SITUATË E RE PUNE NË BUJQËSI
Hapi i parë për duhanin – me vlerë
Vetëm pardje nga 122 ha që është caktuar grafiku ditor, u mbollën rreth 240 ha me duhan, nëpër ekonomitë bujqësore të rrethit të Elbasanit. Mbjellja e kësaj bime deri tani është kryer në mbi 53 për qind të sipërfaqes. Fakti që çdo ditë mbillet afro dyfishi i sas isë së planifikuar, tregon se ritmet e tilla po mbahen për dy arsye: së pari, përgatitja e ngastrave për mbjellje ka përfunduar me kohë, dhe së dyti, kushtet e mira të krijuara pas shirave po shfrytëzohen mjaft mirë nga kooperativistët.
Të gjitha ekonomitë bujqësore kanë përshpejtuar mbjelljen, por meritojnë të veçohen Gjoçaj, Karina, Rasa, Klosi e në veçanti Shushica, të cilat kanë mbjellë 75-80 për qind të sipërfaqes. Në këto ekonomi luftohet që detyrat të kryhen në kohë. Përfundimi i mbjelljes së duhanit për zonën e ulët është planifikuar fundi i prillit dhe për zonën malore 10 maji.
Përveç mbjelljes së fidanëve të rinj, në ngastrat që u mbollën gjatë ditëve me thatësirë ka përfunduar zëvendësimi i fidanëve të dëmtuar e të pazënë. Kështu është bërë e mundur që në gjithë sipërfaqen e mbjellë, që tani të sigurohet numri i bimëve.
Ndërkohë ka lindur një shqetësim: në të gjitha zonat e rrethit, shumë mbjellës herët se vitet e tjera, është shfaqur dëmtuesi i duhanit, pleshti. Ky dëmtues përveç sasisë, ul shumë sidomos cilësinë. Megjithë masat që janë marrë deri tani për luftimin e tij, mungesa e furnizimit me preparate mund të sjellë shqetësim për ditët e mëvonshme.
SHABAN XHEMALI në seksionin e bujqësisë të rrethit Elbasan
Vetëm tri ekonomi mbjellin pambuk
- Vëzhgim nga Berati -
Me parë të japim një pamje të shkurtër për mbjelljet e pranverës. Në shkallë rrethi deri tani janë mbjellë dhanë 42 për qind e sipërfaqes, misër 37 për qind, fasule, 84 për qind. Po pambuk? As 5 për qind. Deri më 14 prill në 8 ekonomitë bujqësore të rrethit që kultivojnë këtë bimë nga 910 ha gjithsej, janë mbjellë vetëm 26 ha. Dhe këto: Lapardhaja 10 ha, Goricani 11 ha dhe Poshhnja 5 ha. Kurse ekonomitë bujqësore të Perondisë, Starovës, Kozarës, Kutalizës dhe Syzezit ende nuk kanë filluar nga ky proces. Zotimi i drejtuesve dhe specialistëve të këtyre ekonomive është që këtë vit
(Vijon në faqen 2)
Në misër duhet shpejtuar
- PERMET -
Këto ditë pas shirave u nxitrua e gjithë sipërfaqja e grurit me një dorë nitrat; kurse mbjellja e fasuleve, patateve dhe e perimeve janë në përqindjet e fundit.
