Për përsosjen e marrëdhënieve socialiste në prodhim është treguar kujdes i vazhdueshëm.
Në këtë vend të veçantë zë përsosja e formave të shpërblimit të punës e të stimujve materiale në tërësi. Dhe kjo është e kuptueshme: paga përbën aspektin më të ndjeshëm e më të kapshëm të këtyre marrëdhënieve. Paga nominale përbën burimin kryesor të rritjes së të ardhurave të punonjësve. Nxitja materiale realizohet kryesisht nëpërmjet levës së pagës. Prandaj përmirësimet në fushën e shpërblimit të punës kanë qenë të shpeshta. Ato janë pasqyruar edhe në mekanizmin e ri ekonomik, në tipar dallues të të cilit e përbën rritja e stimulit nëpërmjet tejkalimit të planit të fitimit. Vendimi i Këshillit të Ministrave «Për rritjen e pagave të ulëta të punonjësve» e doli në zbatim të detyrave të Plenumit të 11-të të KQ të Partisë, përmban një masë tjetër në vijën e përgjithshme e të vazhdueshme të Partisë, të shtetit tonë për rritjen e mirëqenies së popullit. Por ai ka disa veçori që e dallojnë nga të mëparshmet në disa drejtime kryesore. Shuma që do të përfitojnë punonjësit nga rritja e pagave të ulëta dhe rregullimet në pagat e ndërmjetme është mjaft e madhe. Është një nga rritjet më të ndjeshme në fushën e pagave të bëra deri tani. Nga ky vendim punonjësit e sektorit shtetëror do të përfitojnë rreth 430 milionë lekë. Po t’i shtojmë kësaj edhe përfitimet nga vendimi për pagës sipas kategorisë së procesit apo vendit të punës dhe dekretit për sigurimin 80 për qind të pagës kur puna ndërpritet jo për faj të punëtorit, atëherë kjo shumë arrin mbi 500 milionë lekë. Ndikimi i kësaj mase do të jetë i ndjeshëm në shpërblimin e punës e stimujt materialë për punëtorët e disa degëve e sektorëve. Por gjithësesi ato kanë pasur karakter të pjesshëm. Kurse me vendimin e mësipërm janë bërë përmirësime më të ndjeshme në tarifat e tabelave të pagave të sistemit të industrisë së lehtë, të industrisë ushqimore, që përfshijnë rreth 150 mijë veta. Përmirësimet ndjehen edhe në industrinë e rëndë, miniera dhe energjetikë, në ndërtim, transport, në tregti e shërbimet ndaj popullit: në arsim, kulturë, shëndetësi, në institucionet lokale etj. Me dobi mjaft të mëdha është zbatimi i këtij vendimi në degën e bujqësisë e pijeve që përfitojnë mbi 90 për qind e punonjësve. Si rregull kryesore për të rritur pagat e ulëta është ndjekur ajo e pakësimit të numrit të kategorive dhe e ngushtimit të ndryshimeve midis tyre. Si rregull, është hequr kategoria e parë në gjthja degët duke filluar rrejtin tarifor me pagat e kategorisë së dytë. Kjo ka nevojë t’u shpjegohet mirë kolektivitave punonjës, sidomos atyre punëtorëve që deri tani kanë përfituar pagën e kategorisë së dytë, por që më 1 tetor do të quhet e parë. Në disa degë janë bërë shkrirje edhe deri te kategoria e tretë. Në bujqësi, pyje, në industrinë poligrafike etj. është kaluar edhe një rritje tarifash. Vendimi parashikon përmirësime edhe në tabelat e pagave të disa punonjësve të disiplinuar në organet e arsim e teknikë, si: teknikë të specialiteteve të ndryshme, normistë, llogaritarë, skicografë, laborantë, mësues, edukatorë, infermierë, daktilografistë etj. Masat e këtij vendimi krijojnë mundësi për ngushtimin e dallimeve të ndjeshme midis grupeve të ndryshme të punëtorëve e midis punësve. Në kushtet kur mallrat e përdorimit të gjerë, në përgjithësi (Vijon në faqen 2)
nga vendimi për pagë 500 milionë lekë. Ndikimi në rritjen e pagës mesatare vjetore të çdo punonjësi do të jetë mbi 600 lekë, kurse për disa kategori punonjësish që kanë paga më të ulëta, do të arrijnë mbi 1 mijë tera mijë të tjerë. Pra, kemi të bëjmë me një vendim që i drejtohet një mase të gjerë punonjësish. Kuptohet, kjo do t’i mobilizojë e nx nxitë më tepër ata për të rritur pjesëmarrjen në punë, për të plotësuar e tejkaluar normat, për të bërë punë me cilësi më të lartë, çka rrit frytshmërinë e përdorimit të fondit të pagave e të shpenzimeve të tjera të prodhimit. Rritja përshin punonjës të të gjitha degëve e sektorëve të ekonomisë së të kulturës. Vitet e fundit janë bërë përmirësime mjaft të rëndësishme të ... [teksti vazhdon i prerë]
... kjo do t’i mobilizojë e prodhimit. Rritja përfshin punonjës të të gjitha degëve e sektorëve të ekonomisë e rëndësishme të ...
