KUR DISKUTON PËR HOZHRASHOTIN, NUK MUND TË LESH MENJANË TRANSPORTIN E PERQENDRUAR
Në kushtet e sotme kur gjithnjë e më tepër del si nevojë forcimi i hozrashotit, nuk mund të lesh pas dore rolin e transportit dhe të mbetesh në përkufizime standarde, se transporti i përqendruar në çdo rast është i frytshëm, apo se përqendrimi është gjithnjë «A-ja» e frytshmërisë së ekonomisë.
Përse të theksojmë këtë? Sepse sa herë diskutohet nevoja e zbatimit të formave më të frytshme në vlerësimin e veprimtarisë ekonomiko-financiare të ndërmarrjeve, kalimi në treguesit e prodhimit-mall të situatur ose të ardhurës neto të ndërmarrjes shumëkush nxjerr si pengesë në këtë proces transportin. Megjithë arritjet në këtë sektor, ai mbetet një hallkë e dobët në ekonominë tonë, humbet prej të cilit mendojmë se nuk duhen matur me mosrealizimin e treguesve financiarë të këtij sektori në ndërmarrjet e tjera, por me dëmet që i sjell veprimtarisë ekonomiko-financiare të ndërmarrjeve të tërësi, pa harruar ato shpenzime fiktive për transport, që rëndojnë sot koston e prodhimeve të sektorëve të ndryshëm. TEMA NGA PLENUMI I 9-të Koha ka diktuar të veçojmë më vonë edhe transportin teknologjik. Secila formë ka pasur epërsitë dhe mangësitë e saj. Me të parin ka qenë i kënaqur përdoruesi, por ekonomia në përgjithësi është e pakënaqur, për nivelin e ulët të treguesve të shfrytëzimit të mjeteve. Nga njëherë ky është parë si qëllim më vete, i shkëputur nga shkalla e frytshmërisë që ka pasur nga ky transport në ekonominë ndërmarrja përdoruese. Askush nuk mund të thotë se me kalimin në transport të përqendruar u ulën në çdo rast shpenzimet e transportit për njësi prodhimi, bile në ndërmarrjen e zënisës së peshkut në Shkodër vërtetohej me shifra se nga heqja dorë e formës së përqendrimit të mjeteve të transportit të përqendruar e kalimit në atë në ekonomi, me gjithë rritjen e ndjeshme të detyrave, shpenzimet për transport kanë shkuar në ulje. Transportin e përqendruar tek ne filloi ta shoqërojë një vëllim fi- fiktiv pune i ushqyer nga motivet për të plotësuar planin në tërësi apo për të nxjerrë pagën e shoferëve, defekte edhe pylli vishet me gjethe e bar, atëherë shumëkush ka dëshirë që të bëjë atje qoftë edhe një shëtitje të shkurtër. E tillë ishte edhe dita e pardjeshme, një ditë krejt e veçantë nga gjalleria dhe hareja që zotëronte atje. Kishin ardhur kaq shumë njerëz sa çuditërisht Parku dukej i vogël për t’i mbajtur të gjithë. Që në «por-
Nga mjaft ndërmarrje me mosbesim, madje disa rrethe, si Gjirokastra, Saranda etj. e kanë përqëndruar atë e ndjehen shumë të kënaqur me këtë veprim që kanë bërë. Nuk shtrohet problemi që transporti në ekonomi të kthehet në rolin e autoveturave, as ta kërkojnë atë ndërmarrjet a sektorët që nuk mund t’i dalin për zot. Problemi shtrohet që formën e organizimit të transportit ta diktojë vetë hozhrashoti i përdoruesit dhe ai të përfitojë nga ai lloj transporti që për të është më i frytshëm ose, ndryshe, të shkojë transporti tek përdoruesi jo përdoruesi të mbetet çdo ditë tek dega e ndërmarrjes transportuese. Në këto kushte edhe vetë frytshmëria e formave të transportit e lidhur me hozhrashotin e përdoruesit, vihet në diskutim dhe diktohet nga kërkesat e këtij të fundit. A mund të thuhet p.sh., se është i frytshëm ky lloj transporti për letrën e cigareve dhe filtrin, letër që kushton mbi 4000 dollarë toni, kur pasi shkarkohet mali në portin e Durrësit futet në magazinat e tij, ngarkohen përsëri në anije të tjera për t’u dërguar në Shëngjin e (Vijon në faqen 2) fryrë plani në Komitetin Ekzekutiv KP të Rrethit të Kukësit, i përgjithshëm industrial plotësohet rreth 95 për qind. «Deficitin, thotë ai, – e kemi në minierën e bakrit të Gjegjanit, për pasojë edhe uzina e bakrit krijon deficite të theksuara. Nxjerrja e mineralit të bakrit plotësohet, por mangësi serioze është cilësia e tij. Nga 2.85 për qind e planifikuar, në minierën e bakrit kjo arrin vetëm 2.4 për qind. Kjo shihet e kthyer në metal, përfaqëson 115 tonë deficit për uzinën e bakrit». Kjo gjendje është rrjedhojë e mospërgatitjes si duhet të fronteve të prodhimit e koncentratit. 300 tonë koncentrat që përfasonojnë rreth 10 për qind të planit, janë një minus i madh për tremujorin. Fabrika e pasurimit në Golaj, prapë vazhdon të mos arrijë grafikun e planifikuar. Rrjedhoja e këtij mosrealizimi të minierës së Gjegjanit pasqyrohet në uzinën e bakrit në Rexhepaj. Mosrealizimet e këtyre ndërmarrjeve që lidhen me njëra-tjetrën gjejnë «ombrellë» për shfajësime dobësitë e njëra-tjetrës. NAIM ZOTO
planifikimit e zbatimit shabllon të formës së shërbimit. Në disa raste aktiviteti arrin deri sa kooperativave bujqësore tu vihen në dispozicion automjete pa rimorkio e u faturohen me rimorkio. Kjo kohë në dispozicion kthehet në vëllime pune fiktive me koeficiente, duke i kthyer ton/km e arritur në një qëllim më vete dhe prirur ndërmarrjet e transportit, për të përshkruar largësi të mëdha me automjete, pavarësisht nga nevojat e tjera që kanë përdoruesit.
Janë edhe këto mangësi të transportit të përqendruar që përdoruesit e vegjël kërkojnë zbatimin e formës së transportit në ekonomi, sepse në globalin e transportit të përqendruar, kontratat e tyre vlerësohen si vrima e fundit e kavallit. E thënë ndryshe, këto nevoja i janë përgjigjur transportit me të njëjtën mënyrë, duke fryrë artificialist kërkesat, me objektiv që ndërmarrja t’i plotësojë nevojat edhe me një përqindje të ulët të plotësimit të
Nga puna në repartin e sallamit të ndërmarrjes ushqimore në Lezhë. (Foto: N. Xhufka)
Shembulli i ndërtuesve
3-MUJORIN ME HAP TË MBARË
Shembulli i ndërtuesve
- MAT -
31 apartamente në qytetin e Burrelit dhe 20 të tjera në Krashtë do tëzëruan ndërtuesit thuajse dy muaj para afatit. Veç këtyre janë objekt paraprishkohej përpara plane të përfundonte këta tre muaj. Mirëpo, ecja u bë me hapa të tillë që 7 objekte u dorëzuan brenda marsit.
Me ato që tregon përgjegjësi i degës së plantit Hysen Doda, këto janë «vetëm gjysma» e arritjeve të këtij tremujori. Sepse në të gjitha objektet në vazhdim u përshpejtuan punimet. Edhe në objektet e shumta të hekurudhës, dhe në kompleksin e përgjegjës së kromit në Klos etj.
Drejtori Gëzim Kolaveri, përmend sigurimin e bazës materiale në kohë dhe ndjekjen e çdo detyre hap pas hapi. Kështu që punëtorët e dinin ç’do të bënin në janar, ç’do të përfundonin në shkurt, por edhe në qershor, çdo muaj e çdo javë. Gjithashtu, në shumë brigada u punua me akord.
Nga muaji shkurt, punëtorët e një kantieri në Krashtë iu drejtuan drejt orarit me disa veprimtari. Ndërmarrja menjëherë organizoi balafaqimin me punëtorët. Doli se mungonte furnizimi i rregullt, nuk po ndiqej grafiku. Punëtorët vunë para përgjegjësisë drejtuesit e kantierit të tyre. «Në të vërtetë, - thotë sekretari i byrosë së Partisë të ndërmarrjes, Halim Panavia, - vetë organizimi dhe ngarkimi me detyra konkrete i administratës i bëri punëtorët të interesuar për të kërkuar llogari ndaj tyre».
Ishte ky një triumf me një vëllim pune që nuk është arritur asnjëherë.
