12/09/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

12 shtator 1990

ÇDO DITË KËRKOHET MOBILIZIM I LARTË DHE DISIPLINË E FORTË

Drejtim dinamik dhe i frytshëm — KUKËS — Ndër ndryshimet që të bien më shumë në sy në Kukës janë repartet e riparim-shërbimeve komunale, të ngritura rishtaz. Paraqitja e jashtme, puna që bëhet, arritjet e tyre. Gushti që muaj i parë i futjes së kësaj ndërmarrje në të 160 njësite e saj mellogari më vete, si të thuash ishte provë e zotërimit të mekanizmit të ri ekonomik. U shkurtuan tre sektorë duke u hequr e gjithë organika e tyre dhe 12 punonjës të këtyre sektorëve kaluan pranë njësive. Në bisedë me drejtorin e ndërmarrjes, Xhavit Lashe, mësojmë se struktura organizative e ndërmarrjes jo vetëm është shkurtuar ndjeshëm, por u bë edhe më dinamike. Vetë drejtori mban përgjegjësi edhe për dy degë të ndërmarrjes, duke shkurtuar vendin e përgjegjësve të degëve. Kështu secili kërkon dhe jep përgjegjësinë e vetë, por edhe zgjidhjen që kërkon puna. Kjo ka shtuar arritjet, edhe cilësinë e shërbimeve. Ramazan Hasa, kryetari i degës së financës, thotë se më mirë se çdo muaj tjetër të vitit paraqitet e ardhura neto e ndërmarrjes edhe ajo e centralizuar e shtetit. Përgjithësisht punonjësit kanë marrë pagë më të lartë se s’merrnin muaj të tjerë. Ka punonjës që këtë paguar 2 mijë lekë për muajin gusht nga 650 lekë që ka marrë muajt e tjerë. Si në repartet e rrobapepësisë, riparim frigoriferësh etj. Duke kaluar nga njëri repart në tjetrin, bie në sy se intensiteti i punës dhe rendimenti janë rritur ndjeshëm. Por punëtorët kërkojnë përmirësimin e veglave, kjo jo vetëm në rritjen e rendimentit. Ndërkohë administrata po vihet para kërkesës më të fortë të llogarisë, sidomos për të zgjidhur problemet e furnizimit dhe për t’i futur në rrjedhën e kursimit. Arritjet e muajit gusht janë provë e frytshmërisë të mekanizmit të ri ekonomik në riparim-shërbimet komunale. Megjithatë dalin disa probleme, si prirja për të kryer sa më shumë prodhime dhe shërbime për ndërmarrjet apo institucionet. Që të shmanget kjo, janë marrë masa të rrepta kontrolli, që edhe pse ushqejnë një centralizëm të gabuar, herë për herë mund të jenë të nevojshme. HALIL BUÇPAPAJ

Shtojnë eksportin

— LIBRAZHD — Detyrat e eksportit të periudhës janar 10 shtator u tejkaluan me mbi 20 mijë tonë në hekur nikel, mbi 7500 tonë në krom kurse për gushtin u dyfishua eksporti i boksideve. Prej fillimit të vitit klasa punëtore detyrat i përballoi duke kursyer 2 milionë e 500 mijë kilovat orë energji elektrike. Praktika po vërteton se vështirësitë përballohen me mobilizim. Një shembull e jep mi- eksperimentua mekanizmi i ri ekonomik. U prodhuan më shumë se në korrik 1400 tonë krom i pasur dhe eksporti u dhanë 1 milion e 200 mijë lekë prodhime më shumë se në korrik, nga të cilat mbi 600 mijë lekë vetëm nga rritja e cilësisë së mineralit. Por jo kudo është i njëjti mobilizim e shqetësim. Kolektivi i përpunim-drurit, për mungesë transporti e të fuqisë punëtore, po i thellon deficitët. Në ndërmarrjen e ndërtimit gjatë gushtit për çdo punëtor pati dy ditë mungesa pa arsye. Në një mbledhje të veçantë që organizoi Komiteti i Partisë i rrethit ditët e fundit, u shpallën objektiva të rinj për shtatorin e më tej, që me çdo kusht të mbyllin detyrën e 9-mujorit e të gjithë vitit.