Më shumë kujdes për vjeljen e pambukut
TERHEQIM VEMENDJEN
Thatësira e zgjatur dhe temperaturat e larta bëjnë që vjelja e pambukut të fillojë në mjaft rrethe 10-12 ditë më shpejt se vitin e kaluar.
Kjo është pasqyruar dhe në rezultatet e punës. Krahasuar me një vit më parë deri tani në shkallë vendi është vjelur rreth 1850 ton më shumë. Megjithatë nuk ka vend për vetëkënaqësi.
Nga të dhënat del që vetëm në fushat e Lushnjës e të Fierit ka afro 3500 - 4000 tonë pambuk të cilësisë së dytë të pavjelur. Ritme të vjeljes së tij nuk po u përgjigjen ekonomitë bujqësore me furça pune. Është koha kur grafiku ditor i vjeljes në këto rrethe duhet të arrijë në 350-400 tonë në ditë dhe jo 150-180 tonë sa është sot. Të njëjtëvëshojt vjeljen e pambukut do të thotë të ulësh vlerën ekonomike të kësaj kulture mbasi shilat që po bien e mund të bien do të ndikojnë për keq, jo vetëm në cilësinë e tij por edhe në rritjen e firove.
Kujdes kërkohet të tregohet dhe për vjeljen me cilësi. Jo çdo boçe e bardhë është pjekur teknikisht dhe kjo dihet nga të gjithë specialistët dhe vjelësit e pambukut. Por në praktikë mund që kjo hollësi harrohet. Rrjedhojat nuk janë të vogla. Në qoftë se vlera e një toni pambuk për vitin 1988 - 89 në rrethet e Lushnjës e të Durrësit, arriti rreth 6000-6500 lekë, në rrethin e Fierit ajo shkoi jo më tepër se 5400 deri 5700 lekë. Edhe gjatë ditëve të para të vjeljes kërkesa për cilësi të lartë ka raste që po lihet mënjanë. Për shembull rrethi i Lushnjës deri tani ka vjelë rreth 900 tonë dhe ka dorëzuar vetëm 40 tonë cilësi e tretë ndërsa ai i Fierit nga 850 tonë ka dorëzuar rreth 150 tonë cilësi e tretë.
Të mos harrojmë se problem është dhe evadimi i shpejtë i pambukut nga ekonomitë bujqësore dhe qendrat e grumbullimit për në fabrikat e zhveshjes. A koma nga parqet e mallrave ka pengesa të pajustifikueshme.
MBJELLJET E VJESHTES – AKSION QE KERKON DISIPLINE E VETEVEP RIM
NJE FUSHATE E RE KA NISUR
Organizimi i lartë përballon vështirësitë e mungesat
Drejtuesit e SMT-së nuk po presin t’ua sjellin pjesët e ndërrimit tek dera.
Oficina po punon me tri ndërresa për riaftësimet. Në SMT-të e tjera dhe në kombinat e autotraktorëve po kërkohen pjesë të mundshme për të përballuar fushatën.
- SARANDE -
Përballë punëve të shumta, qëllesi që vendos është organizimi. Në një pikë të tillë pune janë këto ditë punonjësit e bujqësisë edhe në Sarandë. Kërkohet të kapërcehen mjaft vështirësi. Të zëvendësohen mangësitë te karburanti, të pjesëve të ndërrimit etj. Për këte të duhet të përcaktohen drejt radhën e detyrave. Të racionosh forcat e mjetet që njëkohësisht të vihen të vonat e të përgatiten për mbjelljen e grurit, foragjereve e kryerjen e shërbimeve në bime e mbjella.
