PËRSHËNDETJA E MINISTRIT TË ARSIMIT, PROF. SKËNDER GJINUSHI, ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT TË RI SHKOLLOR 1990-1991
Të dashur nxënës e studentë, mësues e pedagogë, të dashur prindër.
Më lejoni që me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor t’ju uroj suksese në punën tuaj të përbashkët për përvetësimin e dijes prej brezave të rinj. Dinamizmi i jetës sonë ka bërë që çdo vit të ketë veçoritë e tij. Edhe ky vit fillon në një kohë kur mbarë shoqëria jonë është përfshirë në procese të reja e të fuqishme për të revolucionarizuar e demokratizuar jetën tonë në të gjitha aspektet ekonomike, politike shoqërore e kulturore. Arsimi ynë si pjesë përbërëse e jetës s’mund të qëndrojë jashtë këtyre proceseve, si një nga qelizat më vepruese të saj. Si baza kryesore e kulturës së një kombi atij i takon të mbështetë e të nxitë më tej ato. Çdo hap në emancipimin e një shoqërie s’mund të kryhet pa ndihmësin e shkollës. Kjo është arsyeja që problemet e arsimit u diskutuan posaçërisht në Plenumin e 11-të të Komitetit Qendror të Partisë ku u përvijuan linjat kryesore të zhvillimit të tij në të ardhmen, në kuadrin e një reforme të plotë arsimore. Kjo reformë ka si qëllim themelor formimin e kulturës bazë të rinisë sonë, pa dallime të ndjeshme midis fshatit e qytetit e kategorive të ndryshme të shkollave, pa diferencime të hershme në formimin e të rinjve për motive pragmatiste e utilitare; krijimin e një arsimi të mesëm që i përshtatet prodhimit, ngritjen e nivelit ideoshkencor e pedagogjik të shtr programuar që ai të kthehet praktikisht në një arsim për të gjithë. Të gjitha këto do ta vendosin arsimin tonë në nivelin nga më të përparuarit e kohës, me tregues të denjë për një mijëvjeçarin e ri, duke e bërë kështu një mbështetje të sigurt për ecjen tonë përpara në të gjitha fushat, për sot e për të ardhmen. Zbatimi me sukses i reformës së re do të jetë një bazë e siguri për vetë reformat në ekonomi. Futja e mekanizmit të ri ekonomik, domosdoshmëria e përmirësimit të pareshtur të teknologjive në industri e bujqësi, nevoja e mekanizimit e automatizimit të tyre, rritja e shkallës së bashkëpunimit me jashtë kërkojnë forca gjithnjë e më të kualifikuara. Ato kërkojnë që si punëtori dhe fshatari të kenë një kulturë të përgjithshme më të fortë dhe shprehi të plota zbatuese që spektri i specialisteve të plotësohet edhe me atë të teknikëve të mesëm. Para nesh del për detyrë të përcaktojmë kushtet që këtë vit, që tipi i ri i shkollës së fshatit dhe ajo për teknikë, të fillojnë të zbatohen si një masë e ndërmjetme për t’iu përgjigjur më kohë kërkesave të reja të jetës e të prodhimit. Reforma e re, zbatimi me sukses i saj do të jenë një bazë e siguri për zhvillimet tona politike e shoqërore. Masat e kohëve të fundit kanë si qëllim demokratizimin e mëtejshëm të jetës së vendit, çlirimin më të plotë të mendimit e veprimit, rritjen e vetëveprimit e të shpirtit krijues në punë të ndërmarrjes, kolektivit e individit; vlerësimin më të drejtë të pasurimit të përmbajtjes së shkollës në të gjitha nivelet. Faktikisht këtë vit shkollor bëhet një hap në përmirësimin e dokumentacionit. Ndjekja me përparësi e kompetencë e këtij aksioni të madh do të ndikojë drejtpërdrejt në ngritjen e nivelit cilësor të shkollës. Ndryshime do të pësojë edhe programi i arsimit parashkollor, të cilin reforma e re e koncepton më mirë e më drejt, si fazë përgatitore për shkollën. Arsimi i lartë gjithashtu do të shfrytëzojë më mirë hapat demokratizuese që u hodhën për pranimin në të për të rritur më tej nivelin cilësor të punës së tij, duke realizuar një përgjegjësi më reale e