17/04/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

17 prill 1990

SHPERPJESTIME QE NESER SJELLIN FIRO TE MEDHA

TERHEQIM VEMENDJEN SHPERPJESTIME QE NESER SJELLIN FIRO TE MEDHA — Në frontin e mbjelljeve të pranverës — Reshjet e ditëve të fundit në të gjithë territorin e vendit tonë janë të mjaftueshme dhe kanë krijuar kushte të përshtatshme për mbjelljen e kulturave pranverore. Një nga faktorët kryesorë nga varet marrja e rendimenteve të planifikuara për të gjitha bimët bujqësore është hershmëria në mbjellje. Këtë e ka vërtetuar, përvoja disavjeçare në praktikën e prodhimit. Mirëpo krahasimet midis rrutheve dhe ekonomive me kushte të njëjta, ose të përafërta tregojnë se kjo hollkë e teknologjisë nuk po vlerësohet kudo njëlloj. Ka një farë vetëkënaqësie nga «shqyrqi» për shiun e për pasojë, zvarritje e javasllëk në mbjelljen e pranverës. Sipas evidencës së fundit që ka Ministria e Bujqësisë, kushtet e krijuara po shfrytëzohen mirë në rrethet Lezhë, Shkodër, Vlorë, Fier, Lushnjë etj. Por nuk ndodh kështu në rrethet e Beratit, Tiranës, Tepelenës, Korçës dhe Përmetit ku ritmet e këtyre ditëve në mbjelljet e pranverës janë më të ulëta. Nuk ka asnjë arsye që rrethi i Beratit deri më datën 11 prill, të mbjellë më mirë vetëm 26 për qind të sipërfaqes së planifikuar, në një kohë që në Lezhë është mbjellë 65 për qind, në Shkodër e Vlorë, 55 për qind. Një nga faktorët që viti ka kaluar Berati nuk realizoi detyrën në misër ishte dhe vonesa në mbjellje. E njëjta gjë po ndodh këtë vit edhe në rrethe të tjera, nuk kërkohet veç për mbjelljen e misrit, por dhe për bimët e tjera, duke luftuar në këtë drejtim njëanshmërinë dhe neglizhencën që vërehet sidomos për mbjelljen e bimëve industriale: pambuk, duhan, sojë etj. E themi këtë sepse shifrat tregojnë se jemi në një nivelin e së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Kështu me pambukun deri tani është mbjellë vetëm 26 për qind e sipërfaqes së planifikuar ose 1500 ha më pak se në të njëjtën kohë me vitin që shkoi. Kjo prapambetje nuk mund të justifikohet kur dihet se afati më i përshtatshëm për mbjellje është nga 10 deri 25 prill. Këtë e vërtetojnë dhe përvoja e vitit të kaluar ku u krijuan deficite në prodhim. Njhet tashmë përvoja e kulturuesve të pambukut në Lapardha, në Cakran, në Luzin e Vogël etj., që në çfarëdo kushtesh të motit për çdo vit kanë marrë rendimente të larta e të qëndrueshme. Vit jo i përshtatshëm u konsiderua 1989-ta për pambukun. Por atje ku u mboll herët detyra u realizua e u tejkalua. P.sh. në kooperativën e Frakullës në rrethin e Fierit, në të 400 hektarët e mbjellë u muarën mesatarisht 20.8 kv për ha dhe në brigadat të veçanta deri në 27 kv për ha. Pra «argumentet» jemi zona skajore të kultivimit të pambukut nuk qëndrojnë. Për të mënjanuar «kapriçot» e mëvonshme të natyrës, duhet menduar qysh tani e pjesë e rrëshjeve që ranë e po bien. Prandaj është e domosdoshme që për këtë bimë ritmet të shpejtohen më shumë se në çdo front tjetër. Një panoramë e tillë vërehet edhe në mbjelljen e duhanit. Deri në fund të javës që shkoi në shkallë vendi është mbjellë 46 për qind e sipërfaqes në plan. Ritmet janë rritur këto ditë, sidomos në rrethin e Elbasanit, të Vlorës, Durrësit, Lushnjës, Fierit dhe Lezhës që kanë realizuar mbi 60 për qind të detyrës. Por kushtet e krijuara, pra lagështia në tokë, nuk e përligjin prapambetjen në rrethin e Korçës, të Dibrës, Beratit dhe Librazhdit të cilat janë nën mesataren e vendit. Toka të përgatitura ka, edhe fidana po ashtu. Mjde, vonesat në mbjellje kanë çuar në tejpjekjen e tyre. Për rrjedhojë po krijohen vështirësi për zënien në vendin e ndërrimit të fushë si dhe për shfaqjen e vrugut në fidanishtet. Në këto kushte është e domosdoshme që kudo të përshpejtohen ritmet e mbjelljeve, duke filluar së pari në ngastrat që janë në lartësi të kodrave, në tokat skeletike e me përshkueshmëri të lartë të ujit. Gjithashtu, detyrë tjetër është kontrolli i sipërfaqeve të mbjella për të bërë zëvendësimet e nevojshme, në mënyrë që të sigurohet numri i bimëve për hektarë. Pra koha nuk pret. Në kushtet e krijuara kërkohet të caktohen grafikë sa më të ngjeshur, përcaktim i krahinëve të punës e gatishmëri e lartë e mjeteve mekanike. Ashtu siç u punua për përballimin e kushteve të thatësirës së para disa ditëve, duhet të luftohet edhe për përfundimin në kohë dhe me cilësi të mbjelljes së bimëve të kulturave pranverore. … misër vitin e me rreth tre të tjera. Si mund të shpjegohet fakti që, ndërsa në rrethin e Dibrës janë mbjellë mbi 2000 ha në atë të Korçës vetëm 30 ha?! Pothuajse të njëjtat kushte klimatike, të njëjtën bazë materiale e mekanike kanë. Është koha që gjatë këtyre ditëve të jepet «alarm» për të fituar atë ç’ka kemi humbur. Dhe kjo … thin e Fierit, në të 400 hektarët e mbjellë me ugaron deri në 27 kv për ha. Pra «argumenteta» tani e jo të «qahemi» në tetor, nëntor. Vetëm 26 ha ka mbjellë Berati e 300 ha Durrësi, kur në Lushnjë e Fier janë mbjellë përkatësisht 1800 dhe 1000 hektarë. Çfarë pritet më në dy rrethet e para? Deri tani nga vonesat në mbjelljen kanë humbur përafërsisht 150 gradë celsius temperatura aktive, mbi 200 orë ndriçim diellor, si dhe një…

