25/09/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

25 shtator 1990

U NIS PËR NË NJU JORK KRYETARI I PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR TË RPS TË SHQIPËRISË, SHOKU RAMIZ ALIA

Dje u nis për në Nju Jork kryetari i Presidiumit Popullor të RPS të Shqipërisë shoku Ramiz Alia, i cili do të marrë pjesë në punimet e sesionit të 45 të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe në Mbledhjen Botërore të nivelit të lartë për Fëmijët, ku do të jenë të pranishëm edhe shumë kryetarë shtetesh nga e gjithë bota. Ai shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Reis Malile dhe drejtori i Institutit të Studimit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, prof. Sofokli Lazri. Në aeroportin e Rinasit kishin dalë për ta përcjellë shokët Adil Çarçani, Besnik Bekteshi, Foto Çami, Hajredin Çeliku, Hekuran Isai, Kiço Mustaqi, Pali Miska, Simon Stefani, Xhelil Gjoni, Llambi Gegprifti, Niko Gjyzari, Pirro Kondi, Qirjako Mihali, Abdyl Backa, kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të FDSH-së Nexhmije Hoxha, nënkryetarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor Rita Marko e Xhafer Spahiu, anëtarë të Presidiumit të Kuvendit Popullor e të qeverisë, përfaqësues të veteranëve, deputetë, drejtues të organizatave qendrore të masave, të institucioneve arsimore, kulturore e shkencore, të rinj e të reja. Shoku Ramiz Alia u takua me të gjithë të pranishmit në aeroport, të cilët i uruan rrugë të mbarë dhe e përcollën me dashuri. «Në çastin e largimit për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u deklaroi para nisjes shoku Ramiz Alia gazetarëve dhe shoqëruese popullin tonë, gjithë punonjësit, klasën punëtore, shtresat arsimore, inteligjencien, burrat, gratë, të rinjtë e vendit tonë përjetët e t’u uroj të gjithëve shëndet dhe suksese në punë. T’ju gjej shëndet më mirë, t’ju gjej më fitore të reja në të mirën e Atdheut tonë socialist.» (Foto: ATSH)

MBJELLJET E VJESHTËS – AKSION QË KËRKON DISIPLINË E VETËVEPRIM

Një fushatë e re ka nisur MBJELLJET E VJESHTËS – AKSION QË KËRKON DISIPLINË E VETËVEPRIM DURRËS Traktorë me defekte, apo defekte në organizim Afati optimal i fillimit të mbjelljes së grurit është caktuar 20 tetori. Nga ana tjetër dihet se bima kërkon tokën të përgatitur sa më mirë dhe në kohë dhe jo një apo dy ditë para mbjelljes. Por duke u njohur me ecurinë e plugimeve të tokave për grurin në Durrës, mund të thuash se një nga kërkesat agroteknike, pra hershmëria e përgatitjes së tokës, po shkelet. Plugimet po ecin me ritme të ngadalta. Jemi më 24 shtator dhe në shkallë rrethi shifra ka arritur në 3880 ha të pluguar, që e krahasuar me sipërfaqen që do të mbillet, është mjaft e ulët. Çfarë pengon? Mjaft toka janë të liruara si ato të lulediellit, të sojës, të fasules. Është liruar edhe një pjesë e tokës së mbjellë me misër, ndonëse duhet rritur mobilizimi që misri të korret sa më shpejt. Pra front pune ka. Por ç’pengon që plugimet të ecin? Mirë që janë rritur ritmet për mbjelljen e hashashes, të jonxhës, të cilat tani duhej të kishin përfunduar, po për buken e ardhshme a ka merak të fortë? Pengesë, siç thonë në seksionin e bujqësisë, del një problem i ngritur nga drejtuesit e SMT-ve: mjaft traktorë kanë defekte. Dhe vërtet gatishmëria e traktorëve si në SMT-në e Kavajës, ashtu edhe në atë të Shijakut, e në përgjithësi në shkallë rrethi, lë për të dëshiruar. Tani u kujtuan shokët e SMT-ve të thonë se “kemi defekte”. Ç’kanë bërë për ta gjithë vitit? Kanë thënë me se një herë se po punojnë për riparimin e tyre për t’i patur ata në gatishmëri sa më të lartë për plugime, kanë thënë se po përpiqen për prodhimin e pjesëve të ndryshme të ndërrimit etj. Por këtë mbetën në letër. Është e vërtetë se ka edhe disa mungesa të pjesëve të ndërrimit. Po alarmi nuk jepet tani. Pra më parë se të thuash «kemi traktorë me defekte», shiko defektet në organizimin e punës. Dobësitë nuk duhen lidhur vetëm me arsyet nga jashtë. Sepse ka brigada traktoriste që punojnë mirë, pra aty është vlerësuar në mënyrë edhe sot gatishmëria e traktorëve, por ka edhe brigada të tjera që kanë traktorë me defekte, pra aty është punuar shkel e shko për riparimin e tyre, gjë që duhet rregulluar menjëherë. Koha nuk pret. Gruri nuk t’i fal vonesat. SOTIRAQ GJORDENI

