19/09/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

19 shtator 1990

AKTET LIGJORE, QË T’I ZBATOSH DUHET T’I NJOHËSH

Marrën shkak për shkrimin nga një shkresë që kohët e fundit drejtoja e plan - bilancit në Ministrinë e Tregtisë së Jashtme u dërgonte ndërmarrjeve të sistemit të saj. Në shkresë theksohet puna që duhet të bëjnë ato për njohjen dhe zbatimin e disa vendimeve dhe urdhëresave të miratuara nga Këshilli i Ministrave muajt e fundit. Ja ç’thuhet më tej në shkresë: «Aktet e mësipërme përmbajnë dispozitat ligjore për shumë anë të mekanizmit ekonomik etj., dhe në qoftë se nga ju vendimet e mësipërme që nuk janë botuar në broshura nuk gjenden, të vini dhe t’i kërkoni në komitetin ekzekutiv të KP të rrethit ose në Ministrinë. Pa mohuar se interesi i këtij dikasteri për t’ua bërë të njohur aktet e fundit ligjore ndërmarrjeve të sistemit të tij, është i drejtë dhe i përpiktë, mendojmë se kjo pa jep shkak për të shtruar disa probleme. Nisur nga kjo shkresë, u interesuam në seksionin e organizimit të Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit të Durrësit, nëse kishin ardhur broshurat ose literatura tjetër që përmbajnë aktet ligjore të të miratuara kohët e fundit. - Jo të gjitha. Ato që na kanë dërguar janë në sasi të pakët, sa mezi mbulojmë seksionet tona. Kjo gjendje është edhe në rrethet e tjera, - na thanë në seksion. Po këtë përgjigje japin edhe disa ministri. Siç shihet, ka mungesa në pajisjen e ndërmarrjeve dhe institucioneve, me literaturën e nevojshme juridike, si: broshura, gazeta zyrtare etj. Ankohen për këtë drejtuesit e tyre, por më shumë e ngrejnë këtë problem juristët, se janë ata që merren e duhet të merren më shumë me njohjen, zbatimin e akteve e dispozitave ligjore. Është mirë që shtypi u ka bërë jehonë disa akteve të rëndësishme ligjore por kjo është e pamjaftueshme dhe kjo plotëson atë boshllëk të ndjeshëm që vihet re. Me të drejtë, juristët në organet e drejtësisë, ankohen për një problem tjetër. Kanë kaluar pesë vjet nga koha kur broja juridike pranë Këshillit të Ministrave, vuri në qarkullim botimin «Përmbledhje e legjislacionit në fuqi në RPSSh, 1945-1985». Me gjithë ndonjë mangësi, ky botim, duke marrë përsipër kodifikimin e legjislacionit tonë, ka ndihmuar punonjësit e këtij sektori, juristët dhe kuadrot e tjerë, për referime në aktet e ndryshme ligjore të botuara në vendin tonë. Por nga studimi me kujdes i këtij «Përmbledhësi», del se një pjesë e mirë e akteve ekzistuese janë tashmë të papër- shtatshme për referim, se janë ndryshuar ose shfuqizuar. Dhe ç’ndodh? Drejtues zyre, por edhe juristë, madje dhe të specializuar, në kontrollin e ligjshmërisë bëjnë shpesh të mosnjohjes e përdëstimit, bëjnë referenca të gabuara, duke përmendur akte të shfuqizuara. SPARTAK BRAHO jurist, Durrës SHËNIM I REDAKSISË Problemi që ngre në këtë shkrim juristi, Spartak Braho, është mjaft i rëndësishëm. Nuk mund të ecin e të përparojnë vendimet e masat që merren, proceset e demokratizimit në tërësi, pa njohur dispozitat ligjore. Por, për nga rradha, e dorës së parë është që këto dispozita, akte dhe fenomene ligjore të hartohen të sakta, të plota dhe pa zvarritje. Sa dhe si merren pra, instancat përkatëse për hartimin, miratimin dhe vënien në dispozicion të masave punonjëse të normave, akteve ligjore, urdhëresave etj. secila sipas specifikës që i takon? E theksojmë këtë, pasi nga njëherë mendohet sikur kjo punë i takon Ministrisë së Drejtësisë. Që ky dikaster edhe në këtë drejtim taktikën e përditshme, si duhet punuar për t’i mënjanuar dhe çfarë dukurish pozitive lindin dhe ç’duhet bërë për përgjithësimin dhe përkrahjen e tyre. Kështu probleme nuk duhet të mbesin jashtë vëmendjes së organeve shtetërore, të organizatave-bazë të Partisë etj. Nuk mund të zbatohet mekanizmin e ekonomik me empirizëm apo vetëm duke ditur se ç’shkruan shtypi për të. Përvetësimi i akteve ligjore, që i hapin udhën zbatimit të mekanizmit të ri ekonomik, është domosdoshmëri. Kjo do të thotë, që këtë problem ta marrin me mirë në dorë të gjitha instancat, nga baza në qendër, secila sipas përkatësisë e të mos mjaf tohen me shkresa pas shkresash, për «rëndësinë» e këtij problemi. Një gjë Një gjë duhet kuptuar qartë nga të gjithë: duhet të parashikohet saktësisht për zbatimin e vendimeve të Partisë e të shtetit, të cilat përveç aspektit politik dhe ideologjik, kanë aspektin e tyre praktik, kanë së domosdoshmëri një mori të tërë masash ligjore. Të tilla këto duhet dhënë e zbatuar në unitetin e tyre. këto dispozita, akte dhe nenat theksojmë këtë, pasi nga mënyra si ky dikaster edhe në këtë drejtim ka detyrat e veta, kjo është e kuptueshme. Por në radhë të parë detyra dhe puna konkrete, që nga përcaktimi e formulimi i akteve e masave konkrete, u takon dikastereve e komiteteve ekzekutive të kp të rretheve etj. A mendojnë dhe çfarë bëjnë ato konkretisht për këtë problem të mprehtë? Në këtë kuadër ka nevojë të vëzhgohet e të kontrollohet me korrektësi çfarë pasojash negative lindin në pra-