Përparësi eksportit

- LIBRAZHD - Gati të gjitha ndërmarrjet ekonomike realizuan e tejkaluan detyrat e planit të periudhës janar-15 prill. U arritën të gjithë treguesit ekonomikë nga e financimi. Nga tejkalimi i rendimentit të punës u dhanë 3 milionë lekë prodhime industriale më shumë. Detyrat u përballuan duke kursyer 540 mijë kilovat-orë energji elektrike. Edhe për 15-ditorin e parë të prillit që u përdorën kuota të reduktuara të energjisë, nuk pati asnjë mosrealizim, veç të tjerave, këto tregojnë se ekzistojnë shumë se në çdo front tjetër. Me përparësi janë ndjekur detyrat e eksportit. Plani i eksportit u realizua mbi 130 për qind. E veçanta e këtij viti është se detyrat janë tejkaluar nga të gjitha ndërmarrjet, jo vetëm në global, por edhe në zëra. Vetëm dy miniera, të hekurit e të kromit, detyrat e eksportit i kanë dhënë 4.4 milionë lekë prodhime më shumë. Punonjësit e grumbullim - përpunimit që kanë dyfishin e detyrave në krahasim me vitin e kaluar, me një punë më të organizuar, duke hapur pika grumbullimi në të gjitha zonat, detyrat i plotësuan 132 për qind. Eksporti u tejkalua edhe nga ndërmarrja e përpunim - drurit, pyjoria etj. Realizimet e deritanishme po shërbejnë si një mbështetje për të rritur frymën novatore, debatin e ballafaqimin dhe mbi bazën e një emulacioni më dinamik, po zbulohen mundësi e rezerva të reja, për të shkuar në festën e 1 Majit, me arritje edhe më të mëdha. XHEVDET ALMETA