Për disa vjeshta nuk ka ardhur

GIROKASTËR Për disa vjeshta nuk ka ardhur Detyra e vënë për shtatorin ishte: të pluhonen e mbillen foragjerët. Zona malore sa siguron këtë detyrë deri në datën 20. Paralelisht punohej për grurin. Dhe vërtet, 4, ekonomitë malore. Poliçani, Çatista, Nivani e Golemi i mbaruan mbjelljet dhe kanë filluar përgatitjet për mbjelljen e grurit, bile Poliçani edhe ka mbjellë. Në shkallë rrethi janë pluguar për foragjere të dyta 3433 ha nga 4080 ha gjithsej dhe mirë paraqiten Sofratika, Glina, Suha, Lazarati, Mashkullora dhe N.B-të. Por ndërkaq janë para frashani, Vrisera e Jergucati e veçanërisht Kardhiqi, Picari e Kolonja, që janë të vonuara se duhet të fillojnë mbjelljen e grurit më 1 tetor. Bindja për efektin e hershmërisë së mbjelljeve është forcuar plotësisht nga rezultatet i këtyre viteve të fundit dhe prandaj duken të vonuara e të papranueshme kooperativat e Nivanit, Golemit e Qatistët në punët me grurit. Prapambetje në plugime ka edhe në ekonomitë kodrinore, si në Kolonjë e Fushëbardhë në lartësitë e NB Lunxhërisë e «Asim Zeneli»-t dhe Suhës, të cilat duhet të nxitohen e të përgatiten në kohë edhe ato. Prandaj themi: duket se ardhjen e vjeshtës nuk e kanë ndjerë drejtuesit e kooperativave të Çatistës, Nivanit e Kolonjës por as ata të SMT-së së rrethit. THANAS DINO

Në fillimet e zbatimit të mekanizmit të ri ekonomik

Uzina mekanike bujqësore në Fier, 6-mujorin e dytë të këtij viti po e ushtron veprimtarinë e saj me llogari më vete. «Zbatimi i këtij mekanizmi, - na thotë drejtori i kësaj uzine, Sotiraq Rrezhdha, - u papari, ndër të tjera, nga puna për inventarizimin dhe përcaktimin e përdorimit të mallrave stoqe dhe me qarkullim të ngadalshëm. Kështu, sasira të mëdha materialesh të tilla u përdorën si lëndë të para në procesin e prodhimit, kurse pjesa tjetër që ishte e papërdorshme dhe me cilësi të ulët, kaloi në repartin e shkritores». Ndërkohë është punuar edhe për sistemimin e të gjitha detyrimeve debitore-kreditore, që rridhnin nga që s’janë shlyer faturat në afatet e caktuara. Për zbatimin e këtij mekanizmi jemi të interesuar të gjithë, po përsoset me tej organizimi dhe drejtimi i punës në të gjitha hallkat e prodhimit. Edhe administrata ka kaluar më pranë punëtorëve. Në degën e planit të uzinës mësojmë se plani i prodhimit të përgjithshëm industrial për periudhën 8-mujore u plotësua 100.1 për qind e në të gjithë zërat. Gjithashtu, treguesi tjetër, prodhim-mall i shitur për të njëjtën periudhë u plotësua 110 për qind. Tejkalimi i këtij të fundit erdhi edhe nga rritja e vetëveprimit të punonjësve të degës së furnizimit, të cilët u siguruan treg shitje makinërive e pjesëve të këmbimit që trashëgonin qënie nga 6-mujori i kaluar. Krahas plotësimit të planeve të prodhimit po punohet paralelisht të realizohen edhe tregues të kënaqshëm financiarë. Po punohet në të gjitha drejtimet që të uiet niveli i shpënzimeve për 1000 lekë prodhim-mall të shitur-gjë që ndikon drejtpërdrejt në arritjet financiare të ndërmarrjes dhe në rritjen e të ardhurave të punonjësve. Me këtë ritëm pune, pra duke plotësuar e tejkaluar çdo detyrat 10-ditore, janë të gjitha mundësitë që edhe treguesit financiarë të tejkalohen. ARIANITË RREDHI

