Në punën dhe luftën e përditshme të masave, të komunistëve e kuadrove spikatën veti të mrekullueshme të tyre, vetitë e të përparuarve. Për realiteti duhet parë në sy: shfaqen edhe mendësi dhe praktika të vjetëruara. Pengojnë shumë, frenojnë shumë ato, prandaj kurdo e kudo le t’i mbajmë nën «zjarrin» e punës e kritikës sonë të përditshme e të vazhdueshme. Janë të neveritshm e vjedhjet e vjedhësit. Në mbledhje, në takime, leksione e në shtyp shpesh pohojmë se ka raste, nga njerëz të veçantë që gëzojnë të vënë dorë edhe mbi pasurinë socialiste. Dhe për çudi jo në pak raste produktet ushqimore nga arnga e nga fabrikat xhvaten si pa të keq në mes të ditës, në sy të komunistit, në sy të kuadrit, në sy të punëtorit. Mund të fshihet ai që vjedh një kokërr mollë, por kurë ai që në mer kulltalin. Atëherë, për hir të së vërtetës, duhet thënë se ka mjaft njerëz që parapëlqejnë heshtjen, tërheqjen. Tipikë indiferentë! Duke vepruar kështu, dashur pa dashur nxitim e përkrahim dëmtuesit e pronës, e cila është burimi i përbashkët i jetesës, i mirëqenies sonë. Mos vallë duhet të mbetemi vetëm te shpjegimi i rëndësisë së luftës kundër indiferentizmit? Mos vallë duhet të mbetemi duke përsëritur gjëra të stërnjohura moralizuese? Jo! Puna edukative bindëse me njerëzit kurrë nuk do të ndërpritet. Përkundrazi, ajo do të thellohet, do të përsoset. Por krahas saj duhen vendosur dhe zbatuar sanksione të ndryshme. Hetues, prokurorë, gjykatës, ekonomistë e veprimtarë të ndryshëm mund të thonë: për çfarë sanksione bëhet fjalë kur ato i kemi?! Vërtet i kemi, por shpesh c- c-faktet e zbatimit e tyre janë tejet simbolike, aq sa i ngjajnë kritikës
zion i fiktivitetit të notës mesata-re në shkollë. Luftohet shumë në këtë drejtim, por ama edhe një më-sues a pedagog që bëhet bartës i kësaj “bamirësie” të dëmshme në të gjitha drejtimet, sot kritikohet e nce-sër falet në pretekstin si “kolekti-vi ka forca ta riedukojë”. Po sikur të ekzistonte sanksioni i heqjes së diplomës të mësuesisë për ato raste flagrante, a do të guxonte kush të e saj, është demokratike dhe i shë-ron edhe më mirë procesit të de-mokratizimit të jetës së vendit, se-pse ai u mbyll shtegjet të gjithë a-tyre që duan ose përpiqen të abu-zojnë në emër të saj. Pra, për të gjithë duhet të jetë e qartë se ve-të procesi i demokratizimit të metë-suëm të jetës së vendit është bërë e duhet të bëhet përmes luftës së klasave. Në
MBERRITI NË NJU JORK KRYETARI I PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR TË RPS TË SHQIPËRISË SHOKU RAMIZ ALIA
NJU JORK, 25 shtator — Sot mbërriti në Nju Jork shoku Ramiz Alia, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, që do të marrë pjesë në debatin e përgjithshëm të Asamblesë së OKB-së, që u hap dje.
Shoku Ramiz Alia, që shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë, Reis Malile, dhe drejtori i Institutit të Studimit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, prof. Sofokli Lazri, e pritën personalitete të larta zyrtare të OKB-së, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani, përfaqësuesi i përhershëm i Shqipërisë në OKB, Bashkim Tarka.
Në aeroportin «Xhon Kenedi» të Nju Jorkut kishin dalë edhe shumë bashkëatdhetarë me banim në SHBA.
Mbas u takua dhe u përshëndet përzemërsisht me ta, shoku Ramiz u dha këtë deklaratë gazetarëve të huaj dhe vendas, që kishin dalë me këtë rast në aeroport:
«Mbërritëm në Nju Jork me dëshirën e sinqertë që edhe Shqipëria, së bashku me shtetet e tjera të Komunitetit Ndërkombëtar, të japë kontributin e saj modest, në këtë sesion jubilar të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe në Konferencën Botërore për Fëmijët.