më objektive të kontingjenteve, duke modernizuar e përditësuar përmbajtjen e tij. Reforma e re arsimore, vendimi përkatës janë një mbështetje e fuqishme edhe për të rritur rolin edukativ të shkollës. Ato bëjnë të mundur që në bashkëpunim të ngushtë me organizatën e rinisë e të pionierëve të Enverit, me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të jush, të dashur nxënës e studentë, mësues e pedagogë, të forcohet kultivimi tek të rinjtë tanë i një edukate të shëndoshë demokratike, i ndjenjës fisnike të dashurisë e krenarisë për Atdheun, i bindjes dhe aspiratës për barazi, liri, socializëm. Me një punë jashte skemave e shablloneve, me një qëndrim më real e më të pjekur ndaj traditës sonë e të të tjerëve, me një ballafaqim veprues mendimësh për gjithçka, është e mundur të gjallërohet tërë jeta kulturore artistike e të rinjve tanë, të pasurohet më tej bota e tyre shpirtërore, të përgatiten ata më mirë për jetën. Pra, zbatimi i përshkallëzuar i reformës së re do të bëjë që shkolla të luajë rolin e vet në procesin e demokratizimit të vendit, duke siguruar që rinia jonë vetëm të jetë e aftë për t’i mbështetur këto procese, por ndërkohë të jetë e përgatitur për t’i thelluar më tej ato në të ardhmen, ashtu siç e kërkojnë interesat e popullit dhe të Atdheut. Duke përfunduar, shpreh bindjen se tërë shkolla jonë do të vërë në jetë me sukses detyrat e ngjeshura që dalin para saj, për të përligjur besimin e Partisë e të popullit tek arsimtarët tanë modestë e të papërtuar, të rinia jonë e mrekullueshme. Edhe njëherë suksese e faqebardhë!
melor të lorinçimit e kulturës bazë të rinisë sonë, po dallime të ndjeshme midis fshatit e qytetit e të formimin e të rinjve për motive pragmatizme përshtatet prodhimit, ngritjen e nivelit ideshkencor e pedagogjik të brendisë e metodave të mësimit, demokratizimin e jetës së brendshme në shkollë. Kjo do të realizohet nëpërmjet zgjatjes së arsimit të detyrueshëm e të njëzësuar nga 8 në 10 vjet, e riorganizimit tërësor të shkollës së mesme e në veçanti asaj bujqësore, e cila do të konceptohet në sistemin e ri arsimor si shkollë e arsimit të përgjithshëm me profil bujqësor me të drejtën e vazhdimit të çdo shkolle të lartë.
Zbatimi i reformës do të shoqërohet gjithashtu me një masivizim të pandërprerë të të gjitha hallkave të shkollës sonë.
Që këtë vit arsimi parashkollor do të rritë ndjeshëm përqindjen duke pranuar rreth 5 mijë fëmijë më shumë se një vit më parë. Me këto ritme synohet që më 1995 të tërhiqet 85 për qind e grup-moshës 5-6 vjeç. Edhe më ambiciozë janë objektivat për arsimin e mesëm. Deri në vitin 2000 ë-
kses e individit; vlerësimin më real të gjithësecilit sipas aftësive. Këto cilësi kultivohen së pari në shkollë. Demokracia e vetëveprimi janë veti të njeriut të arsimuar. Shkolla e tyre varet nga niveli kulturor i individit e shoqërisë. Mbi të gjitha, njeriu i arsimuar e i kulturuar di t’i përdorë drejtë këto ato, di të drejtohet me situatat e reja pa ngatërruar demokracinë me anarshinë, ecjen e matur e të peshurar me pasigurinë e ngathtësinë. Këtu një rol parësor duhet të luajë rinia, në veçanti ajo shkollore. Këto kërkesa e detyra të rëndësishme rinia e shkolla jonë do t’i plotësojnë duke zbatuar gjatë këtij viti e në vazhdim, vendimet e Plenumit të 11-të për demokratizimin e marrëdhënieve mësues-nxënës, për përsosjen e gjallërimin e procesit mësimor, nëpërmjet shtrirjes së metodave aktive të të mësuarit e të nxënit e, në veçanti, nëpërmjet modernizi-
TIRANA URON: MIRËSEERDHJE RINI NË AUDITORET E DIJES
— Në Universitetin «Enver Hoxha» përurohen objekte të reja për studentët —
T’i gëzoni, se i meritoni!
