22/09/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

22 shtator 1990

PUNË SULMUESE PËR TË MBYLLUR 6-MUJORIN E DYTË

PËRBALLE DETYRAVE, PËRBALLE ZOTIMEVE \nPUNË SULMUESE PËR TË MBYLLUR 6-MUJORIN E DYTË\nLEZHË\nKur fiton terren mendimi ekonomik\nBrigada e serrave në Zejmen të rrethit të Lezhës për shumicë vite ka qenë e dalluar. Edhe këtë vit planin e prodhimit të domateve për eksport dhe për treg e plotësoi, kurse të ardhurat arritën 103 për qind. Edhe këtë radhë e mbajti zotimin brigadierja Terezë Malshi. Pasi u plotësua detyra, në tre ha që ka serra prej xhami u hodh një mendim se mund të mbjellim domate të dyta. «Çfarë?» - thoshin disa nga anëtarët e brigadës dhe «votuan» kundër këtij mendimi. «Po në asnjë vit s'e kemi bërë provë. Kësaj i thonë të hedhësh lakët në lumë kot së koti». Megjithatë përgjegjësi i sektorit, agronomi i palodhur Luigj Kola, së bashku me brigadierën dhe disa shokë të tjerë filluan të debatonin e të bënin llogaritë. Në vite të tjera, pas gushtit brigada dilte në ndihmë të brigadave të tjera, si për shërbime në misër etj. dhe vetëm kur vinte koha për spinaqin kthenin pak forca në serra.\nSivjet, sipas përvojës së NB-së Sukthit për të marrë dy prodhime në vit nga serrat, filloi punimi i tokës dhe bëra gati për mbjellje. Fidanët e vegjël të rritur në farishtë me 15-16 gusht u mbollën!\nJa ç'na thotë brigadierja: «Bëmë një llogari të përafërt dhe na dilte se rriteshin të ardhurat afro 40 për qind në brigadë. Mirëpo mendimet e kundërta bënin që të mos mbillej e gjithë sipërfaqja prej 3 ha, por vetëm 3 dynymë! Megjithatë, kur hynë në serra, shikon se domatet janë të shëndetshme.»\nkatin e dytë kokrrat janë të mëdha. Temperatura është në nivelin e duhur. Sikur të mos na kishte penguar NB Ushqimore për tërheqjen në kohë të domateve për salcë, të thonë në brigadë, do të dilnim me domatet e para që më 22 shtator. Problemi i «mungesës së temperaturës» (!), siç shfaqësoheshin disa kuadro në kryesi të kooperativës, nuk qëndron. Natyrisht, është e vështirë të thyesh një traditë të vjetër për të futur një të re, të kohës dhe të frytshme. Doemos kërkon punë, djersë, kooperativistët i gjetëm duke bërë tharjen e bimëve dhe duke i prashitur për të fundit herë. Nga data 15 tetor brigada mendon të nxjerrë kuintalët e parë! Ja edhe një ngjarje tjetër ekonomike: nga fillimi i nëntorit të çdo viti brigada mbillte spinaqin në serra. Nganjëherë edhe sallatën dimërore. Këtë vit do ta bëjnë ndryshe. Spinaqin do ta mbjellin në fushë. Asgjë nuk duket. 1 kilogram spinaq shitet 1 lek, kurse me domatet e dyta brigada fiton 4 lekë për një kilogram! Ja leverdia, pa harruar se tregut i sigurohen domate të vonshme. Pse jo, edhe eksportit! Pra, edhe domatet, edhe spinaqi, edhe sallata. Veçse duhej diskutuar thyerja praktikën e vjetër të punës.\nËshtë e vetmja brigadë në rreth që po e zbaton këtë formë pune, duke ndjekur hap pas hapi NB e Sukthit për shfrytëzimin e tokës sa më shumë, për të marrë dy prodhime në vit. Kjo kërkon plotësimi i detyrës në punimet minerare, detyrë që ende nuk është marrë mirë në dorë nga drejtuesit e minierës. Ja pse organizata-bazë e Partisë para kësaj gjendjeje e ka detyrë të ngutshme që me kuadrot dhe specialistët, në radhë të parë të luftojë kundër koncepteve të gabuara dhe t’i vërë ata para përgjegjësisë për të mbështetur me studime e punë konkrete kërkimin e rezervave të reja në minierë. VANGJEL STEFA

