EMRI DHE VEPRA E ENVER HOXHËS JANË TË PAVDEKSHME
Mbushen sot pesë vjet nga 11 prilli i vitit 1985, kur pushoi së rrahuri zemra e Enver Hoxhës, udhëheqësit të madh e të paharruar të Partisë e të popullit shqiptar, prijësit të revolucionit e arkitektit të Shqipërisë së re, ideologut e politikanit largpamës, komandantit ushtarak e diplomatit të madh, njeriut të shquar të historisë sonë kombëtare.
Enver Hoxha ishte themeluesi dhe udhëheqësi i Partisë sonë lavdiplotë, e cila, e lindur nga gjiri i popullit, u bë forcë e madhe udhëheqëse, frymëzuese dhe organizuese e luftës për liri, e vendosjes së pushtetit popullor, revolucionit dhe e ndërtimit socialist. Me shembullin e anëtarëve të saj që ishin në ballë të këtyre betejave me rëndësi historike për fatet e atdheut, me vijën e saktë marksiste-leniniste të përpunuar nën udhëheqjen e shokut Enver Hoxha, Partia fitoi besimin dhe dashurinë e popullit, bindjen e tij të thellë e të ndërgjegjshme në drejtësinë e rrugës së saj. Nderimi për Enver Hoxhën dhe veprën e tij është nderim për një veprimtari të pandërprerë, të gjithanshme e të frytshme për të mirën e popullit e të atdheut. Ai është, gjithashtu, vlerësim kuptimplotë për epokën e re të zhvillimit të Shqipërisë, për rrugën socialiste në të cilën e futi atë lufta dhe Revolucioni Popullor. Ky nderim është shprehja më e qartë e vazhdimësisë së ideve liridashëse të kombit shqiptar, e unitetit politik, moral e shpirtëror të të gjitha shtresave të shoqërisë shqiptare, e besimit të popullit në të ardhmen e lumtur të atdheut. Jeta e Enverit ishte një shembull i shkëlqyer përkushtimi ndaj atdheut. «Enver Hoxha, - ka shkruar shoku Ramiz Alia, - ishte një patriot i madh në forcimin e karakterit demokratik të shtetit shqiptar. Në një sërë shkrimesh e fjalimesh, në të cilat pasqyrohet vizioni i gjerë i Enver Hoxhës si mendimtar revolucionar e reformator krijues i jetës shoqërore, tregohet rruga e saktë dhe e frytshme për realizimin e këtij synimi të vazhdueshëm: rritja e rolit të masave, pjesëmarrja njerëzore më e gjerë e tyre në drejtim, kontroll e zbatim, thellimi i pandërprerë i demokracisë socialiste. «Forca e pushtetit, - theksonte shoku Enver, - qëndron në karakterin e tij demokratik». Një vend të veçantë në veprën e Enver Hoxhës zënë fjalimi i tij i njohur «Socializmin e ndërtojnë masat, Partia i bën ato të ndërgjegjshme», si dhe një numër fjalimesh të tij për kontrollin punëtor, për forcimin e rolit të organeve të zgjedhura të pushtetit e të përfaqësuesve të popullit në to etj. Kjo trashëgimi e çmuar jo vetëm pasqyron përvojën historike të Partisë, vijën e saj të drejtë e përpjekjet e vazhdueshme për demokratizimin e pandërprerë të shoqërisë sonë, por janë me vlerë të madhe aktuale për komunistët dhe për masat popullore. Këto mësime dhe kjo përvojë e grumbulluar gjatë viteve janë një ndihmë shumë e çmuar në këtë punë të madhe e masive ku janë përfshirë Partia dhe Populli për revolucionarizimin e demokratizimin e mëtejshëm të jetës sonë, së cilës i dhanë një shtytje të fuqishme vendimet e Plenumit të 9-të të Komitetit Qendror të Partisë. Enveri ishte një udhëheqës popullor i lidhur me jetën dhe praktikën e zhvillimit shoqëror. Ai ndiqte me kujdes e vëmendje çdo zhvillim e çdo ndryshim, çdo dukuri e prirje të re. Ndërsa u gëzohej sukseseve, ishte i ndërgjegjshëm për vështirësitë dhe, në krye të udhëheqjes së Partisë, ishte në kërkim të rrugëve, formave e mjeteve për t’i kapërcyer ato që zhvillimi të ecte përpara, që liria e atdheut të sigurohej, që jeta e njerëzve të përmirësohej vazhdimisht. Këto synime ishin themeloret dhe në vizionin teorik e në veprimtarinë e tij praktike këtyre u nënshtroheshin të gjitha rregullat, format, mënyrat e organizimit. Shoku Enver ishte armik i fetishve, ai ishte kundërshtar i pajtueshmërisë me rutinën e mendimit. Në çdo direktivë e vendim Partia dhe Enveri kishin kurdoherë parasysh kushtet konkrete të Shqipërisë, në çastin e caktuar, stadin e zhvillimit material e psikologjinë e popullit, rrjedhimet e favorshme ose jo të masave që do të merreshin, të sotmen dhe perspektivën. Tek Enveri me të