Pas «llogarisë në tërësi»

— GRAMSH — Në rrethin e Gramshit si prodhimi i përgjithshëm industrial, ashtu edhe eksporti, vëllimi i punimeve të mekanizuara, i transportit, qarkullimi i mallrave etj. paraqiten me tejkalim. Peshë kryesore në këtë arritje mbajnë ndërmarrja e grumbullim - përpunimit dhe uzina mekanike, të cilat kanë kohë që plotësuan planin e pesëvjeçarit. Por ndonëse «llogaria në tërësi» organizata e bashkimeve profesionale të ndërmarrjes së ndërtimit. Duke pasur parasysh arritjet e dobëta të periudhës, ai e nisi kontrollin që në drejtori e degë dhe pastaj kaloi në sektorët e prodhimit. Ç’vërejtje? Se nuk kontrollohej për periudhë zbatimi i detyrës dhe ende më keq, kjo gjë nuk bëhej ndonjëherë as për 5-ditorin, gjë që sillte si pasojë të mos njihjej gjendja dhe të punohej me të njëjtat ritme edhe kur forcat duheshin shumfishuar. Në qoftë se drejtorja e ndërmarrjes do të kishte punuar më me kujdes, natyrisht që tani nuk do të kishte për 8-mujorin një deficit 1.6 milion lekë. Në një mbledhje të Komitetit të Partisë të rrethit, që u organizua këto ditë, këtyre drejtuesve iu kërkua llogari për këtë gjendje. Drejtori i ndërmarrjes së përpunim-drurit tha se detyra e tremujorit të lëndës së drurit gjatë muajit gusht u plotësua vetëm 25 për qind për shkak të mospërgjegjësisë në kohë të pakut të mallrave me mjete transporti. Ndërsa drejtori i parkut të mallrave nxori si pengesë mungesën e gomave. Natyrisht, edhe pengesa ka, por shembulli i mirë u kundërpërgjigjet këtyre shfajësimeve, ai është brenda rrethit. ashtu dhe eksportit, vëllimi i punimeve të mekanizuar, kryesore në këtë arritje mbajnë ndërmarrja e grumbullim-përpunimit e pesëvjeçarit. Por ndonëse «llogaria në tërësi» paraqitet e mirë, ka edhe nga këto ndërmarrje e kolektiva që vazhdojnë ta hedhin me ngadalësimin e hapin e tyre, ndonëse viti po mbaron. Ndërmarrja e përpunim-drurit, që drejton Isuf Salla, dhe ajo e ndërtimit, ku drejton Sabri Ibrahimi, kohët e fundit veçanërisht gjatë muajit gusht, kanë pasur rënie në prodhim. Ndërsa mosrealizimi i zërave është më i dukshëm në ndërmarrjen e përpunim-drurit, në atë të riparim-shërbimeve e në ndërtim. Këto mangësi nuk janë rrjedhojë vetëm e faktorëve objektivë, refren që po përdoret dendur sot nga disa drejtues, por edhe e mosndjekjes ditore të planit dhe të kontrollit të pamjaftueshëm të drejtorive dhe degëve ndaj sektorëve vartës. Me këtë përfundim doli para disa ditësh edhe grup kontrolli punëtor që ngriti