Cili është vlerësimi i kësaj situate?
Kryeagronomi i rrethit, Lutfi Bajrami, të cilin e takojmë në Pal të NB së Vurgut thotë se ka vërtet një ngjeshje punësh. Kërkohet shpejtësi. Kohë për të pritur nuk ka. Dhe kanë bërë përpjekje të llogaritin jo ditën, po orën, se çdo nënvlerësim është prodhim më pak.
Sivjet hershmëria po vlerësohet më mirë nga specialistët. Për këtë flasin edhe treguesit e arritur deri tani në shkallë rrethi. Është planifikuar mbi 35 për qind e sipërfaqes që do të mbillet me grurë. Ka përfunduar mbjellja e foragjereve për lopë. Është në përfundim mbjellja e hasëlleve për të imëtat dhe punohen me ritme më të larta edhe për mbjelljen e foragjereve të tjera.
- Ju në fillim të fushatës për mbjelljet e vjeshtës sikur nuk kishit siguri, - i themi Thodhori Lolit, drejtor në SMT.
- Është e vërtetë, - tregon ai, - se traktorët e kishim të zënë, dhjetëra traktorë të tjerë prisnin të riparoheshin. Dikujt i mungonin zinxhirët, një tjetri ingranazhet, kushinetat e pjesë të tjera ndërrimi. Të zënë janë me vjeljen e misrit e përgatitjen e silazhit. Menduam se edhe mund të prisnim. Po ishim të gabuar. Në vend të pritjes së pjesëve të ndërrimit, shkuam vetë në SMT të tjera të vendit, në kombinat e autotraktorëve. Riaftësimet e pjesëve të ndërrimit u dhanë dorë. Oficina e riparimit u kthye me tri ndërresa. Këtu u shfrytëzuan rezervat. Traktorët me goma janë të gjithë në punë. Por atyre u duhet të plotësojnë edhe mangësitë e traktorëve me zinxhirë, gatishmëria e të cilëve është e ulët. Në gjendje e mirë e mekanikës është edhe në sektorët e NB-së së Vrinës dhe Vurgut.
Por ka edhe pengesa. Një prej tyre është mungesa e superfosfatit. Për kapërcimin e kësaj vështirësie janë shfrytëzuar rezervat. Dega e farërave është një nye me të cilën lidhen tërë ekonomitë. Këtu masat janë marrë të tilla që e tërë fara të jetë gati për mbjellje, duke mos krijuar asnjë shkëputje të afateve.
BARDHYL BEJKO
PËRFUNDOI PUNIMET SIMPOZIUMI «BERATI, VLERAT DHE RESTAURIMI I TYRE»
Simpoziumi «Berati, vlerat dhe restaurimi i tyre», i vazhdoi punimet dje para dite.
Ndodheshin edhe ministri i Arsimit, Shkëndër Gjinushi, kryetari i Komitetit të Kulturës dhe Arteve, Alfred Uçi, anëtari i Komitetit Qendror të Partisë, Spiro Koleka, sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, Hysen Shahu, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Stavri Rista dhe shokë të tjerë. Studiuesit tanë e të huaj mbajtën një sërë kumtesash. Arkitekti, Teodor Paskali, drejtor i Institutit të Restaurimit të Maqedonisë (Jugosllavi) në kumtesën «Ohri, probleme të rivlerësimit dhe rijallërimit të tërësisë së vjetër të qytetit» theksoi vlerat historike dhe të kulturës materiale të këtij qyteti, i cili është cilësuar nga UNESKO-ja si monument i pasurisë kulturore botërore. Pasi falenderoi për mundësinë që iu dha për të marrë pjesë në këto veprimtari e për të vizituar Shqipërinë, ai çmoi lart vlerat e mëdha kulturore e materiale të popullit shqiptar, aftësinë dhe kompetencën e specialistëve tanë në fushën e restaurimit. Henri Raulin, bashkëpunëtor i vjetër shkencor në muzeun e arteve dhe traditave popullore në Paris, mbajti kumtesën «Konservimi dhe vendi që zë në kuadrin evropian arkitektura shqiptare, kryesisht banesa qytetare dhe ajo e ndërtuar me qerpiç», ku ndër të tjera vuri në dukje se studimi i pasurisë së arkitekturës popullore shqiptare nuk mund të arrihet vetëm në kuadrin e vlerave të saj brenda vendit, por i lidhur me ansamblin evropian, ku bën pjesë. Ai u ndal në (Vijon në faqen 3)
Në nisje të mbarë
- TROPOJE -
Toka të liruara e të sistemuara për bukuri. Në to është hedhur gjelërga dhe po mbillet me të shpejtë.
