Vendim i qartë, veprime të shpejta
— Intervistë e shokut BUJAR KOLANECI, kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit, dhënë redaktorit tonë —
— Shoku Bujar, mbarë punonjësit tanë kanë në duar një vendim të rëndësishëm që lidhet me mirëqenien e tyre. Ç’përfaqëson kjo masë?
— Vendimi i Këshillit të Ministrave «Për rritjen e pagave të ulëta» është një ndër masat më të rëndësishme që është marrë deri më sot në fushën e pagave. Rreth 642 mijë punonjës përfitojnë 430 milionë lekë fond page shtesë. Po t’i shtojmë kësaj edhe pagat që rrjedhin nga vendimi për pagësën sipas kategorisë së procesit ose vendit të punës dhe dekretit për sigurimin për 80 për qind të pagës, kur puna ndërpritet jo për faj të punëtorit, përfitimi është rreth 500 milionë lekë. Numri i punëtorëve që përfitojnë shtohet disa dhjetëra mijë të tjerë.
Nga vetë përmasat, kuptohet, kemi të bëjmë jo me një rregullim të thjeshtë në tabelën e pagave, por me një aksion të madh politik, ekonomik dhe shoqëror. Është një masë tjetër në vijën e politikës ekonomike të Partisë e shtetit për të rritur mirëqenien e masave tona punonjëse, që lidhet me procesin e pandalshëm të demokratizimit të jetës ekonomike. Ndaj ka rëndësi kuptimi dhe zbërthimi i drejtë i përmbajtjes së saj. Rritje page përfitojnë punonjësit, me kusht që të realizojnë ditët kalendarike dhe normat e punës. Ata që i tejkalojnë do të marrin më tepër. Kemi të bëjmë me një rritje të pagës nominale, por të mos harrojmë se tek ne pesha e të ardhurave në mirëqenien e punonjësve zë edhe konsum shoqëror, që ndikon në rritjen e të ardhurave reale të tyre.
— Për të kryer studimin deri në daljen e vendimit u përballua një punë e madhe, afatshkurtër. Ç’mendoni për problemet që dalin për zbatimin e tij?
— Bordorët e para nga 1 tetori, do të bëhen me pagat e reja. Pra, periudha përgatitore për zbatimin e vendimit është e shkurtër. Puna është të merren masa sa më të frytshme në dikastere, organet ekzekutive të pushtetit në rrethe e ndërmarrjet, që gjithçka të bëhet e njohur deri për çdo punëtor. Vendimi është i qartë. Mund të themi se dje filloi puna për shpërndarjen e udhëzimit përkatës.
Më e rëndësishmja, mendoj, është llogaritja e saktë e të gjitha efekteve që rrjedhin. Kjo shtesë e re e fondit të pagave do të ndikojë ndjeshëm në fuqinë blerëse të popullit, do të rritë kërkesat ndaj tregut. Zgjidhja në këtë rast është plotësimi frontalish i ritmikisht i detyrave të planifikuara me përparësi në ato degë që lidhen me furnizimin e popullit me mallra të përdorimit të gjerë e shërbimet. Ndërkohë do të ndikojë edhe në treguesit e tjerë ekonomikë e financiarë: në koston, çmimet me shumicë, rentabilitetin etj. Këtu del i nevojshëm bashkërendimi në projektplanin e vitit 1991, që jemi duke hartuar. Qëllimi është që të gjenden rrugë e të përcaktohen masa për rritjen e rendimentit të punës, uljen e shpenzimeve në përdorimin me frytshmëri të fondit të pagave.
Masa ekonomike që kërkojnë rritjen e prodhimit, shtimin e shërbimeve
— Intervistë me Ministrin e Financave ANDREA NAKO —
- Intervistë me Ministrin e Financave ANDREA NAKO - ulta, është një ndër masat shumë të rëndësishme që merret në zbatim të detyrave të pleniumit të 11-të të KQ të Partisë. Në të njëjtën kohë, mbulimi i fuqisë së madhe blerëse që të krijohet, shtron para organeve shtetërore dhe ekonomike detyra për ta përballuar atë.
Dihet, që faktor kryesor për të mbuluar fuqinë blerëse, për të thithur paranë nga qarkullimi është rritja me ritme më të larta e prodhimit të mallrave të përdorimit të gjerë. Është detyrë e ndërmarrjeve prodhuese që të përgjigjen më mirë se deri tani në sasi e llojshmëri kërkesave të blerësave. Më tepër se deri sot duhet vënë në përdorim mbetjet teknologjike, duke shtuar artikujt e përdorimit të gjerë, mallrat industriale e ushqimore. Industria e Lehtë të jetë ajo Ushqimore, potenciali i madh teknik e shkencor që kemi, duhet mobilizuar më shumë për të hedhur në treg prodhime që ende mungojnë.