Veprimtari me rastin e ditës së novatorëve dhe racionalizatorëve

— Tiranë — Me rastin e 11 Shtatorit, Ditës së Novatorëve dhe Racionalizatorëve, dje pasdite Këshilli i BP të rrethit të Tiranës organizoi takimin e novatorëve dhe racionalizatorëve me të dalluar të katër rajoneve. Merrnin pjesë edhe kuadro drejtues të organeve të Partisë e të Pushtetit, të organizatave të masave, të ftuar nga dikasteret qendrore, institucionet kërkimore - shkencore, kryetarë të komiteteve profesionale, veprimtarë shoqërorë etj. Ndodheshin edhe anëtarë i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë dhe ministri i Industrisë, Minierave dhe Energjetikës, shoku Besnik Bekteshi, anëtari i Transporteve, shoku Hajredin Çeliku, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Lambi Gegprifti, sekretari i Komitetit të Partisë të rrethit, Pirro Kondi dhe shokë të tjerë. Në emër të Komitetit të Partisë, të Komitetit Ekzekutiv të KP dhe të Këshillit të BP të rrethit, pjesëmarrësit i përshëndeti dhe u uroi gëzuar festën kryetari i këshillit të BP të rrethit, Aristidh Thaka. Gjatë një viti në këtë rreth i Këshillit të Përgjithshëm të BP-SH-së. — Elbasan — Novatorët e racionalizatorët e rrethit të Elbasanit erdhën në festën e tyre me një sërë arritjesh. Kështu, u ngritën 33 reparte dhe linja të reja, me një efektivitet ekonomik prej 20 milionë lekë. U prodhuan 127 artikuj të rinj. Me rastin e 11 shtatorit, Këshilli i BP të rrethit organizoi në uzinën e ferrokromit takimin e novatorëve e racionalizatorëve të dalluar të rrethit, ku përshëndetën në emër të Këshillit të Përgjithshëm të BP-SH-së drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Industrisë Mekanike, Panait Carapuli, i cili edhe dorëzoi flamurin e këtij këshilli dhënë rrethit të Elbasanit për arritje të mira në lëvizjen novatore. Në këtë takim përshëndeti sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, Sulejman Pepa. — Berat — Në festën e tyre novatorët dhe racionalizatorët beratas erdhën me bilanc të pasur arritjesh. Për periudhën nga 11 shtatori i kaluar deri tani janë vënë në jetë 650 propozime, nga 692 të miratuara, u prodhuan për të parën herë 960 artikuj të ndryshëm, si dhe u ngritën 10 linja të reja si në kombinatin e tekstileve, në rajonin industrial të Qytetit Stalin etj. Për t’u njohur me këto suksese, dje në kombinatin e tekstileve u organizua takimi i novatorëve, ku veç punonjësve e specialistëve të dalluar në këtë lëvizje merrnin pjesë edhe se-

- Korçë -

Këshilli i Bashkimeve Profesionale të rrethit të Korçës organizoi dje një veprimtari tematike, ku merrnin pjesë novatorë të dalluar, punonjës pararojë, specialistë të fushës të ndryshme etj. Ndodheshin edhe sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, shoku Vangjel Çërrava, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit Gjergji Krastafilaku e të tjerë. Të pranishmit i përshëndeti kryetari i Këshillit të Bashkimeve Profesionale të rrethit Nesti Dhimitri. Në këtë të rreth janë zbatuar gjatë një viti 1 050 propozime, janë riparuar dhe vënë në punë 190 makineri, janë ngritur linja e fabrika të reja, si dhe janë prodhuar 600 artikuj të rinj etj. Me këtë rast rrethit të Korçës për rezultatet e shënuara në lëvizjen novatore iu dorëzua flamuri

- Shkodër -

Novatorët dhe racionalizatorët e rrethit të Shkodrës, duke vënë në jetë këshillat dhe porositë e shokut Ramiz Alia dhanë 5 vjet më parë në konferencën e tyre, janë bërë një mbështetje e fuqishme për zhvillimin e pandërprerë ekonomik e shoqëror. Në lëvizjen e tyre përfshihen mbi 6 mijë punonjës të pararojës e specialistë të fushave të ndryshme. Gjatë një viti në këtë rreth janë zbatuar 3 273 propozime, u hapën 16 linja e reparte, u prodhuan afro 600 artikuj të rinj etj. Vetëm në uzinën e telave elektrike u vunë në punë Punëtorët Andon Bezhani dhe Isuf Alia janë ndër më të dalluarit në uzinën mekanike «Kast-riot Muço» në Vlorë. (Foto: N. Xhufka) Punëtorët Andon Bezhani dhe Isuf Alia janë ndër më të dalluarit në uzinën mekanike «Kast-riot Muço» në Vlorë. (Foto: N. Xhufka)