vërtetë teoria nuk ishte dogmë, por udhëheqje për veprim. Ai jo vetëm ekzistte, por ishte nismëtar i veprimeve e vendimeve që i kërkonin koha e interesat e atdheut, në të gjitha fushat: në ekonomi, në kulturë, në politikën e jashtme. Në përputhje me këtë logjikë të saktë u kryen me maturi e me pikuri industrializimi i vendit dhe kolektivizimi i bujqësisë, zhvillimi i arsimit e i kulturës, të gjitha transformimet ekonomike e shoqërore që shënuan historinë e Shqipërisë gjatë 40 vjetëve. U forcua mbrojtja, u frymëzua dhe u ndër-tua një politikë e jashtme e urtë dhe e drejtë, çdo hap i së cilës synonte në forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit, në sigurimin e lirisë e të zhvillimit të tij të pavarur. Gjatë këtyre pesë vjetëve që kur Enveri nuk është më midis nesh, populli dhe Partia kanë punuar e kanë luftuar me aflatë revolucionare atdhetarie që e frymëzonte udhëheqësin e mësuesin tonë të madh. Në arritjet e reja për forcimin e lirisë e të pavarësisë së atdheut, në luftën për kapërcimin e situatave të vështira, në përpjekjet për përparimin e Shqipërisë sonë shtrenjta është i pranishëm Enveri. Midis nesh rreh zemra e tij e madhe, pulson mendimi i tij i pasur, trojnë idealet e cilave ai u kushtoi gjithëçka.
ptar, të shoqërisë shqiptare, e besimit te Hoxha, - ka shkruar shoku Ramiz Alia, - ishte një patriot i flaktë. Ai ishte mbrojtur me traditat e shquara atdhetare të vendit tonë të vogël e të vuajtur. Ai luftoi me heroizëm të pashoq, me armë, me dituri, me tërë qenien e tij, për të mbrojtur atdheun tonë socialist, pavarësinë e sovranitetin e tij, të drejtat e tij kombëtare, dinjitetin e popullit e të shtetit tonë socialist». Gati pesëdhjetë vjet veprimtarie militante, janë mishërimi më i gjallë i asaj ndjenje të zjarrtë atdhedashurie që përshkoi si një fill i kuq të gjithë jetën e Enver Hoxhës, që sundoi e drejtoi të gjitha mendimet e mendimet e tij, që i vuri vulën vetë të gjithë veprimtarisë së tij praktike.
Në vitet heroike të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ai jo vetëm ndjeu dhimbjen e pushtimit dhe rrezikun që i kërcënohej vetë ekzistencës së kombit shqiptar, por si askush tjetër kuptoi që duhej bërë, pa më të qartësinë e perspektivë të saktë rrugën në të cilën duhej të ecte lufta e popullit shqiptar për liri kombëtare e shoqërore. Të Enveri populli pa komandantin legjendar të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, prijësin trim e të matur, të guximshëm e gjakftohtë, të dalë nga gjiri i popullit e të ushqyer me vyrtytet fisnike të tij. Në rastet e vështira e vendimtare të kësaj epopeje të lavdishme, qëndrimet e pjekura e të guximshme të Enver Hoxhës shfaqën me një dritë të veçantë madhështinë e atdhetarizmit që e frymëzonte atë.
Kjo ndjenjë e madhe dhe e shenjtë për çdo shqiptar, ishte motivi i fuqishëm i asaj veprimtarie kolosale që kreu Enver Hoxha pas çlirimit të vendit e deri në ditën e fundit të jetës së vet. Kur Shqipëria u bë e lirë, kur populli shqiptar ta luftën e tij u sovran e zot i fateve të veta, ishte bërë e mundur të realizoheshin dëshirat, aspiratat e ëndrrat e brezave të tërë atdhetarësh e burrash të shquar të kombit shqiptar.
Endrra e madhe e përparimit, dëshirë e zjarrtë për të bërë Shqipërinë të bukur, të fortë e të lumtur, për të sundonte në çdo vepër të tij ai Shqipërisë, të Enverit. Ajo përbënte qëllimin e jetës së tij, i jepte impuls e fuqishëm për punë të palodhur e vetëmohuese, ajo ishte përmbajtja e gjithë veprimtarisë së tij që shtirej në çdo fushë të jetës shoqërore. Dashuria për atdheun, dëshira që ky popull fisnik të jetonte atë jetë që kishte meritua, me luftën e sakrificat e veta, me historinë dhe virtytet e larta morale, i jepnin Enverit dhe Partisë guximin dhe largpamësinë. Përtej pamjes së Shqipërisë së shkatërruar nga lufta, përtej mjerimit ekonomik e varfërisë kulturore të trashëguar, ata shihnin Shqipërinë e ardhme, Shqipërinë e sotme, të lirë e sovrane, ekonomisht të pavarur e në binarët e një zhvillimi të pandërprerë, Shqipërinë e njeriut të lirë nga shtypja e shfrytëzimi, me mundësi të gjithanshme për dije e kulturë.