Tërë sektorët e ekonomisë sonë kanë mundësi e rezerva, që duke u rritur pretendimet ndaj vetes, duke bërë organizime e riorganizime të shërbimeve komunale dhe të transportit, mund t’u shërbejnë më mirë njerëzve, duke u bërë njëherësh thithës të vlerave monetare. Ashtu siç shtroi detyrë plenumi i 11-të shërbimi komunal dhe artizanatit ka për detyrë të rritë llojshmërinë dhe cilësinë e shërbimeve.
Për të mbuluar më mirë se deri më sot fuqinë blerëse që krijohet në fshat, kërkohet të rritet më tej furnizimi i popullit me materiale ndërtimi, ku aktualisht ka patur edhe mungesa.
Rëndësi të madhe t’i kushtojmë shtimit të prodhimeve bujqësore e blegtorale, hershmërisë dhe llojshmërisë së tyre, mënjanimit të dëmtimeve dhe të keqtrajtimit të prodhimeve. Detyra të mëdha kanë edhe organet e tregëtisë për shpërndarjen dhe rishpërndarjen më të mirë të mallrave, organizimin e panaireve, përmirësimin në tërësi të shërbimit, veçanërisht në ushqimin social. Hapja e dyqaneve të mallrave të përdorimit të gjerë nga ndërmarrjet e tregtisë së jashtme, në bashkëpunim me firmat e huaja, do të ketë ndikim pozitiv.
Masa në lëmin e rritjes së pagave të ulta, janë vazhdim dhe konkretizim i detyrave të plenumeve të fundit të Komitetit Qendror të Partisë dhe kanë një përmbajtje të thellë politike, ekonomike dhe shoqërore. Por ato janë edhe masa me karakter të drejtpërdrejtë ekonomik dhe si të tilla kërkojnë zgjidhje ekonomike nëpërmjet shtimit të prodhimit, të rritjes së rendimentit, ekonomizimit të shpenzimeve, si dhe shtimin në vazhdimësi të burimeve të akumulimit, ndryshe u hapet rrugë fenomenëve të padëshiruara të inflacionit etj.
Në këtë kuadër edhe organet tona financiare, kanë detyra e përgjegjësi më të mëdha, për t’i ndjekur më nga afër këto fenomene, për të shtuar ndihmën e kontrollin, për të rritur efektivitetin e ekonomisë.
Në Shkodër: mungesa të shumta nga nxënësit e mësuesit
Ora e mësimit është e pacënueshme. Këtë mendim e dëgjon shpesh nga mësues të pasionuar, të cilët me asnjë arsye subjektive nuk përligjin humbjen e orës së mësimit. Të nxënët parapuktojnë rregull el disiplinë shembullore. Jo vetëm nga fëmijët e të rinjtë, por edhe nga edukatorët e tyre. Në Shkodër shumë prej tyre e kanë nisur vërtet shumë mbarë punën, siç është p.sh., shkolla e mesme e përgjithshme «29 Nëntori». Asnjë mungesë as nga nxënësit, as nga mësuesit. Brenda këtyre ditëve përuruan edhe kabinetin e ri të matematikës dhe laboratorin e gjuhëve të huaja. Edhe për mjaft shkolla të tjera mund të bëjmë vlerësime të tilla, por... Në shkollat e mesme bujqësore mësuesit dhe drejtuesit e shkollave ende po merren me detyra që i takonin 10-ditëshit të fundit të gushtit. Pra, për disa 1-shtatori ende nuk ka ardhur. Në disa shkolla ende vazhdojnë regjistrimet! «Deficite» të mendësisë që punën e sotme t’ia lëmë së nesërmes. Me dhjetëra e dhjetëra nxënës mungojnë në shkollat. Këshillat popullore i kërkojnë regjistrimet nga shkollat, mësuesit presin... Ndërkohë plani nuk po realizohet e mësimi nuk bëhet si duhet. Dhe s’ka si të ndodhë ndryshe, kur çdo ditë hapet dera dhe vjen një nxënës i ri. Vetëm në shkollën e mesme bujqësore në Dajç ishin pa u regjistruar 45 veta, ndërsa në atë të Koplikut, që është nga më të mirat, mungonin 18 nxënës. Një ndër shkaqet është edhe tek ajo sorollatje në zyrat e komitetit ekzekutiv apo të këshillave popullore, për t’i regjistruar fëmijët në shkolla të tjera profesionale në qytet. Pra, familja në vend që të bëhet krah shkollës, i bëhet pengesë punës së saj. Opinioni hesht. Ndërkohë ka edhe prindër që organet e arsimit në rreth i lënë zvarrë. Në shkollat Bratosh e Pog nuk ka si të zhvillohen orët e matematikës se mësuesit që janë caktuar atje nuk janë paraqitur. Por kur mëson se në shkallë rrethi janë ende pa u plotësuar me kuadrin e nevojshëm arsimor 109 vende, kryesisht në zonat e thella malore, atëherë e ke të lehtë të bësh llogaritë e thjeshta se sa nxënës mbeten në ditë pa mësim! Përsëri opinioni hesht. Diploma e mësuesit duhet të peshojë rëndë në ndërgjegjen e këtyre mësuesve. «Shqetësimi ynë janë zonat e thella, - na thonë në seksionin e arsimit. - Me përfundimin e shkollës së lartë përfundimin e shkollës së lartë të shohim?»-). Por edhe trajtimi i mësuesve në zonat e thella do më shumë vëmendje nga këshillat popullore dhe kryesitë e kooperativave».
