MOBILIZIM I JASHTËZAKONSHËM PËR TË PËRBALLUAR THATËSIRËN E JASHTËZAKONSHME
Gjendja energjetike e vendit dhe ajo e ujit të pijshëm, si dihet tashmë nga të gjithë për shkak të thatësirës së jashtëzakonshme që po vazhdon me intensitet për muaj të tërë, nga dita në ditë po rëndohet.
Rezervat e tanishme ujore në hidrocentrale dhe prurjet e lumenjve janë në nivele fare të ulëta dhe po ulen më tej. Furnizimi i popullit me ujë të pijshëm në disa zona dhe funksionimi normal i ekonomisë për shkak të energjisë, është vënë në vështirësi. Për këtë arsye shteti është detyruar të importojë jashtë planit energji elektrike, import që tani zë rreth një të tretën e konsumit ditor. Megjithatë nevojat e ekonomisë për energji elektrike nuk plotësohen dot.
Në një gjendje të tillë, Qeveria u detyrua dje të urdhërojë ndërprerjen përkohësisht të punës dhe kufizime të tjera në disa uzina e fabrika, gjë që e rëndon më tej gjendjen ekonomike dhe krijon vështirësi të reja në fusha të ndryshme: në pakësimin e të ardhurave valutore e si rrjedhim të importit, në furnizimin me lëndë të para të disa fabrikave, në mungesën e disa produkteve etj. Kjo ndikon edhe në të ardhurat e një pjese të klasës punëtore.
Janë çastet kur gjithë punonjësit, klasa punëtore, fshatarësia, specialistët e kuadrot e të gjitha kategorive, do të bëjnë përpjekjet më të mëdha për t’i zëvendësuar humbjet që do të pësojë ekonomia, duke rritur prodhimin industrial e të ardhurat në ndërmarrjet që do të vazhdojnë punën në sektorë të tjerë të ekonomisë, duke forcuar disiplinën, duke kursyer çdo vlerë materiale, duke i mbyllur rrugën çdo shpenzimi të tepërt e investimi të parakohshëm.
Këto situata kërkojnë më tepër se kurrë ngritjen e hov it revolucionar të Partisë e të punonjësve, frymë militante e atdhetare nga të gjithë, ndjenjë vendosmërie për t’i përballuar e kapërcyer me çdo kusht vështirësitë e krijuara. Vetëm me një mobilizim të fuqishëm, duke punuar me krijimtari, me këmbëngulje, si në kohë të jashtëzakonshme, mund të lehtësohen pasojat e kësaj fatkeqësie të natyrës.
Secili para një detyre qytetare - të tejkalojë eksportin
- LIBRAZHD -
Këto ditë vendin e parë gjatë bisedave në mbledhjet pesëminutëshe apo në analizën për punët e ditës nëpër ndërmarrjet e rrethit të Librazhdit e zë pikërisht kapërcimi i gjendjes së rëndë energjetike.
Nga 6 hidrocentralet lokale, për arsye të thatësirës, tani punojnë vetëm 2. Nga 9 mijë kilovat-orë energji elektrike që duhesh të prodhojnë ata për periudhën më të thatë, janë vetëm 2 mijë kilovat-orë. Pra, edhe një burim energjie, që bënte të mundur të mos merreshin sasi të tilla nga importi, tani po mbyllet. Mbledhja e kryesisë së Këshillit të Ministrave dhe masat që u vendosën atje e japin më të ... shumë shqetësim gjendjen e krijuar shumë kolektiva të këtij rrethi po bëjnë kështu përpjekje që të japin ndihmesën e vet për përmirësimin e bilancit eksport-importit. Minatorët e kromit kanë dhënë deri tani 5.8 milionë lekë mineral tej planit të eksportit, ndërsa ata të minerës së hekur-nikelit rreth 21 mijë tonë mineral tej planit të eksportit. Ndërkohë këto ditë është lidhur një kontratë me një firmë të huaj për të eksportuar dhe 20 mijë tonë boksid deri në fund të vitit. Nga ana tjetër, asnjëra prej ndërmarrjeve të rrethit nuk ka mbishpenzuar energji elektrike dhe që nga fillimi i muajit e deri tani me gjithë kushtet e ulëta... kuotat e ulura kanë kursyer afro 89 mijë kilovat-orë. Dy minierat e Përrenjasit këtë muaj kanë kursyer së bashku mbi 10 mijë e 500 kilovat-orë, ndërmarrja gjeologjike 7500 kilovat-orë, NPD-ja 10 mijë kilovat-orë etj. Synimi është që me kursime të mëtejshme të mbështeten me mirë ndërmarrja e ujërave për të përballuar plotësisht thatësirën e jashtëzakonshme. SEDJIN CEKANI korresp. i «Zërit të popullit» plotësisht thatësirën e jashtëzakonshme.
