18/04/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

18 prill 1990

PAK BILANC

Për mbi tre muaj: Çfarë kemi arritur? 70 ndërmarrje përmbushin detyrat -DURRËS- Arritjet e periudhës nga klasa punëtore e rrethit të Durrësit në përgjithësi janë të mira. Plani i përgjithshëm industrial u tejkalua 6.8 milionë lekë prodhime. Me tejkalim janë edhe tregues të tjerë si ndërtim-montimet gjigantesh, qarkullimi i mallrave, transporti i automallrave në ton/km dhe në tonë, transporti i brendshëm detar, etj. Një punë të kujdesshme dhe me përgjegjësi ka bërë gjatë kësaj kohe punonjësit e këtij rrethi edhe për eksportin. Duke shfrytëzuar më mirë rezervat, plotësuan detyrat e eksportit ndërmarrja kimike, fabrika e qilimave në Kavajë, fabrika e verës etj. duke dhënë mbi 6 milionë lekë prodhime më shumë se detyra. 70 ndërmarrje të rrethit kanë realizuar planin e periudhës. Vetëm 9 nuk e plotësuan atë. Në mënyrë të veçantë dallohet ndërmarrja e peshkimit, e cila duket arritur subjekt 122.9 për qind, përherë të parë jo vetëm për- (Vijon në faqen 2)

Thellojnë tejkalimet

- KORÇË - Rrethi i Korçës nga komisioni qendror i garave socialiste u nderua me flamur për arritje të mira në plotësimin e planit të përgjithshëm industrial, si dhe në plotësimin e planit të dorëzimit të qumështit dhe të vezëve. Këto i përkasin tremujorit të parë. Po në vazhdim. E rëndësishme është që të dish të ruash e t’i rritësh tejkalimet gjithnjë e më shumë. Shembull i mirë të punës gjatë ditëve të prillit po e japin mijëra kolektiva punonjës të rrethit. Punonjësit e ndërmarrjes së prodhimit të veshjeve në fund të periudhës kanë plotësuar mbi 100 për qind. Me ritmin e këtyre ditëve këtu thonë se flamurin e merituar nga komisioni qendror do ta mbajnë deri në fund të vitit. Me plotësimin e detyrave dita ditës po ecin edhe në prill, ashtu si gjatë tremujorit të parë, edhe kolektivat punonjës të ndërmarrjes së prodhimeve të ndryshme, të ndërmarrjes gjeologjike, të asaj të prodhimeve metalike, të tregtisë, ku prin kolektivi i NTU-së, ndërtimi, komunales etj. Të dhënat e këtyre ditëve nga 1-15 prill, tregojnë edhe për tejkalimin e detyrave në prodhimin … të vezeve. Këto përkash… të dish të ruash e t’i rritësh tejaklimet gjithnjë e më shumë. Shembullin e mjaft veshjeve në fund të periudhës tremujore dhanë një tejkalim prej 7 milionë lekësh. Planin e eksportit e plotësoi 148.2 për qind. Gjithçka është fryt i organizimit dhe i drejtimit të mirë, i punës me disiplinë. Por e rëndësishme është që këto tejkalime të ndjeshme po ruhen. Detyrat e këtij dyti[v]eti prodhim dhe dorëzim e qumështit. Gjatë këtyre ditëve mesatarisht në shkallë rrethi më shumë se detyra çdo ditë dorëzohen mbi 4 kv qumësht. Është tejkaluar edhe plani i dorëzimit të vezëve. KOSTAQ DUKA

