15/09/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

15 shtator 1990

KËRKESA PËR TË SHTUAR SEPATAT NË PYJE

TËRHEQIM VËMENDJEN Gjatë këtij viti, si rrjedhojë e mosheqjes në kohë e sipas planit të lëndës së drurit, u rrit gjendja e saj në rrugët pyjore e sheshet e depozitimit. Ç'duhej bërë? Në muajin maj u organizua një aktiv për trajtimin shkencor të pyjeve dhe aty u vendos që të ndaloheshin prerjet në pyje, derisa gjendja e lëndës së drurit të ulej nën nivelin e planifikuar. Edhe ky vendim që u mor, gjatë zbatimit hasi në pengesa. Pati drejtues në ndërmarrje, por edhe në rreth që për hir të plotësimit të planit të prodhimit në terësi kërkonin të prisnin me «o burra». Kaluan 3 muaj që nga maji dhe gjendja e lëndës së drurit në rrugët pyjore e skelat e ngarkimit u ul në mënyrë të ndjeshme. Gjendja e trupave sot është 80 mijë m3 nga 160 mijë m3 që ka qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose nga 145 mijë m3 që kemi pasur gjendje më 1 qershor të këtij viti. Gjendja është ulur edhe në shtyllat e minierës, dëgët e vozave dhe drutë e zjarrit. Mbi këtë bazë po bëjmë llogari edhe për planin e vitit 1991. Por kemi vërejtje për dikasteret e tjera, se megjithëse këto probleme janë trajtuar në shtyp edhe vitin e kaluar, përfundime nuk janë nxjerrë. Konkretisht, e kemi fjalën për kërkesat e fryra e pa llogari për lëndë druri edhe për vitin 1991. Ministria e Industrisë Ushqimore, siç duket nga shifrat, bën vetëm një përmbledhje të kërkesave të bazës. Ndërsa plani i druve të zjarrit këtë vit është 55 mijë metra sterë kërkesa për vitin që vjen ka ardhur për 110 mijë metra sterë. Për lëndën e sharruar kërkesat janë dyfishuar, për voza-kade dhe arka ambalazhi janë tri herë më të mëdha, ndërsa për kompensato nga 10 në 280 m3. Të bësh përshtypje që nuk mendohet për riparimin e ambalazheve, ato vetëm shperdoren e digjen. Në 10 vjetët e fundit ndërmarrjet e sistemit të kësaj ministrie janë furnizuar me 500 mijë kv voza-kade, që i takon për çdo banor të Republikës një vozë me peshë 17 kg. Fshatari ynë di t’i trajtojë vozat dhe u shton jetëgjatësinë ndërsa në ndërmarrjet ushqimore, sidomos në baxhot e përpunimit të bulmetit, vozat i gjen pa ujë. Pse të mos organizohet mirë riparimi i vozave në disa qendra? Po hyjmë dalngadalë në zbatimin e mekanizmit të ri ekonomik. Po a do të na lejojë ky mekanizëm të punojmë kështu? Le të përgjigjen vetë shokët ekonomistë e specialistë të dikasterit e të ndërmarrjeve të këtij sistemi. Pavarësisht nga mendimi i tyre, ne nuk mund të jemi të një mendjeje me kërkesat që ata na kanë sjellë. Ndërkohë drejtoria e përgjithshme e peshkimit kërkon vitin që vjen 500 mijë arka nga 250 mijë që ka planin e këtij viti. Mos vallë do të dyfishohet zënia e peshkut në vitin 1991? Të njëjta kërkesa kanë sjellë edhe dikasteret e tjera, duke filluar nga Ministria e Bujqësisë, e Transportit, e Industrisë së Lehtë, e Tregtisë së Brendshme, si dhe institucionet e tjera qendrore. Njëlloj është thënë: sikur të pranojmë këto kërkesa, do të thotë që vitin që vjen të presim 180-200 mijë m3 lëndë punimi tej planit të këtij viti. Pra, «o burra» t’i biem pyllit, pa menduar për kursimin e zëvendësimin e lëndës së drurit. Aq e vërtetë është kjo sa megjithëse me vendim të veçantë u hoqën nga prodhimi traversat e drurit për hekurudhat, përsëri u rikthyem tek ato, por dora-dorës e me tësë. Ose, pse nuk zbatohet porosia e vazhdueshme për kursimin e zëvendësimin e druve të zjarrit? Ende do të kryejmë studime në këtë fushë? Bimanci i druve të zjarrit është tepër i keq, përpjesëtimi është 1 rrjitje e 4 prerje e, po të vlerësohet kështu nuk ka pse Ministria e Bujqësisë apo ajo e Ndërtimit të kërkojë për vitin që vjen 4 herë më shumë dru zjarri se këtë vit. Prandaj përsëri e përsëris hot me njëjta pyetje që s’po gjen përgjigje prej vitesh: a’oma kështu? Akoma druvari do të zotojë mbi pylltarin?! IRFAN MEKO drejtor në drejtorinë e përpunimit të drurit.