Në një garë të vërtetë

- KOLONJE - Vendosja e stimujve materiale e puna me akord është bërë nxitje në çdo kolektiv, por edhe në shkallë rrethi. Kjo ka bërë që edhe ata punonjës që nuk i realizonin normat të shtojnë përpjekjet për t’i realizuar ato e për rrjedhojë në shkallë rrethi gjatë këtij tremujori numri i tyre të ulet në mesëm 25 për qind në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Të gjitha ndërmarrjet e rrethit i tejkaluan detyrat e tremujorit të parë në prodhimin industrial. Në shkallë rrethi kjo detyrë u realizua 110.7 për qind. Në krye të emulacionit edhe pas 3-mujorit qëndrojnë punonjësit e ndërmarrjes pyjore, të NB Mollasit, të SMT, të ndërmarrjes komunale etj. (Vijon në faqen 2)

Firma plot, krom pak

- Vëzhgim nga Dibra - Vetëm fabrika e pasurimit të kromit mbeti kësaj radhe në Bulqizë pa i plotësuar detyrat e tremujorit të parë. Mbi 3 mijë tonë koncentrat nuk u prodhuan për tremujorin e parë dhe jo për faj të kolektivit të fabrikës. Gjithë ky deficit u krijua nga mosfunizimi i rregullt me mineral të varfër që duhej ta sillte miniera e Batrës. Deficiti i krijuar nga kjo minierë në furnizimin e fabrikës arrin në 10 mijë tonë. Shqetësimi bëhet më i madh nga që edhe gjatë këtyre ditëve të para të tremujorit të katërt, deficitet po thellohen. Miniera e Batrës vazhdon të mos u përgjigjet detyrimeve. Nga 434 tonë që është kuota ditore e furnizimit, këto dy ditët e fundit, siç na thanë në fabrika, kanë ardhur vetëm 114 e 60 tonë në ditë. Çdo ditë bien telefonat. Drejtuesit e fabrikës e të rajonit shkojnë herë në Bater, herë në Burrel, në Komitetin ekzekutiv të KP të rrethit, herë në ministri. Dieta, karburant, ditë të humbura me ballafaqime. Parku i Matit dhe i Dibrës që duhej të transportonin këtë mineral, janë drejtuar në arb. Të gjitha këto shpenzime sektorit ende s’është ngritur. Më 12 shkurt, mbas shqetësimit që krijuan deficitë e janarit, u or-jetë tonësh, do të furnizohen edhe fabrikat. Kaluán tërë muaj janar dhe jove të tjera që mund të ishin kërkuar për të mos arritur ky deficit që po thellohet.

Firma plot, krom pak

- Vëzhgim nga Dibra - i shtohen deficitit të krijuar në prodhimin e koncentratit. Humbjet s’janë të vogla, shqetësimi në Bulqizë është i madh e megjithatë nuk po duket asnjë zgjidhje, kur kolektivi i fabrikës është zotuar që në qershor të mbyllë deficitin e krijuar. Po çfarë ka bërë në Bater? «S’jemi në gjendje të prodhojmë aq krom për fabrikën. Nuk iu përballojmë dot». Këtë përgjigje kemi marrë nga drejtori i minierës, të thënë në fabrikë. Pra, asnjë rrugëzgjidhje. Mirëpo, duke iu referuar disa fakteve të tjera, përfundimet të çojnë gjetkë. Në janar, sipas një detyre të dikasterit, duhej të fillonte nga puna sektori i përzgjedhjes të mineralit skok në këtë minierë. U dhanë edhe fondet. Nga ky stok prej 130 mijë tonësh, do të furnizohej edhe fabrika. Kalu an katër muaj dhe sektori deficitët e janarit, u organizua një ballafaqim i gjerë. Në sektorët e ndryshëm të minierës u përcaktuan pesë burime dhe sasia e kromit që do të merrej prej secilit prej tyre për të furnizuar fabrikën e pasurimit me 494 ton mineral në ditë. U ndanë detyrat dhe në fund të aktmarrëveshjes u hoqën firmat e drejtuesve të minierës e të fabrikës, Mehmet Hasa e Mirdash Dani, si dhe të përfaqësuesve të rretheve e të ministrisë, Bajram Puca, Hamdi Beshku, Agim Cevani e Gole Vasha. Le të ndalemi pak këtu. Në njërën anë, thuhet hapur se «s’jemi në gjendje të prodhojmë aq krom sa kërkon fabrika», në anën tjetër, në aktmarrëveshje hidhet firma. Pra sa për të dalë nga mbledhja. Mirëpo ato firma jo vetëm që nuk zgjidhën gjë, por iu bënë postbllok edhe zgjidhjeve arritur te ky deficit që po thellohet. FRANO ÇAKA