Tirana i ka siguruar vetes, nëpër vite dekata, me luftë e me punë, disa përcaktime, apo epitete të bukura: «Tirana e kuqe», «Tirana e themelimit të Partisë», «Tirana e Kongreseve», «Tirana - qytet i studentëve».
Ndonjë nga këto epitete, në një kohë të caktuar, fiton një forcë, shkëlqim e tingull të veçantë. Ja, kështu ndodh edhe me epitetin «Tirana - qytet i studentëve». Pas dy muajsh e ca pushimesh, njerëzve u vete mendja, dhe ua ka enda, ta quajnë këto ditë, Tiranën, si qytet i studentëve.
Dhe kanë të drejtë. Tirana u gjallërua përsëri. U gjallëruan rrugët, u gjallëruan bulevardet, u gjallëruan teatrot, bisedat, qyteti i studentëve. Tirana «çuditërisht» ndjen një gëzim të madh kur i kthehen studentët pas pushimeve. Asaj i bie një nur i madh, kur i vijnë ata.
Ja, këtë gjallëri, këtë gëzim e nur ajo e kishte edhe dje. Sepse i erdhën studentët nga të katër anët e vendit. Dhe ajo i uroi të gjithë: përuruan godinat e reja të banimit të studentëve, konvikte të Fakulteteve të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe të Mjekësisë. Mes tyre erdhi për të marrë pjesë në këtë përurim edhe anëtari i Byrosë Politike, sekretari i KQ të Partisë dhe sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit të Tiranës, shoku Xhelil Gjoni. Kishin ardhur gjithashtu ministri i Ndërtimit, Ismail Ahmeti, rektori i Universitetit të Tiranës «Enver Hoxha», prof. dr. Nikolla Konomi, sekretari i parë i KQ të Rinisë, Lisen Bashkurti, etj. Të pranishmit përshëndeti sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit prof. Bardhyl Golemi. Folën studentët, gëzuan ata.
Pastaj filluan vizitat në këtë kompleks. Dhe njerëzit kënaqen. Janë 4 godina, 6 katëshe, pranë njëra tjetrës, me një arkitekturë tërheqëse për të cilat shteti shpenzoi rreth 8 milion lekë. Aty do të banojnë 1300 studentë. Dhomat janë 3 vendëshe dhe të gjitha të kompletuara me të drejtë të shkon mendja edhe në këtë fakt: Tirana ka pritur studentët shqiptarë nga viti në vit, jo vetëm me gëzim dhe kënaqësi të madhe shpirtërore, por edhe me kushte banimi dhe materiale përherë më të mira, më komode. Edhe ky «ansambël» godinash për këtë flasin. Dhe studentët tanë i meritojnë, me plot gojën, këto përkujdesje, këto kushte. I meritojnë, sepse ata janë bijtë dhe bijat e punëtorëve e fshatarëve tanë, të intelektualëve tanë. I meritojnë sepse ata janë të rinj dhe të reja me një pikëuri të madhe politike e ideologjike, janë njerëz të zotë e të ditur që do t’i vënë shpatät progresit të Shqipërisë, ashtu siç po ja vënë paraardhësit e tyre. Populli e Partia u thotë atyre me gjithë zemër:
— Hallall këto që bëjmë për ju sot! Më tepër, më të bukura, do t’i bëjmë për ju nesër!
Dhe studentët tanë e njohin këtë dashuri, këtë përkujdesje. Ato ma fjalë emocionuese e shprehin këtë më qartë se kurrë. Këtu na i shpreh dua
Disa nga objektet e përuruara.
«Mirëseardhët, të dashur bij, qytetarë të rinj të Republikës dhe sukses e faqebardhë në këtë vit të ri shkollor!».
Ja, këtë galjëri e gëzim e pamë brëmbë edhe nëpër mjediset në anë të Institutit të Fizkulturës, «Vojo Kushi». Sepse aty është ngritur sivjet një qytetëz e vogël studentësh, si vazhdim i qytetit të studentëve. E kishin ardhur aty mjaft studentë e punonjës të Universitetit, sepse u Universitetin e Tiranës «Enver Hoxha».
