28/09/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

28 shtator 1990

FORCIMI I PRONËS KOOPERATIVISTE ËSHTË BAZË E MIRËQENIES NË FSHAT

Masat që mori Partia për forcimin e oborrit vetjak me dhënien e bagëtisë e të një pjese toke u pritën me gëzim dhe entuziazëm nga fshatarësia kooperativiste. Ato janë një ndihmëse për përmirësimin e furnizimit të familjeve fshatare me prodhime bujqësore e blegtorale. Por këto muaj të fundit po vërtetohen disa dukuri që s’janë vërejtur më parë. E kemi fjalën për dëmtimin e pronës kooperativiste. Pothuajse në shumicën e ekonomive bujqësore bagëtitë e oborrit po bëjnë dëme. Ngastrat me jonxhë vatra-vatra flasin më tepër se gjithçka për dëmet që po u shkaktohen foragjereve. Kjo vjen edhe nga një punë e dobët dhe e ngadalshme për dhënien e tokës fshatarëve për mbajtjen e bagëtive të oborrit. Është fakt që në disa raste problemi u zvarrit për një qind e një shpjegësime dhe kooperativisti ndodhet përballë disa vështirësive konkrete. Atje ku ky shqetësim është real organizatat e Partisë këshillat popullore e kryesitë e kooperativave të marrin masa të zgjedh dhe fshatçe, siç u veprua për dhënien e bazës. Por, ama nën maskën e zgjidhjes së kësaj kontradikte në asnjë mënyrë të mos abuzohet, aq më tepër kur s’ka pasur pengesa të tilla. E themi këtë sepse në fshatrat afër qyteteve oborri po mbillet jo për qëllimin e dhënë, me foragjere, por me perime, për të nxjerrë fitime në treg. Kjo është e palëjueshme e ndaj rasteve të tilla duhet qëndruar fort, me masa të trepta ligjore. Por nuk na shqetëson thjesht ky fakt. Në tregun fshatar sheh nga ata që sjellin perime me thasë dhe jo me shporta. Nxjerrin dhe shalqin e tranguj, të cilat mbjella krah që enden fushave të mbjella me misër a luledele. Janë pikërisht këta individë që gjejnë shesh e bëjnë përshesh ndoshta sipas mendësisë: «Kush nuk çalltis nuk është i zoti». Po të ishin raste, siç ka patur e dhe më parë, s’do të përbënte ndonjë shqetësim. E keqja qëndron në faktin se dëmtimet e pronës kooperativiste nga individët po bëhen një dukuri më e shpeshtë. Dhe ç’është më e keqja dëmtimet e vjedhjet në shumicën e rasteve bëhen në mes të ditës, ndërsa reagimi i njerëzve është i pakët. Pra, më tepër shqetësojnë qëndrimet indiferente. Në kooperativën e Alikos në Sarandë në mes të ditës ngastra në fushë u morën 30 mijë për një ha në një kohë që i-shin planifikuar 80 kv për ha?! Në sektorin Samaticë në Kutali të Berat-it muajt e fundit vetëm dëmi i atyre që janë kapur llogaritet me 40 mijë lekë. Në dhjetëra kooperativa të rretheve Lezhë, Mirditë, Krujë, Kukës etj., janë mjalt të ndjeshme dëmtimet. Ndërsa këshillat popullorë të fshatrave pothuajse heshtin, aparatet e kryesive rrinë diç të tërhequra nga presioni i vjedhësve, opinioni gjithashtu hesht. Përpara kësaj situate puna e Partisë duhet të jetë në sulm. Duhet dhënë alarm për t’i bërë zap shpërdoruesit, zap und t’i bëjë fort mirë populli i fshatit. A e kuptojmë se ç’bëjmë kur dëmtohet prona kooperativiste? Dëmtohet kolektivizimi. Dëmtohet baza për rritjen e mirëqenies së fshatarit. Në disa rrethe, sidomos në zonën Verilindore shfaqet edhe ndonjë mendim se si do të mbetet kooperativa me kaq pak tokë. Padyshim krahas Dëmtimin e pronën e përbashkët. Për më keq veprimet e tyre dashakeqe, me paramendime të liga, mbështeten nga njerëz të paforuar. Dhe pikërisht goditet ajo që ka rëndësi jetike për fshatarin, prona e përbashkët. Ndaj edhe veprimet e disa që vënë dorë mbi pronën kooperativiste çojnë ujë në mullirin e atyre që kërkojnë të prishet kooperativa. Dikujt edhe mund t’i ketë shkuar mendja të kthehet te toka që e ka patur para kolektivizimit. Ja edhe këto janë veprime që i nxitin ata elementë, të cilët kërkojnë të kthehet përsëri kualu atje ku ka qenë dhe jo fitore fshatari. Nën emrin e demokracisë përfitojnë disa që kërkojnë të prishin themelin e kolektivizmit që fshatari ka vënë me gjak, me mund e djersë. Mbrojtja e pronës kooperativiste s’është detyrë e dy-tre vetëve, siç reduktohet në përgjithësi, te kryetari i kooperativës, shefi i financës a dikush tjetër. Jo! Prona është e të gjithë kooperativistëve, prandaj për mbrojtjen e saj duhet të ngrihen në këmbë të gjithë. Veç aparatit të kryesisë, detyra të mëdha duhet të marrin përsipër tani organizatat e Partisë dhe organet e pushtetit, organizatat e masave. Pikërisht në këto kushte të gjitha këto organizma lipset të bëjnë një punë frontale, të ngrojnë në këmbë të madh e të vogël, të përpunojnë një opinion shoqëror para të cilit të demaskohen e të parandalohen çdo veprim që dëmton sado pak pronën kooperativiste. Zbatimi i ligjeve dhe forcimi i disa sanksioneve së bashku me veprimin e opinionit të shëndoshë do t’i tregojë këshilltarëve dhe atyre që kërkojnë të vënë dorë