Ky sesion i Asamblesë së Përgjithshme merr një rëndësi të posaçme sepse zhvillon punimet e veta në një kohë kur në jetën politike ndërkombëtare po ndodhin zhvillime dinamike, që rrisin shpresat e popujve për një botë më të mirë. Por në të njëjtën kohë të gjithë jemi të shqetësuar për ngjarjet e reja në Lindjen e Mesme. Më konkretisht e kam fjalën për agresionin e Irakut kundër Kuvajtit, të cilin Shqipëria e ka dënuar rreptësisht.
Populli shqiptar dhe Qeveria e tij ndjekin me vëmendje dhe interesim veprimtarinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ata vlerësojnë rolin dhe kontributin e saj për bashkimin e përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar, për uljen e tensionit ndërkombëtar, për shmangien e luftës dhe forcimin e dialogut, për çarmatimin, për zhdukjen e kolonializmit e të dallimit racial, për mbrojtjen e parimeve, të lirisë, pavarësisë, e të sovranitetit të popujve.
Shqipëria mbështet të gjitha ato iniciativa e veprime që kontribuojnë në këtë drejtim.
Politika e jashtme e Shqipërisë është për miqësi me popujt e shtetet e tjerë, për një bashkëpunim të gjerë e të dobishëm mbi bazën e parimeve të barazisë, të mosndërhyrjes e të respektimit reciprok.
Shfrytëzoj rastin të shpreh kënaqësinë se në vimë në Nju Jork në një kohë kur në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë bërë hapa të rëndësishëm pozitive. Nuk mund të le pa përmendur kënaqësinë e veçantë që ndjej se me këto rast do të kem mundësinë të takohem me bashkëatdhetarët e mi që punojnë e jetojnë në SHBA e që janë faktor miqësimi midis popullit shqiptar dhe popullit amerikan».
(ATSH)
Njoftim pas njoftimi
● Të 11 ndërmarrjet e sistemit të Industrisë Mekanike në kryeqytet, për 8 muaj e 20 ditë, prodhuan e përgjithshme industriale e kanë tejkaluar me rreth 400 mijë lekë.
● Një ndër kolektivët e dalluar në rrethin e Matit është edhe ai i ndërmarrjes minerare, të Klosit. Minatorët zjarrmëtarët dhe punonjësit e tjerë të saj, duke punuar me rendiment më të lartë se planifikimi, për periudhën janar - 15 shtator kanë 473 tonë mineral kromi mbi detyrën, duke plotësuar edhe treguesin e cilësisë.
● Vëllimi i punës në riparim - shërbime nga ndërmarrjet e sistemit komunal të rrethit të Vlorës për periudhën janar - 20 shtator është plotësuar 102 për qind, ndërsa shërbimet për popull janë tejkaluar 5 përqind.
(Sipas ATSH-së)
Veprimtari kulturore-artistike
— VLORË —
Trupat profesioniste të teatrit dramatik dhe estradës në rrethin e Vlorës me kohë kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri të shfaqjeve. Teatri dramatik doli para artdashësve të qytetit me tragjedinë «Muri i heshtjes», që trajton një temë shoqërore nga viset jugore të Italisë. Kjo premierë që po mirpritet, është vënë në skenë nga regjisori i ri i këtij teatri Roland Minga.
Ndërkohë, edhe trupa e estradës profesioniste, me regjisor Vladimir Ballën, po përgatit për të nxjerrë brenda këtij muaji një premierë ku trajtohen probleme të demokratizimit të mëtejshëm të jetës së vendit, të mekanizmit të ri ekonomik etj.
Për artdashësit e vegjël, teatri i kukullave po vazhdon të japë shfaqjet e veta në qytete e qendra të tjera të banuara.
— GRAMSH —
Një vend të rëndësishëm në veprimtaritë kulturore që zhvillohen në shtëpinë e vatrat e kulturës në rrethin e Gramshit, zënë ato për edukimin dhe shlodhjen e kulturës të rinisë. Në bashkëpunim me komitetet dhe organizatat e rinisë janë bërë biseda e takime me veteranë, të cilët kanë treguar kujtimet e tyre nga vitet e luftës për çlirimin e Atdheut dhe ndërtimin socialist të vendit. Të tilla veprimtari ka zhvilluar pallati i kulturës «Thoma Prifti», si dhe shtëpitë e kulturës në Kodovjat, Sojnik, Drizë, kulturore më të dalluara është ai «Kamber Dërvishmi», në Mashan që vazhdimisht zhvillon veprimtari të larmishme e me nivel të mirë artistik.
