08/04/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

8 prill 1990

UDHËTARËT PRESIN E PRESIN...

SHËRBIMI URBAN LARG KËRKESAVE TË QYTETARËVE (Brigada e shtypit e «Zërit të popullit») SHËRBIMI URBAN LARG KËRKESAVE TË QYTETARËVE UDHËTARËT PRESIN E PRESIN... (Brigada e shtypit e «Zërit të popullit») Shërbimi i transportit qytetës është bërë pjesë e jetës intensive të kryeqytetit. Janë dhjetëra mijëra njerëz që lëvizin çdo ditë e çdo orë përmes tij dhe u japin jetë fabrikave dhe uzinave, shkollave e institucioneve. Mjafton të themi se në Tiranë ky shërbim shtrihet 21 orë në ditë, që nga 4.30 e mëngjesit deri në orën 1.30 pas mesnate, për të kuptuar kujdesin në rritje që tregohet, krahas shërbimit shëndetësor, tregtar, komunal, etj. dhe për këtë nevojë jetësore qytetare. Për këtë gjatë dy viteve të fundit u ripërtëri një pjesë e madhe e mjeteve të parkut të transportit të udhëtarëve, gjë që ndikoi dukshëm në rritjen cilësore të këtij shërbimi. Këto masa janë pritur mjaft mirë nga qytetarët. Sot ky shërbim përballon 12 linja brenda qytetit dhe afro 40 të tjera ndërqytetëse e periferike. Drejtoria dhe organizata-bazë e Partisë e parkut të udhëtarëve, kanë bërë përpjekje kohët e fundit për organizime të frytshme, që ky shërbim të shtrihet më në thellësi të zonave industriale e të banuara. Këto që thamë janë shprehje e kujdesit, që njerëzve tanë kudo t’u krijohen kushte lehtësuese pune, jetese e komunikimi, si pjesë përbërëse e jetës intensive të kryeqytetit, tashmë me afro një çerek milioni banorë. Por faktet tregojnë se edhe të metat e dobësitë në shërbimin qytetës në Tiranë janë të ndjeshme. Në xhep ça lekë të vogla. Është autobusi me targë 06 465 me fatorino Ramiz Osmani. I tërheq vëmendjen fatorinos për këtë qëndrim të parregullt, ai të buzëqesh si i zënë në faj dhe vazhdon me indiferencë punën. Zbresim për të hipur në linjën e Unazës. Edhe këtu një «befasim»: fatorinoja Shkëndie Muça merr prej një udhëtari gjysmë bilete. - Kjo është e parregullt. Pse e pranoni? - E pyesim. - Dua të bëj planin! Vetëm 500 fije (bileta) kam grumbulluar deri tani. Nuk e kuptojmë këtë gjuhë. Pse të ndodhë kështu? S’ka bileta në shitje? Le ta sqarojmë. Shkojmë në park. Disa herë drejtori i ndërmarrjes, Fode Daci, na përsërit moskokëçarjen e ndërmarrjeve tregtare, si asaj ushqimore, të ushqimit social, industriale e deri të degëve të librit për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave që i ngarkon me tregtimin e biletave 0.3-lekëshe në të gjitha njësitë e shitjes. Ky shqetësim është plotësisht i drejtë. Por ai nuk përligj absolutisht liberalizimin dhe qëndrimet e parregullta, tepër të dënueshme të disa fatorinove, të cilët zhvatin majtas e djathtas, që si pa gjë të keq marrin nga udhëtarët lekë, apo, siç pranojnë me shqetësim drejtuesit e parkut, arrijnë të shesin me gjysmë çmimi kundrabiletën, të cilën e pranojnë po vetë pastaj si të rregullt! Të keqen e këtij shqetësimi ata e kanë brenda parkut. Shtroni e pyesni: kur doli e gjithë administrata për kontroll dhe, siç pohohet, u rritën ndjeshëm të ardhurat, ku janë ato? A mundet