ILIR DEDA
Ballafaqim i frytshëm në treg
- PERMET -
Të gjitha ndërmarrjet ekonomike në rrethin e Përmetit i tejkaluan detyrat për tremujorin e parë duke dhënë të planit 1,2 milion lekë prodhime industriale, 240 mijë lekë mallra për eksportin.
Të 3kalimi e ka burimin në rritjen e rendimentit, që shoqërohet edhe me rritjen e të ardhurave neto e derdhjes në buxhet.
Po veçojmë disa nga prodhimet që tregohen brenda rrethit. Ndërmarrja e përpunim - drurit, e ka tejkaluar prodhimin 370 mijë lekë. Vendin kryesor në të e zënë orenditë, që janë hedhur në treg dhe pëlqehen nga blerësit. Me respekt flasin blerësit edhe për punonjësit e ndërmarrjes bujqësore, sepse si tremujor në bujqësi janë prodhuar tej planit 2 mijë kv qumësht, 360 kv perime, 122 mijë kokrra vezë etj. Bashkërendimi prodhues - shitës ndihet deri tek punëtorët. Kjo është njëritje për arritje të mëtejshme. Organet e tregtisë, duke i njohur kërkesat e blerësve, po ndikojnë në strukturën dhe llojet e prodhimit. Po marrim një shembull: ndërmarrja e prodhimeve të ndryshme i tejkaloi detyrat e tremujorit 5 për qind. Trikot dhe konfeksionet e prodhuara në këtë ndërmarrje pëlqehen nga blerësit për cilësi të mirë dhe modele të shumëllojshme. Por në njësitë e tregtisë ka edhe vërejtje, sepse nuk plotësohen modelet sipas kërkesave për veshjen e të rinjve. Nga 20 modele të reja që janë hedhur në prodhim për këtë periudhë, për të rinj janë vetëm 6. Plani në tërësi bën punën e vet.
PËRP ARIM MUSTAFAJ
Disa kolektiva thellojnë mosrealizimet
- KUKËS -
Për rrethin po veçojmë këtë fakt; prodhimi i kromit plotësohet e tejkalohet, prodhimi i bakrit shkon pothuajse më poshtë.
Kalimahsi dhe Gjegjani pra, ecin në drejtime të kundërta.
Më konkretisht. Sic na informon Lutfi Noka, përgjegjës i seksionit të planit në Komitetin Ekzekutiv të KP të Rrethit të Kukësit, prodhimi i përgjithshëm industrial plotësohet rarë 95 për qind. «Deficiti», thotë ai, - tij. Nga 2.85 për qind e pla- punës në sektorët e zbulimit në sipërfaqe. Siç vazhdon Lutfi, ky mosrealizim i vazhdueshëm është bërë problem në Komitetin Ekzekutiv të KP të rrethit, analiza e fundit u bë më 30 mars. Vetë drejtori i minierës së bakrit, Qazim Laçi, ka bërë autokritikë dhe është zotuar se do të ndryshojë gjendja. Miniera e Gjegjanit deficitin më të theksuar e ka në prodhimin e koncentratit. 300 tonë koncentrat që përfaqësojnë të minierës së Gjegjanit pasqyrohet në cilësinë e bakrit në Rexhepaj. Mosre-
Kolektivi i kombinatit të trikotazheve në Korçë dallohet për realizimin ritmik të detyrave. NË FOTO: Gjatë punës në këtë kombinat. (Foto: G. Xhengo - ATSH)
Çfarë i afroi njerëzit në Parkun e madh të Tiranës?
Kronika e një të diele
Që në orët e para të së dielës grupe – njerëzish që shëtitnin në bulevard drejtoheshin drejt Parkut të madh të kryeqytetit. Ishin nga të gjitha moshat e profesionet, që të veshur si në pranverë, kërkonin të çlodheshin dhe argëtoheshin mes hijeshisë dhe gjelbërimit që Parku ia afron me bujari qytetit të tij. Pjesa më e madhe e tyre ishin të rinj
, e të reja, por kishte edhe shumë familjarë, me fëmijë në karroca dhe me rrjeta e bostana me ushqime në duar, që dukej se ishin nisur si për piknik.
