viti i kaluar. Mundet të jetë kështu, por është mirë të kujtojmë që leta ecën, është më zhdëvillim. Nuk mund të punohet si sot edhe mot. Ndryshojnë mendimet, ndryshojnë konceptet. Në këtë kuptim, duhet të ndryshojë metodën e punës edhe organizata - bazë e, më tej, komiteti i Partisë. Për më tepër, kur problemet e shqetësimet janë sheshit. Indisiplinimet mësohen jo me analiza formale, por me punë që ta bëjë tjetrin t’i verë gjishtin kokës, për atë që ka rënduar vetën e shoqërinë. Dhe është e nevojshme tashmë ndërhyrja për të ndryshuar gjendjen. Madje sa më parë. BASHKIM KOÇI pune kalendarike më pak! Janë shumë. Po të bëhen llogaritë ato majftojnë për të përballuar nevojat më të ngutshme të bimëve. Përse është një gjendje e tillë? Për mendimin tonë, përgjegjësia bie te organizatat - bazë të Partisë, të cilave, me sa duket u ka dalë gjendja nga duart. Nuk e kemi fjalën për gjëra anësore e pa rëndësi, por për diçka themelore, për punën me njerëzit. Si mund të heshtin organizatat, të bëhen të paditur komunistët përpara dukurive të por janë bërë, janë të aftë, të pajisur me kolektivitet nxjerrësh «të larë» organizatën e ca më tepër, komunitetin e veçantë, ku mbledhje të radhës, me tematika të miratuara në fillim të vitit siç është vepruar. Njerëzit kërkojnë të flitet hapur dhe me argumente. T’i prekësh ku u dhemb më shumë. T’i prekësh vërtet e jo të flasësh me formula apo me takime «në këmbë», sa për të thënë «gjithçka e kemi bërë». Atje, tani shumë shërbime nuk po bëhen. Po kush u shtrua me njerëzit e ata thanë «jo»? Për fat të keq, nuk zhvillohen normalisht as mbledhjet e

PUNË SULMUESE PËR MBYLLJEN E 6-MUJORIT TË DYTË

Arritjet më të mira i kanë ata që po zbatojnë mekanizimin e ri ekonomik PERBALLE DETYRAVE, PERBALLE ZOTIMEVE - SHKODËR - Janë disa ndërmarrje në rrethin e Shkodrës që kanë ecur të mirë në plotësimin e planit të prodhimit. Në krye të tyre janë ato që kanë filluar me mekanizmin e ri ekonomik, me llogari më vete, si fabrika e duhan cigareve, ndërmarrja komunale banesa, NTUS-i, ndërmarrja e peshkimit etj. Në këto kolektiva ka ritmikë pune e garanci në plotësimin e planit jo vetëm në treguesit ekonomikë, po edhe në ato financiare. Disa shembuj. Për mirë ka ndikuar përmirësimi i strukturës organizative. Konkretisht në ndërmarrjen e peshkimit janë krijuar 10 brigada të specializuara për gjuetinë e peshkut. Një ekonomist ndjek tërë veprimtarinë e këtyre brigadave. Vendi i tij është gjetur duke shkurtuar një vend tjetër në administratë. Ndryshime në strukturë janë bërë edhe në ndërmarrje të tjera. Në fabrikën e duhan cigare­s, p.sh., gjithë dega teknike ka kaluar direkt në prodhim, por ndërkaq është ngritur një degë e re që merret me ruajtjen e administrimin e pronës. Përgatitja më e mirë për t’u futur në mekanizmin e ri ekonomik është realizimi i planit, pasi kjo është një bazë më të cilën mbështeten mundësitë e reja të drejtimit e të organizimit. Pra duke qenë i përparuar mund të zbatosh më mirë formën e re të zhvillimit ekonomik. Prandaj dhe shumë ndërmarrje po bëjnë të gjitha përpjekjet për ta mbyllur me sukses jo vetëm 8-mujorin, por edhe vitin. Në këtë drejtim mund të përmendim ndërmarrjet e sistemit të tregtisë, ku përveç NTI-së, të gjithë të tjerat po i realizojnë ndjeshëm detyrat. Në këto ka rritje në të gjitha treguesit në krahasim me vitin e kaluar, veçanërisht në treguesin e xhiros e në cilësinë e shërbimit. Në këtë ecuri po ndikon për mirë struktura e re e tregut, hapja e njësiteve me llogari më vete, pse jo, dhe konkurrenca me strukturën tjetër të tregut. Ka edhe ndërmarrje që nuk kanë ecurinë e duhur në plotësimin e detyrave të planit, si uzina e telave elektrike, fabrika e tekstil trikota­zhit, ndërmarrja e ndërtimit, parku i mallrave, rajoni hekurudhor etj. Shkaqet e mosrealizimeve janë të ndryshme, këtu ka probleme të furnizimit materialo-teknik, probleme të organizimit e të drejtimit. Shembulli i disa ndërmarrjeve që mbyllin planin tetëmujor para afatit, si i uzinës elektromekanike, fabrikës së lëkurë këpucës, uzinës së blojes duhet të nxitë të prapambeturit për më shumë punë. RIFAT DAJTI korresp. i «Zërit të popullit»