Shtojnë prodhimin e energjisë elektrike
- KORÇË -
Nëpërmjet televizionit u njohëm me analizën e veçantë që Kryesia e Këshillit të Ministrave bëri gjendjes së jashtëzakonshme energjetike të vendit tonë.
Nëpërmjet televizionit u njohëm me analizën e veçantë që Kryesia e Këshillit të Ministrave bëri gjendjes së jashtëzakonshme energjetike të vendit tonë, në të dhënat e mëngjes kryeninxhinieri i ndërmarrjes energjetike në rrethin tonë të Korçës, Petrika Bello. - Për përballimin e kësaj gjendje, kur ne po e blejmë me valutë energjinë elektrike, si prodhuesa të energjisë tok me punonjësit e termocentraleve të tjerë të vendit, kemi detyra shumë të veçanta. Së pari, të rritim më tej kuotën ditore. Sot këtu nga 48 mijë kilovat-orë energji elektrike që është plani ditor, po prodhohen 60 mijë kilo- duhet të prodhojnë ata në periudhën më të thatë, arrihet bëhet i mundur të mos merreshin sasi të tilla energjie, plotë përfytyrimin e problemit. Si po veprohet përballë kësaj gjendjeje? - Në të gjitha ndërmarrjet po punohet për tejkalimin e planeve të eksportit, - thotë Ilmi Mysliu, përgjegjës i seksionit të industrisë në Komitetin Ekzekutiv të KP të Rrethit. - Llogaritë bëhen kështu: sa më shumë prodhime të planit për eksport, aq më shumë mbyllen shpenzimet e shtetit për të blerë energjinë elektrike nga jashtë. Duke e kuptuar drejt e me
planifikuar, po prodhohen 60 mijë kilovat-orë. Për 24 ditët e muajit gusht detyra është realizuar 124 për qind. Por ja një rezervë: në TEC u shpejtua puna për remontin e kaldajës së parë. Ajo do të jetë e gatshme për punë 23 ditë më parë nga viti i kaluar. Nga ky shpejtim, prodhimin ditor të energjisë elektrike në shtator do ta dyfishojmë, duke prodhuar deri 120 dhe 130 mijë kilovat-orë në ditë. Një konsumator i madh ene-
(Vijon në faqen 2)
NGA VENDIMET NË ZBATIM
Krijohet inspektoriati financiar
Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 228, datë 11.7.1990 «Për organizimin e shërbimeve dhe të artizanatit», ligjëron, veç të tjerave, edhe të drejtën, për të hapur njësi të tregtisë së vogël dhe të artizanatit nga individë të veçantë si privatë.
Natyrisht, si për çdo veprimtari tjetër ekonomike, edhe tregtarët dhe punonjësit e artizanatit privat lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda normave e rregullave të caktuara në dispozitat përkatëse. Ata pajisen me leje të posaçme për ushtrimin e profesionit, i paguajnë shtetit detyrimin financiar, (taksën për të ardhurat që sigurojnë), janë të ndaluar të marrin punëtorë me mëditje, detyrohen të respektojnë rregullat higjieno-sanitare, të shërbimit veteriner e ato të peshmatjes. Këta punonjës mbajnë një dokumentacion të thjeshtë për të ardhurat që sigurojnë, për blerjet e lëndëve të para që do të përpunojnë etj.
Krahas këtyre rregullave ligjore, për veprimtarinë normale brenda normave të caktuara, Këshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin tjetër, nr. 228, datë 1.8.1990, me të cilën u krijua inspektoriati financiar si organ shtetëror që do të merret, veç të tjerash, edhe me drejtimin, organizimin dhe kontrollin e veprimtarive private. Inspektoriati financiar do të funksionojë në seksionet e financës të komiteteve ekzekutive të KP të rretheve dhe do të drejtohet nga Ministria e Financave.
