02/09/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

2 shtator 1990

U FESTUA 70-VJETORI I LUFTËS SË VLORËS

- Mbledhje solemne në pallatin e sportit të qytetit - Dje, në Vlorë u festua 70-vjetori i rrisë tonë të lavdishme, i Luftës heroike të Vlorës, që ka mbetur e pahlyeshme në ndërgjegjen kombëtare të mbarë popullit shqiptar. Kjo luftë kundër pushtimit imperialist italian përbën një nga faqet më të ndritura të historisë. Për të marrë pjesë në këtë festë në Vlorë erdhën anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë dhe kryetari i Këshillit të Ministrave, shoku Adil Çarçani, ministër i Mbrojtjes Popullore, shoku Kiço Mustaqi, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë, shoku Vangjel Çërrava, anëtarja e Komitetit Qendror të Partisë dhe kryetare e Këshillit të Përgjithshëm të FDSH-së, Nexhmije Hoxha, anëtarë të Komitetit Qendror të Partisë, Manush Myftiu, Spiro Koleka e Aranit Çela. Në festë ishin të pranishëm edhe anëtari i KQ të PPSH dhe kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Nedin Hoxha, kua- (Vijon në faqen 3) Nga fjala e shokut Vangjel Çërrava Të dashur shokë dhe shoqe! Vlora dhe gjithë Shqipëria përkujtojnë si një ngjarje të shënuar të historisë së popullit tonë, 70-vje- të qershor - shtatorit të 1920-ës, populli trim i Vlorës, patriotë nga krahinat e Kurveleshit, Mallakastrës, e krahinа të tjera të vendit me push- Sado Koshenës e Zekine Kras për Shpartalloi ushtritë e shumta të mbërritur 40 milionësh, tronditi e çorientoi gjeneralët, i detyroi dhe pranoj disfatën, dhe i largoheshin (Foto: ATSH)