Era e ugari të jep kënaqësi këtë ditë në arat e kooperativës bujqësore të Tplanit. Këtu janë mbjellë 30 ha me thekër dhe vazhdon me të shpejtë puna për të mbjellë të 50 ha e planifikuar e për të nisur sa më shpejt edhe mbjelljen e grurit, detyrë që do të vazhdojë edhe në tetor. Me këtë fillim të mbarë Tplani është ekonomia më e përparuar në rreth për mbjelljet e vjeshtës. Po gjektë si ecet? Ali Berbati, përgjegjës i seksionit të bujqësisë pranë Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit të Tropojës, thotë se me objektivin për të plotësuar planin e mbjelljeve të tokave me thekër brenda shtatorit, është punuar me kujdes për pllugimet dhe nga 900 ha që është plani, deri tani janë pluguar 700. Kjo krijon mundësinë jo vetëm për mbjelljen e shpejtë të thekrës, por edhe të grurit. Më mirë kanë ecur me mbjelljet Tplani, Babina e Tropoja. Kudo është filluar nga puna. Por ka edhe të prapambetur, siç është kooperativa bujqësore e Berishës. Flasim për Berishën, për shpejtimi është 1 domosdoshëm në të gjitha ekonomitë. Janë bërë të gjitha përgatitjet edhe për mbjelljen e grurit. Mjetet e SMT-së janë në gatishmëri të plotë. Fara është siguruar e gjithë. I vetmi problem që shqetëson bujqit e këtij rrethi për mbjelljet është superfosfati, i cili ende nuk ka ardhur në sasinë e nevojshme. Besimi tek gjithë është që pas kësaj nisje të mbarë do të rriten ritmet dhe objektivi do të arrihet. HALIL BUÇPAPAJ
Këto ditë u arrinin grafikat në plugime
- ELBASAN -
Mbarimi i një fushate në bujqësi, shënon ndërkohë fillimin e një tjetre. Në këtë kuptim, për fushatën e re që fillon, synimi është për t’u futur sa më të përgatitur e për të mënjanuar sa më shumë të meta e dobësi të mëparshme.
Me këtë synim kanë filluar edhe në rrethin e Elbasanit përgatitjet për mbjelljet e vjeshtës, ku vetëm grurë do të mbillen afro 14 mijë ha. Por siç shihet, plugimet nuk po ecin me ritmet e duhura. Edhe krahasimi me vitin e kaluar e tregon qartë këtë. Nëse deri tani është pluguar 14 vjet në këtë kohë (Vijon në faqen 2)
«...E DREJTA ËSHTË NË ANËN TONË»
— DOLI NGA SHTYPI DHE U VU NË QARKULLIM VËLLIMI I TRETË I PËRMBLEDHJES «Ç’THONË DHE Ç’KËRKOJNË KOSOVARËT» —
Në vëllimin e tretë të librit «Ç’thonë dhe ç’kërkojnë kosovarët», janë përfshirë shkrime, botuara në shtypin kosovar dhe të viseve të tjera të Jugosllavisë gjatë muajve të fundit. Materialet e përmbledhura në pjesën e këtij vëllimi janë të ruajtura dhe të përjetojnë shqipëtarët e Kosovës, qëndrojnë në të gjitha manifestimet, bile edhe republikat e tjera, që karakterizohen nga republika, një pjatë politik, shëtitorë, juridik e politik e Serbisë dhe krahinës shqiptare e terrorizmit shtetëror, genocidi dhe regragacion [?] nacional e kulturor. Në vend të dialogut është pritur me alternativën kosovare për zgjidhjen demokratike dhe në mënyrë, edhe heqja e ... Përmbledhja ka një dokumentimin e rëndësishëm historik, që shpreh vullnetin e popullit të bashkuar kosovar — me Deklaratën Kushtetuese që u miratua nga 114 delegatë të Kuvendit Krahinor më 2 korrik të këtij viti dhe që e shpallte Kosovën subjekt të pavarur të barabartë në Jugosllavi në kuadër të federatës apo të konfederatës. Me këtë Deklaratë shpallet dhe shpallet qëndrimi kushtetues i popullsisë se Kosova dhe Kuvendit të tij si akt i vetëvendosjes politike në kuadër të Jugosllavisë. Kjo deklaratë do të përbënte bazën e shëndoshë për hartimin e Kushtetutës së re të Kosovës që do të ishte, sipas autorëve, e një demokraci Rexhep Qosja, «akt i kthimit historik të të drejtës të nëpërkëmbur tash e shumë mote të popullit shqiptar, të cilit me forcë ... (Vijon në faqen 4)
Përurohet shtëpia-muze e Heroit të Popullit, Avni Rustemi
Dje në Libohovë të rrethit të Gjirokastrës u përurua shtëpia muze e atdhetarit e demokratit revolucionar të shquar, Heroit të Popullit, Avni Rustemi.
