08/09/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

8 shtator 1990

TË NGREJMË NË NIVELË MË TË LARTA PUNËN E PARTISË E TË MASAVE

Kurdohërë e aq më tepër tani, kur punët ngjishen e bëhen më komplekse, militantizmi i organizatave-bazë në përgjithësi dhe i komunistëve në veçanti, ngritja e punës së Partisë në nivele më të larta, është një kërkesë e dorës së parë. Pikërisht se po krijohet një kuptim i tillë i vendimeve tepër të rëndësishme të Plenumeve të kohëve të fundit të KQ të Partisë, ndaj militantizmi, papritur të shfaqet vetëm në ditët e ngjarjeve të jashtëzakonshme, po rritet përherë e më shumë bashkë me ngritjen e përparuar, me komunistët, me masat punonjëse. Veprimet konkrete të të zgjedhurve, të vetë aparateve, të organizatave-bazë të Partisë, kanë marrë e po marrin vlera më të mëdha për përsosjen e pa ndërprerë të shoqërisë e të demokracisë, të revolucionarizimit të të gjithë sektorëve të jetës. Natyrisht, masat e marra nga Partia kanë qenë dhe janë nevojë e zhvillimit të mëtejshëm të shoqërisë sonë socialiste, por zbatimi i tyre nuk është i lehtë. Kërkohet ndërgjegjësimi dhe mobilizimi i të gjithë forcave dhe mundësive, kërkohet gjallërimi i iniciativës e i vetëveprimit të çdo kolektivi e individi, kërkohet harmonizimi më i mirë i gjithë përpjekjeve të shoqërisë për t'i çuar punët përpara, për t'i realizuar detyrat si i kërkojnë koha e situatat. E për këtë kuadri nuk është periferizimi i porosive të dhëna, por shembulli i mirë vetjak në realizimin e detyrave. Në përputhje të plotë me logjikën e diapazonin e gjerë të vendimeve të plenumeve të Komitetit Qendror të Partisë duhen parë detyra parësore: të bëhet me domos «qilizëm» në psikologji e në punën me njerëzit, të fuqizohen ajo metodë, ai stil që shmang ftohtësinë, që forcon unitetin dhe kultivon dinamizmin e shkathtësinë në veprim. Që fryma e Partisë të ngrihet në nivele të reja është e domosdoshme prania e çdo komunisti, veçanërisht e të zgjedhurve në debatet e frytshme, në këshillimet me masat, në «përplasjet» me ata që shkelin rregullat, vendimet. Në këtë kuptim, theksojmë faktin që, aparatet, krejt sistemi i edukimit, çdo komunist, gjendet përpara një «provimi» të vështirë, i cili mund dhe duhet të kapërcehet, kur secili ta lehtësojë veten jo vetëm nga para-gjykimet, por edhe nga komplekset e rutinës e të vetëfrenimit. Kjo do të thotë që organizatat-bazë të Partisë të punojnë për të arritur gjithnjë e më shumë nivele të reja në organizim, në drejtim, në realizim. Masat, vendimet e ligjet për mekanizmin e ri ekonomik, për legjislacionin, për zgjerimin e shërbimeve e të artizanatit, për oborrin kooperativist, për marrëdhëniet e reja në mes të administratës, të drejtorisë, por kalon dhe merret në dorë e me kompetencë edhe nga organizata-bazë për të parë një për një: ç'ka për të riorganizuar, për të korrigjuar, cilët janë ata që do ta bëjnë këtë punë dhe kur do ta bëjnë, çfarë çështjesh të papërfunduara ka, kur dhe kush do t'i sqarojë. Gjithçka për të mirën e punëve: propozozime konkrete, për vete, për shokët, për skuadrën, për brigadën, për kolektivin. Kështu kuptohet, kështu realizohet ajo frymë partie që përjashton sloganet, pritshmërinë, që kritikojnë indiferentët e, kur e do puna, ndëshkon burokratët, liberalët, dembelët, të gjithë