TAKIM I KRYETARIT TË PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR TË RPS TË SHQIPËRISË, RAMIZ ALIA ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SE TURQISË, TURGUT OZAL

NJU JORK, 27 shtator. - Sot, në Nju Jork u takuan kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPS të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia me presidentin e Republikës së Turqisë, Turgut Ozal. Ishin të pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë, Reis Malile si dhe drejtori i Institutit të Studimit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, prof. Sofokli Lazri. Gjatë takimit, i cili kaloi në mënyrë të përzemërt e miqësore, u diskutua për marrëdhëniet shqiptaro - turke, për gjendjen në Ballkan e për mjaft probleme aktuale ndërkombëtare. U vu në dukje me kënaqësi se marrëdhëniet midis të dy vendeve zhvillohen e përparojnë në frymën e miqësisë tradicionale e të respektit reciprok që i karakterizon. Të dy kryetarët e shteteve theksuan se zgjerimi dhe shpeshtimi i kontakteve midis të dy vendeve dhe të gjitha nivelet ka krijuar një atmosferë të mirë dhe kushte të përshtatshme që marrëdhëniet shqiptaro - turke të pasurohen me përmbajtje të reja që t’u shërbejnë interesave jo vetëm të të dy vendeve, por edhe paqes e sigurisë në Ballkan e në botë. Të dy palët shfaqën interesimin dhe dëshirën e tyre për përparimin e procesit të bashkëpunimit ballkanik si dhe vendosjen e të dy vendeve për t’i dhënë atij gjithë përkrahjen e mundshme. Shoku Ramiz Alia e ftoi presidentin Ozal të vizitojë Shqipërinë, ftesë të cilën ai e pranoi me kënaqësi. (ATSH)