FRONTI DEMOKRATIK DENON ARRESTIMIN E DELEGATËVE TË KUVENDIT TË KOSOVËS

Opinioni ynë publik po e ndjek me shqetësim të madh zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë, ku gjendja sa vjen e po merr përmasa më dramatike. Kosova faktikisht ndodhet nën një regjim pushtimor, organet e zgjedhura janë shpërndarë me forcë, janë ndaluar organet e shtypit, radioja e televizioni në gjuhën shqipe, të cilën e flasin 90 për qind e popullsisë. Pushimet nga puna të shqiptarëve dhe deri rrasjet e tyre po bëhen një fenomen i përditshëm. Ky shkallëzim i dhunës arriti këto ditët e fundit deri në një akt të papërmbajt, në ndjekjen penale të delegatëve të Kuvendit të Kosovës. Arrestimi i deputetëve shqiptarë u bë pas miratimit prej këtij organi legjislativ të Kushtetutës së re të Kosovës. Këta akuzohen për «përpjekje kundër integritetit të Jugosllavisë», dhe vendimi i marrë cilësohet nga autoritetet serbe si i paligjshëm. Pretendimet e autoriteteve serbe kundër përfaqësuesve të popullit kosovar nuk qëndrojnë. Vendimi i Kuvendit të Kosovës është krejtësisht i ligjshëm. Delegatët e këtij kuvendi kanë ushtruar funksionin e vet të natyrshëm, të cilin mund t’ua heqë vetëm populli që i ka zgjedhur. E paligjshme kanë qenë shpërndarja e tij. Popullsia e Kosovës ka të drejtë sipas Kushtetutës së RSFJ të kërkojë dhe të vendosë për ato ligje dhe për atë formë organizimi qeverisës që i duket asaj më i drejtë. Thellimi i mëtejshëm i autoriteteve serbe në rrugën e shkeljes së të drejtave dhe lirive bazë të popullsisë shqiptare në Kosovë, e ka acaruar më tej situatën, dhe i ka ndërlikuar më tepër marrëdhëniet ndëretnike. Që nga viti 1981 e këtej historia ka treguar edhe një herë se me dhunë e terror nuk mund të zgjidhet asnjë problem në Kosovë. E vërteta rrugë e drejtë e efektive është ajo e demokracisë, e dialogut, dhe e mirëkuptimit të shqiptarët. Fronti Demokratik i Shqipërisë si organizatë e masive e popullit shqiptar në indinjatën dhe protestën e tij, i trajtimin brutal dhe të paprinciptë ndaj autoriteteve serbe të popullsisë shqiptare të Kosovës, kërkon edhe një herë t’u përmbahet praktikave të represionit barbar kundër saj. Është e drejtë e pamohueshme e popullit të Kosovës të përcaktojë vetë të ardhmen e tij politike. Veprimet e urta e të guximshme për t’u përfaqësuar në mënyrë të barabartë në njërin e federatës ose konfederatës jugosllave janë krejtësisht normale dhe në përputhje me normat e një shoqërie të qytetëruar. (ATSH)

Kur zemra rreh për njerëzit...