- Gjirokastër -

prodhimi për të parën herë 900 pjesë Hysen Shahu, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Stavri Rista, dhe shokë të tjerë. Në emër të Këshillit të Përgjithshëm të BPSH-së përshëndeti i deleguari i këtij këshilli, kryetari i Komitetit të shkencës dhe të teknikës, Ajet Ylli. Mjaft novatorëve iu dhanë stimuj moralë e materialë, ndërsa grupet amatore dhanë program artistik. - Gjirokastër - Në takimin e novatorëve dhe racionalizatorëve të dalluar të rrethit rrethit Matnxhar Binaj, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit Flamur Cani e shokë të tjerë. Gjatë këtij viti në këtë rreth janë vënë në jetë 1 mijë propozime për rritjen e rendimentit të punës, zgjidhjen e mekanizimeve etj., u ngrit linja e prodhimit të velenxave në ndërmarrjen e prodhimeve artizanale, përfundoi projekti për rikonstruksionin e fabrikës së duhan-cigareve. Në emër të Këshillit të Përgjithshëm të BPSH-së, përshëndeti sekretari i parë i përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Sulejman Bushati, i cili dorëzoi edhe flamurin e këtij Këshilli dhënë rrethit të Gjirokastrës për arritje të mira gjatë këtij viti në zhvillimin e revolucionit tekniko-shkencor. Veprimtari të tilla u organizuan edhe në rrethe të tjera të vendit. (Sipas ATSH-së)

Ishte planifikuar të fillonte punë në prill, II shty për në tetor...

Në kombinatin e drurit «Misto Mame» në Tiranë ka filluar të ndërtohet një linjë për prodhimin e sfungjerëve. Ndërtimi është me mjaf[t] leverdi për ekonominë. S’vonohet që të mos prodhohen në të ardhmen divane me susta, duke i sjellë ekonomisë kursime në lëndë të para deficitare që arrijnë 357.8 mijë lekë në vit. Ndërsa nga prodhimi në vend i sfungjerit përfitimi është 131.2 mijë dollarë për çdo 100 tonë. Linja do të plotësojë kërkesat e industrisë së drurit për 300 tonë sfungjer në vit. Kjo linjë ka qenë e planifikuar që për këtë gjashtë muaj, në vend që nga Banka e Shtetit, 190 mijë dollarë. Do të vështirësohet brenda katër muajve. Sipas kontratës të hartuar me firmën gjermanoperëndimore «Hennecke», linja u pa në afat dhe makineritë e pajisjet kanë ardhur në objekt në fund të muajit mars të këtij viti. Ishte planifikuar që të fillonte punë në muajin prill. Deri këtu çdo gjë shkoi normalisht. Më pas filluan zvarritjet. Shpesh punimet janë ndërprerë nga ndërmarrja e ndërtimit. Siç mësojmë, tani thuhet se linja do të përfundojë në tetor. Po mirë, kush përgjigjet për rreth pesë muaj prodhim më pak? Humbjet s’janë të vogla, ato llugariten 69 mijë dollarë! Korresp. i «Zërit të popullit»

SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM URIMI PRESIDENTIT TË ETIOPISË

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi presidentit të Republikës Popullore Demokratike të Etiopisë, Mengistu Haile Mariam: «Me rastin e festës kombëtare të Etiopisë, Ju dërgoj Juve dhe përmes Jush popullit mik etiopian përshëndetjet e ngrohta dhe urimet më të mira për përparimin dhe begatinë e vendit. Uroj që miqësia dhe bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Etiopisë të zhvillohen përherë, në interes të të dy popujve tanë.» (ATSH)