ata që bëhen pengesë për demokratizimin e proceseve të jetës. «Pa luftuar burokratizmin, pa u çliruar nga kompleksit e vjetra të drejtimit,- thotë shoku Ramiz Alia në takimin e pardjeshëm me aktivistë e të zgjedhur të organizatave shoqërore, pa arritur kërkesat për disiplinë në punë që nga kuadrot, e pa kërkuar kontrollin e rreptë, nuk mund të shmangngen pengesat që hasim». Problemet e shtruara nga Partia janë të mëdha: E madhe duhet të jetë edhe puna e secilit për ta vënë veten kurdoherë në pararojë të karvanit, për ta parë drejt e në sy realitetin. Ka ikur koha e frazave e shablloneve. Nga të gjithë kërkohet mobilizim, veprime të shpejta, sidomos nga organizatat-bazë, ku komunisti, të cilët duhet të shquhen për aftësi e iniciativë. U takon atyre të pyesin sinqerisht: «Ç’bëra sot për mbarëvajtjen e punëve, ç’farë do të bëj nesër, pasnesër? Përderisa nga thasët e sivjetmë është prerë kur bujqësia, eksporti, importi, çfarë pune e çfarë sakrifikash duhet të bëj unë dhe shokët e mi? Është detyrë dhe mision i komunistit, që çdo detyrë konkrete, çdo veprim konkret ta shohë në vartësi të detyrës së madhe për thellimin e procesit të demokratizmit, për kuptimin dhe zbatimin drejt të ligjeve, masave e vendimeve të Partisë e të shtetit. Në vartësi me shkallën e zbatimit të këtyre në mbarë shoqërinë, të shohë e të vlerësojë, çdo komunist e kuadër, çdo punonjës e specialist nivelin e militantizmit; të dijeve, të dijesisë e të efektivitetit të punës së vet. Ky është mesazhi i ditës e në rezonancë me plenumin e Komitetit Qendror të Partisë, me mësimet e shokut Ramiz Alia. ...te nuk është e rëndësishme. kërkohet gjallërimi i inisiativës e vetveprimit E për këtë nuk mjafton vetëm të thuash, «i njohim vështirësitë», «po punojmë për kapërcimin e tyre». Që t’u përgjigjemi situatave, detyrave të zakonshme e të jashtëzakonshme, kërkohet një frymë e re në punë e në organizim, kërkohet një metodë e një stil tjetër më i shkathët, më operativ. Çfarëdo shenje euforie, apo dobësimi i kësaj fryme militante është baraz me uljen e rendimentit të punës së Partisë e të çdo komunisti. Në ballë të detyrave, të zotimeve, të iniciativave e të aksioneve është ajo organizatë-bazë, ai komunist, ai forum, që zë pozicionin e pararojës jo për një e dy ditë sa «për të dhënë një model», apo për të zgjidhur një situatë të krijuar, por që më zotëson e kurdohërë t’i marrë përsipër problemet e t’i çojë frontalisht deri në fund. Qoftë arritjet e kësaj periudhe, por edhe defektet e mangësitë, vështirësitë e në disa raste e pëngatjet e pamjaftueshme bëjnë zë për punë më militante, për një ndërhyrje përgjegjëse më të lartë. Prova e vlerësimit të çdo ko- ...në dukje e të vërtetë. Prandaj detyra e organizatave dhe e komiteteve të Partisë është që të kultivojnë një metodë e praktikë pune kur secili organ, kolektiv e individ, të vihet në lëvizje për të kryer detyrën në këndvështrimin e punës së vet, që t’i përgjigjet si duhet kërkesave dhe bashkëshkëpunësisë së vendimeve e detyrave të shtruara për zgjidhje. Ndërkohë në qoftë se nuk rritet rendimenti i punës, në qoftë se nuk realizohen kontratat, zërat e nëzërat... atëherë problemi nuk lihet më në... veten kurdohere në pararojë të kapërcimit, koha e «ranzave», sidomos nga organizatat-bazë, shokut Ramiz Alia.

