14/04/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

14 prill 1990

PSE ËSHTË HEQUR DORE NGA HIDROCENTRALET E VEGJËL?

VEZHGIMI YNË INFORMATIV Natyra në Dibër afron mundësi dhe rezerva të gjera për mbështimin e energjisë elektrike. Sipas një studimi, Dibra mund të prodhojë 10 herë më shumë energji elektrike ose të japë 3 herë më shumë sesa nevojat e saj. Studiuesit mendojnë se kjo energji mund të përdoret edhe për ngrohje në qytet dhe në fshat. Në këtë plan ata llogaritën të mbrojnë edhe pyjet që në këtë tërthinë po varfërohen nga viti në vit. Po ku janë këto burime ujore? P.sh. uji i ujëmbledhësve të Kacnisë gjatë rënies drejt ujëmbledhësit të Bllacës në dimër e drejt Selishtës, Zogjejt e Luznisë në verë për ujitje, zbret nga një lartësi 1400 metra nëpërmjet disa ujëvarave. Ndërtesat e kësaj vepre kanë llogaritur disa hidrocentrale të vegjël gjatë rrjedhës së ujit. Vepra ujore me burim liqenet e Lurës, vepra e lidhë kanali i Valikardhës, kanali i Sllatinës, i Setës etj. kanë vepruar në këtë të përshtatshme për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël, sa çdo numër e fuqi instalues që mund të jepnin do të fshihte rezerva të reja. Edhe ujëjellësit që në aksionin e këtyre viteve po rriten, përbëjnë një rezervë tjetër. Dy hidrocentralet e Fushë-Bulqizës, vendosur mbi ujëjellësin e qytetit, ka vite që funksionojnë me leverdi të lartë. Edhe ujëjellësi i Korabit, me tri skema shfrytëzimi... Po kush duhet të merret me këtë punë? Edhe ky është një problem që kërkon zgjidhje. Hidrocentralet e mëdhenj, mbi 2000 kilovatë, ndërtohen nga Ministria e Industrisë së Rëndë, dhe e Energjitikës, kurse hidrocentralet e vegjël, 50-2000 kilovatë, ndërtohen nga Ministria e Ekonomisë Komunale. Për hidrocentralet nën 50 kilovatë nuk bëhet fjalë, sepse, siç na thanë në drejtorinë përkatëse të Ministrisë së Ekonomisë Komunale, «janë me humbje»? Mendojmë që këto korizina duhen shqyrtuar. Në ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël, në shfrytëzimin e pikës së ujit (se çdo pikë ujë, kur bie nga lart, jep energji) duhet zgjeruar shikimi. Në ndërtimin e 2-3 hidrocentraleve mbi ujësjellësin e tubëzave të Bulqizës a nuk mund të futen edhe minierat e kromit? Energjia elektrike e prodhuar jo vetëm do të kushtonte mjaft lirë, por këto hidrocentrale do t’i kishin si «butona» të sigurt që mund të takoheshin në çdo rast duke u shërbyer në kohë pikave-vënyë nëpër miniera. Gjeologjia mund të bëhet një shfrytëzuese e burimeve të shumta në male. E pse duhet të ndërtohen linja të tëra të gjata elektrike nëpër male, kur një hidrocentral i vogël, fjala vjen në Shtrungëz, mund të plotësojë ato nevoja që kanë dy apo tri sonda shpimi, një ekip gjeologjik? Ndërmarrja e ujërave në Di... Ndërsa «ujin nuk e shet», energjinë elektrike të prodhuar nga hidrocentralet e vendosura mbi investimet e saj e ble vaç për ta përdorur për të vënë në lëvizje elektropompat ujitëse. A