DIBËR
Ndikimi i thatësirës në prodhimin bujqësor e për pasojë edhe në të ardhurat e ekonomive bujqësore në rrethin e Dibrës është i madh.
Vetëm kooperativat bujqësore të Bellovës, Staravecit dhe Sohodollit pritët të marrin mbi 40 mijë kv patate më pak se morën vitin e kaluar. Ndikim të ndjeshëm për vlerën e ditës së punës ka thatësira edhe në prodhimet e tjera bujqësore.
Banka bujqësore e rrethit e njeh mirë gjendjen jo vetëm me studime por edhe me marr masa nxitëse për veprimtari të tjera në dobi të rritjes të ardhurave në fshat. «Në muajin gusht - thotë drejtori i bankës bujqësore Jeton Shehu, - 25 kooperativa bujqësore përmirësuan gjendjen financiare në krahasim me korrikun. Në shtator objektivi është që situata financiare të përmirësohet më tej. Ecurinë e aksionit po e ndjekim çdo ditë, duke shkuar e kontrolluar në çdo kooperativë».
Programe të veçanta janë hartuar për çdo ekonomi dhe po kontrollohet e nxitet zbatimi i tyre me grupe të veçanta. Si rrugë kryesore është mbledhja e çdo prodhimi bujqësor, pemëve, bimëve mjeksore etj. Duke ecur me aksion në këtë rrugë është filluar pas edhe për të gjetur burime të tjera. Dje kooperativës bujqësore të Okshtunit i erdhën 200 mijë lekë nga shitja e arkave të ambalazhit nga ndërmarrjet e Elbasanit.
re - Rec, po punohet për zgjerimin e veprimtarive për shfrytëzimin e nëprodhimeve të pyllit. Tucëpi, frutat e tij po i shet jashtë rrethit me arkat e prodhuara vetë. Ndërkohë është programuar puna për të zgjeruar aksionin për ndërtimin e rrugëve të brendshme, hapjen e kanaleve kulluese dhe të dyta për ujitje prodhim dhe zgjeres shitjen e prodhimeve blegtorale etj. Kjo ndjekje ka bërë që Staraveci, Stebleva dhe Kalaja e Dodës t’i shlyejnë kreditë e vitit brenda gushtit; Klenja, Bellova e Lura shlyejnë kreditë brenda shtatorit e mbështetin, ndërmjet të tjerash, edhe me prodhimin e mishit, të djathit, leshit, punimeve me të tretë, produkteve të pyllit etj. Ndërkohë ka ekonomi që sa nga pasojat e thatësirës, aq edhe dobësitë e organizimit, vazhdojnë të jenë me shpenzime të pambuluara. Kooperativa bujqësore e Shumbatit ka gjendje mbi 3000 tonë shtuf gëlqeror, transporti i të cilit do të ndihmonte jo vetëm në përmirësimin e treguesve të tij financiarë, por edhe në përmirësimin e tokave acide në kooperativat e tjera bujqësore. Ndikim në gjendjen financiare të kooperativave do të kishte edhe rishikimi i çmimit të farës së patates. Një veprim i tillë tani kur shkulët e përgatitet fara, do të ndikonte jo vetëm në rritjen e të ardhurave dhe përgjegjësisë për të marrë çdo kokërr, po edhe me shmangien e harxhimit të valutes, si pasojë e marrjes së farës nga jashtë. Korresp. i «Zërit të popullit»
Ritmet e ulëta janë firo në prodhim
Tani nëpër ekonomitë bujqësore të rrethit të Beratit vërehet një pikë punësh.