TAKIM I SHOKUT RAMIZ ALIA ME MINISTRIN E JASHTËM TË BASHKIMIT SOVJETIK EDUARD SHEVARNAXE

NJU JORK, 27 shtator. - Sot, në rezidencën e kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPS të Shqipërisë në Nju Jork, u zhvillua një takim midis shokut Ramiz Alia dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Sovjetik, Eduard Shevarnaxe. Gjatë takimit u fol për problemet që diskutohen në sesionin e tanishëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe për çështje të tjera ndërkombëtare. Në mënyrë të veçantë u diskutua lidhur me procesin e bashkëpunimit e të sigurinë evropian, për përparimin e të cilit të dy vendet janë të interesuara. Shevarnaxe shprehu përkrahjen e Bashkimit Sovjetik për pjesëmarrjen e plotë të Shqipërisë në Konferencën e Sigurimit dhe Bashkëpunimit Evropian. Të dy palët shprehën kënaqësinë për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë e Bashkimit Sovjetik si dhe për kontaktet që kanë filluar midis të dy vendeve për zhvillimin e shkëmbimeve tregtare, bashkëpunimin ekonomik, kulturor, etj. Ata nënvizuan se ekzistojnë mundësitë dhe vullneti i mirë nga të dy palët që marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike të marrin një zhvillim, një zgjerim e përparim në të gjitha fushat. U theksua se një gjë e tillë do të jetë jo vetëm në interes të të dy vendeve, por edhe të paqes e sigurisë në Evropë. Në takim merrnin pjesë Malile, Lazri, përfaqësuesi i përhershëm i BRSS-së në OKB, Voroncov dhe funksionarë të tjerë sovjetikë. (ATSH)

SHOKU RAMIZ ALIA TAKOHET ME ARMAND HAMERIN

NJU JORK, 27 shtator.-Në Nju-Jork shoku Ramiz Alia pati një takim me presidentin e shoqërisë së madhe amerikane të naftës «Ok-sidental Petroleum Korporreshën» dhe personalitet i shquar publik, Armand Hamer. NJU JORK, 27 shtator.-Në Nju-Jork shoku Ramiz Alia pati një takim me presidentin e shoqërisë së madhe amerikane të naftës «Oksidental Petroleum Korporreshën» dhe personalitet i shquar publik, Armand Hamer. Gjatë takimit, ata biseduan rreth mundësive që ekzistojnë lidhur me bashkëpunimin ekonomik midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Shqipërisë, sidomos në sektorin e naftës. Takimi ishte miqësor dhe i përzemërt. Ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i përhershëm i RPS të Shqipërisë në OKB, Bashkim Pitrarka. (ATSH)