mund të bëhen ndërmarrjet e ujërave prodhuese të energjisë edhe më tej. Ku ka ujë mund të bëhen duke mbuluar kësisoj harxhimet që bëjnë dhe duke i dhënë edhe rrjetit. Shikimin mund ta zgjerojmë edhe më tej. Ku ka ujë, mund të prodhohet energji elektrike. Në Gramë, fjala vjen, në atë rrjedhë uji mjaft të fortë, një hidrocentral «veror» do të shërbente për të vënë në punë dy stacione pompimi për ujitjen e livadheve të bukura alpine, për rritjen e prodhimit kullosor, por edhe për ndriçimin dhe kulturimin e jetës së barinjve. Disa vite më parë, një novator i ndërmarrjes ushqimore instaloi këtu një «hidrocentral» me fuqi 1.5 kilovat, i cili vinte në punë skrematricën e baxhos, jepte edhe dritë për stacionin e ngritjet aty afër. Këto janë disa fakte. Po si mund të bëhen realitet praktik? Ja një shembull: në Muhur, disa vite më parë ndërmarrja komunale ndërtoi vetë një hidrocentral për 5 muaj. Makineritë, me një fuqi të instaluar 250 kilovatë, u prodhuan në vend. Është ndër hidrocentralet me leverdi e të qëndrueshëm në Dibër. Sot industria jonë ka forca të prodhojë turbine a gjeneratorë. Ndërti- që i kalon të 2000 kilovatët. A ll o garitet gjatë projektimeve edhe energjia elektrike që mund të merret nga ujësjellësit? Edhe po, edhe jo. Në Bulqizë është detyrë e projektimit të një ujësjellësi të ri me burim ujin e një galerie në thellësi të malit të Durricit. Projekti ende nuk është bërë, ndaj e shohim të udhës të bëjmë një sugjerim. Uji që do të merret këtu, 40-70 litra në sekondë, në 500-600 metra lartësi, mund të shfrytëzohet para se të kalojë në qytet, nëpër 2-3 hidrocentrale. …mund të bëjnë një numër burimesh të shumta në male. E para sonda shpimi, një ekip gjeologjik? Ndërmarrja e ujërave në Dibër ka bërë vepra të tilla ujore për përbëjnë një përvojë të çmuar të krijimtarisë popullore. Heroi i njohur i kësaj vepre, Gani Tusepi, ka qenë projektues dhe zbatues i shumë kanaleve dhe hidrocentraleve të vegjël lokalë. A nuk mund t’i rikthehemi kësaj tradite? Po si? Thjesht duke ndërtuar, mbi veprat ujore hidrocentrale të vegjël. Është interesant se kjo ndërmarrje, kur vjen puna për t’u dhënë ujë hidrocentraleve të ndërtuara mbi kanalet «e veta», jo vetëm nuk «shet ujë», por është e detyruar të japë llogari para komunales pse nuk ka pastruar kanalin! …në burimet e mëdha. E para pastruar kanalin! …burimeve të shumta në male. E para pastruar kanalin! një ndër hidrocentralet më forca të prodhojë turbina e gjeneratorë. Ndërtimet e tjera janë simbolike, vështyhen për disa muaj. Në mbyllje e vlen, të ritheksojmë përsëri një fakt: Dibra mund të prodhojë nga vendosja e hidrocentraleve mbi rrjetin ekzistues ujor tri herë më shumë energji elektrike se sa ka nevojë. Specialistët thonë se parametrat e shfrytëzimit të këtyre hidrocentraleve janë mbi mesataren e drejtave të zhvilluara të Evropës. Është kjo një përvojë që meriton të vlerësohet për Dibrën dhe për rrethe të tjera.