Parku i madh i Tiranës ka qenë prej kohësh një nga pikat më të frekuentuara të kryeqytetit. Dhe kjo ka shpjegimin e vet. I ndodhur shumë afër, me atë mjedis e mrekullueshëm që ka, korijen e bukur me pemë gjethërënëse, burimet karstike të ujit, lokalet dhe pikat e ahengut, ai vizitohet pothuajse në çdo ditë të vitit, dimër a verë qoftë; por sidomos në pranverë, kur sapo kanë lulëzuar mimozat, dhe për t’i mbajtur të gjithë. Që në «portën» e tij, në shatërvanin pranë Universitetit, njerëzit u befasuan nga një ekspozitë e çelur në shkallëzimet përqark tij. Ishin punime të studentëve të Institutit të Lartë të Arteve, të çfarë natyrshëm kishin paraqitur para kalimtarëve disa punime e tyre më të arrira. Ishte një ekspozitë e thjeshtë në natyrë apo, më mirë, në rrugë, pa jurì dhe ceremoni, një shkëmbim përvoje dhe mendimesh me shokët dhe kalimtarët e shoqëruar edhe nga një muzikë e kohës që shpërndahej nëpërmjet altoparlantit dhe e bënte mjedisin edhe më të këndshëm, edhe më intim.
Njerëzit të shpërndarë mes gjelbërimit dhe freskisë së parkut, shëtitnin, loznin, dëgjonin muzikë apo të mbledhur grupe-grupe këndonin këngë të vjetra dhe të reja. Pikat ambulante të tregtisë, në çdo 10 metra, shpërndanin pasta, akullore, armata deri ushqim të gatshëm e pije. Pak më tutje, një ekspozitë filatelike tërhiqte vizitorët me emisionet e reja të pullave që do të vinin në qarkullim.
Edhe qendra sportive dukej se nuk donte të mbetej prapa në shërbim ndaj njerëzve. Në disa sheshe të improvizuara nga ajo shpërndaheshin topa volejbolli, karroca për fëmijë dhe pista për patinazh, ndërkohë që një kompleks rinor i pallatit të kulturës «Studenti» jepte një koncert me këngë të muzikës së lehtë në sheshin e vogël ku janë bustet e tre vëllezërve Frashëri. Në anën tjetër të parkut, qendra e madhe sportive, Kopshti botanik dhe ai zoologjik, tërhiqnin gjithashtu shumë vizitorë. Dashur pa dashur njeriu thotë: sa mirë, sa bukur!
Vërtet bukur, por banori kryeqytetas mendon se nuk është vetëm Parku i madh ku ai mund të kalojë këndshëm të dielën, por edhe mali i Dajtit, edhe Ura e peshkatarit, edhe… Ndërkohë edhe në Park mund të bëhet ende më shumë. Të atri Veror, shumë i bukur si ndërtim, aq sa të kujton teatrin e lashtë të antikitetit, shpesh herë rri i heshtur, kur atje mund të japin koncertet amatore e profesionistë, mund të përdoret edhe si kinema verore. Ndryshe edhe për ligjërim artistik mund të bëhet më shumë, megjithëse është i jotur aq herë…
Sidoqoftë, dita në Parkun e madh të kryeqytetit rrezatonte kulturë, qytetërim, harmoni.
(Foto: L. Lika)
Që të ruhen këto arritje
- GJIROKASTËR -
Detyrat e tremujorit të parë janë tejkaluar në planin e prodhimit të përgjithshëm industrial, në eksport, vëllimin e ndërtimeve, shërbimet në popull e treguesit e tjerë të gjeologjisë e qarkullimin e mallrave.
U tejkalua plani i prodhimit të qumështit, i prodhimit e dorëzimit të vezëve e perimeve; janë plotësuar detyrat në dorëzim për qumështin e mishin. Eksporti ka rritje të ndjeshme, prirje të paraqitur në masë që ndërmarrjet që punojnë për të, por edhe ekonomitë bujqësore të bëjnë organizime të frytshme në grumbullimin e bimëve medicinale.
Bujqësia vazhdon ende të kërcënohet nga kushtet e motit. Ujërat janë si në korrikun e thatë dhe tokës po i ikën edhe ajo vlagë që kish- te. Barinjtë e specialistët po bëjnë çmos të mos bjerë prodhimi i qumështit. Rritëm ka edhe në fushatën e punëve të pranverës, shërbimet dhe mbjelljet. Janë ujitur 1700 ha me grurë, kryesisht duke shfrytëzuar rrjedhjet e lira. Mirë po ecet edhe në mbjelljen e misrit. Po në mbjelljen e duhanit ka prapambetje.
Rrugët antikushtetuese nuk e zgjidhin problemin kosovar
Heqja e plotë e autonomisë së Kosovës është objektiv i Serbisë. Kjo do ta bënte atë sunduese të interesave të popullsisë shqiptare në këtë krahinë.
