30/09/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

30 shtator 1990

Populli ynë mbështet njëzëri fjalën e shokut Ramiz Alia

KONTRIBUT PËR FORCIMIN E FRYMËS SË BASHKËPUNIMIT NDËRKOMBËTAR Fjala që shoku Ramiz Alia, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSSH, mbajti në sesionin e 45-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka ngjallur një interesim e jehonë të gjerë si brenda, ashtu dhe jashtë vendit tonë. Përpara forumit më të lartë ndërkombëtar, kryetari i shtetit shqiptar parashtroi qëndrimet e drejta dhe parimore të Shqipërisë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të politikës së jashtme. Analiza e thellë dhe dialektike e situatave dhe zhvillimeve të sotme ndërkombëtare, interpretimi i saktë, realist e objektiv i problemeve dhe i forcave të ndryshme politike në arenën botërore, konkluzionet dhe mësimet e vlefshme dhe të drejta që nxirren nga ndryshimet e transformimet që kanë ndodhur në Evropë e në botë, përbëjnë platformën solide të politikës së jashtme të shtetit tonë socialist, që garanton suksesin, sigurinë dhe interesin tonë kombëtar. Shqipëria është një vend i vogël, por me histori të madhe. Luftërat dhe përpjekjet heroike shekullore që ka bërë populli ynë për lirinë, pavarësinë kombëtare, ekzistencën e vet, e shtyjnë që të kërkojë e të luftojë pareshtur për forcimin e frymës së bashkëpunimit ndërkombëtar, për miqësinë e bashkëjetesën me popujt e gjitha botës, për paqen e stabilitetin kudo në botë. Ky është edhe mesazhi i madh që del nga fjala e historik i shokut Ramiz Alia në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. «Ne vimë në këtë mbledhje të garantoheт për të gjithë vendet tonë me interesat e popujve dhe të popujt, qofshin këta të vegjël ose të mëdhenj». Duke vlerësuar drejt proceset demokratike që po zhvillohen sot në botë e duke qenë pjesëtare aktive e këtyre proceseve, Shqipëria është angazhuar vazhdimisht për krijimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të barabarta, për demokratizimin e humanizimin e këtyre marrëdhënieve, për eliminimin e praktikave të diktatit, presionit e të kërcënimit ndaj popujve sovranë. Këtë e shpreh qartë fjala e shokut Ramiz Alia në OKB, në të cilën procesi i uljes së tensionit ndërkombëtar u vlerësua si një arritje pozitive e ndihmës për krijimin e marrëdhënieve të reja ndërkombëtare, arritje e cila mund të konkretizohet e të çohet më tej me përpjekjet e përbashkëta të të gjithë popujve e vendeve. Vendi ynë e ka përshëndetur këtë proces dhe bën të gjitha përpjekjet e mundësitë, që ka, që të thellohet më tej, që të kapërcehet politika e blloqeve dhe aleancave të mbyllura, të zhduken faktorët e shkaqet që çojnë në shpërthimin e konflikteve dhe luftrave. Vendi ynë niset nga bindja e patundur se paqja dhe sigurimi ndërkombëtar janë vlera që u interesojnë të gjithë popujve e ato mund të bëhen faktorë të rritjes së bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërkombëtar. Shoku Ramiz Alia konfirmon edhe një herë botërisht e me forcë se politika e jashtme e shtetit tonë është një politikë dialektike, e cila mban parasysh ndryshimet që [Pjesë e artikullit të prerë në skajin e sipërm] që të ftuojë përsëritshur për forcimin e frymës së bashkëpunimit ndërkombëtar, për mirëqenien e bashkëjetesës me popujt e vendit e gjithë edhe mesazhi i madh që del nga fjala historike «Ne vimë në këtë mbledhje të rëndësishme - tha shoku Ramiz Alia - me dëshirën për të kontribuar, sipas mundësive tona, që fryma e bashkëpunimit ndërkombëtar të forcohet, që paqja dhe sigurimi [Vijim i artikullit të prerë në skajin e sipërm] ndajës, të kundërshtimit të përdorimit të territorit shqiptar kundër popujve të tjerë, etj. Mbi këta bazë është bashkuar Shqipëria edhe me procesin e sigurimit e të bashkëpunimit evropian, me KSBE-në, duke shprehur dëshirën për të marrë pjesë me të drejta të plota në mbledhjen e nivelit të lartë të KSBE-së që do të mbahet në Paris në fund të muajit nëntor e duke shprehur angazhimin për të punuar në frymën e detyrimeve që do [të] ... (Vijon në faqen 2)