Punë me hope në Selenicë

VLORË \nPunë me hope në Selenicë\nVetëm në një lloj prodhimi nga 7 që ka gjithsej, e nxjerr «faqebardhë» për periudhën tetëmujorë minerën e Selenicës. Pra, prodhimi industrial në tërësi plotësohet me ndihmën e një treguesi koncentratit të cilësisë së dytë. Mosrealizime të ndjeshme krijohen në bitumin natyror e të pastruar, në nxjerrjen e zhavorrit bituminoz, në pasurimin e tij, në koncentratin e cilësisë së parë në dolomit. Mirëpo këto mosrealizime janë me peshë në prodhimin e përgjithshëm industrial të rrethit.\nPse ndodh kështu? Vërtet miniera ka ecur prej kohësh me aritmi, Mjerë me realizime të tejkalime, madje të dukshme, herë me mos realizime. Po në shumicën e rasteve «sulmet» në fund mund të arrijë e kanë pëncëbysur gjendjen e mëparshme. Ç'tregon kjo? Tregon se janë rezervuar mundësitë të plotësohen me mirë detyrat ritmikisht.\nShtatori këtë është shpallur muaj sulmi, që për 9-mujorin gjendja të ketë ndryshime. Janë caktuar dhe objektiva konkrete. Ç'pa-mje jep 15-ditori i parë i këtij muaji? Ka ndryshime të mira në nxjerrjen e zhavorrit bituminoz, ku detyra është tejkaluar. A do të arrihet objektivi, mënjanimi i deficitit të 8-mujorit? Kjo varet se do të mbahet i ngritur tempi i punës deritanishëm. si dhe në dolomitet. Ndërsa gjendja mbetet thuajse e njëjtë në llojet e bitumeve. Ishin të pranishëm edhe studiues të huaj, An Raid], drejtore e Drejtorisë së Pasurisë Kulturore të UNESCO-s, Juka Jokileto, sekretar i përgjithshëm i ICCROM. (Organizata Ndërkombëtare e Restaurimit të Monumenteve), Teodor Paskal, drejtor i Institutit të Restaurimit të Maqedonisë (Jugosllavi), Henri Faulín (Francë), studiues i arkitekturës popullore, Erika Rihter, punonjëse e Institutit të Monumenteve të Shtutgartit (RFGJ), Guntram Koch, studiues (RFGJ). Simpoziumin e hapi kryetari i Komitetit të Kulturës dhe Arteve, prof. Alfred Uçi, i cili, ndër të tjera, vuri në dukje se kjo veprimtari do të bëjë të mundur ekspozimin e arritjeve të shkencave tona në zhvillimin, njohjen dhe ruajtjen e Ekzekutiv të KP të rrethit, Stavri Rista, dhe shumë të tjerë. e

