10/04/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

10 prill 1990

Ato që na propozojnë novatorët...

INFORMACIONE TË DITËS NGA RRETHET ATO QË NA PROPOZOJNË NOVATORËT... Thellohet puna për të shkurtuar importin Specialistët dhe novatorët e ndërmarrjes së plastikës në Durrës kanë bërë një punë të mirë për të shkurtuar importin e materialeve të ndryshme. Kjo ndërmarrje punon me 75 për qind të bazës materiale të importit. Mund të bëhej diçka nga përrvoja e viti të kaluar. Me mbeturinat e grumbulluara dhe mbetjet teknologjike u mor 3 milionë në lekë prodhim industrial. U prodhuan 180 mijë palë pantofla porozë, duke kursyer 36 tonë lëndë të parë, nga e cila 10 tonë importi. Ndërsa me mbetjet teknologjike të fletëve të polietilenit dhe PVC-së, për nevojat e bujqësisë janë prodhuar 52 tonë qese për të mbjellë fidanë, duke kursyer 53 tonë polietilen, me vlerë 715 mijë lekë. Këtë sasi kjo uzinë vjet nuk e mori nga importi. Po me mbetjet e grumbulluara u prodhuan legenë, kova dhe artikuj të tjerë, duke zëvendësuar 108 tonë lëndë të parë dhe ndihmëse importi, me vlerë 110 mijë dollarë. Nisur nga kjo, në uzinë po e thellojnë punën që të përdoret sa më me kursim lënda e parë e importit. Specialistët e saj po ndërtojnë një linjë të re me aftësi përpunimi 1 500 tonë në vit, nga e cila do të përftohet 1 250 tonë lëndë e parë që sigurohej në import. Pra, për vitin në vazhdim disa artikuj nuk do të prodhohen me lëndë të parë importi, por me mbetje teknologjike. Gjatë këtij muaji po eksperimentohet prodhimi i kukullave me bazë PVC dhe pjesë të lëvizshme, prodhimi i kopsave të larëshme dhe artikuj të tjerë zbukurimi me bazë polietileni, gjë që bën të kursehet edhe lënda e parë, por të shkurtohet edhe importi dhe të hapen mjaft fronte të reja pune. Në bashkëpunim (Vijon në faqen 2)