Që puna e këtij inspektoriati të jetë sa më e frytshme, dhe për të parandaluar shkeljet e spekullimet, atyre u janë dhënë disa kompetenca të veçanta. Të tilla janë ato për të kontrolluar ushtrimin e profesioneve pa leje, veprimet e kundërligjshme për tregtinë e ndaluar, siç janë blerjet për shitje me qëllime fitimi të mallrave dhe të sendeve nga blerjet që dalin në këtë fushë është organizuar e po merret një informacion periodik për të gjitha rrethet. Ka rrethe që po e ndjekin mirë hapjen e tyre, si Shkodra, Kruja, Durrësi e ndonjë tjetër. Por në disa rrethe të tjera e qytete të mëdha ka vonesa e nuk po i kushtohet kujdesi i duhur këtij problemi. Në Tiranë, për shembull, më një popullsi prej afro 300 mijë banorë, janë hapur shumë pak njësi me gjithë kërkesat kaq shumë. Kjo gjë vërehet edhe në rrethe të tjera. Ky problem po ndiqet edhe nëpërmjet kontrolleve që po ushtrohen nga inspektorët e financës dhe punonjësit e kontroll-revizionit të komiteteve ekzekutive të KP të rretheve. Më mirë mendojmë se duhet organizuar ky kontroll edhe nga organet e tjera, sidomos, kontrolli higjieno-sanit ar dhe i shërbimit veterinar.
Ka edhe probleme për të cilat mendojmë se duhen gjetur rrugë për t’i zgjidhur. Për sigurimin e lokaleve po hasen vështirësi, se disa persona që kërkojnë të ushtrojnë veprimtari të tilla, nuk janë në gjendje t’i ndërtojnë me mjetet e tyre. Mendojmë se ky problem mund të zgjidhet duke u dhënë lokale me qera ose të shihet mundësia e dhënies së kredise për ndërtimin e tyre. Edhe për sigurimin e disa mjeteve të punës, si frigoriferë, banakë etj., po hasen vështirësi jo të vogla. Mendojmë që organet e tregtisë dhe ato të shërbimit komunal duhet të marrin masa për sigurimin e këtyre mjeteve kundrejt pagesës që do të bëjë i interesuari. Ndryshe këto mungesa i lënë shteg edhe abuzimeve e sigurimit të tyre në rrugë jo të ligjshme.
Tregtia kooperativiste në hapat e para
NË MAT:
Që tani, në prag të vjeshtës, duket se tregu në qytetin e Burrelit është gjallëruar.
Shkak për këtë u bë një vendim i plenumit të Komitetit të Partisë të Rrethit në muajin mars, i cili la detyrë që në qytetet Burrel, Ulëz, Krastë dhe Klos të ngriheshin brenda muajit njësitë e shitjes së tepcave të prodhimit nga kooperativat bujqësore. Në të vërtetë, disa ekonomi, si Komësia, që është afër Burrelit; Kurdaria dhe Shoshajt, sidomos NB-ja, vepruan menjëherë. Ndërkaq ndërmarrja e ndërtimit u erdhi në ndihmë duke ua dorëzuar lokalet para afatit. Kështu njësitë e para u furnizuan me perime e fruta brenda afatit që caktoi plenumi. Shembull më të mirë e dha NB-ja. Më parë, siç tregon drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Aqif Çupi, edhe mishi na është prishur duke pritur që të tërhiqte ndërmarrja tregtare ose ajo e grumbullimit. Tani ato filluan të dalin drejt e në treg pa asnjë vonesë. Kështu ruhet jo vetëm prodhimi, por edhe freskia e tyre.
Pikërisht nga kjo rrjedh e frytshme, vetëm në këtë ekonomi, që nga marsi e deri tani janë siguruar rreth 80 mijë lekë të ardhura. Kështu edhe ekonomitë e tjera bujqësore, sidomos Komësia dhe Kurdaria kanë siguruar të ardhura jo të pakta nga ky treg. Mirëpo vendimi që u mor në mars, nuk vuri detyra vetëm për këto ekonomi. Disa prej drejtuesve të ekonomive që nuk kanë qenë në treg, ia hedhin përgjegjësinë për moszbatimin e këtij vendimi mungesës së lokaleve. Edhe kjo mund të pengojë, po Derjani ka dhënë një shembull të mirë, duke dalë aty ku mundet, edhe jashtë rrethit, në qytetin e Kurbneshit, ku ka më shumë leverdi, duke shtuar të ardhurat për kooperativistët nga shitja e tepcave. Ndërsa ekonomitë e tjera, kush duke u shfajësuar me largësinë, kush me mungesën e mjeteve apo lokaleve, deri tani nuk kanë dalë në treg dhe lejojnë të dëmtohen tepcat e prodhimit, kur mund të sigurohen nga kjo misione të ardhura. Nga ana tjetër, moszbatimi i këtij vendimi, edhe tregun e tri qyteteve të tjera të Klosit, Ulzës e të Krastës, që janë larg qendrës së rrethit, i ka lënë pa furnizim të bollshëm me prodhime bujqësore e blegtorale.