Është mbjellë mbi 60 për qind e duhanit dhe po kryhen zëvendësimet e nevojshme në sipërfaqen e mbjellë para shirave. Tani forcat e mjetet janë përqëndruar në mbjelljen e misrit, që të përfundojë brenda prillit. Kooperativa e Petranit ka mbjellë mbi 60 për qind të sipërfaqes së misrit. Këtu tejkalhoet çdo ditë grafiku ditor. Edhe në kooperativën e Këlcyrës është mbjellë mbi 50 për qind e sipërfaqes dhe po ecet me ritme të shpejta e me cilësi. Në kushte të përafërta janë, por nuk po ecin me të njëjtin ritëm kooperativat bujqësore të Çarshovës, Sukës dhe Ballabanit, që kanë mbjellë rreth 45 për qind të kësaj kulture. Në zonën malore kanë ecur mirë kooperativat bujqësore të Miçanit, Ogreni t, dhe Topojanit. Çfarë pret Frashëri që nuk ka filluar ende dhe Kreshova e Zhepova që kanë mbjellë vetëm 3 e 5 ha? Gatishmëria e traktorëve nuk mungon. Janë gjetur rrugë për të ndrequr defektet në fusha. Në riparimet që bëhen në brigadë marrin pjesë edhe traktoristët me kualifikim të lartë së bashku me mekanikët e ofiçinës, që janë shpërndarë nëpër brigada. Traktoristi e ndjek veç të cilësinë e riparimit. Format e shërbimit dhe “kordi po japin fryte të tyre në këtë periudhë që kërkon punë intensive. Më mirë duhet ndjekur puna nga SMT-ja në kooperativat malore, sepse Bubejsi, Malasi dhe Zhevopa po pengohen nga ana e saj. PËRPARIM MUSTAFAJ
Disa dikastere i qëndrojnë larg Gramshit
Ndërtimi i kompleksit hidroenergj etik të Banjës përshpejtohet, përditë e më shumë. Edhe liqeni i krijuar në shtratin e Devollit përvit po e shton aftësinë e ujëmbajtëse e po i afrohet qytetit të Gramshit.
Nga krijimi i liqenit ky qytet do të pësojë ndryshime që kanë të bëjnë me zhvendosje objektesh, nyjash e rrugësh.
Përgjegjësi i sektorit të urbanistikës, Enver Kalo, shpjegon se zona industriale e qytetit bashkë me ndërmarrjet ekonomike do të vendoset në anën jugore të qytetit në një sipërfaqe prej më se 20 hektarësh, ku shteti do të investojë për të rreth 25 milionë lekë. Zona industriale nuk do të pësojë thjesht zhvendosje, po një transformim si nga ana teknologjike, ashtu edhe nga ana funksioni dhe aftësia prodhuese. Për këtë projektuesit dhe urbanistët kanë kryer studime në disa variante, për t’iu përgjigjur më mirë edhe së ardhmes së zhvillimit të qytetit. Të gjitha këto do të harmonizohen me shëtitoren e gjërë në breg të liqenit, unazën e re dhe hyrjen e rikonstruktuar të qytetit. Në të ardhmen kjo të lartë Gramshi do të ketë edhe banimin e vet, blloqe të reja banimi me arkitekturë më funksionale, me zhvillimi i mëvonshëm i qytetit do të bëhen në anën tjetër të lumit dhe liqenit, në fshatin e sotëm, Trashovicë. Pra, Gramshi është ajo e një qyteti thuajse turistik, bashkëkohor.
Të gjitha këto që thamë më lart, tani për tani janë vetëm në përfytyrimin tonë, nga përshtypjet që merr nga planimetria e vendosjes së re të qytetit, sepse punimet e deritanishme flasin qartë se nuk po ecet me intesimin e duhur dhe se afateve të caktuara në vendimin e vitit 1986 të Këshillit të Ministrave sikur iu është kaluar anash. Për vitet 1987-1989, investimet për rivendosjen e gjendjes nga krijimi i liqenit janë planifikuar 67 për qind. Mosrealizimi i detyrave të përcaktuara nga ky vendim vjen sepse ndërmarrjet zbatues e kanë krijuar deficitet të ndjeshme për periudhën 3-vjeçare. NN-ja e Gra- [teksti vazhdon në kolonën tjetër]
Detyra që dalin nga ndërtimi i kompleksit hidroenergj etik të Banjës.
mshit detyrën e ka plotësuar 73 për qind, NN-ja e hidrocentralit të Banjës 46 për qind, ndërmarrja komunale 39 për qind, ndërmarrja e asfaltimeve të Tiranës 73 për qind e kështu me radhë. Nga ana tjetër, dikasteret përkatëse nuk i kanë dhënë fonde të caktuara për çdo vit. Ministria e Bujqësisë ka krijuar një deficit prej 4,1 milionë lekësh, e Tregtisë 550 mijë lekë, ndërmarrjet 703 mijë lekë, e Ekonomisë Komunale dhe lista mund të vazhdojë me tej.
Po për detyrat e këtij viti si po punohet? Përseri jo mirë. Në tërësi 3-mujori është përmbushur 68 për qind. Me përjashtim të NN-Rruga të Elbasanit, ndërmarrjet e tjera paraqiten me mosrealizime jo të vogla. Për ta dhënë sa më realist gjendjen t’u drejtohemi përsëri shifrave: punimet në sistemin komunal dhe tensionin e lartë dalin zero për qind, NNM e kombinatit metalurgjik 36 për qind, HEC-i i Banjës 58 për qind, NN-ja e Gramshit 57 për qind etj. Nga 22 objekte të këtij viti, në 8 prej tyre ende nuk ka nisur puna.