Vërtet janë bërë përpjekje nga organet e arsimit për të vendosur në çdo shkollë rregull e disiplinë që në ditët e para të vitit shkollor. Por siç duket, kontrollet nuk kanë qenë kudo të frytshme. Ende ka mungesa. Ndërkohë edhe për shkak burokratike. Në shkollën e mesme industriale të mirël… per të regjistruar çdo vit kë…?het nga ndërmarrjet e vendit m…cantë për nxënësit. Kush nu…?ell, nuk pranohet në shkollë. Pr…? eshtë i domosdoshëm çdo vit ky formular? Por nuk është vetëm kjo. Pikërisht në këtë shkollë me 7 shtator, në vitin e 5-të mekanikë, janë bërë 17 mungesa pa arsye. Për vitin e pestë nuk kërkohet vërtetim! Dhe po atë ditë, përsëri në këtë e 5-të, por tani në shkollën e mesme në Koplik, vetëm në një klasë janë 5 mungesa pa arsye! Kështu mund të vazhdonim më tej, por gjykojmë se më e rëndësishmja me e vlefshme është forcimi i kontrollit për të përmirësuar më njëherë këtë gjendje në të gjitha ato shkolla të rrethit ku vëre… mangësi. Dhe së fundi, cila është gjendja në rrethin tuaj? Le ta quajmë këtë pyetje, një shqetësim të përbashkët, përmes së cilit të tërheqim vëmendjen e asaj drejtorie shkolle, e atij seksioni arsimi e ka «kusure» të tilla si të kolegëve shkodranë.
Jeta artistike dhe kulturore në gjykimin e tyre
Komani dhe Fierza janë të rrallë
— Me profesor FARUDIN HOXHEN —
— Veprat më të mira të letërsisë dhe artit janë krahasuar me hidrocentralet dhe kombinatet gjigande. Për mendimin tuaj, a ka të tilla vepra, kohët e fundit, letërsia dhe arti ynë? — Besoj se me shprehjen «kohët e fundit» do të keni parasysh këta dy-tre vjet. Unë mendoj se në këta vite nuk kemi Fierze dhe Koman. Të tillë unë quaj «Digrin e madh» të Ismail Kadaresë, «Nënë Shqipëri» të Dritëro Agollit, Filmin «Udha e Shkronjave», këngën «Për ty Atdhe» dhe ndonjë tjetër. Vitet e fundit s’kemi të tillë. Krahasuar përsëri me hidrocentralet, do të thoja se sa kemi plot hidrocentrale të vegjël. Por nëse në energjetikë fuqia e instaluar e tyre mund të mblidhet e shumta të arrijë edhe atë të Fierzes apo Komanit, në letërsi dhe art kjo nuk është e mundur të bëhet. Në art shumë «hidrocentrale» të vegjël, mbeten shumë hidrocentrale të vegjël e asgjë më shumë. — Me aq sa e ndjek unë jetën kulturore, të krijohet përshtypja se ka vakëtsi. Ajo kufizohet kryesisht në koncerte, por dhe niveli është i ulët. Në estrada kam shkuar vetëm një herë dhe thani nuk shkoj më. Aty nuk qeshnin, artdashësit, por aktorët... Suksesi nuk është i rastit
Suksesi nuk është i rastit
— Me shkrimtarin DRITËRO AGOLLI —
Siç thuhet, edhe në shtypin francez: letërsia shqipe s’mund të ketë vetëm një apo dy dukuri të veçuara. Ka shumë libra që mund të botohen me sukses në Francë apo dhe në vende të tjera. Tani shtëpia botuese «Fajard» po boton tregimet e Migjenit. Ja që ka dhe më të vonuar se «Zylua». Migjeni u vonua 60 vjet. Të gjitha këto mund dhe duhet të ishin botuar më parë, por në pritëm përkthyesin francez kur këtë mund ta bënim vetë si p.sh. me Vrionin. Por duhen kërkuar edhe përkthyesit nëpër