FRANO CAKA
korresp. i «Zërit të popullit»
Një aksion për strehimin sapo ka nisur
NË ELBASAN:
Këto ditët e fundit Komiteti i Partisë i Rrethit të Elbasanit u ndal dhe caktoi detyra konkrete për shtimin e numrit të apartamenteve të banimit për qytetarët për këtë bisëdum me përgjegjësinë e seksionit të ndërtimit në komitetin ekzekutiv të KP të rrethit, Ferdinand Saraçi.
Ai shpjegon se deri në nëntor të vitit 1991 do të ndërtohen jo më pak se 1700 apartamente banimi, prej të cilëve 1200 me ndihmës së vullnetare dhe 500 të tjera nga ndërmarrja e ndërtimit. Kombinati metalurgjik ka marrë përsipër të ndërtojë rreth 400 apartamente, kompleksi hidroenergjetik i Banjës 220 apartamente (60 prej të cilave do t'i përfundosh në fund të këtij viti), ndërmarrja e ndërtimit montimeve 120 apartamente etj.
Mjaft prej ndërmarrjeve, kanë marrë edhe sheshet e ndërtimit dhe puna ka nisur në 200 apartamente. Së shpejti do të jepen sheshe të tjera edhe për ndërtimin e përqëndruar të 800 apartamenteve.
Korresp. i «Zërit të popullit»
Sesion shkencor kushtuar 70-vjetorit të Kongresit Arsimor të Lushnjës
Me rastin e 70-vjetorit të Kongresit Arsimor të Lushnjës, seksioni i arsimit pranë Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit të Lushnjës dhe Instituti i Studimeve Pedagogjike organizuan dje paradite në kinoteatrin e këtij qyteti sesionin shkencor «Kongresi arsimor i Lushnjës - ngjarje e shënuar në historinë e arsimit tonë kombëtar».
(Vijon në faqen 3)
MBI MARRËDHËNIET MIDIS RPS TË SHQIPËRISË DHE SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS
Në përgjigje të pyetjes së korrespondentit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare mbi ecurinë e bisedimeve për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis RPS të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme bëri të ditur se përgjigjja është lidhur me këtë problem midis dy palëve amerikane që janë diskutuar në mënyrë bilaterale.
Bisedimet e fundit janë zhvilluar në Washington më 23 gusht 1990 dhe delegacioni ynë kryesohej nga ambasadori shqiptar në OKB Bashkim Pitarka, ndërsa në delegacionin amerikan bënte pjesë ambasadori i Sekretarit të Shtetit Kurt Kamen.
Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi procedurën dhe dokumentet e nevojshme për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona në një kohë të afërt. Po kështu u fol për zgjerimin e konkretizimin e marrëdhënieve në fushat e ndryshme, mbi bazën e respektimit e mirëkuptimit reciprok. U vlerësuan gjithashtu pozitivisht hapat e ndërmarra kohët e fundit në vendosjen e shkëmbimeve dhe kontakteve midis personaliteteve të të dy vendeve dhe u shpreh dëshira reciproke për vazhdimin e rritjen e tyre në të ardhmen. Të dy palët kanë deklaruar të takohen përsëri për të formuluar përfundimin e dokumentave përkatëse. (ATSII)
Si është rinia sot, do të jetë Atdheu nesër
— Aktiv kombëtar i rinisë ushtarake —
Dje, në një nga sallat e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë Popullore në kryeqytet, u zhvillua aktiv kombëtar i rinisë ushtarake.
Merrnin pjesë sekretarët e komiteteve të rinisë sekretare e reparteve ushtarake, të kufirit e të Ministrisë së Punëve të Brendshme, etj.
Ndodheshin edhe anëtari i Byrosë Politike dhe sekretari i Komitetit Qendror të Partisë, shoku Çami, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë dhe ministri i Mbrojtjes Popullore, shoku Kiço Mustaqi.
Aktivin e hapi sekretari i parë i Komitetit Qendror të BRPSH-së, Lisen Bashkurti.