Nismë e klasës punëtore të kryeqytetit

— «Flamurtarë të zbatimit të mekanizmit të ri ekonomik duke patur si bazë rritjen e rendimentit dhe forcimin e disiplinës në punë» — Dje paradite, në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet, zhvilloi punimet plenumi i Këshillit të BP-së të rrethit të Tiranës, i cili analizoi punën e bërë dhe caktoi detyra për forcimin e disiplinës, përmirësimin e kushteve të punës së punonjësve etj. Merrnin pjesë të ftuar, kryetarë të Këshillit të BP-së nga të gjitha rrethet e vendit, veprimtarë shoqërorë dhe dalluar, drejtues të ndërmarrjeve dhe të institucioneve etj. Ndodheshin edhe anëtarë i Byrosë Politike, sekretari i Komitetit Qendror të Partisë, dhe sekretari i parë i Komitetit të Partisë së rrethit, shoku Xhelil Gjoni, kandidati i Byrosë Politike të Komitetit Qendror (Vijon në faqen 2)

Domosdoshmëria e zhvillimit bashkëkohor

Fjala e shokut Ramiz në sesionin e tanishëm të OKB-së na e mbush me krenari e optimizëm dhe njëkohësisht na ngarkon me detyra të mëdha. Zhvillimi i shkencës e i teknologjisë, siç thekson shoku Ramiz në këtë fjalim, është ndër ato probleme globale që nuk mund të zgjidhet pa kontributin e gjithë komunitetit ndërkombëtar. Rritja e bashkëpunimit në këto fusha me organizata ndërkombëtare e të specializuara, me rrajonet dhe shtete të veçanta është bërë një domosdoshmëri në këtë fazë të re të zhvillimit tonë. Institucionet tona kërkimore, shkencore e projektuese, e tërë inteligjencia shkencore e teknike do t’i rrisin përpjekjet, dhe i kanë mundësitë për t’u përgjigjur me nivel këtyre çështjeve. Do të synohet të rritet bashkëpunimi teknik e shkencor me organizmat e Kombeve të Bashkuara, me të cilat tashmë është krijuar një traditë, si me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (PNUD), me FAO-n, UNESCO-n, INATOM-in, UNIDO-n, Komisionin Ekonomik të Evropës etj, dhe do të vendosen lidhje me organizma të tjera. Fushat ku do të bashkëpunohen më tepër do të jenë kërkimi dhe rritja e vlerave të pasurive tona nëntokësore, bujqësia, industria, administrimi etj. Ky bashkëpunim, veç të tjerash, do të ketë për qëllim të hapë rrugë bashkëpunimit ekonomik e teknik me firma e shtete të huaja. AJET YLLI Kryetar i Komitetit të Shkencës dhe Teknikës

Mbi gjithçka - liria

Fjala e shokut Ramiz Alia edhe në efektivat e ushtrisë ka ngjallur entuziazëm të madh e krenari sepse atje u përshkon ideja që, çdo përpjekje, çdo punë e veprim, bëhet në interes të zhvillimit e përparimit të vendit, të rritjes së mirëqenies së tij, të sigurimit të lirisë e pavarësisë. Në këtë kuadër edhe efektivat e strukturave tona të mbrojtjes përditë e më shumë po e gjejnë veten, duke vënë gjithçka më mirë e më efektivitet në shërbim të atdheut, të garantimit të punës së tij krijuese e ndërtimtare, të sigurimit të një jete të qetë e të lirë. Por me gjithë qëllimin dhe dëshirat tona të mira, rreziqe dhe probleme në kohën e (Vijon në faqen 2)