TRI SKICA Kur zemra rreh për njerëzit... Reshati Një malësor ka ardhur nga Dukagjini në Shkodër. Gjithë atë rrugë të gjatë e ka bërë vetëm për të takuar kuadrin e policisë, Reshat Gjylin. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë: - Ti nuk më njeh, o shoku Reshat, por ke njohur vëllanë tim. E ke takuar rrugës, të gjakosur në fytyrë. Ish zënë vëllai me një dy djem të rinj shkodranë, të cilët e rrahën. Ti po shkoje në shtëpi me biçikletë, kishe shkelë edhe bukën e darkës. Por u ndale, u kujdese për tim vëlla, e dërgove në spital, qëndrove me të gjer sa u mjekua, pastaj e përcollë duke i gjetur edhe hotelin. Bash si vëllai për vëllanë. E unë kam ardhë sot tek ti për dy gjëra. E para, të të falënderoj për sa ke bërë dhe, e dyta, të marr një mendim prej teje. Kjo është më e rëndësishmja... Ti i di zakonet tona, o burrë. Kur të rreh dikush, të ka borxh gjakun... Fisi ynë është lënduar rëndë, është i fyer. Por është pikërisht plaku i fisit që më ka çuar tek ti të të pyes a e vlen barra qeranë të merrret fisi ynë me ata dy shkodranët që na e gjakosën vëllanë? A janë dikushi apo janë laperë me të cilët nuk duhet do-ra? Për këtë më kanë dërguar tek ti. Të të pyes e të marr mendim prej teje. Veçan, besoj, përgjigjen... Ja, këto kishe për të thënë. - Dhe malësori u kthye në Dukagjin me përgjigjen e matur të Reshatit. «Fisi të rrjé i qetë. Asnjë kori nuk ka prej dy “laperave”, me të cilët do të merret qendra e punës ku punojnë, vetë organizata e rinisë, në radhë të parë, vetë prindërit e tyre, të cilët do të vënë edhe t’ju kërkojnë të falur». Raste e ngjarje të tilla për Reshatin tregojnë shumë në Shkodër. Raste që flasin për maturi, urtësi dhe trimëri së bashku. Ka ndodhur që njerëz me gjakra të ndezura, gati për të bërë vetëgjyqësi dhe kob, janë ftohur dhe u ka ardhur arsyet nga qëndrimi dhe fjala e matur e punonjësit me tro- rro- rro- (Vijon në faqen 3) FADIL KRAJA Pamje e hotelit të ri turistik që po ngrihet në Vlorë. (Foto: N. Xhufka)

UJESJELLES I RI NE ZONEN E MALIT TE THATË POGRADECIT

Në fshatin Petrushë të rrethit të Pogradecit u përurua ujësjellësi i zonës së Malit të Thatë, me të cilin furnizohen me ujë të pijshëm mbi 5 200 banorë të fshatrave Blacë, Bletas, Alarup, Gronobicë dhe Pretushë. Për ndërtimin e këtij ujësjellësi 30,5 kilometra të gjatë, u hapën kanalet, u lëvizën 25.000 metra kub dhe e shkem[b], u ngritën depot e dhomat e klorinimit për çdo fshat, stacioni i pompave, u montuan tubacionet etj. Krahas kooperativistëve ndihmuan me aksione edhe anëtarët e bashkimeve profesionale të ndërmarrjes komunale banesa, të minierës së Alarupit, të kantierëve të ndërtim-minerave dhe ndërmarrja ushqimore. (ATSHi)

