30/08/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

30 gusht 1990

PUNË SULMUESE PËR TË MBYLLUR 6-MUJORIN E DYTË

PËRBALLE DETYRAVE, PËRBALLE ZOTIMEVE Shqetësim më të madh për mosrealizimet - Vlorë - Mosrealizimet e uzinës së sodë-PVC-së rëndojnë shumë mbi prodhimin e përgjithshëm industrial të rrethit. Rëndojnë edhe mbi punën e arritjet e mjaft ndërmarrjeve në rreth e të tjera të vendit. Këto i dinë mirë në uzinë, në rreth, dhe në ministri. Po ç’përpjekje bëhen për të mënjanuar shkaqet e mosrealizimeve? Në uzinë thonë, p.sh. se gati 30 për qind e mosrealizimit krijohet nga mungesa e gazmërisë teknike. Bëhen përpjekje që të kryhen në kohë remontet, madje me shpejt, të shmangin prishjet e t’u shërbehet pajisjeve etj. Po fakti që shfaqen të meta në cilësinë e këtyre punëve madje, edhe pakujdesi në disa raste, diktojnë para organizatave-bazë të Partisë e lëvave të saj përgjegjësinë për të vepruar më konkretisht për secilin problem për zgjidhje më të arsyeshme e më të ardhshme. Për mbarëvajtjen e punëve në uzinë kërkohet edhe aftësimi më i mirë nga rrethi e ministria. Sepse ritmikën e pengojnë dhe vështirësi të furnizimit me lëndë të ndryshme ose mospërndarja e prodhimeve. Konkretisht, shqetësuese është shpërndarja jo ritmikisht e acidit klorhidrik. Aftësinë depozituese uzina e ka për prodhimin e tri ditëve. Aritmia në shpërndarjen detyrimisht ul prodhimin në elektrolizë, me rrjedhime kjo dhe në artikuj të tjerë. Për 7-mujorin fabrika e letrës në Lezhë nga 98 tonë acid, ka tërhequr 10 tonë, ndërmarrja e nxjerrjes së naftës në Vlorë ka tërhequr më pak se plani afro 190 tonë antibiotiku i Tiranës vetëm 65 për qind të sasisë etj. Gjithsesi, është tërhequr 89 për qind e acidit të planifikuar. Një gjë e tillë ndjehet dhe në shpërndarjen e klorit të lëngët etj. Jo ritmikisht furnizohet uzina edhe me gurë nga fabrika e çimentos. Gjatë 27 ditëve të gushtit mungesa arriti 2500 tonë. Janë këto e të tjera probleme që meritojnë vëmendje për t’u zgjidhur me bashkëveprim më të mirë midis seksioneve të rrethit e dikastereve. Po përçaktues, siç pranohet, këtu mbetet roli i vetë kuadrove dhe kolektivave të uzinave për të zbatuar deri në një detyrat që caktohen. VANGJEL STEFA korresp. i «Zërit të popullit»

Forca të reja në punë

- PERMET - Në zbatim të vendimeve të Plenumit të 11-të të KQ të Partisë, në detyrat për 6-mujorin e dytë është parashikuar edhe zënia me punë e forcave të lira në qytetin e Përmetit dhe të Këlcyrës. Në fillim të muajit korrik në këshillat popullorë të lagjeve dhe në seksionin e punës në komitetin ekzekutiv ishin regjistruar 44 veta, nga të cilët 31 gra. Gjatë dy muajve janë kthyer — janë marrë masa dhe u dha sistemimi në punë, duke mbajtur parasysh si kriter që të rritet prodhimi dhe të mos preket paga e punëtorëve të reparteve dhe veprimtarive të tjera, ku dërgohen këto forca të reja pune”. Sipas analizës që ka bërë shtabi i këtij aksioni ditët e fundit, del se nga 20 të rinj që kanë mbaruar shkollat profesionale, 16 janë sistemuar sipas profesionit; nga 98 të rinj që kanë mbaruar shkollat e mesme, janë sistemuar 50 dhe nga 44 forca të lira në pritje për vende pune, janë sistemuar 35. Megjithë seriozitetin dhe për- (Vijon në faqen 2)

Përtej tejkalimit të treguesit «mall i shitur»