që përmbysjet e paarsyeshme dhe dëshira për të fituar lehtë, të bëhen jo më një, por dhe dy-tre herë, në dëm të interesave të udhëtarëve, për të dalë pastaj me parullën: s’e kemi fajin ne, nuk ka ardhur fletorja e biletave. Në datën e caktuar dhe mbaron kjo listë e gjatë me Lutfije Ibron, gjithashtu, e ndëshkuar me masën «vërejtje me paralajmërim» si i janë gjendur tre udhëtarë pa biletë. Të bën përshtypje fakti se ky kontroll «vigjilent» për të gjitha ata fatorino e shoferë që janë kapur në shkelje, bën të lërë shkelje të tilla. largim nga puna pa leje, se janë kapur pa bileta 3-6 qytetarë, e deri se kanë marrë lekë. Megjithatë mbledhja vazhdon normalisht, «dëmi» është i vogël dhe shpërndahemi si pa të keq vërejtje majtas e djathtas. Qëndrim më liberal ndaj kontrollit s’ke ku e gjen! Përfituroni dy punonjës të parkut të takohen atë ditë që do të mblidhet këshilli teknik e t’i thonë njeri tjetrit: - Ku vete? - Do të dal në komision për t’u ndëshkuar. Po ti ku vete? - Edhe unë do të dal në komision për t’u ndëshkuar. - Hajde se e paskemi rrugën bashkë, të bëjmë një shëtitje deri në park. Është ky kontroll i dobët, i pajtuar me gjendjen, që ngre duart para qëndrimeve që pajtueshme të disa fatorinove. Dhe kur është fjala për të mësuar a ka të dalluar midis fatorinove, të përmendin vetëm emra Qefserë Como, Rahime Hysi e Ismete Shahini, ndërkohë që në park ka mbi 530 fatorino. Besojmë se kjo masë e madhe njerëzish nuk pranon të hyjë në listën e atyre që e njollosin figurën aq keq. Por dukshëm mungon puna për përgjithësimin e shembullit të dalluar dhe në park Taret teke, ata e kanë në brenda parkut. Shtrojmë pyetjen: kur doli e gjithë administrata për kontrolle dhe, siç pohohet, u rritën ndjeshëm të ardhurat, ku u gjetën biletat?! Natyrisht kjo gjë nuk i ndalon ata që të grinden zërin për moskokëçarjet e të tjerëve. - Kemi marrë mjaft masa ndëshkimore. Edhe komunistë kemi ndëshkuar, - thotë si me mburrje sekretari i byrosë së Partisë të parkut, Lulzim Zela. Dhe vërtet të bëjnë përshtypje masat ndëshkimore që janë marrë: gjatë vitit 1988, mbi 450, thuajse po aq më 1989 dhe intensivisht vazhdojnë të jepen masa edhe për muajt e parë të këtij viti. Po ndalemi vetëm në mbledhjen e këshillit teknik të datës 26 mars të këtij viti, të komisionit, siç e quajnë në park. Plot 50 masa ndëshkimore janë dhënë atë ditë. Fillojnë me Napoleon Dumen, fatorino që ndëshkohet me vërejtje me paralajmërim, tërheqje vërejtjeje, të përmendin vetëm tre emra Qefserë Çomo, mbi 530 fatorino. Besojmë se kjo jo park mjaftohen duke lakuar 3 apo 5 emra, që i përparuar gjendet vetëm në ndonjë tabelë emulacioni të dalë boje, të kënaqet me ndonjë propozim për dekorim, duke mos u bërë kështu nxitje për të tjerët. Kontroll që s’kontrollon Në parkun e udhëtarëve janë 12 veta në organikë që e marrin rrogën vetëm për të kontrolluar. Se çfarë kontrolli bëjnë ata, sesa të ngarkuar me punë janë, mjafton të kujtojmë çfarë thamë disa rreshta më lart: brenda një muaji e më shumë ata paraqesin një listë prej 50 vetësh që kanë bërë ato «shkeljet e vogla», pra, (Vijon në faqen 2)