Harmonizim e riorganizim ekonomik

Tema nga Plenumi i 9-të Frytmëria e prodhimit rritet duke përputhur tërësinë e faktorëve në pikën e tyre më të përshtatshme. Kjo kërkohet për anët materiale, për teknologjinë e investimet, siç del e domosdoshme për format organizative e drejtimin e punës. Para prodhimit shtrohen kërkesa të reja, për ritme të përshpejtuara e konceptе bashkëkohore. Me këtë logjikë e shtron domosdoshmërinë e harmonizimit të faktorëve të prodhimit Plenumi i 9-të i KQ të Partisë. Në këndvështrim të gjerë, përputhja e faktorëve nuk është një çështje e thjeshtë teknike që mund të zgjidhet me një ekuacion matematik. Që të arrihej në ndarjen e disa kooperativave apo ndërmarrjeve, duhej gjykuar ç’përparësi krijojnë organizimet me madhësi të përshtatshme për përputhjen e faktorëve materiale, organizativë e psikologjikë. Mbi të gjitha, duhej dalluar ç’ishte parimore nga ajo organizative. Të argumentohej se me ndryshimin e kushteve përqëndrimet e mëdha në disa kooperativa e humbën epërsinë që kishin në fillim. Në ndërtimin e sektorëve në bazë fshati apo brigadave për çdo lagje dite e nevojshme rivlerësimi i faktorëve shoqërorë, tradita, të shfrytëzoheshin edhe ca norma e rregulla të kapërcyera në kohë. Pra, më parë se të arrihet përputhja e faktorëve në ekonomi, ajo duhet të përfytyrohet qartë në bindjet e kuadrove e specialistëve, si një nevojë parësore për të ecur përpara. Baza duhet të nxitet të bëjë organizime më të përshtatshme, me “mëmë” edhe sepse përcaktojnë drejt madhësinë e ekonomisë, por edhe pse vendosën një strukturë mbjellje që t’u përshtatet kushteve konkrete. Kallmi, në një kuptim, ua «diktoi» praktikën e vet të drejtimit pa sektorë prodhimi gjithë ekonomive të rrethit, sepse pati arritje të qëndrueshme. Këto sa të tjera janë çështje që zgjidhen e vendosen në përputhje me veçoritë e secilës ekonomi në bazë të studimeve, pa diktim. Sa kontrast bëjnë në këtë këndvështrim disa praktika të ngu-rtësuara, sidomos kur diktohet nga lart për çështje të agroteknikës? Ç’është kjo, mosbesim, ndaj specialistëve të bazës a boshllëk në metodën e punës të aparatit të komitetit ekzekutiv apo të dikasterit? Sidoqoftë, diçka duhet ndryshuar. E rëndësishme është që përputhjen e faktorëve në bazë të vetëprovojë me aftësi. Po kjo s’do të thotë që disa të rrinë shehrihni duke bërë hamendje, në pritje për «krijimin» e kushteve, kur t’u «mbushet mendja». Dembelizmi e paaftësia maskohen me llolloj formash. Më e keqja vihet që përvojat në këtë fushë të zbatohen me krijimtari, madje duke u pasuruar më tej. Në zbatim të orientimeve të Partisë janë rishikuar e përmirësuar mjaft norma e rregulla, janë rinovuar praktika të ngurtësuara prej vitesh. Zgjerimi i kompetencave të bazës në planifikim, në ndërtimin e strukturave organizative, në shpërblim etj, hapi një shteg për të përputhur faktorët që nga brigada për shumë çështje të të prodhimit. Nëse gjer ...kishte, pa gizlimë në metodën e punës drejtuese. Ndarja më tej e ndërmarrjeve bujqësore të Tiranës, bie fjala, po jep fryte, sepse na indikuar që drejtuesit dhe administratorët të jenë më pranë prodhimit, të interesohen më tepër për sigurimin e bazës materiale e plotësimin e normave të punës. Mirëpo kjo masë nuk mund t’ia prejktet e duhura, në qoftë se nuk do të bashkëveprojë fuqishëm me faktorë të tjerë të disiplinës e të teknologjisë në prodhim, të përdorimit të mekanizmave e levave ekonomike etj. Disa herë, nën trysninë e kërkesave për përmirësime të nevojshme vërehen nxitime, njësi si lloj gare kush të bëjë më tepër në së të rrethit. Kjo duket në riorganizimet e shpejta (pa u rrënjëzuar mirë një formë, zëvendësohet me një tjetër), në veprimet disa herë mekanike, në veprimet. Ka një mani në ndonjë rreth, si në Fier e Vlorë, ku këmbëngulët të krijohen kooperativа, mbi bazë fshati pa ndonjë argument ekonomik, më shumë me pasione se me llogari bindëse. Nuk ka arsye që edhe në kooperativat e vogla pas ndarjes të funksionojnë sektorët. Këtu s’është fjala të frenоhet vetëveprimi i bazës, por në ekonomi s’mund të ecet me dëshira të papjekura, me amatorizëm. Riorganizimet, përmirësimet nuk janë çështje mode, por i dikton koha kur janë të nevojshme e të mbështetura me llogari e bindje të shëndosha. Kriteri ekonomik në këto raste vihet në ballë të argumenteve. Përputhja e faktorëve bëhet realitet kur përkon me përputhjen e interesave. Këtu synojnë ma- bëjë organizime më të përshtatshme, theksohet në vendimin e Plenumit të 9-të, për përqendrimin e prodhimit e për frytshmërinë. Përputhja nga lart e faktorëve është diçka e vështirë për të mos thënë e pamundur, veç, do të ishte jo e frytshme, madje tepër frenuese për vetëveprimin e bazës. Dedaj apo Staraveci patën arritje pas ndarjes me kooperativën miratuar në planifikimin, në ndërtimin e strukturave organizative, në shërbimin etj, hapi një shteg për të përmbushur faktorët që nga brigada për shumë çështje të prodhimit. Nëse gjer dje ndërmarrja i ka pasur duart e lidhura nga ana financiare, sot gjykohet që ajo të gëzojë realisht atë pavarësi që ia njohin ligjet ekonomike të socializmit, që të rritet frytshmëria ekonomike. Por të mos harrojmë se asnjë përmirësim në format organizative apo levat ekonomike nuk vepron automatikisht. interesave. Këtu synojnë masat për stimulimin e të përparuarit, shpërblimet për tejkalim të planit e kursimin e shpenzimeve. Po sa dinamike dhe e larmishme është kjo fushë? S’mund të ketë formë organizative, mënyrë shpërblimi e harmonizim të tyre që të mund të lidhësh kontratë të përgjithshme.