botë. Ka përkthyes gjermanë shumë të mirë, rusë etj. Ata duhen afruar, duhen ftuar në Shqipëri që të na njohin e t’i njohim. Mund të përkthehen me plot sukses librat e Teodor Laços, Naum Priftit, Vath Koreshit, Kiço Blushit, Zija Çelës etj. Dhe jo vetëm në prozë, por edhe në poezi. Gjithashtu edhe nga letërsia jonë e traditës, si nga N. Frashëri, L. Poradeci, F. Noli, De Rada etj. Suksesi i përkthimeve tona jashtë nuk është i rastit. Ato tregojnë vitalitetin e kësaj letërsie.
Talentet na japin më tepër
— Me profesor DHIMITËR SHUTERIQIN. —
- Talenti përveçse është dhunti e individit, është edhe pasuri kombëtare. Si janë ndihmuar dhe si duhen ndihmuar më mirë talentet?
- Talenti është një pasuri nga më të mëdhatë, derisa është pasuri njerëzore. Koha jonë nuk bëri pak për ta zbuluar e ndihmuar në Shqipëri. Që të bëhet më shumë, është e domosdoshme. Kombit i duhen shtuar e zhvilluar pasuritë e tij. Do më shumë vëmendje për t’i zbuluar talentet, në tërë fushat e jetës, në art, në shkencë, në ekonomi e në drejtim. Kjo bëhet duke jeliuar me talentet, duke ua ndezur pjenën në çdo hap, duke i pasur pra-
Talentet na japin më tepër (vijon)
hap, duke i pasur pra-
(Vijon në faqen 3)
U festua 45-vjetori i revistës «Hosteni»
Në kuadrin e Javës së Satirës dhe Humorit, që u hap në Tiranë më 11 shtator, dje në ple na sallat e Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet u organizua një mbledhje jubilare me rastin e daljes së numrit të parë të revistës «Hosteni».
Merrnin pjesë lexues e bashkëpunëtorë të kësaj reviste, shkrimtarë, gazetarë, karikaturistë dhe të ftuar të tjerë.
Ndodheshin edhe anëtari i Byrosë Politike dhe sekretari i 1 Komitetit Qendror të Partisë, shoku Foto Çami, anëtari i Komitetit Qendror të Partisë, anëtari dhe drejtor i Institutit të Studimeve të Marksizëm-Leninizmit, akademiku prof. Shokli Jauti, kryeredaktari i revistës satiriko-humoristike, «Hostenit», Dhimitër Dede, dhe shokë të tjerë.
Ishin të ftuar kryeredaktori i revistës «Osten», Eftim Projevski, dhe drejtori i Galerisë Ndërkombëtare të Karikaturës, Ane Vasilevski, nga Shkup i RS të Maqedonisë (Jugosllavi).
Mbledhjen e hapi kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Dritëro Agolli.
Për rrugën 45-vjeçare të revistës «Hosteni», foli kryeredaktori i saj, Niko Nikolla. Ndër të tjera ai vuri në dukje se kjo revistë doli qysh në muajt e parë të vitit 1945 nën kujdesin e Partisë dhe personalisht të shokut Enver Hoxha. Revista «Hosteni» ka shërbyer dhe shërben për edukimin e njeriut tonë të ri të dler dhe atë me aktiv e më të devotshëm në çdo fushë të jetës e të prodhimit. Në oba
U festua 45-vjetori i revistës «Hosteni» (vijon)
ri të dëlir dhe më e të prodhimit. Në oba
Për sigurimin e ripërtëritjes së pyjeve
Për të analizuar punën e bërë për ripërtëritjen e pyjeve të shfrytëzuara, si dhe për të përcaktuar detyrat që dalin, për të garantuar vijueshmërinë e prodhimit pyjor, Ministria e Bujqësisë, organizoi një takim kombëtar në Lakun e Hithit në rrethin e Pukës.