MOBILIZIMI E DISIPLINA TË NA KARAKTERIZOJNË NË ÇDO PUNË

Jo dita, po edhe ora duhet shfrytëzuar Më pak se tre muaj e gjysmë na ndajnë nga mbyllja e vitit dhe e krejt pesëvjeçarit. Për fat të keq, disa ndërmarrje në Durrës nuk po e shfrytëzojnë mirë kohën që të ulin sa më shumë deficitin e krijuar. Disa shfajësohen se «kemi vështirësi» dhe që këtë kanë shkruar punën. Mirëpo tre muaj e gjysmë nuk janë pak për të gjetur dhe shfrytëzuar çdo mundësi e dëbi të prodhimit. Duke ecur me mendësinë se «tashti s’kemi ç’të bëjmë», deficitet në vend të zvogëlohen, po rriten. Konkretisht, gjatë kësaj periudhe nuk kanë plotësuar planin 27 ndërmarrje. Vetëm për 10-ditorin e parë të muajit shtator nuk plotësuan detyrat 41 ndërmarrje. Deficiti në prodhimin e përgjithshëm industrial si rreth po rritet dhe ka shkuar deri tani mbi 50 milionë lekë. Në parapambetje janë mjaft ndërmarrje, si NPV-ja, e plastikës, e banesave në Kavajë, fabrika e çelqit, e letrës, fabrika e gomës etj. Vështirësi kanë pasur edhe të tjerët, por ato po kapërcehen. Kështu po ndodh në ORMN, ofiçinën mekanike, ndërmarrjen e serrave, ofiçinën e automjeteve, fabrikën e cigareve, minierën e Manëzës etj. Kuptohet, që në këto ndërmarrje po vlerësojmë të drejtë të situatave, ka luftë, ka përpjekje, ka disiplinë dhe organizim. Dëshmi të ndalemi tek një dukuri aty ku ka parapambetje dhe pasivitet të dukshëm. Rënia në pasivitet është praktikë dhe psikologji e dembelit dhe jo e njeriut revolucionar, është mendësi e atij që i do të gjitha gati, llokume në dorë, mundësisht tek zyra a tek dera e repartit, që është mësuar me metodën e punës së qetë, nuk merakoset, por kryqëzon duart. Praktika, siç e tregon përvoja, na në ndërmarrjet e përparuara të rrethit, vërteton se kur mobilizohen e hiqen të tjerë në sulm, kur ngrihen në këmbë të gjithë punonjësit gjenden rrugë për të arritur objektivat. Organet e Partisë, të pushtetit në rreth, organizatat-bazë të Partisë nevojitet të luftojnë me forcë mendësinë të disa drejtuesve të ndërmarrjeve ekonomike se «u ka kjo punë, viti po mbyllet e deficit i kemi që e kemi». Po të ecet me këtë mendësi ato thellohen, kur ka akoma kohë deri në fund të vitit që me më shumë punë dhe me nerva të tendosura të kapërcehen mjaft gjëra, të shtohet prodhimi.

Një delegacion i TPE-së do të vizitojë vendin tonë

Këto ditë do të bëjë një vizitë zyrtare në Shqipëri një delegacion i tregtisë të Përbashkët Evropian përbërë nga përfaqësues të Italisë, Irlandës dhe Luksemburgut. Me këtë rast do të zhvillohen bisedime dhe do të shkëmbehen mendime mbi marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe TPE-së, dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushat ekonomike, tregtare etj. (ATSH)

U kthye në Atdhe delegacioni i BPSH-së

U kthye në Atdhe delegacioni i ... këshilli, Strati Marko, i cili më të ... së Bashkimit Kombëtar të Punonjësve të Malit bëri një vizitë miqësore në këtë vend. (ATSH)

U mbyll Java e Satirës dhe Humor it

Gjatë Javës së Satirës dhe Humorit, organizuar në kuadrin e 45-vjetorit të botimit të revistës «Hosteni» nga data 11 deri më 18 shtator në Tiranë, u zhvilluan veprimtari të ndryshme. Ndër to ishte edhe diskutimi për krijimtarinë në fushën e satirës dhe humorit që u organizua në sallën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Pjesëmarrësit, shkrimtarë, humoristë, karikaturistë nga rrethe të ndryshme të vendit diskutuan për problemet të këtyre gjinive, duke theksuar se zhvillimi i letërsisë satiriko-humoristike dhe i artit të karikaturës, duhet të ecin krah për krah së bashku dhe të ecin krahëkërkesave që shtron koha. Mbrëmë, në mbyllje të kësaj jave, në sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit u dha spektakli «Sofra Ballkanike», ku merrnin pjesë punonjës të qendrave të punës e të prodhimit, të institucioneve kulturore e artistike, shkrimtarë, gazetarë, piktorë të rinj e të reja e të ftuar të tjerë. Ndodheshin edhe sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Nasi Lera, kryedrejtori i revistës «Hosteni», Niko Kallami dhe ... Në këtë shfaqje interpre... pjesë me humor, satirë dhe këngë nga vendi ynë dhe nga vendet Ballkanike trupë e teatrit të estradës qytetit të Durrësit dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve. (Sipas ATSH-së)