Këto ditë në Komitetin Ekzekutiv të KP të Rrethit të Gramshit u organizua një takim i përbashkët me përfaqësues të dikastereve për këto shqetësime. Aty u lanë edhe afate për dikasteret, për të raportuar sa më shpejt se kur do të marrin zgjidhje disa probleme të ngutshme. Më keq ende, kur përfaqësues të disa dikastereve nuk i kishin plotësisht të qarta disa prej detyrave të këtij viti, le pastaj ato të vitit të ardhshëm, për të cilat nuk është shprejt të mendohet që tani.
Né Gramsh del nevoja e ndërtimit të një poligoni ku do të prodhohen parafabrikate, betone e do të plotësohen nevoja të tjera për realizimin e volumeve të punës në ndërtim. Ai është objekt i parë që duhej ngritur, po ende nuk ka përfunduar projekti e,
nuk është vënë në plan, edhe pa për këtë ka vendim. Zvarritje ka edhe për projektimin e kolektorit të ujërave të qytetit dhe fillimin e ndërtimit të tij, po ashtu edhe për ndërtimin që do t’i shërbejë ndërtimit të fshatit të ri Çërrujë, studimin për transportin e udhëtarëve nëpërmjet liqenit dhe objekte të tjera. Pas gjithë këtyre objekteve qëndrojnë dikasteret përkatëse. Ndonjë prej shokëve të dikastereve, në takimin që thamë, u përpoq të ua hidhte fajin shokëve të Gramshit dhe harroi se problemet që dalin nga përmbytja nuk i takojnë vetëm këtij rrethi. Po ashtu, nuk na u duk qëndrim i drejtë, kur ndonjë nëpunës dikasteri tha se «do ta ndihmojmë Gramshin». Këtu nuk bëhet fjalë për «ndihmë» e «zemërgjerësi» nëpunësish, po që secili të bëjë detyrën e vet. Dhe jo që nga Tirana, po duke ardhur në Gramsh, sepse edhe kompleksi hidroenergj etik këtu ndërtohet dhe problemet nuk zgjidhen nga zyrat.
Emri i mirë që po e mbajnë ndërtuesit e Banjës për ndërtimin e veprës, duhet të bëhet burim përvoje edhe për ndërtimin e objekteve të reja në qytetin e Gramshit. Të përmendim për këtë përvojën më të re, atë që u fitua për ndërtimin e uzinës së ferro-kromit në Elbasan, e cila po përfundon në kohë rekord e me cilësi të lartë.
Në përfundim duam të shtojmë edhe diçka tjetër që ka të bëjë edhe me një shqetësim të banorëve dhe drejtuesve në rrethin e Gramshit. Prapambetja kapërcehet me organizim të mirë, ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe jo me zgjidhje të pamenduara e të rastit. Shembulli jo i mirë që u dha për projektimin dhe ndërtimin e rrugës automobilistike Elbasan - Gramsh, ku zotëroi mendimi burokratik e që tanimë është i parapërgjegjshëm, s’duhet të përsëritet më. Gjithçka që do të ndërtohet në Gramsh, do t’i shërbejë së sotmes dhe së ardhmes, ndaj në këtë pikë bashkërendimi dhe këshillimet me grupe punonjësish e specialistësh janë të domosdoshme.
SEJDIN CEKANI
Shërbime intensive në grurë
- VLORE -
Edhe për rrethin e Vlorës shirat e fundit krijuan një gjendje të re për krejt ekonomitë bujqësore të rrethit.
Mbi këtë bazë po punohet me ritme të larta në disa fronte të mbjelljeve të pranverës, por edhe gruri është në qendër të vëmendjes. Sipas fazave të zhvillimit, nëpërmjet njohjes konkrete të ngastrave të mbjella, specialistët kanë përcaktuar radhën e shërbimeve, si: nitrifikimin, thellimin e vijave kulluese, si dhe luftimin e barishteve të këqija, të sëmundjeve e dëmtuesve.