Si paraqitet gjendja? Në komitetin ekzekutiv të KP të rrethit ja japin këtë tablo: deri tani në shkallë rrethi është korrur 75 për qind e sipërfaqes me luledielli. Kanë përfunduar korrjen pothuajse të gjitha ekonomitë e zonës fushore, si: Lapardha, Poshnje, Syzezi, Kozarë, Gegë dhe janë para ekonomitë e zonës kodrinore malore: Rroshniku, Karkanjozi, Terpani etj., të cilat janë nën 50 për qind. Në misër-kokërr është korrur rreth 20 për qind e sasisë së planifikuar. Ka mjaft ekonomi që nuk kanë filluar ende nga ky proces, si Lapardhaja, Syzezi, Rroshniku, Karkanjozi etj. Ç’pritët? Vërehen edhe raste kur prodhimi i korrur mbetet pa u grumbulluar apo ai i arrirë, dëmtohet arave. A vlerësohet situata me këto gjendje. Themi me bindje: jo, kur pas dëmeve të thatësirës lejohen dëme të tjera. Të njëjtën gjë do të thoshim edhe për kulturën e duhanit, ku deri tani nuk është vjelë më shumë se 52 për qind e sipërfaqes, kurse në pambuk janë vjelë vetëm 750 kv nga 17.200 kv që është planifikuar. Si shihet, ka ritme të ulëta që kthehen në firo për prodhimin. Dëgjon të thuhet se thatësira e madhe ka dëmtuar shumë prodhimin. Për pasojë, «llogaritë» dalin me humbje. Kjo s’duhet të bëjë të ulesh ritmet e vjeljes apo zvarritjesh grumbullimet, përkundrazi. të zvarritësh grumbullimet. Përkundrazi, zothesia në drejtim me tepër se kurrë duket në «pikë» të tilla ku morinë e punëve të shumta secilës t’i jepet ajo që i takon, që asgjë të mos na humbasë. ASLLAN SARAÇI
NJERËZ TË PARAROJES, BARTËS TË PËRPARIMIT
Në prag të 11 shtatorit, ditës së novatorëve
Mekanizmi ekonomik – fushë e të mendimit krijues
Në prag të 11 shtatorit, ditës së novatorëve
NJERËZ TË PARAROJES, BARTËS TË PËRPARIMIT
Mekanizmi ekonomik – fushë e të mendimit krijues
Është e kuptueshme se tani kur na ndajnë vetëm disa ditë nga 11 Shtatori, në këshillin e bashkimeve profesionale të rrethit të gjesh plot informacione që flasin për punën krijuese novatore në rreth.
Ja çfarë mëson, për shembull, nga një informacion dërguar nga miniera e hekur - nikelit e Gurit të Kuq, më e dalluara në rrethin e Pogradecit për punën novatore: «Gjatë një viti këtu janë bërë 132 propozime, nga të cilat janë vënë në jetë 90 prej tyre, me leverdi ekonomike vjetore 200 mijë lekësh».
Janë kryer, gjithashtu, 12 studime për të cilat kanë punuar 41 specialistë. Ja disa studime që janë vënë në jetë, për të shfrytëzuar aftësitë e lira në fabrikën e pasurimit të hekur-nikelit dhe për të shtuar të ardhurat e minierës, nga inxhinieri i talentuar Arjan Merolli, u krye studimi për ngritjen e linjës së koncentratit të kromit që nxirret veç hekurit në sektorët e kësaj miniere.
- POGRADEC -
Po në shkallë rrethi? Janë të shumta novacionet në teknikë, në teknologji, në mekanizëm. Nga 1 korriku e këtij viti - ditës po zbatohet mekanizmi i ri ekonomik. Ky mekanizëm vetiu ka kërkuar mendim krijues novator edhe nga një sferë që deri më sot është parë si jashtë punës novatore. Kushdo në Pogradec do ta cilësonte me plotë gojën novator drejtorin e ndërmarrjes tregtare të artikujve të ndryshëm, Shyqyri Buzo që me aftësitë krijuese organizuese i ka hapur rrugë të mbarë zbatimit të mekanizmit të ri ekonomik në fushën e qarkullimit të mallrave, ndërturuar edhe me aspekte prodhimit, siç është rasti i prodhimit të velenxave për eksport. Novatori mund të cilësohet edhe kryetari i degës së financës në ndërmarrjen ushqimore, Thoma Pano, që lapsin e llogaritarit e nxori tej evidencës së zakonshme, duke zbuluar mundësi reale për të rritur të ardhurat neto në këtë ndërmarrje që puan me llogari më vete. Dhe më tej. A nuk është novator edhe përgjegjësi i fabrikës së prodhimit të tullave, Kamber Xhixhba? Në sajë të afësive të tij organizative dhe mendimit ekonomik, kjo fabrikë gjithnjë me telashe ka filluar kthesën. Këtë mund të thoshim edhe për kryetarin e degës së planit të minierës së gëlqyrgurit të Alarupit, Vexhi Berberin, e plot të tjerë. Koncepti «novator» sot vetiut merr përmasa të tilla. Për më tepër, pas çdo shpikje, racionalizimi, apo çdo linjë të re shtrohet edhe pyetja: ç’leverdi ekonomike sjell?
KOSTAQ DUKA
Puna novatore do ngrohtësi
Gjurmet e mendimit novator i gjen më çdo ndërmarrje, në çdo repart.
- ELBASAN -
Gjurmët e mendimit novator i gjen më çdo ndërmarrje, në çdo repart. Vetëm nga novacionet e një viti, në rrethin e Elbasanit janë përfituar 21 milionë lekë, ndërkohë që është në proces e realizimi i mjaft prej tyre. Frytet e kësaj shfaqen në çelësin e NB-së, «Syrja Dylgjëri», e deri në kombinatin metalurgjik «Çeliku i Partisë», i cili prej vitesh është kthyer në laborator të punës novatore e që rrezaton përvojë në të gjithë rrethin e më gjerë. Prapa racionalizimeve të reja të çdo viti është edhe emri i novatorëve më të rinj, çka shpreh edhe njëherë interesat e gjërë të punonjësve, nivelin e tyre teknik e profesional në rritje.