MAT — Pas deficiteve, një zotim i ri

Klosi, miniera e vetme në rrethin e Matit, që po i plotëson ritmikisht detyrat, si në thotë në sesionin e planit të Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Gëzim Koçi, me realizimet e deritanishme i mbush mendjen kujtdo, se ai zotim i kolektiv it për të mos i mbetur asnjë ton krom borxh ekonomisë, nuk do të bëhet dysh. Por zotime ka në marrëdhë edhe dy minierat e tjera, Krasta dhe Batra. Madje muaji pas muaj. Ndërkaq deficiti vazhdon të thellohet. Vetëm në janar Batra i plotësoi detyrat. Pabaraz[?] dhe në muajin mars, për të ardhur në gusht, ku edhe Krasta, edhe Batra ranë në një deficit të madh, duke lënë gati gjysmën e planit pa plotësuar. Ky plan, për prodhimin industrial të rrethit është i barabartë me një të katërtën e tij. - Kemi marrë një zotim që këtë (Vijon në faqen 2)

PUKË — Problemet nuk zgjidhen me ankesa

Në aparatin e komitetit të Partisë të rrethit më 17 shtator kemi shqyrtuar këtë fjalë në një telegram që bënte drejtoria e ndërmarrjes minerare në Fushë-Arrëz: «Parku i mallrave në Fushë-Arrëz vazhdon të na furnizojë vetëm me 50 për qind të kuotës ditore me mineral bakri për fabrikat e pasurimit. Na ka krijuar shqetësime serioze në plotësimin e detyrave të koncentratit etj». U ndalëm për këtë çështje në dy ndërmarrjet përkatëse. Fran Pjetri, drejtor i ndërmarrjes minerare, sqaron: «kemi pasur mosrealizime të nxjerrjes së bakrit nga nëntoka, veçanërisht në Qafë-Bari, por mjetet e parkuara duhet të na ndihmojnë në fabrika bakri në qarkun gjendje nëpër miniera etj». Dhe cilëson: «Në minierën «Rruga e Rinisë», janë gjendje 6 mijë tonë. Në Kërçinë 2 mijë, në Munellë - 8 mijë, në Tuç - 450 etj. Transportohen çdo ditë rreth 500 tonë nga 927 tonë që është plani për të transportuar nga pikat e minierave në fabrikat e pasurimit të bakrit». 13 shtatori regjistrohet si dita më e mirë, se parku transportoi 818 tonë bakër, por përsëri kuota ra në nivelin e zakonshëm. Pse kjo gjendje? Shkaqet janë të qarta: mungon në punë çdo ditë 26 mjete, në njëzetëtë këtë vijnë gjysma e tyre. Nikolinq Reka, në degën e planit të parkut të mallrave, na thotë: «Deri më 17 shtator kemi pasur 860. Këto të ndara kështu: 620 ditë për goma dhe 240 ditë për karburante, 15-ditëshi i parë i shtatorit doli me 53 për qind të detyrave. Mjithëshe ka qenë gjendje dhe për një çast mendon se për minierën kjo tablo s’mund të të çojë në tregues të tjerë. Por nuk është e gjitha kështu. Nikë Deda, përgjegjësi i degës së karburanteve në rreth, sqaron se deri më datën 9 shtator plani i furnizimit (Vijon në faqen 2)

Pamje e hotelit të ri turistik që po ngrihet në Vlorë. (Foto: N. Xhufka)

Nga puna në repartin e zbukurimit të uzinës së porcelanit në Tiranë. (Foto: N. Xhufka)

MOBILIZIMI E DISIPLINA TË NA KARAKTERIZOJNË