Novacion me vlerë

Kohët e fundit në vendburimet tona, në veçanti në puset me naftë viskoze, po përdoret me sukses nxjerrja me anë të pompave me burmë. Këto kanë disa përparësi në krahasim me pompat e përparshme me piston për nxjerrjen e naftës viskoze e emulsivë. Por na jo janë vërejtur edhe mangësi, si koha e gjatë që duhet për kontrollin e tyre në rast defekti (që zgjat 32-40 orë) dhe rënia e tubave gjatë shfrytëzimit. Kjo ndalesë u bë shqetësuese për punëtorët dhe specialistët e ndërmarrjes së nxjerrjes së naftës në Sheqishtë, sepse çdo pjesë saj humbisnin me dhjetëra tonë naftë në muaj. Për të shmangur këto ndalesa duhej që, në radhë të parë, të bëheshin ndryshime konstruktive në uljen e ngritjen njerëzore të pompës, e jo që dy pjesësh, siç rekomandoh[e] në doracakët (manualë). Për këtë u bënë projekte dhe filloi përgatitja e detaleve dhe e nyjave lidhëse në oficinën e ndërmarrjes. Pompa u rikonstruktuar, pasi u provua, u pa e punë për t’u vënë në ngarkesë. Arritjet janë shumë të mira. Sot po punojnë 2 puse në kushte normale, atë që premton për shtrirje të mëtejshme të tyre. Përmirësimi konstruktiv i pompës me burmë është fryt i punës së novatorit të talentuar Iljaz Bega, i cili vazhdimisht ka dhënë ndihmesë për prodhimin e mjaf[t] pajisjeve të pompave të thellësisë.

Për të shuar prodhimin

Në fillim të marsit ndërmarrja e përpunim - durit në Burrel, në sektorin e Llapushit, organizoi një brigadë, për shfrytëzimin e mbetjeve në pyje. Brigada që drejton Sherif Murati deril nga lëto mbetje ka prodhuar 1000 zj[e]gli[o]ë bletësh për nevojat e NTSH-së, 200 metra kub dëgë voz[e], 400 m3 dru zjarri dhe tre artikuj të tjerë të imët. Po në këtë ndërmarrje përfundoi teleferiku në ekonominë pyjore të Theklerës. Ai është i gjatë 1,2 km, u montua me akord për 6 ditë dhe shkurton shumë transportin e lëndës drusore në një vend të thepisur. FISNIK MJEDA

Ndëruesit përshpejtojnë afatet

- FIER - Krahas uzinës së re të uresë, së cilës po i afrohet dita e përurimit, ndërtuesit dhe montatorët e ndërmarrjes së ndërtimeve industriale në rrethin e Fierit i kanë intensifikuar punimet në ngritjen e një vepre tjetër prodhuese: fabrikës së përpunimit të farërave të lulediellit, sojës e të pambukut. Kolektivi i këtij kantieri, duke punuar me grafikë të ngjeshur, arriti që të tejkalojë, 22 për qind detyrat e planit për periudhën janar – 15 prill. Zbatimi i formave të reja të organizimit dhe mendimi krijues e novator i punëtorëve e kuadrove ka bërë që të kursehen baza materiale dhe të përshpejtohen afatet e ndërtimit të objekteve. Në këtë mënyrë u bë ndryshimi i betonit të silosave nga monolite në parafabrikate, gjë që bëri të mundur kursimin e disa materialeve deficitare, si lëndë drusore, hekur, gozhdë etj., dhe shkurtoi 4 muaj afatin e ndërtimit të objektit. Nxitje është bërë edhe zbatimi i formave të punës me akord, në kapjen e disa objektivave kryesore. Përfundimi i punimeve të (Vijon në faqen 2)

SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM URIMI PRESIDENTIT TË ZIMBABVES

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi presidentit të Republikës së Zimbabves, Robert Gabriel Mugabe: «Kam kënaqësinë e veçantë që, me rastin e përvjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Zimbabves, në emër të popullit shqiptar, të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe në emrin tim, T’Ju dërgoj Juve dhe nëpërmjet Jush popullit mik zimbabvian përshëndetjet e ngrohta dhe urimet më të mira për lumturinë e tij dhe për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë e të kulturës kombëtare. Me këtë rast uroj që lidhjet miqësore dhe bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Zimbabves të zhvillohen e të forcohen gjithmonë e më tepër në interes të dy popujve tanë.» (ATSH)

Një delegacion i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar u nis për në Greqi