Edhe gushti nuk po flet për mirë

- DURRËS - Dy dukuri: ka arritje në disa sektorë, ka realizime të planit në mjaft ndërmarrje, të cilat përbëjnë shumicën, gjë që flet se ato i kanë vlerësuar drejt situatat, kanë marrë masa të forta teknike organizative, kanë forcuar disiplinën dhe kanë qenë gjithmonë në sulm. Por ka edhe jo pak deficite. Në një mbledhje që ka bërë komiteti ekzekutiv i KP të rrethit para ca kohësh, ku thirrri në raport drejtuesit e mjaft ndërmarrjeve që janë me mosrealizim, krahas vështirësive objektive u tërhoq vëmendja në të metat e konstatuara, në mangësitë në disiplinën dhe organizimin e punës, në ndjekjen jo si duhet të burimeve të furnizimit etj. 28 ndërmarrje nuk kanë realizuar detyrat e 7-mujorit. U krijua një deficit në prodhimin industrial prej 37 milionë lekësh. Duhet pas mbledhjes së komitetit ekzekutiv ku u vunë dhe detyrat për përmirësimin e gjendjes? Edhe gushti nuk po flet për mirë. Vetëm gjatë 10 ditëve të para të këtij muaji vazhdojnë mosrealizimet dhe konkretisht 37 ndërmarrje të thelluan deficit në prodhimin industrial me një vlerë prej 44.3 milionë lekësh. Kjo është e përgjithshme. Si pasojë jo mirë paraqiten edhe treguesit financiarë. Dijetra milionë lekë deficit janë krijuar më të ardhurat e buxhetit, po kështu në të ardhurat e ndërmarrjeve. 45 prej tyre nuk kanë realizuar derdhjet e planifikuara (Vijon në faqen 2)

Hapa të sigurt

- GRAMSH - Që këto ditë shifrat e sesionit të planit pranë Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit të Gramshit kanë nisur të flasin për realizimin e detyrave të 8-mujorit. Se cilat janë këto ndërmarrje që kanë ecur më shpejt se koha, mjafton të hedhim një vështrim në muajt dhe vitet e kaluara. Ndërmarrja e grumbullim - përpunimit ku drejton Natasha Jaho, është dalluar gjithnjë për realizimin dhe tejkalimin e detyrave, ndaj tani po futet drejt 5-vjeçarit tjetër me një ritëm pozitiv të pasur dhe bazë të shëndoshë. Po në këtë rrugë janë edhe ndërmarrja pyjore, ku drejton Hyser Bega, si edhe ajo e SMT-së, ku drejton Perikli Mali. Këta shembuj po ndiqen edhe nga kolektivët e tjera të këtij rrethi, të cilat po punojnë me ndjenjë të lartë përgjegjësie për realizimin e detyrave të periudhës. Detyrat e 7-mujorit i realizuan dhe i tejkaluan 16 ndërmarrje dhe degë nga 17 që janë gjithsej dhe po me këto rit-

Mirë globali, po zërat?