ÇDO DITË KËRKOHET: MOBILIZIM I LARTË E DISIPLINË E FORTË

Mekanizmi i ri shpreth frytshmëri Prej më shumë se dy muaj, 9 ndërmarrje zbatojnë drejtimin me llogari më vete. Ç'mund të thuhet për ecurinë e kësaj periudhe? Të hedhim një vështrim, së pari, në 4 ndërmarrjet që japin prodhim industrial: ajo e riparimit të instrumenteve të shpimit, uzina mekanike bujqësore, ndërmarrja e grumbullim - përpunimit - duhanit dhe grumbullim - përpunim - mish - qumësht. Pas ecurisë së mirë në korrik, gushtin e mbyllën 1 milion lekë tejkalim. Ndërmarrja e përpunimit të qumështit, me detyra eksporti, i tejkaloi ato 400 mijë lekë. Njëkohësisht nëpërmjet një njësie të saj ajo del edhe në treg. Përmirësime të dukshme ka në këto ndërmarrje edhe në treguesit financiarë. Po në sistemin e tregtisë? Mekanizmin e ri po e zbaton NTUS-i. Gjatë gushtit, qarkullimi i mallrave u tejkalua. Me llogari më vete punojnë edhe dy stacionet e hekurudhës, i Fierit dhe i Ballshit. Edhe pse këta funksionojnë në degë që varen nga drejtoria e përgjithshme, kanë përmirësime të tilla, që kanë tërhequr vëmendjen për njohjen e zbatimin e tyre në stacionet e tjera të vendit. Por, sidomos zbatimi i kërkesave që shtron mekanizmi i ri lyp hartimin e dokumentacionit të nevojshëm deri në brigadë, kuptimin e marrëdhënieve me organet financiare e bankare e zbatimin e detyrimeve të ndërsjella, shtrirjen e planit të kostos në njësitë më të vogla etj. Kujdes i kushtohet furnizimit materialo-teknik. Bashkëveprimi midis degëve konkretizohet sidomos në ndjekjen e prodhimit dhe në shitjen e mallit. Për frytshmërinë e punës po vlerësohet siç duhet dhe aftësimi i personelit drejtues e ekonomik në repartet e prodhimit. Ndërgjegjësimi i punëtorëve, për domosdoshmërinë e zbatimit të mekanizmit të ri, për frytshmërinë e tij mbetet ende një detyrë tjetër që meriton vëmendje të madhe. Ndërkohë është vepruar që elementët e mekanizmit të ri të zbatohen edhe në ndërmarrjet e tjera. Në ndërmarrjet komunale e të tregtisë janë futur mjaft elementë të mekanizmit të ri. P.sh., në NRSH janë caktuar për çdo sektor repart treguesit kryesorë e detyrimet që kanë ndaj ndërmarrjes prej fillimit të gushtit. Ç'ka sjellë kjo? Janë shtuar modele të reja, ka shërbim më të shpejtë e cilësor. Personeli i këtyre lidhet më mirë me detyrat, me prodhimin e furnizimin. Përvoja e një sasive të veçanta po bëhet e njohur më mirë. Kështu dhe në NTAN. Zbatimi në mjaft njësi i mekanizmit të ri ka rritur përgjegjësinë e shitshëve për tregtimin e prodhimeve, shërbehet më shpejt e më me kulturë. Parapërgatitja, ndjekja e procesit, përgjithësimi i përvojës së mirë si sqarimi i paqartësive e korrigjimi i gabimeve etj. janë domosdoshmëri e mekanizmit të ri të zbatohen drejt, të afirmojë përparësitë. VANGJEL STEFA

Shembull si përballohen vështirësitë

Mjaft ndërmarrje ekonomike në rrethin e Durrësit nuk i plotësojnë detyrat dhe kjo bën që rrethi si 8-mujor të krijojë deficite. Drejtuesit nxjerrin midis të tjerave edhe shfajësimin se u mungoi baza materiale. Vërtet në muajt rast të një pjese e bazës materiale nga importi mungoi. Por të shohësh vetëm këtu dhe të ngushtohesh pa u hedhur në sulm, me krijimtari, pa kërkuar deri në një nga vetja, natyrisht nuk bën dot gjë. Janë disa ndërmarrje të tjera që edhe në kushte jo shumë të përshtatshme, me mungesa të ndryshme të bazës materiale, i plotësuan detyrat. Një shembull tjetër të një pune novatore drejtimi jep oficina mekanike. Është një ndërmarrje që ka jo pak probleme me importin. Por duke e ditur këtë, që në fillim vitit janë marrë masa për t'i dalë në të punës, ku spikati mendimi krijues i kolektivit dhe drejtimi novator i personelit administrativ teknik. Në ndërmarrje përmendin punën mjaft të mirë të novatorëve të prodhimit, si: Thoma Vasilin, Shahin Arifi, Pellum.Balla etj. Në ofiçinë, duke u njohur me nevojat e SMT-së së Lushnjës dhe UMB-së së Gjirokastrës, në bashkëpunim, duke siguruar bazën materiale nga ato sipas të gjitha rregullave, u prodhuan vinça-urë. Gjithashtu, u prodhuan kaldaja avulli dhe uji për ndërmarrjen e qilimave në Kavajë dhe sanatoriumin e Tiranës. Në këto rrugë është siguruar baza materiale edhe për prodhimin e disa kaldajave për Universitetin. Ofiçina mekanike, ndonëse nuk ka hyrë në mekanizmin e ri ekonomik, u jep një shembull të mirë disa ndërmarrjeve që kanë hyrë në të, sipër tejkalimit të së ardhurës neto, uljen e shpenzimeve të prodhimit, shfrytëzimin më të mirë të kohës së punës, rritjen e rendimentit, uljen e mungesave pa arsye në punë dhe të paaftësisë për përkohshme. Është kuptimi drejtë i situatave dhe puna çulimuesë që këtu ka siguri se do të hyjnë në mekanizmin e ri ekonomik të përgatitur dhe me besim të plotë do ta çojë më tej prodhimin. SOTIRAQ GJORDENI