Ndër veprimtaritë artistike të amatorëve të qytetit është edhe premiera «Tani mund të vini në shfaqje», vënë në skenë nga regjisori Arian Llalla. Shikuesit e shumtë gramshio[t?] që ndoqën për 3 netë shfaqjen pëlqyen edhe këngët rinore të interpretuara nga Bashkim Beni, Arjana Përfundi apo Ariola Tabaku.
Sindikalistë egjiptianë në vendin tonë
Me ftesë të Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë, mbërriti për një vizitë miqësore në vendin tonë një delegacion i Federatës së përgjithshme të Sindikatave të punonjësve të Industrisë Ushqimore dhe të Duhanit të Egjiptit, i kryesuar nga zëvendëspresidenti i parë i kësaj Sindikate, Sayed Hasan Sayed Derva. (ATSH)
Vizitë e një delegacioni të Radiotelevizionit Kuban
Këto ditë bëri një vizitë në vendin tonë një delegacion i Institutit të Radiotelevizionit Kuban, i krye-suar nga nënpresidentja e këtij Instituti, Josefa Bracero. Një delegacion i përbërë nga drejtues i Përgjithshëm i Radiotelevizionit, Belin Coba, me qëllim u shkëmbyen mendime për çështje me interes të përbashkët. Gjithashtu njohje kubane vizituan qendra muzeore në rrethin e Tiranës, Krujë, Durrës dhe Berat, ku u njohën me historinë e traditat e popu-llit tonë. (ATSH)
Harxhimi të matet me prodhimin
RRESHEN
Inxhinieri elektrik i ndërmarrjes komunale-banesa, Dedë Sulejmani, na njeh me dy tregues të mirë, njëri: kursimi i 6 milionë kilovat-orëve energji elektrike për 9 — mujorin, tjetri, tejkalimi i prodhimit të energjisë nga hidrocentralet lokale.
Natyrisht, këto flasin për kuptim të drejtë të situatës energjetike. Për disa ndërmarrje, siç është vejetur, ndikim të mirë ka edhe hyrja e disa sektorëve në mekanizmin e ri ekonomik, ku po «ngacmohet» më fort interesi i punonjësve për uljen e shpenzimeve, pra edhe për kursimin e energjisë elektrike.
Kursimi më i mirë është atje ku edhe detyrat plotësohen. Ky vështrim i problemit na çon në ndërmarrjen gjeologjike, Gjatë gjithë vitit ka ecur ritmike, edhe brenda për-ndarjes, expediti më i ndërmarrjes të dalluara në plotësimin e planit, siç janë ato të Perlatit dhe të Gurr-thit, kanë kursimin më të madh. Në këtë ndërmarrje, siç tregon krye-inxhinieri Bektash Daja, personeli inxhiniero-teknik kujdeset veçanë-risht për vendosjen e elektromoto-rëve sipas kapaciteteve, duke shma-ngur shpenzimet pa kriter dhe kon-trollon për çdo sondë dhe kabinë shpenzimet. Me kursim dhe me plotësim detyrash të prodhimit është edhe reparti i pëtëzimit në uz-inën e përpunimit të bakrit etj. E posa kjo edhe ky është «matës» edhe i përsosjes së organizimit dhe i nis-jeve të mira të drejtimit ekonomik me llogari më vete.
Të mos largohemi nga kjo «linjë» gjykimi. A veprohet kështu në çdo ndërmarrje e sektor? Jo. Kursimi i energjisë është qëllim në vetvete. Vërtet ka kursime të energjisë elektrike në repartin e elektrolizës së bakrit në Rubik, që është konsu-matorja më e madhe e uzinës, po ajo punon me 40 për qind ngarke-së prodhuese. E njëjta gjë mund të thuhet për fabrikën e pasurimit të bakrit në Reps, ku për mungesë fu-nizimi me mineral për shkak tran-sporti etj., nga 4 punon me 2-3 se-sione, ose 60 për qind të kapaci-tetit. Probleme të tilla ka edhe në ndërmarrjen e Kurbeneshit etj. Ndër-kohë ka ndërmarrje që edhe pse nuk kanë realizuar detyrat e planit, ka-në tejkaluar në energjisë. Bie fjala, NFP-ja, NT-ja, NPD-ja etj.
Ndjekje e përditshme
LUSHNJE
Vërte ranë disa shira, por nuk do menduar kurrë se ato e lehtësojnë gjendjen, përkundrazi, ajo është e njëjtë dhe çdo orë e çdo ditë krahas detyrave të tjera, përdori-mi me kursim i energjisë elektrike është detyrë e dorës së parë.
Dhe në Lushnjë e kanë parasysh këtë, prandaj nuk punojnë me fushata, por e ndjekin çështjen në vazhdimësi.