Por pasi kemi bërë këto pohime për punën novatore, pyetjes si ndiqet dhe përkrahet ajo do t’i përgjigjeshim se këtu zotëron fushatizmi. Dhe ja se si: në seksionin e industrisë e në ndërmarrjen tjetër të komitetit ekzekutiv nuk merr ndonjë përgjigje të sa-
vlera ekonomike janë edhe studimi për zëvendësimin e lëndës së drurit me armaturë metalike në sektorin e Gurit të Kuq, kryer nga inxhinieri Robert Besholli; studimi i kryer nga inxhinieri Genci Jorgoni për futjen e metodave të reja në nxjerrjen e mineralit etj. thonë se problemet e punës novatore i ndjek një instruktor dhe vetëm ai i ka të dhënat! Më në fund takohemi edhe me instruktorin Vladimir Tashi, i cili në një dosje ka fotografitë e 10 novatorëve që do të vendosen në qendër të qytetit. Kërkojmë të njihemi me punën konkrete të secilit prej tyre, por si për çdo instruktor nuk di çfarë i bashkon e çfarë i dallon ata. Me sa duket, një kriter - bazë për programimin e tyre është mbajtur «gjeografia», e ndërmarrjeve të rrethit. Pyetjes se cili është novacioni më me peshë në shkallë rrethi nuk i jep përgjigje. «Pyetëm kryeinxhinierin e kombinati metalurgjik, pyetëm edhe nëpër ndërmarrjet e tjera të rrethit për pesë-n që zënë novacionet, sepse na duhen tani për 11 shtatorin, po nuk na kanë dhënë sqarime», - shton ai. Ndërkohë mësojmë se në uzinën e nikel - kobaltit, janë përfituar 4 milionë lekë nga pu-
na novatore, po nuk dihet cilët janë autorët e tyre (madje nga 10 novatorët e dalluar të rrethit nuk është asnjëri nga kjo uzinë), ashtu si nuk dinë në çfarë raportesh janë vënë ato në zbatim. Për ta dhënë sa më të plotë tablonë se si ndiqet puna novatore nga bashkimet profesionale të rrethit, po riprodhojmë edhe një pjesë tjetër të bisedës: Cili është novatori më i dalluar gjatë këtij viti dhe me çfarë do ta simbolohet ai? Nuk i kemi krahasuar novatorët me njëri - tjetrin, për të theksuar më të mirin. Ndërsa për stimulim është menduar që 150 novatorëve t’u jepen fletëndënie e t’u shpërndahen libra gjatë një veprimtarie që po organizojmë me rastin e 11 Shtatorit. Pa u ndalur më tej, kuptohet lehtë se këto praktika nuk e mbështesin punën novatore. «Optika», e burokracisë nuk arrin t’i kuptojë vlerat e saj. Pse jo, shpesh herë dashur pa dashur ajo bëhet edhe pengesë. SEDIN CEKANI
Jo çdo mangësi vjen nga kushtet e motit
LIBRAZHD
Kudo po punohet për të ulur sa më tepër pasojat negative të thatësirës.
«Aksioni i ditës në bujqësi», - na thotë Rexhep Lamçe, kryeagronom në seksionin e bujqësisë, - është grumbullimi pa firo i të vonave dhe sigurimi i bazës ushqimore të blegtorisë. Edhe pse ditët e fundit pati reshje, nuk është hequr dorë nga ujitja ditën e natën në misër, perimet e vona, foragjeret e dyta etj. Më mirë e kanë organizuar punën në ujitje ekonomitë bujqësore në Përrenjas, Zdranjsh, Qukës, Dragostunjë etj. Po në dy kontrolle që organizoi nëntë komiteti ekzekutiv, në kooperativën e Letmit u gjetën shpërdorime të ujit. Në brigada të veçanta shpërdorime u gjetën edhe në Stravaj, Xhyrë, Polis, Mirakë e në ndonjë ekonomi tjetër». Pra që çdo gjë t’ua ngarkojnë kushteve të motit. Fakte bindëse janë prodhimet e këtij viti. Në shkallë rrethi është në përfundim shkulkja e magazinimi i fasuleve. Pati brigada që i arritën objektivat, sepse u tregua kujdes në ujitje. Veç NB-së të tyrës iu afrua edhe Përrenjasi e Bërzeshta, kur ekonomitë e tjera krijuan deficite jo të pakta.