Prodhime më shumë, veprimtari të ndryshme

- TIRANË - Dje, në «Ditën e Enverit», në të katër rajonet e rrethit të Tiranës, u punua me mobilizim të lartë për të zbatuar vendimet e Plenumit të 9-të të KQ të Partisë dhe porositë e shokut Ramiz Alia. Në rajonin nr. 2, ku detyrat u plotësuan mbi 100 për qind, u dalluan veçanërisht minatorët e Valiasit, që mbi detyrën ditore nxorrën 200 tonë qymyrguri, bënë 10 metra punime avancimi, si dhe grumbulluan 6 tonë hekurishte. Shembullin e tyre e ndoqën punëtorët e kombinatit ushqimor «Ali Kelmendi» dhe të prodhimit të veshjeve, që planin e tejkaluan përkatësisht 2 dhe 5 për qind, të ndërmarrjes së ndërtimit «21 Dhjetori», ku grafiku ditor në disa objekte u tejkalua 10-15 për qind etj. Duke punuar me frymë sulmuese, punonjësit e rajonit nr. 3 dhanë mbi planin 200 mijë lekë prodhime. Për punë me rendiment e cilësi më të lartë u shquan veçanërisht kolektivata e kombinatit të tullave, uzinave «Partizani» e «Tirana», ndërmarrja e ndërtimit të linjave të tensionit të lartë, fabrika e këpucëve etj., që dhanë nga 1-5 për qind prodhime mbi detyrën e caktuar. Në kombinatin e material ndërtimit «Josif Pashko», ndërmarrjen kartografike, uzinën «Dajti», u tejkaluan edhe detyrat e ditës për eksport. Për arritje më të mira në rajonin nr. 1, u dallua kolektivi i kombinatit të autotratktorëve, që planin e tejkaloi 2 për qind. Punëtorët e repartit të shkrirtores së gizës-2, detyrën e eksportit për prodhimin e tambureve e tejkaluan 10 për qind. Gjithashtu u dalluan punëtorët e uzinës mekanike dhe të Poligrafikës, që në 40 për qind të prodhimeve eksporti ja tejkaluan 6 për qind, e eksporti i dha 40 për qind prodhime më shumë. Në ndërmarrjet dhe kooperativat bujqësore të rajonit nr. 4 me planin e bërë dy u shtuan sipërfaqet e mbjella me misër, perime, fasule, patate, ato të nitratuara me grurë, si dhe u kryen punime në ullishte, pemëtore etj. U shquan sidomos kooperativistët e Petrelës, Baldushkut, Veriut, Shkallës, punëtorët e NB-ve «17 Nëntori», «Gjergj Dimitrov», Kamëz etj. Gjithashtu dje u punua me aksion për sistemimin e territorit, pastrimin dhe krijimin e mjediseve të kulturara etj. Pas pune, me punonjës, të rinj dhe të reja, u bënë biseda e takime me veteranë e kuadro, u zhvilluan konkurse, si dhe ballafaqime të arritjeve me objektivat e lëvizjes «Flamurtarë të mësimeve të shokut Enver Hoxha, luftëtarë të zbatimit të vendimeve të Kongresit të 9-të të Partisë» etj. Grupet amatore dhanë shfaqje, si dhe u organizuan pasdite tematike. - GJIROKASTËR - Kooperativistë e punonjës në ekonomitë bujqësore të rrethit të Gjirokastrës punuan me aksion për shpejtimin e mbjelljes së duhanit. U dallua sidomos kooperativa bujqësore e tipit të lartë e Sofratikës, ku objektivat e caktuara u tejkaluan. U mbollën me duhan 11 ha dhe 4 brigada, si ajo e Dervicianit me brigadiere Valentina Guxo, përfundoi mbjelljen në të gjithë sipërfaqen e planifikuar. Me ndihmësën që dhanë… Gjithashtu punëtorët e uzinës mekanike të Gjirokastrës, që prodhimin industrial e pemëtore etj. U shquan sidomos kooperativistët e Petrelës, Baldushkut, Verisë, pastrimin dhe krijimin e mjediseve të kulturuara - GJIROKASTËR - planifikuar. Me ndihmësën që dhanë…

SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM URIMI PRESIDENTIT TË SIRISË

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi presidentit të Republikës Arabe Siriane, Hafez Al Asad: «Hati kënaqësisë për mua që, me rastin e festës kombëtare të Sirisë, në emër të popullit shqiptar, të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe në emrin tim, t’Ju dërgoj, Juve, Zoti President, përshëndetjet e përzemërta dhe urimet më të mira që formuloj për lumturinë e popullit mik sirian dhe begatinë e vendit. Uroj që marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona të zhvillohen paprerë, në të mirën e përbashkët të popullit shqiptar dhe atij sirian.» (ATSH)

Për propagandën e prodhimit

Shtëpia e kulturës në kooperativën bujqësore të Danofrosës në rrethin e Beratit veprimtaritë për propagandën e prodhimit i ka shtrirë në brigada e sektorë. Me interesim u ndoq biseda me kultivues të dalluar të luledeleve e specialistë të cilët përcollën përvojën e punës të tyre për të rritur rendimentin. Edhe në shtëpinë dhe vatrat e kulturës në Goriçan në bashkëpunim me organizatat e masave janë bërë takime për përgjithësimin e punës së përparuar si ajo për nenat me shumë fëmijë e për gratë e dalluara që kanë plotësuar ritmikisht objektivat. Gjithashtu në shtëpinë e kulturës në Pafat, specialistët e prodhimit u organizua biseda për njohjen me rregullat e zakonshme dhe zbatimin e tyre në praktikë. (Sipas ATSH-së)

Punë e diferencuar me nxënësit

Në disa shkolla të rrethit të Skraparit për zhvillimin me cilësi të lëndëve të gjuhëve të huaja janë ngritur kabinetet të reja të pajisura me mjete shprehëse didaktike mësimore. Përvojë e mirë është puna me metodën e mësimdhënies me gjifte dhe grupe nxënësish, që ka ndikuar në formimin e shpejtë të shprehive leksikore e gramatikore. Interesin e nxënësve e kanë nxitur edhe format e tjera si përdorimi i skedave me detyra gramatikore dhe me lojë të ndryshme ushtrimore. Për të ngjallur më shumë dëshirën e nxënësve për gjuhën e huaj, mësuesit në shkollat «Zylyftar Veleshnja», «Kahreman Ylli», në shkollat e mesme Poliçan, Kuç, Çorovodë etj., bëjnë punë të diferencuar jashtë orës së mësimit, në rrethet e gjuhëve të huaja. (Sipas ATSH-së)

Aridona Preza është ndër punëtoret më të dalluara të repartit të thurjes në fabrikën e tekstil-trikotazhit në Shkodër. (Foto: A. Bodinaku-ATSH)

PAK BILANC

Në mbi tre muaj: Ç’farë kemi arritur?

NË «DITËN E ENVERIT»