Referatin me temë «Si është rinia sot, do të jetë Atdheu nesër» e mbajti sekretari i Komitetit Qendror të BRPSH-së, Luan Bregasi. Në referat, diskutime e debate u theksua se rinia ushtarake, nën udhëheqjen e Partisë, është mobil-
zuar si kurrë ndonjëherë rreth Partisë për të ruajtur si sytë e ballit pavarësinë dhe rrugën socialiste që e kemi zgjedhur vetë me gjak, me mund e sakrifica të shumta. Rinia ushtarake, u vu në dukje në aktiv, po jeton e lufton duke të me zhvillimin e situatave të sotme politiko-ushtarake në botë, në rajonin e Mesdheut e përreth nesh. Asnjë iluzion pacifist e demoralizues nuk do të ketë në radhët e rinisë ushtarake përballë këtyre situatave. Sot kërkohet më tepër se kurrë që rinia ushtarake të ketë prurje të lartë politike, vigjilencë e gatishmëri të lartë ushtarake.
Proceset e demokratizimit të jetës së vendit, të mishëruara në planet e kohëve të fundit të KQ të Partisë dhe në fjalimet e shokut Ramiz Alia, janë kuptuar drejt dhe dhe në rininë ushtarake. Këto pro-
(Vijon në faqen 3)
HAPAT E SIGURT TË RRITJES
Reportazh
Duke udhëtuar për në Kurbnesh, për në skajin më verilindor të rrethit të Mirditës, bashkë me Bar-dhok Kokën, drejtorin e shtëpisë së kulturës, qëndrojmë një grimëherë buzë lumit Urakë, i cili krejt natyrshëm ka qenë vend në bisedën tonë.
Sakaq më kujtohet një shkëmb i profesores Shuterigj, botuar shumë vite më parë, ku e krahaso Urakën me lumin e Kukës, të cilin Çajupi ynë i madh e quan «të huaj». Bardhoku thotë se në shumicë nga këngët folklorike të trevës, lumi është i pranishëm. Se i thotë kështu lumi edhe në jetën e këtyre banorëve. Pikërisht në atë që tingëher et dhe qyteti i vogël, por gjithësesi i bukur, i ndërtuar i tërë pas viteve gjashtëdhjetë. Dhe që nga ajo kohë ai ka qenë vend ndër vendet e krenarisë së ndërtimit të qytetit-minatorëve. Se minatorët ishin banorët e tij të parë. Ata e rritën dhe e lartësuan qytetin, i dhanë atij emrin e tyre.
Në qytetin e minierës, ngritur në një nga mjediset e shtëpisë së kulturës, është edhe një fotografi që do t'ia tërheqë vëmendjen çdo vizitori. Një djalë rreth të njëzetave është fiksuar në të duke shtrydhur një karrocë të drunjtë të ngarkuar me mineral bakri. Na çon ajo në ditët kur udhët e ndërlidhjes të qytetit minator sapo kishin nisur. Sot, pas tridhjetë vjetësh, po i vjen në vijë të drejtë gjerësia e minierës së Kurbneshit, arrijnë një gjatësie të barabartë me rrugën automobilistike Tiranë - Shkodër. Djaloshi i atëhershëm, Prenkë Paluja, rriti e u burrërua bashkë me minierën. U bë minator i nderuar e humanist i pararojës.
— Kur fillova punë në minierë, më thanë të merrja shpatën në qytet. - tregonte para disa kohësh Prenge? Para? - Por unë nuk pranova, jo se s’me pelqente qyteti, por nuk vëndi i thash se, së si nëntë? (tekst i paqartë) si pa shkuli, si zënë mrr? (teksti i paqartë).
Në shëtpinē le librarën. Qarès?? ...
Letër në redaksi
Ujë ka, hidrocentrali nuk punon
Para ca kohësh ndoqa me vëmendje një bisedë nga një grup punonjësish në Radiotelevizion për kursimin e energjisë elektrike dhe për mundësitë e vënies në punë të hidrocentraleve të vegjël, si burim shtesë për këtë pasuri shumë të çmuar.
Sidomos pas këtyre muajve të një thatësire të jashtëzakonshme, kjo është më se domosdoshme. Ja pse po ju shkruaj këtë letër, duke u nisur nga një fakt i thjeshtë: Para ca kohësh isha në fshatin Tatëzat të rrethit të Sarandës dhe atje në buzë të fshatit para shumë ujërave muaje të fshatit para shumë ujë- tesh, ka qenë një central i vogël. Ky central sot nuk funksionon. Si ka mundësi të mos shfrytëzohet gjithë ai ujë që buron atje?
Kur ndërtojmë hidrocentrale të tjera, të fuqishëm, nuk do të thotë të harrojmë burimet e tjera. Shfrytëzimi i këtyre rezervave të vogla vendos se ka vlerë të madhe.
ZEQO PULAJ
Babrru, Tiranë