SHOKU RAMIZ ALIA PRITI AMBASADORIN E FINLANDËS

të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, priti dje ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Finlandës në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë Jorma Inki, i cili paraqiti letrat kredenciale. Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale merrnin pjesë ministri i Punëve të Jashtme Reis Malile, sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor Sihat Tozaj, drejtor i Ministrisë së Punëve të Jashtme Andon Berxholi dhe të tjerë. (ATSH)

U kthye në Atdhe delegacioni që mori pjesë në punimet e Kongresit të tetë të OKB-së për parandalimin e krimeve

Dje, u kthye në Atdhe delegacioni i RPS të Shqipërisë, i kryesuar nga ministri i Drejtësisë, Enver Hoxha, që mori pjesë në Kongresin e tetë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për parandalimin e krimeve dhe trajtimin e shkelësve të ligjit, punimet e të cilit u zhvilluan në Havanë. Për të pritur delegacionin, në aeroportin e Rinasit, kishin dalë ministri i Shëndetësisë, Ahmet Kamberi, dhe shokë të tjerë. Kishte dalë gjithashtu edhe i ngarkuari me punë i RPS të Shqipërisë së Kubës në RPS të Shqipërisë, Pablo Romero. (ATSH)

SHPREHJE E RE E EPËRSISË SOCIALE TË RENDIT TONË SHOQËROR

Njoftim i Këshillit të Ministrave të RPSSH Këshilli i Ministrave, në zbatim të detyrës që vuri plenumi i 11-të i Komitetit Qendror, mori në shqyrtim dhe miratoi studimin «Për rritjen e pagave të ulëta», me të cilin rishikohet sistemi tarifor në fuqi dhe parashikohet një tog masash e rregullimesh në këtë fushë. Këshilli i Ministrave vendosi që: 1. Të gjitha pagat deri në 450 lekë në muaj të rriten deri në masën 20 për qind. 2. Pagat nga 450 deri në 550 lekë në muaj të rriten deri në 10 për qind. 3. Për të ruajtur raportet e nevojshme ndërmjet kategorive të proceseve dhe vendeve të punës, si dhe ndërmjet shkallëve të kualifikimit të punonjësve, të bëhen rregullime në rritje edhe për pagat nën 600 lekë. 4. Vendet dhe proceset e punës të kategorizuara së parë të barazohen me ato të kategorisë së dytë dhe të trajtohen me pagë njësoj si këto të fundit. Nga këto përmirësime përfitojnë 480 mijë punonjës të degëve të ndryshme të ekonomisë dhe 162 mijë punëtorë të bujqësisë, me një efekt në rritjen e fondit të pagave prej rreth 430 milionë lekë në vit. Si rrjedhim, këtej e tutje niveli më i ulët i pagës nominale mujore do të jetë 450 lekë, nga 350 lekë që është sot, kurse paga mesatare mujore për punëtorët do të arrijë në rreth 570 lekë, nga 523 lekë që është sot. Vendimi i Këshillit të Ministrave do të zbatohet duke filluar nga data 1 tetor e këtij viti. Këshilli i Ministrave porosit gjithë ministritë e institucionet e tjera qendrore dhe komitetet ekzekutive të këshillave popullorë të rretheve të marrin masat e nevojshme për zbatimin e plotë të këtij vendimi. Në të njëjtën kohë ai shpreh bindjen se klasa jonë punëtore dhe gjithë punonjësit do t’u përgjigjen këtyre masave favorizuese duke rritur më tej mobilizimin në punë dhe frymën e iniciativës, për të shtuar prodhimin dhe shërbimet, për të ngritur rendimentin e punës dhe për të forcuar regjimin e kursimit. Epërsitë sociale të rendit tonë shoqëror garantojnë dhe fuqizohen me rritjen e potencialit ekonomik të vendit. KËSHILLI I MINISTRAVE I RPS TË SHQIPËRISË Tiranë, më 10.9.1990.