- KORÇË - Në bisedë me punonjësin e seksionit të planit në komitetin ekzekutiv të kp të rrethit, Niko Rapin — Janë 7 ndërmarrje në rrethin e Korçës, ku që nga 1 korriku punohet me mekanizmin e ri ekonomik. Është e natyrshme që secili specialisht kuadër apo punonjës i thjeshtë, së pari të pyesë: si u arrit në këtë ndërmarrje treguesi «mall i shitur». Tani është e qartë se pa plotësimin e këtij treguesi nuk mund të mendohet që të sigurohen të ardhurat neto. Pa përgjegjësi e përgjigjen: nga të 7 ndërmarrjet, 5 prej tyre e tejkaluan këtë tregues. Të shohim tej këtij treguesi, nga një analizë e hollësishme që u organizua nga një grup shokësh të aparatit të komitetit ekzekutiv në ndërmarrjet me llogari më vete, dalin disa probleme. P.sh., flitet me të drejtë për një përvojë të mirë në ndërmarrjen e prodhimit të veshjeve. Vërtet atje mekanizmi i ri ekonomik, si të thuash, është shtrirë në tërë gjymtyrët e veta. Plani i shpenzimeve me analiza përkatëse është detajuar deri tek repartet. Nga dega e planit shpenzimet po ndiqen me operativitet. Dokumentacioni ndërmarrësor krijon kushte për ta pasur në dorë përdorimin me dorë të shtrënguara të lëndëve të para dhe atyre ndihmëse. Të duket se këtu gjithçka ka marrë fizionomi të plotë. Megjithatë edhe në këtë ndërmarrje me përvojë, diçka çalon. Ja përse: dega e financës merr përsipër ndjekjen kon- nizmit të ri ekonomik. Kalojmë më tej, ndihet shqetësimi për mekanizmin e ri në ndërmarrjen e grumbullim-përpunim-qumështit. Nuk është e rastit që këtu të gjithë treguesit, si prodhim i mallit i shitur, arritja e masave, shpenzimet e prodhimit dhe fitimi janë në nivele të kënaqshme. Athehërë për çfarë mund të kërkojmë? Përgjegjësi i punishte së qumështit në Bilisht na sqaron: «Unë jam në gjendje të pasqyroj saktësisht të ardhurat dhe shpenzimet për punishten ku drejtoj. Atëherë a nuk duhet në së bashku, 7 punonjës, të përgjigjemi për të ardhurat e punishtes që e mbi këtë bazë të shpërblehemi? Gjithashtu, ishte gjë e mirë lidhja e shpërblimit të punëtorëve të ndërmarrjes së prodhimeve të fajancës me skarcitetin e prodhimit. Por vështirësitë sa subjektive aq edhe organizative, nuk duhet të bëhen këtu frenim për ta pasur këtë një normë të përhershme. Se nuk është normale që kusuret e skarcitetit të reparteve të prodhimit të pllakave majolike t’i vuajnë dhe punëtorët që punojnë për prodhimin e lavamaneve, ku skarciteti është i ulët.” KOSTAQ DUKA korresp. i «Zërit të popullit»

Analiza në kohë

- BERAT - Midis treguesve kryesorë të rrethit, me përjashtim të prodhimit industrial me mbetjet teknologjike, në plotësimin e 120 për qind, të dhënat operative për treguesit e tjerë nuk janë të mirë. Mund të në- merren një sërë faktorësh përkeqësues, siç mund të jetë gjendja e vështirë hidroenergjitike e ndonjë tjetër, por ata nuk mund të përdoren dot si organ për të mbuluar edhe punën konkrete të përditshme të gjithësesilit kuadër, specialist e punëtor. Fakti që në kushte të tilla të vështira 22 ndërmarrje plotësuan dhe tejkaluan detyrat, tregon për këmbëngulje e masa të frytshme tekniko-organizative nga këto të fundit. Pra, për një përvojë që duhet të përgjithësohet brenda rrethit. A e bëmë mirë gjithçka këtë varet prej nesh? Shpesh kjo pyetje bëhet në analiza 15-ditore apo mujore, ndërkohë që s’ka asnjë arsye të mos bëhet përditë. Bie fjala, a mund të kuptohet që NTUS-1 që muajin e parë të shet shkopujes e të ushtrimit të veprimtarisë me llogari më vete, të dalë me mosrealizim plani? Po kështu edhe ndërmarrja e grumbullimit, e cila si 6-mujor e kish tejkaluar eksportin, si 7-mujor del me mosrealizim, se krijoi deficit. Kjo gjendje duhet të ndryshoje e të dalë përgjegjësia tek drejtuesit. ASLLAN SARAÇI korresp. i «Zërit të popullit» Ja jashtë kriterit, i thoshin disa miq dhe shokë, s’ke më moshë për shofer! Dhe dikur e gjet një të çarë në «blindirën» e kriterit, sa për t’u tregistruar në kurs. Ka nga punë, më thoshin, qe «shoferi i lindur» ai, po të shprehemi me fjalët e dashamirësve të tij. Pasioni e shtynte ta kërkonte rrugën e jetës dhe e gjeti përmes një mijë vështirësive artificiale e barrierave të burokracisë. A nuk ta vlen respekti për të tillë djem?!…