Merrnin pjesë specialistë e drejtues të ndërmarrjeve pyjore që kanë detyra në këtë fushë, etj.
Ndodheshin edhe anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë, zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave dhe ministër i Bujqë-
Për sigurimin e ripërtëritjes së pyjeve (vijon)
sisë, shoku Pali Miska, sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit Ibrahim Hamza, dhe shokë të tjerë.
Në raportin e mbajti drejtori i përgjithshëm i pyjeve dhe kullotave, Bujar Bedalli, dhe në diskutimet e pjesëmarrësve, u vunë në dukje arritjet e shënuara në ripërtëritjen e pyjeve të shfrytëzuar dhe masat që duhen marrë për të garantuar vijueshmërinë e prodhimit pyjor.
Në takim foli edhe shoku Pali Miska, i cili pasi vlerësoi punën e bërë, theksoi nevojën e rritjes së kujdesit për pyjet, që janë pasuri e madhe kombëtare o vetëm për brezat e sotëm, por edhe për brezat e ardhshëm. Duke u ndalur në porositë që shoku Ramiz Alia dha gjatë vizitës në rrethin e Pukës, ai tha se me çdo kusht kërkohet sigurimi i ripërtëritjes natyrore të pyjeve. Njëkohësisht organet pyjore të mendojnë për masat silvotehnike që duhet të merren për ta drejtuar ripërtëritjen në mënyrë që të përshpejtohen ritmet e rritjes së pyjeve të rinj.
(Sipas ATSH-së)
Aktiv kombëtar i rinisë kooperativiste
Dje, në një nga mjediset e Institutit të Lartë Bujqësor në Tiranë, Komiteti Qendror i BRPSH-së, organizoi aktivin kombëtar të rinisë kooperativiste. Në aktiv merrnin pjesë drejtues e punonjës të aparateve të komiteteve të rinisë të rretheve e të rajoneve, të NB-ve, dhe të kooperativave bujqësore, veprimtarë primarë e të zgjedhur, të rinj dhe të reja të dalluar etj.
Referatin me temën «Të përballojmë në kohë, me zgjuarsi e militantizëm problemet e organizatës së rinisë në fshat», e mbajti sekretari i Komitetit Qendror të BRPSH-së, Rrapo Zguri. Në referat, në diskutime dhe debate u vunë në du-
Aktiv kombëtar i rinisë kooperativiste (vijon)
kushte se rinia kooperativiste shqetësohet për ndjenjat e fuqishme të adhe-dashurisë, për besimin e dashurinë e pakufishme për Partinë, për bindjen e patundur në epërsinë e rendit tonë kooperativist dhe zhvillimin ekonomik e shoqëror të fshatit,
(Vijon në faqen 2)
«Sa më takon të marr pas 1 tetorit»
Në kombinatin e trikotazheve në Korçë u rritet paga 3820 punëtorëve
- Në kombinatin e trikotaževe në Korçë u rritet paga 3820 punëtorëve -
«Pa eja të bëjmë një çikë llogarinë sa na takon të marrim në 15-ditëshin e parë të tetorit?» Rreth Elsa Gushos, përgjegjëse e seksionit të organizimit të fabrikës së trikotažit, u mblodhën disa shoqe punëtore. Dhe ajo u përgjigj: «A është e nevojshme t’ju sqaroj unë? Njoftimi i Këshillit të Ministrave që dëgjuat mbrëmë në televizion, ishte shumë i qartë».
Biseda të tilla ishin të natyrshme më mengjesin e sotëm në të gjitha fabrikat e kombinatit të trikotazhit në Korçë, të kësaj ndërmarrje të madhe prodhuese me mbi 4300 punëtorë.
- Unë, - thotë Elvirë Bardhi, punëtore në kepjen e etiketave me dorë, si shoqet e mia: Paylina Blu-shi dhe Mirele Vangjeli, që paguhemi me pagën e kategorisë së parë, i bëmë llogaritë dhe pas 1 tetorit nga 397 lekë që jemi paguar deri më sot, do të paguhemi me 478 lekë.
- Vetëm në fabrikën tonë të trikotazhit - na thotë përgjegjësja Parashqevi Kume u rritet paga 138 punëtorëve.
Po në shkallë kombinati? Kryetarja e degës së organizimit të kombinatit, Natasha Petivani, shpjegon: rritje pagash përfitojnë 3820 punëtorë. Shuma vjetore në rritjen e fondit të pagave është përmbi 2 milion lekë.