ARMATA E RE E DITURISË

U këput edhe fleta e fundit në kalendarin e muajit gusht. Pas saj u zbuluа një ditë e re, festa e vitit të ri shkollor 1990-1991. Kjo ditë u zgjua me tingëllimin e zileve të mësimit. Armata e re e diturisë vrapoi drejt klasave e auditorëve. Nuk janë pak, po një brez i tërë. Vetëm në klasën e parë 73 mijë nxënës. Një shifër kjo ngulë në lartat në botë sipas popullsisë. Kjo është festa e gjithë popullit. Dikush ka djalin a vajzën, një tjetër nipin a mbesën. Të gjithë e presim me kënaqësi 1 shtatorin, secili në një farë mënyre është brenda tij. Tirana ka fatin të presë më shumë studentë se çdo qytet tjetër. Vagonët e trenave dhe autobusët ditët e fundit kanë qenë të ngarkuar plot e përplot me të rinj e të reja. Vetëm konviktorë në Universitetin «Enver Hoxha» bëhen rreth 9500 vetë. Janë pikërisht këta studentë që gjallërojnë e zbukurojnë jetën e kryeqytetit. Rrugët e bulevardeve pa praninë e tyre duket sikur humbasin disi gjallërinë. Me ata çdo gjë merr dritë e ngjyra më të ndezura. I gëzohemi kësaj moshe, krenohemi me të, se ata janë vetë e ardhmja e atdheut. Një vend sa më shumë nxënës e studentë të ketë, aq më i emancipuar është, aq më i sigurtë në të ardhmen e tij. Përpara fillimit të mësimit, në korpusin qendror të Universitetit «Enver Hoxha», në Tiranë u organizua ceremonia e bukur festive. Veç studentëve e pedagogëve të fakulteteve të ndryshme ndodheshin edhe shokët Besnik Bekteshi, Llambi Gegprifti, Pirro Kondi, ministri i arsimit, prof. Skënder Gjinushi etj. Rektori i Universitetit prof. Nikollë Konomi u uroi studentëve një mbarëvajtje. Studentuja Teuta Veizaj pëshëndeti në emër të shokëve e shoqeve të saj, falënderoi për kushtet e reja më të mira për mësim e jetesë. Nuk është vështirë për t’i gjetur studentët. Mund t’i takosh në dhomat e qytetit të tyre (me i madh ky për nga banorët se sa Gramshi, Librazhdi, Kolonja apo Tepelena) në auditorë, por edhe në mbrëmjen e vallëzimit në shesh të hapur përpara mensave. - Jam nga Elbasani, Jonidë Xhyra quhem, vazhdoj për gjuhë-letërsi. - Unë nga Tropoja: - Kjo vajzë e imët, quhet Suzana Kryemadhi. Ajo vjen në Fakultetin e Inxhinierisë elektrike, prej Skrapari. - Quhem Artur Hamzaj. Jam nga Durrësi. Ky është viti i fundit, vazhdoj për veterinarí. Pas këtij viti një jetë e re më pret. Nuk ka më bukur se jeta e studentit! - Jam vlonjat, - thotë studenti i inxhinierisë së Ndërtimit, Altin Skënderaj. - Im at është punëtor. E dhe ime motër vazhdon Universitetin për gjuhë frënge. Të tjerë nga Lezha, Kukësi, Fieri, Përmeti... Nga të gjitha anët e Shqipërisë. Pyet për notat mesatare dhe ato janë shumë të larta. Programet e shkollave të larta janë përmirësuar në formë e përmbajtje. Gjatë këtij viti janë bërë zgjidhje që i paraprijnë reformës arsimore. Me sa duket, shkollat bujqësore nuk do të presin vitin 1996 për t’u konceptuar si shkolla të arsimit të përgjithshëm. Edhe shkollat e tjera profesionale mund të ngrihen mbi dy vitet gjimnaz. Objektivi i Kongresit të 9-të të Partisë që në fund të 5-vjeçarit në shkollat e mesme të përgjithshme të hyjnë 71.3 për qind e atyre që mbarojnë 8-vjeçaren, është tërhequr që vitin e kaluar. Këtë shtator kjo shifër arrin tek 75-për qind e të rinjve. Me plot gojën mund të themi se ky është një sukses i madh. Shteti ka krijuar kudo mundësi për të vazhduar shkollat e mesme. Nuk do të jetë e largët dita, ashtu siç vendosi Plenumi i 11-të i KQ të Partisë, kur të gjithë do të kenë mbaruar arsimin 10-vjeçar. Kjo është shprehje e vazhdueshme e kujdesit të Partisë për arsimimin e brezit të ri, pajisjen e tij me dituri bashkëkohore dhe të mos harrojmë: sot në botë qytetari i popullsisë është analfabet. 1 shtator. Sa shumë kujtime u zgjon ai mësuesve veteranë! Ka ditë, ditë që me Abedin Turkajt e Sadetes u del gjumi herët. Janë një çift arsimtarësh (mësuesit) veteranë në Elbasan, ish-normalistë. E ku s’kanë dhënë mësim?! U mblodhën në vendlindjen e tyre fare pak vjet përpara se të dilnin në pension. E mbajnë mend mësues Abedinin pleqtë e Çorrajve

Nga fjala e shokut Vangjel Çerrava

Të dashur shokë dhe shoqe! Vlora dhe gjithë Shqipëria përkujtojnë si një ngjarje të shënuar të historisë së popullit tonë, 70-vjetorin e luftës antiimperialiste të Vlorës të vitit 1920. nga faqet më të ndritura të historisë së Luftës Nacionalçlirimtare. (Vijon në faqen 3) Nga fjala e shokut Vangjel Çerrava 70-vjetorin e luftës antiimperialiste të Vlorës të vitit 1920. Koha i mësoi popullit tonë të vërtetën e madhe, se liria nuk dhurohet por fitohet me armë në dorë, me gjak e sakrifica të mëdha, se luftëtarët e vërtetë të saj janë masat e gjera të popullit. Një dëshmi e tillë është lufta e Vlorës, e cila zë një vend nderi dhe shënon një pikë kulmore të revolucionit tonë kombëtar, që u zhvillua në disa etapa, duke filluar nga periudha e Rilindjes. Në këtë epope të qershor - shtatorit të 1920-së, e krahinat të tjera të vendit me pushkët e tyre me gjalmë, me sopata e hanxharë, si u ka kënduar populli, u sulën mbi një armik të armatosur deri në dhëmbë e shumë më të madh në numër dhe e hodhën atë në det. Brezat e sotëm e ata që do të vijnë do t’u bëjnë gjithmonë homazhe në nderim heroizmit masiv popullor të luftës legjendare të Vlorës trimëreshë siç pasqyrohet te Selam Musai e Zigur Lelos, Kanan Mazes e Sali Murat Vranishtit, Dule Dalanit e Toto Bolenës, Spiro Jorgo Kolekës, Sado Koshenës e Zekine Krastës dhe mijëra të tjerëve, që u hodhën e fituan mbi telat e istikamet e armikut dhe mbetën simbol i vetmohimit të popullit të thjeshtë në luftën për liri dhe pavarësi. Pasi foli për historikun e Luftës së Vlorës ai theksoi se kjo luftë nuk ishte as spontane e as e rastit, por një luftë e organizuar dhe e drejtuar mirë nga Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare me kryetar Osman Haxhiun, Drashovic­a, Kota, Gjormi, Llogaraja, Kanina, tërë Vlora vërte­tojnë e dëshmojnë në mënyrë të shkëlqyer për organizimin e lartë të luftës popullore, e cila me rreth 4000 forca e me mjete të kufizuara shpërtheu ushtritë e shumta të mbrit­cat 40 milionësh, tronditi e çori­entoi gjeneralët, i detyroi të pranonin disfatën dhe të largoheshin nga toka jonë e shenjtë. Lufta e Vlorës i pasuroi traditat patriotike e antiimperialiste të popullit shqiptar. Ajo i tregoi edhe një herë botës se për lirinë dhe pavarësinë jep edhe gjënë më të shtrenjtë, jetën, se një popull, edhe pse i vogël, kur lufton për një çështje të drejtë dhe është i bashkuar dhe i vendosur për të fituar me çdo kusht të drejtat e tij, mund t’i bëjë ballë. (Vijon në faqen 3)