Nga e pret fshati furnizimin me materiale ndërtimi

TERHEQIM VEMENDJEN Në të hyrë të qytetit të Lezhës, pranë serrave të ndërmarrjes bujqësore, të sheh syri disa njerëz që me kamina të thjeshta, të bëra me mjete rrethanore, prodhojnë tulla. Më tej, në të dyja anët e lumit, dallon përsëri kamina të tilla dhe njerëz që presin tulla e tjegulla. Nevoja i ka detyruar këta kooperativistë të prodhojnë materiale ndërtimi qaq të kërkuara. Në pamundësi për t’i plotësuar kërkesat nga NTSH-ja, ata vazhdojnë t’i prodhojnë në këtë rrugë tradicionale dhe me leverdi ekonomike. Kjo është një rënie pamje. Veç s’duhet harruar se kërkesat për-seri janë më të mëdha. Të shohim tani nga i sigurojnë kooperativat këto materiale ndërtimi për të plotësuar nevojat për ndërtim në fshat. Pothuajse i vetëm burim ka mbetur dega e furnizimit të bujqësisë, se, veç kooperativës së Trashanit, asnjë ekonomi tjetër bujqësore në këtë rreth nuk ka prodhuar vetë të tilla materiale ndërtimi, me përjashtim të qelqeres dhe gurëve, ku tradita tash është ruajtur disi. Edhe pse kërkesat janë të mëdha, drejtuesit dhe ekonomistët e këtyre ekonomive kanë gjetur si rrugë më të lehtë t’i kërkojnë këto nga shteti. Megjithëse një pjesë e tyre vijnë nga larg, nga rrethe të tjera, megjithëse në të shumtën e rasteve ndërtimi i një objekti social-kulturor në fshat, i një salle apo magazine mund të zgjasë dy apo tre vjet për mungesë edhe të materialeve, prapë se prapë vazhdon i njëjti avaz i shfajësimeve, «nuk na plotëson DFB-ja» nevijmat me bazë materiale». Herë-më ngojnë tullat, herë çimentoja, herë gëlqereja e herë gurët. Edhe këtë 6-mujor, investimet për ndërtim në fshat u plotësuan vetëm 35 për qind, kuptohet krejtësisht për mungesë të materialeve të ndërtimit. Me ankesa, duke u qarë për zyrat e komitetit, se na mungojnë këto e ato materiale ikën viti e ndërtimet i kalojnë vitit pasardhës. As ministria e as komiteti ekzekutiv nuk prodhojnë tulla e llaç. Që ka vështirësi dihet, që kërkesat janë më të mëdha, edhe kjo njihet. Po hallet e kooperativës kryetari dhe administrata s’mund t’i zgjidhin me ankesa: Sa mirë veprojnë anëtarët! Kur e shohin se s’kanë burim tjetër për të plotësuar nevojat me materiale, ndërtojnë, i prodhojnë vetë ato. Në shumicën e rasteve nuk për vetë, por edhe kooperativës i shesin gëlqere, tulla, gurë etj. Po kooperativa s’mund ta bëjnë këtë gjë në mënyrë të organizuar? Sigurisht mund ta bëjnë. Kooperativa e Trashanit ka pasur e ka traditë në këtë fushë; e prodhon për vete e u shet edhe ekonomive të tjera. Zejmen, gjithashtu prodhon gëlqere dhe gurë; Ishull-Lezha e Ballçeni kanë pasur traditë për prodhimin e tullave. Si u shua kjo traditë kur kërkesat e nevojat për materiale të tilla janë shtuar? Le ta shohim çështjen edhe me syrin e ekonomistit. Në tërësi, nga veprimtaritë ndihmëse në sektorin kooperativist në këtë rreth s vijet janë planifikuar të sigurohet 6 për qind të të ardhurave gjithsej. Si 6-mujor 8 për qind janë plotësuar të ardhurat nga ky sektor. Por ç’përla-gjëson materialet e ndërtimit në përllogaritjen e këtyre veprimtarive? 100 mijë lekë gjithsej për gjithë sektorin kooperativist për gjysmën e vitit; kryesisht këto të ardhura janë siguruar nga prodhimi i gëlqeres. Në seksionin e planit në Komitetin Ekzekutiv të KP të rrethit mësojmë se prodhimi i materialeve të ndërtimit nuk u planifikohen kooperativave, pra është një detyrë fakultative. Plani i shtetit për prodhimin industrial pothuajse plotësohet nga veprimtaria e bukës dhe përpunimi i qumështit, të tjerat mbeten në dëshirën e drejtuesve: kush do e bën, kush nuk do s’e bën. Kur shfleton bilancet e 6-mujorit të parë, pothuajse të gjitha kooperativat nuk kanë prodhuar materiale ndërtimi. Si duket, këta tregues në bilance kanë mbetur për inerci të traditës. Kjo nuk duhen marrë serioze për kryesitë e kooperativave, për më tepër që nevojat janë mjaft të mëdha dhe ndërtimet për sivjet kanë mbetur në «hava». Interesi ekonomik do të shtohet kur ekonomitë t’i futen seriozisht kësaj veprimtarie, sidomos kooperativat malore mund të sigurojnë të ardhura të mëdha nëpërmjet shitjes. THANAS SAHAÇIÇU THANAS SAHATÇIU