ATO QË NA PROPOZOJNË NOVATORËT

INFORMACIONE TË DITES NGA RRETHI ATO QË NA PROPOZOJNË NOVATORËT Kursejnë por rezervat s’mbarohen - DIBËR - - Për tremujorin planin e prodhimit e tejkaluat në shumë tregues. Po në kursimin e lëndës së parë? - Prodhime të shumta kemi për eksport. Kursejmë 20 kv thupër, që për ndërmarrjen tonë është nga lëndët e para më të rëndësishme. Nga kjo thupër, në repartin që drejton Nadire Tollja, tani do të prodhohen artikuj të ndryshëm për eksport, që arrijnë vlerën 70 mijë lekë valutë. Ky kursim erdhi nga shfrytëzimi i plotë i thupres dhe mbetjeve të saj, duke gjetur modele të reja për të futur në punë edhe mbetjen më të vogël. Veç thupres, u kursyen edhe 120 mijë lekë konfeksione. Po me kursime doli edhe reparti që drejton Mensur Selami, i cili përdor lëndë të parë importi. - Të ndalemi pak këtu A janë të ndjeshme kursimet në këto lëndë? - Shumë, siç janë të shumta edhe mundësitë. 24 mijë lekë u kursyen vetëm nga llamarinat, lëkurët dhe lëndë të tjera të sjella nga jashtë. Dhe jo vetëm lëndët e para. Gjithçka që lidhet me importin po shihet më mirë me syrin e ekonomistit. Instrumente prerëse që përdorim, duke u zgjeruar periudhën e përdorimit, na sollën një kursim disa mijëra lekë. Në plenumin e komitetit të partisë së rrethit, në janar, kolektivi ynë mori një zotim për të tejkaluar prodhimet vjetore të eksportit 100 (Vijon në faqen 2)

Një vështrim në disa linja

Tek Banka, tek «21 Dhjetori»,

Mekaniku i dalluar Besnik Litja gjatë punës për mirëmbajtjen e makinerive në ndërmarrjen ushqimore të Lezhës. (Foto: N. Xhufka)

Mirë studimi po zbatimi?

- BERAT - Fatos Tusha, sekretar shkencor në komitetin ekzekutiv të KP të rrethit, thotë se në ndërmarrjet e sistemit të industrisë e vitin e kaluar janë ndërmarrë dhe po vihen në jetë 15 studime me një frytshmëri vjetore 4 milionë lekë. Psh, kombinat i tekstileve ka ngritur linjën e prodhimeve të detaleve prej porcelani, prodhimin e kovave të tejrres me karton nga fabrika e letrës në Lushnjë, dhe riparimin i krehrave të importit me frytshmëri vjetore 1,8 milionë lekë. Në uzinën e përpunimit të naftës në Qytetin Stalin, në bashkëpunim me sektorin shkencor kimi-përpunim, kanë zëvendësuar në prodhimin e pluhurit larës 20 për qind esencën e importit me esencë të vendit. Për punë të mirë përmendin edhe uzinën mekanike të naftës, uzinën mekanike të tekstilit në zëvendësimin deri 95 për qind të çeliqeve të importit me ata të vendit. Ndërkohë duhet thënë se ndërmarrjet e ashtuquajtura të «vogla», kanë parë mundësinë e shkurtimit të lëndëve të para të importit. Kështu NPA, NPN, NPD kanë zëvendësuar llak, diluent, gomallatë me llakun e vendit etj. Po paraqiten shumë studime, por jo të gjitha vihen në zbatim, kur dihet se zbatimi ka vlerë. Kështu, në sektorin shkencor të kimi-përpunimit në Qytetin Stalin janë me interes studimet për prodhimin e vajit të transformatorit, vajit spërkatës për bujqësinë, një tip grasoje, që ka leverdi 435 mijë lekë në vit. Pse zvarriten studime të tilla? Ndonjëherë mendohet nga drejtori ndërmarrjes apo institucionesh se zbatimi i studimeve u takon vetëm autorëve. Këta, pa dyshim, janë të parët, por është fjala për studime prej të cilave përfiton gjithë ndërmarrja, as-kush nuk ka të drejtë ta ndjejë veten larg ndihmesës për të vënë ato sa më shpejt në zbatim.

