DEMOKRATIZIMI I SISTEMIT POLITIK – VAZHDIM I PROGRAMIT TË PARTISË
– Takim i shokut Ramiz Alia me aktivistë e të zgjedhur të organizatave shoqërore –
Dje paradite, Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë dhe Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor shoku Ramiz Alia, u takua në Presidiumin e Kuvendit Popullor me drejtues, aktivistë e të zgjedhur të organizatave qendrore të masave, të Frontit Demokratik, të Bashkimeve Profesionale, të Bashkimit të Grave, të Bashkimit të Rinisë, të Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar, të Akademisë së Shkencave, të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, dhe përfaqësues të organeve e institucioneve të tjera. Në fillim të takimit shoku Ramiz Alia mbajti një fjalë të shkurtër, ku theksoi se në situatën e re që po krijohet në vend, është e nevojshme të punohet më shumë për demokratizimin e jetës së vendit. Duke folur për vazhdimin e programit të Partisë, shoku Ramiz Alia vlerësoi kontributin e organizatave të masave në përballimin e situatave aktuale. Detyrë themelore si përherë, tha ndër të tjera ai, ka qenë e mbare populli ynë duhet t’i përgjigjej me një punë më të shkathët, duke përmirësuar metodën e punës në organet e Partisë e të pushtetit në qendër e në rrethe. Pasi dëgjoi mendimet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve në takim, përballimin e situatave aktuale. Këto janë fusha me rëndësi për veprimtarinë e organizatave shoqërore. Në qendër të vëmendjes, vazhdoi shoku Ramiz Alia, kudo është vënia në jetë e vendimeve të plenumëve të fundit të Komitetit Qendror për demokratizimin e jetës, Partisë e të pushtetit në qendër e në rrethe. (Foto: ATSH) së vendit në të gjitha drejtimet. Si dihet, këto vendime, që janë një kërkesë e kohës, nevojë e zhvillimit dhe e përparimit të mëtejshëm socialist të vendit, synojnë të gjallërojnë ekonominë, nëpërmjet nxitjes së iniciativës e rritjes së interesit material të punonjësve; nëpërmjet forcimit të drejtimit ekonomik dhe zbatimit të ligjeve të ekonomisë. Ato synojnë përsosjen e marrëdhënieve shoqërore, rritjen e rolit të masave, përmirësimin e marrëdhënieve të individit me shtetin etj., etj. Këtyre qëllimeve u kanë shërbyer e u shërbejnë masat për futjen e mekanizmit të ri ekonomik, për riorganizimin e artizanatit e të shërbimeve, për dhënien e bagëtisë e të tokës së nevojshme për mbajtjen e saj, fashatarësisë për gjallërimin e tregut, për investimet e huaja. Me këto kanë lidhje ndryshimet në legjislacionin tonë, ligji për lëshimin e pasaportave, krijimi i Ministrisë së Drejtësisë etj. Zbatimi i masave të sipërme nuk shkon si në vaj. Ka pengesa e vështirësi, të cilat edhe janë të kuptueshme. Masat që janë marrë këto gjashtë muajt e fundit janë të avancuara në raport me formimin e njerëzve tanë, me praktikën e deritanishme, me përgatitjen e tyre psikologjike. Ato prekin rregulla e udhëzime ekzistuese, që duhen korrigjuar, ato kërkojnë ligje e urdhëresa të reja që t’u përshtaten marrëdhënieve të reja, ato prishin qetësinë e disa zyrave, por edhe rutinën burokratike të drejtuesve të ndërmarrjeve ose të organeve të Partisë e të pushtetit, që lypset të ndryshojnë shumë me metodën e tyre të punës.
… Popullor me drejtues, aktivistë Rinisë, të Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës të dhe Artistëve, të Universitetit të Tiranës «Enver Hoxha» dhe të Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë.
Ndodheshin edhe anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë dhe kryetar i Këshillit të Ministrave shoku Adil Çarçani, anëtarët e Byrosë Politike dhe sekretarë të Komitetit Qendror të Partisë shokët Foto Çami dhe Xhelil Gjoni.
Në këtë takim të ngrohtë u fol për veprimtarinë e organizatave të masave lidhur me zbatimin e vendimeve të plenumëve të kohëve të fundit të Komitetit Qendror të Partisë dhe të masave që ka marrë Partia për demokratizimin e mëtejshëm të të gjithë jetës së vendit dhe për problemet që i preokupojnë ato. Pjesëmarrësit e shumtë që e morën fjalën theksuan nevojën e një pune më të madhe nga ana e tyre për edukimin politik dhe mobilizimin e masave punonjëse për realizimin frontal të detyrave, të iniciativës e të vetëveprimit për zgjidhjen në kohë të problemeve, të kuptimit më mirë të thelbit të mekanizmit të ri ekonomik etj. Ata folën edhe për problemet që dalin në praktikën e zbatimit të mekanizmit të ri ekonomik, të ligjeve dhe urdhëresave të miratuara kohët e fundit nga Kuvendi Popullor në fushën e legjislacionit, për organizimin e shërbimeve e të artizanatit, të demokratizimit të jetës së brendshme në ndërmarrje e institucione etj., si dhe për rritjen e punës për kapërcyer vështirësitë që dalin e që janë të ndryshme.