DESHMI TË TRASHËGIMISË SË PASUR KULTURORE TË POPULLIT TONË

\n- Filloi punimet simpoziumi «Berati, vlerat dhe restaurimi i tyre» -\nNë kuadrin e festimeve të 2400-vjetorit të krijimit të qytetit të Beratit, dhe në Shtëpinë e kulturës dhe të krijimtarisë popullore «Margarita Tutulani» filloi punimet simpoziumi «Berati, vlerat dhe restaurimi i tyre», organizuar nga Komiteti i Kulturës dhe Arteve dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës.\nMerrnin pjesë punonjës shkencorë nga Instituti i Kulturës Popullore, Instituti i Historisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Qendra e Kërkimeve Arkeologjike, arkivi Qëndror i Shtetit, Biblioteka Kombëtare, punonjës të bërtahmave dhe të rretheve shkencore të historisë e të arkeologjisë të Beratit, krijues, amatorë të vlerave të artit nga ky qytet e rrethe të tjera, etj.\nNdodheshin edhe anëtarë i Byrosë Politike dhe sekretari i Komitetit Qëndror të Partisë, shoku Foto Çami, anëtarja e Komitetit Qëndror të Partisë dhe kryetare e Këshillit të Përgjithshëm të FDSH-së, Nexhmije Hoxha, Kryetari i Komitetit të Shkencës dhe Teknikës, Ajet Ylli, anëtari i Komitetit Qëndror të Partisë, Spiro Koleka, nënkryetari i Akademisë së Shkencave, Hekuran Mara, sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, Hysen Shahu, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Stavri Rista, të cilat pati kontakte intensive gjatë të shkueke.\nPjesëmarrja edhe e studiuesve nga vende të tjera, vazhdoi ai, dëshmon jo vetëm për rritjen e interesimit të tyre për vlerat e kulturës dhe historisë shqiptare, por do të ndihmojë që të përfitohet nga arritjet shkencore të vendeve të tjera.\nVlerat e shquara të këtij qyteti muze dhe njohja shkencore e tyre, puna e madhe për restaurimin dhe ruajtjen e tyre e kanë bërë të natyrshëm plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për ta përfshirë qytetin muze të Beratit në listat e pasurive të kulturës botërore. Pasha shqiptare tani është në pritje të organizmat kompetente të UNESCO-s ta shqyrtojnë e të vendosin për kërkesën tonë.\nNdërhyrjet restauruese të qytetit muze të Beratit, tha më poshtë ai, kanë filluar që në vitin 1961, duke mos përmendur disa ndërhyrje të vogla edhe më herët. Vitet 1960-1970 mund të cilësohen si periudha tonike, artistike dhe mjedisore që janë krijuar në këtë qytet gjatë historisë së tij dhe me punën e madhe që është bërë dhe bëhet për studimin e restaurimin e këtyre vlerave si të Kalasë, që është zanfillla e qytetit, monumenteve të kultit, të ndërtimi popullore, etj.\nNdërhyrjet cilësohen si periudha e qytet e rrethe të tjera, etj.\nGjithashtu ai trajtoi probleme që kanë të bëjnë me lidhjet organike e funksionale të qytetit të vjetër me të riun, me zgjerimin e funksioneve të monumenteve muzeale, zgjerimin e informacionit për to, që do të shtonte interesimin mbarëpopullor, me shpjegimin e kalimit nga restaurimi i njësive të veçanta ndërtimore në njësi më të mëdha e madje ansamble, për t'u përgjigjur kështu, siç duhet, kompleksitetit të vlerave urbanistike – arkitektonike të – mjedisore. Pastaj u mbajtën disa kumtesa. Përgjegjësi i degës së monumenteve të kulturës së Beratit, Shuajp Mane, paraqiti rezultatet e kërkimeve dhe zbulimeve, në kalanë e Goricës, gjerën e banura në periudhën e fundit të bronzit deri në shekullin e II-të p.e.s. Drejtori i Qendrës së Kërkimeve arkeologjike, Bashkëpunëtori i vjetër shkencor Neritan Ceka në kumtesën «Lashtësia dhe emri antik i kalasë së Beratit» argumentoi se nuk qëndron më analizës historike identifikimi i kalasë së Beratit me qytetin ilir Antipatras dhe se për Beratin përkojnë më mirë të dhënat për qytetin ilir Partha, që mbështetet edhe nga gjetjet arkeologjike, (Vijon në faqen 2) dokumentacionit të nevojshëm për ta përshirë botërore. Pa-la shqiptare tani është në pritje që organizmat kompetentë të UNESCO-s ta shqyrtojnë e të vendosin për kërkesën tonë. Thesaret e trashëgimisë kulturore të popullit tonë e ndihmojnë atë të njohë veten, forcën e tij krijuese kulturore, historinë e jetës së tij, e ndihmojnë të shfrytëzojë energjitë për ta shpënë më përpara kulturën tonë. Referatin «Qyteti – muze i Beratit, i arritje e perspektivë», e mbajti drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Emin Riza. Ndër të tjera, ai vuri në dukje se ruajtja e pasurisë kulturore në përgjithësi dhe pasuri monumentore e artistike në veçanti kanë qenë një përkujdesje e vazhdueshme e gjeneratave të kombit tonë, e krijuesve të këtyre vlerave në rrjedhë të shekujve. Pasi foli për historinë shumë shekullore të qytetit të Beratit, që e fill rreth shekullit të IV para erës sonë, ai ndal në vlerat e larmishme e të mëdha kulturore, qytetëruese, arkitek-