Dëme të pa evidencuara

— KORÇË — «A dëmetohët prona e përbashkët? Mos e pyet. Me torba, thasë dhe beketa me karroca. Perimet tona janë në këmbë të Ciflikut, sikurse pemtorja me mollë është në këmbë të fshatit Kamenicë. E pra, banorët e këtyre fshatrave sytë i mbajnë këtëj nga NB-ja jonë. Histori e vjetër kjo. Pse pak dëme u shkaktohen nga kooperativistët fqinjë edhe ndërmarrjeve të tjera bujqësore të rrethit si asaj të Maliqit, të Sheqerasit, të Plasës?» «A dëmetohët prona e përbashkët? Mos e pyet. Me torba, thasë dhe beketa me karroca. Perimet tona janë në këmbë të Ciflikut, sikurse pemtorja me mollë është në këmbë të fshatit Kamenicë. E pra, banorët e këtyre fshatrave sytë i mbajnë këtëj nga NB-ja jonë. Histori e vjetër kjo. Pse pak dëme u shkaktohen nga kooperativistët fqinjë edhe ndërmarrjeve të tjera bujqësore të rrethit si asaj të Maliqit, të Sheqerasit, të Plasës? Shokët drejtues të NB-së Korça, e specializuar për perime dhe fruta na i thanë këtë me shqetësim të madh. Por më të diçka tjetër na bëri përshtypje. Në kërkim të të dhënave konkrete, të rasteve të evidencuara, të dëmeve të shkaktuara dje, sot, për një muaj, etj, nuk thonë gjë të saktë. Asgjë të saktë nuk mësuam edhe në bisedë me punonjës të seksionit të bujqësisë të rrethit. Edhe nga këta flitet me tone alarmuese se sivjet më shumë nga vitet e tjera ka dëmtime të dukshme, por përsëri asnjë evidencë. Në seksion shtonë: «Ejani pas tre muajsh kur bëhen bilancet e prodhimeve. Në shtylla të veçanta vetëm në evidencat tremujore flitet për llojet e prodhimeve». Dihet se tani është piku i prodhimeve bujqësore. Tani vilen patatja, panxhari. Tani vijnë në shesh edhe perimet në Korçë. Në një kuptim tani është edhe «piku» i dëmtimeve. Ndaj që nuk ka asnjë të dhënë në seksion e në NB, kjo na duket e çuditshme. Mos ndoshta evidencimi i dëmtimeve quhet diçka e tepërt? Por mbi ç'bazë gjykohet atëherë në seksion për dëmtimet aktuale në bujqësi? Janë këshillat popullore që merren me ata që kapen me presh në duar, mund të thotë dikush. Që ata ruajtjen e pronës e kanë detyrë të parë, kjo dihet. Po drejtuesit e ekonomive bujqësore? Ruajtja e prodhimit nuk bëhet as thjesht me urdhëra, as me moralizime, por me masa të forta dhe me punë të gjithanshme me njerëzit. Drejtuesit e NB-së së Sheqerasit, duke njohur këtë shqetësim, punojnë më konkretisht. Kontrolli ditën e natën me grupe të rinjsh e komunistë, duke marrë pjesë edhe vetë drejtuesit, ka bërë që jo vetëm të konstatohen edhe dëmtuesit emër për emër, si punonjës të NB-së, por edhe nga fshatrat fqinjë Gurbar dha, Pojani e Sovjani, dhe janë marrë masa praktike për t'i kufizuar dëmtimet. Brenda këtij viti gjykata e Sheqerasit ka gjykuar 78 raste dëmtimesh. Por kjo nuk është e gjitha. Duhet, sidomos në kooperativa, të merren masa të plota për t'u siguruar bagëtive të oborreve ushqimin e nevojshëm për dimër, qoftë nga oborri, por edhe duke u ndihmuar në këtë fazë, nga kryesia. KOSTAQ DUKA

Çfarë do të mbjellim në oborrin kooperativist

— DURRËS — Marrjen e bagëtive dhe të tokës e pritën me entuziazëm edhe kooperativistët durrsakë, si masë që ka të bëjë me rritjen e të ardhurave të mirëqenies. Por këto muaj pas zbatimit të vendimeve fshatare ka pasur edhe raste të dëmtimit të pronës së përbashkët. Është lehtë të thuhet, siç ngjet rëndom nëpër raporte e analiza të vakta, se ka indiferentizëm, ka edhe të pandërgjegjshëm, mungon edhe kontrolli. Po shkaqet e vërteta nuk zbulohen kështu. Prandaj për t'i dalë përpara gjendjes, që këto raste të mos përsëriten, nga seksioni i bujqësisë i komitetit ekzekutiv të KP të rrethit, janë hedhur në veprim grupe kontrolli në ekonomitë bujqësore, ku është analizuar konkretisht gjendja. Deri tani janë mbjellë në oborret fshatare të ndryshme, çka përbën një bazë të mirë ushqimore për dimërimin normal të bagëtive të kooperativistëve. Pjesa tjetër janë mbjellë e po mbillet me perime. Në shkallë rrethi u janë dhënë kooperativistëve rreth 4800 ha tokë, pra është një sipërfaqe e konsiderueshme shumë. Duke qenë se detyra është që të mbillet me foragjere 60-70 për qind e saj, kjo nënkupton se në të ardhmen në oborr kooperativisti ... në, me foragjere, por me përime, për të nxjerrë fitime në treg. Kjo është e palejueshme të rrepta jo me shporta. Nxjerrin dhe shalqin e tranguj të serrave në nuk i kanë në kopështin vetjak. Tani të zë syri më shpesh kooperativistë me thasë në