Si nata me ditën

— Një shkrim dhe një fotografi që na erdhën dje në Redaksi — Bashkëpunëtori i vjetër i gazetës Jorgo Zhonga në një zarf që na dërgoi dje dorazi nga Tepelena, së bashku me një letër të shkurtër na çoi edhe një fotografi. Ja ç’na shkruan ai: «Duke dëgjuar mbrëmë shokun Ramiz m’u kujtua një ngjarje e disa viteve më parë, më saktë një bisedë me 80-vjeçarin Izet Saliaj nga Maricaj. “Isha i vetmi njeri në këto anë që dija shkrim e këndim, na thoshte ky plak i ndjerë. Kishte plot raste që vinin njerëz nga fshatra të ndryshme përreth që t’u lexoja një letër apo ‘u shkruaja diçka që u duhej. Në mendje më ka mbetur rasti i një nëne nga Selcka, që mes një dimri trokit në mbrëmje tek dera e shtëpisë sime. Ajo ishte gëzuar se kishte marrë një letër nga larg, nga prapa diellit, siç themi ne këndej, ku kish shkruar i biri. Por ngushtë, shumë ngushtë e ndjeva veten. Dy bashkëfshatarë të djalit i shkruanin nënës për dhëmbjen e tij. Mallkova atë çast veten se dija shkrim e këndim.” Na u kujtua ky detaj në ato momente kur shoku Ramiz tha se në Shqipëri “Ndryshimet janë si nata me ditën. Kjo është figurë, por një realitet që shihet me sy. Dhe unë, si çdo bashkëqytetar, e shoh këtë realitet përditë në Tepelenë. Rreth 1 kalon të 50 mijë banorët, por ka 13 shkolla të mesme. Çdo nxënës në Kurvelesh, Dukaj, Sinanaj, zonat ndër më të thellat e rrethit, pasi mbaron 8-vjeçaren shkon në një nga këto shkolla. Por dëshmi të tilla nuk ka vetëm në arsimin. Në vitin 1945 shërbimi shëndetësor në rreth përbëhej nga një mjek e një infermier. Sot vetëm në qytetin e Tepelenës prej 7 mijë banorësh shërbejnë mbi 40 mjekë të specialiteteve të ndryshme. Një mijë kuadro e specialistë, gati të gjithë tepelenas, ka rrethi ynë sot. Vetëm për këtë vit arsimor shkuan për studime në shkollat e larta mbi 160 studentë e dhjetra të tjerë u regjistruan në shkëputje nga puna. Midis tyre janë edhe këta të rinj që i shihni në fotografi, prandaj po ju dërgoj ta botoni së bashku me këtë shkrim.»

Mirëkuptimi i ballkanasve – një imperativ historik

Fjala e shokut Ramiz Alia në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, është fillim e mbarim, një fjalë për mirëkuptimin e bashkëpunimin midis popujve të botës, të vegjël e të mëdhenj. Fjalë që i gëzohet gjithçkaje që u arrin, sidomos në kontinentin tonë evropian, duke theksuar edhe ça mund e duhet të bëhet më tej, për ta shëndoshur paqen atmosferën e detantës, që paqa të sigurohet e të garantohet për të gjithë e gjithkund. Në këtë breg të Adriatikut e të Jonit, edhe në periudhat më të vështira të jetës së tyre, shqiptarët nuk e kanë parë asnjëherë veten të shkëputur nga Evropa. Përkundrazi. Ata përherë janë përpjekur të marrin pjesë gjallërisht në solidarizimin meshatar e vëllazërish të ballkanas, për sigurimin e lirisë dhe të mirëqenies së popujve. Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i ballkanasve, sot më shumë se kurrë, është një imperativ historik. Popujt e gadishullit tonë janë edhe më të vetëdijshëm për këtë, le të këtë forca antidemokratike që veprojnë me zell në të kundërtën. Anakronike është shtypja nacionale dhe nxitja e grindjeve shoviniste midis popujve; është preokupim për paqen në Ballkan. Popujt kanë nevojë për më shumë mirëkuptim e bashkëpunim dhe shembujt për këtë s’i kanë të pakta në historinë e tyre të përbashkët. Ndërsa në komunitetin evropian, ballkanasit duhet të jenë më të mirëkuptuar, që të mund të sjellin aty ndihmësin e çmueshme që u takon. Fjala e shokut Ramiz Alia na nxit ne veprimtarët e përpjekjes për mirëkuptimin e bashkëpunimin ballkanik, që këtë përpjekje ta bëjmë edhe më të ndjeshme e më efikase. Ne jemi të sigurtë se fjala e tij ka për të gjetur gjithnjë jehonën e favorshme ndërkombëtare, veçanërisht te fqinjët e Shqipërisë. Prof. DIMITER S. SHUTERIQI Kryetar i Komitetit Shqiptar për Mirëkuptimin e Bashkëpunimin Ballkanik

TAKIME TË SHOKUT RAMIZ ALIA NË OKB

NJU-JORK, 29 shtator. – Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPS të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, u takua dje mbasdite në rezidencën e tij në Nju-Jork me presidentin e Rumanisë, Jon Iliesku. Në bisedimet që ata zhvilluan me këtë rast shkëmbyen mendimet lidhur me marrëdhëniet dypalëshe shqiptaro-rumune dhe shprehën dëshirën e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej, gjë që u përgjigjet interesave të të dy vendeve dhe të rajonit tonë. Të dy kryetarët e shteteve vunë në dukjeçanërisht në problemet që preokupojnë sot Ballkanin dhe vunë në pah interesimin e të dy palëve për përparimin e procesit të bashkëpunimit ballkanik. Ata vunë në dukje se të dy vendet do të japin këtë kontributin e tyre që paqja dhe siguria në Ballkan të vijë duke u forcuar e konsoliduar në ndërprerje. Takimi kaloi në një atmosferë miqësore e mirëkuptimi reciprok. Në takim morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme të RPSSH, Reis Malile dhe drejtori i Institutit të Studimit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, prof. Sofokli Lazri. (ATSH)