Çaste nga puna në serrat e Alliasit në Tiranë ku është planifikuar dhe po punohet që prodhimi i parë nga domatet të merret brenda 25 prillit (Foto: N. Xhufka) (Vijon në faqen 2)

Me punë krijuese

Me gjithë vështirësitë e shumta në furnizim, kolektivi i fabrikës së lëkurë-këpucëve i përmbushi detyrat e tremujorit të parë. - GJIROKASTËR - Me gjithë vështirësitë e shumta në furnizim, kolektivi i fabrikës së lëkurë-këpucëve i përmbushi detyrat e tremujorit të parë: u plotësua plani i prodhimit të përgjithshëm industrial, rendimenti, cilësia; u tejkaluan dërgesat në buxhet dhe detyra e uljes së kostos. Kjo u arrit edhe nga një qëndrim krijues me rezervat e brendshme. Me lëkurë importi furnizimi arrin vetëm 35 për qind dhe deficiti u mbulua me tejkalimin e lëkurës së vendit, plani i së cilës u plotësua 160 për qind. Aparati i ndërmarrjes doli vetë nëpër rrethe për të siguruar lëndën e parë të kërkuar, duke u treguar i shkathët edhe në organizim. U shtua së tepërmi dhe u rrit cilësia në procesin e sharrimit, duke siguruar prej lëkurëve rendiment më të lartë. Për kimikatet, që janë materiale ndihmëse, mungesa në furnizim ishin dhe vazhdojnë të jenë më të ndjeshme: fabrika u furnizua me 30 për qind të planit dhe 70 për qind e (Vijon në faqen 2)

Një fakt, një lajm

Përfundoi traverbang[u?] Përfundoi traversbangu Qafë e Malit - Paluca nr. 1 Këto ditë minatorët pukianë arritën një sukses të ri duke përfunduar hapjen e traversbangut që lidh Qafën e Malit me pusin nr. 1 të Palucës. Ky traversbang i projektuar dhe zbatuar nga personeli inxhiniero-teknik i kësaj miniere, është 1 gjatë 2760 m dhe me seksion hapje 8.2 metër katrorë. Ai do të shërbejë për të transportuar mineralin e bakrit nga Paluca dhe hapjet e tjera me një të ardhme disavjeçare. Gjithashtu, do të vlejë edhe për ajrimin dhe largimin e ujërave. Në kryerjen e kësaj detyre u shquan specialistët: Ismail Tafilaku, Haziz Arifaj, Gjovalin Allia, Preng Kola, Dedë Ndue Prendi, Gjelosh Çumaku, Tonin Lleshi, Mark Përgëga dhe Ton Pjetri etj. Korresp. i «Zëri të popullit»

MINISTRI I JASHTËM REIS MALILE PRITI PAOLO EMILIO TAVIANIN

Dje paradite, ministri i Punëve të Jashtme i RPS të Shqipërisë, Reis Malile, priti presidentin e Federatës Italiane të Vullnetarëve të Lirisë dhe nënpresidentin e Senatit të Republikës Italiane, Paolo Emilio Taviani, dhe personalitetet që e shoqëronin. Gjatë takimit, i cili kaloi në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, u fol për marrëdhëniet ekzistuese miqësore midis Shqipërisë dhe Italisë, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat e ndryshme me dobi reciproke. Gjatë bisedës u theksua gjithashtu se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis të dy vendeve i shërbejnë në të njëjtën kohë paqes në rajon. Po kështu u fol edhe për disa çështje të zhvillimeve të sotme politike në Ballkan dhe në Evropë. (ATSH)

Miqtë italianë bënë homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe në varrin e shokut Enver Hoxha