Me ftesë të Bashkimit Pan[k]grek të Luftëtarëve të Rezistencës Kombëtare, një mbëtarë d[j]u u nis për në Greqi një delegacion i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar, i kryesuar nga anëtari i Presidiumit të këtij Komiteti, Xho- Me ftesë të Bashkimit Pan[k]grek të Luftëtarëve të Rezistencës Kombëtare, një mbëtarë d[j]u u nis për në Greqi Popullit Shqiptar, i kryesuar nga anëtari i Presidiumit të këtij Komiteti, Xho-r[x]hi Robo, i cili do të marrë pjesë në punimet e Kongresit të 4-t të Ku-vtues të këtij Bashkimi që do të mbahet në Athinë më 20-21 prill 1990, si dhe për një vizitë miqësore. (ATSH)

Ndërtime të reja shkollore

Në rrethin e Shkodrës bëhen investime të përvitshme, për të krijuar kushte sa më të mira për arsimin dhe edukimin e brezit të ri. Vetëm në fshatra gjatë vitit që shkoll u punua në 14 objekte duke dorëzuar para disa muajsh lokalet e reja të 4 shkollave të mesme si në fshatrat e reja, Hajmel, Pog e Rec, ndërsa në qendrën konviktin e mjedise të tjera pranë Institutit të Lartë Pedagogjik «Luigj Gurakuqi». Punimet vazhdojnë tani për ndërtimin e disa lokaleve të reja si, të shkollës së ciklit të ulët në fshatin Gjorëm të kooperativës së Grizhës, të shkollës 8-vjeçare të fshatit Sërmë në zonën e Dukagjinit, të mjediseve mësimore pranë kopshtit didaktik në qytetin e Shkodrës etj., që do të përfundojnë në prag të vitit të ri shkollor. Me ritme të mira punohet për të përfunduar kopshtin për fëmijët parashkollorë në Toplanë të Dukagjinit, e sapo ka nisur puna edhe për ngritjen e një kopshti të tillë në Barbulush. (Sipas ATSH-së)

KOMUNIKATË

MBI MBLEDHJEN E PLENUMIT TË 10-të TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH Me datën 16 dhe 17 prill 1990, nën drejtimin e Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të PPSH, shokut Ramiz Alia, u mblodh Plenumi i 10-të i Komitetit Qendror të PPSH. Punimet e këtij Plenumi iu kushtuan demokratizimit të mëtejshëm të jetës ekonomiko-shoqërore të vendit. Ai diskutoi gjerësisht rreth konkluzioneve të raportit të paraqitur nga shoku Adil Çarçani, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror dhe kryetar i Këshillit të Ministrave, për përsosjen e mekanizmit të ekonomisë. Në fund të punimeve Komiteti Qendror i Partisë miratoi masat konkrete të propozuara për zgjerimin e konceptit të drejtimit me llogari më vete të ndërmarrjes deri në vetëfinancimin e nevojave për riprodhimin e zgjeruar; për rritjen e përgjegjësisë individuale e kolektive të punonjësve për aktivitetin prodhues e financiar, duke zbatuar kriterin e pjesëmarrjes së tyre në përdorimin e së ardhurës neto; për forcimin e rolit aktiv të çmimeve, të kreditit e të tregut në jetën ekonomike; për rritjen e kompetencave të bazës në hartimin e zbatimin e planeve dhe të politikave të zhvillimit. Në Plenum u konkludua se të gjitha këto masa synojnë rritjen e frytshmërisë së përdorimit të burimeve ekonomike e të fuqisë punëtore, përshtatjen me kohën të kontrollit mbi masën e punës e të konsumit dhe hapjen e perspektivave të reja për ngritjen e mirëqenies së punonjësve. Gjithashtu Plenumi shqyrtoi dhe miratoi masat për përsosjen e legjislacionit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, në bazë të relacioneve që mbajti shoku Manush Myftiu, anëtar i Byrosë Politike dhe zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave. Plenumi dha orientimet e nevojshme për thellimin e mëtejshëm të kësaj pune. Në Plenum u paraqit edhe një informacion nga shoku Hekuran Isai, anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror të Partisë, për zbatimin në tërësi të orientimeve të Plenumit të 9-të të Komitetit Qendror të PPSH dhe për zhvillimet aktuale ekonomike. Plenumi i 10-të vendosi që përmirësimet në fushën e legjislacionit, si dhe ndryshimet që rrjedhin nga përsosja e mekanizmit ekonomik, të paraqiten për shqyrtim në sesionin më të afërt të Kuvendit Popullor nga Këshilli i Ministrave. Punimet e Plenumit të 10-të u mbyllën me fjalën e shokut Ramiz Alia, i cili theksoi rëndësinë e veçantë të orientimeve të Partisë për thellimin e demokracisë socialiste e për përsosjen e mëtejshme të marrëdhënieve në prodhim. Në fjalën e tij ai u ndal edhe në disa probleme të politikës së jashtme lidhur me kushtet aktuale të zhvillimeve të brendshme e të atyre ndërkombëtare. PLENUMI I 10-TË I KOMITETIT QENDROR TË PARTISË SË PUNËS TË SHQIPËRISË Tiranë, më 17 prill 1990