Ndjekje e përditëshme

MIRDITE «Shokët e ndërmarrjes së Kurbneshit marrin zotime dhe nuk i mbajnë. E këtë po e provojnë në «kurrizin» tonë si uzinë. Vetëm gjatë gushtit na krijuan 40 tonë metal bakri minus...» Shkëputëm kështu këto pak fjalë nga diskutimi i drejtorit të uzinës së bakrit të Rubikut, Ndue Gjika, në plenumin e komitetit të Partisë të rrethit. Shqetësimi i ditës. Uzines po i shllë shumë telashe për furnizimin me lëndë të parë nga ndërmarrjet brenda rrethit por edhe nga kombinati i Laçit. Ky nuk është qëndrim serioz. Por si shpjegohet që metalurgët kanë prodhuar 30 tonë bakër blister, tej planit të 8-mujorit. Konkretisht, reparti i aglomerimit nga 3 u kthye në 4 cikle, ç'ka bëri të mundur të ... të digjeshin më shumë pluhura që më parë ktheheshin përsëri për flakim. Kështu ai u kthye si një «vendburim» tjetër për furrat e shkrirjes. - Na dha dorë mekanizmi i ri, - thanë metalurgët, sepse tani çdo punëtor interesohët si të ishte vetë drejtori i fabrikës që asnjë kokërr minerali a gymyri të mos shkojë dëm. Si ndërmarrje kanë tejkaluar 2 për qind dhe detyrat e eksportit. Deri tani ndërmarrja gjeolo- (Vijon në faqen 2)

Nënkryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Rita Marko, priti delegacionin e Senatit të Shteteve të Bashkuara Meksikane

Nënkryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Rita Marko, priti dje paradite, në selinë e Presidiumit të Kuvendit Popullor, delegacionin e Shteteve të Bashkuara Meksikane, të kryesuar nga senatori Alfredo Toski Fernandez de Lara. Shoku Rita Marko, pasi uroi mirëseardhjen, zhvilloi me ta një bisedë të ngrohtë. Ai i përshëndeti miqtë nga Meksika në emër të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe të Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, shokut Ramiz Alia. Ai vuri në dukje mirëseardhjen që lidh dy popujt tanë dhe theksoi se, megjithëse jemi larg, populli shqiptar ushqen ndjenjat e simpatísë së veçantë dhe të respektit për popullin meksikan, kulturën e tij mijëvjeçare, për luftat e tij për liri e pavarësi kombëtare. Vizitën tuaj në vendin tonë, tha ai, ne e konsiderojmë si një gjest miqësor të Meksikës ndaj Shqipërisë, që do të kontribuojë në çuarjen më përpara të bashkëpunimit midis Kuvendit Popullor dhe Kongresit Meksikan, si dhe të marrëdhënieve miqësore midis të dy popujve dhe vendeve tona. Ai foli për luftat shekullore të popullit tonë për liri, pavarësi e përparim, për sukseset e arritura nga populli ynë në ndërtimin socialist gjatë 46 vjetëve çlirim. Shoku Rita Marko, i njohu ata edhe me masat që po merren për thellimin e procesit të demokratizimit të mëtejshëm të gjithë jetës së vendit, për zbatimin e mekanizmit të ri ekonomik, për punën që bëhet në fushën e përsosjes së legjislacionit dhe për zbatimin e ligjeve, etj. Ai u ndal gjithashtu e foli për politikën paqësore dhe të bashkëpunimit të Shqipërisë, për përpjekjet e vendit tonë për t’u angazhuar në procesin e sigurimit e të bashkëpunimit evropian etj., dhe theksoi se, ashtu siç lufton për mbrojtjen e lirisë e të pavarësisë së vendit të tij, populli ynë respekton lirinë dhe pavarësinë e vendeve të tjera. Kryetari i delegacionit të senatit të Shteteve të Bashkuara Meksikane, senatori Alfredo Toski Fernandez de Lara, falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe solli përshëndetjet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Meksikane, Karlos Salinos de Gortari, për Kryetarin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, shokun Ramiz Alia. Vizita e delegacionit meksikan në Shqipëri, theksoi ai, do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të... (Vijon në faqen 4)