SITUATE E RE PUNE NE BUJQESI

Kronika ditore e «Zërit...» SITUATE E RE PUNE NE BUJQESI Përvoja ka në bazë hershmërinë Tri janë drejtimet kryesore ku këto ditë është përqëndruar puna e kooperativistëve: shërbimet në grurë, ato në lulëdelli, patate dhe foragjere, si dhe mbjelljet e misrit, fasuleve e perimeve. Të 66 mm shi që ranë para pak ditësh, kanë krijuar për çdo gjë kushte shumë të mira. Vështirësia që iu krijua grurit për përvetësimin e lëndëve ushqyese, po lehtësohet nga puna për nitrifikimin e tij. Dora e katërt e nitratit është hedhur në 90 për qind të gjithë sipërfaqes së mbjellë. Krahas shërbimeve në lulëdelli, patate e foragjere, problem i ditës është mbjellja e misrit, fasuleve dhe perimeve. Me datën 13 prill në mbarë 46 mbjelljet shënon për misrin 46 për qind, fasule 80 për qind dhe perimet 91 për qind. Mbi mesataren e rrethit janë Turani, Maricaj, Qesarati, Krahësi e Duka[jt], por janë prapa Izvori, Kalivaçi e ndonjë tjetër. Sivjet 60 për qind e gjithë sipërfaqes me misër është marrë nga kooperativistët në ngarkim me plan-detyrë. Për këtë po përgjithësohet përvoja e brigadës së Selckës, që vazhdimisht ka plotësuar detyrën. Kjo përvojë ka për bazë hershmërinë. Ndaj nga gjithë po punohet me objektivin që mbjellja të përfundojë më 20 prill. SEJMEN GJOKOLI

Me një radhë punësh

- POGRADECI - Për fazën e tanishme të zhvillimit të grurit, ku 60 për qind e sipërfaqes është në fillim të ngritjes e në ngritje të plotë dhe pjesa tjetër në vëllazërim masiv, kultivuesit e kanë përqëndruar vëmendjen në luftimin e dëmtuesve semundjeve. Janë përcaktuar ngastrat e infektuara dhe çdo ekonomi ka siguruar bazën e nevojshme materiale për të përballuar këtë proces. Deri tani është kryer sprërkatja me preparate kimike në 1300 ha dhe vazhdon nitratrimi i katërt në 3500 ha. Ritmet e punëve të ditës janë të larta edhe për mbjelljen e kulturave pranverore. Pas përfundimit të mbjelljes së patates e jonxhës, me përqëndrim forcash vazhdon mbjellja e fasuleve dhe shërbimet në kulturat e dyta. Për misrin kujdes tregohet në zbatimin e hallkave teknologjike, si përgatitjen e mirë të shtratit të mbjelljes ku janë përdorur 200-250 kv pleh organik për ha, dhe sipas kushteve...

Briten ritmet

- DURRES - Gjatë tri ditëve, sipas një përllogaritje të përafërt, ranë 50mm shi, ç’ka do të thotë një ajut- jei. Në mënyrë të veçantë kjo i bën mjafë mirë grurit. Por shirat kanë shpejtuar punët edhe në fronte të tjera. Met Rapiki, agronom në sektorin Vrinë të kooperativës bujqësore të Rrashbullit, na thotë: «Shirat krijuan kushte të mira kudo, sidomos për misrin. Kemi mbjellë deri tani 78 për qind misër-kalli e për silazh. Tani ritmet i kemi shpejtuar dhe me kushtet e reja të krijuara objektivi është që misrin ta mbjellim në sektor brenda datës 20 prill. Kryeagronomi i seksionit të bujqësisë, Figiri Guza, na jep këtë tablo: «Gjendja e krijuar në bujqësi nga shirat e rënë na ka vënë në pozitë më të shëndosha punë që ta shfrytëzojmë në maksimum, atë si grurë, duke shpejtuar lagështirën e krijuar, po shpejtojmë hedhjen e dorës së fundit të nitratit. Në sipërfaqet e mbjella, por dhe të pambjella, sipas kushteve, do të bëhen branimi ose rulimi për të ruajtur lagështinë. Janë rritur ritmet e mbjelljes së duhanit. Në foragjere po tregojmë kujdes për hedhjen e detyrimit të tyre dhe të plotë të plehut azotik për të shpejtuar rritjen për konsum. Në tokat e mbjella me lulëdelli, foragjere në ngastrat me panxhar sheqeri të mbirë, po bëhet prashitja dhe kultivimi i tyre të shoqëruara me një dorë të plotë të plehut azotik. Ndërkaq, shirat po shfrytëzohen sidomos për rritjen e ritme- ritmeve të mbjelljes së misrit, që është prapa, me qëllim që të sigurojmë hershmërinë e nevojshme.