Ja, duke parë e vështruar qoftë edhe këtë godina kaq të bukura, një mënse të madhe, 400 vendëshe e tj. Studentët i shikojnë këto dhe kënaqen. Me gjithë zemër urojnë Partinë dhe shokun Ramiz. Gjithashtu urime për punën e bërë marrin edhe ndërtuesit e rretheve të ndryshme, si dhe projektuesit Robert Kota e Nikolla Verdha.
U largua nga vendi ynë delegacioni parlamentar i Republikës së Finlandës
Dje u largua delegacioni parlamentar i Republikës së Finlandës, i kryesuar nga kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit, Markus Aaltonen, i cili me ftesë të Kryesisë së Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë bëri një vizitë zyrtare dhe miqësore në vendin tonë.
Në aeroportin e Rinasit delegacionin u përshëndet nga sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Sihat Tozal, nënkryetarja e Komisionit të Përhershëm të Punëve të Jashtme të Kuvendit Popullor Rolanda Dhimitri, deputetë të Kuvendit Popullor, funksionarë të Presidiumit të Kuvendit Popullor, etj.
Gjatë qëndrimit delegacioni parlamentar finlandez, të Parlamentit, Markus Aaltonen, shkol në qytetin muze të Beratit, ku u prit nga kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Stavri Rista, dhe deputetë të Kuvendit Popullor.
Miqtë nga Finlanda vizituan «Mu- (Vijon në faqen 4)
SHOKU RAMIZ ALIA DËRGON TELEGRAM URIMI PËR FESTËN KOMBËTARE TË LIBISE
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi udhëheqësit të Revolucionit të 1 Shtatorit të Xhamahirisë Arabe Libiane Popullore Socialiste, Moamer El Kadafi.
«Kremtimi i festës kombëtare të Libisë më 1 shtator, në emër të popullit shqiptar, të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe në emrin tim, ju shpreh juve përshëndetjet dhe urimet më të mira për përparimin dhe begatinë e popullit libian.
Uroj që miqësia dhe bashkëpunimi, që ekzistojnë midis dy vendeve e popujve tanë miq, të zhvillohen paprerë.» (ATSH)
Njoftim pas njoftimi
● Për 4 ndërmarrjet ekonomike e disa sektorë prodhimi e shërbimi në rrethin e Gjirokastrës këtë sezon kanë filluar puna sipas kërkesave të mekanizmit të ri ekonomik, rezultatet në treguesit ekonomikë e financiarë të 8-mujorit, janë të mira. Kështu, në ndërmarrjen artistike, plani i prodhimit mall i shitur për këtë periudhë është tejkaluar 42 për qind. Ndjeshëm është tejkaluar e ardhura neto e ndërmarrjes, ku nga 40 mijë lekë të planifikuar u realizuan 100 mijë lekë. Vetëm nga ky tejkalim çdo punëtor i ndërmarrjes do të marrë mesatarisht 140 lekë shtesë mbi pagën bazë.
● Në portin e Shëngjinit detyrat e muajit gusht në përpunimin e mallrave u tejkaluan 11 për qind, duke plotësuar kështu treguesin 117 për qind për periudhën 8-mujore. Rritja e rendimentit në punë ka ndikuar në uljen e shpenzimeve me 87 mijë lekë. Kështu janë hedhur baza për të mbyllur me shpejtësi detyrat e krejt vitit. (Sipas ATSH-së)
RINI QË RRITET E LUMTUR
Dy ditë më parë qëllova tek disa miq të mi pasuniversitarë, banorë në qytetin «Studenti». Dhoma e tyre ishte e pastër, e mbajtur mirë me mure lyer në gri të hapët dhe me ca etazhere të vegjël. Bukur! Por mendova se ky qe një përjashtim që ua bëjnë ndonjëherë pedagogëve të rinj.
Eca gjatë atë pasdite në qytetin thuajse të boshatisur. Siç ndodh shpesh kur i kthehesh diçkaje të dashur, pas vitesh, kërkova me sy godinat e atëhershme të shokëve të mi studentë, vite më parë, dhomat e vogla por të dashura. Por në vend të tyre ishin ngritur të shumta godina të reja, tepër moderne, dhe parqe të rregulluar hijshëm.