SHOKU RAMIZ ALIA PRITI AMBASADORIN E MALIT

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, priti dje ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Malit në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, Tidiani Guise, i cili paraqiti letrat kredenciale. Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale merrnin pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Reiz Malile, sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor Sihat Tozaj, drejtori në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Andon Berxholli, dhe të tjerë. (ATSH)

Kryetari i Asamblesë Popullore të Kubës priti ministrin e Drejtësisë së BPS të Shqipërisë, Enver Halili

Juan Vela Valona Nguera, kryetar i Asamblesë Popullore të Republikës së Kubës, i cili është zëvendëskryetar i Kongresit të 8-të të OKB-së për parandalimin e krimeve dhe trajtimin e shkelësve të ligjit, dje priti në kryeqytetin e Havanës, në një takim kortezie një delegacion shqiptar, kryesuar nga delegacioni shqiptar, i cili kryesohej nga ministri i Drejtësisë i BPS të Shqipërisë, Enver Halili. Duke theksuar se lidhur me marrëdhëniet miqësore e bashkëpunimin kubano-shqiptare e perspektivën e tyre. Paradje, ambasadori i RPS të Shqipërisë në Kubë, Ilir Çepani, dha një pritje për nder të delegacionit tonë, që merr pjesë në punimet e Kongresit të 8-të të OKB-së për parandalimin e krimeve. Në pritje morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme, z. J. Kubes, Jose Viera Llares, ministri i Drejtësisë, dr. Karlos Amat Torres si dhe personalitete të tjera të larta shtetërore. (ATSH)

Dha shfaqje në kryeqytet një grup folklorik meksikan

Në kuadrin e shkëmbimeve kulturore midis Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara Meksikane, ka ardhur për një turne shfaqjesh në vendin tonë grupi folklorik i Institutit Kombëtar të Baletit të Arteve të Bukura të Meksikës. Pararendëm dhe mbrëmë ai dha shfaqje në sallën e Teatrit të Operës dhe të Baletit në Kryeqytet. Në shfaqjen e natës së parë merrnin pjesë punonjës të qendrave të... (Vijon në faqen 4)

Ministri i Jashtëm priti delegacionin meksikan

Dje, ministri i Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë, Reiz Malile, priti delegacionin e senatit të Fernandez de Lara. Në bisedën e ngrohtë që u zhvillua, me këtë rast, u theksuan marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Meksikës, si dhe u shpreh dëshira që këto marrëdhënie të zhvillohen më tej në të ardhmen. Gjatë takimit, Reiz Malile foli për politikën e jashtme të Shqipërisë, për marrëdhëniet e saj me vendet e tjera, si dhe për hapat që janë duke u bërë për të çuar përpara procesin e bashkëpunimit ballkanik. Në mënyrë të veçantë ai u ndal në përgatitjet që po bëhen për mbledhjen e ministrave të jashtëm të rajonit tonë, që do të mbahet së shpejti në Tiranë dhe shprehui besimin se me këtë mbledhje do të ndërmerren hapa pozitivë për të çuar përpara bashkëpunimin ballkanik, i cili pavarësisht kontributin edhe në proceset pozitive evropiane. Senatori meksikan, Alfredo Toski Fernandez de Lara dha miqët e vendit, për marrëdhëniet e Meksikës me vendet e tjera, si dhe për politikën e jashtme të Shqipërisë. Ai foli për bashkëpunimin për punën dhe jetën e popullit meksikan, për arritjet e Meksikës, si dhe për problemet që janë në kahin të bërin me zhvillimet në SHBA e Amerikës Qendrore. (ATSH)

Me ftesë të Bashkimit Kombëtar të Punonjësve të Malit, u nis për në vizitë miqësore në Mali një delegacion i Këshillit të Përgjithshëm të BPSH-së, i kryesuar nga sekretari i këtij Këshilli, Strati Marko. (ATSH)