Gjatë takimit u tha se entuziazmi që kanë ngjallur vendimet e kohëve të fundit të Partisë tek…
dit Popullor me drejtues, aktivistë Rinisë, të Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës të të Partisë tek…
Këto janë fusha më rëndësi për veprimtarinë e organizatave shoqërore.
Në këto drejtime kërkohet që të përmirësohet edhe puna e organizatave shoqërore, ngritja e rolit të opinionit shoqëror, forca e kritikës së masave.
Është e domosdoshme kjo punë, sepse për vënien në jetë të masave për demokratizimin e jetës, qoftë në fushën e ekonomisë, qoftë në atë të marrëdhënieve shoqërore, veç këtyre koncepteve e praktikave burokratike, edhe me koncepte liberale. Individë me koncepte të tilla, vendimet e ndryshme të Partisë duan t’i përdorin për të çuar proceset e zhvillimit në një rrugë të gabuar. Praktikisht ata mohojnë rrugën e deritanishme, kritikojnë çdo gjë. Ata dhënien e bagëtisë ose të tokës së nevojshme për mbajtjen e saj e çojnë deri në thirrje për shitjen e pronës private; lehtësimin e arizanatit privat e shtrijnë si dëshirë për privatizim të tërë ekonomisë; ligjin për dhënien e pasaportave e interpretojnë si proces për të hapur kufijtë dhe për të justifikuar arratisjen; kujdesin për rritjen e mirëqenies e shoqërojnë me kërkesa për të ulur moshën e daljes në pension ose për të siguruar përfitime të pamëriatuara etj.
Këto fenomene duhet t’i luftojmë jo duke u tërhequr, por duke ecur me vendosmëri në rrugën që kemi caktuar, duke e çuar përpara me konsekuencë demokratizimin e jetës së vendit, duke i hedhur hapat të sigurt e të matur.
Me këtë synim, theksoi më tej shoku Ramiz Alia, Presidiumi i Kuvendit Popullor po punon për ligjin e zgjedhjeve, që do t’i paraqitet në sesionin e ardhshëm Kuvendit Popullor për miratim. Këto ligje synohet jo vetëm të demokratizohen, por të hapet rruga përsosjes së vetë sistemit politik, funksionimit të organeve të zgjedhura, përmirësimit të raporteve midis tyre dhe aparateve, zgjidhja…
(Vijon në faqen 2)
… nuk mund të shmangen pengesat që hasim.
Ja, në këto drejtime kërkohet private; lehtësimin e artizanatit të pamërituara
(Vijon në faqen 2)
ÇDO DITË KËRKOHET: MOBILIZIM I LARTË E DISIPLINË E FORTË
Tani, pas shirave ...
Më në fund nisën të vinë dhe shirat e shumëpritur. Në disa rrethe deri përmbytje kanë rënë në 30-60 mm. Kurse në Shkumbin e poshtëm ende mezi e presin.
Po rruga u hap bashkë me vjeshtën që ka trokitur. Veçse tani i thonë «shi e gunë». Kjo të bën të mendohesh, ta parapërgatitësh veten për të shpejtuar hapat. Po afrohet tremujori i fundit.
Koha nuk pret. Ky është motivi i parë i këtyre ditëve kudo.
• • •
Ngjitëm shkallët e Ministrisë së Bujqësisë. Atje mësojmë se ka ende thekër pa shirë. Lulëdelli s’durom më në kuleçe se mund të shkoqet e të shkojë dëm. Pambuku s’është si misri i mbështjellë me 7 guna. Patajtja tani i ka prerë lidhjet me tokën. (Çudi— në ndonjë rreth si në Kukës, ende calojnë përgatitjet për ta shkulur atë). Duhanit sa vjen dhe i shkurtohet dita për tharje ndërkohë që nga shirat shpërthejnë një gjethe të reja për vjelje. Asgjë nuk duron zvarritjet, shfajësimet.