Të dielën paradite presidenti i Federatës Italiane të Vullnetarëve të Lirisë (FIVL) dhe nënpresidenti i Senatit të Republikës Italiane, Paolo Emilio Taviani, dhe personalitetet e larta që e shoqëronin bënë homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe në varrin e shokut Enver Hoxha. Ata vendosën një kurorë pranë përmendores «Nënë Shqipëri» dhe tufa me lule pranë varrit të shokut Enver Hoxha. Në këtë ceremoni ata shoqëroheshin nga sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës të Popullit Shqiptar, shoku Myqerem Fuga; sekretari i Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit të Tiranës, Zyber Sinani, dhe komandanti i garnizonit të Tiranës, Eduard Shehu. (ATSH)

U kthye në Atdhe delegacioni i Grupit Parlamentar Shqiptar që mori pjesë në punimet e Konferencës së 83-të Ndërparlamentare

U kthye në atdhe delegacioni i Grupit Parlamentar Shqiptar, i kryesuar nga kryetarja e tij, Eleni Se... U kthye në atdhe delegacioni i Grupit Parlamentar Shqiptar, i kryesuar nga kryetarja e tij, Eleni Ses... [?], i cili mori pjesë në punimet e Konferencës së 83-të Ndërparlamentare, që u zhvillua në Nikozì të Qipros. (ATSH)

20-vjeçari i vdekjes së shokut Gogo Nushi

Me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së shokut Gogo Nushi, një nga udhëheqësit e shquar të Partisë së popullit gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe në periudhën e ndërtimit socialist të vendit, në fshatin e tij të lindjes, në Vuno të rrethit të Vlorës, u organizuan veprimtari përkujtimore. Pranë lapidarit kushtuar heronjve e dëshmorëve të fshatit Vuno u vendosën kurora. Në mitingun që u organizua në qendër të fshatit, merrnin pjesë kooperativistë dhe nga fshatrat e tjerë të Bregut, shokë, bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë të shokut Gogo Nushi, të afërm të familjes së tij, punonjës nga qyteti i Vlorës, deputetë e këshilltarë, udhëheqës të rinj e të reja dhe pionierë të Enverit. Nderoheshin edhe sekretari i parë i Komitetit të Partisë të Rrethit, Faik Çunaj, anëtari i komitetit Qendror të Partisë, Spiro Koleka, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit, Nedin Hoxha, e shokë të tjerë. Për jetën dhe veprën revolucionare të shokut Gogo Nushi kryetari i këshillit të BP të rrethit, Efigjeni Binaj [?]. Ndër të tjera, ajo vuri në dukje se Vunoi, Bregu i Detit, Vlora dhe e tërë Shqipëria do ta kujtojnë vazhdimisht Gogo Nushin, sepse njerëz të tillë revolucionarë e konsekuentë të çështjes së Partisë e të popullit mbeten të paharruar. Gogo Nushi ishte shembull i lartë i atdhetarit të flaktë, i komunistit të zjarrtë, i udhëheqësit të urtë, i thjeshtë proletar dhe i lidhjeve të ngushta me popullin, për të cilin ai shkrui çdo gjë. Pasi foli për veprimtarinë revolucionare, ajo theksoi se Nushi dha një kontribut të çmuar në Partinë e punës së Shqipërisë. (Vijon në faqen 3)

SHIU DHE MBJELLJET

Shirat e ditëve të fundit, sado në sasi shumë të pakta në krahasim me nevojat që ka bujqësia sot, ndihmuan të gjitha ekonomitë bujqësore që nuk pritën kushtet ideale dhe pastaj të fillonin nga mbjelljet. Sipas të dhënave të shërbimit sinoptik, sasia e përgjithshme e shiut të rënë gjatë këtyre ditëve të fundit lëviz deri 10 milimetra. Vetëm në disa rrethe, si Shkodër 30 mm, Pukë 36, Tiranë 26, dhe Durrës nga 16 milimetra, ky kufi është kapërcyer. Edhe sipërfaqja e tokës së mbjellë me bimët e pranverës luhatet nga një rreth në tjetrin për bimë të ndryshme. Me mbjelljen e misrit më mirë paraqiten Lezha, Shkodra, Saranda, Elbasani dhe Durrësi, kur Berat, Tirana dhe Gramshi janë ende prapa. Rrethi i Elbasanit është i pari që në shkallë vendi përfundoi në kohë mbjelljen e fasuleve dhe Durrësi, Lushnja e Saranda janë në hetë [?] të fundit, ndërsa Gjirokastra dhe Lezha nuk po i ndjekin. Nga katër rrethet që kultivojnë pambukun, më mirë po ecën Lushnja, pas saj renditet Fieri; ndërsa Durrësi dhe Berati janë ende në fillimet e punës. Kohë për të pritur nuk ka. Motit nuk i dihet, prandaj të intensifikohen mbjelljet aty ku janë prapa dhe të ndërhyhet me ujitje në të gjitha ngastrat e mbjella për të nxitur mbirjet - kjo është detyrë e ditës.