Delegacion shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit Evropian

Nga 26-27 shtator Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës zhvilloi në Strasburg një diskutim me temë, që kanë të bëjnë me bashkëpunimin për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë. Në delegacionin nga Shqipëria, veç anëtarëve të Këshillit të Evropës ishin edhe deputetët e Kuvendit Popullor të RPS të Shqipërisë, i kryesuar nga deputeti Aranit Çela. Në fjalën e hapjes së këtij diskutimi, kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Anders Bjork, përshëndeti pjesëmarrësit në vendit tonë në këtë veprimtari. Delegacioni i Kuvendit Popullor të RPS të Shqipërisë u prit nga Anders Bjork, si dhe nga nënkryetari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Katerin Lamier, me të cilët u zhvilluan biseda miqësore. (ATSH)

U kthye delegacioni i Komitetit të Mirëkuptimit Ballkanik

Dje u kthye në atdhe delegacioni i Komitetit Shqiptar për Mirëkuptimin dhe Bashkëpunimin Ballkanik, kryesuar nga prof. Dhimitër Shuteriqi. Dje u kthye në atdhe delegacioni i Komitetit Shqiptar për Mirëkuptimin dhe Bashkëpunimin Ballkanik, kryesuar nga prof. Dhimitër Shuteriqi, i cili bëri një vizitë në Bullgari. Ai u prit nga kryetari i Komitetit Ballkanik për Mirëkuptimin dhe Bashkëpunimin Ballkanik, Borislav Velchev, dhe zhvilloi me të bisedime në frymë konstruktive, në të cilat u theksua nevoja e vazhdimit të bashkëpunimit. (Vijon në faqen 4)

Jeta në bjeshkë

Reportazh Mendimi se do të ngjitem në bjeshkë tek barinjtë dhe stanet e tyre është arsyeja e parë e kënaqësisë dhe e marrjes me qejf të rrugës disorare në këmbë nëpër lartësitë e Alpeve të Veriut, në zonën e Kelmendit. Ndalem me shokun Sabri Gjyshja që bën rrugën e përditshme drejt kantierëve pyjorë dhe kthej në një shteg të ngushtë mbi Qafën e Bordolecit. Është gjë e këndshme ta bësh këtë rrugë me Rifat Ymerin. Rifat është kryeherniku i kooperativës bujqësore Tamarës. Ecën shpejt. Si zëri të mbetur shpat, lugina, pylli a kullotë alpine pa shkelur. Është rrutur në brigjet e Ligenit të Shkodrës dhe, sapo mbaroi fakultetin, e zëvendësoi atë me malet, bërorat dhe bjeshkët e ftohta të alpeve. Me thotë se i ka lindur vaza e dytë mbresën. E, mendjen e ka te emri i saj. Bjeshkë... Borë... Rudinë... Për njërin prej këtyre do të telefonojë në shtëpi. Pas kthyer, si ta thërras tanti këtë specialist blegtorie? Romantik ëndërrimtar? Apo poet, siç duam t'i paraqesim të gjithë njerëzit nësej në disa shkrime? Kjo si përlqen Rifat, megjithëse lexon mjaft letërsi artistike dhe bjeshka domosdo ka futur në shpirt poezinë e saj. - Bjeshka është e bukur kur ka shumë qumësht, barinjtë me shumë të ardhura, kur njerëzve e saj u bëhet jeta çdo ditë më e mirë, më e thotë. Për këto ai, përkrah 150 barinjve, si specialist dhe komunist derdh djersën dhe dijet e tij. Mbi Lepushën e bukur alpine me të kullat karakteristike, qumësht të bardha dhe të rethuara me gjelbërim, shtrihen bjeshkët e Bershadorit. Malësorja e moshuar, por tepër e

Çaste nga puna në linjën e re të fabrikës së këpucëve në Tiranë. (Foto: N. Xhufka) Çaste nga puna në linjën e re të fabrikës së këpucëve në Tiranë. (Foto: N. Xhufka)