Ndaj Beogradi po përdor rrugë nga më antidemokratiket dhe mjetet nga më mizoret për të realizuar këtë qëllim të tij. Hapën e parë në formë ligale ai e ndërmori më 28 mars të vitit të kaluar, ku nëpërmjet forcës së tankeve dhe presioneve nga më të ndryshmet; politike, psikologjike, ekonomike etj. mundi ta detyrojë Kuvendin e Kosovës të aprovojë amendamentet kushtetuese të servira prej tij. Dhe me të drejtë opinioni jugosllav dhe ai ndërkombëtar, ndryshe kushtetuese të rreth 1 viti më parë, i quajti si «Kushtetuta e tankeve».
Veprime të tilla antikushtetuese dhe antidemokratike ngjallën një urrejtje dhe revoltë dhe më të madhe tek populli kosovar, mbasi ato jo vetëm që nuk e vendosnin atë në të njëjtat pozita me kombet e tjerë të Jugosllavisë, por, përkundrazi, ia kufizonin edhe më tepër ato të drejta, të cilat ia jepte vetë Kushtetuta Jugosllave. Kundërshtimin për kufizimet politike, ekonomike, legjislative dhe kombëtare nga ana e Serbisë, popullsia shqiptare e Kosovës e shpreh me demonstratat paqësore, masive dhe demokratike për liri, barazi e drejtësi. Të ndodhur përballë qëndrës së shtetit dhe të mënçur të shqiptarëve kosovar, serbët filluan të shkallëzojnë planet e tyre për eliminimin hap pas hapi, në rrugë të padrejtë, të autonomisë së Kosovës. Ata nxjerrin skandalin gjyqëror të helmimit të fëmijëve shqiptarë praninë e tyre ushtarake në këtë krahinë. Nëpërmjet kësaj akti të shëmtuar serbët gjetën rrugën për vendosjen e kontrollit të plotë policor goja për të gjetë sqaruar gjendjen dhe vendosur rregullin në krahinë. Në përpjekje të tij ishte edhe vendimi i Kryesisë së RS të Serbisë «ndërmarrjen e veprimeve mbrojtëse të rendit kushtetues në Kosovë», demokratike për liri, barazi e drejtësi. Të ndodhur përballë qendrës në Kosovë». Kjo bëri që qindra policë dhe oficerë shqiptarë të Kosovës të çmobilizohen dhe të zëvendësohen me 2500 policë dhe milicë serbë. Në këto kushte, organizimi i aparatit ushtarak dhe policor në Kosovë kaloi plotësisht në duart e serbëve. Për plagjimin e veprimeve të tilla si dhe për ndryshime të tjera kushtetuese në dobi të politikës së hegjemoonizmit serb, politikanëve të Beogradit u duhej edhe miratimi i Kuvendit të Kosovës. Ata kishin përcaktuar edhe datën e mbajtjes së tij, më 26 mars të këtij viti. Por siç duket, kësaj radhe as tanket dhe as gjendja e jashtëzakonshme nuk u jepte atyre sigurinë e duhur për të marrë votat e aprovimit që të dëshiruara. Ndaj dhe mbledhja e Kuvendit të Kosovës u shty për një datë më të përshtatshme për Serbinë. Rrugët antikushtetuese nuk mund t’i japin zgjidhje problemit kosovar.
Letër në redaksi
BAKËR QE DERD HET NË LUMË !
Para pak kohësh isha në Fushë-Arrëz në fabrikën e pasurimit të bakrit. Ajo që pashë aty më gëzoi. Bakri i pasuruar që me aq mundime është nxjerrë nga Gjegjani i Kukësit, Qaf-Mali i Pukës dhe nga Palaj i Shkodrës, pa folur për shpenzimet e mëdha të transportimit, derdhej nga vaskat e fabrikës dhe duke kaluar nëpër zallishten përfundonte drejt e në lumë.
Ky problem është ngritur edhe një herë tjetër në faqet e gazetës, rreth një vit më parë, por gjendja jo vetëm nuk është përmirësuar, por mund të them se është keqësuar. Dhe përse? Për mungesë të një muri betoni rreth fushës dhe një sheshimi të piacalit, që kërkojnë shpenzime minimale në krahasim me shpërdorimin e koncentratit të bakrit. Deri kur do të vazhdojë kjo gjendje? Si justifikohet nga shokët përgjegjës ky qëndrim.
MYFTAR KATANA
Shkodër