SIMPOZIUMI\nBERATI, VLERAT DHE\nRESTAURIMI I TYRE\n21-22 shtator 1990 (Foto: ATSH)

Mosrealizimet po «hanë» tejkalimet e mëparshme

PERMET Mosrealizimet po «hanë» tejkalimet e mëparshme Me përjashtim të shërbimeve komunale, për periudhën 1-15 shtator treguesit e tjerë ka rënie të ritmikës në plotësimin e planit dhe në shumicën e ndërmarrjeve nuk u plotësua as plani. Si pasojë e tejkalimeve, edhe përqindja e tejkalimeve të mëparshme po ulet. Drejtuesit e ndërmarrjeve për këtë mosrealizim nuk mund të shfajësohen me vështirësi të reja që paraqesin. Kështu doli në një ballafaqim që u bë në komitetin ekzekutiv të KP të rrethit. Zgjidhja e problemeve që dalin tani që po fillon tremujori i katërt dhe mbyllja e krejt vitit kërkon rritje të organizimit, drejtimit dhe mobilizimit të të gjithëve. Në ndërmarrjen e ndërtimit pla- (Vijon në faqen 2)

SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM URIMI PRESIDENTIT TË MALTES

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi presidentit të Republikës së Maltës Vincent Tabo-ne: Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi presidentit të Republikës së Maltës Vincent Tabone: «Kremtimi i përvjetorit të Ditës së Pavarësisë së Maltës më jep kënaqësinë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim, t’ju shpreh Juve përshëndetjet e mia të përzemërta dhe popullit të Maltës urimet më të mira për lumturi e begati. Shpreh bindjen se marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona do të zhvillohen paprerë, në interes të dy popujve, të paqes e të bashkëpunimit në Mesdhe dhe Evropë. (ATSH)

Një delegacion kuban vizitoi vendin tonë

Me ftesë të Komitetit Shqiptar për Marrëdhënie Kulturore e Miqësore me Botën e Jashtme, bëri një vizitë në vendin tonë një delegacion i Institutit Kuban për Miqësinë me Popujt, i kryesuar nga zëvendëspresidenti i këtij Instituti, Eva Seaone. Delegacioni u prit në Komitetin nga kryetari i tij, z. Zef Malica, me të cilin u shkëmbyen mendime lidhur me ecurinë e shkëmbimeve kulturore midis dy vendeve tanë si dhe për perspektivën e tyre. Gjatë qëndrimit në vendin tonë, miqtë kubanë vizituan qendra arsimore dhe kulturore në rrethet e Tiranës, Gjirokastrës dhe Sarandës. Ata u pritën gjithashtu nga zëvendëskryetari i Komitetit të Kulturës dhe Arteve, Çapajev Gjokutaj dhe nga Sekretari i Parë i Gjykatës i Ministrisë së Arsimit, Bardhyl Golemi, të cilët i njohën miqtë me zhvillimin e kulturës dhe arsimit në vendin tonë. (ATSH)