ÇDO DITË KËRKOHET: MOBILIZIM I LARTË E DISIPLINË E FORTË

Arritje të blegtorëve kuksianë Njihem vështirësitë që solli këtë vit thatësira e jashtëzakonshme. Me të vogla ishin ato edhe në blegtori, se thatësira do të thotë më pak ushqim për bagëtitë në sasì, cilësi dhe llojshmëri. Njihem vështirësitë që solli këtë vit thatësira e jashtëzakonshme. Me të vogla ishin ato edhe në blegtori, se thatësira do të thotë më pak ushqim për bagëtitë në sasi, cilësi dhe llojshmëri. Baza ushqimore është faktori kryesor që kushtëzon zbatimin e detyrave në këtë sektor. Ndaj merr më tepër vlera arritja e blegtorëve të rrethit të Kukësit, të cilët detyrën e periudhës me prodhimin e qumështit e plotësuan 100.2 për qind. Po kujt i takon vendi i nderit? Në radhë të parë, barinjve, dhe drejtuesve e specialistëve të kooperativave bujqësore të Kolesjanit, të cilët planin e prodhimit të qumështit e plotësuan 179 për qind. Pranë tyre me merita qëndrojnë ata të Përbregut. Të dyja këto ekonomi janë ndarë këtë vit nga kooperativat bujqësore Bicaj e Shtiqën dhe me këtë arritje të parë e vitit shprehin qartë frymëzimin e ndarjes. Jo larg tyre qëndrojnë edhe barinjtë e tjerë të toponjave, të cilët në këtë front janë të përparuar e zakonshëm. Por tani po e kuptojnë se për këtë qëllim për herë në krye, duhet gjithnjë e më tepër punë. Me tejkalime të ndjeshme në prodhimin e qumështit janë edhe stacioni i zooteknisë, blegtorët e kooperativës bujqësore Vilë, Gjinaj, Golaj, Bushticë, Pishtë, Helshan, Kolsh, Arrën etj. Por me ndryshime të ndjeshme mbeten kooperativa bujqësore e Shëmrisë, Novosele, Kalimashit, NB e Fajzës dhe e Krumës etj. Faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë arritje është hapësioni dhe puna këmbëngulëse e blegtorëve kuksianë, por dukshëm dalin edhe disa faktorë të tjerë. Në bleg-tori është fronti ku u zbatua në fillim elementë të mekanizmit të ri ekonomik. Në mënyrë të veçantë në këtë arritje ka ndikuar zbatimi i formave të reja të shpërblimit. Blegtorët kuksianë nga dita në ditë po i rinovojnë format e frytshme të organizimit të punës. Kooperativa e Gjinajt vuri në zbatim formën e akordit, gjë që ndikon që çdo tufë të ketë tregues më të lartë të prodhimit. Nga një përllogaritje çdo bariu i takon një pagë rreth 9 mijë lekë në vit vetëm për zbatimin e detyrës. Theksojmë se edhe kooperativa ka një përfitim të dukshëm nga zbatimi i kësaj forme të organizimit të punës. Ndaj barinjtë, specialistët dhe drejtuesit janë optimistë për frymëzimin gjithnjë e më të lartë të formave të reja të organizimit e të shpërblimit. HAZIZ DEMNUSHI