ME KRYEMINISTRIN E FINLANDËS, HARRI HOKERI

NJU JORK, 29 shtator. – Sot Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPS të Shqipërisë u takua në rezidencën e tij në Nju Jork me kryeministrin e Finlandës, Harri Hokeri, me të cilin zhvilloi bisedime lidhur me zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve NJU JORK, 29 shtator. – Sot u takua në rezidencën e tij në Nju Jork me kryeministrin e Finlandës, Harri Hokeri, me të cilin zhvilloi bisedime lidhur me zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis vendeve ekzistuese ndërmjet dy vendeve tona në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë. Bisedimet u përqendruan kryesisht në problemet që kanë të bëjnë me procesin e Konferencës së Sigurimit dhe Bashkëpunimit Evropian. Kryeministri Finlandez i shprehu shokut Ramiz Alia përkrahjen e qeverisë së tij për pjesëmarrjen e plotë të Shqipërisë në këtë proces. Në bisedime u shqyrtuan edhe [vazhdon në faqen 2]

Darkë për nder të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të ndryshme në OKB

NJU JORK, 29 shtator. – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Havier Perez de Kuelar, mbëmë në selinë e kësaj organizate, një darkë për nder të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të ndryshme të botës, që kryesojnë delegacionet e tyre në sesionin e 45-të të Asamblesë së Përgjithshme të saj. Në darkë mori pjesë edhe shoku Ramiz Alia. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Havier Perez de Kuelar, mbajti një fjalim të shkurtër, në të cilin, midis të tjerash tha: Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbildhet këtë vit në një moment të evolimit të shpejtë të ngjarjeve, çka përbën një fakt gati të përditshëm të jetës. (Vijon në faqen 4)

U MBLODHI KËSHILLI I MINISTRAVE

- Shqyrtohet plotësimi i planit e i buxhetit të shtetit për vitin 1990 dhe projektplani i vitit 1991 - Pardje nën drejtimin e shokut Adil Çarçani, u zhvillua mbledhja e Këshillit të Ministrave e cila shqyrtoi raportin e Komisionit të Planit të Shtetit dhe Ministrisë së Financave «Për plotësimin e planit e të buxhetit për vitin 1990 dhe për projektplanin e zhvillimit të ekonomisë e të kulturës e projektbuxhetit të shtetit për vitin 1991». Nga raporti dhe diskutimet doli se gjatë këtij viti po bëhen përpjekje të mëdha për të kapërcyer vështirësitë e plotësuar detyrat e planit e të buxhetit të shtetit. Edhe në kushtet e thatësirës së jashtëzakonshme pasojave të saj të rënda në energjetikë, bujqësi, bilancin valutor, industri, etj., mjaft ndërmarrje, kooperativa dhe institucione kanë shënuar arritje në treguesit ekonomikë e financiarë e kanë hedhur bazat të shëndosha për t’i çuar më përpara ato gjatë vitit të ardhshëm. U vlerësuan sidomos përpjekjet për të zbukuruar e menaxhuar ndikimin e këtyre faktorëve negativë duke forcuar më tej regjimin e kursimit. Këshilli i Ministrave u ndal sidomos në analizën e disa faktorëve subjektivë dhe kritikoi organet shtetërore dhe ekonomike të ministrive, rretheve e të bazës për mosrealizimin sidomos të detyrave të planit në nxjerrjen e naftës, të kromit në bujqësi, eksportit, etj., dhe kërkoi që të merren masa të plota organizative me qëllim që të realizohen detyrat e planit të përcaktuara për 3-mujorin e katërt të këtij viti. Lidhur me projektplanin e zhvillimit të ekonomisë e të kulturës për vitin 1991, pas shqyrtimit u punua e bërë nga organet ekonomike të Ministrisë së Financave, dikastereve, Këshilli i Ministrave u ndal në mënyrë të veçantë në përmirësimin e mëtejshëm [të] ... (Vijon në faqen 2)

Politika jonë është kërkesë e zhvillimit dhe u përgjigjet nevojave të vendit, ajo është komponent themelor i idealit tonë socialist për ndërtimin e një shoqërie të drejtë e demokratike.