Zgjerohet shërbimi tregtar

Që prej fillimit të vitit e deri tani, qarkullimi i mallrave me para në dorë nga ndërmarrjet tregtare të rrethit të Sarandës është tejkaluar me afro 4 milionë lekë, ndërkohë që janë realizuar edhe treguesit e tjerë ekonomikë e financiarë. Po zgjerohen më tej rrjeti i shërbimeve e po përmirësohet furnizimi i popullatës në qytet e zona të ndryshme të rrethit. Rikonstruksioni i rrjetit tregtar të qytetit të Sarandës, hapja e njësive të reja në lagjen Kodër, si dhe në Delvinë, Konispol, Bregdet dhe hapja deri tani e mbi 10 njësive private të shërbimit etj., po ndikojnë dukshëm në përmirësimin e furnizimit e në rritjen e kulturës tregtare. (Sipas ATSH-së)

A do të përsëritet situata e vjetshme?

Gjatë këtij viti plani i prodhimit të grurit në rrethin e Gramshit nuk u realizua. Në krijimin e deficiteve ndikoi edhe prapambetja që u vërejt gjatë vitit të kaluar në plugimin e tokave dhe në mbjelljen e kulturës. Këtë e pohojnë vetë kryetarët e kooperativave bujqësore dhe specialistët. Deficite të ndjeshme krijuan sidomos Lenia, Porocani, Sojnuku etj. Logjika e kërkon që për këtë vit, kur fushata e mbjelljes së grurit po trokët, nga mangësitë të jenë nxjerrë mësime. Por mbjelljen po e pengojnë që tani ritmet e ulëta të plugimeve në të gjitha kooperativat. Nga të dhënat del se deri tani është pluguar vetëm 12 për qind e sipërfaqes së tokës që do të mbillet me grurë. Më të prapambetura janë ekonomitë e zonës malore, në një kohë kur ato duhet të fillojnë nga mbjellja më herët se të tjerat. Kështu Kukuri ka pluguar vetëm 2 për qind të sipërfaqes së planifikuar, Porocani 8 për qind, Holtasi 6 për qind, Lenia dhe Sulsi nga 5 për qind etj. Justifikimet për këtë gjendje janë nga më të ndryshmet. Ka ekonomi që fajin për ngadalësinë ia hedhin SMT-së. Natyrisht, që ajo ka pjesën e vet, gjë që e tregojnë edhe ballafaqimet me çdo kooperativë, por jo më pak përgjegjësi për këtë kanë edhe vetë ekonomitë, sepse sipërfaqet që kanë për të pluguar me mjetet e tyre janë tepër të ulëta. PIRRO VERUSHI

