NDERIM PËR ENVER HOXHËN
- SHOKU RAMIZ ALIA DHE UDHËHEQËS TË TJERË TË PARTISË E TË SHTETIT BËNË HOMAZHE DHE VENDOSËN KURORA PRANË VARRIT TË SHOKUT ENVER HOXHA -
Dje, më 11 prill, në ditën e 5-vjetorit të vdekjes së udhëheqësit të madh e të paharruar të Partisë e të popullit, prijësit të revolucionit e arkitektit të Shqipërisë së re, shoku Enver Hoxha, mbarë populli e Partia vendosën me respekt e mirënjohje të thellë veprën e ndritur dhe kujtimin e paharruar të tij.
Në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit shkuan dje që në mëngjes për të bërë homazhe pranë varrit të shokut Enver Hoxha mijra punonjës të qytetarëve të punës e të prodhimit, të dikastereve e institucioneve, veteranë të luftës e të punës, ushtarake, pjesëtarë e të afërm të familjeve të dëshmorëve, të rinj dhe pionierë të Enverit.
Në orën 10.00 erdhën këtu dhe bënë homazhe shoku Ramiz Alia, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë dhe Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe shokët, Adil Çarçani, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë dhe kryetar i Këshillit të Ministrave, anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Sami Miskë, Prokop Murra, Rita Marko, kandidatet e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Kico Mustaqi, Llambi Gegprifti e Pirro Kondo, anëtarja e Komitetit Qendror të Partisë dhe kryetare e Këshillit të Përgjithshëm të FDSH-së, Nexhmije Hoxha, anëtarët e Komitetit Qendror të Partisë Pilo Peristeri, anëtarë të Komitetit Qendror të Partisë, të Presidiumit të Kuvendit Popullor e të Qeverisë, punonjës të aparatit të Komitetit Qendror të Partisë, përfaqësues të organizatave qendrore të masave, kuadro drejtues të organeve të Partisë e të pushtetit të tërhequr në pension.
Shoku Ramiz Alia dhe shoku Adil Çarçani vendosën pranë varrit të shokut Enver Hoxha kurorën në emër të Komitetit Qendror të Partisë me mbishkrimin «Lavdi shokut Enver Hoxha, udhëheqësit të madh të Partisë dhe të popullit». Në emër të Presidiumit të Kuvendit Popullor kurorën e vendosën shokët Rita Marko e Xhafer Spahiu dhe të Këshillit të Ministrave shokët Manush Myftiu dhe Pali Miska. Një kurorë u vendos edhe nga shoqja Nexhmije Hoxha dhe fëmijët. Kurora u vendosën gjithashtu në emër të Këshillit të Përgjithshëm të FDSH-së, Ministrisë së Mbrojtjes Popullore dhe Komitetit të Partisë dhe Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit.
Shoku Ramiz Alia dhe udhëheqësit e tjerë të Partisë e të shtetit qëndruan në heshtje dhe nderuan me grushtin lart para varrit të shokut, udhëheqësit dhe mësuesit të shtrenjtë.
Gjithashtu bënë homazhe pjesëtarë të familjes së shokut Enver.
Gjatë ceremonisë, orkestra frymore ekzekutoi marshe funebër dhe Himnin Kombëtar. Ushtarakë e pionierë të Enverit bënë roje nderi.
Pastaj shoku Ramiz Alia përshëndeti e takoi ngrohtësisht me punonjës të kryeqytetit, me komunistë, veteranë, të rinj e të reja pionierë të Enverit. Ai i shtrëngoi dorën fort veteranit Gani Lamçe dhe duke i prekur distinktivin e 40-vjetorit të themelimit të Partisë, që mban ky komunist thotë:
- Sa herë që shikoj këtë më rritet respekti për komunistët, për Partinë e Punës. Të qëndroni kurdoherë në fortë, ashtu siç është Partia, siç ka qenë Enver Hoxha!
- Të rrojë Partia e ju papçim malet ju shoku Ramiz. Të tillë do jemi dhe Shqipërinë do ta mbajmë kurdoherë të fortë! - përgjigjen njerëzish veteranë të rinj së bashku.
(Foto: ATSH)
Shoku Ramiz Alia dhe udhëheqës të tjerë të Partisë e të shtetit pranë varrit të shokut Enver Hoxha. (Foto: ATSH)
Mendimi krijues i masave dhe fryma e garës çojnë më përpara arritjet
- Njoftim i Komisionit Qendror të Garave Socialiste -
Klasa punëtore, fshatarësia kooperativiste dhe punonjësit e tjerë, të mobilizuar me të gjitha forcat për të vënë në jetë vendimet e Plenumit të 9-të të Komitetit Qendror të Partisë, po arrijnë rezultate gjithnjë e më të mira.