- KOLONJË - Nuk do të gabonim aspak po të thoshim se punonjësit e rrethit të Kolonjës drejt fundit të vitit po ecin me sigurinë e plotësimit të detyrave të planit të prodhimit të përgjithshëm industrial, të eksportit, të prodhimit e të dorëzimit të qumështit, mishit e vezëve etj. Tejkalimet e derisotme në këta tregues dhe së toku me to edhe të ardhurat e buxhetit e të ardhurat neto të centralizuar janë një realitet. Veç prej tyre janë edhe dy dobësi që nuk mund t’i mbuloje asnjë perde euforike, tejkalimesh globale. Konkretisht. Nuk janë realizuar mjaft zëra në natyrë. A është e rregullt që një treg i vogël si ai i Kolonjës (dy qytetet bashkë, Ersekë e Leskoviku dhe qendrat e banuara bëhen rreth 9 mijë banorë), të ndjejë mungesën përllokume dhe anarkata? Veç ngëzllenëse është kjo, se lënda e parë për këto prodhime ka qenë në ndër për magazina. Për periudhën prej fillimit të vitit deri më sot pa realizim janë dhe disa zëra të ndërmarrjes së përpunimit - drurit. E ka një bazë argumenti për mosrealizimin e trupave, me që nuk është e evaduar i gjithë prodhimi nga pylli. Por ç’mund të themi për tre zërat e tjerë? Ja, edhe një dobësi tjetër në Kolonjë: ndërmarrja e ndërtimit ka mosrealizuar të ndjeshëm të volumit të ndërtimit. Gjithçka nuk justifikohet me mungesën e njohur të fuqisë punëtore. Të marrim rendimentin. Ai është i pa-realizuar. Por në se do të ishte realizuar rendimenti në ndërtim, do të kishim një rritje të volumit të punës deri në 500 mijë lekë. Po kështu shpërndarja në shumë objekte, krahas vonesës në dorëzim, ka sjellë shqetësime me cilësinë e punimeve. Asnjë justifikim nuk pranohet në këtë ndërmarrje edhe për mosrealizimin e zërave të tille, si dyer, dritare gelqere, pllaka çimentoje, kur baza materiale për to nuk ka munguar. Pas kritikave, që u bënë në mbledhjen e Këshillit Popullor të rrethit, ndihet në lëvizje. Kështu në ndërmarrjen e përpunimit të drurit tani po punohet me metodën e aksionit. Detyrat ditore po tejkalohen edhe në disa zëra që nuk realizoheshin në ndërmarrjen e grumbullim përpunimit. Në ndërmarrjen e ndërtimit u çuan 38 specialistë muratorë, që u shkurtuan nga sektorë të tjerë të ekonomisë. Lëvizja ndihet, por janë vetëm ditët e para. Frytet e plota do t’i dëshmojë më mirë fundi i vitit. KOSTAQ DUKA korresp. i «Zërit të popullit» kolektivat ndjenjën më ritme po ecet edhe për 8-mujorin. Për këtë periudhë prodhimi i përgjithshëm industrial tejkalohet me 4 milionë lekë, me tregues të mirë janë edhe punimet e mekanizuar të karkullimi i mallrave, shërbimet komunale për popull etj. Veç kësaj, blegtorët duke punuar për të mbajtur zotimin e dhënë që deri në shtator të mbyllin planin vjetor të prodhimit të qumështit, kanë dhënë më shumë se 8-mujori që tani 3300 kv qumësht. Tejkalime të ndjeshme janë shënuar edhe në prodhimin e vezëve, perimeve etj. Këto shifra e përmendëm shërbejnë si hapa të sigurtë drejt mbylljes së këtij viti dhe krejt 5-vjeçarit. E kundërta ndodh në ndërmarrjen e ndërtimit, e cila realizon detyrën në masën 76 për qind. Të tilla rezultate ajo ka patur edhe më parë, ndaj për të bilanci i 5 vjeçarit s’ka se si të jetë pozitiv, sepse po nuk plotësove ritmikisht detyrat mbetesh prapa kohës. PIRO VERUSHI

Shoku Adil Çarçani priti zëvendësvaliun e Stambollit Erdogan Izgi

Dje paradite Kryetari i Këshillit të Ministrave të RPS të Shqipërisë shoku Adil Çarçani priti në selinë e Kryeministrisë zëvendësvaliun e Stambollit Erdogan Izgi i cili ka ardhur për një vizitë miqësore në vendin tonë me ftesë të Komitetit Shqiptar për Marrëdhënie Kulturore e Miqësore me Botën e Jashtme. Shoku Adil Çarçani i foli mikut turk për miqësinë tradicionale lidhur të dy popujt tanë, të cilët kanë shumë gjëra të përbashkëta me njëri tjetrin si dhe për mundësitë që ekzistojnë për zgjerimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme midis Shqipërisë dhe Turqisë. Duke përmendur kujtimet e mira që ruan nga vizita që bëri kohët e fundit në Turqi, ai shprehu bindjen se marrëdhëniet e miqësisë e të bashkëpunimit do të konkretizohen më tej në të ardhshmen. Zëvendësvali i Stambollit Erdogan Izgi falënderoi shokun Adil Çarçani për pritjen e ngrohtë dhe për mundësinë që iu krijua për të vizituar Shqipërinë. Duke folur për përshpjet nga kjo vizitë ai vuri në dukje mikpritjen tradicionale të popullit shqiptar dhe shprehu dëshirën për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve e popujve tanë të cilët lidhen me një miqësi të ngushtë. Në pritje morrte pjesë edhe kryetari i Jashtme Jorgo Melica. Ishte i pranishëm edhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Turqisë në vendin tonë, Teoman Surenkok. (ATSH)

MBERRITI NË VENDIN TONË ZËVENDËSMINISTRI I JASHTËM KINEZ

- Zhvillohen bisedime zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme - Me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë dje mbërriti për një vizitë zyrtare e miqësore në vendin tonë, zëvendësministri i Jashtëm i RP të Kinës, Tian Zengpei. Në aeroportin e Rinasit ai u prit nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë, Sokrat Plaka dhe funksionarë të tjerë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ndodheshin gjithashtu dhe ambasadori i RPS të Shqipërisë në Pekin, Justin Papajorgji, si dhe ambasadorja e RP të Kinës në Tiranë, Gu Maoxuan. Po dje, në Ministrinë e Punëve të Jashtme filluan bisedimet zyrtare midis zëvendësministrit të Jashtëm Sokrat Plaka dhe zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të RP të Shqipërisë. (Vijon në faqen 4)