Frezatoret Flutura Birja dhe Irena Murati janë ndër më të dalluarat në uzinën «Enver» në Tiranë. (Foto: N. Xhufka) Frezatoret Flutura Birja dhe Irena Murati janë ndër më të dalluarat në uzinën «Enver» në Tiranë. (Foto: N. Xhufka)

Ç’e bën të qëndrueshme Lapardhanë?

Thatësira e viteve të fundit ka qenë më pasoja jo të mira edhe për ekonomitë bujqësore të rrethit të Beratit. Përveç të tjerash, ajo ka qenë edhe si një «gur prove» për shumë drejtues dhe specialistë, se duke kërkuar prej tyre ritme të reja, zbulim rezervash, organizime më të frytshme, ajo ka prishur si të thuash atë drejtëpeshim të qetë pune pa telashe e probleme. Janë të shumtë treguesit që flasin për këtë. Të ndalemi tek treguesit ekonomiko-financiarë: atë ku këta tregues janë rritur ose nuk janë prekur, s’ka se si të mos duket puna e mirë e drejtuesve dhe specialistëve. Sepse shifrat i bëjnë njerëzit e në to janë përgjithësuar shqetësimet dhe përpjekjet e tyre gjithnjë e më gjallëtore. Në seksionin e bujqësisë, midis ekonomive që dallohen për qëndrueshmëri, përmendim kooperativën bujqësore të Lapardhasë. Pse? Sepse gjatë tre vjetëve të fundit është ruajtur paga për normë, 14 lekë. Po gjatë kësaj kohe nuk është ulur më poshtë se 98 për qind niveli i të ardhurave, ndërkohë që ai i shpenzimeve ka lëvizur nga 90 në 94 për qind. Fondi i akumulimit ka qenë nga 25 deri 32 për qind, ndërsa ai i

Aksioni ul peshën e mosrealizimeve

Që tani, në fillim të vjeshtës, nuk është shpejt për të bërë bilancin e arritjeve të krejt vitit të bujqësisë. Më parë se kushdo tjetër këtë bilanc në mënyrë realiste e bëjnë edhe vetë kooperativistët e Elbasanit, të cilët mjaft prej prodhimeve tashmë i kanë futur në hambar. Doemos, një varg faktorësh, e mbi të gjitha moti, kanë ndikuar e vënë në arritjet e këtij viti, por edhe mobilizimi i secilit ka vendin e vet. Këto ditë, p.sh. dy aksionet më të rëndësishme janë vjelja e panxhar-sheqerit dhe e misrit. Nga 9 ekonomi që pa mbledhë panxhar, 7 prej tyre e përfunduan shkuljen dhe dy të tjerat e përfundojnë së shpejti. Ndërsa për korrjen e misrit vetëm ditët e fundit po zbatohet grafiku ditor. Siç mësojmë në seksionin e bujqësisë, ekonomitë bujqësore të zonës së Dumresë kanë korrur dhe magazinuar prodhimin e marr nga 85 për qind e sipërfaqes së mbjellë. Organizimi i mirë i punës ka edhe në NB e Cërrikut, në kooperativat e Gostimës, Përparimit e Pajovës, ku është korrur afro gjysma e sipërfaqes së mbjellë dhe krahas grumbullimit të misrit vazhdon edhe përgatitja e silazhit. Veç kësanë si të shfajësohen drejtuesit e Shirgjanit, Gjerfjanit, Mollasit e Shtërmenit, kur në ekonomi të tyre është korrur vetëm 10-20 për qind e sipërfaqes së mbjellë? Them kështu sepse janë vërejtur jo pak dëmtime në misër, ashtu siç ndodhi edhe me panxhar-sheqerin. Mënyra më e mirë për të mënjanuar ato është grumbullimi dhe magazinimi shpejt i prodhimit. Nga organizimi i aksioneve në ekonomitë bujqësore me punonjës të ndërmarrjeve ekonomike të rrethit, kryesisht në rinjtë, për korrjen dhe vjeljen e misrit, që rrethi i Elbasanit e ka pasur një traditë të mirë, nuk ka pse të hiqet dorë. Të gjithë kooperativistët do të dëshirojnë që deficit në grurë, në luledielli, në panxhar-sheqeri, në duhan madje edhe në prodhimin e misrit, të mos shoqërohen me mosrealizime të ndjeshme edhe në prodhimin e misrit. Veçse arritja e kësaj synimi kërkon mobilizimin me gjitha hallkat. SEJDIN CEKANI