Tremujori i parë i këtij viti u karakterizua nga një punë me rezultate përforcuese e regjimit të kursimit, uljen e shpenzimeve e rritjen e rendimentit. Mendimi krijues i masave, fryma novatore po futet më gjerë në çdo punë, si dhe në për- sosjen e marrëdhënieve në prodhim, në harmonizimin e interesave e përdorimin me efektivitet më të lartë të levave ekonomike.
Komisioni Qendror i Garave Socialiste, i mbështetur në arritjet e tremujorit të parë të vitit 1990, Vendosi:
TË DALLOJË RRETHET:
1. Tiranë, Fier, Korçë, Shkodër, Vlorë, Lushnje, Gjirokastër, Sarandë, Pogradc, Librazhd, Lezhë, Gramsh, Përmet, Tepelenë për arritje të mira në plotësimin e planit të prodhimit të përgjithshëm industrial.
2. Berat, Dibër, Fier, Korçë, Lushnjë, Kukës, Përmet, Shkodër për arritje të mira në plotësimin e planit të të ardhurave të buxhetit.
3. Durrës, Kolonjë, Korçë, Krujë, Lezhë, Përmet, Pogradc, Skrapar, Tepelenë, Tiranë, Elbasan për arritje të mira në plotësimin e planit të dorëzimit të vezëve.
4. Durrës, Fier, Krujë, Lezhë, Lushnjë, Përmet, Tepelenë e Vlorë për arritje të mira në plotësimin e planit të dorëzimit të perimeve.
5. Shkodër, Lezhë, Dibër, Durrës, Lushnjë, Fier për arritje të mira në punimet e stinës.
6. Tiranë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Lezhë, Përmet, Pukë për arritje të mira në dorëzimin e objektivave dhe plotësimin e detyrave në ndërmarrje.
7. Durrës, Elbasan, Kolonjë, Krujë, Kukës, Librazhd, Mirditë Skrapar për përdorimin me kursim të energjisë elektrike.
Rrethet Tiranë, Berat, Shkodër, Fier, Gjirokastër, Lushnje e Përmet duhet të punojnë më mirë për përdorimin me kursim të energjisë elektrike.
8. Gramsh, Kolonjë, Librazhd, Sarandë për arritje të mira në higjienë e profilaksi.
9. Tiranë, Dibër, Skrapar, Shkodër për punë të mirë në gjallërimin e jetës kulturore e artistike.
TË NDEROJE ME FLAMURIN KËTO KOLEKTIVA PUNONJËSE DHE KOOPERATIVA BUJQËSORE
Kolektivin punonjës të ndërmarrjes ship- shyrëtimit Patos- Kuçovë, ndërmarrjes së shkrim-zëkimit Patos, ndërmarrjes së ndërtim-montimit Patos, ndërmarrjes gjeologjike «Ba- tam Curr», ndërmarrjes gjeologjike Rubik, të minierës së kromit Vlerore Bulqizë e Kalisma- Kuc- kë, minierës bakrit Kurbnesh e Mirditë e Fushë-Arrëz Pukë, minierës së qymyrgurit Memaliaj - Tepelenë e Vali- Tiranë, minierës së kromit Prenjas-Librazhd, uzinës së Shkodër, uzinës «Gogu- lëzi», Fier, ndërmarrjes kimike Durrës, kombinatit drurit «Misto Ma- tre» Tiranë, ndërmarrjes përpunim- drurit Gramsh e Fushë-Arrëz Pukë, ndërmarrjem bujqësore Plasë - Korçë, Balllë - Lezhë, Grabian - Lushnje, «Muzaf Asqeri» - Gjirokastër, Gjorm-Krujë, Vrinë-Sarandë, Peqin-Elbasan, Përmet, Tepelenë, ndërmarrja e rritjes shpendëve Tiranë, kooperativa bujqësore Golem-Gjirokastër, Goriçë - Korçë, Leshnicë - Pogradc, Donarësë - Berat, Përparim-Elbasan, Buçimas - Pogradec, Jub-Sukth Durrës, Serman- Fier, Mjedë - Shkodër, ndërmarrja e bonifikimit Fier, Dibër, Elbasan, SMT-të Korçë dhe Vlorë, ndërmarrjet e kullotave Kukës dhe Mat, ndërmarrja e veshjes Korçë dhe Durrës, ndërmarrje prodhimeve të ndryshme Përmet, Artistike Shkodër e «Migjeni»-Tiranë, NPN Pogradc, fabrika e këpucëve Tiranë, uzina plastmasit Durrës, fabrika go- mes Durrës, ndërmarrja metalike