Bujkun e thërrët vllaga e tokës. O bu-rra me plugim! Shirat janë prodhimtari, janë kursim. Veç përparësitë i fiton kush nxiton. Deri kur më «sot e nesër» për plakat e zinxhirit që janë bë-në një odise më vete? Deri kur industria kimike, që si 8-muj-or ka prodhuar vetëm 55 për qind të planit të plehrave fosfatike, do të plotësojë deficitin? Bujqësia kërkon mbështetje, jo fjalë e premtime.
Shirat, në ato rre-the që ranë, mjaftojnë për të mbirë bimët foragjere të mbjella në të thatë. Mirë i bëjnë ato misrit hamullor e lakrës foragjere, perimeve të dyta, pemëtarisë. Aq më mirë blegtorisë. Veçse kjo s’do të thotë të rrimë duarkryq. Ku duhet prashitur, të mos pritet urdhri. Grafi-kë me mendësi të reja duhen për par-kshërgjerin, për çdo punë.
• • •
Në një mbledhja të shtabit ndërmjetës-stërial për çështjen e energjisë: gjendja vazhdon të mbetet e pandryshuar, e jashtëzakonshme. Prurjet e Drinit janë ato të ditëve të thëllësirës. Rezervat në ujëmbledhësin e Fier-zës nuk i kalojnë 9-10 për qind. Si pasojë, çdo ditë vazhdon të importohen 3-5 milionë kwh energji elektrike. TEC-i i Fieri djeg deri 400 ton në mazut në ditë tej sasise së planifikuar, që është import. Vetëm këto bëjnë 180-240 mijë dollarë import në ditë.
Fakte të tilla flasin vetë. Kursimi është e duhet të jetë në rend të ditës. Nuk ka vend për asnjë lloj vetëkënaqësie. Aq më tepër kur pasojat përkeqësuese të thatësirës janë vërejtur për një kohë të gjatë.
Pasi dëgjuan mendimet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve në takim, të tjera ai, ka qenë e mbetet forcimi i unitetit moralopolitik të popullit, sqarimi i situatave që kalojmë dhe mobilizimi i masave për t’u bërë ballë kërkesave të kohës. Situata në vend është e qëndrueshme. Atë nuk mund ta trondisin as ngjarje si ato të 2 korrikut, që i nxitën armiqtë; as vështirësitë e motit me të cilat po ndeshemi.
Mësime duhet të nxjerrim nga të gjitha. Të mbajmë më mirë parasysh realitetin, sukseset e të metat, sidomos të metat, dhe të përmirësojmë punën, duke u larguar nga shabllonet e formalizmi. Uniteti nuk forcohet me fjalë, aq më pak me urdhra. Janë një kompleks faktorësh: politikë e ekonomikë, administrativë e edukativë. Në boshtin që krijon puna e Partisë, e organeve shtetërore dhe e organizatave të masave, gjen fushë veprimi armiku për të çoroditur njerëzit, për t’iu errësuar perspektivën.
Të shtojmë përpjekjet në punë për të arritur rezultate sa më të mëdha. Thashe tëra po na dëmton shumë rëndë. Nuk është vetëm çështja e energjisë elektrike, por është prekur bujqësia, është prekur eksporti dhe, si rrjedhim, do të preket medoemos edhe importi. Si do të kapërcehen këto vështirësi? Qeveria do të bëjë përpjekje për të mos e lënë industrinë pa lëndë të para e popullin pa ushqime. Por do të duhet punë e madhe, bile edhe sakrifica. Do të nevojitet një mobilizim i veçantë në çdo sektor, sidomos atje ku ka rezerva të pashfrytëzuara, për të tejkaluar planet e prodhimit, që të lehtësohen sadopak humbjet në sektorët që preken nga pasojat e thatësirës. Do të nevojitet kursim sa më i organizuar i lën-
TIRANË
Nderi i ndërmarrjes fillon nga personaliteti i çdo punëtori
– Është i 46-ti muaj radhazi duke filluar nga janari i 1986-s, që dalim me detyra të plotësuara, – na shpjegon ndërmjetori i Kombinatit të autotraktorëve «Enver Hoxha», Ibrahim Çakalli.
– Në pararojë qëndrojë punonjësit e shkritjes së gizës.
Kryetarja e degës së planit në NPV mobilizimin e kolektivit e shpjegon edhe me dy-tri të dhëna: si 8-mujor plan i prodhimit për qind e vetëm për gushtin 8 për qind, doemos që do të mendosh se këtu kemi të bëjmë me një kolektiv që mendon, vepron e prodhon me organizim dhe disiplinë. Meri-të kanë punëtorët e novatorët, meritë kanë, doemos, edhe kuadrot e specialistët. Të gjithë.