– Për rininë tonë të mrekullueshme, asgjë nuk është e tepërt. Me kujtohen këto fjalë të udhëheqësit tonë të dashur të Partisë e të popullit shokut Ramiz Alia, ndërsa vështroj qilndra studentë e dëgjoj që kanë mbushur sheshin përpara kompleksit të ri dhe modern të shërbimeve, në qytetin «Studenti». Nga megafoni, vjen jehona e përshëndetjes së zjarrtë, e falënderimit dhe e mirënjohjes së studentëve me rastin e këtij mungu të gëzueshëm, që po organizohet, për të përuruar të 10 konviktet e reja të qytetit si dhe kompleksin e ma-
Në çdo kat ka Ledhe Anila Venca, studentja e vitit të 3-të të Inxhinierisë së Ndërtimit, apo Entela Kanani, studentja e vitit të 4-t. Ato do ta shprehin, në radhë të parë, këtë dashuri e përkujdesje me rezultate më të larta në këtë vit mësimor. Dhe jo vetëm ato.
Por te 9500 studentët, që sot fillojnë «betëjen» e dijes në Universitetin e Tiranës «Enver Hoxha».
…nçën moderne, në pragun e këtij 1 shtatori. Janë afro 3000 studentë që do të strehohen në 950 dhoma të mobilarua hijshëm me të gjitha kushtet e nevojshme. Shiritin e përurimit e preu sekretari i Komitetit të Partisë të rrethit të Tiranës, Robert Koli. Nga larg dallojmë ballkonet në rozë dhe blu të ndërtuesve të rej, parqet me shatrivanët e bukur, menca e re, ndërsa te kompleksi janë në përfundim e sipër salla e bar bufese, bilardoja dhe të gjitha tërheqëse të tregtimit, shërbimeve komunale, artizhanatit etj. Një «qytetëz», e vogël, përbrenda qytetit e ngritur në një kohë rekord në 6-7 muaj me kontributin e 12 rretheve të vendit. Çdo vit janë bërë investime e rregullime në qytetin «Studenti», ndërsa sivjet në këtë 1 shtator më shumë se çdo herë, u investuan 36 milionë lekë për ndërtime të reja, dhe mobilimin e tyre. Godinat shtrihen çdo vit dhe më tej thellësi, ndërsa siç na thonë në drejtorinë e vitit e tjerë, qyteti do të shtrihet edhe nga zona e fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Partia dhe shteti ynë anjëherë nuk janë kursyer për rininë, për sigurimin e kushteve sa më të mira të studentëve, për jetesën, studimin dhe argëtimin e tyre. Është pikërisht ky gëzim që shprehin sot me brohoritje e me thirrjet «Rroftë Partia» e «Rroftë shoku Ramiz Alia».
Tjet e zemrës Dëfrim Çarçani, Valentina Agalliu, Etleva Daka, Alma Shteto, Ardiana Bitri e dhjetëra të tjerë nga Berati, Elbasani e Lushnja. Gëzimin e të gjithëve e shpreh Armanda Dhimitri. Është në të njëjtën kohë dhe mirënjohje e premtim i madh që bëjnë studentët në këtë 1 shtator për më shumë punë për dijen, kulturën, e zotërimin e njohurive bashkëkohore. Është angazhim i rinisë, e cila di ta shprehë mirënjohjen, si ta shprehë dashurinë për Partinë, e cila ka bërë dhe bën aq shumë që ajo të rritet e lumtur e gëzuar…
Në orët e vona të mbasditës, qëndroj përsëri tek sheshi në qendër të qytetit. Tani dallojmë edhe më qartë ndërtësat e bukura, pastertinë dhe barin e gjelbërt. Ky qytet rritet çdo ditë dhe ndërron pamje, sikurse banorët e tij. Vërej me një lojë mahnitimi, godinat e hershme, ku kanë jetuar shokët e mi studentë vite më parë. Por kjo nuk është nostalgji për kohën që shkoi, por nevojë për t’u lënë vazhdimisht i ri, i pastër, i ndershëm, me shpirt bujar dhe besnik në ideale sa ka qenë dhe është përherë rinia jonë e mrekullueshme.
JERINA ZALOSHNJA
Qyteti Studenti, 31 gusht 1990