Fjala e shokut Adil Çarçani në darkë

Të dashur shokë dhe shoqe, Sot populli i Vlorës dhe i gjithë Shqipërisë përkujtojnë një ngjarje të madhe të historisë sonë kombëtare - 70-vjetorin e Luftës së Vlorës. Epopeja heroike që u shkrua më 1920 kundër pushtuesve imperialistë italianë këtu në Vlorë, në këtë qytet me tradita të lavdishme patriotike, ku u ngrit Flamuri i Pavarësisë, si dhe betejat që u zhvilluan në Dibër dhe Koplik ndaj forcave shoviniste serbo-malazeze ishin vazhdim i luftërave të pandërprera të popullit tonë kundër armiqve të shumtë që kishin për qëllim copëtimin e Shqipërisë dhe zhdukjen e popullit shqiptar si komb. Lufta popullore e Vlorës konfirmoi përpara mbarë opinionit botëror se shqiptarët ishin të vendosur për të mbrojtur me çdo çmim trojet e tyre të lashta, lirinë e pavarësinë e fituar me gjak e sakrifica të panumërta. Atedashuria, shpirti i pamposhtur liridashës, ndjenja e lartë e sakrificës dhe e vetmohimit, uniteti i fuqishëm mbarëpopullor për çështjen e pavarësisë dhe të sovranitetit kombëtar, kanë përbërë dhe përbëjnë armet më të fuqishme të popullit kundra armiqve sado të mëdhenj e të fuqishëm qofshin ata. Mesazhin kryesor që na transmetoi kjo ngjarje e rëndësishme, si dhe Lufta heroike Nacionalçlirimtare dhe gjithë historia jonë e lavdishme është një thirrje kushtrimi për të çuar më përpara traditat patriotike e luftëtare, për të mbrojtur lirinë e pavarësinë e Atdheut tonë të dashur, fitorët socialiste që i kemi arritur me punë e përpjekje vigane gjatë këtyre 46-vjetëve për ta begatuar e lulëzuar më tej Shqipërinë, për ta bërë më të bukur jetën e popullit. Këtë përvjetor të shënuar e festojmë në një situatë të rëndësishme politike, në mes entuziazmit dhe vullnetit revolucionar që ka përfshirë tërë masat punonjëse për të vënë në jetë vendimet historike të Plenumit të Komitetit Qendror të Partisë dhe porositë e udhëheqshme të shokut Ramiz Alia. Masat që kemi marrë nuk na diktojnë kush, por janë rezultat i zhvillimit të rendit tonë socialist. Demokracinë e vërtetë, përparimin