Tiranë, fabrika e qilqit Tiranë e Korçë, NMN kombinati metalurgjik Elbasan, ndërmarrja e ndërtimeve industriale Tiranë, ndërmarrja ndërtime H/C Banjës Elbasan, ndërmarrja e ndërtimit Mat, NMN Pe- qin, kombinati i tullave Tiranë, NNM Tiranë, parku automobilistik Pogradec, Gramsh e Tiranë, rajoni hekurudhor Elbasan, oficina automjeteve Durrës, fabrika e bukës Tiranë, ndërmarrja bukë-makara- rona Durrës, ndërmarrja e grumbullim-përpunimit Durrës, ndërmarrja ushqimore Berat, ndërmarrja ush- qimore Lezhë, ndërmarrja duhan- cigareve Shkodër, ndërmarrja du- han-cigareve Durrës, ndërmarrja mish-qumësht Fier, Elbasan e Sarandë, ndërmarrja e peshkimit Durrës, ndërmarrja e rritjes dhe nxjerrjes peshkut Shkodër, NTSH Ersekë, NTU Korçë, NFP Koman, ndërmarrje e riparim-shërbimit Berat, Pogradec, Bulqizë, ndërmarrja riparim-shërbim fshatit Korçë, ndërmarrja elektro-ujësjellës Durrës, komunale-banese Vlorë, komunale-banese nr. 2 Tiranë, spitali rrethit Përmet, Tropojë e Mirditë, spitali nr. 1 Tiranë, drejtoria e PTT Tiranë e Gjirokastër, uzina mekanike e tekstilit Berat, uzina «Partizani»-Tiranë, uzina elektromekanike Tiranë, shtëpia kulturës e rrethit Përmet, pallati i kulturës Lac.
Detyrat e këtij viti, si vit i fundit i pesëvjeçarit të 8-të janë më të mëdha se çdo vit tjetër me synime edhe më të guximshme. Ato kërkojnë nga të gjithë mobilizim të vendosur, mendim novator, nderim e frymë krijuese në organet e drejtimit, zgjidhje konkrete të problemeve në konsultim me punëtorët, kooperativistët e punonjësit e tjerë, kërkesë llogarie dhe bashkëpunim efektiv midis degëve të ekonomisë.
KOMISIONI QENDROR I GARAVE SOCIALISTE
11 prill 1990
MIRENJOHJE PËR BIRIN DHE MËSUESIN E PAHARRUAR
- GJIROKASTËR -
Për të nderuar veprën e ndritur e kujtimin e paharruar të shokut Enver Hoxha, birit më të shtrenjtë të Gjirokastrës dhe të gjithë Shqipërisë, qindra banorë të lagjeve të qytetit, punonjës të qendrave të punës e të prodhimit, veteranë, nëna e bashkëshorte të dëshmorëve, deputetë e këshilltarë, ushtarakë, të rinj e të reja dhe pionierë të Enverit, të Gjirokastrës u mblodhën dje, pranë rrahe monumentit të shokut Enver Hoxha, të ngritur në një nga kodrat më të dukshme të qytetit.
Ndoreshin edhe sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, Manxhar Binaj, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Flamur Çani dhe shokë të tjerë.
Pranë monumentit, u bënë homazhe dhe u vendosën tufa me lule. Pionierë të Enverit bënë rojë nderi.
Në qendra pune e prodhimi, kooperativa bujqësore e shkolla, u organizuan biseda e pasdite tematike, ku veteranë të luftës e të punës treguan kujtime të tyre nga takimet e gjyqit me udhëheqësin e mësuesin e paharruar.
Kaloí fëmijën dhe një pjesë të kohës së rinisë shoku Enver Hoxha.
- TIRANË -
Punonjës, specialistë e kuadro të kombinatit të autotraktorëve «Enver Hoxha» u mblodhën dje për të përkujtuar me nderim e mirënjohje të thellë jetën e veprën e lavdishme të shokut Enver Hoxha në një nga mjediset e uzinës «Traktor». Për arritjet e shënuara në zbatim të detyrave të caktuara nga Partia dhe pajisja me pajisje të shokut Enver Hoxha dhe punën që bëhet për të vënë në jetë porositë e shokut Ramiz Alia dhe në takim me punonjësit e këtij kombinati në Komitet Qendror.