Enver Hoxha ishte ideatori dhe arkitekti i këtij zhvillimi që e nxori vendin tonë nga një periudhë thuajse mesjetare drejt një përparimi të pandërprerë e të hapur ndaj të ardhmes. Në shërbim të kësaj çështjeje të madhe, në krye të Partisë e të popullit, ai vuri energjitë fizike e shpirtërore, dijet dhe kulturën e gjerë. Dashuria për popullin dhe përkushtimi ndaj atdheut, që karakterizonin tërë qenien e tij, e bënë Enverin burrë shteti, mendimtar, diplomat e strateg ushtarak, reforma-r të jetës shoqërore e organizator të përsosur.
Tek populli e masat punonjëse shoku Enver Hoxha shihte faktorin vendimtar për sigurimin e lirisë e të pavarësisë së atdheut, forcën e gjallë të aftë për të realizuar transformimet ekonomike e shoqërore që diktonte koha. Ashtu sikurse në luftën për çlirimin, nuk mund të arrije fitore pa pjesëmarrjen e gjerë të masave popullore, edhe në ndërtimin socialist, nuk mund të ecë përpara, përmes vështirësish e pengesash të shumta, pa angazhimin e ndërgjegjshëm të popullit, të forcës e të dijes së tij, pa unitetin e interesave e të qëllimeve midis shtresave e brezave, pa unitetin popullor e të Partisë.
Çështjen e unitetit shoku Enver Hoxha e vlerësonte gjithmonë si një çelës të artë për arritjen e çdo objektivi ekonomik, politik e ideologjik. Themelin e tij ai e shihte në drejtësinë e vijës së Partisë, në kuptimin e drejtë të masave për min e ndryshimeve shoqërore. ...
më i madh i organeve të pushtetit me popullin, veçanërisht, rritja e rolit dhe e kontrollit të masave në veprimtarinë e tyre, ishin për të rrugë thelbësore për forcimin e unitetit Parti-popull dhe për ruajtjen e thellimin e karakterit demokratik të rendit tonë shtetëror.
Enver Hoxha nga bindjet, formimi dhe përvoja e tij ishte udhëheqës popullor, prijës masash. Në veprën e tij teorike dhe në veprimtarinë e vet praktike trajtimi i problemeve që kanë të bëjnë me rolin e masave, me marrëdhëniet e tyre me organet e organizmat partiakë e shtetërorë, kanë zënë vazhdimisht një vend të gjerë. Në çaste të caktuara të historisë së Shqipërisë së re, vendmarrja e angazhimi i tij për këto çështje ka qenë veçanërisht i spikatur. Sidomos pas mesit të viteve ’60 e deri në fund të jetës së tij, shoku Enver u kushtoi një vëmendje të veçantë këtyre aspekteve të jetës shoqërore që kishin të bënin me revolucionarizimin dhe demokratizimin e mëtejshëm të Partisë e të pushtetit popullor, me rritjen e rolit udhëheqës të Partisë në shte tin socialist.
Tashmë ngjarjet që ndodhën në vendet e Lindjes vërtetuan plotësisht paralajmërimet e Enver Hoxhës për fundin logjik të rrugës në të cilën ishin futur partitë e tyre. Partia e Punës e Shqipërisë dhe Enver Hoxha jo vetëm e parashikuan një fund të tillë, por iu futën analizës për zbulimin e shkaqeve, për nxjerrjen mësimeve nga një përvojë negative.
Enver Hoxha zbuloi të burok ratizmi dhe liberalizmi burimet e tyre proceseve shoqërore që kishin frenuar zhvillimin e shoqërisë socialiste dhe që do të çonin gjithmonë e më tepër në ftohjen, pasivitetin e indiferentizmin e masave deri në armiqësinë ndaj një pushteti shtetë-ror që kish humbur besimin e vet. Analizat dhe përfundimet e shokut Enver Hoxha për thellimin e burokratizimit si një bllokuptim idealist në kundërshtim me interesat e popullit, mbitkën luftën e Partisë e të masave kundër burokratizmit, ishin në themel të masave konkrete që u ndërmorën në ato vite. Kjo luftë pati reperkusione të rëndësishme ideologjike e politike dhe luajti një rol të