Me aksion vazhdon shkulja e patateve. Deri tani është magazinuar 70 për qind e prodhimit. Më mirë e kanë organizuar punën Përrenjasi e Stravaj, duke u bazuar aksionin organizatorëve të rinisë. Bimës së duhanit po i merren gjethet e fundit. Por detyra nuk plotësohet. Vëmendja është përqendruar në përpunimin për të rritur cilësinë, që është ende shtim i të ardhurave. Ka ditë që ka filluar aksioni i vjeljes së frutave nga sigurohet realizimi i detyrës vjetore. Është viti i dytë që ky sektor po del me realizime. Në shkallë rrethi filloi edhe vjelja e rrushit. Komiteti të rinisë së rrethit i është vënë si objektiv aksioni i grumbullimit të gështenjës në masivin e Gurakuqit. Arritjet e mira në pemëtari kanë bërë që të re- (Vijon në faqen 2)
Ministri i Punëve të Jashtme priti ambasadorin e Malit
Dje, ministri i Punëve të Jashtme, Reis Malile, priti ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Malit në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, Tidiani Guisse, lidhur me paraqitjen
së afërmi të letrave kredenciale Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shokut Ramiz Alia.
(ATSH)
U hap ekspozita «Tapiceria tradicionale dhe moderne kineze»
Në kuadrin e shkëmbimeve kulturore shqiptaro-kineze, Komiteti Shqiptar për Marrëdhënie Kulturore e Miqësore me Botën e Jashtme dhe Muzeu Historik Kombëtar organizuan dje pasdite në nga sallat e këtij muzeu hapjen e ekspozitës
«Tapiceria tradicionale dhe moderne kineze». Në të janë paraqitur 62 punime kryesisht të tekstilit, qëndisje dhe endje me teknikën e tapetëve, etj, që pasqyrojnë forcën krijuese artistike të popullit kinez.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë punonjës të institucioneve kulturore e artistike, piktorë, punonjës të ndërmarrjeve artistike, gazetarë, të rinj e të reja etj.
Merrnin pjesë edhe kryetari i Ko- (Vijon në faqen 3)
Veprimtari të amatorëve
Amatorët e fshatit në rrethin e Durrësit kanë gjallëruar me jetën kulturore e artistike.
Në pallatin e kulturës të NB «8 Nëntori» u dha premiera «Variete 90» me këngë e humor. Të ftuar këtë herë ishin aktorët durrsakë Muharrem Hoxha e Gani Kalaja, që u duartrokitën së bashku me interpretimet e amatorëve suktjanë, si Mimosa Musai, Zudi Sabli, Shpëtim Xhaxhallari, etj. Kjo premirë po jepet dhe për artdashësit e NB-ve fqinje të Rrushkullit dhe Hamallajt. Materiali letrar i bën joshje punës për të vënë në jetë vendimet e plenumeve të kohëve të fundit të KQ të Partisë.
(Bipas ATSH-së)
Bashkëpunim për artikuj të përdorimit të gjerë
Marrëdhënie ekonomike me jashtë
Edhe në industrinë e prodhimeve metalike të konsumit të gjerë janë hedhur hapat e parë të bashkëpunimit me firmat e huaja.
Uzina metalike e Gjirokastrës do të prodhojë çadra me teknologjinë e lëndën e parë të një firme italiane. Në mjediset ekzistuese do të fillojë instalimi i makinerive të linjës që do të kryhet në dy faza: E para, mbaron afërmi dhe do të bëjë të mundur fillimin e prodhimit në muajin tetor. Pra, që në tremujorin e katërt të këtij viti do të ketë mundësi të përdorë këtë artikull që do të jetë me cilësi të lartë dhe llojshmëri të gjerë.
Faza e dytë, që përfshin pajisjen e linjës me teknologjinë e nevojshme, do të përfundojë në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm, duke arritur dhe rendimentin e plotë të linjës. Çdo muaj do të prodhohen 25 mijë çadra. Në prodhimin e për gjithshëm industrial të uzinës ky artikull arrin vlerën 5 milionë lekë, ndërsa vlera e eksportit nga bashkëprodhimi do të jetë 900 mijë lekë. Pagesa nga pala jonë do të shlyhet me prodhimin e vetë linjës.
Bashkëpunimi me firmat e huaja është zgjeruar edhe me artikuj të tjerë të kësaj uzine. Me interes do të jetë bashkëprodhimi me një firmë për gjermanopërendimore i artikujve të tillë, si: lugë, pirunj, thika etj. Edhe kjo linjë do të organizohet me teknologjinë dhe lëndën e parë të firmës porositëse. Në të do të punësohen rreth 80 punëtorë. Pasi erdhën ofertat u prodhuan kampionat e para që u pëlqyen nga specialistët e huaj. Së afërmi do të fillojnë veprimet plotësuese nga dy palët për t’i paraprirë bashkëprodhimit që do të fillojë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Ky prodhim do të jetë për vend dhe eksport. Edhe në këtë rast pagesa do të shlyhet me shitjen e prodhimeve të saj.
AGRON SEJAMIN