Përkujtohen ngjarje të Luftës

- FIER - Në fshatin Sheq-Marinez të rrethit të Fierit u festua të djelën 47-vjetori i krijimit të batalionit partizan «Semani». Pranë lapidarit që përkujton këtë ngjarje u vendosën kurora në emër të Komitetit Qendror të Partisë, të Komitetit të Partisë, të Komitetit Ekzekutiv të KP dhe të organizatave të masave të rrethit. Me këtë rast këtu u organizua një miting ku mernin pjesë kooperativistë, veteranë, deputetë e këshilltarë, pjesëtarë e të afërm të familjeve të dëshmorëve, ushtarakë, të rinj e të reja, pionierë të Enverit. Ndodheshin edhe sekretarja e parë e Komitetit të Partisë të rrethit, shoqja Lenka Çuko, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit, Anastas Pone, e shokë të tjerë. Në emër të Komitetit Qendror të Partisë, të Këshillit të Ministrave dhe të Këshillit të Përgjithshëm të FDSH-së, pjesëmarrësit i përshëndeti anëtari i Komitetit Qendror të Partisë Nedin Hoxha. Nga mitingu iu dërgua një telegram Komitetit Qendror të Partisë, Këshillit të Ministrave dhe Këshillit të Përgjithshëm të FDSH-së. - SHKODËR - Për të përkujtuar 70-vjetorin e luftës së Koplikut në mbrojtje të pavarësisë kombëtare të Atdheut kundër forcave shoviniste serbom alazege, që përbën një faqë tjetër të qëndresës së pamposhtur dhe një

U nis për në Bullgari një delegacion nga vendi ynë

Me ftesë të Komitetit për Miqësinë dhe Bashkëpunimin Shqipëri-Ballkanik u nis për në Sofje delegacioni i Komitetit shqiptar për Miqësimin dhe Bashkëpunimin ballkanik, i kryesuar nga kryetari i tij, prof. dr. Dhimitër S. Shukuriqi. Delegacioni do të shkëmbejë mendime me palën bullgare për zgjerimin e marrëdhënieve midis dy komiteteve dhe kontributin që duhet të japin ato në të ardhmen për të çuar përpara procesin e bashkëpunimit ballkanik. (ATSH)