Po të pyesësh për më të dalluarit në uzinën «Partizani», do të të flasin jo vetëm për Heronj të Punës Socialiste Kosta Buli e Idriz
… na shpjegon ndërtorët i Kombinatit të autotraktorëve «Enver Hoxha», Ibrahim Çakalli. - Në pararojë qëndrojnë të dhëna: si 8-mujor plani i prodhimit të përgjithshëm industrial u tejkalua 12 për qind, ndërsa ai i muajit gusht në mënyrë të ndjeshme.
«Punonjësit e uzinës mekanike të gjeologjisë, që tashmë janë ndaruar midis të tjerave në krye- qytet, raportojnë se detyra për shitjen e mallit të prodhuar si 8-mujor është plotësuar 112 për qind, ndërsa ai i muajit gusht 114 për qind», - thotë drejtori Dhimitër Thanati.
Të pohosh që këtu prodhimi i përgjithshëm industrial për periudhën janar - shtator u tejkalua 7…
Përpara çdo situate: punë sulmuese
Situatës së kësaj periudhe me thatësira, rrjedhjeve të saj, si në bujqësi, energjetikë, pra edhe në industri, i duhet veprim militant. Ky veprim ka karakterizuar punën e kësaj periudhe, veçanërisht atë në ndërmarrje që kanë detyra eksporti. Prandaj detyrat e periudhës së 8-mujorit ndërmarrja ushqimore e tejkaloi 4.3 milionë lekë. Në tërësi, detyrat e eksportit për gjithë rrethin tejkalohen 15 për qind.
Kolektivët e ndërmarrjeve të sistemit të industrisë së lehtë dhe ushqimore janë dalluar gjatë kësaj periudhe për punë sulmuese, me krijimtari për shtimin e prodhimit. Bashkërish atо e kanë tejkaluar prodhimin industrial 14 milionë lekë. Cilët dallohen? Ndër radhët e të përparuarve janë kolektivi i ndërmarrjes së grumbullimit - përpunimit të pambukut, i ushqimore, i artistikes etj. Rritmika ka qenë karakteristikë gjatë të këtij 8-mujori edhe e kolektivave të ndërmarrjeve të rrethit. Në veprimtarinë e tyre, sidomos te NNI, ka spikatur më shumë shqetësimi për zbatimin me gjërësi të detyrës sipas mirë, sidomos për cilësinë, krahas përpjekjeve për shpejtimin e përfundimit të objekteve. Një shembull të lavdërueshëm përbën puna në uzinën e re të urës, një shkollë kjo që nga ndërmarrja e organet e rrethit po luftohet e njihet e të përgjithësohet në sistemin e ndërtimit.
Vështirësive të ndryshme në transport punonjësit e kësaj sektori u kundërvënë mobilizimin, përpjekjet konkrete për të rritur gatishmërinë e mjeteve. Detyrat e periudhës në ton-km janë tejkaluar. Janë tejkaluar edhe detyrat në vëllimin e shërbimeve komunale dhe në qarkullimin e mallrave.
Ndërkohë vihet re që gjendja në ndërmarrjet e nxjerrjes së naftës është më e papambetje, madje ndonjë ka dhe rënie. Ç’pengon? Fakti që kjo gjendje shfaqet në vendburimet ekzistuese lidhet me punën e pamjaftueshme që bëhet për të rritur naftënxjerrjen. Në këtë detyrë kërkohet bashkëpunim më i frytshëm i vetë ndërmarrjeve, i organizmave të ndryshëm të saj si dhe me Institutin Teknologjik e atë Gjeologjik. Në drejtorinë e përgjithshme të naftës shqetësimi shfaqet me konkretisht në ndihmën që duhet t’u jepet këtyre ndërmarrjeve për zgjidhjen e problemeve që dalin.
VANGJEL STEFA
Mbërriti në vendin tonë një delegacion i Senatit të Shteteve të Bashkuara Meksikane
Me ftesë të Kryesisë së Kuvendit Popullor, dje mbërriti në vendin tonë për një vizitë zyrtare dhe miqësore një delegacion i Senatit të Shteteve të Bashkuara Meksikane, kryesuar nga kryetari Alfredo Toxki Fernandez de Lara.
Në aeroportin e Rinasit, delegacioni u prit nga anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor, Elena Sejko e Kristaq Rama dhe funksionarë të Presidiumit të Kuvendit Popullor.
(ATSH)
Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Petro Dode, priti delegacionin meksikan
Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Petro Dode, priti dje në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet delegacionin e Senatit të Shteteve të Bashkuara Meksikane, kryesuar nga senatori Alfredo Toxki Fernandez de Lara.
Shoku Petro Dode u uroi mirëardhjen miqve meksikanë dhe zhvilloi me ta një bisedë të ngrohtë e miqësore. Ai vuri në dukje ndjenjat e miqësisë dhe të respektit që popu…
(Vijon në faqen 4)