Sipërfaqet e mbjella me grurë, thotë kryetari i kooperativës së Risilisë, Fatos Meminaj, - e kërkonin një dorë plotësuese me nitrat. Me skuadra të kualifikuara në hedhjen e plehrave azotike me dorë mundëm që brenda 4 ditë-
(Vijon në faqen 2)
SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM URIMI MBRETËRESHËS SË DANIMARKËS
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi mbretëreshës së Danimarkës, Margrethe II:
«Me rastin e festës kombëtare të Danimarkës kam kënaqësinë t'Ju dërgoj përshëndetjet e ngrohta së bashku me urimet e sinqerta që formuloi për lumturinë Tuaj dhe për begatinë e popullit danez».
(ATSH)
Për forcimin e mirëqenies shëndetësore të nënës dhe fëmijës
Punonjësit e shëndetësisë në rrethet e vendit, kanë intensifikuar punën për ruajtjen e forcimin e mirëqenies shëndetësore të popullit e veçanërisht të nënës dhe fëmijës.
Vëmendja e tyre është përqendruar sidomos në rritjen e shkallës së kualifikimit, të nivelit shkencor e profilaksisë e të shërbimit shëndetësor, duke forcuar bashkëpunimin me organet e pushtetit, të ekonomisë dhe me organizatat shoqërore të masave. Për rrjedhojë, vitin e kaluar, në krahasim me 1986, veprimtaria e femijëve 0-5 vjeç u ul 10 për qind dhe ajo josh moshohore 20 për qind në krahasim me vitin 1980. Për punë më të mirë janë dalluar rrethet e Gjirokastrës, të Sarandës etj., ku këta tregues janë nën mesataren e vendit. Shembullin e të cilëve duhet ta ndjekin rrethet e Tropojës, të Dibrës, etj. Edhe gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti, gjendja e mirëqenies shëndetësore të fëmijëve paraqitet më e mirë se në vitin që shkoi. Me përpjekje më të mëdha punonjësit e këtij sektori në rrethet e Gramshit, Kolonjës, Kukësit, Librazhdit, Matit, Mirditës dhe Tiranës, që tani kanë arritur tregues më të mirë.
Në zbatim të detyrave të Sesionit të 5-të të Legjislaturës së 11-të të Kuvendit Popullor, në institucionet shëndetësore në rrethe po punohet për futjen e metodave bashkëkohore në diagnostikimin e kurimin e sëmundjeve, për sigurimin e kushteve të përshtatshme të punës
(Vijon në faqen 3)
ATA TË TREMBEDHJETË E QINDRA TË TJERË...
Është një rrugë e zakonshme. Rrugë karakteristike shkodrane. E ngushtë, me shtëpitë që vijnë radhë-radhë, me mure të bardha dhe avlli të sistemuara bukur.
Gjithë - gjithë mund të arrijë afro gjashtëqind metra. Ndahet dikush në periferi të lagjes «8 Nëntori». Si çdo njeri apo familje, si çdo lagje, fshat a qytet, edhe kjo rrugë ka jetën e saj. Ka biografinë e vet të pasur. Ka gëzimet, shqetësimet, ndodhitë e përditshme. Takohemi me të dje- shmen. Jeton të sotmen. Por vështrojnë edhe ditët e ardhme. Kalon nëpër të dhe mënjëherë ia ndjen puls imet e jetës. Ia ndjen lëvizjen, gjallërinë. Dhe ndjehesh i rrëmbyer. Ajo të ka pushtuar të tërë.