Një vëzhgim në disa linja

Tek Banka, tek «21 Dhjetori», tek stacioni i trenit, tek Selvia, tek stacioni pranë spitaleve e në mjaft të tjera në shumë orë të ditës për minuta të tëra, deri edhe një gjysmë ore, ka grumbullime të mëdha njerëzish. Ti si qytetar pret në stacionin tek Banka të marrësh linjën për në Kombinat. Sheh që ka autobusë që duhet të shërbejnë në këtë linjë, por ato nuk lëvizin. Ndërkohë bëhen qindra njerëz. Nuk e kupton përse krijohen këto «mitingje», cila është përgjegjësia e drejtorisë së parkut, e dispecerisë, e shoferëve dhe fatorinove. Më në fund hipën në autobus me zor, duke u shtyrë majtas e djathtas. Por të ngjall një përshtypje shumë të keqe fakti, që brenda një stacioni, dy qytetarë i japin fatorinos jo biletën e plotë, por gjysmën, një tjetër i fut me më të ndjeshme.

Mbërriti në vendin tonë senatori italian, Paolo Emilio Taviani

Me ftesë të Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar mbërriti për një vizitë miqësore në vendin tonë Paolo Emilio Taviani, personalitet i lartë politiko-shoqëror, president i Federatës Italiane të Vullnetarëve të Lirisë (FIVL) dhe nënpresident i Senatit të Republikës Italiane. Ai shoqërohet nga senatori Mario Ferrari-Aggradi, sekretar Kombëtar Administrativ i FIVL, komentator doktor Karlo Turrio Baldassari dhe Kryetari i Shoqatës së Vullnetarëve të Lirisë të Gjeorgjias, komentator Mario Merni. Në aeroportin e Rinasit personalitetet e larta italiane u pritën nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar, Shefqet Peçi, Drejtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Bashkim Dino e shumë të tjerë. Kishte dalë gjithashtu edhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës Italiane në RPS të Shqipërisë, Xhorxhio De Andreis. (ATSH)

TAKIM NË KOMITETIN KOMBËTAR TË VETERANËVE TË LUFTËS SË POPULLIT SHQIPTAR

Dje pasdite Shqiptar, Shefqet Peçi priti Paolo Emilio Tavianin, president i FIVL dhe nënpresident i Senatit të Republikës Italiane si dhe personalitetet e larta politiko-shoqërore që e shoqërojnë atë. Në pritje morën pjesë edhe anëtarë të Kryesisë dhe të Presidiumit (Vijon në faqen 4)

SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM URIMI PRESIDENTIT TË ZIMBABVES

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi presidentit të Republikës së Zimbabves, Robert Mugabe: «Me rastin e zgjedhjes Suaj në postin e presidentit të Republikës së Zimbabves, është kënaqësi për mua t’Ju dërgoj përshëndetjet e përzemërta dhe urimet më të mira për sukseset në kryerjen e detyrës Suaj të lartë, për mirëqenien e popullit Tuaj dhe begatinë e atdheut. Përfitoj nga rasti për të shprehur bindjen se marrëdhëniet e miqësisë e të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Zimbabves do të zhvillohen e forcohen paprerë.» (ATSH)

U kthye në Atdhe delegacioni i Këshillit të Përgjithshëm të BPSH-së

Dje u kthye në Atdhe nga Tunizia delegacioni i Këshillit të Përgjithshëm të BPSH-së, i kryesuar nga sekretarja e këtij Këshilli Vjollca Kallajxhi, i cili me ftesë të Federatës së Sindikatave të Palestinës bëri një vizitë miqësore në selinë e kësaj Organizate në Tunis. (ATSH)

Ku do ta kalojmë të dielën?