Në fushë ka ende duhan për të vjelë

Me rënien e shirave të fundit, gjendja e bimëve të duhanit është rigjallëruar. Kjo vihet re qoftë në ngastra, ku për shkak të thatësirës bimët ende nuk ishin rritur plotësisht, por edhe atje ku ka përfunduar vjelja. Si rrjedhojë e këtyre kushteve ka filluar shpërthimi i degëzave të majës. Ky prodhim jo i vogël në asnjë mënyrë nuk duhet nënvlerësuar. Është herët të largohet forcat nga vjelja e duhanit për dy arsye: Së pari, sepse në realizimin e planit për shkak të thatësirës, janë krijuar deficite. Së dyti, edhe në vite të mbara vjelja ka vazhduar deri vonë në vjeshtë. Përvoja e disa ekonomive bujqësore ka treguar se edhe në muajin tetor, në përshtatje me kushtet klimatike, ka mundësi për rritjen e prodhimit. Prandaj është e domosdoshme që në të gjitha rrethet e zonat, nga ato ultat e gëndrore e deri në ato malore, të mos i largojnë forcat nga ky front pune. Jemi mësuar që më shumë rendësi t’u japim gjethëve të mëdha, por të mos harrojmë se gjethët e vogla të majës përbëjnë pjesën më cilësore të prodhimit. Vetëm se duhen vjelë e tharë me kujdes. Mundësitë që janë krijuar duhet t’i shfrytëzojmë mirë. Të mos ecim me mendimin «nuk më morëm duhan kur ishte për t’u marrë». Kështu mund të vështirësojnë vetëm ata kultivues që mezi kanë pritur ta heqin qafe duhanin për këtë vit. Ekonomitë që i kanë të lidhura të ardhurat me këtë bimë, nuk duhet kurrsesi të heqin dorë nga vjelja. Përvojë të mirë ka. Në rrethin e Elbasanit, ngastrat me duhan i kanë plugur vetëm atëherë kur në bimë nuk kanë mbetur gjethe. Është e vërtetë se cilësia e prodhimit që vilet tani e deri vonë, nuk është në nivelin e cilësive që merren në korrik e gusht, kur rrezatimi diellor është më i fuqishëm. Por është po kaq e vërtetë se nga prodhimi i vjeshtës janë marrë edhe cilësi të II e III-të. Vetëm një tregues bazë duhet ndjekur me rigorozitet shkencor: pikërisht e plotë e gjetheve. Të gjithë jemi të interesuar për rritjen e cilësisë, dhe në radhë të parë ata që e kultivojnë dhe që pas disa ditësh do ta dorëzojnë në depot e shtetit. Standardi i shitjes është po ai, pa asnjë ndryshim të lëshim, që do të zbatohet me korrektesë nga të dyja palët: prodhues e blerës. Me duhanin janë të lidhura shumë hallka e probleme: të ardhurat e ekonomive prodhuese, punësimi i punëtorëve në fabrikat e duhanit dhe sigurimi i valutës për ekonominë e vendit. Prandaj kjo çështje nuk duhet parë me njëanshmëri duke thënë «se banat e vjeshtës nuk na nevojiten sepse mbeten stok». Kjo nuk është kaq e thjeshtë. Cilësia në duhan nuk ka kufij, po që se punohet me merak në përpunimin e prodhimit. Në shumë ngastra është pa u vjelë afro 20 për qind e tij, por në zonat malore kjo sasi është edhe më e madhe. Një rezervë jo e vogël është dhe prodhimi i duhanve gjysmëdha «Virginia» e «Burley», që janë ndikuar më pak nga thatësira. Ata janë shumë të kërkuar nga industria prandaj aftësia prodhuese e tyre duhet vjelë tërësisht. Këtu, nuk ka përse të përmendet faktori objektiv, sepse për kushtet e kultivimit e tharjes, janë të panjohurshme justifikimet. Për to janë vënë në dispozicion tokat më të mira, nën ujë, serrat, furrat me qymyr dhe impiantet e tharjes elektrike. Veçse interesimi dhe puna nuk janë në nivelin e realizimit të detyrës. Investimet nga shteti duhen shlyer me prodhim e cilësi të lartë. Janë vjelë disa duar, por ka mbetur edhe mjaft prodhim për t’u marrë. Ekonomitë që kultivojnë këto duhanë në rrethet Fier, Durrës, Lushnje, Elbasan dhe Korçë, kërkohet të shtojnë ritmet për ta grumbulluar sa më shpejt prodhimin në fushë. Në se duam të luftojmë me këmbëngulje për të shtuar prodhimet për eksport, një nga këto është edhe duhani. Asnjë gjë tjetër të mos mbetet në arë. ALI LAZARENI KADRI KYÇYKU në Institutin e Duhanit, Cërrik.