TELEGRAM URIMI ME RASTIN E FESTËS KOMBËTARE TË VIETNAMIT

Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, dha kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Adil Çarçani, i dërguan këtë telegram urimi Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Vietnamit, shokut Nguyen Van Linh; kryetarit të Këshillit të Shtetit, Vo Chi Kong, dhe kryetarit të Këshillit të Ministrave të Republikës Socialiste të Vietnamit, Do Muoi. «Në këtë vjeshtë për ne që, me rastin e jubileut të 45-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Vietnamit (2 shtator 1945), Ju dërgojmë Juve dhe nëpërmjet Jush popullit vietnamez përshëndetjet e përzemërta dhe urimet më të ngrohta. Fitorja e pavarësisë 45-vjet më parë ishte një ngjarje me rëndësi historike, që i lejoi popullit vietnamez hapjen e rrugës drejt zhvillimit të pavarur dhe krijimit të një shteti të pavarur e sovranitet. Populli ynë gëzohet sinqerisht për përparimin e vazhdueshëm të Republikës Socialiste të Vietnamit dhe për konsolidimin e fitoreve të arritura. Me rastin e këtij përvjetori të shënuar populli shqiptar i uron popullit vietnamez suksese të mëtejshme në ndërtimin e forcimin e vendit dhe begatinë e Atdheut të vet. Shprehim bindjen se marrëdhëniet tradicionale të miqësisë e të bashkëpunimit që ekzistojnë midis dy popujve e vendeve tona, do të forcohen gjithnjë e më shumë. (ATSH)

(Foto: N. Xhulka)

1 shtatori në rrethe

Anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë dhe kryetari i Këshillit të Ministrave, shoku Adil Çarçani, dje paradite me rastin e 1 shtatorit shkoi në shkollën e mesme të përgjithshme «Ali Demi» në qytetin e Vlorës. - Shoku Adil Çarçani vizitoi shkollën e mesme të përgjithshme «Ali Demi» në Vlorë - kryetari i Këshillit të Ministrave, shoku Adil Çarçani, dje paradite me rastin e 1 shtatorit shkoi në shkollën e mesme të përgjithshme «Ali Demi» në qytetin e Vlorës. Gjatë 43 vjetëve që kur është hapur, në këtë shkollë kanë mësuar mbi 3500 maturantë që sot punojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, kulturës në të gjithë vendin. Kjo shkollë është e dëgjuar në mbarë vendin për arritjet e larta, me lëvizjet dhe nismat revolucionare si ajo e përpjesos së figurës morale të njeriut tonë të ri në luftën kundër shfaqjeve të huaja, për punën krijuese, organizimin e veprimtarive etj. Shoku Adil Çarçani vizitoi muzeun e shkollës, ku ndër të tjera vlerësoi punën e kolektivit pedagogjik të kësaj shkolle për edukimin e të rinjve me traditat e shëndosha atdhetare revolucionare etj. Ai vizitoi edhe laboratorët dhe pati një takim me mësues e nxënës të kësaj shkolle. Drejtori i saj, Dhimitraq Sava, e njohu shokun Adil me punën që bëhet për pajisjen e nxënësve me dije të nivele bashkëkohore, për edukimin e tyre me traditat atdhetare, si dhe me lëvizjet e nismat revolucionare. Shoku Adil Çarçani i përshëndeti mësuesit e nxënësit në emër të Komitetit Qendror të Partisë, të Qeverisë dhe personalisht të shokut Ramiz Alia dhe i uroi ata për festën e 70-vjetorit të Luftës së Vlorës, si dhe për një vit të mbarë mësimor e suksese të reja. «Më vjen mirë, - tha ndër të tjera shoku Adil Çarçani, - që vizitoj këtë shkollë që mban emrin e Heroit të Popullit, Ali Demit, me të cilin kam qenë bashkëkënës e bashkëluftëtar. Duke ndjekur traditat atdhetare të popullit tonë trim, ai luftoi e derdhi gjakun e tij për lirinë e Atdheut. Me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare që bëri nën udhëheqjen e Partisë, me shokun Enver Hoxha në krye, populli ynë për herë të dytë i hodhi armiqtë në det, u bë zot i fateve të tij, duke vendosur pushtetin e popullit, me gjak e sakrifica të shumta». Duke folur për detyrat e shkollës sonë në stadin aktual, ai tha se vendimet e Plenumit të 11-të të KQ të Partisë për përsosjen e sistemit arsimor dhe forcimin e mëtejshëm cilësor të shkollës, i referohen së re arsimore, kanë rëndësi të madhe për të ardhmen e vendit. «Përpara jush qëndron detyra për t’i zbërthyer e vënë në jetë të gjitha ato orientime e masa të rëndësishme». (Vijon në faqen 2)