Këter herë në ditë nga seksioni komunal dhe nga sektori elektrik i ndërmarrjes përkatëse me speciali-stë të ndryshëm ndiqet në çdo ndër-marrje përdorimi i energjisë elek-trike. Që të ketë gjendja është në dobi dhe merren masat e nevojshme aty ku puna çalon dhe përgjithëso-het përvoja. Edhe shtabi i rrethit e ndjek këtë çështje çdo ditë dhe mbi-dhjetë çdo mbremje. Veç masave të tjera që merren nëpër ndërmarrje, komiteti ekzekutiv i KP të rrethit ka bërë dhe bën manovrime për ta përdorur energjinë elektrike sa më drejt. P.sh. edhe pse kishte kursime gjatë një periudhe nga sektor i industrisë, energjia elektrike u pa-rdor në bujqësi për ujitjen, duke mos rënduar në shpenzimet e tepërta. Në këtë mënyrë rrethi i Lushnjës është me kursim të energjisë elek-trike që nga janari e deri më 24 shtator. Kursimi ditor si rreth është mbi 15 mijë kilovat-orë, kurse prej fillimit të këtij muaji i deri më tani janë kursyer 370 mijë kilovat-orë. Dallon për një punë të kujdessh-me fabrika e letrës, fabrika e tulla-ve, drejtoria e ujërave etj. Asnjë ndërmarrje përveç asaj të grumbul-limit që ka tejkaluar paksa kuotën, kujdesi kësaj kohe nuk del me shpenzim të energjisë, gjë që tregon se ky problem po vlerësohet me serio-zitet e në vazhdimësi.
Ka ende burime për kursime
DIBËR
Që prej fillimit të vitit e deri tani në të gjithë rrethin janë kursyer mbi 3 milionë kilovat-orë.
Shqetësimi është kudo, rezultatet po ashtu. Shpenzimet ndiqen përditë, an thu edhe mundësitë e kursimit. Në rreth është një shtab që mbledh e analizon rregullisht gjendjen. Edhe nëpër ndërmarrje ka disiplinë. Masat ndëshkimore nuk ka munguar herë pas here për shpërdoruesit. Kjo është e ka disiplinuar kontrollin.
Po a mund të mbulohen pas kë-tyre treguesve, pa këta që mundë mundësi të tjera për ta thelluar kur-simin? Do të ishte e nevojshme për të ngritur edhe më nivelin e kursimit, para së gjithash duke qenë të qartë për çdo sektor të ndërmarrjes, ç’lloj energjie shpenzon në procesin e punës etj. Kushtet shtojnë disiplinën. Kështu që më mirë të vlerësohet situata.
Të gjithë konsumatorët në kuotë
KOLONJE
Në muajin shtator, si kudo, edhe në Kolonjë u reduktua përsëri kuota ditore e konsumit të energjisë. Ajo arriti 24 mijë kilovat-orë.
Me përjashtim të datës 7 shtator, kur kjo kuotë në shkallë rrethi u tejkalua disi, në tetë ditët e tjera nga 1-24 shtator, rrethi jo vetëm respektoi kuotën, por harxhoi më pak energji. Gjithësesi për këtë periudhë janë kursyer 60 mijë kilovat-orë. Sot nuk ka asnjë konsumator në rreth, qoftë ndërmarrje, kooperativë bujqësore apo institucion që të ketë tejkaluar kuotën e planifikuar ditore.
Kursimi i energjisë elektrike është bërë më i ndjeshëm në këtë rreth edhe për faktin se këtu kanë detyra prodhimi të energjisë disa hidrocentrale të vogla. Thalasira e madhe e këtij viti solli që të 5 hidrocentrale-t e vogla prej fillimit të vitit deri sot detyrën e prodhimit ta plotësojnë vetëm 77 për qind.
Përgjegjësi i seksionit komunal në komitetin ekzekutiv të KP të rrethit, Jorgaq Zhunga, na thotë se në këtë hidrocentrale janë marrë masat e plota teknike, që me rënien e shirave të mos krijohen zvarritje dhe ata të punojë menjëherë me kapacitet të plota. Ka disa ditë që për-fundoi së ndërtuari edhe hidrocen-trali i ri i Kozelit. Nga ndërmarrja komunale elektromekanike e Tiranës u bënë provat e nevojshme.
Hidrocentrali me fuqi të instaluar 100 kilovat, do të shfrytëzojë ujërat e lira të shpateve të malit të Kozelit.
Në repartin e montimit të furrnëlave elektrike të uzinës «Partizani» në Tiranë. (Foto: N. Xhufka)