Marrëdhënie ekonomike me jashtë

ME INDUSTRINË E RENDE DHE MINERARE Sipas kontratës së lidhur me firmën kineze, MASHINPEX, do të rindërtohet fabrika nr. 1 e acidit sulfurik në Laç. Objekti do të fillojë nga ndërtimi më 1991 dhe do të përfundojë në tremujorin e parë të vitit 1992. Vlera e plotë do të vlerësohet për 3 vjet, ndërsa vlera në valutë për 2 vjet synohet të kryhet nëpërmjet mineraleve. Me disa firma franceze është diskutuar mundësia e përmirësimit të procesit teknologjik të shfrytëzimit të pyjeve, transportit të brendshëm dhe të largët të lëndës drusore, përpunimit të kësaj lënde me anë të makinerive dhe automjeteve të specializuara, si dhe për disa linja të plota bashkëkohore. Firmat kanë siguruar financimin në bankat franceze për një fond prej 150 milionë FF, që do të jepet në faza të veçanta me nga një shumë 50 milionë FF secila. Kredia bankare do të përfshijë këto firma. Vlera e caktuar për çdo fazë do të shlyhet nëpërmjet të ardhurave neto që do të krijohen nga eksportimi çdo vit i 10 mijë m3 lëndë të sharruar ahu, 1.4 mijë m3 kompensato dhe 1.10 mijë m3 trupa ahu. Pra, për një periudhë trevjeçare. Firma gjermanoperëndimore KRISHFELD ka marrë përsipër rindërtimin e fabrikës së pasurimit të kromit në Krastë, duke ndërtuar një skemë të re teknologjike. Janë marrë vesh që vlera të shlyhet me produkt të gatshëm. KIÇO KLOSI lhiqet nga ahu. Pra, për një periudhë trevjeçare. ● produkt të gatshëm.