PRITJE NË PRESIDIUMIN E KUVENDIT POPULLOR

Dje paradite, sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Sihat Tozaj priti në selinë e Presidiumit të Kuvendit Popullor delegacionin parlamentar të Republikës së Finlandës të kryesuar nga kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit, Markus Aaltonen. Pasi u uroi mirëseardhjen, ai i njohu miqtë nga Finlanda me funksionimin e Kuvendit Popullor, të Presidiumit të tij, të Komisioneve të Përhershme dhe veprimtarinë e deputetëve si përfaqësues të popullit në organin më të lartë të pushtetit shtetëror. Gjatë bisedës ai u ndal veçanërisht në punën që po bëhet për thellimin e mëtejshëm të demokratizimit të jetës së vendit, për përsosjen e legjislacionit tonë socialist, të mekanizmit të zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin Popullor, etj. Ai theksoi se vizita e delegacionit parlamentar të Republikës së Finlandës do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis të dy popujve tanë. Miqtë nga Finl-anda falënderuan për pritjen që iu bë dhe shprehën ndjenjat e miqësisë dhe të respektit për popullin shqiptar si dhe u ruan që bashkëpunimi midis të dy parlamenteve të vendeve tona të zhvillohet më tej në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë. Pritja kaloi në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore. (ATSH)

Ministri i Jashtëm priti delegacionin parlamentar finlandez

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Reis Malile, priti dje delegacionin parlamentar të Republikës së Finlandës të kryesuar nga kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit, Markus Aaltonen. Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Reis Malile, priti dje Në bisedën e ngrohtë dhe miqësore që u zhvillua mes këtyre rast-eve pozitive e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Finlandës, si dhe u shpreh dëshira reciproke që këto marrëdhënie të bashkëpunimit miqësor të zhvillohen edhe më tej në dobi e interes të popujve tanë. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime edhe për procesin e sotëm të sigurimit dhe të bashkëpunimit në Evropë, për interesimin e të dy palëve për proceset pozitive që zhvillohen aktualisht në kontinent. Po kështu në takim u fol edhe për bashkëpunimin ballkanik si dhe për përpjekjet që po bëhen për të çuar përpara atë. (ATSH)

Nga takimet e vizitës së delegacionit parlamentar të Republikës së Finlandës

Ministri i Tregtisë së Jashtme, Shefqet Kërçeli, pati dje një takim të ngrohtë me Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për mundësitë e zgjerimit të mëtejshëm të shkëmbimeve tregtare dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve. (Vijon në faqen 4)