Në mjediset artistiko-sportive të kryeqytetit Pyetje që shumëkush e bën sapo afron pushimi i javës. Dhe e dielja, si gjithnjë, na ofron një shumëllojshmëri veprimtarish. Pyetje që shumëkush e bën sapo afron pushimi i javës. Dhe e diela, si gjithnjë, na ofron një shumëllojshmëri veprimtarish. Disa nga pikat turistike të rrethit, si PEZA, DAJTI, PETRELA etj., do të presin sot grupe të rinjsh dhe punonjësish që me ndjeshje, lodra dhe vallëzim do ta kalojnë këndshëm një pjesë të ditës. Shoqata «Sporti për jetën», do të zhvillojë në Parkun e madh të kryeqytetit një KROS MASIV me pjesëmarrjen e të gjithë atyre që ushtrimin me sport e vlerësojnë kusht shëndeti e jetëgjatësie. Pasdrekë në shkallët e stadiumit «Dinamo» dashamirësit e futbollit do të ndjekin ndeshjen «17 NENTORI» - «LUFTETARI». Një premierë po shfaq këto ditë me sukses estrada e Tiranës: komedinë «AJO NUK DO TE MARTOHET», shkruar e vënë në skenë nga Leka Bungo. Në rolet kryesore interpretojnë Tinka Kurti (Artiste e Popullit), Rabije Hyka, Agim Bajko, Skënder Sallaku (Artist i Popullit), Marikë Kallamata (Artiste e merituar). Personaliteti dhe mbrojtja e dinjitetit të femrës - ky është mesazhi i shfaqjes që po ndiqet me interes. Një tjetër shfaqje vazhdon të tërheqë interesimin e artdashësve. Është fjala për dramën e Ruzhdie Pulahës, «SHKALLËT», që jepet edhe sot në Teatrin Popullor. Dita e sotme është shpallur si Dita e Muzikës Simfonike në natyrë. Në parkun «Rinia», në sheshin para Universitetit, të përmendoria e vëllezërve Frashëri në Parkun e madh, në sheshin «Skënderbej» orkestra e Teatrit të Operës dhe të Baletit, e Institutit të Lartë të Arteve, liceut artistik dhe shkollave të muzikës «Dëshmorët e lirisë» dhe «Kongresi i Përmetit», do të ekzekutojnë pjesë të njohura të autorëve tanë dhe të huaj. Në mbrëmje në Teatrin e Operës dhe të Baletit amatorët e baletit klasik mund të ndjekin «ZHNJEL»-in. Ndërkohë në kinematë kryesore të kryeqytetit po shfaqet filmi francez «PERENDITE ME KOKE POSHTE». VIRON GJYMSHANA Nga komedia «... martohet». F. SHEHU Nga komedia «... martohet». F. SHEHU

Lehtësim konstruksionesh

- Sipas bisedës me përgjegjësin e byrosë teknologjike të ndërmarrjes së prodhimeve metalike në Korçë, Zhani Ballauri - Lehtësimi i konstruksioneve është fushë e hapur dhe mjaft e frytshme për kursimin e materialeve kryesore, sidomos të atyre të importit dhe të materialeve më të kushtueshme me më pak të kushtueshme. Mendimi novator dhe guximi krijues zbulojnë mjaft rezerva. Konkretisht, me ndryshimin e formës së disa detale dhe nyjave të peshoreve automobilistike 10, - 30 - dhe 40-tonëshe në ndërmarrjen e prodhimeve metalike u arritën këto përfitime: brenda vitit u kursyen 20 tonë llamarinë importi me leverdi 65 mijë lekë. Por e rëndësishme është se nga këto përmirësime jo vetëm u lehtësuan konstruksionet (peshojnë 40 përqind më pak), por u bë e mundur që pjesëve të ndërrimit me format e reja t’u zgjaten rreth tri herë jetëgjatësia, e cila në vetvete është kursim. Vëmendja është drejtuar edhe në përdorimin e materialeve më pak të kushtueshme në vend të atyre me çmim më të lartë. Kështu në peshoret 250 kg, 500 kg dhe 1 mijë kg apo në transportierë të ndryshëm për nevoja të industrisë ushqimore, profilet e çeliqeve me shumëllojshmëri përmasash që sigurohen në veçanti shtresë nga importi, i zëvendësuam me llamarinë që kushton më lirë. (Vijon në faqen 2)