STINA E DASMAVE

«Kush u martua e nuk u gëzua», thotë një fjalë e urtë e popullit. Gëzimet e shtatorit janë të shumta. Lokalet e ushqimit social thuajse janë të zëna jo vetëm për ditët e diel, por edhe gjatë ditëve të javës. Taksitë, me çiftet e sapomartuara kryqëzohen nëpër rrugë, ndalin përpara shtëpive apo sallave nga buçasin orkestrat. Duke parë gjithë këtë hare e gëzim, na vijnë ndërmend shënimet e udhëtarit anglez, Hju, në shekullin e kaluar, i cili thotë se në Shqipëri dasma nuk është vetëm një ceremoni familjare, por edhe festë e fisit, e lagjes, e fshatit. Muzika, këngët, vallet e kthejnë dasmën në një arsenal të tërë artistik. Ndërsa ne do të thoshim se dasma është një shprehje e vllazërisë, e dashurisë për njëri-tjetrin, simbol i bashkimit e unitetit që rrjedh që nga lashtësia. E dini si u çel stina e dasmave në Tiranë? Dasma me flamur Në një nga të dielat e kësaj vere dasmorët u ranë përqark rrugëve të Tiranës duke u prirë përpara flamurit shqiptar me shokë dykrenare. Krushqit erdhën shumë larg, jo tre male kaptuar, por edhe mbi lagje, tej oqeanit, mërgimtarë kosovarë nga Amerika, Belgjika, Zvicra e Gjermania. Martohej i biri i Isuf Gërvallës (Vijon në faqen 3)

STINA E DASMAVE

dhe shokë të Isufit erdhën në dasëm në këmbë të babës. Familja Gërvalla është e njohur tek mërgimtarët kosovarë, si edhe më parë Shqipërinë. Ermira, e bija e piktorit të njohur Kujtim Buzës, studente në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, veshur me vellon e bardhë të nuses, nuk është vepër e penelit, po një nga vajzat e krejt qytetit. Gëzimi është i madh, i përbashkëshkruar, po për një çast kujtimi i Isufit të rrëzuar nga plumbat e serbëve i turbullon ca dasmorët e fshatit ca gëzimin, tek shohin Premtonin që mban ballin e nuses. Edhe në gëzime të tilla vetvetiu hyn historia. S’ke ç’ti bën, e tillë është jeta e shqiptarit. Një dasmë, një çift do të thotë jetë, vazhdimësi, brez pas brezi për atdheun. Në dasmën e Premtonit dhe Ermirës u thyen rregullat e lokaleve, aty mbrëmjen pjesë 500 dasmorë. Ajo ishte diçka më shumë se një ceremoni e zakonshme. Shumica e dasmorëve lahën studente, shokë e shoqe të nuses e të dhëndërrit. Ata lahën nga e gjithë Shqipëria. Dasmën e bënë në qytetin e tyre, studentë, 68 krushqit e ardhur nga mërgim, u habitën ca kur panë kaq shumë dasmorë të rinj, por gëzimi i rinisë nuk i la të vrasin mendjen shumë, i përfshiu në vorbullën e vet, i çmalli me Shqipërinë mëmë. Shtatori, me transparencën e tij të artë, kur frutat e pjekura bien nga degët e pemëve e velloet e bardha të nuseve venë e vijnë, është muaji më i bukur i Mesdheut. Dajgoni këto melodi të vendit tim. Burojnë nga toka a zbresin nga qielli?! Valë-valë ato vijnë nga dasmat, përhapen nga oborret e shtëpive apo sallat e restoranteve, apartamente të banimit apo mensat e punëtorëve. Dasmat kanë vendosur kudo pushtetin e tyre të gëzuar. Vizitorët e huaj kalojnë pranë këtyre njerëzve të lumtur, ndalin hapat e fiksuojnë, shkrepin aparatet fotografike e kamerat elektronike. Përse këto dasmat tona janë të veçanta në ritë e bukurinë e tyre. Vjen një çast, aty para mesnatë, dhe këngët, vallet e meloditë buçasin më shumë. Dasma arrin kulmin e saj. Ju tërheq të vizitorit të huaj, mos u shqetësoni, po vijnë krushqit. Shtërore të taksive Taksia e shoferit Jonuz Navufi ka përçjellë shumë çifte. Po këtë të dielë Nuz nuk arrin dot në ko-

Reportazh