Më shpejt në mbjelljen e misrit

- MIRDITË - Rreshjet e fundit të shiut dhe dëborës në rrethin e Mirditës të kujtojnë ndonjë fund dimri. Në zonat e larta të kooperativave bujqësore të Zajshit, Oroshit, Spaçit, Klosit, Xhuxhës, Fangut e të Domgjonit ka rënë dëborë. Në këto zona vëmendja dhe kujdesi kryesor i kushtohet blegtorisë, ushqimit të saj që të kapërcejë vështirësitë sidomos ndryshimin e shpejtë të temperaturave, që më shumë që del edhe nevoja e transportimit të bazës ushqimore. Veç kësaj, atje punohet edhe me hapjen e kanaleve kulluese, pritjen e ujërave të larta në arat e mbjella, pastrimin e kanaleve ekzistuese dhe nxjerrjen e plehut organik përqëndruar kryesisht në kullimin e arave të misrit, edhe në ato që janë mbjellë, por më shumë në ato që do të mbillen, se po nuk larguam ujërat e shumta, që janë mbledhur në tokat e pluguara, mbjellja do të shtyhet shumë. Edhe në disa ekonomi bujqësore kryehet kjo punë. Por në Fierë, Munaz, Ndërfushaz, Perlat, në Perlatin e Epër shumë kanë përqëndruar në kullimin e grurit dhe në nxjerrjen dhe transportin e plehut organik. Edhe ato kanë rëndësinë dhe vlerën e tyre deri sa kryhen, por nuk duhet të harrojmë se vetëm 38 për qind e sipërfaqes së misrit është mbjellë deri tani. Nga 19 ekonomi që ka rrethi, në 17 ka filluar. Ky zgim i vonuar i dimrit

SHOKU ADIL ÇARÇANI I DËRGON TELEGRAM URIMI KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS GREKE

Kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Adil Çarçani, i dërgoi këtë telegram urimi kryeministrit të Republikës Greke, Konstantin Micotaqis: «Me rastin e caktimit Tuaj në postin e lartë të Kryeministrit të Republikës Greke, Ju dërgoj përshëndetjet e sinqerta dhe urimet e mia më të mira. Përfitoj nga rasti të shpreh bindjen se marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit i frytshëm midis Shqipërisë dhe Greqisë do të zhvillohen më tej në të ardhmen në dobi të të dy popujve dhe vendeve tona fqinjë, të paqes e bashkëpunimit në rajonin tonë.» (ATSH)

Një fakt, një lajm

Nga hedhurinë e mbetje, ushqim për blegtorinë Prej vitesh të tëra barda, nënprodukt që del nga përpunimi i melasës, për alkool në kombinatin e sheqerit në Maliq, trajtohej si hedhurinë, duke u derdhur në lumin Devoll. Shpërdorohej kështu një artikull me vlera, si ushqim për blegtorinë. Kësaj praktike iu dha fund. Pas bashkëpunimit mes specialistëve të blegtorisë dhe atyre të industrisë ushqimore, u krye studimi për ngritjen e një linje që ky nënprodukt të përdoret për ushqimin e viçave të ndërmarrjes së rritjes së gjedhit në afërsi të kombinatit të sheqerit. Për këtë u ndërtua një linjë e plotë. Nga fabrika e alkoolit nëpërmjet tubacioneve bardha çohet në një depo shpërndarëse dhe prej andej nëpërmjet një rrjeti nëntokësor çohet në 16 stalla në përqasje me përqindjen e lendës së thatë dhe në një temperaturë 30-35 gradë. Linja u ngrit brenda tre muajve. Për të dhënë ndihmesën punonjësit e kombinatit të sheqerit në Maliq, ata të ndërmarrjes së ndërtimit dhe të rritjes së gjedhit. Për ndërtim-montime u investuan 350 mijë lekë. KOSTAQ DUKA