DEKRET

PËR THIRRJEN E KUVENDIT POPULLOR NË SESIONIN E 7-TË TË LEGJISLATURËS SË 11-të Në mbështetje të nenit 77 të Kushtetutës; PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË VENDOSI: së 11-të, më 7 maj 1990, ditën e hënë, ora 10.00. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Tiranë, më 17. 4. 1990. Nr. i regjistrit: 7367 PËR PRESIDIUMIN E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË SEKRETARI Sihat Tozaj KRYETARI Ramiz Alia

Kushte më të mira pune

Periudha mars-prill, në ndërmarrjet ekonomike dhe institucionet e rrethit të Tiranës është shpallur periudhë aksioni për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve të punës e të jetës së punonjësve. Në rajonin nr. 4 punë e mirë është bërë nga komiteti dhe organizatat e BP-së në SMT, ku me aksion përfundoi ndërtimi i pikës së riparimit të mjeteve në brigadën e Pinetit, u ngritën 2 vinça që lehtësojnë punën e mekanikëve në brigadat e Bërzhitës e të Baldushkut etj. Aksione janë bërë edhe për krijimin e mjediseve sa më të kulturuara në qendër të ndërmarrjes dhe në pikat e riparimit. Organizatat e BP-së në ndërmarrjen e rritjes së shpendëve në Laprakë, ku detyra për prodhimin e vezëve është tejkaluar, kanë nxitur shpejtimin e punimeve për ndërtimin e ofiçinës e të laboratorit të ri. Brenda pak ditëve, u mbollën në territorin e ndërmarrjes edhe 250 fidane ullinj, hardhi e dru frutorë të tjerë. Zbatim konkret ka gjetur marr[e]veshja midis komitetit profesional dhe administratës në ndërmarrjen e përpunim-drurit, ku u avancuan 15 ditë objektivat për ndërtimin e 2 dhomave të punëtorëve, i mensës në sektorin e Kollo[gj]eshit etj. Pikat e marr[e]veshjes për riparimin e qendrave të 6 brigadave dhe për ndërtimin e repartit të baterive janë zbatuar në NB «17 Nëntori», ndërsa në drejtorinë e ujrave dhe të sistemeve për ngritjen e 2 qendrave të brigadave të reja. Edhe në Institutin e Kërkimeve Veterinare u ngrit dhoma e mjekut, u riparua ashensori, u shtruan rrugët e brendshme, si dhe u bë pastrimi i mjedisit përreth. Ndërkaq, në këtë rajon vazhdojnë aksioni për ndërtimin e apartamenteve të banimit për punonjësit, si në NB «Gjergji Dimitrov», në ndërmarrjen e riparim shërbimeve për fshatin etj., që synohet të përfundojë një muaj më shpejt. (Sipas ATSH-së)

Korrespondentët vullnetarë na njoftojnë