Ministri i Jashtëm priti zëvendësministrin e Jashtëm kinez

Dje pasdite, ministri i Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë, Reis Malile, priti zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të RP të Kinës, Tian Zengpei dhe zhvilloi me të një bisedë të ngrohtë dhe miqësore. Gjatë takimit Reis Malile vuri në dukje se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kinës vitet e fundit kanë njohur një rritje miqësore. Ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të ndërmarrjes dy vendeve në fushat politike, ekonomiko-tregtare, teknike, kulturore, etj. Reis Malile foli për politikën e jashtme të RPS të Shqipërisë dhe dëshirën e saj për zgjerimin e marrëdhënieve dhe forcimin e miqësisë me popujt e tjerë. Ai vuri në dukje rëndësinë që u kushton Shqipëria proceseve pozitive në Ballkan dhe në Evropë dhe mbështetet të gjitha ato hapa që shkojnë në dobi të forcimit të bashkëpunimit, të paqes e sigurisë në kontinentin tonë e më gjerë. Në pritje morrën pjesë ambasadori i të Kinës në Tiranë, Gu Maoxuan. (ATSH)

Në zonat e thella

Tëj maleve, atje ku takojnë rrethet e Mirditës, Dibrës dhe Kukësit, është një fshat i vogël por shumë i bukur, Lajthiza. Gjithë rrugës së gjatë për të arritur atje flasin për të. Ke ndalur në Shkallën e Drobavë ku janë mbaruar bjeshkët e Oroshit, dhe një pamje tjetër e rrallë të shfaqet. - Ja Guri i Kuq, Kunora e Lurës, Liqenjtë e Lurës, Fushë-Lura, Rumia, Pregj-Lura, Arrë-Molla, Tejmolla, Barqa e Artnit... Atje larg duket Korabi, Radomia, Kalaja e Dodës, Kalisi, Vila... «Këtu poshtë përballë, të vogël me dy lagje, është Lajthiza», - thotë Kola, një burrë lajthizak që na udhëheq rrugën në këto male. Telekomunisti i Mirditës, Xhetil Marku, sa rrëmbehet nga një pamje, pasi ecën dhe pakëz rrëmbehet nga një tjetër që e fikson me celuloid. Lajthiza herë i shfaqet herë i fshihet asaj rruge këmbëngulëse që na zbret aty përmes pishave. Gjithnjë e vështrojmë nga lart sikur të ishim fluturim mbi të. E ajo na rrëshqet shtrëng një faqe të malit rreth 1200 m mbi nivelin e detit. Me rrjetin elektrik lidhet me Dibërën, me telefon dhe rrugë automobilistike... Mirditën. Fshatin më të afërt të saj Konajt, me të cilin është në një kooperativë bujqësore, e ka 3 orë larg. Si u ngrit e si mbahet jetë këtu? Sigurisht është kjo gjëja më e mirë për t’u mund të mjesh. Fshati është i vonë. Këtu ishin stane ku dilnin për verim oroshat. Dikush dimëronte një herë. U hap pak toka sa për të mos e lënë plehun të shkonte kot. Stanet u bënë shtëpi, Barinj të të tjerë. Kështu është ngjitur jeta në mal. Ça si bari, ca të tjerë kanë ikur nga fusha.

NE LAJTHIZEN E VOGEL E TE BUKUR

të mos i çonin «nizam» në Anadoll e gjëkëtë. Tregimet për këtë temë janë plot interes. Ndërsa kreshat e maleve i janë sulur qiellit plot lakmi, banori i tyre lakminë e tij e ka pasur që të jetë i lirë, krenar e kryelartë si malet. Për këtë e ka duruar dimrin e ashpër, ka mbajtur plot mundim barrët e jetës me një dashuri tjetër të frymëzuar për këto fole ku ka lindur. Ishim shtruar në sofrën e Zef Kolës dhe fjala doli tek ata që lakmojnë sofrën e huaj. A nuk do ta mbeteshin malet të heshtura e pa jetë, a nuk do të shkretëtoheshin vendet të tjera sikur të gjithë të suleshin plot lakmi në sofrat e të tjerëve, veç, edhe po të tjerët, do të boshatiseshin», - shpejt prej të mirave që as aty nuk blen prej njerëzve? Lajthizaku, malësorët fqinjë të Dibrës e të Kukësit që ndodhen në faqet më edhe po të tjerët, do të boshatiseshin», - ndodhen në faqet (Vijon në faqen 2) Reportazhi