U hap ekspozita e piktorës gjermane Kate Kollvic

Në kuadrin e shkëmbimeve kul-turore midis Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, Komiteti Shqiptar për Marrëdhënie Kulturore e Miqësore me Botën e Jashtme dhe Galeria e Arteve Figurative në Tiranë, organizuan dje pasdite në një nga sallat e këtij institucioni hapjen e ekspozitës së piktorës Kate Kollvic. Në këtë ekspozitë janë paraqitur 75 vepra në gravurë, vizatimin dhe skulpturë me motive nga puna dhe jeta e klasës punëtore gjermane në vitet e njëzeta dhe të parë të këtij shekulli si, ciklet në oforte «Marshimi i endësve», «Lufta klasore», gravura dhe dru «Hormazh Karl Libkneht», «Shulz», litografia «Nëna mbrojtëse e saj», etj. të cilat janë punuar me nivel të mirë artistik. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë piktorë e skulptorë, punonjës të institucioneve kulturore e artistike, studentë e pedagogë të Institutit të Lartë të Arteve, nxënës e mësues të shkollës së mesme artistike «Jordan Misja» etj. Ndodheshin edhe kryetari i Komitetit Shqiptar për Marrëdhënie Kulturore e Miqësore me Botën e Jashtme, Jorgo Melica, zëvendëskryetari i Komitetit të Kulturës dhe Arteve, Çapajev Gjokutaj, drejtor drejtorie në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Andon Bërxholl, dhe shokë të tjerë. Ishin të pranishëm edhe i ngarkuari me punë a.i. i ambasadës së RFGJ-së në RPS të Shqipërisë, Verner Daum dhe funksionarë të tjerë të ambasadës. Fjalën e rastit e mbajti drejtori i Galerisë së Arteve Figurative, Ksenofon Dilo, i cili ndër të tjera vuri në dukje: (Vijon në faqen 4)

BISEDIME PËR BASHKIMIN MONETAR GJERMAN

NJE NGA NGJARJET NDËRKOMBËTARE TË DITËS Me të ardhur në fuqi të enjten, qeveria e koalicionit në Gjermaninë Lindore shpalli si detyrë të ngutshme e me përparësi arritjen e bashkimit monetar, ekonomik e sho-qëror me RF të Gjermanisë, duke nënvizuar se këtë dëshiron ta realizojë më 1 korrik të këtij viti. Bashkimi monetar vle-rësohet nga specialistët si një lojë e madhe dhe e vështirë për një nga mos-nhat më të larta kombëtare të markës gjermane perëndimore, e cila ka për detyrë të ruajë qëndru-eshmërinë e inflacionit në nivel të ulët. Por shumi-ca e zyrtarëve gjermanoperëndimorë janë të mendimit se perspektiva e një bashkimi ekonomik në Lindje e barazpeshon një rrezik të tillë. Ata theksojnë se «dojçmarka» do t’i japë Gjermanisë Lindore një monedhë të fortë si bazë për një ekonomi kapitaliste me orientim tregu. Pjesa më e vështirë e bisedimeve për bashkimin monetar parashikohet të jetë kursi i shkëmbimit. Koalicioni gjermanolindor kërkon që kursimet private të shkëmbehen në shkallën një me një, ndërkohë që Bundesbanka këmbëgul për shkëmbimin e të gjitha fondeve gjermanolindore në shkallën 2 marka gjermanolindore me 1 markë gjermanoperëndimore, përjashtuar këtu një sasi prej 2 mijë markash nga kursimet private që do të shkëmbehen në raportin një me një. Ministri i Ekonomisë i RFGJ Helmut Haussman theksoi se sasia e parave në shkëmbimin një me një mund të jetë edhe më e madhe se kjo shifër, ndërsa kolegu i tij gjermanolindor Gerhard Pol, kërkon një kufi 30 mijë markash. Pagat të gjermanolindore kërkon gjithashtu që edhe pagat të shkëmbehen me shkallë të barabartë. Lidhur me këtë zyrtarët gjermanoperëndimorë kanë paralajmëruar për papunësi masive në Lindje në qoftëse raporti një me një i ngrë kostot e firmave para se ato të rritin rendimentin për të konkuruar në tregun botëror. ARBEN KARAPICI

Këto ditë në Zogaj të Tropojës po i kushtojnë vëmendje të veçantë blegtorisë. Dallohet për punë të palodhur brigadieri Qamil Isufi. (Foto: L. Hoti)