NJERËZ TË PUNËVE TË MEDHA

- Nga bloku i shkrimtarit - 1. Cili është Fejzi Sykja në Shkodër? Është 50 vjeç. Ka mbaruar pesë shkolla të mesme: të përgjithshme, ekonomikën, elektrikën, mekanikanen, dhe për topograf. 1. Cili është Fejzi Sykja në Shkodër? Është 50 vjeç. Ka mbaruar pesë shkolla të mesme: të përgjithshme, ekonomikën, elektrikën, mekanikanen, dhe për topograf. Nevojat e punës së përditshme e kanë shtyrë t’i ndjekë e t’i mbarojë këto shkolla. Nisi studimet e larta për inxhinieri ndërtimi, por arsyet familjare e detyruan t’i ndërpresë. Megjithatë ai është më tepër se inxhinier. Është një politeknik me mendje pjellore krijuese. Tradicionalisht familja e tij është marrë me hekurat. Gjyshi i tij paksa nxjerrë nga duart e veta motobarka prej hekurish 500-dtonëshe, te Pazari i Vjetër në Shkodër, ku paska pasur një vend për lëshimin e tyre në ujërat e Liqenit. Burrat e kësaj familjeje janë marrë me karroca, qerre, lundra, motora, me gjithëfarë hekurash. Fejzi Sykja është i pesëti vëlla, familje politeknikësh. Dy janë inxhinierë, njëri ka studiuar për matematikë-fizikë. Në vitin 1960 në metalurgjinë e Shkodrës, Fejzi Sykja merr teknikun e metalit «për tregullatorit» e shpëjtësisë së turbinave. Ka marrë pjesë në montimin e turbinave në hidrocentralet e Bistricës, të Vaut të Dejës, të Fierzës, të Komanit. Nga motoret e thjeshtë, të turbinat, kjo është rruga në të cilën është formuar personaliteti i Fejzi Sykjes; nga motorët e thjeshtë te shpikjet me vlera të konsiderueshme. Ai është baba me 6 vajza. Brenga e tij është që nuk ka djalë për t’ua trashëguar gjithë sa di, gjithë këtë përvojë dhe mjeshtëri të fituar në vite. Ç’ka bërë Fejzi Sykja? Mbi 46 artikuj që janë vënë në linjë në ndërmarrje të ndryshme të rrethit të Shkodrës: prodhime abazhuri, tre lloje ventilatorësh, të përdorshëm e të manovrueshëm kudo, 15, 48 dhe 100 vatësh, xhama për orë dore dhe tavolinë të prodhuar prej rërë të thjeshtë lumi. Rreth 200 kampione prej tyre u dërguan në fabrikën e qelqit në Tiranë; xhama syzesh, korniza e skelete syzesh, varëse rrobash, ngjyra me qelqi, ngjyrime plastike, disa lloje kapoash për eksport, gurë zbukurimi për unaza, të cilat i mirëpret ndërmarrja artistike, prodhimi i pasur qerave etj. Vetëm në dy vjet është ka luajtur nga puna e tij krijuese 450 mijë lekë. Vetë Fejzi Sykja nuk ka marrë asnjë honorar, asnjë shpërblim. Çdo 11 shtator i është dhënë fletë nderi, dekoratë, plot fjalë të mira e vetëm kaq. Domosdo ka marrë rrogën çdo muaj, aq sa i ka takuar sipas kategorisë dhe shkallës së atestimit. Fejzi Sykja është plot fantazi e ide. Dekada më parë Shkodra kishte 11 sahate në qytet. Sot, me 1990, ka vetëm një dhe ai nuk punon. Fejziu ka ndërprerë konkrete të ndërtojë një sahat për qytetin, që të duket nga të gjitha drejtimet, ditën dhe natën; të tingëllojë duke lajmëruar kohën edhe për ata që janë në lagje-si dhe nuk e shohin. «Ide interesante, - i thonë këtu dhe administrata e rrethit, - bukur e me menduar». Megjithatë asgjë konkrete nuk bëhet që t’i japë shtytje Fejziut të punojë realisht. Sahati i qytetit është në turin pjellor të Fejzi Sykjes. Është 50 vjeç. Kur do ta konkretizojë? Fejziu ka dhe një ide tjetër: të ndërtojë një çikë për qytetin, domethënë të përgatitë gjithë pajisjet që i duhen etj. Janë bërë llogaritjet sheti dhe të fitojë 7500 lekë në ditë («Bukur, shoku Fejzi, takë interesant. Tani po e shohim mundësinë e realizimit të saj»). Nuk më dalin duar, dua qindra duar për t’i kthyer në vlerë materiale ato që di, - thotë Fejzi Sykja. Djalë për të transmetuar përvojën nuk ka. Ka kërkuar djem nga të qytetit t’i mbajë pranë e t’i mësojë. Nuk gjenden apo nuk ia sjellin? Njerëz si Fejzi Sykja për punën bëjnë një talent e thesare për kombin. Kudo ka mendje të shquara, syri, pjellore, plot fantazi, që kërkojnë për popullin, por, si çdo novator, edhe Fejziu është «belabash-për administratën, për disa nëpunës burokratë. Drejtpërdrejt këtyre u thotë: «tulla ftohtë; «Bukur, të lumtë, ide interesante! Do të bëjmë për-pjekje ta vëmë në jetë. Mund të hapen linja dhe reparte të reja. Mund të zien në punë kaq e kaq të rinj e të reja...» Realisht asgjë nuk bëhet. Elementi i lodhur i administratës shtetërore, i zhytur në rutina burokratike, në limonti dhe paaftësi, brenda zyrës thotë me vete: «Ehu, Fejzi Sykja, en orëkës. Kështu të bën mendja mua relashet, o Fejzi Sykja nuk di gjë. Ah, gjithçka bëhet punë, Fejzi Sykja kërkon sahat për qytetin. Sot çdo qytetar e ka orën e vet në dorë, nuk ka pse ta ngrejë kret dhe të mprejë veshët në mes e dëgjuar orën e qytetit! Fejzi Sykja nuk di cirka... Ehu, fantazia! Tani hami halle të tjera. A nuk ma lë rehat, o Fejzi Sykja! Buzë sa na mërzit... Mrekulloheni nga talentet në vend, por mbane vendin, nga idetë e realizmit.» (Vijon në faqen 3)