PËRFUNDUAN ZGJEDHJET NË GREQI

8 prilli i gjeti përsëri zgjedhësit grekë përpara qendrave të votimit për të votuar se kush nga forcat politike do të mbizotërojë parlamentin grek dhe, për pasojë do të drejtojë qeverinë e vendit. Këto janë zgjedhjet e treta që zhvillohen brenda 10 muajve, çka tregon për rivalitetin elektoral midis partive më të mëdha politike të Greqisë. Tensionet elektorale u vunë re edhe në vështirësitë në drejtimin e vendit nga qeveria e koalicionit e cila u formua në periudhën ndërzgjedhore. «Një periudhë e tillë e paqëndrueshme politike prej 10 muajsh, vinte në dukje Bi-Bi-Si-ja, u reflektua edhe në problemet ekonomike, në nivelin e jetesës etj., në Greqi, duke i acaruar edhe më shumë ato». Gjatë gjithë ditës së diel rreth 8 milionë zgjedhës votuan në 16584 qendra votimi. Cilat ishin rezultatet e këtij votimi? Sipas agjencive të lajmeve që i referohen burimeve greke të informacionit dhe Ministrisë së Brendshme të Greqisë, që njofton rezultatet e votimeve, shumicën e votave në këto zgjedhje e mori partia e «Demokracisë së Re», që drejtohet nga Kostandin Micotakis. Ajo fitoi 47 për qind të votave, domethënë 150 vende në parlamentin grek prej 300 vendesh. Kjo përbën një rritje prej dy vendesh në krahasim me zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar, në të cilat kjo parti fitoi 148 vende. Po partia Socialiste Panhelenike Greke që drejtohet nga Papandreu dhe që ka drejtuar vendin nga viti 1981 deri më 1989? Ajo fitoi 38 për qind të votave, të barabarta këto me 124 vende në parlament. Siç rezultoi, kjo parti pati një humbje nga zgjedhjet e nëntorit, me katër vende në parlament. Humbje pati edhe «Aleanca e majtë», e cila nga 10,9 për qind të votave që kishte fituar në nëntor të vitit të kaluar, mori në 8 prill vetëm 10 për qind dinj te tyre. Për të patur shumicën absolute në parlament, partisë së «Demokracisë së Re» i duhej edhe një vend dhe e siguroi me 9 prill me përkrahjen e Partisë së Ripërtëritjes Demokratike (DIANA). Kjo e fundit siguroi vetëm një vend në parlament. Duke siguruar kështu shumicën absolute në parlament, 151 vende, «Demokracia e Re», ka të drejtën të formojë qeverinë e re. Kjo qeveri, theksojnë njoftimet, do të përbëhet vetëm nga anëtarë të kësaj partie, meqenëse kryetari i Partisë së Ripërtëritjes Demokratike, deklaroi se partia e tij do të votojë në parlament për «Demokracinë e Re», por nuk do të marrë pjesë në qeveri. Brenda kësaj partie, Micotaqis, si kryetar i Partisë «Demokracia e Re», do të ngarkohet nga presidenti Sarcetakis për të formuar qeverinë e re. Micotakis i deklaroi Rojterit se, mes të tjerash, ai do të nënshkruajë një marrëveshje të re me SHBA për rishikimin e pranisë së bazave amerikane në Greqi, dhe do të vendosë marrëdhënie të plota diplomatike brenda tre muajve me Izraelin, i cili deri tani ashtu si dhe OÇP-ja ka vetëm mision diplomatik në Athinë e jo ambasadë.

Çështje dite

SHIU DHE MBJELLJET

NJE NGA NGJARJET NDERKOMBETARE TE DITES