Në ceremoninë e organizuar para shtëpisë-muze merrnin pjesë banorë të qytetit, veteranë, të afërm të familjes së heroit, deputetë e këshilltarë, të rinj e të reja, pionierë të Enverit. Ndodheshin edhe sekretari i parë i Komitetit të Partisë së rrethit, Manxhar Binaj, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Flamur Canaj, si dhe të tjerë nga rrethet Tepelenë e Vlorë. Për jetën e veprimtarinë e shquar atdhetare e revolucionare të Heroit të Popullit, Avni Rustemi, foli kryetari i Frontit Demokratik të lagjonë Marine të qytetit, Bajram Abdia. Shiritin e përurimit e preu veterani, Hashi Krol. Të pranishmit vizituan dhomat e muzeut, që fillojnë me një riprodhim të dhomës së tij të thjeshtë, ku lindi heroi, si dhe me fotografi e dokumente që flasin për veprën e tij në shërbim të Atdheut qysh në vitet e para të rinisë, kur ishte mesues në Libohovë, Tepelenë, Cërrik dhe Vlorë. Pastaj vijnë me radhë momente të rëndësishme nga jeta e tij, siç është akti heroik kundër tradhtarit me damkë, Esat Pashë Toptanit, në Paris, që bëri jehonë të madhe jo vetëm në Shqipëri e Francë por edhe në mjaft vende të botës. Në dhomat e tjera, nëpërmjet stendave të ndryshme, pasqyrohet gjithashtu veprimtaria e organizatave politike, patriotike e revolucionare gjatë viteve 1920-1924 dhe ndihmesa e madhe e Avni Rustemit si organizator i udhëheqës i drejtëpërdrejtë i tyre, si një nga figurat qendrore të lëvizjes demokratike mbarëshqiptare. Amatorët e shtëpisë së kulturës «Kujtim Ruli» të qytetit dhanë monodramën muzikore-letrare «Trimi i madh Avni Rustemi, pishtar i lirisë, patriotizmit dhe demokracisë». (ATSH)
Përkujtohen ngjarje të Luftës
Populli i rrethit të Krujës festoi si të përshëndeti, shoku Abdy[l] Baca 46-vjetorin e çlirimit të qytetit nga pushtuesit e huaj dhe tradhëtarët e vendit dhe 46-vjetorin e krijimit të Brigadës së 23-të Sulmuese.
Populli i rrethit të Krujës festoi si të përshëndeti, shoku Abdyl Baca 46-vjetorin e çlirimit të qytetit nga pushtuesit e huaj dhe tradhëtarët e vendit dhe 46-vjetorin e krijimit të Brigadës së 23-të Sulmuese. Në varrezat e dëshmorëve të luftës së rrethit dhe në lapidarin kushtuar kësaj brigade u bë nderime dhe u vendosën kurora në emër të Komitetit Qendror të Partisë, Komitetit të Partisë, Komitetit Ekzekutiv të KP, organizatave të masave të rrethit etj. Me këtë rast në sheshin kryesor të qytetit u organizua një miting, ku ndodheshin edhe sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë, shoku Abdyl Baca, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Petraq Kullim dhe shokë të tjerë, Mitringu e hapi sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, Qemal Bregasi. Në emër të Komitetit Qendror të Partisë, të Këshillit të Ministrave, të Këshillit të Përgjithshëm të BSFSh-së dhe të personaliteteve të tjera, urimet i përcolli ... (ATSH)
... BSFSh-së dhe të personaliteteve të tjera, urimet i përcolli ...
Nga puna për ndërtimin e kanaleve ujitës në ullishtat e NBS-së së Lushnjës. (Foto: G. Xhengo - ATSH)