MEDITIM PER NJE LUNDRIM TE GJATE

– Shënime udhëtimi – Jeta e detarit zhvillohet mes dy kulmesh emocionale. Ajo ka gëzimin e kthimit në Atdhe e në familje, si dhe mallin që të jep largësia nga gjithçka e dashur që ke lënë pas. Po vallë a të ke lënë pas vërtet gjërat e shtrenjta? Kjo shprehje ka kuptim vetëm në nocionin e largësisë fizike, sepse brenda teje ndodhet e gjithë ajo gjithçka e dashur: Atdheu, familja, shoku, miku. Madje më shumë se kaq. Sa më shumë që largohemi, aq më shumë ndjen që Shqipëria është e tërë këtij njeriu. Dhe gjithsecili nga këta detarë që janë këtu me jetën e tij ta sjell dhe ta afron deri në një pranë konkrete jetën që bëje aty në tokën e dashur të Atdheut. Një lajm i Radio-Tiranës. Piloti që na fut në portin e Gjibraltarit, duke thënë me shumë respekt e dashuri frazën «Mr. Alia is a contemporary leader» (Zoti Alia është udhëheqës bashkëkohor) apo fakti që në kontrollin portual vaporetë që n’uk u afrohën qentë e drogës janë vetëm vaporetë tanë, bëjnë që të të përshkojë zemrën dhe të tërë qenien praninë e tokës tënde, krenaria për të. Ja, në brigjet e Portugalisë pak milje mbi Lisbonë, anija ka festël Gjëmimin këngët, popullore të një gëzimi familjar. Detari Vasil Pjetri feston ditëlindjen e ekupazhimit. Dy radiograma njëkohësisht brenda disa minutave. Ekuipazhi uron familjen e Vasilit dhe familja e Vasilit që uron babain dhe shokët! «Gëzuar ditëlindjen, lundrim të mbarë!» Në këtë festë në oqean velet këngët e kënduara ta se sjellin aty të shqipërinë. Të sjellin popullin tonë, të be, veriun epik dhe këngën e Vali Zakes, që paska kaq hije këtu në dallgëzimin e oqeanit. Është fund gushti dhe shumë detarë presin radiogramet për të drejtat e studimit të fëmijëve. Dhe ja një pas tëjetrit, në çdo ditë radishdi njohën: të drejtat e studimit për farmaci, gjuhë të huaj, inxhinieri. Një tjetër fragment i jetës shqiptare, i bukurisë së saj vjen e futet këtu në mes njerëzve që lundrojnë. Dhe si askund tjetër, këtu në anije gëzimi nuk mund t’i mbetet vetëm ati që e ka. Ai bëhet i të gjithëve. Aspak nuk kuptimin poetik e figurativ, por shumë realist dhe konkret. Ja, sot shokët vënë për vizitë në dhomën e Enver Mazhijit për urim, megjithëse më 1 shtator fillon Fakultetin e Mjekësisë në degën farmaci. Ishte një traditë e këndshme. Detari Rustem Sharka me këtë shërbim të gjatë rrezikon të mos arrijë dasmën e parë në familje, dasmën e vajzës së tij. Lundruesi i anijes llngartin me minuta udhëtimin. Të gjithë ekuipazhi jeton në mënyrë shumë njerëzore me shoqëri anëtare në të mbërritje anija “Durrës” të shtunën pasdrekë. Rruste mirësh është i qetë, ka një mall të madh, ka një merak me shumë se të tjerët, por ai e di mirë se ndo- mi burra e, kur shkojmë atje, ajo të thotë: «Bir, hajde të puth nëna». Në kthim, në «Gjirin e Biskajës» pashë me sytë e mendjes sesi kapiteni Pandeli Golemi për rreth 30 orë rresht nuk luajti nga drejtimi në timoneri në pagjumësi të plotë, ndërsa në mënsë poshtë grumbulloheshin racionet e ushqimit e ai s’ndjente uri. Atij ishte një mjerimi si tymi i zi dhe kapiteni më thoshte: «Kjo mjegull verbon dhe radarın. Kanë ndodhur shumë përplasje këtu dhe vendi quhet «Varreza e anijeve» e unë s’mund të lëviz, se secili kuad do që punon në anije, në fund të fundit, të që...» Hajde, se kemi kapitenin. E besimi i tyre e dashuria e tyre mbajnë këtu, jo për kaq orë, por dhe për më shumë siç nga ka ndodhur... Pandi tani është një detar i vjetër, me një dashuri të përkushtim për anijen e detin, që ai nuk shfaq aspak me deklarata, por me tërë tematikën e bisedave të tij, me atë, si të thuash, nuk shret kurrë në tokë, është rrëfim për detin, për anijen, për portat, ngarkesat rel... . Eshtë kjo një nga arsyet që kolektivi i anijes «Tirana» ka krijuar traditën tashmë shumëvjeçare të plotësimit dhe tejkalimit të detyrave. Ajo gëzon besimin e flotës. Natyrisht, ajo nuk është e vetme, ka edhe plot shoqe si «Arbëria», «Vlora», etj. Jeta në anije është në të vërtetë një fragment i koncentrum i jetës së sotme shqiptare, me të gjithë përpjekjet, shqetësimet dhe shpresat tona. (Vijon në faqen 3)