TREGIM PËR DISA NGA TË NJOHURIT E MI

Atdheu janë malet dhe fushat, lumenjtë dhe detet, tërë hapësira përbrenda kufirit shtetëror. Atdheu janë edhe njerëzit, ata që e kanë lidhur jetën e tyre, brez pas brezi, me truallin që mban emrin: Shqipëri! Janë bashkëatdhetarët ata që i japin emrin e mirë Shqipërisë dhe që jetojnë nën dhe lavdi prej saj. E pasur toka dhe nëntoka shqiptare, më e pasur bota e shqiptarëve. Është folur dhe shkruar shumë për shqiptarët, ende flitet dhe shkruhet për ta, por është e vështirë ta rrëkosh gjithësinë shpirtërore të njeriut shqiptar. Evolojnë dita-ditës mendësia dhe psikologjia e bashkëatdhetarëve, motive të reja shtohen në jetën e tyre. Por nuk ndryshon Atdheu, siç nuk mund të ndryshohet dot atësia. Mbresа Shoferi Naxhip Domeri është bashkëfshatari im. Punon me një makinë benzine «gaz», të kooperativës së Konispolit. E ka marrë edhe patentën e naftës dhe dëshira e tij më e madhe është ta aholhi veten në timonin e një kamioni të madh nga ata që punojnë me naftë. Duhet t’i ketë kaluar të tridhjetat Xhipa, madje, në mos gaboj, është bërë edhe baba. Në fshat ka një shtëpi njëkatëshe me tri dhoma, një oborr dhe kopësht me lloj-lloj pemësh dhe har-dhi që mbulojnë shtëpinë me blerimin e tyre. Xhipa e ka vënë jetën përpara. Makina e mirëmban, dhe është për t’u përgëzuar për punën që bëjnë. Vërtet puna që bëjnë e kënaq. Ai është zanati i shoferit, edhe drejtuesi i kooperativës janë të kënaqur me punën e tij, edhe njerëzit. S’thonë kot: kush gënjeshtme fjalë të keqe për të (e gjen kur të duash një ar-sye për ta sharë shoferin, majfton të të lerë njërën një rrugë). Të mos ka ketë pritur kush ndonjëherë ku të bëjë zhurmë. Sidoqoftë Xhipaja është aftë të bëjë për vete njerëzit. Pikërisht kjo aftësi e ndihmoi atë ta fitonte në këtë pasion e tij. Se është një rregull që kursin e shoferëve u dashkan ta ndjekin të rinj 16-18 vjeçarë, mundësisht sapo të kenë mbaruar 8-vjeçaren dhe pa shkuar ush-tarë. Ja që Xhipaja nuk mundi të regjistrohej në kurs në këtë periudhë moshe, sado i pasionuar që qe! Dhe pikërisht këtu zë fill «odiseja e tij»; u lidh me lloj-lloj shoferësh dhe, sa zbriti nga një makinë hyjte në tjetrën. Ndërsa shokët e tij vazhdonin shkollën e mesme, jeta plot kë-rrshtje e Xhiprës rridhte nëpër kabinat e makinave. E mësoi zanatin si askush tjetër, megjithëse s’mund ta lartonte sepse i mungonte patenta e dëshmi. As ni u bë mori prej patentën, megjithëse kishte vënë punën në udhë, përvoja po ashtu. I mbushur ushtarin po nuk shërbeu për të, përpjekjet e tij për të gjetur atë që përpiqeshin që ka do regull... Je moshë për shofer! Dhe dikur e gjeti regjistruar • Mësuesi i bio-kimisë Uzri Alku, 29-vjeçar, është nga Grazhdani i Dibrës. Fëmijëria dhe rinia e tij rodhën nëpër një shtrat të zakonshëm, siç rrjedhin, për shumë djem e vajza me dëshira të mëdha për dijë dhe kulturë, që pasi mbarojnë me rezultate të mira shkollën e mesme, vazhdojnë në njërën apo tjetrën degë të universitetit, për t’u bërë kuadrot e së ardhmes. Uzri ndoqi institutin e Shkodrës, dhe s’i mbároi, u emërua mësues në Pashkët e Gollobordës. Spati ndonjë pretendim për vendin e punës me rezultatet e arritura në kujtim; ndërsa në vend të mirë, për pedagog apo të paktën mësues i plotë të shkollës 8-vjeçare në Pashkët, ku kishte fituar respektin e kolegëve, mes çështjeve dhe të shkurtat e tij. Në fusha nëpër shtyp si dijali e të rritur, që nga fillimi i shkollës dhe deri sot…” (Vijon në faqen 3)

Punëtorët Shaban Bedria dhe Llukan Prifti janë ndër më të dalluarit në SMT-në e Fierit. (Foto: N. Xhufka) Punëtorët Shaban Bedria dhe Llukan Prifti janë ndër më të dalluarit në SMT-në e Fierit. (Foto: N. Xhufka)