Heroizmi në këtë rrugë është gjithkund i pranishëm, konkret. Kur shprehem kështu, nuk kam parasysh vetëm të djeshmen. Ajo është gjendur me shkronjat gjaku. Është shkruar nga zemrat dhe na vjen ndër vite si një mesazh i shenjtë. A nuk është vetë emri i rrugës një pjesë e këtij mesazhi? Trembëdhjetë dhe nëntëdhjetë e dy. Trembëdhjetë që dhe shkruan emrin e rrugës. Për emrin e parë është Heroi i popullit Perlat Rexhepi. Në këtë rrugë banoi ai për një kohë të gjatë. Vërtet ishte nga Vlora, por edhe Shkodra e bëri djalin e vet. Tek Banja e Vogël (emri i rrugës në vitet e luftës dhe më parë) derdhi gjakun e tij dëshmor-komunist Esat Gjylij. Dhe nuk i ishte kapërcyer ende të njëjtë e dy pranuverat. Në këtë rrugë lindën dhe u burrëruan Abdulla Kastrati e Shyqri Bushati, Fetah Barbullushi, Shaban Huti e Xhemal Bushati. Të pestë u vranë në moshën kamp nën nazistët e Prishtinës. Janë pesë trima nga të njëjënd e katër të masakruar. Edhe nga gjaku i tyre çelën bozuhure. Ende kujtojnë. Në këtë rrugë kanë banuar edhe Fadil Alush Dibra. Dy vëllezër, dy dëshmorë. Ndërsa dëshmori i fundit nga të trembëdhjetët është Qezim Cirilami. Gjaku i tij shenjtë tokën austriece. Pasi u arratis nga kampi i përqëndrimit në Bregtenfurid të Vjenës, u lidh me komunistët vjenezë dhe u pendu nëndërlidhës midis tyre dhe të internuarve. I bashkoi qëllimi, i bashkoi gjuhën e lirisë. Por një ditë... Dhe ishte pragu i pranverës.
Që nga rënia e dëshmorit të parë e deri tek i trembëdhjeti, nuk bëhen më shumë se dy vjet. Por kjo periudhë është një pjesë e madhe e heroizmit. Të gjithë banorët e rrugës u lidhën pa treg rezervë me Luftën, me Partinë. Dhe nuk kursyen asgjë. Nadi banorët e Banjës së Vogël e quajnë rrugën e tyre Banja e Kuqe.
Vitet e socializmit, vitet e epokës së Partisë ashtu si për të gjithë atdheun, u bënë dritë edhe për banorët e rrugës «Esat Gjylili». Vërshimi i dritës i mblodhi njerëzit në këngë e gëzime. Erdhen kohë të reja. Lindën heronj të rinj.
NJë jetë të tërë ka punuar hero Selim Shabani, Socialiste Muc Koxha në NSHRAK. Edhe tani që është në pension, atë përsëri atje do ta gjesh. Se aty u rrit mjeshtri duarart. Aty u rrit hero i luftës së madhe.
Në këtë rrugë takon edhe një tjetër Hero të Punës Socialiste, Selim Shabanin. E kush nuk e njeh heroin e gjingandëve të drithës? Emri i tij prej vitesh ka kapërcyer kufijtë e Shkodrës. Heroizmi në drejt tonë ka fituar të tjera përmasa. Ka arritur në të tjera lartësi. Këto janë lartësitë e socializmit. Në të tilla lartësi njerëzhen përshtaten të punës mund ta ngrejë vetëm një shoqëri e emancipuar, një shoqëri si kjo jona. Socializmi i fisnikëron njerëzit. Dhe ka një kujtim Selim Shabani, më të bukurin e jetës së tij. Takimin me Enver Hoxhën! E kishte udhëheqësi në ballë nje-riun e punës. Dhe nëpërshkupi të gjithë shokët e tij. Puthi të gjithë ata që heroizmin e kanë shndërruar në një gjest të zakonshëm.
Dyzët e tre shtëpi me rreth trembëdhjetë banorë numërohen gjithsej në rrugën «Banja e Vogël» gjatë viteve të Luftës. Po të shfletojmë më tej kronikat e kohës, mësojmë se nga familjet që e përbënin atë, katër ishin familje muratoresl, tri familje shoferësh, dy karrocierësh, dy shgeertësh e kështu me radhë mund të vazhdo-nim me bahçevanët, me rrobaqepësit, me marangozët e këpucarët. Po inteligjencia? Katër nëpunës të ulët dhe... dy bochalkallare?!
Ishte një realitet i trishtatë, rrënjësor. Ishim dhimbjet e mjerimit për të cilat Migjeni e kishte ngritur zërin me kohë. Tashmë ata kohë mund ta hasësh vetëm në ste-dat e muzeut.
Përbri shtëpive që mbi murin e bardhë mbajnë pllakati përkujtimore - medalje të heroizmit
(Vijon në faqen 2)
Çast nga puna në linjën e ambalazhimit të pijeve në fabrikën e vaj - pijeve, Shkodër.
(Foto: L. Lika)
Çast nga puna në linjën e ambalazhimit të pijeve në fabrikën e vaj - pijeve, Shkodër. (Foto: L. Lika)