Sektori i punës me kujtimet dhe porositë respekti për komunistët, për Pa- rë të Punës. Të qëndroni kurdoherë në fortë, ashtu siç është Partia, siç ka qenë Enver Hoxha!
Pedagogë e studentë të Shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerëve «Enver Hoxha», të Akademisë Ushtarake dhe nxënës të shkollës «Skënderbeu» bënë homazhe, vendosën kurora e tufa me lule pranë monumentit të komandantit legjendar dhe bënë përkujtimin ceremonial.
Gjithashtu në ndërmarrje ekonomike si në uzinën «Enver» etj. institucione, shkolla u bënë ballafaqime të arritjeve me objektivat e lëvizjes «Flamurtare» të mësimeve të shokut Enver Hoxha, luftëtare të zbatimit të vendimeve të Kongresit të 7-të të Partisë, si dhe vizita në shtëpinë muze, ku u themelua Partia, në muzeun «Enver Hoxha» etj. Bab- noret të lagjeve, të rinj, pionierë të Enverit, lotosa etj. të kryeqytetit dhe të ardhur nga rrethe të ndryshme, shkuan pranë monumentit të shokut Enver Hoxha në sheshin «Skënderbej», etj.
Durrës -
Pranë bustit të udhëheqësit të madh e të paharruar, shokut Enver Hoxha, në portin detar «Enver Hoxha», në Durrës, bënë homazhe dhe vendosën kurora e tufa me lule punonjës të këtij porte, të kantierit detar, të flotës tregtare, të ndërmarrjeve të tjera ekonomike, veteranë të rinj e të reja pionierë të Enverit etj.
Në çdo homazhe dhe vendosën tufa me lule edhe sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, shoku Muho Asllani, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit Luan Babameto e shokë të tjerë.
Në ndërmarrje ekonomike, institucione e shkolla u organizuan biseda me veteranë të luftës, punonjës kuadrot që janë takuar apo kanë letërkëmbim me shokun Enver Hoxha, të cilët treguan kujtimet e tyre për udhëheqësin e paharruar.
- KORÇË -
Për të nderuar emrin dhe veprën e lavdishme e të pavdekshme të shokut Enver Hoxha, pranë monumentit të tij në Sheshin e Dëshmorëve të qytetit në Korçë, njerëz homazhe dhe vendosën tufa me lule punonjës dhe qindra të rinj e pionierë të qytetit e të punës e prodhimit, veteranë të luftës e të punës, deputetë e këshilltarë, heronj të punës socialiste, pjesëtarë e të afërm të familjeve të dëshmorëve, ushtarakë, të rinj e të reja, pionierë të Enverit etj.
Ndoreshin edhe sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, shoku Vangjel Çarçani, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Gjergji Krastafillaku dhe shokë të tjerë.
Pranë monumentit u bënë homazhe dhe u vendosën kurora e tufa me lule. Pionierë të Enverit bënë rojë nderi të Komitetit të Partisë, Komi-
U largua nga vendi ynë Paolo Emilio Taviani
Paolo Emilio Taviani, President i Federatës Italiane të Vullnetarëve të Lirisë (FIVL) dhe nënpresident i Senatit të Republikës Italiane, si dhe personalitetet që e shoqërojnë atë, gjatë qëndrimit në vendin tonë bëri vizita në rrethet Tiranë, Durrës, Berat dhe Krujë.
Në Tiranë miqtë italianë vizituan Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun «Enver Hoxha», Ekspozitën «Shqipëria sot» si dhe objektet të tjera sociali kulturore. Në Berat ata bënë homazhe pranë lapidarit kushtuar të rënëve në luftimet e Beratit, ku morën pjesë edhe ish-partizanë italianë dhe vizituan Muzeun e Kulturës Popullore si dhe Muzeun e Onufrit. Ndërsa në rrethin e Krujës përveç homazheve në lapidarin kushtuar luftëtarëve, në të cilat morën pjesë edhe ish-partizanë italianë, ata vizituan Muzeun «Gjergj Kastrioti - Skënderbeu». Në këtë rreth miqtë italianë u pritën nga drejtues të komiteteve të veteranëve dhe kryetarët e komiteteve ekzekutive të rretheve.
Gjithë vizitat në këto rrethe Paolo Emilio Taviani dhe personalitetet e tjera italiane u shoqëruan nga sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar, Myqerem Fuga dhe shokë të tjerë.
(ATSH)